Reading view
Ndërtimet pa leje në Theth, Mahmutaj: Rama po rregullon me ligj kaosin e nxitur nga politika
Gazetari Fatos Mahmutaj, i ftuar në emisionin “Ora e Fundit” në Abc News, ka komentuar situatën me ndërtimet pa leje në zonën turistike të Thethit, duke e cilësuar si një “katrahurë” të ndërtuar mbi mungesën e zbatimit të ligjit dhe përfitimin nga fushatat zgjedhore.
Sipas tij, shumë qytetarë kanë zgjedhur rrugën e shkurtër për të ndërtuar ilegalisht, duke përfituar nga periudha e qetësisë institucionale gjatë zgjedhjeve. Mahmutaj thekson se qeveria, përmes nismave të rilindjes urbane, po përpiqet të legalizojë këtë realitet me mjete ligjore, një rrugë që ai e cilëson të vështirë, por të domosdoshme në funksion të integrimit europian dhe reformimit të administratës lokale.
“Ndërtimet pa leje në Theth, Rama po rregullon me ligj parregullsitë. Njerëzit zgjodhën rrugën e shkurtër duke bërë ndërtime pa leje. Njerëzit përfituan nga fushata zgjedhore, duke e ditur që gjatë fushatën nuk bëhen lëvizje, dhe marrë shkas nga kjo kanë ndërtuar në mënyrë të paligjshme, në formën e një katrahurë. Kemi Shqipërinë e viteve të fundit që ka pasur një bum turizmi dhe pse mos të investojmë në formën e duhur, të ligjshme. Rilindja urbane, Rama ka zgjedhur një rrugë të vështirë, nuk po them që është e padrejtë. Ai po kërkon një frymë të re.
Rruga që ka zgjedhur që Rama është i vështirë, por mendoj që pas shtatorit do të kemi zhvillime të reja dhe Shqipëria ka aspirata për të shkuar në BE. E mira është që rinovohet gjithçka, populli thotë që uji që qëndron qelbet, pra le të rrjedhe dhe le të qarkullojnë funksionarët që nga niveli qendror dhe nga niveli lokal. Deri tani kishim qoka, nuk kishim as votime dhe as emërime nëpër bashki dhe komuna, të cila ulnin performancën në nivelin më të ulët të mundshëm. Berisha ka dashur gjithmonë përçarje të Shqiptarëve, këtë ka dashur gjithmonë. Berishës i ka ikur koha, nuk duhet marrë në konsideratë”, tha gazetari./abcnews.al
Rinumërimi dhe farsa e doktorit mbaroi/ Kara: Mospranimi i humbjes, thelb i berishizmit. Zgjedhjet, më të mirat e realizuara
Rinumërimi i votave për qarkun e Durrësit përfundoi me një disfatë tjetër për PD. Jo vetëm që nuk u vërtetua farsa elektorale e Berishës, por rinumërimi zbuloi që PD I ishin shtuar vota padrejtësisht.
Për avokatin Romeo Kara, zgjedhjet e 11 majit kanë qenë ndër zgjedhjet më të mira të realizuara ndonjëherë dhe se për Berishën qëndrimi i tij postzgjedhor është retorikë që përbën thelbin e berishizmit. Më tej, Kara kritikoi Kodin Zgjedhor duke thënë se nuk i jep të drejtë të plotë sovranitetit të shqiptarëve.
“Kjo është një retorikë që përbën thelbin e berishizmit, mospranimin e humbjes. Ka qenë e përgatitur, të dyja palët e kanë ditur kush fiton ose jo dhe të dy janë përgatitur për periudhën postzgjedhore. Berisha ka një retorikë të egër, por është i qetë në pazar me mazhorancën dhe nuk do e lërë në heshtje miratimin e kodit zgjedhor. Dhe pazaret e tjera për të cilin është akuzuar dhe shpresoj që SPAK të zgjohet nga gjumi.
Mendoj që nuk e kemi lënë në dorë të Berishës certifikimin e zgjedhjeve. Zgjedhjet janë më të mirat që janë bërë deri më tani, por në thelb është që ky Kod Zgjedhor nuk i jep të drejtën e plotë sovranitetit të shqiptarëve dhe ka gjëra të tjera për të cilat Berisha nuk flet. “ / abcnews.al
‘Rama shkundi Bashkinë e Tiranës’, Muça: Veprimet e kryeministrit, nismë për zgjedhjet vendore 2027
Gazetari Flogert Muça, i ftuar në edicionin ‘Ora e Fundit’, komentoi takimin e Ramës me përfaqësuesit e Bashkisë së Vlorës dhe më pas të Tiranës. Sipas gazetarit Muça, lëvizjet e fundit të Ramës përkojnë me fillimin e fushatës për zgjedhjet e vitit 2027. Më tej, ai shtoi se kryeministri po i jep vëmendje çdo qyteti dhe se përsa kohë je në terren duke inventarizuar problemet, ke hyrë në fushatë zgjedhore.
“Lëvizjet e fundit të Ramës duke mbledhur të gjithë përfaqësuesit më duket një fillim fushate për zgjedhjet e vitit 2027. Përveç faktit që ka marrë shumë seriozisht 83 mandate, ai ka kërkuar nga të gjithë që të dalin në terren dhe të evidentojnë me inventar problematikë.
Është një nisje e fushatës për zgjedhjet vendore. Ai sot ka mbledhur deputetë të bashkisë Kamëz, Rrogozhinë etj por vë re që Rama është i fokusuar në të gjitha bashkitë. E para për të përmirësuar cilësinë e jetës, dhe nga ana tjetër duke qenë në terren eventualisht ke hyrë në fushatë. Kryeministri po i jep vëmendje çdo qyteti.” / abcnews.al
“Rinumërimi (dhe loja mbaroi)/ Rada: U faktua se nuk kishte asnjë “tren bullgar”
Gazetari Ardit Rada në një intervistë në “Edicioni i Fundit” në ABC News, komentoi procesin e rinumërimit të votave, duke u ndalur edhe te deklaratat e ish-kryeministrit Berisha, i cili ka akuzuar për manipulime të zgjedhjeve.
Gjatë intervistës, Rada u shpreh kritik ndaj Berishës, duke thënë se rinumërimi i Tiranës, vërtetoi se nuk ka asnjë “tren bullgar”, siç edhe kishte pretenduar Berisha.
Gjithashtu shtoi se asnjë komisioner i PD nuk ka folur për manipulim votash.
“Berisha dita ditës pritet të shfaqet me fantazi të reja, por rinumërimi i Tiranës faktoi se nuk ka asnjë tren bullgar. Teknikisht asgjë nuk ndodh nga ato që pretendon Berisha. Por ai është misioni i Berishës. Akuzat e tij, janë fantazi dhe besoj se do të nisë të shfrenohet deri ditën që do marrin pushimet. Kishte edhe një akuzë tjetër që Edi Rama dhe qeveria me valixhe diplomatike transportojnë drogë, kjo ishte tejet qesharake.
/abcnews.al/