Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fetai: Qeverisja e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të planifikuara për veprimin strategjik qeveritar

Sipas vlerësimit të zbatimit të Strategjisë për Transparencë 2023-2026, të koordinuar nga kabineti i zëvendëskryeministrit Arben Fetai, rezulton se Qeveria e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të parashikuara në planin e veprimit të strategjisë.

Ndaj në seancën e sotme të Qeverisë, me propozimin e zëvendëskryeministrit Fetai, u miratuan vendime për të forcuar transparencën dhe llogaridhënien e institucioneve shtetërore.

Me vendimet e sotme, Qeveria obligoi grupin e punës për zbatimin e Strategjisë për Transparencë 2023-2026 që, brenda 7 ditëve, të përgatisë ndryshime në planin aksional, duke përcaktuar afate të reja dhe institucionet përgjegjëse për realizimin e aktiviteteve.

“Ndër masat e ndërmarra, veçojmë tri:

Ministritë dhe organet e administratës shtetërore do të publikojnë, brenda 45 ditëve, të gjitha informacionet nga kërkesat e përgjigjura për qasje në informacione me karakter publik, të anonimizuara, duke filluar nga 24 qershori 2024.
Organet e administratës shtetërore që nuk kanë ueb-faqe, do t’i krijojnë ato brenda 90 ditëve.
Ministritë dhe organet e tjera shtetërore do të publikojnë në ueb-faqet e tyre procedurat e brendshme për prokurime publike.
Transparenca institucionale është prioritet kryesor i kësaj Qeverie. Do të vazhdojmë ta trajtojmë këtë çështje me seriozitetin maksimal për të ndërtuar një administratë të hapur dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve”, njoftojnë nga kabineti i Fetait.

The post Fetai: Qeverisja e kaluar LSDM-BDI ka realizuar vetëm një aktivitet nga 24 masa dhe 56 aktivitete të planifikuara për veprimin strategjik qeveritar appeared first on Telegrafi.

Angellov: Zjarri në Jasen po përkeqësohet

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov, informoi se situata me zjarrin në Jasen po përkeqësohet dhe se zjarri në një vend është ngjitur në kreshtë, por se është ndaluar me ndërhyrje të shpejtë.

“Situata me zjarrin në Jasen po përkeqësohet përsëri. Zjarri është zhvendosur lart drejt kreshtës. Po afrohet drejt rrugës së gjelbër, e cila është linja jonë e mbrojtjes në mënyrë që të mos transferohet në anën tjetër. Këtu janë punonjësit e Ndërmarrjes publike Jasen të mbështetur nga zjarrfikësit nga Makedonski Brod, si dhe shoferët dhe pincgauerëve të DMSH”, tha Angellov.

Sipas informacionioneve nga Qendra për Menaxhimin e Krizave, deri në orën 18:00, në territorin e vendit ka gjithsej tetë zjarre në hapësirë të hapur, nga të cilat dy janë aktive, ndërsa gjashtë zjarre janë shuar.

Zjarret janë aktive në Jasen, ku po digjet një pyll i përzier, ndërsa në fshatin Kalldirec, Kitkë, ku po digjet bimësi e përzier.

The post Angellov: Zjarri në Jasen po përkeqësohet appeared first on Telegrafi.

Pastrohet shtrati i lumit Vardar në Shkup, largohet bimësia e egër dhe mbeturinat

Ekipet e Ndërmarrjes Publike “Rrugë dhe Rrugica” filluan sot me pastrimin mekanik të shtratit të lumit Vardar në zonën qendrore të qytetit.

Siç informon kompania, po hiqen mekanikisht mbeturinat dhe degët e grumbulluara në shtratin e lumit Vardar.

Aktivitetet po kryhen në përputhje me Programin për Mirëmbajtjen e Shtratit të Lumit Vardar, Degëve të tij, Lumenjve Serava, Lepenec, Treska dhe Kanaleve të Hapura në Zonën e Qytetit të Shkupit për vitin 2025, dhe me urdhër të Qytetit të Shkupit.

Ekipet kanë kryer aktivitete gjatë periudhës së kaluar duke hequr manualisht bimësinë me kërcell të ulët nga shpatet e lumit.

Pastrimi manual do të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme në përputhje me planin e punës dhe me urdhër të Qytetit të Shkupit, thonë nga “Rrugë dhe Rrugica”.

 

 

The post Pastrohet shtrati i lumit Vardar në Shkup, largohet bimësia e egër dhe mbeturinat appeared first on Telegrafi.

OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaevi kanë keqpërdorur fondet e Erasmus +

“LSDM-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve”, kështu kanë reaguar nga partia në pushtet ndaj opozitares LSDM, me akuza se dikur fondet arsimore janë keqpërdorur.

“LSD-ja dhe Zaevi, nëpërmjet Dimovës dhe Erasmus +, ndanë një shumë të pabesueshme prej 83 mijë eurosh për trajnimin e gomarëve. Përveç trajnimit të gomarëve, ata ndanë edhe 125 mijë euro shtesë nga Agjencia Erasmus +, pikërisht vëllait të deputetit Dime Velkovski për projektin “Zgjidh të djathin”. Zaevi dhe LSD-ja nëpërmjet Dimovës, po argëtoheshin dhe po shteronin buxhetin e Agjencisë Erasmus +. Projektet iu ndanë njerëzve të afërt me ta, gjyqtarëve, profesorëve, vëllezërve të deputetëve.”, – deklaroi Valentin Manasievski nga OBRM-PDUKM.

Nga LSDM kundërpërgjigjen se pse ka heshtur Qeveria pas publikimit të skandalit me milionat e përvetësimeve në Erasmus+.

Opozita pyeti se përse nuk është shkarkuar drejtoresha në detyrë kur është konfirmuar se ajo ishte pjesë e një hetimi nga OLAF – Zyra Evropiane kundër mashtrimit.

The post OBRM-PDUKM: LSDM dhe Zaevi kanë keqpërdorur fondet e Erasmus + appeared first on Telegrafi.

MPB: Janë privuar nga liria 39 persona, nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nga data 01.04.2025 deri më 18.08.2025 janë ndaluar gjithsej 39 persona, ndërsa pas marrjes së masave janë paraqitur 25 kallëzime penale, për zjarrvënie të qëllimshme.

“Është konstatuar se shumica e zjarreve të ndodhura janë shkaktuar nga faktori njeri, për motive të ndryshme, dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e rasteve dhe zbulimin e ndonjë ndërlidhjeje eventuale mes tyre”, thonë nga MPB.

Nga MPB informojnë se nga data 01.07.2025, kur është vendosur ndalesa për lëvizje në pyje, deri më 30.07.2025, pa leje të shkruar për lëvizje në pyje janë kapur 22 persona.

Kundër tyre do të parashtrohen procedurat përkatëse sipas Ligjit për Pyje.

“Në drejtim të parandalimit të hershëm të zjarreve, shërbimet policore po përdorin dronë për të monitoruar brezat pyjorë në territorin e shtetit. Me zbatimin e këtyre masave operative është rritur efikasiteti në paralajmërimin e hershëm dhe lokalizimin e zjarreve të mundshme, si dhe në detektimin e shkaqeve apo shkaktarëve të tyre”, thonë nga MPB.

The post MPB: Janë privuar nga liria 39 persona, nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme appeared first on Telegrafi.

Mexhiti: Fronti Evropian tashmë AKI kanë probleme me indentitetin, VLEN mbetet me të njejtin emër dhe të bashkuar

Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka inspektuar sot në Haraçinë  punimet për kanalin e Haraçinës.

Për mediat Mexhiti tha se Fronti Evropian tashmë Aleanca Kombëtare për Integrim, ka probleme me identitetin.

Sipas tij VLEN është koalicioni i cili mbetet unik, krahasuar me bllokun tjetër politik shqiptar.

“Të tjerët i ndrrojnë emrat. Herë…nuk po i mbaj mend… Fronti Evropian, Fronti Kombëtar, tash AKI… nuk di… ata kanë problem me identitetin. Po bashkohen disa forca politike që në të kaluarën janë përplas keq dhe ju e shihni që është evidente që dikush po largohet nga aty. U largu partia turke e cila ka qenë parti serioze me diku 20 mijë banorë, u largu Menduh Thaçi, të shohim ditëve në vijim. VLEN asnjëherë nuk ka qenë më unik, asnjëherë s’ka qenë më i bashkuar dhe këtë e dëshmojmë edhe me kandidaturat”, deklaroi mes tjerash Mexhiti.

The post Mexhiti: Fronti Evropian tashmë AKI kanë probleme me indentitetin, VLEN mbetet me të njejtin emër dhe të bashkuar appeared first on Telegrafi.

DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër

Nën ndikimin e një mase ajri të lagësht dhe të paqëndrueshme, moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, më i freskët dhe i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm lokalë dhe bubullima.

Siç raportohet nga Departamenti Meteorologjik, proceset do të jenë më intensive me shira më të bollshëm, mbi 15 litra për metër katror. Do të ketë edhe kushte për stuhi me erëra të forta dhe breshër të izoluar.

Nga e marta do të mbizotërojë mot kryesisht i qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturave të ditës.

The post DPHM: Nesër pritet të mbajë mot jostabil, me shi dhe breshër appeared first on Telegrafi.

Angellov: Zjarri në “Jasen” i vështirë për tu shuar

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov tha se gjatë ditës së sotme ka 10 zjarre në hapësirë të hapur.

“Ende është aktiv zjarri në vendin e gjuetisë “Jasen”. Dy zjarre aktive ka në territorin e Komunës së Likovës, në fshatrat Llojan dhe Sllupçan, ku veprojnë zjarrfikësit e Kumanovës. Ka një zjarr aktiv në komunën e Llozovës, ku ndërhyjnë zjarrfikësit e Velesit”, tha Angellov.

“Gjatë natës, nuk lejuam që zjarri në “Jasen” të kalojë një rrugë pyjore, gjë që do ta rrezikonte më tej fshatin Breznicë në anën e Shkupit. Falë ndërhyrjes së anëtarëve të Njësisë për Zbatim të Shpejtë (NJZSH), si dhe disa zjarrfikësve nga Makedonski Brodi dhe punonjësve të “Jasen”-it, kjo vijë zjarri u ndalua, duke vendosur kështu kontroll të plotë mbi njërën nga tre pjesët e këtij zjarri”, tha Angellovi nga terreni.

Angellovi u bëri thirrje qytetarëve, bujqve dhe blegtorëve të jenë shumë të kujdesshëm në periudhën e ardhshme.

The post Angellov: Zjarri në “Jasen” i vështirë për tu shuar appeared first on Telegrafi.

BDI: Premtimet e VLEN-it për 2.500 punësime u kthyen në objekt talljeje, shqiptarët meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe jo manipulime

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj premtimeve të koalicionit VLEN, për 2500 punësime.

Sipas BDI-së, VLEN kontribuoj vetëm që shqiptarët të largohen nga puna dhe të jenë zero në përfaqësim institucional.

Reagimi i plotë:

VLEN mashtroi kur premtoi 2.500 punësime. Realiteti është krejt tjetër: me qindra shqiptarë u larguan nga puna, ndërsa punësimet e reja mund të numërohen në gishta për ndonjë familjar të ndonjërit nga krerët e VLEN-it. Premtimet e tyre u bënë objekt talljeje, aq sa edhe ministri Minçev, e quajti këtë premtim të Izet Mexhitit “Liza në botën e çudirave”, duke i nxjerrë zbuluar në çdo gënjeshtër dhe duke i turpëruar publikisht. Para kësaj, Minçev publikisht pranoi se shqiptarët i kanë zvogëluar në përllogaritje, nga 29,5% në vetëm 24,3%, madje më pak se në vitin 2002 kur ishin 25,17%. Dhe pas këtij manipulimi, OBRM-PDUKM realizoi premtimin parazgjedhor: shfuqizimin e balancuesit. Ata e instrumentalizuan Gjykatën Kushtetuese dhe e hoqën këtë mekanizëm, duke shkelur Kushtetutën, Amendamentin VI që garanton përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si vlerë kushtetuese. Pa balancues, vijon më tej reagimi, shqiptarët u shndërruan në zero në institucionet shtetërore. Shumë institucione shpallën si të padëshiruar shqiptarët. Nuk ka asnjë mekanizëm kontrolli. Premtimet për motrat medicinale në Tetovë u zhdukën pa gjurmë, ligji nuk shihet askund dhe Mickoski ua mbyll gojën publikisht partnerëve të tij shqiptarë sa herë që duan të flasin për punësime. Dhe ata heshtin. Vazhdojnë të heshtin. BDI denoncon mashtrimet e VLEN-it dhe kërkon llogari për çdo vend pune të premtuar dhe të humbur, duke shkelur Kushtetutën. Shqiptarët meritojnë punësim, përfaqësim dhe dinjitet, jo manipulime dhe fshirje nga institucionet. Shtetin mund ta ndërtojmë vetëm bashkë, pa trajtim diferencial ndaj asnjë komuniteti”, thonë nga BDI.

The post BDI: Premtimet e VLEN-it për 2.500 punësime u kthyen në objekt talljeje, shqiptarët meritojnë përfaqësim dinjitoz dhe jo manipulime appeared first on Telegrafi.

PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale

Partia Demokratike Shqiptare nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, teksa këto zgjedhje i pari i partisë, Menduh Thaçi i ka quajtur maskenball.

Vendimi është marrë në Kuvendin qendror dhe është kumtuar për mediat.

“Kuvendi qendror merr vendim që Partia Demokratike Shqiptare të refuzoj të marrë pjesë në këtë maskendball politik të quajtur zgjedhje dhe ne nuk do të kemi kandidat në këtë zgjedhje. Mungesën një dëshire për një dialog substancial të avancimit të drejtave të shqiptarëve e keni kuptuar se PDSH refuzon pjesëmarrjen në këtë qeveri aktuale. Z.Ahmeti me vetëdije është futur dhe i ka marr si aleat dy armiq të përbetuar të PDSH-së që nuk kanë kursyer asgjë që ta dëmtojnë këtë parti dhe kuvendi konstaton se bashkëpunimi me Ahmetin dhe BDI-në është tërësisht i pamundur”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.

Kujtojmë se Thaçi deklaroi ditë më parë se me Ali Ahmetin më nuk kanë raporte politike dhe se bashkëpunimi politik mes tyre nuk vazhdon.

 

The post PDSH nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale appeared first on Telegrafi.

BDI kërkon shkarkimin e tre drejtorëve të VLEN-it: Shkatërruan artin dhe kulturën shqiptare

“Pas skandaleve të rënda dhe dështimeve të turpshme që kanë tronditur opinionin publik dhe kanë shkatërruar besimin në institucionet kulturore shqiptare, Sekretariati për Kulturë kërkon dorëheqjen e menjëhershme, pa asnjë kusht dhe të parevokueshme të këtyre drejtuesve të paaftë dhe të komprometuar: drejtorit të Teatrit të Gostivarit, drejtorit të Teatrit të Tetovës, si dhe drejtorit të Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe”, kështu reaguan sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI thonë se të tre drejtorët kanë dështuar në menaxhimin e mirëfilltë të institucioneve ku janë emëruar.

Reagimi i plotë:

“Shkaqet janë të pamohueshme dhe përbëjnë turp kombëtar:

1. Drejtori i Teatrit të Gostivarit, është kapur publikisht duke punësuar djalin e tij me kontratë për përkthime në instituionin që ai udhëheq. Ky veprim është abuzim flagrant me funksionin publik dhe shkelje e hapur e ligjit. Një drejtues i tillë nuk meriton as edhe një ditë të qëndrojë në krye të institucionit.

2. Drejtori i Teatrit të Tetovës, duke qenë pjesë e Vlenit, në asnjë mënyrë nuk ka kontribuar në ndërtimin e objektit të teatrit dhe bibliotekës re, përkundrazi është ulur buxheti për ndërtimin e objektit për 500%, nga 300 milionë denar në 13 milionë, duke dëshmuar një urretje patologjike ndaj kulturës shqiptare dhe paaftësi totale për të menaxhuar një institucion me përmasa të këtij lloji. Dështim total në realizimin e programit artisitk, asnjë punësim dhe asnjë veprimtari skenike që do sillte rezultate dhe mirënjohje kombëtare dhe ndërkombëtare të Teatrit të Tetovës. Ndërsa postin e tij e ka shëndëruar në bufon politik. Me veprimet dhe mosveprimet e tij, e ka dënuar qytetin e Tetovës me një boshllëk kulturor të papranueshëm. Kjo është tradhti ndaj publikut dhe ndaj artistëve që presin kushte elementare për punë.

3. Drejtori i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Shqipe, ka shkatërruar funksionalitetin e këtij institucioni kombëtar, duke mos arritur të kompletojë ekipën e ansamblit dhe trupën e valltarëve, si dhe nuk ka realizuar programin vjetor të miratuar. Keqpërdorim dhe politizim të skajshëm të institucionit, presione dhe mobing ndaj të punësuarve. Ky mosfunksionim institucional është fyerje e drejtpërdrejtë ndaj trashëgimisë sonë artistike dhe ndaj identitetit kulturor shqiptar.

Qëndrimi ynë i prerë: Këta drejtues kanë kapitulluar përballë përgjegjësive, kanë treguar paaftësi të thellë dhe kanë tradhtuar misionin e institucioneve që udhëheqin. Ata përfaqësojnë një model degradimi, nepotizmi dhe dështimi që nuk ka vend në kulturën shqiptare.

Kërkojmë dorëheqjen e tyre të menjëhershme. Çdo ditë që ata mbeten në poste është një ditë turpi, një ditë më shumë shkatërrim për artin dhe kulturën shqiptare”, thuhet në reagimin e BDI-së.

The post BDI kërkon shkarkimin e tre drejtorëve të VLEN-it: Shkatërruan artin dhe kulturën shqiptare appeared first on Telegrafi.

QMK: 27 zjarre në hapësirë të hapur, 2 zjarre janë aktive, 1 nën kontroll

Gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar nga ora 08:00 e mëngjesit. Prej të cilëve: 2 zjarre janë aktive, 1 nën kontroll dhe 24 të shuara.

Siç informon Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK), aktive janë zjarret në zonën “Jasen” komuna e Makedonski Brodit, ku është përfshirë pylli i përzier, si dhe në fshatrat Lojanë dhe Tabanoc, Komuna e Kumanovës dhe Likovës, ku digjet vegjetacioni i ulët dhe pylli i përzier.

Nën kontroll është zjarri mes fshatrave Rogaçevë, Jazhincë, Oreshje e Poshtme, Komuna e Jegunovcës, ku janë përfshirë kullota dhe pylli i përzier.

Sipas QMK-së, janë shuar zjarret në Komunën Dollnen – f. Debreshtë (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash), Komunën e Tetovës – te stacioni hekurudhor (vegjetacion i ulët), Komunën Vrapçisht – f. Vranovc (vegjetacion i ulët dhe livadhe), Komunën Gostivar – f. Tumçevishte (vegjetacion i ulët) Komunën Likovë – f. Mateç (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash), Komunën e Kumanovës 1 – f. Lopatë (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash) Komunën e Kumanovës 2 – f. Orashc (vegjetacion i ulët dhe mbetje arash), Komunën e Kumanovës 3 – f. Çerkezë (mbetje arash), Komunën Shtip – nyja “Tre Çezma” (mbetje arash), Komunën Strugë – afër qytetit (plantacione lajthish), Komunën Kërçovë 1 – f. Oslomej (mbetje arash), Komunën Kërçovë 2 – f. Bërzhdan (mbetje arash), Komunën Krushevë – f. Norovë (deponi), Komunën Kisella Vodë – rr. Sasa (vegjetacion i ulët), Komunën Shuto Orizarë – rr. Jordan Pop Jordanov (vegjetacion i ulët), Komunën Ilinden – f. Ilinden (deponi), Komunën Bogovinë – f. Bogovinë (vegjetacion i ulët), Komunën Ohër – f. Lubanishtë (vegjetacion i ulët), Komunën Staro Nagoriçanë 1 – f. Mlado Nagoriçanë (vegjetacion i ulët), Komunën Staro Nagoriçanë 2 – f. Rugjinc (pyll me shkurre të ulëta dhe vegjetacion i ulët), Komunën Kriva Pallankë – lagjja “Edinstvo” (mbeturina), Komunën Butel 1 – f. Lubanc (vegjetacion i ulët dhe shkurre), Komunën Butel 2 – rruga e Lubotenit (vegjetacion i ulët dhe shkurre), Komunën Karposh – rr. Skupi bb (mbeturina).

The post QMK: 27 zjarre në hapësirë të hapur, 2 zjarre janë aktive, 1 nën kontroll appeared first on Telegrafi.

Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj

Me rastin e 18 Gushtit, Ditës së Armatës, sonte nga ora 19:00 në kazermën “Ilinden” do të bëhet qitje nderi artilerie me shkrepje të 10 togave nga 6 topa të batalionit të artilerisë së Armatës.

Siç informon Armata, më parë, në orën 18:00, do të kryhet një provë artilerie e qitjes me një breshëri të vetme.

Qitja nderi e artilerisë do të kryhet nga një njësi e batalionit të artilerisë së Armatës.

“Qitja e artilerisë si pjesë e detyrimeve protokollare të Armatës për shënimin e festave është pjesë e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e 18 gushtit, Ditës së Armatës”, deklaron Armata.

The post Armata e Maqedonisë sot shënon ditën e saj appeared first on Telegrafi.

VLEN: Bujar Osmani nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin, ai dëshiron vetëm kthimin në pushtet

Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media thonë se Bujar Osmanit nuk i intereson  Çairi pasi për 20 vite ka ndërtuar vetëm karrierën e tij politike.

“Për 20 vite me radhë, Bujar Osmani ndërtonte karrierë politike, por nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin. Sot, ai bën sikur i intereson Çairi. Për dy dekada, Osmani ka qenë në funksionet më të larta shtetërore, por asnjë qytetar i Çairit nuk ka ndjerë mbështetje apo ndihmë nga ai. Sot shohim vetëm lojëra dhe fjalë boshe. Programe dhe plane shpall një njeri që për dy dekada nuk ka lënë asnjë gjurmë në Çair. Libër i zbrazët”, thonë nga VLEN.

Nga VLEN thonë se Bujar Osmani nuk është kandidat i Çairit, ai është kandidat për karrierën e tij.

“Ai kërkon mbështetje nga Çairi, jo për Çairin, por që të kthehet përsëri në pushtet. Nëse dëshiron të mësojë çfarë është Çairi, le të ecë nëpër rrugët e tij dhe të shohë gjendjen e vërtetë. Qytetarët e Çairit nuk duan më politikanë me fjalë boshe, karrieristë, por duan përkushtim, punë të vërtetë dhe rezultate konkrete. Jo vetëm që nuk solli projekte për Çairin, por Osmani as nuk shuan dot egon e tij personale. Përjashton edhe atë rini të pakët që ka mbetur në BDI, duke e përdorur si shtizë për flamuj partiakë e jo si potencial për ndryshim. Sot, ajo rini është larguar prej tij dhe është rreshtuar fuqishëm pas Izet Mexhitit dhe VLEN-it, sepse aty gjen vizion, perspektivë dhe respekt. Çairi ka nevojë për punë dhe zhvillim, jo për një politikan që për 20 vite e ka parë këtë komunë vetëm si shkallë për karrierë personale.” theksohet në komunikatën e VLEN-it.

The post VLEN: Bujar Osmani nuk ndërtoi asnjë projekt për Çairin, ai dëshiron vetëm kthimin në pushtet appeared first on Telegrafi.

Mickoski: Në gjysëm e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind

Në gjysmën e parë të vitit 2025, numri i turistëve në Maqedoni është rritur për 13,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i turistëve të huaj është rritur për 19,7 për qind në vitin 2025 në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024. Numri i turistëve vendas është ulur për 2,5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai shkruan se në të njëjtën periudhë të vitit 2025, ka për 8,5 për qind më shumë bijtje të realizuara krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2024

“Maqedonia jonë është e bukur, nëse numri i turistëve të huaj rritet me nivel prej 20 për qind në vit dhe gjejnë një arsye për të vizituar qytetet dhe fshatrat e Maqedonisë, liqenet dhe malet e Maqedonisë, për të shijuar kuzhinën dhe verërat e mrekullueshme tradicionale të Maqedonisë, atëherë kjo është arsye e mjaftueshme që të gjithë së bashku të shijojmë bukuritë e Maqedonisë”, shkruan kryeministri Mickoski në Fejsbuk.

The post Mickoski: Në gjysëm e parë të vitit 2025, turizmi në Maqedoni ka regjistruar rritje prej 13,5 për qind appeared first on Telegrafi.

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk kaluan, ASH-Sela: U konfirmua që kjo qeveri nuk e ka shumicën e Badinterit

Pas seancës parlamentare në të cilën nuk kaluan ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat duhej të rregullohet se çfarë përqindjeje të nënshkrimeve nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të Njësisë Zgjedhore (NjZ) duhet të mbledhin kandidatët e pavarur për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale, reaguan nga Aleanca për Shqiptarët.

Kjo parti informoi se për ndryshimet dhe plotësimet “për” votuan vetëm 11 deputetë nga komunitetet jo shumicë, ndërsa 18 votuan kundër.

Siç thekson ASh, u konfirmua se kjo qeveri nuk ka shumicë të Badinterit.

“Sot në Kuvend, institucionin më të lartë ligjvënës në vend që ndryshe njihet si “shtëpia e qytetarëve”, u konfirmua edhe zyrtarisht ajo që ne e themi tani e një vit. Kjo Qeveri nuk ka legjitimitet etnik, nuk i përfaqëson të gjithë qytetarët dhe të gjitha bashkësitë etnike, por është një Qeveri monoetnike qe tenton të shkel dhe diskriminojë të tjerët e veçanërisht shqiptarët. Gjatë votimit të ndryshimeve të Kodit Zgjedhor propozimi i kësaj Qeverie mori vetëm 11 vota nga deputetët e bashkësive jo shumicë, ndërsa 18 votuan kundër. Ky është edhe një konfirmim zyrtar se kjo Qeveri nuk ka shumicën e Badinterit dhe se dëshiron të funksionojë pa njërën nga shtyllat kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës në fuqi. Ju bëjmë thirje partive shqiptare në Qeveri që të largohen nga ky vasalitet, të lexojnë drejtë vullnetin e shqiptarëve dhe të pranojnë faktin se nuk kanë legjitimitetin e duhur për të qëndruar aty ku janë, të nënshtruar e turpëruar për çdo ditë”, shkruan Aleanca për Shqiptarët.

The post Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nuk kaluan, ASH-Sela: U konfirmua që kjo qeveri nuk e ka shumicën e Badinterit appeared first on Telegrafi.

Tripunovski: Shpallet thirrja për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Cvetan Tripunovski bëri të ditur se sot është shpallur thirrje për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore.

Ministri Tripunovski përmes profilit të tij në Fejsbuk, për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva e mallrave.

“Sot është shpallur konkursi për blerjen me grurë për rezervat shtetërore. Për herë të parë në Maqedoni, do të blihet gruri i Maqedonisë për rezerva shtetërore – 9.000 tonë grurë merkantil nga prodhimi i vitit 2025, me çmim prej 13 denarë për kilogram (pa TVSH). Vazhdojmë të punojmë për mbështetje edhe më të madhe të bujqësisë”, thekson ministri.

The post Tripunovski: Shpallet thirrja për blerjen e grurit vendas për rezervat shtetërore appeared first on Telegrafi.

VLEN: PDT dhe PDSH nuk janë më pjesë e Frontit Evropian, kjo dëshmon se ai koalicion po shpërbëhet

Koalicioni VLEN përmes një komunikate për media thonë se Fronti Evropian i BDI-së po shpërbëhet.

“BDI po përjeton erozionin më të madh politik që nga formimi i ashtuquajturit “Front Europian”. Dy nga partitë më të rëndësishme që në zgjedhjet parlamentare ishin pjesë e këtij koalicioni, Partia Demokratike e Turqëve (PDT) dhe Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) tashmë nuk janë më me BDI-në”, thonë nga VLEN.

“Më 14 gusht 2025, Partia Demokratike e Turqëve zyrtarisht njoftoi se po largohet nga koalicioni “Fronti Europian” dhe se në zgjedhjet lokale të 19 tetorit nuk do të garojë bashkë me BDI-në. Kjo vendim do të thotë se komuniteti turk, i cili në mars 2024 ishte futur në frontin e Ali Ahmetit, tani distancohet dhe zgjedh rrugën e vet. Vetëm një ditë më vonë, më 15 gusht 2025, PDSH publikisht bëri të ditur se negociatat me Ali Ahmetin kanë dështuar dhe se PDSH nuk do të garojë së bashku me BDI-në, as nuk do të jetë pjesë e ndonjë marrëveshjeje të përbashkët. Me këtë, edhe një nga partitë më të vjetra shqiptare vendosi të largohet nga skena politike e BDI-së. Këto janë fakte që tregojnë se BDI po humb mbështetjen e partive që e mbajtën në zgjedhjet parlamentare. Tashmë është e qartë se BDI as nuk mund të bashkojë, as nuk mund të fitojë. Nga BDI po largohen të gjithë ata që nuk janë të shantazhuar nga Ali Ahmeti, ata që nuk duan të jenë në shoqërinë e politikanëve të korruptuar dhe ata që nuk duan të jenë pjesë e një politike të gabuar. BDI prej kohësh e ka humbur besueshmërinë tek qytetarët, ndërsa tani po e humb edhe tek partnerët e vet. “Fronti Europian”, i cili shitej si një forcë unifikuese, sot është simbol i shpërbërjes, mosbesimit dhe dobësisë politike. VLEN edhe një herë konfirmon se e ardhmja është në politikën e ndershme, hapje dhe punë për qytetarët, e jo në shantazhe, korrupsion dhe interesa personale”, thuhet në reagimin e VLEN-it.

The post VLEN: PDT dhe PDSH nuk janë më pjesë e Frontit Evropian, kjo dëshmon se ai koalicion po shpërbëhet appeared first on Telegrafi.

Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndaloi punën për pak kohë, pas një alarmi për bombë.

Sipas informacioneve nga MPB, sot (16.08.2025) në orën 02:41 në numrin e urgjencës 112 është marrë një lajmërim për një bombë të vendosur në një avion që duhej të nisej drejt Turqisë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, njësitë speciale të policisë dhe ekipi antiterrorist kryen kontrolle të hollësishme. Pas verifikimeve është konstatuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë, ndërsa nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese.

Rreth orës 06:00, aeroporti rifilloi punën e rregullt dhe fluturimet vazhduan pa pengesa.

The post Alarmi i rremë për bombë ndërpreu funksionimin e Aeroportit të Shkupit appeared first on Telegrafi.

LAMM: Prej 30 deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi

Në pikën kufitare “Tabanoc” këtë mëngjes, koha e pritjes për të dalë nga vendi është rreth 30 minuta, ndërsa në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është rreth 40 minuta, njoftoi Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në pikat e tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje ose dalje nga vendi.

Nga LAMM informojnë se për shkak të një zjarri në Parkun Nacional Jasen, rruga rajonale R1106 Makedonski Brod – Shkup është e mbyllur për të gjitha llojet e automjeteve.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

The post LAMM: Prej 30 deri në 40 minuta pritje në vendkalimet kufitare për hyrje dhe dalje nga vendi appeared first on Telegrafi.

❌