Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përzgjedhja e mentorëve në Shkollën e Magjistraturës shkakton debat në KLP

Diskutimi në Këshillin e Lartë të Prokurorisë i një projektvendimi për praktikën profesionale të kandidatëve për prokurorë në vitin akademik 2025-2026 të Shkollës së Magjistraturës, u kthye në një debat mëngjesin e së mërkurës mes dy anëtarëve të Komisionit për Zhvillimin e Karrierës, prokurorëve Ledina Riza dhe Sokol Stojani. Megjithëse kjo pikë ishte parashikuar e […]

The post Përzgjedhja e mentorëve në Shkollën e Magjistraturës shkakton debat në KLP appeared first on Reporter.al.

Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë vendosi të mërkurën më 30 korrik deklarimin fajtor të ish-kryetarit të Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për shpërdorim detyre të kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim, si dhe dënimin e tij me 2 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar prej nga përfiton […]

The post Jorgo Goro dënohet për herë të dytë për pronat në bregdet appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen 9.3 milionë euro pasuri të grupit të kontrabandës së cigareve

Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 29 korrik sekuestrimin e pasurive që lidhen me të hetuarit për kontrabandimin në vendet e Bashkimit Evropian të cigareve të prodhuara në Shqipëri nga kompania Albanian Tabak Fabrika e re e Cigareve”, shoqëri që deri në fillim të këtij viti zotërohej nga […]

The post Sekuestrohen 9.3 milionë euro pasuri të grupit të kontrabandës së cigareve appeared first on Reporter.al.

Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK

Gjykata Kushtetuese njoftoi më 29 korrik se kishte konstatuar cënim të lirisë dhe fshehtësisë së korrespondencës në praktikën e ndjekur nga Prokuroria e Posaçme, SPAK, në sekuestrimin e një telefoni celular dhe urdhëroi asgjësimin e kopjeve të korrespondencës dhe të dhënave personale që nuk lidhen me objektin e hetimit penal. Vendimi u mor mbi bazën […]

The post Gjykata Kushtetuese i vë kufij praktikës së sekuestrimit të telefonit nga SPAK appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Tiranës, Eranda Laze. Sipas Kolegjit, është I drejtë pretendimi i institucionit të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Laze dhe bashkëshorti i saj janë në pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokuroren Eranda Laze appeared first on Reporter.al.

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Genci Mane. Kryesuesja e trupit gjykues të KPA, Mimoza Tasi lexoi në mënyrë të përmbledhur argumentet e vendimarrjes për shkarkimin e Manes, duke e konsideruar atë të papërshtatshëm për të vijuar detyrën. Ashtu si […]

The post KPA shkarkon nga detyra prokurorin Genci Mane appeared first on Reporter.al.

SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 29 korrik përfundimin ndaj katër shtetasve të akuzuar për korrupsion aktiv e pasiv në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021, si dhe dërgimin e kësaj çështje në gjykatë për kalimin në gjykim. Në njoftim bëhet me dije se të pandehurit Ndoc […]

The post SPAK kërkon gjykimin e katër personave për korrupsion në zgjedhje appeared first on Reporter.al.

SPAK përfundon hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka përfunduar hetimet ndaj ish-presidentit Ilir Meta, njëherazi kryetar i Partisë së Lirisë dhe ish-bashkëshortes së tij, Monika Kryemadhi, të cilët akuzohen për vepra penale të korrupsionit. I pandehur për këtë çështje është marrë disa muaj më parë edhe ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho, të […]

The post SPAK përfundon hetimet ndaj Metës dhe Kryemadhit appeared first on Reporter.al.

SPAK sekuestron disa pasuri të grupit të trafikut të kokainës

Prokuroria e Posaçme njoftoi të hënën sekuestrimin e pasurive të një biznesmeni, i cili po hetohet si një prej anëtarëve të grupit të strukturar kriminal për transferimin e parave të përfituara nga shitja dhe trafikimi lëndëve narkotike, nga Zvicra drejt Shqipërisë. Po ashtu, janë sekuestruar dhe pasuritë e zotëruara në mënyrë indirekte prej tij. Sipas […]

The post SPAK sekuestron disa pasuri të grupit të trafikut të kokainës appeared first on Reporter.al.

Dërgohen për gjykim gjashtë persona që akuzohen për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj gjashtë personave të akuzuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal që kryente trafik armësh zjarri dhe municionesh drejt Mbretërisë së Bashkuar. Dosja penale ndaj të pandehurve Adulla Hoxhaj, Almir Gjidiaj, Admir Tutaj, Alban […]

The post Dërgohen për gjykim gjashtë persona që akuzohen për trafik armësh drejt Mbretërisë së Bashkuar appeared first on Reporter.al.

Sekuestrohen pasuritë e shumta të ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça

Pasuritë e shumta të ish-ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Doha të Katarit, Edmond Çaça dhe të bashkëshortes së tij, janë gjetur të pajustifikuara me burime të ligjshme nga një hetim i kryer prej Prokurorisë së Tiranës dhe janë sekuestruar. Sipas njoftimit të prokurorisë, në vitin 2019 ka filluar hetimi ndaj Çaças, bazuar në një […]

The post Sekuestrohen pasuritë e shumta të ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça appeared first on Reporter.al.

“Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të premten më 25 korrik përfundimin e hetimeve ndaj avokates Erida Lazimi dhe biznesmenit Astrit Vladi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm tek një gjyqtar i Gjykatës së Tiranës, për të favorizuar të pandehurit e dosjes së njohur si “Toyota Auris”. Sipas […]

The post “Toyota Auris”, avokatja Erida Lazimi dhe biznesmeni Astrit Vladi dërgohen për gjykim për ndikim tek gjyqtari çështjes appeared first on Reporter.al.

KLP paragjykon vendimmarrjen e ILD-së për prokuroren Elsa Gjeli

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP ka shmangur në dy mbledhjet plenare të fundit, më datat 11 dhe 16 korrik, të shqyrtojë kërkesën e prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli për ta mbrojtur ndaj sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj saj, lidhur me mosfillimin e hetimit për një kallëzim të kryer për ndërtimet në Theth, megjithëse […]

The post KLP paragjykon vendimmarrjen e ILD-së për prokuroren Elsa Gjeli appeared first on Reporter.al.

Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 24 korrik me bisedimet përfundimtare në çështjen e vetingut të prokurorit të Fierit Genci Mane. Prokurori Adnan Xholi që përfaqëson në këtë proces drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, u qëndroi shkaqeve të ankimit në të tre kriteret e rivlerësimit, pasurisë, figurës dhe profesionalizmit dhe […]

The post Drejtuesi i SPAK kërkon shkarkimin e prokurorit Genci Mane appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të mërkurën më 23 korrik vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Hysen Ajasllari. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i Kolegjit i kryesuar nga Albana Shtylla, me relator Sokol Çomo dhe anëtare Ina Rama, Natasha Mulaj e Rezarta […]

The post KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Hysen Ajasallari appeared first on Reporter.al.

KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimmarrjen për lënien në fuqi të vendimit të Komisionit, për shkarkimin e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea, e cila nuk e ushtron funksionin prej vitit 2016, kur u akuzua për korrupsion dhe u dënua një vit më vonë me 4 vjet […]

The post KPA lë në fuqi vendimin e shkarkimit për ish-gjyqtaren Majlinda Andrea appeared first on Reporter.al.

Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 23 korrik vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurores së Vlorës, Flora Çela, për cënim të besimit të publikut për shkjak të mangësive të përsëritura në hetimin e disa çështjeve, ku më kryesorja u konsiderua ajo lidhur me kapjen e 16 tonëve cannabis sativa në […]

The post Prokurorja Flora Çela shkarkohet nga detyra appeared first on Reporter.al.

Prokurori Kledian Llaho parashtron pretendimet e tij në KPA

Të mërkurën më 23 korrik, prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, paraqiti në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA parashtrimet lidhur me çështjen e vetingut të tij. Ligjërimin e tij për më shumë se dy orë, Llaho e ndau në tre pjesë, në qëndrimet që kishte ndaj ankimit të kryer prej Komisionerit Publik, Fklorian Ballhysa ndaj […]

The post Prokurori Kledian Llaho parashtron pretendimet e tij në KPA appeared first on Reporter.al.

Tuneli 19 milionë euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike

Vendimi u shpall të martën nga trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, me anëtarë Rudina Palloj dhe Erjon Çela, të cilët vendosën shpalljen e fajësisë vetëm për ish-drejtoreshën e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato, si dhe për tre anëtarë të grupit të punës në ARRSH – Simon Prendi, Erdit Salillari dhe Elona Gogo. […]

The post Tuneli 19 milionë euro i Skërficës, katër zyrtarë të ARRSH-së dënohen me punë publike appeared first on Reporter.al.

Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK njoftoi të martën më 22 korrik përfundimin e hetimeve ndaj 27 zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, UBT, mes tyre dhe akademike e dy zv.rektorët, që akuzohen për shkelje në procedurat e tenderave, si dhe ndaj dy përfaqësuesve të shoqërisë “Krijon” sh.p.k.. Zyrtarët e Universitetit […]

The post Drejtuesit dhe akademikët e Universitetit Bujqësor dërgohen për gjykim për abuzim me tenderat appeared first on Reporter.al.

❌