Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gjiganti i zjarrit zgjohet në Rusi: Vullkani Klyuchevskoy shpërthen fuqishëm pas tërmetit 8.8 ballë

Vullkani më i lartë aktiv në Euroazi, Klyuchevskoy, ka shpërthyer sërish, duke dërguar një re hiri deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit dhe duke përhapur panik në rajonin e Kamchatka-s, pas një tërmeti të fuqishëm me magnitudë 8.8 ballë.

Sipas ekspertëve të KVERT (Ekipi i Reagimit ndaj Shpërthimeve Vullkanike të Kamchatka-s), aktiviteti shpërthyes vazhdon, ndërsa reja e hirit është përhapur tashmë 58 km në lindje të vullkanit, duke rritur rrezikun për fluturimet në lartësi të ulët. Krateri është pothuajse i mbushur me llavë dhe priten rrjedha të fuqishme lavë në orët në vijim.

Alarm portokalli për aviacionin është lëshuar, megjithatë nuk raportohen fluturime ndërkombëtare që kalojnë mbi zonën e rrezikut.

Klyuchevskoy, një ikonë e Unazës së Zjarrit të Paqësorit, ngrihet në 4,750 metra lartësi, duke mbetur një nga vullkanet më aktivë në botë. Me formën e tij klasike konike dhe historinë shpërthyese 7,000-vjeçare, ai është një prej monumenteve natyrore më të rralla në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

The post Gjiganti i zjarrit zgjohet në Rusi: Vullkani Klyuchevskoy shpërthen fuqishëm pas tërmetit 8.8 ballë appeared first on iconstyle.al.

Alarm cunami në SHBA: Valët godasin Kaliforninë e Havait

Valët e para të cunamit kanë mbërritur tashmë në bregun perëndimor të SHBA-së dhe në ishujt e Havait, duke shkaktuar alarm në disa shtete.

Në Kaliforni, cunami është ndjerë fillimisht në Crescent City, pranë kufirit me Oregonin, ku është regjistruar një valë prej 30 centimetrash, sipas NOAA-s. Por rreziku nuk ka kaluar, priten valë të tjera.

E gjithë zona 160 km përgjatë bregdetit të Kalifornisë Veriore ndodhet nën paralajmërim të nivelit më të lartë, për shkak të një formacioni të veçantë nënujor që fuqizon energjinë e valëve.

Në Hawaii, situata është më e tensionuar. Evakuime masive po ndodhin në Maui, Oahu dhe Honolulu. Sirenat e emergjencës janë dëgjuar në shumë zona, ndërsa njerëzit po braktisin vijën bregdetare dhe po zhvendosen në brendësi.

Valët e regjistruara:
•1.74 metra në Kahului, ishulli Maui
•1.5 metra në Hilo, Havai

Autoritetet në Hawaii mbeten në gatishmëri të plotë, duke mbyllur portet, anuluar fluturimet dhe ndërprerë aktivitetet detare, megjithëse aktualisht nuk ka valë me përmasa shkatërruese.

The post Alarm cunami në SHBA: Valët godasin Kaliforninë e Havait appeared first on iconstyle.al.

Tragjedi në Gjermani: Helikopteri stërvitor rrëzohet, dy pilotë humbin jetën

Një mision stërvitor i Forcës Ajrore Gjermane ka përfunduar në tragjedi, pasi një helikopter EC-135 u rrëzua pranë lumit Mulde, në zonën e Grimmas në Saksoni. Ngjarja ndodhi të martën, duke lënë të paktën dy viktima nga radhët e ekuipazhit.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se dy nga anëtarët që humbën jetën ishin pilotë me përvojë, ndërsa vijojnë kërkimet për personin e tretë që ndodhej në bord. Helikopteri ishte marrë me qira për qëllime trajnimi dhe ishte shpallur i zhdukur që nga mëngjesi i djeshëm.

Mbeturinat e helikopterit u zbuluan në lumë nga qytetarë që po lundronin me kajak, duke sinjalizuar autoritetet. Policia ngriti menjëherë një digë për të ndaluar përhapjen e ndotjes nga vajguri.

Shkaku i rrëzimit mbetet ende i panjohur, ndërsa hetimet janë në zhvillim.

The post Tragjedi në Gjermani: Helikopteri stërvitor rrëzohet, dy pilotë humbin jetën appeared first on iconstyle.al.

“Gjysmën e pasurisë për një Shqipëri të madhe” – Ermal Fejzullahu flet për ëndrrën që e ndjek gjithë jetën

Në një rrëfim të sinqertë dhe emocional gjatë podcast-it “Flet” me Ilnisa Agollin, këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu la për pak anash muzikën dhe jetën personale, për të ndarë një pjesë të shpirtit të tij, ëndrrën për bashkimin kombëtar.

Kur u pyet nëse do të sakrifikonte pasurinë për diçka tjetër përveç familjes, përgjigjja e tij nuk vonoi:

“Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot.”

The post “Gjysmën e pasurisë për një Shqipëri të madhe” – Ermal Fejzullahu flet për ëndrrën që e ndjek gjithë jetën appeared first on iconstyle.al.

Gjysma e tokës në Evropë e prekur nga thatësira, vendet më të goditura

Një valë e re thatësire ka përfshirë Evropën dhe rajonin e Mesdheut, me 52% të tokës të prekur në fillim të korrikut, sipas të dhënave të Observatorit Evropian të Thatësirës. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë që prej vitit 2012.

Evropa Lindore është më e prekur, me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë që përjetojnë ndikimin më të madh – në disa zona deri në 100% të territorit. Në Bullgari, thatësira ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për mbi 156 mijë banorë.

Në Hungari, 47% e tokës është në nivel paralajmërimi, ndërsa në Mesdheun Lindor, si në Armeni (95%) dhe Turqi (77%), situata është rënduar edhe nga zjarret.

Në Siri, thatësira kërcënon seriozisht prodhimin e grurit, duke vënë në rrezik ushqimor mbi 16 milionë njerëz.

Ndërsa Perëndimi i Evropës përjeton një situatë më të përzier, Franca, Britania dhe pjesërisht Italia kanë raportuar rritje të ndjeshme të tokës së prekur, ndryshe nga Spanja dhe Portugalia, ku përqindjet mbeten minimale.

Kjo valë e re ngre sërish alarmin për ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e tyre në sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ujë.

The post Gjysma e tokës në Evropë e prekur nga thatësira, vendet më të goditura appeared first on iconstyle.al.

Parashikimi i motit për ditën e sotme! Sa do të shkojnë temperaturat?

E mërkura sjell një situatë atmosferike relativisht të paqëndrueshme në vendin tonë.

Parashikimi i motit tregon për vranësira të përqendruara kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në zonat malore.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të jenë të pranishme veçanërisht në zonat malore të veriut dhe verilindjes. Gjatë orëve të mesditës, priten reshje lokale shiu edhe përgjatë ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndimor në verilindje me shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në zonat bregdetare dhe luginore, pritet që era të arrijë deri në 17 m/s.
Deti do të jetë i qetë, me valëzim të ulët në nivelin 1-2 ballë.

The post Parashikimi i motit për ditën e sotme! Sa do të shkojnë temperaturat? appeared first on iconstyle.al.

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin pas dridhjes më të fortë në 73 vitet e fundit në rajon

Një alarm cunami është lëshuar për bregun perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Japoninë, Hawain dhe disa pjesë të Alaskës (Ishujt Aleutian), pas një tërmeti masiv me magnitudë 8.8 që goditi brigjet e Rusisë mbrëmjen e së martës, më 29 korrik. Nën paralajmërim për cunami ndodhet edhe Guami.

Sipas Qendrës Amerikane të Paralajmërimit për Cunami, valë mbi 3 metra (mbi 10 këmbë) mund të godasin Ekuadorin dhe bregun lindor të Rusisë, si pasojë e aktivitetit sizmik.

Valët e para godasin Japoninë

Mediat lokale raportojnë se valët e para kanë arritur në Hokkaido, në veri të Japonisë, duke përfshirë disa ndërtesa afër bregut. Valët u raportuan rreth 30 cm të larta, por të mjaftueshme për të shkaktuar dëme të lehta dhe zhvendosje strukturash në brendësi.

Banorët e Kamaishi (Prefektura Iwate) dhe Ishinomaki (Prefektura Miyagi) janë evakuuar drejt të njëjtave pika të larta shpëtimi që janë përdorur në tragjedinë e cunamit të vitit 2011.

Paralajmërim edhe për Zelandën e Re

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave në Zelandën e Re (NEMA) njoftoi se pjesa më e madhe e vijës bregdetare është në rrezik. Edhe pse nuk janë urdhëruar evakuime në këtë fazë, qytetarët janë paralajmëruar të qëndrojnë larg bregut, marinave, porteve dhe lumenjve pranë detit, për shkak të rrezikut nga rryma të forta dhe valë të papritura.

Tërmeti ndër më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), tërmeti ndodhi në orën 01:24 pas mesnate me orën lokale të Shqipërisë, rreth 125 km larg Petropavlovsk-Kamchatsky, në lindje të Rusisë, në një thellësi rreth 18 km.

Ekspertët e cilësojnë këtë si një nga gjashtë tërmetet më të fuqishme të regjistruara ndonjëherë. Pas tërmetit fillestar janë regjistruar edhe gjurmë tërmetesh të tjera në të njëjtën zonë me magnituda nga 5.4 deri në 6.9.

Autoritetet në Alaskë kanë paralajmëruar se aktiviteti i cunamit mund të godasë Shemya në orën 04:46 pasdite (me orën lokale të Alaskës), duke vijuar më pas në Adak në orën 05:46 dhe Saint Paul në orën 07:06.

The post Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin pas dridhjes më të fortë në 73 vitet e fundit në rajon appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi ditor, e Mërkurë 30 Korrik 2025

Dashi

Nëse jeni ne një lidhje duhet te përfitoni nga ambienti i ngrohte qe do mbizotëroje për te folur hapur me partnerin. Ne këtë mënyrë do i kuptoni edhe me tepër ndjenjat e tij. Beqareve do iu rrahe zemra shume fort menjëherë pasi te takojnë dike rastësisht. Ne planin financiar do ketë tronditje. Mos kryeni asnjë shpenzim te tepruar sepse do keni probleme serioze.

Demi

Sot do shkruhet një nga faqet me te bukura ne librin tuaj te dashurisë. Çdo gjë do jete si një përrallë fale përkujdesjes se madhe te partnerit. Beqaret nuk do jene te hapur dhe do refuzojnë disa persona qe me te vërtet vlejnë shume. Do pendohen, por do jete tepër vone. Me financat bëni shume kujdes ne mënyrë qe te mos keni vështirësi.

Binjaket

Jeta ne çift do jete shume monotone gjate kësaj dite. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si e kishit menduar dhe ne shumicën e kohës do jeni te mërzitur. Beqaret gjithashtu do jene pa fat dhe do vazhdojnë te mbeten vetëm. Me financat nuk duhet te luani shume sepse do humbni shuma te konsiderueshme. Kryeni vetëm shpenzimet me te domosdoshme.

Gaforrja

Nuk do mungojnë për asnjë moment puthjet dhe përkëdheljet gjate kësaj dite ndërmjet jush dhe atij qe keni ne krah. Ne disa momente pasioni mund te arrije kulmin. Beqaret nuk duhet t’iu besojnë te gjitha fjalëve qe do iu thonë te tjerët sepse mund te lëndohen me vone. Sektori i financave do jene delikat dhe i paqëndrueshëm. Do iu duhet shume durim për t’ia dale.

Luani

Nëse lidhja juaj është tashme e konsoliduar, nuk pritet te keni as problemin me te vogël sot, ne te kundërt nëse situata ka qene problematike, gjerat nuk do shkojnë si duhet. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim, pa e kuptuat fare se dikush ka kohe qe ua ka vene syrin dhe sot do i propozoje. Gjendja financiare do jete me e mire se disa kohe me pare.

Virgjeresha

Ka shume mundësi qe partneri t’iu beje disa propozime shume interesante gjate kësaj dite te cilat nuk duhet t’i humbni për asnjë lloj arsyeje. Edhe beqaret do kenë goxha ndryshime ne jetën sentimentale. Here pas here do iu duket vetja sikur janë vërtet ne ëndërr. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por mund te vijnë edhe përmirësime.

Peshorja
Ka shume mundësi qe partneri t’iu beje disa propozime shume interesante gjate kësaj dite te cilat nuk duhet t’i humbni për asnjë lloj arsyeje. Edhe beqaret do kenë goxha ndryshime ne jetën sentimentale. Here pas here do iu duket vetja sikur janë vërtet ne ëndërr. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Gjendja jo vetëm qe nuk do ketë probleme, por mund te vijnë edhe përmirësime.

Akrepi

Shume planetë do ndikojnë gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Situata do filloje te përmirësohet fale mirëkuptimit dhe maturisë qe do tregoni ne çdo moment. Beqaret nuk do jene ende gati për te hedhur hapa ne jetën sentimental dhe do mbeten serish siç ishin. Ne planin financiar shmangni çdo shpenzim te ekzagjeruar qe te mos keni vështirësi.

Shigjetari

Jo për gjithë çiftet dita e sotme do jete e qete. Ata qe kane pasur vështirësi, do e kenë ende te pamundur te rivendosin qetësinë. Beqaret do kenë mundësi për takime, por nuk duhet te nxitohen te hedhin asnjë hap. Mund te bëni gabime te pafalshme për te cilat do pendoheni. Përfitoni nga situata e mire financiare për te shlyer te gjitha borxhet qe keni.

Bricjapi

Dite e qëndrueshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni mire pranë atij qe dashuroni dhe do mundoheni t’ia plotësoni dëshirat njeri-tjetrit. Beqaret duhet te bëjnë ende shume durim nëse duan te gjejnë princin e kaltër. Sektori i financave do jete delikat. Po u kujdeset për shpenzimet edhe mund t’ia dilni, ne te kundërt do keni probleme.

Ujori

Do ndiheni me se miri sot ne krahët e partnerit tuaj. Kjo do iu nxite te merrni edhe disa vendime te mëdha për te cilat keni kohe qe ngurroni. Beqaret duhet te bëjnë disa ndryshime ne pamjen e jashtme nëse duan te jene sa me te paraqitshëm dhe te tërheqin vëmendjen. Urani do ndikoje negativisht tek te ardhurat. Situata disave mund t’iu përkeqësohet tej mase.

Peshqit

Lidhja juaj do vazhdoje te mbetet e njëjtë gjate kësaj dite. Nuk do keni as probleme me te mëdha, por gjendje situata gjithashtu nuk do jete aq e qete sa ju do dëshironit. Beqaret do e lënë veten me te lire dhe do udhëhiqen nga emocionet. Priten surpriza. Financat fatmirësisht do jene ne një gjendje me te mire se me pare. Do mund t’ia bëni me tepër qejfin vetes me ndonjë shpenzim me shume.

The post Horoskopi ditor, e Mërkurë 30 Korrik 2025 appeared first on iconstyle.al.

30 vendet më të lumtura në botë për vitin 2025: Pse Finlanda është përsëri në krye?

Finlanda mban titullin e vendit më të lumtur në botë këtë vit, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2025, i cili publikohet çdo vit nga Qendra e Kërkimit të Mirëqenies së Universitetit të Oksfordit në bashkëpunim me Gallup.

Raporti, i publikuar më 20 mars (Dita Ndërkombëtare e Lumturisë), vlerëson nivelet e kënaqësisë me jetën në 147 vende, bazuar në deklaratat e vetëraportuara nga qytetarët rreth mënyrës se si e përjetojnë jetën e tyre të përditshme. Finlanda kryeson listën për të tetin vit radhazi, e ndjekur nga Danimarka, Islanda, Suedia dhe Holanda.

Vendet e Evropës Veriore vazhdojnë të dominojnë, por pati edhe surpriza në renditjen e këtij viti, si Kosta Rika (vendi i 6-të), Izraeli (i 8-ti) dhe Meksika (i 10-ti).

Renditja bazohet në një mesatare trevjeçare (2022–2024), që do të thotë se, për disa vende si Izraeli, ngjarjet e periudhës së fundit (p.sh. sulmet e 7 tetorit 2023) mund të kenë ndikuar në rezultate. Në të kundërt, Shtetet e Bashkuara kanë qenë në një trend rënës vitet e fundit, duke rënë në vendin e 24-t këtë vit.

Pse janë finlandezët kaq të lumtur?

Lumturia finlandeze, sipas Heli Jimenez, drejtuese e marketingut ndërkombëtar në Business Finland, “gjendet në thjeshtësinë dhe të përditshmen: kontaktin me natyrën, kujdesin për trupin dhe shpirtin, por edhe një vlerësim të thellë për dizajnin, artin dhe qetësinë”. Modeli i mirëqenies i Finlandës nuk bazohet në një PBB të lartë (renditet vetëm i 27-ti në botë), por në një shtet të fortë mirëqenieje, shërbime shëndetësore dhe arsimore të arritshme dhe cilësore, korrupsion të ulët dhe barazi.

30 vendet më të lumtura për vitin 2025

  1. Finlanda
  2. Danimarka
  3. Islanda
  4. Suedi
  5. Holanda
  6. Kosta Rika
  7. Norvegji
  8. Izrael
  9. Luksemburg
  10. Meksikë
  11. Australi
  12. Zelanda e Re
  13. Zvicër
  14. Belgjikë
  15. Irlandë
  16. Lituania
  17. Austri
  18. Kanada
  19. Slloveni
  20. Republika Çeke
  21. Emiratet e Bashkuara Arabe
  22. Gjermania
  23. Mbretëria e Bashkuar
  24. Shtetet e Bashkuara
  25. Belize
  26. Polonia
  27. Tajvan
  28. Uruguai
  29. Kosovë
  30. Kuvajt

Çfarë na mësojnë vendet e lumtura?

Lumturia, sipas raportit, varet jo vetëm nga të mirat materiale, por edhe nga faktorë të paprekshëm, siç janë liria, kohezioni social, bujaria dhe besimi në institucione. Një gjetje e thjeshtë, por e rëndësishme nga botimi i këtij viti: të ngrënit me të tjerët është e lidhur fort me nivele më të larta të mirëqenies, pavarësisht nga mosha apo vendi. Shoqëria me ushqimin ka një efekt pozitiv në psikologjinë tonë, ngjashëm me të ardhurat ose punësimin.

Një përvojë lumturie në Finlandë

Finlanda ofron jo vetëm një standard të lartë jetese, por edhe një stil jetese që inkurajon kontaktin me natyrën. Nga Laplanda me pyjet e saj të mbuluara me borë dhe dritat veriore, te qytetet moderne me qendra kulturore si Amos Rex dhe biblioteka publike Oodi në Helsinki, vizitorët mund të përjetojnë “recetën e lumturisë” finlandeze në veprim. Me më shumë se 3 milionë sauna në të gjithë vendin, mirëqenia nuk është vetëm një qëllim, por një mënyrë jetese.

The post 30 vendet më të lumtura në botë për vitin 2025: Pse Finlanda është përsëri në krye? appeared first on iconstyle.al.

VIDEO/ Basketbollisti veteran brazilian dhunon brutalisht të dashurën e tij

Kamerat e sigurisë së kompleksit të banesave në qytetin Natal të Brazilit, regjistruan skenën tronditëse me protagonist basketbollistin 29-vjeçar.

Igor Cabral dyshohet se gjeti një bisedë me një mik të tij në celularin e partneres së tij, Juliana Garcia dos Santos, dhe pasi e hodhi në pishinë, e futi në ashensor ku duket se kanë një bisedë intensive para shpërthimit.

Basketbollisti veteran (anëtar i ekipeve kombëtare të basketbollit 3×3 të Brazilit) e hodhi gruan në dyshemenë e ashensorit me një grusht, por jo vetëm që nuk u ndal me kaq, por për gjysmë minute e goditi me grusht me një egërsi të pabesueshme. Britmat e Julianës nxitën mobilizimin e fqinjëve të cilët thirrën policinë, e cila arrestoi atletin, i cili përballet me shumë vite burg.

Cabral është vendosur në paraburgim të përkohshëm për të parandaluar mundësinë e arratisjes dhe pritet të akuzohet për tentativë vrasjeje të grave, një nga krimet më të rënda në ligjin brazilian.

🚨URGENTE🚨

⚠ IGOR CABRAL ⚠

Circula nas redes um novo vídeo, onde o valentão Igor Cabral arruma outra confusão, o marginal é reincidente. pic.twitter.com/iAQQpipgz8

— NOTICIAS POPULARES BRASILEIRAS (@noticiaspopu) July 29, 2025

The post VIDEO/ Basketbollisti veteran brazilian dhunon brutalisht të dashurën e tij appeared first on iconstyle.al.

Kina “paguan për të lindur”! Shteti shpërblen familjet me fëmijë

Kina dikur kishte një politikë për një fëmijë, pastaj e hoqi atë dhe tani po shkon në ekstremin tjetër: do të fillojë të paguajë një pagesë vjetore për të rritur shkallën e lindjeve.

Prindërit do të marrin 3,600 juanë (435 euro) në vit për çdo fëmijë deri në moshën tre vjeç. Në total, rreth 20 milionë familje do të përfitojnë, në mënyrë retroaktive që nga fillimi i vitit.

BBC raporton se është hera e parë që një subvencion i tillë është futur në nivel kombëtar. Deri më tani, disa rajone kishin futur subvencione për të inkurajuar familjet të kishin më shumë fëmijë.

Por ato ishin gjithashtu më bujare, siç është qyteti i Hohhot në veri të vendit, i cili ofroi deri në 100,000 juanë në vit (pak më shumë se 12,000 euro) për secilin fëmijë për familjet me tre ose më shumë fëmijë. Nga ana e tij, Shenyang , një qytet në veri të Pekinit, ofron 500 juanë në muaj për familjet ku fëmija i tretë është nën tre vjeç.

Të dhënat tregojnë se në vitin 2024 popullsia e Kinës u tkurr pak për herë të tretë radhazi.

The post Kina “paguan për të lindur”! Shteti shpërblen familjet me fëmijë appeared first on iconstyle.al.

Lufta për vajzën përfundon me paqe! Çfarë ndodhi mes Post Malone dhe ish-it?

Drama ligjore mes këngëtarit të njohur Post Malone dhe ish-të fejuarës së tij, Hee Sung Park, është zgjidhur përmes një marrëveshjeje private, duke shmangur një betejë të zgjatur gjyqësore.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Austin Post, kishte hyrë në një konflikt ligjor për kujdestarinë e vajzës së tyre trevjeçare. Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga disa media, Park ka tërhequr padinë ndaj Malone, pasi palët kanë rënë dakord për një marrëveshje të re jashtë gjykatës.

Në kërkesën e saj fillestare, Park kishte kërkuar një rishikim të kushteve të kujdestarisë dhe mbështetje financiare të miratuar nga gjykata për vajzën, e cila në dokumente figuron me inicialet “DDP”. Ajo ka deklaruar se ndonëse ata kishin qenë të fejuar dhe kishin jetuar së bashku, pas ndarjes kishin mbetur pa zgjidhur çështjet ligjore që lidhen me vajzën dhe aspektet financiare.

Tërheqja e padisë sugjeron se një marrëveshje është arritur në prapaskenë, ndoshta duke përfshirë çështje si mbështetja financiare dhe vizitat prindërore.

Deri tani, asnjë nga palët nuk ka dhënë komente publike dhe detajet e marrëveshjes nuk janë bërë të ditura.

The post Lufta për vajzën përfundon me paqe! Çfarë ndodhi mes Post Malone dhe ish-it? appeared first on iconstyle.al.

Një emër shqiptar në listën e pretendentëve për çmimin “Booker”

Janë shpallur 13 librat kandidatë për çmimin prestigjoz “Booker” dhe mes tyre është edhe një autore shqiptaro-amerikane. Ledia Xhoga është nominuar për çmimin 67,000 dollarësh me librin e saj “Keqinterpretimet”.

Historia është vendosur në qytetin e Nju Jorkut të sotëm, ku një përkthyese shqiptare pranon me ngurrim të punojë me Alfredin, një të mbijetuar torture nga Kosova, gjatë seancave të tij të terapisë. Pavarësisht paralajmërimeve të burrit të saj, ajo shpejt përfshihet në ankthet e klientit të saj. Ankthet e Alfredit i zgjojnë kujtimet e saj të varrosura, dhe një përpjekje impulsive për të ndihmuar një poet kurd çon në një takim të rrezikshëm dhe një plan të pamatur.

Ndërsa vendime të pafat grumbullohen, duke rrezikuar martesën dhe shëndetin mendor të narratores pa emër, ajo ndërmerr një udhëtim spontan për t’u ribashkuar me nënën e saj në Shqipëri, ku jeta e saj në Shtetet e Bashkuara vihet në një dritë të fortë. Kur kthehet për t’u përballur me pasojat e veprimeve të saj, ajo duhet të vërë në dyshim se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.

Romani i parë i Ledia Xhogës, Keqinterpretimi, shqyrton trashëgimitë më të errëta të familjes dhe vendit, si dhe kufirin midis dhembshurisë dhe vetëmbrojtjes.

The post Një emër shqiptar në listën e pretendentëve për çmimin “Booker” appeared first on iconstyle.al.

‘Cowboy Carter’: Turneu i Beyoncé-s është turneu me fitimet më të larta të muzikës country

Turneu i sapopërfunduar i Beyoncé-s, “Cowboy Carter Tour”, është turneu më i suksesshëm country i të gjitha kohërave, sipas Billboard.

Turneu me 32 data i Beyoncé-s fitoi 407.6 milionë dollarë, me 1.6 milionë bileta të shitura. Raporti nuk specifikoi se cili artist i muzikës country mban aktualisht rekordin për turneun me fitimet më të larta.

Beyoncé fitoi 579.8 milionë dollarë nga turneu i saj i mëparshëm, “Renaissance World Tour”. Ajo është tani gruaja e parë dhe artisti i parë amerikan (mashkull, femër, solo ose në grup) që ka pasur dy turne që fituan më shumë se 400 milionë dollarë. Grupet që e kanë arritur këtë përfshijnë Coldplay, Rolling Stones dhe këngëtarin Ed Sheeran.

Beyoncé theu gjithashtu rekordet për artisten femër më të suksesshme me ngjyrë dhe artisten femër më të suksesshme R&B. Sipas Boxscore, ajo barazoi ose theu 47 rekorde. Këngëtarja e përfundoi turneun me një shfaqje në Las Vegas të shtunën e kaluar.

Në Nju Jork, Beyoncé shiti gjithsej 250,000 bileta dhe fitoi 70.3 milionë dollarë. Ishte eventi më i madh i MetLife në histori dhe gjithashtu u bë koncerti në stadium me fitimet më të larta në një turne. Në Londër, të ardhurat arritën në 61.6 milionë dollarë nga 275,000 bileta të shitura.

The post ‘Cowboy Carter’: Turneu i Beyoncé-s është turneu me fitimet më të larta të muzikës country appeared first on iconstyle.al.

Tri shenjat e horoskopit që luajnë “viktimën” edhe kur kanë faj

Luani, i njohur për krenarinë dhe vetëbesimin e tij, zakonisht e mendon veten si të pagabueshëm. Kur përballet me një situatë ku është e qartë se ai ka faj, ai shpesh përdor strategji për të fajësuar të tjerët. Ai përdor sharmin dhe retorikën e tij për të lëkundur opinionin e atyre që e rrethojnë në favor të tij, duke shmangur kështu marrjen e përgjegjësisë dhe duke u fokusuar që të tjerët të ndjejnë se ai është viktimë.

Akrepi, me natyrën e tij intensive pasionante, ka aftësinë të bindë të tjerët se ai është viktimë. Plagët e tij emocionale dhe tendencat shkatërruese shpesh e bëjnë atë të krijojë emocione negative rreth tij, duke shmangur kështu përgjegjësinë personale.

Peshqit, të njohur për ndjeshmërinë dhe dhembshurinë e tyre, mund të jenë gjithashtu shumë manipulues në një nivel emocional. Ata kanë aftësinë të fitojnë simpatinë e të tjerëve dhe të paraqiten si viktima të pafajshme, edhe kur janë përgjegjës për situatën. Aftësia e tyre për të përmbysur realitetin dhe për t’i penguar ata që i rrethojnë është karakteristikë e tyre teksa përpiqen të rimarrin kontrollin e situatës.

The post Tri shenjat e horoskopit që luajnë “viktimën” edhe kur kanë faj appeared first on iconstyle.al.

Thashethemet nuk ishin më kot! Pamela Anderson dhe Liam Neeson në romancë së bashku

Ka një çift të ri në Hollywood.

Pamela Anderson dhe Liam Neeson janë zyrtarisht në një lidhje pasi nisën një romancë gjatë xhirimeve të filmit të tyre të ri, “The Naked Gun”.

“Është një romancë në zhvillim e sipër në fazat e hershme”, tha një burim për People.

“Është e qartë se ata janë të dashuruar me njëri-tjetrin”, shtoi burimi i brendshëm.

Burimi pohoi se aktori 73-vjeçar i “Taken” dhe ish-anëtarja e “Baywatch” aktualisht “po shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit” ndërsa promovojnë komedinë e tyre të re.

Anderson dhe Neeson u shfaqën në premierën e tapetit të kuq në New York City të filmit “The Naked Gun”.

The post Thashethemet nuk ishin më kot! Pamela Anderson dhe Liam Neeson në romancë së bashku appeared first on iconstyle.al.

Pushimet po, por për sa kohë duhet të shkëputemi vërtet?

Vera është koha ideale për pushime, por një pyetje që shumë prej nesh i bëjnë vetes është: Sa kohë duhet të zgjasë një pushim që të ndihemi realisht të çlodhur dhe të rikuperuar?

Sipas psikologëve dhe ekspertëve të mirëqenies, minimumi i nevojshëm për një shkëputje të vërtetë është 7 deri në 10 ditë. Kjo periudhë i jep trurit dhe trupit kohën e duhur për të kaluar nga gjendja e stresit dhe rutinës drejt një ritmi më të ngadaltë, më të qetë.

Pushimet më të shkurtra, si fundjavat e zgjatura, ndihmojnë, por shpesh nuk mjaftojnë për një rilindje të plotë mendore dhe fizike. Nga ana tjetër, pushimet shumë të gjata (mbi 3 javë) mund të kthehen në stres nëse nuk planifikohen mirë ose nëse rikthimi në punë bëhet i vështirë.

Ekspertët këshillojnë që gjatë pushimeve të bëhet shkëputje e vërtetë, larg e-maileve, telefonatave dhe punëve të përditshme. Vetëm kështu, trupi dhe mendja mund të rilidhen me veten, natyrën dhe njerëzit që duam.

Pra, më mirë pak e saktë sesa gjatë e me stres. Pushimet janë për t’u çlodhur, jo për t’u lodhur ndryshe!

The post Pushimet po, por për sa kohë duhet të shkëputemi vërtet? appeared first on iconstyle.al.

Kreatina para apo pas stërvitjes?

Kreatina është një nga suplementet më të përdorura nga ata që merren me fitnes dhe ndërtim muskujsh, por një pyetje që ngjall gjithmonë diskutim është: kur është momenti më i mirë për ta konsumuar, para apo pas stërvitjes?

Sipas studimeve të fundit dhe mendimeve të nutricionistëve sportivë, konsumimi i kreatinës pas stërvitjes duket të ketë përfitime më të mëdha për rikuperimin dhe rritjen e masës muskulore. Në këtë moment, trupi është më i ndjeshëm ndaj përthithjes së ushqyesve, dhe kreatina mund të ndihmojë në rigjenerimin më të shpejtë të energjisë në muskuj.

Megjithatë, shumë sportistë vazhdojnë ta marrin para stërvitjes, me idenë se do të kenë më shumë energji dhe fuqi gjatë ushtrimeve. E vërteta është se efekti i kreatinës është afatgjatë dhe nuk ka ndryshim drastik në performancë nëse merret para apo pas stërvitjes, për sa kohë që merret rregullisht çdo ditë.

Nëse doni rezultate optimale, mund ta kombinoni me një vakt pas stërvitjeje ose me një proteinë shake. Por më e rëndësishmja është vazhdimësia, mos e lini asnjë ditë pa e marrë, pavarësisht orarit.

The post Kreatina para apo pas stërvitjes? appeared first on iconstyle.al.

“Fixim kam vetëm Bkc….”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres?

Stresi ka ndezur rrjetin me një story të fundit në Instagram, ku ndan një bisedë private me dikë që i propozon një takim në jug. Përgjigjja e tij?

“Pot kisha fiksim do vija”, e ndjekur nga një koment i shkruar me të madhe: “fixim kam vetëm bkc-n’.

Ajo që tërheq më shumë vëmendje është përmendja e BKC, që ndjekësit e tij e lidhin menjëherë me ish-të dashurën e tij, Kejsi, e cila ka këtë emër përdoruesi në Instagram.

Nuk dihet nëse ky postim është një tentativë për t’u lidhur sërish me Kejsin apo një ironi e qëllimshme ndaj mesazheve që merr.

The post “Fixim kam vetëm Bkc….”/ Stresi i hedh kunja ish-partneres? appeared first on iconstyle.al.

Çfarë po ndodh? Trudeau dhe Katy Perry kapen bashkë në një restorant

Ish-kryeministri Justin Trudeau u pa duke darkuar me yllin amerikan të popit Katy Perry në Montreal.

Trudeau u fotografua me Perry brenda një restoranti luksoz të hënën në mbrëmje, sipas një raporti nga TMZ. Dyshja u panë së bashku në Le Violon, në lagjen Plateau të Montrealit. Restoranti u vlerësua si restoranti i 11-të më i mirë i Kanadasë këtë vit dhe fitoi përcaktimin “I rekomanduar nga Michelin”.

Perry shihet duke buzëqeshur dhe ulur pranë Trudeau brenda restorantit.

Këngëtarja është aktualisht në turne në Kanada. Perry konfirmoi ndarjen e saj nga i fejuari Orlando Bloom në fillim të këtij muaji, tre vjet pas fejesës së tyre. Trudeau dhe gruaja e tij, Sophie Gregoire Trudeau, u ndanë në gusht 2023 pas 18 vitesh martesë.

The post Çfarë po ndodh? Trudeau dhe Katy Perry kapen bashkë në një restorant appeared first on iconstyle.al.

❌