❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Denoncimi/ Votat e diasporën në krahët e patronazhistit Sinan Patozi

Kreu i PD, Sali Berisha ka paraqitur para gazetarëve faktet që sipas tij tregojnë manipulimin me patronazhistë të votimeve të diasporës. Sipas Berishës mjafton një kërkim në profilin e Sinan Patozit, një prej patronazhistëve që merrnin pjesë në takimet e Taulant Ballës në Itali dhe kuptohet manipulimi gjigand që është bërë me votën e emigrantëve.

Berisha: Sot këtu kemi sjellë disa foto dhe video, që faktojnë se patronazhisti është personi që merr në dorë votën e diasporës. I cili drejtohet direkt nga famëziu Taulant Begojaris. Ja ku e keni. Krenar njëri me tjetrin për krimin që kryejnë. Ja ku është. Votat në duart e partisë së krimit.

Ky është vetëm një episod, ose një dëshmi, një fakt. Ekzistojnë të tjera në të cilat votat e diasporës u shtetëzuan dhe u manipuluan në shkallën që deshi, partia e krimit.

Në shkelje të plotë të kontratës, dhe sigurisht ka vetëm një konkluzion: këto zgjedhje nuk mund të njihen kurrë.

Detyra themelore e çdo demokrati dhe demokrateje është, rikthimi i të drejtës së votës së lirë, largimi i Edi Ramës nga pushteti, qeveria teknike dhe vota e lirë.

The post Denoncimi/ Votat e diasporën në krahët e patronazhistit Sinan Patozi appeared first on Lapsi.al.

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon “masakrĂ«n” me votat e diasporĂ«s: E implikuar Ă«shtĂ« edhe


Berisha denoncon “masakrĂ«n” me votat e diasporĂ«s: E implikuar Ă«shtĂ« edhe Posta Shqiptare!

Aq vulgar dhe aq banal, saqë u doli tërësisht jashtë çdo kontrolli dhe tani, ndër të tjera, dora e zezë e Postës Shqiptare, është një nga faktorët e tjerë që u shtri mbi votën e diasporës. Imagjinoni ju magazinat e Postës Shqiptare, se si lukunia e patronazhistëve ribëri nga e para votat siç deshi. Ky është një proces i kriminalizuar në shkallën më të lartë, që kurrë nuk do njihet dhe nuk do pranohet. Për të ilustruar këto që them, kemi sjellë vetëm disa shembuj. Kemi sjellë këtu disa shembuj, ku në Lezhë vota të numëruara janë 12.290, kurse të dërguara janë 11.872.

Kjo sepse ata që kanë plotësuar zarfet, ata nuk kanë pasur të ndalur, kanë tejkaluar edhe këtë të dhënë. Këtu në Dibër, nga 7733 zarfe të numëruar, janë dërguar vetëm 7547 zarfe në total. Edhe këtu janë shtuar 200 zarfe për të ndihmuar partinë. Në Durrës janë shtuar 560 zarfe më shumë.

Në Fier, 27.191 zarfe janë numëruar, në fakt kanë qenë gjithsej 26.212, pra pothuajse 1 mijë zarfe më shumë. Në Kukës, 3003 zarfe, kanë gjithsej 2917 në total.

NĂ« ShkodĂ«r, janĂ« numĂ«ruar 13.959 zarfe, kanĂ« qenĂ« gjithsej 13.533 zarfe nĂ« total. NĂ« TiranĂ«, janĂ« numĂ«ruar 43.773 zarfe nga 42.400 nĂ« total, pra 1300 mĂ« shumĂ«. E shihni pra qĂ« nuk janĂ« ngopur sĂ« futuri zarfe nĂ« kutitĂ« qĂ« kanĂ« ardhur, nĂ« postĂ«, nĂ« magazinĂ« apo kudo. Tani kemi sjellĂ« disa shembuj tĂ« votimit si nĂ« KorenĂ« e Veriut ose si nĂ« vitet ’80 nĂ« ShqipĂ«ri, ku 97 pĂ«rqind i ka PS, 3 pĂ«rqind i ka ASHM. Rikthehen rekordet e KoresĂ« sĂ« Veriut nĂ« ShqipĂ«ri.

93.8 pĂ«rqind, rezultat rus e quan kĂ«tĂ« njĂ« demokrate e vendosur. TjetĂ«r. 28 vota me 371 vota, rreth 90 pĂ«rqind. KĂ«tu 16 vota me 272 vota, nuk ngopen patronazhistĂ«t, ata kanĂ« njĂ« urrejtje tĂ« tmerrshme pĂ«r armikun, pĂ«r kundĂ«rshtarin, saqĂ« nuk dinĂ« se ç’bĂ«jnĂ«. Kjo pra Ă«shtĂ« fytyra e vĂ«rtetĂ« e votĂ«s sĂ« diasporĂ«s.

The post Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha denoncon “masakrĂ«n” me votat e diasporĂ«s: E implikuar Ă«shtĂ« edhe
 appeared first on Sot News | Lajme.

Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në 11 qarqe, vijon në Elbasan

Procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit për kandidatët në listat e hapura ka përfunduar për 11 qarqe të vendit, ndërsa vijon ende në qarkun Elbasan.

Kjo Ă«shtĂ« hera e parĂ« qĂ« diaspora shqiptare merr pjesĂ« nĂ« votim, duke kontribuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« pĂ«rzgjedhjen e kandidatĂ«ve brenda listave zgjedhore. Diaspora konfirmoi nĂ« Kuvend Olta XhaçkĂ«n, e cila kishte humbur nĂ« raport me Blerina Gjylametin sipas votave brenda vendit. EmigrantĂ«t ndikuan edhe listĂ«n e PD. Isuf Celaj fitoi mandat duke mundur ShkĂ«lqim Shehun nĂ« KukĂ«s. NĂ« LezhĂ« me 27 vota mĂ« shumĂ« nga kandidatja Marjeta Neli, diaspora i siguroi vendin nĂ« parlament Admir Kadelit. Arriti tĂ« hyjĂ« edhe kandidatja e PS nĂ« qarkun e Fierit, Zegjine Çaushi.

Sipas të dhënave zyrtare, numërimi është finalizuar për qarqet: Kukës, Shkodër, Dibër, Durrës, Fier, Tiranë, Berat, Lezhë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i numërimit të votave të preferencës vazhdon në qarkun Elbasan, ku ende po vlerësohen rezultatet.

Ndërkohë, KQZ ka urdhëruar gjithashtu numërimin fillestar të votave të panumëruara për dy qendra votimi:

QV nr. 1352/01, KZAZ nr. 21, qarku Durrës

QV nr. 2777/00, KZAZ nr. 54, qarku Elbasan

Ky proces do të zhvillohet më 20 maj 2025, në orën 12:00, në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rezultatet nga këto qendra do të përfshihen në Tabelën Përmbledhëse të Rezultatit përkatës të zonës zgjedhore.

The post Përfundon numërimi i votave të diasporës për kandidatët në 11 qarqe, vijon në Elbasan appeared first on Lapsi.al.

‘Procesi Ă«shtĂ« i kompromentuar’, PD kĂ«rkon audit pĂ«r votat e diasporĂ«s: Nuk duhet tĂ« certifikohet pa hetim tĂ« pavarur

Partia Demokratike, pĂ«rmes Sekretarit pĂ«r Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Ivi Kaso, i ka kĂ«rkuar zyrtarisht Komisionit Qendror tĂ« Zgjedhjeve tĂ« kryejĂ« njĂ« audit tĂ« thelluar dhe tĂ« pavarur mbi procesin e votimit tĂ« diasporĂ«s.

Sipas PD-së, auditimi duhet të mbulojë çdo fazë të procesit, nga regjistrimi i votuesve deri te shpallja e rezultateve për çdo qark. Në deklaratën zyrtare, Kaso kërkoi që KQZ të ndalojë shpalljen e çdo rezultati derisa auditi të përfundojë dhe të bëjë transparencë të plotë.

PD akuzon pĂ«r parregullsi tĂ« rĂ«nda nĂ« Greqi dhe qarqe tĂ« tjera, duke theksuar raste me zarfe bosh, fletĂ« tĂ« pĂ«rziera dhe vota tĂ« paidentifikuara, ndĂ«rsa procesin e quan “tĂ« dĂ«shtuar dhe tĂ« kompromentuar nĂ« palcĂ«â€.

Deklarata e plotë:

Teksa po numërohen votat e fundit të diasporës, procesi jo vetëm që po bëhet gjithnjë e më shumë qesharak, por qartazi u ka dalë nga duart atyre që projektuan këtë masakër elektorale.

Dështimi katastrofik i këtij procesi ngado, po veçanërisht në Greqi, shpaloset përditë, me prova, para syve të qytetarëve.

– Pas rasteve tĂ« panumĂ«rta tĂ« denoncuara nga bashkĂ«atdhetarĂ«t tanĂ«, tĂ« zarfeve tĂ« mbĂ«rritur bosh pa fletĂ« votimi, tĂ« zarfeve tĂ« shpĂ«rndarĂ« nga patronazhistĂ«, paradoksalisht kĂ«tej numĂ«rohen shumĂ« mĂ« shume fletĂ« votimi se sa zarfe tĂ« ardhura;

– Pas zarfeve tĂ« mbĂ«rritur pĂ«r nĂ« qarkun DurrĂ«s qĂ« pĂ«rmbanin vota pĂ«r GjirokastrĂ«n,

– Pasi KQZ ende sot nuk di tĂ« na thotĂ« sĂ« sa fletĂ« votimi ka vulosur pĂ«r diasporĂ«n, 
 e sa e sa raste çudirash tĂ« tilla,

Ky proces është tashmë i kompromentuar rëndë dhe jo legjitim.

Për më tepër ai reflekton edhe atë që ka ndodhur Brenda vendit, nëpërmjet të njëjtit mekanizëm!

Ne sot i kërkojmë zyrtarisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryerjen e një auditi të plotë, me ekspertë të pavarur, për të gjitha hapat e këtij procesi të korruptuar në palcë, duke filluar nga regjistrimi i zgjedhësve, nga prodhimi i fletës së votimit nga jashtë e të çdo hapi tjetër deri në administrimin e fletës së mbërritur dhe në daljen e rezultatit për çdo qark.

Gjithashtu i kërkojmë KQZ, mosnxjerrjen e asnjë rezultati dhe mosmiratimin përfundimtar të asnjë tabele për diasporën derisa auditi i pavarur të dorëzojë konkluzionet e tij mbi procesin dhe të bëjë transparencë të plotë mbi votën e shqiptarëve.

Ky proces tashmë ka rënë totalisht.

Ne nuk mund të shpëtojmë, për fat të keq, fytyrën e këtij procesi i cili, me këmbënguljen e Partisë Demokratike synonte t`u jepte të drejtën e munguar shqiptarëve jashtë Shqipërisë, por që u korruptua në palcë dhe u disintegruar përpara syve të gjithë shqiptarëve, në saj të vullnetit të mbrapshtë të kësaj mazhorance!

The post ‘Procesi Ă«shtĂ« i kompromentuar’, PD kĂ«rkon audit pĂ«r votat e diasporĂ«s: Nuk duhet tĂ« certifikohet pa hetim tĂ« pavarur appeared first on Sot News | Lajme.

Celibashi: 1 971 fletë votimi të diasporës janë cilësuar të pavlefshme

Kryekomisioneri i KQZ-sĂ«, Ilirjan Celibashi ka dalĂ« sot nĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r mediat nga Parku Olimpik ku vijon numĂ«rimi i votave tĂ« diasporĂ«s. Celibashi ka bĂ«rĂ« me dije se kanĂ« mbetue ende 50 mijĂ« fletĂ« votimi pĂ«r t’u numĂ«ruar. MĂ« tej ka treguar se nga 201 mijĂ« zarfe me fletĂ«t e votimit tĂ« dorĂ«zuara nga DHL, 199 824 janĂ« tĂ« vlefshme, ndĂ«rsa 1 971 fletĂ« votimi janĂ« tĂ« pavlefshme. Ai bĂ«ri me dije se ka nisur vlerĂ«simi i fletĂ«ve tĂ« votimit pĂ«r kandidatĂ«t.

“201 956 dĂ«rgesa apo dokumentacion zgjedhor unik tĂ« dorĂ«zuar nga DHL-ja tĂ« KQZ. Zarfe tĂ« DHL-sĂ« tĂ« dĂ«rguar nĂ« KQZ, unike. JanĂ« zgjedhĂ«s qĂ« e kanĂ« kthyer mbrapsht fletĂ«n e votimit nĂ«pĂ«rmjet kĂ«tij shĂ«rbimi. JanĂ« 353 dĂ«rgesa tĂ« tjera postare unike, ku zgjedhĂ«sit kanĂ« kthyer mbrapsht zarfin jo nĂ«pĂ«rmjet DHL-sĂ«. Nga 353, 107 janĂ« shqyrtuar e vlerĂ«suar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. NĂ« total, janĂ« 202 063 numri i dokumentacionit zgjedhor qĂ« ka vlerĂ«suar deri tani KQZ. Pra, kemi evituar termin zarfi A dhe zarfi B, sepse krijuan konfuzion pĂ«r t’i kuptuar e interpretuar.

Shifra e fundit, Ă«shtĂ« numri i dokumentacionit zgjedhor unik pĂ«r çdo zgjedhĂ«s qĂ« ka shqyrtuar KQZ. Numri total i fletĂ«ve tĂ« votimit, jo çdo zarf ka patur nĂ« 100% tĂ« rasteve tĂ« tij zarfin B apo e anasjellta. Apo edhe zarfe qĂ« nuk kanĂ« patur brenda fletĂ«n e votimit. 201 795 numri i fletĂ«ve tĂ« votimit, tĂ« vlerĂ«suara, prej tĂ« cilave 199 824 janĂ« fletĂ« votimi tĂ« vlefshme. 1971 janĂ« fletĂ« votimi tĂ« pavlefshme. JanĂ« 201 795 votues nga jashtĂ«! Po ta vĂ«reni dhe ta konstatoni, nga numri total i zarfeve tĂ« mbĂ«rritur, ato qĂ« janĂ« shqyrtuar, ka kuptim logjik”, tha Celibashi.

The post Celibashi: 1 971 fletë votimi të diasporës janë cilësuar të pavlefshme appeared first on Lapsi.al.

Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të

Votat e diasporĂ«s pĂ«r Fierin janĂ« numĂ«ruar tĂ« tĂ«ra. Partia Socialiste ka ruajtur mandatin e 12-tĂ« me 80% tĂ« votave. Nga qarku i Fierit, PS fut nĂ« Kuvend 5 deputetĂ« nga lista e mbyllur, Belinda Balluku, Petrit Malaj, Kiduina Zaka, Erjo Mile dhe Ana Nako. NdĂ«rkohĂ«, nga lista e hapur futen 7 deputetĂ«, 5 burra dhe 2 gra. NĂ« Kuvend futen Ceno Klosi, Klevis Jahaj, Asfloral Haxhiu, Antoneta Dhima, Elton Korreshi, Zegjine Çaushi dhe DhimitĂ«r Kruti. NĂ« kĂ«tĂ« qark do futen vetĂ«m 2 gra nga lista e mbyllur.

Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Fier vetëm 4 deputetë nga lista e mbyllur: Gazment Bardhi, Luan Baçi, Brunilda Haxhiu dhe Saimir Korreshi. Procesi i numërimit u krye nga Parku Olimpik me përfaqësues të forcave politike dhe vëzhgues.

The post Numërohen votat e diasporës për Fierin, PS ruan mandatin e 12-të appeared first on Lapsi.al.

Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe

✇Albeu
By: M C

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për subjektet zgjedhore në katër qarqe kryesisht Kukës, Durrës, Tiranë dhe Shkodër.

Sipas asaj që njofton Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vijon procesi i numërimit nga Greqia për subjektet zgjedhore në qarqet Korçë, Gjirokastër, Lezhë, Fier, Dibër, Vlorë, Elbasan, Berat.

NdĂ«rkohĂ« ka filluar procesi i numĂ«rimit dhe vlerĂ«simit tĂ« votave nga jashtĂ« pĂ«r kandidatĂ«t e votimit preferencial nĂ« listĂ« “tĂ« hapur” nĂ« qarqet DurrĂ«s, TiranĂ«, KukĂ«s, ShkodĂ«r.

Kujtojmë se në rang kombëtar, nga zgjedhjet e 11 Majit PD mori vetëm 50 mandate. Ndërkohë PS fitoi 83 të tilla, ndjekur nga PSD me 3 mandate, Partia Mundësia me 2 dhe së fundmi dy partitë e reja Nisma Shqipëria Bëhet dhe Lëvizja Bashkë me nga 1 mandat.

The post Votat e Greqisë,përfundon procesi i numërimit për subjektet zgjedhore në katër qarqe appeared first on Albeu.com.

Vijon numĂ«rimi i votave tĂ« DiasporĂ«s, ja ‘surpriza’ qĂ« mund tĂ« sjellin nĂ« LezhĂ«, Korçë, Fier e TiranĂ«

Të shtunën ka nisur numërimi i votave të ardhura nga emigrantët shqiptarë që jetojnë në Greqi. Deri në orën 15:13 janë hapur 23 mijë zarfe nga gjithsej 53 mijë që kanë mbërritur për numërim. Qarku i Kukësit ka përfunduar i pari këtë proces nga votat e Diasporës.

Pritet që në përfundim të numërimit të mbi 50 mijë votave të emigrantëve, të vlerësohet nëse ky rezultat do të sjellë ndryshime në ndarjen e mandateve në Kuvend. Votat nga Greqia mund të sjellin ndryshim mandatesh në Lezhë, Tiranë, Korcë, Fier

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, do të mbajë një konferencë për shtyp në orën 16:00 për të informuar mbi zhvillimin e procesit.

The post Vijon numĂ«rimi i votave tĂ« DiasporĂ«s, ja ‘surpriza’ qĂ« mund tĂ« sjellin nĂ« LezhĂ«, Korçë, Fier e TiranĂ« appeared first on Sot News | Lajme.

Votat e diasporës/ 43 mijë fletë të numëruara, 42 mijë votues të regjistruar

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon ende prej 6 ditësh. Ndërkohë gjatë këtij procesi janë konstatuar disa probleme, të cilat janë evidentuar edhe nga përfaqësues të Partisë Demokratike.

Në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhje, rezulton se për qarkun e Tiranës janë numëruar rreth 43 mijë fletë votimi të diasporës, ndërkohë që zyrtarisht ishin regjistruar vetëm 42 mijë votues nga diaspora në këtë shtet.

 

The post Votat e diasporës/ 43 mijë fletë të numëruara, 42 mijë votues të regjistruar appeared first on Lapsi.al.

PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota

Numërimi i votave të Greqisë për qarkun e Lezhës po ngushton diferencën mes koalicionit të PD-së që deri tani ka 4 mandate dhe PS-së e cila ka marrë 3 mandate.

Nga numërimi i 10695 zarfave nga 11841 që janë në total, PD-ja është përpara me 621 vota, ndërkohë që me votat e Shqipërisë diferenca ishte rreth 1500 vota.

Kjo ka bërë që në Parkun Olimpik të shtohet interesi për kutitë e Lezhës.

Kandidati i PD-së, Kastriot Piroli është ai që rrezikon nëse PD-ja humbet mandatin në Lezhë, pasi është renditur i dyti në listën e hapur pas Gjin Gjonit.

The post PD rrezikon mandatin në Lezhë, PS e ngushton diferencën në 621 vota appeared first on Lapsi.al.

Votat e diasporës, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë

Drejtuesja politike e PD-së për diasporën, Jozefina Topalli është shprehur se gjatë numërimit të votave të Diasporës, janë konstatuar sipas saj disa vota me shkrim të njëjtë.

“GjatĂ« numĂ«rimit tĂ« votave tĂ« DiasporĂ«s janĂ« konstatuar njĂ« numĂ«r votash pĂ«r PartinĂ« Socialiste, tĂ« cilat duken tĂ« jenĂ« tĂ« plotĂ«suara nga e njĂ«jta dorĂ« qoftĂ« pĂ«r nga forma e shenjĂ«s “+” ose “x”, ashtu edhe pĂ«r nga ngjyra e stilolapsit.

NĂ« rast se vĂ«reni raste tĂ« tilla tĂ« pĂ«rsĂ«ritura brenda tĂ« njĂ«jtĂ«s kuti, do t’ju kĂ«rkonim qĂ« tĂ« ndĂ«rprisni procesin, tĂ« kontestoni fletĂ«n e votimit, ta mbani shĂ«nim nĂ« procesverbal dhe t’ia kaloni KZAZ-sĂ« pĂ«r vendimmarrje, e cila po ashtu duhet tĂ« mbajĂ« tĂ« njĂ«jtin qĂ«ndrim si numĂ«ruesit qĂ« kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me votim mĂ« shumĂ« se njĂ« herĂ« tĂ« njĂ« individi, qĂ« pĂ«rbĂ«n vepĂ«r penale dhe si tĂ« tilla nuk mund t’i nĂ«nshtrohet numĂ«rimit dhe vlerĂ«simit”-thuhet nĂ« reagimin e Topallit.

Partia Demokratike ka vendosur të kontestojë çdo votë të ardhur nga emigrantët shqiptarë në Greqi.

The post Votat e diasporës, Topalli: Disa fletë të plotësuara nga e njëjta dorë appeared first on Lapsi.al.

Zhbllokohet situata/ Hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia, nis numërimi

Ka nisur mëngjesin e kësaj të shtune hapja e kutive të votimit të diasporës nga Greqia, pas vendimit të dhënë të premten nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi, i cili urdhëroi nisjen e numërimit të votave të ardhura nga emigrantët shqiptarë në shtetin grek.

Kutitë e votimit nga Greqia kishin mbetur të bllokuara që prej së dielës, si pasojë e ankesës së Partisë Demokratike, e cila pretendon se ka pasur manipulime në këtë proces.

Votat e ardhura nga Greqia janë gjithsej rreth 53 mijë, ndërsa qarku i Tiranës është i pari që u hap dhe ka filluar të numërohet ndërsa përfaqësuesit e PD nuk po shprehin kundërshti për momentin.

Në sallën e numërimit të votave në Parkun Olimpik në Tiranë këtë të shtunë, janë parë edhe Ulsi Manja i PS-së dhe Agron Gjekmarkaj i PD-së, të dy drejtues politik, duke ndjekur numërimin e votave të diasporës për qarkun e Lezhës.

Partia Demokratike ka ankimuar vendimin e Celibashit pranë Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kërkuar pezullimin e procesit, por deri në një vendim të KAS-it, numërimi vijon.

Nis hapja e kutive për Diasporën e Greqisë
Ka nisur hapja e kutive të zarfeve që kanë brenda votën e diasporës nga Greqia. Kjo, pas vendimit që mori ditën e djeshme kreu i KQZ Ilirjan Celibashi. Qarku i Tiranës, do të numërohet i pari. pic.twitter.com/Xi795x9S3w

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025

Nis numërimi i votave të Greqisë! Asnjë kundërshti nga numëruesit e PD! pic.twitter.com/Y77X7ZnOJk

— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) May 17, 2025

LEXONI GJITHASHTU:

The post Zhbllokohet situata/ Hapen kutitë me votat e emigrantëve nga Greqia, nis numërimi appeared first on Euronews Albania.

Votat e Diasporës/ Mbeten edhe 49,448 zarfa të panumëruara, KQZ merr sot vendimin për votat e Greqisë

✇Albeu
By: V K

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të marrë sot vendim për votat e diasporës së Greqisë, e cila ka krijuar probleme në procesin e numërimit.

Për këtë arsye, KQZ ka revokuar të gjithë vëzhguesit nga Parku Olimpik, me përjashtim të medias dhe vëzhguesve ndërkombëtarë.

Në vendimin e ditës së djeshme (15 maj), KQZ thotë se ka anuluar akreditimin e të gjithë vëzhguesve në vendin e numërimit (Parku Olimpik) me përjashtim të atyre ndërkombëtarë.

(Organizatat e shoqërisë civile, duhet të riparaqesin kërkesën për akreditimin e vëzhguesve pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes Portalit të Vëzhguesve, jo më vonë se ora 12:00 e datës 16 maj.

KĂ«rkesat pĂ«r akreditimin e vĂ«zhguesve nga partitĂ« politike pranĂ« KQZ, duhet tĂ« paraqiten jo mĂ« vonĂ« se ora 24:00”, thuhet nĂ« vendimin e KQZ.

The post Votat e Diasporës/ Mbeten edhe 49,448 zarfa të panumëruara, KQZ merr sot vendimin për votat e Greqisë appeared first on Albeu.com.

Vijon numërimi i votave të Diasporës, ja çfarë po ndodh me diferencen mes PS dhe PD-së

Janë numëruar 130,452 zarfe nga 194889 në total sa i përket votës së Diasporës.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, rezultatet janë si më poshtë:

PD-ASHM-29021 vota

PS-55533 vota

Diferenca mes dy partive më të mëdha në vota është 26,512 vota.

The post Vijon numërimi i votave të Diasporës, ja çfarë po ndodh me diferencen mes PS dhe PD-së appeared first on Sot News | Lajme.

Votat e diasporës/ Kryeson PS, ja si renditen partitë e tjera

✇Albeu
By: V K

Mëngjesin e sotëm, ka rinisur procesi i numërimit të votave të diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ku deri më tani janë numëruar 38,806 zarfe nga gjithsej 194,889, që përbën rreth 20% të totalit. Deri më tani vetëm 243 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Të dhënat paraprake tregojnë se PS kryeson bindshëm edhe në votën e emigrantëve, duke marrë 21,305 vota ose 55.3% të totalit të deritanishëm.

NĂ« vend tĂ« dytĂ« renditet Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« e Madhe me 10,951 vota (28.42%), ndĂ«rsa Koalicioni Nisma ShqipĂ«ria BĂ«het, vijon tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje tĂ« konsiderueshme me 3,161 vota (8.20%).

Këto rezultate konfirmojnë avantazhin e qartë të PS në shumicën dërrmuese të territorit, duke siguruar një bazë të fortë elektorale në jug dhe qendër të vendit, ndërsa opozita arrin të mbajë vetëm dy bastione në veri.

Sipas të dhënave zyrtare, PS del forcë e parë në 10 nga 12 qarqe, me përqindje të theksuara në disa prej tyre:

Berat: PS 69%, PD 14%

Fier: PS 65%, PD 17%

Durrës: PS 65%, PD 25%

Dibër: PS 64%, PD 27%

Elbasan: PS 61%, PD 21%

Vlorë: PS 60%, PD 15%

Gjirokastër: PS 57%, PD 24%

Korçë: PS 56%, PD 27%

Lezhë: PS 49%, PD 36%

Tiranë: PS 47%, PD 35%

Si renditen forcat e tjera:

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka siguruar 8.20%.

Partia Mundësia ka marrë 3.05% të votave.

Lëvizja Bashkë rezulton me 2.42%.

Partia Socialdemokrate (PSD) ka marrë 0.94%.

Partia Koalicioni Euroatlantik ka arritur 0.64%.

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare ka marrë 0.59%.

Koalicioni Djathtas për Zhvillim ka marrë 0.26%.

Lëvizja Atdheu ka marrë 0.13%.

Sakaq, procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD, e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Procesi i numërimit të votave të mbërritura nga Greqia, është bllokuar për shkak se KQZ pranoi kërkesën e PD , e cila kërkoi që çdo zarf me fleta votimi nga emigrantët në shtetin fqinj të vendoset mënjanë dhe të mos numërohet me pretendimin se nuk janë plotësuar nga votuesit.

Në konferencë për mediat, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi tha se PD nuk ka dërguar asnjë provë për shkelje të ligjit me votat në Greqi.

Por, gjithsesi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka vendosur të pranojë kërkesën e Partisë Demokratike, për të bllokuar procesin e numërimit të votave të diasporës nga Greqia.

The post Votat e diasporës/ Kryeson PS, ja si renditen partitë e tjera appeared first on Albeu.com.

Votat e diasporës/ PS merr mbi 21 mijë vota, PD rreth 11 mijë

Në Parkun Olimpik vijon numërimi i votave të diasporës. Aktualisht nga 194.889 zarfe të mbërritura, janë numëruar 38.806 zarfe. Sipas rezultateve nga KQZ, PS ka marrë kryesimin me 21.305 vota, e ndjekur nga PD me 10.951.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet numëron 3161 vota, Lëvizja Bashkë 934 vota, Partia Mundësia 1176 vota, kurse Partia Social Demokrate nga 361 vota.

The post Votat e diasporës/ PS merr mbi 21 mijë vota, PD rreth 11 mijë appeared first on Lapsi.al.

Votat e diasporës, Celibashi tregon pse po vonohet numërimi

Kreu i KQZ në një komunikim që kishte me gazetarët këtë pasdite foli për situatën e numërimit të votave.

Sa i përket numërimit të votave të diasporës ai tha se procesi është i ngadaltë jo për shkak të mungesës së dëshirës, por sepse është proces për herë të parë si dhe se numëruesit janë lodhur për shkak se kanë rreth 48 orë pa ndërprerje,si dhe se vonesa dje pas diskutimeve për votat e Greqisë, mori shumë kohë dhe i la pas.

“Qartazi Ă«shtĂ« duke marrĂ« shumĂ« kohĂ« procesi i vlerĂ«simit dhe numĂ«rimit tĂ« dokumentacionit tĂ« votuesve nga jashtĂ«.

Dhe kemi humbur gati gjysmën e kohës për shkak të debateve dhe diskutimit për votat për ardhura nga Greqia. Procesi eci ngadalë dhe për shkak se ishte për herë të parë. Administrimi teknik, dhe në moment është dashur të vlerësojmë si duhej të vendosnim.

Ritmet janĂ« tĂ« uulta pĂ«r shka tĂ« perfomancĂ«s jo pĂ«r shka tĂ« mungesĂ«s sĂ« dĂ«shirĂ«s, janĂ« tĂ« lodhur, ka prej tyre qĂ« janĂ« 48 orĂ« pothuajse nonstop dhe ndaj meriton tĂ« merret nĂ« konsideratĂ« thirrja pĂ«r partitĂ« politike”, tha ai.

The post Votat e diasporës, Celibashi tregon pse po vonohet numërimi appeared first on Lapsi.al.

Numërohen mbi 10 mijë zarfe të diasporës/ PS kryeson me 55.80% të votave, PD me 28.1 %! Ja si paraqiten partitë e tjera

✇Albeu
By: M C

Mbi 10 mijë zarfe të diasporës janë numëruar deri më tani. Konkretisht 10 056 zarfë janë numëruar nga gjithsej 194 889. Sipas rezultateve të deritanishme PS ka marrë 5 573 vota, që përbëjnë 55.80% të votave të numëruara deri tani. Ndërsa PD ka marrë 2 814 vota ose 28.17% të votave.

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet ka arritur të sigurojë 811 vota (8.12 %), ndërsa subjektet e tjera kanë marrë mbështetje më të vogël:

Partia Mundësia (301 vota, 3.01 %)

Lëvizja Bashkë (217 vota, 2.17 %)

The post Numërohen mbi 10 mijë zarfe të diasporës/ PS kryeson me 55.80% të votave, PD me 28.1 %! Ja si paraqiten partitë e tjera appeared first on Albeu.com.

Pushim në numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik, rifillimi në orën 10:30

Procesi i numërimit të votave të diasporës në Parkun Olimpik të Tiranës është ndërprerë përkohësisht, pasi numëruesit kanë kërkuar një pushim deri në orën 10:30

Kërkesa e tyre është miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

The post Pushim në numërimin e votave të diasporës në Parkun Olimpik, rifillimi në orën 10:30 appeared first on Lapsi.al.

PD bllokon numërimin e votave nga Greqia, tensione në Parkun Olimpik në Tiranë

Deputeti i PD, Flamur Noka, dhe përfaqësuesi ligjor Marsh Logu ishin të pranishëm në Parkun Olimpik, aty ku do të numërohen votat e diasporës.

Ata urdhĂ«ruan numĂ«ruesit e tyre qĂ« asnjĂ« votĂ« nga Greqia tĂ« mos numĂ«rohet dhe tĂ« mos futet nĂ« proces, por tĂ« veçohet dhe t’i kalojĂ« KZAZ-sĂ« ose KQZ-sĂ«.

Ky urdhër vjen pasi Partia Demokratike kërkon që të gjitha votat e ardhura nga Greqia të grupohen dhe të ketë një proces monitorimi dhe vëzhgimi nga KQZ, pasi pretendon se ka parregullsi në procesin e votimit të diasporës në Greqi.

“Çdo votĂ« qĂ« vjen nga Greqia kontestohet dhe nuk futet nĂ« proces, pikĂ«. NumĂ«rimi t’i kalojĂ« KZAZ dhe t’i kalojĂ« KQZ,” i thanĂ« Noka dhe Logu komisionerit tĂ« PD-sĂ«.

Noka foli më pas dhe për mediat ku tha se do numërohet çdo votë e diasporës por asnjë votë e emigrantëve në Greqi. Ai hodhi akuza ndaj Taulant Ballës për proçesin e votës së diasporës në Greqi. Por nga ana tjetër, sekretari për diasporën në Partinë Socialiste, Taulant Balla e ka kundërshtuar propozimin e Partisë Demokratike dhe ka akuzuar komisionerët se po shkelin ligjin duke veçuar votat e diasporës.

“Kush Ă«shtĂ« prova qĂ« e konteston. Cila Ă«shtĂ« arsyeja. Edhe ti nuk mund ta shkelĂ«sh ligjin edhe pse je pĂ«rfaqĂ«sues e KQZ. Ti s’ke asnjĂ« kompetencĂ«. Ti po shkel ligjin dhe ne ruajmĂ« tĂ« drejtĂ«n tĂ« bĂ«jmĂ« kallĂ«zim penal”, tha Balla.

The post PD bllokon numërimin e votave nga Greqia, tensione në Parkun Olimpik në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

❌