❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një valë e re entuziazmi nga investitorët e thjeshtë po ndryshon rrënjësisht tregjet financiare

Aksionet meme. Fajin e kanĂ« aplikacionet dhe investitorĂ«t amatorĂ« (tĂ« quajtur “DORKs”), jo ndihmat direkte financiare, shkruan The Economist
 
Një valë e re tregtie nga investitorët e vegjël po riformëson tregjet financiare. Fajin e kanë teknologjia dhe investitorët e vegjël, jo ndihmat e pandemisë 
Investitorët kanë dobësi për akronimet. Kohët e fundit, ata kanë përqafuar tregtinë TACO (Trum...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Një valë e re entuziazmi nga investitorët e thjeshtë po ndryshon rrënjësisht tregjet financiare appeared first on Revista Monitor.

Italia fuqizon ekonominë ushtarake

Tregtia e armëve nuk është më vetëm çështje industriale apo gjeopolitike, ajo mbetet një strukturë ekonomike që përfshin qeveritë dhe territoret, një sistem i konsoliduar, në rritje, që funksionon dhe lëviz miliarda. Mbetet e vështirë të dallosh ku mbaron prodhimi, cili është qëllimi dhe strategjia ushtarake që do të ndiqet.
 
MSc Roland Tashi, Ekspert i çështjeve të sigurisë
ËshtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme t...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Italia fuqizon ekonominë ushtarake appeared first on Revista Monitor.

Dëshironi një pagë më të lartë? Qëndroni në vendin aktual të punës

Ngadalësimi i tregut të punës në SHBA është lajm i keq për ata që kërkojnë të lëvizin, shkruan The Economist
 
Për vite me radhë, tregu i punës në SHBA ka shpërblyer ata që nuk qëndrojnë gjatë në një vend.
Këshilla më e sigurt për të marrë një pagë më të mirë ka qenë të ndërroni punë çdo një apo dy vjet, duke kaluar nga një vend pune në tjetrin që paguan pak më shumë.
Ekspertët e karrierës në TikT...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Dëshironi një pagë më të lartë? Qëndroni në vendin aktual të punës appeared first on Revista Monitor.

Universitetet e falimentuara të Mbretërisë së Bashkuar po kërkojnë modele më të lira

Mësim me fokus tek efikasiteti. Ata nuk kanë arritur të përshtaten me kërkesat e tregut të gjerë, shkruan The Economist
 
Ndërsa viti akademik në Britani ka përfunduar, universitetet ndodhen në një krizë financiare më të thellë se një student që ka shpenzuar gjithçka gjatë pushimeve verore.
Zyra për Studentët, një organ rregullator, vlerëson se katër në dhjetë universitete po operojnë me humb...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Universitetet e falimentuara të Mbretërisë së Bashkuar po kërkojnë modele më të lira appeared first on Revista Monitor.

Hyrjet e të huajve, janar-qershor 2025

Vizitorët e huaj që hynë në territorin shqiptar shënuan një rritje 7% në muajin qershor krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë.
Shifrat zyrtare të Institutit të Statistikave për Lëvizjen e Shtetasve konfirmojnë një ecuri pozitive të sektorët edhe pse rritja është ngadalësuar dukshëm në raport me rritjen që shënoi një vit më parë.
Qershori i 2024-s regjistroi një rritje 23% krahasuar me 2...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Hyrjet e të huajve, janar-qershor 2025 appeared first on Revista Monitor.

IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar?

Rritja e përdorimit të ChatGPT dhe rivalëve të tij po rrezikon ekuilibrin ekonomik mbi të cilin u ndërtua interneti, shkruan The Economist
 
Në fillim të vitit të kaluar, Matthew Prince nisi të merrte telefonata shqetësuese nga drejtues të kompanive të mëdha mediatike. Ata i thanë se po përballeshin me një kërcënim të ri serioz në internet.
“I pyeta, ‘Mos janĂ« koreanoveriorĂ«t?’”, kujton ai. “...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar? appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, projektligji për Euron rrezikon tregun e lirë

Shoqata e Tregtarëve të Produkteve Joushqimore (NFTA) ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Adoptimin e Euros në Republikën e Bullgarisë, duke kritikuar mungesën e konsultimeve publike dhe procesin e përshpejtuar legjislativ.
Organizata paralajmëron për pasoja serioze në ekonominë bullgare dhe për shtimin e pasigurisë në treg.
Shqetësimi kry...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, projektligji për Euron rrezikon tregun e lirë appeared first on Revista Monitor.

Bullgari, rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte

Investimet e Huaja Direkte (FDI) në Bullgari arritën në 1.4 miliardë euro në maj të vitit 2025, duke shënuar rritje të konsiderueshme me 46.9% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Lajmi u raportua nga agjencia BGNES, duke iu referuar të dhënave nga Ministria e Inovacionit dhe Rritjes dhe Banka Kombëtare Bullgare.
Për krahasim, në maj të vitit 2024, vlera totale e FDI ishte 948 milionë ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Bullgari, rritje pothuajse 50% e Investimeve të Huaja Direkte appeared first on Revista Monitor.

Serbia, 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT

Serbia parashikon që eksportet nga sektori i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) të arrijnë në 5 miliardë euro gjatë vitit 2025, pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga drejtuesit e industrisë pas vendimit të qeverisë, për të ndërprerë skemën e incentivave për punësimin e profesionistëve të huaj.
Ana Brnabić, presidente e Kuvendit KombĂ«tar, deklaroi nĂ« rrjetin social X se eksporte...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Serbia, 5 miliardë euro eksporte në sektorin e ICT appeared first on Revista Monitor.

Të huajt vijnë më së shumti në Serbi për trajtime dentare dhe kirurgji estetike

Turizmi shëndetësor në Serbi është rritur ndjeshëm vitet e fundit.
Sipas të dhënave të sektorit dhe vlerësimeve nga shoqatat profesionale, çdo vit e vizitojnë vendin nga 40,000 deri në 60,000 pacientë të huaj, kryesisht për trajtime dentare, kirurgji estetike, rehabilitim dhe procedura ortopedike.
Shumica e tyre vijnë nga vende ku ka një diasporë të madhe serbe, si Gjermania, Zvicra, Austria, SHBA...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Të huajt vijnë më së shumti në Serbi për trajtime dentare dhe kirurgji estetike appeared first on Revista Monitor.

“Duhet kaluar nga pĂ«rvoja verore nĂ« karrierĂ« afatgjatĂ«

Flet Erion Muça, ekspert punësimi
 
Sipërmarrjet turistike, sidomos ato në zonat bregdetare, mbështeten në punonjës të përkohshëm për të përmbushur nevojat e ndryshme, nga shërbimet në restorante dhe hotele, deri te mirëmbajtja e infrastrukturës.
Sipas Erion Muçës, ky lloj punësimi nuk është vetëm një mënyrë për të përballuar valën e turistëve, por edhe një mundësi për shumë të rinj, kryesish...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Duhet kaluar nga pĂ«rvoja verore nĂ« karrierĂ« afatgjatĂ« appeared first on Revista Monitor.

Punë verore, e ardhme e pasigurt

Punësimi sezonal po merr gjithnjë e më shumë rëndësi në Shqipëri, sidomos në sektorin e turizmit, duke u bërë një shtyllë thelbësore e ekonomisë dhe një mundësi për të rinjtë që të fitojnë përvojë dhe të ndërtojnë karrierë. Por, ky fenomen sjell edhe sfida serioze për formalizimin, mbrojtjen dhe motivimin e punonjësve, të cilat kërkojnë vëmendje dhe veprime të koordinuara nga institucionet dhe biz...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Punë verore, e ardhme e pasigurt appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, me nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon

Sipas raportit të Balkan Barometer 2024, Shqipëria ka nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon, me një përqindje të konsiderueshme të bizneseve që kanë më pak se 5% të shitjeve të tyre të realizuara përmes internetit.
Sipas sondazhit, 81% e bizneseve në Shqipëri raportojnë se më pak se 5% e shitjeve të tyre realizohen online. Kjo është dukshëm më lartë se mesatarja rajonale prej 60%.
Kosova ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Shqipëria, me nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon appeared first on Revista Monitor.

“Nga sfida e informalitetit, te rritja e shpejtĂ« dhe konkurrenca ndĂ«rkombĂ«tare”

Flet Valer Pinderi, kryetar i Shoqatës Shqiptare të Tregtisë Elektronike
 
Në dy vitet e fundit, tregtia elektronike në Shqipëri ka kaluar një fazë transformimi që po ndryshon thelbësisht mënyrën e blerjes online në vend.
Pas një periudhe ku platforma të ndryshme e-commerce funksiononin kryesisht në mënyrë të parregullt dhe të fragmentuar, vitet e fundit kanë sjellë hyrjen e lojtarëve seriozë dhe ...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Nga sfida e informalitetit, te rritja e shpejtĂ« dhe konkurrenca ndĂ«rkombĂ«tare” appeared first on Revista Monitor.

“Nga pandemia tek automatizimi, si po rritet me ritme tĂ« shpejta tregu i blerjeve online”

Flet Denis Dragoni, Drejtor i Zhvillimit të Biznesit pranë Albanian Courier
 
Në dy vitet e fundit, tregtia elektronike në Shqipëri ka njohur rritje të ndjeshme, duke reflektuar ndryshimet e shpejta në sjelljen e konsumatorit dhe zhvillimet teknologjike që kanë përmirësuar infrastrukturën e shërbimeve postare.
NĂ« kĂ«tĂ« intervistĂ« pĂ«r “Monitor”, Denis Dragoni, Drejtor i Zhvillimit tĂ« Biznesit p...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post “Nga pandemia tek automatizimi, si po rritet me ritme tĂ« shpejta tregu i blerjeve online” appeared first on Revista Monitor.

Biznesi i “ftohtĂ«â€ i akullores

Edhe pse prodhimi vendas i akullores është rritur në vitin 2024, tregu shqiptar dominohet ende nga importet dhe përballet me sfidat e mungesës së fuqisë punëtore dhe kostot e larta të lëndëve të para. Prodhuesit artizanalë të akullores në zonat rurale dhe urbane kërkojnë mbështetje fiskale për të përballuar shtrenjtimin e lëndëve të para dhe konkurrencën e importeve.
 
Dorina Azo
Pëllumb Kurt...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Biznesi i “ftohtĂ«â€ i akullores appeared first on Revista Monitor.

Inteligjenca Artificiale po riformaton punësimin në Shqipëri

Nga call center-at te fermat, IA po zëvendëson profesionet rutinë dhe po krijon kërkesa të reja për aftësi, ndërkohë që sfidat me papunësinë tek të rinjtë dhe mungesat në tregun e punës po thellohen. Vodafone Italia shkurtoi 450 punonjës shqiptarë që ofronin shërbimet call center për klientin këtë vit duke i zëvendësuar me chatbot të Inteligjencës Artificiale. Kompanitë e konsulencës, auditit, fin...

Nevojitet abonim për të lexuar artikull të revistës

Plani juaj aktual nuk ofron qasje në artikujt më të fundit të revistës. Për të pasur qasje të plotë, ju lutemi përmirësoni abonimin tuaj në premium.

The post Inteligjenca Artificiale po riformaton punësimin në Shqipëri appeared first on Revista Monitor.

Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri

Hyrjet e të huajve në vend janë raportuar në rritje, ndonëse të dobët, gjatë pjesës së parë të këtij viti, por strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë shprehen se kjo nuk po reflektohet në bregdet. Sipas tyre, profili i turistit që po viziton Shqipërinë nuk është ai që kërkon plazhet dhe detin me ditë të tëra, por ai që kërkon të marrë maksimumin me kosto sa më të ulët dhe të eksplorojë sa më shumë. Në javën e parë të korrikut, panorama u bë më e qartë dhe mungesa në plazhe, të cilat mbusheshin plot vetëm në fundjava, solli një ulje zinxhir të çmimeve të hoteleve, si dhe fushata agresive sponsorizimi në rrjete sociale. Nga Saranda në Ksamil, Vlorë dhe Himarë çmimet u rishikuan me rënie 10-25%. Borshi dhe Qeparoi ishin të vetmit në rritje për shkak të kërkesës, teksa Durrësi dhe Golemi mbeten rajoni me raportin më të mirë çmim/shërbim. Velipoja dhe Shëngjini, që po mbajnë turizmin patriotik, mbeten ende ekonomike me lëvizje të lehta në segmentin e hoteleve të shtrenjta.

 

Nertila Maho

Ema dhe bashkëshorti i saj kanë zgjedhur çdo vit Ksamilin për të pushuar.

Plazhi aty Ă«shtĂ« mĂ« i pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r familjet me fĂ«mijĂ«. Çmimet e kripura i kishin detyruar qĂ« qĂ«ndrimet tre vitet e fundit t’i kishin tĂ« shkurtra, por kĂ«tĂ« vit, mes dilemave, nisĂ«n sĂ«rish kĂ«rkimin pĂ«r njĂ« apartament nĂ« fund tĂ« qershorit.

ÇuditĂ«risht, opsionet ishin tĂ« shumta dhe me çmime ekonomike, madje me çmimin e njĂ« apartamenti tani mund tĂ« gjente njĂ« hotel cilĂ«sor.

Kërkimet për pushimet e gushtit vijuan deri në fund të korrikut dhe çmimet ishin sërish të leverdishme, por edhe disponueshmëria e lartë, diçka aspak e zakonshme për këtë periudhë.

Në fund, një javë pushime në fillim të gushtit, një hotel me standardin tre yje mund ta gjesh edhe për 550 euro, kurse vila dhe apartamente mund të gjesh shumë më lirë edhe nëse rezervimin e bën sot për nesër.

Operatorët turistikë thonë se janë dy arsyet që po diktojnë çmimet e hoteleve në bregdet gjatë këtij viti.

Së pari, hyrja në treg e strukturave të reja hoteliere dhe apartamenteve me qira afatshkurtër; së dyti, profili i turistit që po viziton Shqipërinë.

Shenjat e para të një sezoni veror ndryshe nga tre të fundit u dhanë në maj dhe qershor, kur rezervimet individuale për Vlorën dhe Sarandën ishin më të ulëta se një vit më parë.

Qartësisht, situata u pa në javën e parë të korrikut, kur pavarësisht se në atë që njihet si pik, të vetmet që kishin një fluks turistik ishin fundjavat.

Kjo duket se bëri që hotelet të reflektonin dhe të aplikonin ulje të lehta çmimesh dhe njëkohësisht të bëheshin më agresive me reklamat në rrjete sociale nëpërmjet fushatave të sponsorizuara.

“Monitor” edhe kĂ«tĂ« vit bisedoi me operatorĂ« turistikĂ«, struktura hoteliere si dhe krahasoi tĂ« dhĂ«nat nĂ« platformat e Booking dhe Airbnb pĂ«r tĂ« parĂ« çmimet kĂ«tĂ« sezon, duke marrĂ« çmimet mesatare mĂ« tĂ« ulĂ«ta dhe mĂ« tĂ« larta pĂ«r njĂ« strukturĂ« akomoduese tĂ« regjistruar formalisht dhe tĂ« kategorizuar.

ReferencĂ« merret dhoma dyshe pĂ«r njĂ« natĂ« nĂ« periudhĂ«n 15 korrik – 20 gusht.

Çmimet nuk janĂ« tregues i nivelit mĂ« tĂ« ulĂ«t tĂ« mundshĂ«m, por i njĂ« mesatareje tĂ« kombinuar tĂ« çmimeve mĂ« tĂ« lira qĂ« jepen nga tregu dhe platformat online dhe kjo vlen edhe pĂ«r referencĂ«n mesatare tĂ« lartĂ«.

 

Kush i uli çmimet e hoteleve, si po ndikon Kosova, diaspora dhe të huajt

Në përgjithësi, Jugu i vendit ka pasur një sezon veror më të vakët këtë vit. Strukturat hoteliere dhe operatorët turistikë thonë se kjo lidhet me disa faktorë.

Së pari po mungon shtesa e mesme e Kosovës, e cila ishte e gatshme të paguante pak më shumë dhe zgjidhte Jugun.

Këta të fundit, falë liberalizimit të vizave, por edhe zhvlerësimit që Euro ka pësuar përballë Lekut, kanë zgjedhur të eksplorojnë destinacione të reja.

Së dyti, shtresa e mesme në vend, e cila edhe ajo parapëlqente Jugun, ka pasur tendencën për të zgjedhur destinacione ekonomike në vende të tjera, të cilat kanë qenë mjaft agresive në konkurrencë.

Së treti, turisti i huaj që po viziton Shqipërinë nuk është ai që pëlqen pushimet pasive pranë detit dhe rërës.

Janë turistë europianë, kureshtarë, që e kanë parë Shqipërinë të reklamuar si një vend të lirë, që ofron shumë dhe për këtë arsye duan të marrin maksimumin me një kosto sa më të ulët.

Ndaj turistët e huaj nuk janë ata që masivisht i gjen te shezlonet, por në rrugët e qyteteve, në vendet me natyrë, në gjire me pak njerëz, në plazhe publikë, në parqe, kala e muze.

Pikërisht nga këto tre zhvillime, hotelet këtë vit nuk patën fluksin tipik të tre viteve të fundit dhe pikërisht kjo nxiti reflektim të strukturave që sipas operatorëve turistikë aplikuan një rishikim mesatar mes 5-25% të çmimeve.

Bëhet fjalë për strukturat me çmime mesatare dhe të larta dhe kryesisht të vendosura në pjesën e Jugut të vendit nga Vlora e në vazhdim.

Ndërkohë Durrësi ka vijuar të mbetet vendi më i frekuentuar nga turizmi i rërës dhe detit. Arsyet janë disa.

Së pari, si efekt i tipologjisë së bregdetit dhe strukturave akomoduese; së dyti, nga një raport më i mirë çmim/shërbim; dhe së treti, nga segmenti i turistëve të organizuar që kanë qenë me kontrata të parablera që vitin e shkuar.

Pjesa më veriore e vendit vijon të mbetet me çmime ekonomike, edhe pse fillimi i aktivitetit të disa strukturave të reja akomoduese që ofrojnë standard më të lartë shërbimi ka shtrenjtuar mesataren e sipërme të hoteleve.

Bregdeti i Shëngjinit dhe Velipojës kanë pasur këtë verë pjesën kryesore të atij që njihet si turizëm patriotik, që ka të bëjë më shumë me Kosovën.

 

 

Golemi dhe Durrësi i rezistojnë lëkundjes së verës, çmimet më ekonomike në vend

Durrësi dhe Golemi mbeten dy rajonet me raportin më të mirë çmim/shërbim.

Pavarësisht se për strukturat me kapacitet akomodues të konsiderueshëm, fokus kanë qenë nënshkrimi i kontratave me garanci për turizmin e organizuar kryesisht polakë, çekë, spanjollë në Gjirin e Lalëzit, turizmi individual është, edhe në këtë rast, ai që mban peshën kryesore.

Investimi nĂ« apartamente tĂ« dyta, vila me shumĂ« dhoma pĂ«r t’i kthyer nĂ« hotele apo edhe struktura hoteliere me kapacitet mĂ« tĂ« kufizuar, ka rritur ndjeshĂ«m mundĂ«sinĂ« pĂ«r akomodim.

Operatorët turistikë thonë se ajo që po vihet re këtë verë është një ulje e çmimeve të mesatares së poshtme brenda sezonit, që ka të bëjë më shumë me tërheqjen e turistit nga Kosova, i cili po zgjedh gjithmonë e më shumë Veriun e vendit.

Ky rishikim korrigjon disi edhe humbjen nga zhvlerĂ«simi qĂ« ka pĂ«suar Euro pĂ«rballĂ« Lekut, ku bizneset kanĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r qĂ« tĂ« heqin dorĂ« nga marzhi i tyre i fitimit vetĂ«m pĂ«r t’u bĂ«rĂ« tĂ«rheqĂ«s.

Kryesisht bëhet fjalë për hostele dhe vila me shumë apartamente që e kanë bërë që mesatarja e çmimeve minimale të nisë nga 35 euro nata për një dhomë dyshe.

Krahasuar me një vit më parë, mesatarja e çmimit të ulët ka pësuar  ulje me 12.5%.

NdĂ«rkohĂ« strukturat e mĂ«dha kanĂ« shtuar opsionin “tĂ« gjitha tĂ« pĂ«rfshira” duke qĂ«ndruar nĂ« mesataren e sipĂ«rme tĂ« çmimeve pĂ«r 200 euro nata ndĂ«rsa ata qĂ« ofrojnĂ« vetĂ«m mĂ«ngjes, nĂ« njĂ« mesatare 180 euro, çka i pĂ«rgjigjet njĂ« uljeje me 5% tĂ« çmimit.

 

Ksamili dhe Saranda reflektojnë njëkohësisht, ulin çmimet në korrik me 10-25%

Ksamili dhe Saranda qĂ« nĂ« vite tĂ« ndryshme u bĂ«nĂ« kartolina turistike e ShqipĂ«risĂ« pĂ«r verĂ«n zgjodhĂ«n qĂ« dy vitet e fundit t’i fokusonin shitjet te platformat online.

Tërheqja e turistëve individualë nga tregjet europiane u pa si një mundësi më e mirë sesa angazhimi me një turizëm të organizuar që ka qenë gjithmonë i modës për këtë rajon.

Precedenti i një viti më parë kur çmimet u rritën para sezonit dhe ulja e rezervimeve bëri që ky vit të niste me çmime të njëjta si sezonin e kaluar, por mungesa e fluksit ka bërë që në 10-ditëshin e parë të korrikut, çmimet të rishikoheshin sidomos në platformat online.

Operatorët turistikë të këtij rajoni pohojnë se për Sarandën, çmimi mesatar i poshtëm për një dhomë dyshe në një hotel është ulur në 50 euro, me një ulje me 17% në raport me një vit më parë, ndërsa mesatarja e sipërme është ulur me 25%.

Ksamili, nga ana tjetër, ka rishikuar me një ulje që luhatet në nivelet 12% për mesataren e sipërme të një dhome dyshe hoteli për rezervimet e gushtit, ndërkohë që mesatarja poshtme është ulur në 12%.

Edhe në këtë rast, për të dy rajonet, përveç një sezoni më të zbehtë në det nga ana e turistëve që po vizitojnë Shqipërinë, ndikim ka pasur edhe hyrja apo formalizimi i më shumë apartamenteve me qira ditore në treg, si dhe disa hotele të reja.

 

Kërkesa shtrenjton Borshin e Qeparoin, tregu rregullon Vlorën, Himara çmime më të mira

Një vit më parë, në Jug, Borshi ishte zona më ekonomike e bregdetit, të paktën në listën e fshatrave që nisin nga Palasa, Dhërmiu, Jali, apo Qeparoi.

Vija bregdetare e shtrirë dhe tipologjia që kanë bizneset së bashku me çmimet e bënë këtë rajon të preferuarin e familjarëve, por jo vetëm në vitin 2024.

Kjo ishte dhe arsyeja pse në fillim të sezonit, Borshi u piketua si një destinacion me rezervime të reja nga familjarët që donin të shmangnin Sarandën, Ksamilin.

Rritja e kërkesës, ende pa nisur rezervimet, duket se rriti automatikisht edhe çmimet, të cilat këtë shënuar rritje.

Kështu mesatarja e poshtme e çmimeve u rrit me 8%, ku një dhomë dyshe për një natë kushtonte 70 euro në një strukturë hoteliere nga 65 euro që ishte një vit më parë.

Ndërkohë që mesatarja e sipërme mbeti e pandryshuar. Qeparoi është një tjetër fshat që ka pasur rritje kërkese, por ndërkohë numri i subjekteve akomoduese mbetet i kufizuar.

Kjo ka bërë që edhe ky rajon të ketë rritje me 25% të atyre që konsiderohen si struktura me çmime të lira dhe 16% për ato që janë struktura me çmime mesatare të shtrenjta.

Dhërmiu, nga ana tjetër, ka mbetur thuajse njëlloj si vitin e shkuar me një ulje të lehtë në mesataren e poshtme të çmimeve, prej vetëm 5 eurosh.

Kjo qëndrueshmëri në të njëjtat nivele, lidhet me tipologjinë që ka fshati dhe mënyrën sesi është zhvilluar, ku hotelet vijojnë të mbeten në numër të kufizuar dhe kapaciteti është aktualisht i vendosur më shumë në banesa të përshtatura si hotele.

Krejt e kundërta ka ndodhur me Himarën. Kjo e fundit, edhe pse ka pasur një preferencë më të lartë të të huajve që e duan për jetën e natës, ambientin familjar dhe plazhet publike, sërish ka reflektuar me ulje çmimesh.

Operatorët turistikë vlerësojnë se në këtë rast kemi të bëjmë me një rregullim të tregut, ku formalizimi në njërën anë dhe konsolidimi i strukturave ekzistuese kanë bërë që tregu të reflektojë në bazë të këtyre zhvillimeve.

Në Himarë ka një ulje me 25% të mesatares së poshtme të çmimeve dhe një ulje me 10% të mesatares së sipërme.

E njëjta gjë duket se ka ndodhur me Vlorën, ku strukturat e reja që kanë hyrë në treg vitet e fundit e kanë bërë konkurrencën më agresive, si dhe kanë vendosur një qasje më realiste të çmimeve.

Në Vlorë, çmimet e mesatares së poshtme u ulën me 20%, ndërsa mesatarja e sipërme ka pësuar përgjysmim.

Kjo më së shumti lidhet me faktin që në mesataren e sipërme, në platforma shiteshin vetëm variantet luksoze dhe suitat, ndërkohë që tashmë mundësia për dhoma standarde dyshe është rritur.

 

ShĂ«ngjini dhe Velipoja rrisin çmimet “pĂ«r luksin”, por jo pĂ«r pushuesit ekonomikĂ«

Të huajt në Veri parapëlqejnë të vizitojnë destinacionet malore me natyrë dhe aventurë.

Plazhi mbetet pak i frekuentuar duke e bërë atë më së shumti një epiqendër të vendasve dhe shqiptarëve të Kosovës që duan çmime më të mira ofrojnë rajonet, qoftë në akomodim edhe në konsum bar-restorant.

Por duket se investimet në struktura të reja akomoduese, që kanë rritur segmentin cilësor, janë shoqëruar me  rishikimin e çmimeve mesatare të larta.

Kështu sipas të dhënave, çmimet në mesataren e poshtme kanë pësuar rënie me 10% në Velipojë, ku një dhomë standarde dyshe mund të gjendet për 40 euro, teksa kanë rritur me afërsisht 5% çmimet mesatare të sipërme.

Në Shëngjin, nga ana tjetër, çmimi minimal i poshtëm ka mbetur njësoj me 45 euro nata për një dhomë dyshe në një strukturë akomoduese, teksa çmimi mesatar i sipërm është rritur me mbi 15% por duke shtuar këtu opsionin e darkës.

Pa këtë opsion, çmimet mbeten të njëjta si një vit më parë, 120 euro/nata.

 

 

 

The post Tabela, tkurrja e turizmit ul çmimet e hoteleve, sa kushtojnë dhomat nga jugu në veri appeared first on Revista Monitor.

“Arsyet e rĂ«nies sĂ« turizmit nĂ« verĂ«, nga balanca cilĂ«si – shĂ«rbim te konkurrenca”

Flet Zak Topuzi nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve

 

Turizmi veror nuk duket të jetë duke përjetuar suksesin e sezoneve të kaluara.

Lëvizjet e shtetasve, që referohen si turizëm dhe rezultojnë në rritje, duket se nuk po materializohen në më shumë pushues në brigjet shqiptare, ku strukturat akomoduese raportojnë më pak rezervime.

Zak Topuzi, nga Shoqata Shqiptare e Hotelierëve, shprehet se arsyet që kanë sjellë këtë rezultat mund të jenë disa.

Sipas tij, kjo mund të lidhet me një mungesë të balancës mes cilësisë dhe shërbimit, konkurrencën agresive rajonale, reputacionin dhe përvojën e vizitorëve të cilët i japin zë edhe kur nuk është e këndshme në platforma ndërkombëtare.

 

Ky vit pritej të shënonte rritje të ngjashme me atë të vitit të kaluar, por optimizmi u zbeh përpara fillimit të sezonit veror. Madje, parashikimet tregojnë se këtë verë pritet të ketë më pak turistë se në verën e vitit 2024. Si e vlerësoni ecurinë e deritanishme të turizmit për këtë vit dhe cilat janë arsyet që po ushqejnë këtë pesimizëm për sezonin veror?

Bazuar në të dhënat operative nga sektori hotelier dhe një sondazh me rreth 400 subjekte, konstatohet një sezon zhgënjyes për industrinë e turizmit të rërës dhe detit në Shqipëri, me 25-30% më pak të ardhura.

Jugu dhe Vlora raportojnë oferta me ulje, që tregojnë se ka kapacitete të lira në kulmin e sezonit.

Kur ndodhin ulje të tilla në muajt kulmor, si korriku dhe gushti, që zakonisht janë të mbushur plot, kjo është një shenjë serioze se diçka nuk po funksionon siç duhet.

 

Cilat janë arsyet që mendoni se e kanë sjellë këtë situatë?

Ja disa arsye që mund të shpjegojnë këtë rënie: 

  1. Çmimet dhe mungesa e balancuar me cilĂ«sinĂ« dhe shĂ«rbimin.

ShqipĂ«ria ka pĂ«rjetuar njĂ« rritje tĂ« çmimeve nĂ« sektorin e hoteleri-turizmit (si rezultat i rĂ«nies sĂ« Euros nĂ« masĂ«n 27% kundrejt Lekut dhe shtrenjtimit e lĂ«ndĂ«ve tĂ« para) dhe rritjes sĂ« pagave nĂ« sektorin e shĂ«rbimeve, nga 50 – 100%, qĂ« shpesh nuk pĂ«rputhet me cilĂ«sinĂ« e shĂ«rbimeve tĂ« ofruara.

Kur destinacione të tjera si Greqia, Turqia apo Kroacia ofrojnë për të njëjtin çmim më shumë përvojë, më shumë organizim dhe më shumë transparencë, pushuesit zgjedhin atje. 

  1. Konkurrenca rajonale gjithnjë e më e fortë

Destinacionet e rajonit kanë investuar seriozisht në infrastrukturë, promovim dhe përmirësim të shërbimeve. Shqipëria, megjithëse me potencial të madh natyror, ende vuan nga kaosi urbanistik, mungesa e standardeve të unifikuara dhe turizmi që në shumë zona është lënë në dorën e vetë fatit.

Kroacia, Greqia, Mali i Zi dhe Turqia po përfitojnë nga organizimi më i mirë, promovimi i qëndrueshëm dhe investimet strategjike në turizëm.

Pushuesit nuk zgjedhin më vetëm detin; ata zgjedhin përvojën, sigurinë dhe rehatinë.

  1. Reputacioni dhe përvoja e vizitorëve

Rrjetet sociale dhe platformat si Booking apo TripAdvisor janë plot me ankesa për çmime të larta, mungesë pastërtie, mungesë të transportit publik cilësor, zhurmë, mungesë parkingu apo shërbime jokorrekte.

Kjo bën që shumë turistë të mos rikthehen dhe të mos e rekomandojnë vendin. 

  1. Ndërtimi i pakontrolluar dhe humbja e autenticitetit

Zona të tëra bregdetare janë mbushur me ndërtime jo estetike, të papërfunduara me vite, shpesh pa planifikim, që kanë zhbërë bukurinë natyrore të vendeve si Dhërmi, Sarandë, etj.

Kur natyra humb vlerat dhe komoditeti nuk vlen, vlera turistike bie. Nuk mjafton vetëm të bësh ndërtime luksi. 

 

Lidhjet e kufizuara ajrore dhe infrastruktura

Pavarësisht rritjes së fluturimeve, Shqipëria ende nuk ka një rrjet të zgjeruar lidhjesh direkte me tregjet e mëdha turistike. Kjo, e kombinuar me rrugë të mbingarkuara dhe mungesë transporti publik të organizuar, e bën vendin më pak tërheqës për pushime të shkurtra apo spontane. 

Pengesa kryesore e turizmit shqiptar ka qenë aksesi i kufizuar ajror.

Me vetëm një aeroport (Rinasin), vendi nuk ka arritur të përthithë dot flukset e mëdha të turistëve, veçanërisht në sezon.

Aeroporti i Vlorës, e vendos Jugun e Shqipërisë në hartën direkte të destinacioneve europiane, sidomos për tregjet që duan bregdet (Italia, Polonia, etj.).

Ul kostot e logjistikës për turistët që synojnë zonat si Dhërmi, Himarë, Sarandë.

 

Pse duket se Shqipëria po humbet tërheqjen e saj vetëm gjatë verës? A lidhet kjo me çmimet, cilësinë e shërbimeve, apo me dështime në marketing?

Turizmi nuk mund të mbahet vetëm me entuziazëm të përvitshëm dhe reklama në media të rëndësishme! Ndikimi i mediave po ulet gradualisht dhe efekti i rrjeteve sociale po dominon.

Shqipëria nuk mund të mbështetet më vetëm në bukuritë natyrore si garanci të vetme për sukses turistik. Pa një strategji afatgjatë.

Dikur, imazhi i ShqipĂ«risĂ« ishte i cenuar dhe problematik, me pa tĂ« drejtĂ«, “TuristĂ«t e mendonin ShqipĂ«rinĂ« mĂ« keq dhe e gjenin mĂ« mirĂ«!” Kjo e ndihmonte vendin tĂ« pĂ«rmirĂ«sohej gradualisht.

Sot kur kemi njĂ« imazh tĂ« mbivlerĂ«suar ndaj realitetit, dĂ«mi Ă«shtĂ« mĂ« i madh, “TuristĂ«t e mendojnĂ« ShqipĂ«rinĂ« si ‘Maldivet e EuropĂ«s’ dhe gjejnĂ« mĂ« keq”.

Turizmi shqiptar po kalon një provë serioze: nga kurioziteti fillestar i vizitorëve të huaj, tashmë jemi në një fazë ku cilësia, raporti i drejtë çmim / shërbim dhe përvoja reale vendosin nëse turistët do të kthehen apo jo!

Rënia e këtij viti duhet të shërbejë si sinjal alarmi, jo si surprizë. Turizmi i Qëndrueshëm nuk mbahet me spontanitet, por me vizion dhe përgjegjësi.

Një nga ankesat më të zakonshme nga turistët vendas, ashtu edhe nga ata të huaj, është disbalanca e theksuar mes çmimeve dhe cilësisë së shërbimeve.

Shpesh, për të njëjtin çmim që ofrojnë destinacionet fqinje, në Shqipëri mungon profesionalizmi, komoditeti dhe transparenca.

Nëse dikur pushuesit e pranonin këtë për shkak të çmimeve të ulëta dhe natyrës së paprekur, sot standardet janë rritur, ndërsa pritshmëritë nuk përmbushen më.

 

Rrjetet sociale si marketing i dyfishtë

Ndryshe nga e kaluara, sot çdo përvojë shpërndahet online. Rekomandimet dhe kritikat përhapen me shpejtësi.

Komente negative për pastërtinë, mungesën e organizimit, kaosin në infrastrukturë, zhurmën apo çmimet e pajustifikuara kanë efekt të drejtpërdrejtë në vendimet e pushuesve.

Kjo “reklamĂ« spontane” po bĂ«het njĂ« armĂ« me dy tehe pĂ«r ShqipĂ«rinĂ«.

 

Cilat janë emergjencat më të mëdha që duhet të adresojë Shqipëria për të siguruar një rritje të qëndrueshme në turizëm dhe për të shmangur rënien e interesit ndaj saj si një destinacion turistik?

ÇfarĂ« duhet tĂ« bĂ«jmĂ« mĂ« mirĂ«:

  • PĂ«rmirĂ«sim i shpejtĂ« i cilĂ«sisĂ« sĂ« shĂ«rbimeve: trajnime, mbikĂ«qyrje dhe standardizim. Rishikimi i Ligjit tĂ« Turizmit dhe standardeve.
  • NjĂ« “Strategji Turizmi” afatgjatĂ« me konsensus politik, ku jo çdo qeveri qĂ« vjen ta pĂ«rdorĂ« turizmin si “bonus” pas zgjedhjeve.
  • Formalizim tĂ« tregut, kontroll ndaj çmimeve abuzive dhe transparencĂ«.
  • NjĂ« Model Zhvillimi tĂ« QĂ«ndrueshĂ«m tĂ« turizmit, i cili qĂ«ndron te Menaxhimi i Destinacionit nĂ« nivel qendror, lokal dhe sektorit privat.
  • Investim nĂ« infrastrukturĂ« reale, jo vetĂ«m fasada. Me kĂ«tĂ« kuptoj furnizim me ujĂ« dhe energji 24 orĂ«, rrugĂ« dytĂ«sore, sinjalistikĂ« horizontale e vertikale sipas standardeve (jo duke kufizuar lĂ«vizjen me tabela).
  • Promovim i ShqipĂ«risĂ« nĂ«pĂ«rmjet pĂ«rvojĂ«s konkrete, jo vetĂ«m imazhit. Sot turistĂ«t kĂ«rkojnĂ« pĂ«rvoja tĂ« reja.
  • Zgjatja e sezonit me politika fiskale e subvencione.
  • Modeli i alternimit: Turizmi masiv nĂ« zonat qĂ« e pĂ«rballojnĂ«, turizĂ«m i pĂ«rzgjedhur dhe i orientuar drejt cilĂ«sisĂ« nĂ« zonat e ndjeshme si Riviera, Alpet, zonat UNESCO. TĂ« mos harrojmĂ« qĂ« Turizmi Elitar siguron tetĂ« herĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« ardhura dhe dy herĂ« mĂ« shumĂ« tĂ« punĂ«suar.
  • Aksesi i kufizuar ajror. Me vetĂ«m njĂ« aeroport (Rinasin) nuk mund tĂ« jemi komplementar. Aeroporti i VlorĂ«s e vendos Jugun e ShqipĂ«risĂ« nĂ« hartĂ«n direkte tĂ« destinacioneve europiane, sidomos pĂ«r tregjet qĂ« duan bregdet duke ulur kostot e logjistikĂ«s pĂ«r turistĂ«t qĂ« synojnĂ« zonat si VlorĂ«, DhĂ«rmi, HimarĂ«, SarandĂ«.
  • Transporti publik Ă«shtĂ« ndoshta pika mĂ« e dobĂ«t. TĂ« huajt janĂ« mĂ«suar tĂ« pĂ«rdorin transportin publik si mĂ«nyra efektive pĂ«r tĂ« qarkulluar. Mungesa e njĂ« transporti cilĂ«sor dhe pamundĂ«sia e linjave tĂ« rregullta çorienton turistĂ«t, ul imazhin e vendit si destinacion turistik serioz, rrit ndjeshĂ«m ankthin dhe pasigurinĂ« nĂ« lĂ«vizje dhe nxit pĂ«rdorimin e makinave me qira.
  • Dhe e fundit, por mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja, janĂ« mbeturinat dhe derdhja e ujĂ«rave tĂ« ndotura nĂ« ujĂ«rat larĂ«s.
  • PĂ«rmirĂ«simi i Destinacionit dhe paketave turistike shqiptare me mĂ« shumĂ« produkte e shĂ«rbime. Hotelet duhet tĂ« aplikojnĂ« paketa tĂ« plota fjetje /ushqim/ pije. Metodat me “menu alacart”, pĂ«r kategorinĂ« e turistit qĂ« viziton ShqipĂ«rinĂ« janĂ« tĂ« dĂ«shtuara.
  • ShqipĂ«ria po pĂ«rballet me njĂ« fazĂ« tĂ« “mbiturizmit”, ku fluksi i turistĂ«ve tejkalon ndjeshĂ«m kapacitetet e vendit (12 milionĂ« vizitorĂ« pĂ«r 2.4 milionĂ« banorĂ«) dhe ÂŒ e PPB vjen nga turizmi dhe udhĂ«timi. Kjo situatĂ« krijon varĂ«si tĂ« rrezikshme pĂ«r ekonominĂ«, duke e ekspozuar vendin ndaj goditjeve tĂ« jashtme (si pandemia apo krizat gjeopolitike), ndĂ«rsa kapacitetet publike dhe private nuk arrijnĂ« tĂ« menaxhojnĂ« dot presionin qĂ« kjo sjell.

 

Kosova, pavarësisht luhatjeve, vazhdon të mbetet tregu kryesor i vizitorëve në Shqipëri. Megjithatë, vërehet një zhvendosje e ndjeshme e pushimeve drejt zonave si Shëngjini dhe Velipoja, ndërsa diaspora dhe vizitorët me mundësi më të mëdha ekonomike po parapëlqejnë gjithnjë e më shumë destinacione të tjera, sidomos Greqinë. Mendoni se kjo është pasojë e liberalizimit të vizave apo lidhet me përfitimet konkrete që ata gjejnë në paketa më të favorshme, të cilat paguhen në euro?

Për vite me radhë, Kosova ka qenë burimi kryesor i vizitorëve në Shqipëri, sidomos gjatë sezonit veror. Por të dhënat më të fundit dhe vëzhgimet nga terreni tregojnë një zhvendosje të qartë të sjelljes turistike të këtij tregu.

Nga 48% e totalit të turistëve në vitin 2023, në 38% në vitin 2024, rënia nominale është sinjal i qartë se dominimi i padiskutueshëm i këtij tregu po venitet.

Ky skenar nuk erdhi papritur. Që para pesë vitesh, paralajmërova se duhej përgatitje serioze për të mbajtur turizmin kosovar në Shqipëri pas liberalizimit të vizave.

Por, për fat të keq, strategjitë munguan, investimet në përmirësimin e infrastrukturës e shërbimit nuk u bënë, dhe profili i turizmit nuk u modernizua.

Shqipëria duhet të ndërhynte fuqimisht për të përmirësuar infrastrukturën rrugore në korridorin e veriut dhe ndoshta me zgjerimin provizor me një korsi shtesë nga Miloti në Velipojë e Shëngjin si pengesa kryesore për të kapur destinacionet kryesore.

Rruga panoramike ShĂ«ngjin – VelipojĂ« nuk i shĂ«rben emergjencĂ«s, por vetĂ«m investitorĂ«ve strategjikĂ« qĂ« do ndĂ«rtojnĂ« nĂ« ato zona.

Turistët kosovarë me të ardhura mbi mesataren, që më parë shihnin Shqipërinë si të vetmen portë bregdetare pa barriera, tani kanë hyrë në një treg më të gjerë. Greqia, Kroacia, Italia dhe Spanja, tashmë janë pjesë e hartës së pushimeve të tyre.

Shumë qytetarë kosovarë po përdorin Aeroportin e Rinasit tranzit për të fluturuar drejt destinacioneve të BE-së dhe jo për të pushuar në Shqipëri.

Numri i hyrjeve nuk përkthehet domosdoshmërisht në net qëndrimi, konsum lokal apo përfitim ekonomik për turizmin vendas.

Ndërkohë që Jugu i Shqipërisë po përjeton rënie, pushuesit nga Kosova po orientohen më shumë drejt zonave veriore si Shëngjini dhe Velipoja, që janë më afër, më të aksesueshme dhe më të përballueshme financiarisht.

Kjo nuk duhet parë si kompensim i humbjes, por më tepër një ndryshim i profilit të turistit, nga ai me potencial të lartë shpenzues në turistin ditor apo fundjave me buxhet më të kufizuar.

Një faktor kyç që po ndikon në këtë zhvendosje është fuqia konkurruese e ofertave turistike rajonale në Euro. Zhvlerësimi i Euros me 27% (krahasuar me Lekun) ka rritur ndjeshëm koston e paketave shqiptare.

Në Greqi, për të njëjtin çmim, një familje nga Kosova mund të marrë shërbime të standardizuara, resort të mirorganizuar, vila me kapacitete të kufizuara dhe privatësi të garantuar.

Ndërkohë, në Shqipëri, për të njëjtin buxhet, shpesh përballen me shërbime të rastësishme, çmime të larta dhe mungesë konsistence në cilësi.

Kosova do të mbetet një treg i rëndësishëm për Shqipërinë, por nuk do të jetë më treg i garantuar. Liria e lëvizjes sjell liri zgjedhjeje, dhe turistët kosovarë po e ushtrojnë këtë të drejtë duke zgjedhur përvojën më të mirë, jo domosdoshmërisht më të afërtën.

Tani jemi në pikën kur nuk kemi më avantazhin e të qenët zgjedhja e vetme, ndaj duhet të bëhemi zgjedhja më e mirë!

 

Italianët, të cilët janë grupi i dytë më i rëndësishëm i turistëve për vendin tonë, sipas agjencive të tyre turistike, kanë shfaqur një tkurrje në pushimet verore në Shqipëri, megjithëse në total janë në rritje për shkak se po shndërrohen në vizitorë gjatë gjithë vitit. Cilat janë arsyet e rënies së interesit të tyre për pushimet verore?

Në kontrast me rënien e turizmit kosovar, turistët italianë, grupi i dytë më i rëndësishëm për Shqipërinë, po rriten çdo vit me përqindje dyshifrore.

Kjo është një mundësi reale për të diversifikuar tregun, por gjithashtu një sinjal se strategjia turistike duhet të shikojë përtej tregjeve tradicionale dhe të krijojë lidhje më të forta me tregjet e BE-së. Aeroporti i Vlorës do të jetë një nyje e rëndësishme e këtij tregu që synon kryesisht Jugun e vendit.

“ËshtĂ« koha qĂ« turizmi Shqiptar tĂ« dalĂ« nga faza e vetĂ«kĂ«naqĂ«sisĂ« dhe tĂ« kalojĂ« nĂ« njĂ« etapĂ« tĂ« re zhvillimi: KonkurrencĂ« me tregjet mĂ« cilĂ«sore tĂ« Mesdheut.

Kjo kĂ«rkon ndĂ«rtimin e njĂ« turizmi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m, tĂ« bazuar nĂ« strategji afatgjata, investime tĂ« zgjuara dhe krijimin e njĂ« marke tĂ« vĂ«rtetĂ« shqiptare qĂ« e diferencon vendin nĂ« tregun ndĂ«rkombĂ«tar”.

 

Qeveria ndërmori një aksion në Theth për ndërtimet pa leje dhe më pas kaloi te lirimi i hapësirave publike, që u shtri kudo. Pamjet, sidomos te Thethit, u bënë virale. A ishte ky momenti i duhur për një ndërhyrje të tillë dhe a do të ishte më efektive një qasje e diferencuar, rast pas rasti? Si ndikon ky veprim në imazhin tonë turistik?

Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të pakontrolluar në mungesë të një kuadri të qartë planifikimi dhe menaxhimi.

Përgjegjësia bie si mbi institucionet shtetërore, që kanë neglizhuar për dekada zgjidhjen e çështjes së pronësisë dhe mungesën e strategjisë për zonat e mbrojtura, ashtu edhe mbi komunitetin lokal, i cili, ndonëse i braktisur, ka ndërtuar shpesh pa kritere, në përgjigje të thirrjeve për zhvillim dhe investim në tokat e veta.

Në vend të dënimit të njëanshëm, do të ishte e nevojshme një qasje bashkëpërgjegjësie, ku shteti duhet të merrte rolin udhëheqës në ofrimin e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe afatgjata.

 

Cila mund të ishte zgjidhja?

1. Hartimi i një Masterplani për zonat malore dhe të mbrojtura, sipas modelit të përdorur në studimin për bregdetin shqiptar, mbështetur nga partnerët ndërkombëtarë si Banka Botërore dhe BE.

2. Zbatimi i parimit tĂ« “ndĂ«rhyrjes sĂ« butĂ«â€ (soft enforcement), tĂ« praktikuar nĂ« vende si Italia apo Sllovenia, ku ndĂ«rtime jashtĂ« standardeve nĂ« zona tĂ« mbrojtura mund tĂ« legalizohen vetĂ«m nĂ«se integrohen nĂ« njĂ« model zhvillimi qĂ« respekton traditĂ«n, natyrĂ«n dhe karakterin lokal.

3. Mekanizma mbështetës për banorët, si grantet, kreditë e buta dhe asistenca teknike për transformimin e ndërtimeve ekzistuese në struktura të përshtatshme për turizëm të qëndrueshëm (kulla, bujtina ekologjike, etj.).

Në rast se nuk mund të integrohet, prishja brenda 24 muajsh duke mbështetur kalimin në një biznes tjetër me qira apo kredi të buta.

4. Fuqizimi i bashkive për të ushtruar kontroll urbanistik dhe për të garantuar që zhvillimi turistik të ndjekë modele të qarta dhe të miratuara.

Fillimi i vjeshtës do të ishte koha për një pakt të ri zhvillimi për zonat malore, ku shteti dhe komuniteti lokal të mos shihen si palë kundërshtare, por si bashkëpunëtorë në ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm dhe konkurrues të turizmit, në përputhje me standardet europiane.

Zhvillimi i qëndrueshëm nuk mund të ndodhë mbi rrënoja, por nëpërmjet respektit, planifikimit dhe dialogut reciprok. Do ta konsideroja të nxituar këtë aksion në sy të mijëra turistëve që qëllimin kryesor kanë natyrën e virgjër dhe qetësinë.

 

 

 

The post “Arsyet e rĂ«nies sĂ« turizmit nĂ« verĂ«, nga balanca cilĂ«si – shĂ«rbim te konkurrenca” appeared first on Revista Monitor.

“Misioni i pamundur” i kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ«

Pavarësisht vëmendjes publike dhe programeve të herëpashershme të lehtësimit të financimeve, kredia për bujqësinë mbetet në vlera shumë të ulëta.

 

Ersuin Shehu

Rreth 15 vjet më parë, drejtori i përgjithshëm i një banke tregtare në Shqipëri, i pyetur rreth sektorëve me potencialet më të mëdha për të rritur kreditimin e bujqësisë, vendoste në krye të listës bujqësinë.

Jo shumë vite më vonë, drejtori i përgjithshëm i njërës prej bankave kryesore me kapital të huaj, menjëherë pas emërimit në Shqipëri, zhvilloi një ndër takimet e para publike në një aktivitet për kreditimin e bujqësisë në Lushnjë, ku theksoi rëndësinë e madhe që bankat shqiptare të zbrisnin në terren për të financuar këtë sektor.

Edhe mĂ« shpesh ka ndodhur qĂ« drejtues tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« fjalimet e tyre t’u drejtojnĂ« apele bankave, pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« mĂ« shumĂ« vĂ«mendje bujqĂ«sisĂ«.

E shkuara jo shumë e largët na kujton se, në fakt, rëndësia e rritjes së kredisë për bujqësinë është një temë që prej vitesh kthehet periodikisht në qendër të vëmendjes së institucioneve të lidhura shtetërore dhe sektorit financiar.

Ndonjëherë me deklarata nxitëse nga Banka e Shqipërisë dhe nga institucionet qeveritare, ndonjëherë me vlerësime të bankierëve rreth potencialeve të pashfrytëzuara të kreditimit të bujqësisë dhe ndonjëherë edhe me nisma konkrete të palëve për të lehtësuar financimin e këtij sektori.

Pavarësisht retorikës dhe dëshirës së mirë, statistikat dëshmojnë se kreditimi i bujqësisë nga sektori bankar ngelet ende në përmasa shumë të vogla dhe pothuajse të papërfillshme në raport me kontributin që ky sektor jep në ekonomi.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re për sektorin e bujqësisë vitin e kaluar kishte vlerën e 2.7 miliardë lekëve, shifër kjo pothuajse e njëjtë me vitin e mëparshëm.

Kredia e re për bujqësinë përbënte rreth 1% të shumës së përgjithshme të kredisë për biznes të disbursuar nga sektori bankar, nga 1.2% që përbënte një vit më parë.

Vlera totale (teprica) e portofolit të kredisë për sektorin bujqësor në fund të muajit maj të këtij viti kishte vlerën e 6.1 miliardë lekëve, në rënie me 3.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo shumë përbën rreth 1.2% të vlerës totale të portofolit të kredisë për biznesin.

Pesha e bujqësisë në portofolin e kredisë për ndërmarrjet private ka qenë historikisht poshtë nivelit të 2%, por këtë vit ka arritur nivelin më të ulët të dekadës së fundit.

Shifrat tregojnë qartë se kreditimi i bujqësisë nuk ka njohur ndonjë hov domethënës, pavarësisht aplikimit të skemave të ndryshme të lehtësimit të financimit dhe diskutimeve të herëpashershme rreth nevojës për të rritur mbështetjen e këtij sektori me hua.

 

Burimi: Banka e Shqipërisë

 

Pse bujqësia është e vështirë të kreditohet?

Sipas ekspertëve të sektorit bankar, kreditimi i bujqësisë paraqet shumë vështirësi dhe sfida që, me pak përjashtime sporadike, e kanë mbajtur në përgjithësi larg sistemin bankar nga ky sektor.

Problemet më të mëdha me kreditimin e bujqësisë lidhen me informalitetin, mungesën e garancive dhe kolateraleve për huatë, mungesën e informacionit, njohurive teknike dhe aftësive menaxheriale të fermerëve, fragmentimin e lartë të tokës (fermat e vogla) e si pasojë moskrijimi i ekonomive të shkallës dhe mungesa e bashkëpunimit mes fermerëve për të siguruar kontrata të mëdha porosie, shfrytëzimit të përbashkët të magazinave, etj.

Në vitet e fundit, problemet e bujqësisë po rëndohen edhe më shumë nga emigrimi i të rinjve drejt zonave urbane ose jashtë vendit, duke e tkurrur më shumë fuqinë punëtore dhe në përgjithësi, numrin e fermave.

NjĂ« gjendje e tillĂ« e ka bĂ«rĂ« sektorin jokonkurrues nĂ« pĂ«rgjithĂ«si dhe pak tĂ«rheqĂ«s pĂ«r t’u mbĂ«shtetur me kredi nga bankat tregtare. Bankat arrijnĂ« deri te sipĂ«rmarrjet mĂ« tĂ« mĂ«dha dhe mĂ« tĂ« strukturuara tĂ« lidhura me bujqĂ«sinĂ«, si njĂ«sitĂ« agropĂ«rpunuese apo grumbulluese.

Kreditimi i mirëfilltë i fermave prodhuese bujqësore dhe blegtorale bëhet pothuajse ekskluzivisht nga institucionet financiare jo banka ose shoqëritë e kursim-kreditit.

Mbështetur edhe në përvojat ndërkombëtare, këto institucione kanë ndërtuar modele dhe praktika të posaçme për administrimin e riskut në këtë sektor.

Por, nga ana tjetër, kreditimi i një sektori me risk më të lartë dhe kosto më të mëdha operacionale të procesit të huadhënies, natyrshëm shoqërohet edhe me norma më të larta interesi.

Banka Qendrore ka theksuar se skemat e garancisë mund të jenë zgjidhje në afatin e shkurtër dhe të mesëm, por zbutja e rreziqeve të kreditimit të bujqësisë në afatin e gjatë do të kërkonte ndërhyrje më thelbësore për rritjen e konkurrueshmërisë së këtij sektori.

 

 

Pse nuk ka sigurime në bujqësi?

Një nga mekanizmat kryesorë që bankat dhe institucionet financiare përdorin për kontrollin e rreziqeve të kredisë janë produktet e sigurimit.

NĂ«se merrni njĂ« hua pĂ«r blerjen e njĂ« pasurie tĂ« paluajtshme, institucioni financiar nĂ« shumicĂ«n e rasteve do t’ju detyrojĂ« tĂ« siguroni jetĂ«n.

Në rast se huamarrësi humbet jetën pa shlyer plotësisht kredinë, atëherë detyrimi i mbetur paguhet nga kompania e sigurimit.

Madje, në vitet e fundit sigurimi i jetës po përdoret gjithnjë e më shpesh edhe në produktet e kredisë konsumatore, që në përgjithësi kanë vlera më të vogla.

Në fakt, detyrimi për sigurimin e jetës nuk është i lidhur vetëm me zbutjen e riskut të kredisë, por është edhe një burim të ardhurash për institucionet financiare, që përfitojnë komisione të mëdha shitjeje për këto produkte sigurimi.

Një shembull i ngjashëm është edhe sigurimi i pronës. Nëse vendos një pronë si kolateral për kredinë, është kusht i detyrueshëm nga banka që ky kolateral të sigurohet në favor të saj për rreziqet nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore.

NĂ« pjesĂ«n dĂ«rrmuese, tregu i sigurimit tĂ« jetĂ«s dhe tĂ« pronĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri “mbahet” kryesisht nga kreditĂ« bankare.

Sigurimi do të ishte një mjet që do të ulte ndjeshëm rreziqet për kreditimin e bujqësisë dhe do të lehtësonte kreditimin e fermerëve.

Fakti është që produkte të tilla pothuajse nuk ekzistojnë. Sipas ekspertëve të sigurimeve, arsyeja kryesore është se primet e sigurimit zakonisht rezultojnë shumë të larta, në nivelin e 7-8% të shumës së siguruar.

Po të shtojmë edhe nivelin e ulët të edukimit financiar, shitja e këtyre produkteve për fermerët vlerësohet shumë e vështirë.

Ekspertët sugjerojnë se një zgjidhje mund të jetë subvencionimi i pjesshëm i primeve të sigurimit nga shteti, si formë e mbështetjes së fermerëve.

Një zgjidhje e tillë do të ulte ndjeshëm rreziqet edhe për institucionet e kredidhënies, duke iu dhënë fermerëve më shumë akses në kredinë bankare.

MegjithatĂ«, natyrshĂ«m lind pyetja pse institucionet financiare qĂ« “tĂ« detyrojnĂ«â€ tĂ« sigurosh jetĂ«n dhe pronĂ«n nuk tentojnĂ« ta pĂ«rdorin sigurimin si njĂ« mjet pĂ«r tĂ« ulur rrezikun edhe nĂ« bujqĂ«si dhe pĂ«r ta bĂ«rĂ« mĂ« tĂ« lehtĂ« kreditimin e saj.

Përgjigjja e parë që të vjen në mendje është se bujqësia do të kërkonte një dalje nga zona e komfortit për bankat dhe kompanitë e sigurimit.

Sektori bankar u jep prioritet segmenteve me risk mĂ« tĂ« ulĂ«t dhe mĂ« tĂ« lehtĂ« pĂ«r t’u kredituar, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kompanitĂ« e sigurimeve duken tĂ« kĂ«naqura duke e mbĂ«shtetur biznesin e tyre nĂ« produktet ekzistuese ligjĂ«risht ose faktikisht tĂ« detyrueshme.

Megjithëse ka pasur disa përpjekje nga institucione financiare për të ofruar produkte të tilla në bashkëpunim me kompani sigurimi, këto mekanizma nuk kanë gjetur vijimësi.

 

BSH ofron kredi të lirë, por a mund të kreditohen fermerët me 3.5%?

Në muajin janar të këtij viti, Banka e Shqipërisë miratoi një program të mbështetjes për Bizneset e Vogla dhe të Mesme (SME).

Ky është i pari program me anë të të cilit Banka e Shqipërisë tenton mbështetjen direkte të një segmenti të veçantë të biznesit në treg, duke ofruar financim me kushte të lehtësuara.

Ky program, në fakt, nuk i adresohet specifikisht sektorit të bujqësisë, por megjithatë, Qeveria dhe Banka e Shqipërisë kanë vendosur posaçërisht fokusin te mundësitë që ky program shtron për sektorin e bujqësisë.

Likuiditeti i vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë për bankat do të ketë një normë interesi vjetor prej 0.5%.

Kostoja e rifinancimit do të barazohet me atë të normës bazë të interesit të vendosur nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, në rast se dhe për sa kohë kjo normë bie poshtë nivelit 0.5%.

Sektori bankar mund të japë kredi për në kuadër të këtij programi me një normë interesi vjetore jo më të madhe se 3.5% në vit.

Banka e Shqipërisë vlerëson se vendosja e një tavani maksimal për kreditë e disbursuara si pjesë e këtij programi ju ofron SME-ve më shumë siguri e garanci në planet e tyre të investimit dhe zhvillimit.

Diferenca prej 3 pikësh përqindjeje midis kostos së likuiditetit të vënë në dispozicion nga Banka e Shqipërisë dhe çmimit të një kredie individuale është e përafërt, ndonëse më e ulët, me diferencën midis çmimit mesatar të një kredie për SME-të gjatë tre viteve të fundit dhe kostos së depozitave me afat për këtë periudhë.

Në rast se këto kredi do të sigurohen me garanci shtetërore, norma tavan e interesit do të jetë edhe më e ulët.

NĂ« rastin kur garancia mbulon 15 – 35% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi nuk mund tĂ« jetĂ« mĂ« i lartĂ« se 3%. NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 35 – 55% tĂ« rrezikut tĂ« kredisĂ«, interesi maksimal do tĂ« jetĂ« 2.5%.

NĂ« rast se garancia sovrane mbulon 55 – 75% tĂ« rrezikut tĂ« kreditit, norma tavan e interesit do tĂ« jetĂ« 2%.

Sipas kushteve të programit të miratuar, afati maksimal kohor për disbursimin e kredive dhe për aksesin fillestar të tyre në instrumentin e rifinancimit të Bankës së Shqipërisë do të jetë data 31 dhjetor 2025.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo periudhë u jep kohë të mjaftueshme bankave për të identifikuar klientët potencialë dhe plan-bizneset e vlefshme në përmbushje të objektivave të SME-ve, duke mbajtur fokusin në projektet investuese.

Kreditë në kuadër të skemës duhet të kenë një afat nga tre deri në pesë vjet.

Kufiri total i programit të financimit të SME-ve do të jetë 25 miliardë lekë, shumë kjo e përafërt me 1% të PBB-së së Shqipërisë për vitin 2024.

Vlera maksimale e një kredie ose vlera kumulative e disa kredive të disbursuara nga një bankë individuale, për një biznes specifik të identifikuar përmes NIPT-it, do të jetë 25 milionë lekë.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo shumë është e përafërt me vlerën mesatare të një kredie me destinacion investimi të disbursuar nga një bankë individuale për një SME.

MegjithĂ«se qeveria dhe Banka e ShqipĂ«risĂ« janĂ« pĂ«rpjekur ta paraqitin kĂ«tĂ« program si njĂ« shans pĂ«r kreditimin e bujqĂ«sisĂ«, ekspertĂ«t kanĂ« dyshime nĂ«se njĂ« skemĂ« e tillĂ« mund t’i shĂ«rbejĂ« realisht kreditimit tĂ« fermerĂ«ve.

Sipas tyre, kostot e riskut, kostot operacionale dhe ato logjistike në sektorin e bujqësisë janë shumë të larta.

NjĂ« marzh interesi prej 3%, siç parashikohet nĂ« programin e BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« pĂ«r SME-tĂ«, nuk mund t’i mbulojĂ« kĂ«to kosto dhe asnjĂ« institucion financiar nuk do tĂ« kishte interes tĂ« kreditonte fermerĂ«t e vegjĂ«l me njĂ« çmim tĂ« tillĂ«.

Edhe në rastin që risku i kredisë do të mbulohej pjesërisht me një skemë garancie, kostot e tjera ngelen aq të larta, sa është pothuajse e pamundur që një normë e tillë e interesi të jetë e leverdishme për një institucion financiar.

EkspertĂ«t mendojnĂ« se programi i SME-ve mund t’u shĂ«rbejĂ« ndoshta sipĂ«rmarrjeve agropĂ«rpunuese, por vĂ«shtirĂ« se do tĂ« sjellĂ« ndonjĂ« dobi pĂ«r fermerĂ«t e vegjĂ«l.

 

Qeveria ofron garanci sovrane

Për të plotësuar më tej programin e financimit me kosto të ulët, të hartuar nga Banka e Shqipërisë, Qeveria ka vendosur të ofrojë, posaçërisht për sektorin e bujqësisë, një skemë të garancisë sovrane.

Skema e garancisë sovrane nuk është detajuar plotësisht, por, megjithatë, mbështetur në informacionin e ndarë me bankat tregtare nga ministri i Financave dhe ministrja e Bujqësisë, ajo do të konsistojë në një fond prej 3 miliardë lekësh, ose 30 milionë euro, është një instrument i cili do të vihet në shërbim të sektorit privat me qëllim lehtësimin e aksesit në financë për fermerët dhe Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme.

Garancia do të mbulojë deri në 70% të principalit të kredisë, shuma e së cilës nuk do të kalojë 25 milionë lekë për secilin prej subjekteve aplikuese.

Ministria e Financave vlerëson se ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të kenë mundësi që këtë Garanci Sovrane ta kombinojnë edhe me produktin e Bankës së Shqipërisë duke përfituar më shumë mundësi dhe një akses më të madh financiar me fokus investimet që rrisin kapacitetin dhe cilësinë prodhuese në agropërpunim, modernizimin e mekanikës bujqësore, agroturizëm, peshkim, akuakulturë etj.

Kjo është Garancia e pestë Sovrane që qeveria shqiptare vë në dispozicion të sipërmarrjeve private, si një mundësi për likuiditet të shtuar, me shtetin si garantues.

 

 

Skemat e garancisë, jo të gjitha histori suksesi

Programi i garancisë për sektorin e bujqësisë pritet të jetë skema e pestë e këtij lloji e aplikuar nga qeveria shqiptare në pesë vitet e fundit.

Përdorimi i skemave të garancisë në favor të biznesit nisi në vitin 2020, menjëherë pas shpërthimit të pandemisë.

Fillimisht, u miratua një skemë garancie për kredi, me qëllim që bizneset të mund të paguanin pagat gjatë periudhës së kufizimeve të vendosura për frenimin e përhapjes së Covid-19.

Një muaj më vonë, u miratua një skemë e dytë garancie shtetërore për financimin e rimëkëmbjes së aktivitetit tregtar nga pandemia. Këto skema së bashku kishin një vlerë limit të ofruar prej 26 miliardë lekësh.

Në maj të vitit 2022, pas goditjes së fortë inflacioniste që pasoi sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës, u miratua një skemë e tretë e garancisë sovrane, me vlerë maksimale prej 3 miliardë lekësh, për financimin me kredi të subjekteve që tregtojnë me shumicë produkte ushqimore bazë, si një masë për sigurimin e rezervave të mjaftueshme të këtyre produkteve.

Skema e katërt e garancisë sovrane u miratua në prill të vitit të kaluar, me qëllim garantimin e huamarrjes së subjekteve të industrisë përpunuese.

Kjo skemë kishte kryesisht qëllim të ndihmonte sektorin e fasonerisë për të përballuar pasojat e forcimit të Lekut në kursin e këmbimit valutor.

Statistikat më të fundit të Ministrisë së Financave tregojnë se në mars të këtij viti, vlera totale garancive aktive për skemat e mësipërme ishte rreth 2.8 miliardë lekë.

Në masën dërrmuese, me më shumë se 91% të totalit, kjo shumë dominohet nga skema e dytë e garancisë sovrane për rimëkëmbjen e aktivitetit ekonomik nga pandemia, e vitit 2020.

Kjo tregon se qartësisht skema në fjalë ka rezultuar më e përdorura nga bizneset mes mekanizmave të këtij lloji të ofruar nga qeveria.

Shfrytëzimi i kësaj skeme arriti nivelin më të lartë në vitin 2023, me afërsisht 6 miliardë lekë garanci sovrane të përdorura për kreditë e marra nga bankat tregtare.

Nëse përjashtojmë skemën e parë të garancisë sovrane, për pagesën e pagave, që kishte një objekt afatshkurtër dhe që në pjesën më të madhe është shlyer dhe maturuar (u përdorën më shumë se 5 miliardë lekë) duket se skemat e mëvonshme, të vitit 2022 dhe 2024, kanë pasur shkallë të vogël përdorimi nga bizneset.

Qetësimi i tregjeve dhe rënia e çmimeve të mallrave të konsumit pas goditjes së vitit 2022 e shuan alarmin lidhur me nevojën e grumbullimit të rezervave ushqimore.

Niveli maksimal i shfrytëzimit të kësaj skeme arriti në rreth 430 milionë lekë, në vitin 2023.

Ndërkohë, skema e garancisë e vitit të kaluar për sektorin e fasonerisë është përdorur në vlera të papërfillshme, me më pak se 43 milionë lekë në fund të tremujorit të parë 2025.

Me sa duket, një skemë garancie, ishte e pamjaftueshme për të zgjidhur problemet e mëdha këtij sektori, të goditur nga forcimi i Lekut dhe nga rritja e kostos së punës.

 

Pesha e bujqësisë në ekonomi ka rënë në minimumin historik

Statistikat makroekonomike tregojnë se bujqësia është ndër sektorët ekonomikë që kanë shfaqur ecurinë më zhgënjyese të prodhimit në vitet e fundit.

Mbështetur në të dhënat e INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto në këtë sektor është në rënie prej katër vitesh radhazi.

Vitin e kaluar, rritja reale e PBB-së në bujqësi ishte negative në masën 2%, në thellim të mëtejshëm nga rënia prej 1.38% e një viti më parë.

 

Burimi: INSTAT

 

Tendenca rënëse konfirmohet edhe nga të dhënat e para të vitit 2025.

Për tremujorin e parë 2025, Prodhimi i Brendshëm Bruto në sektorin e bujqësisë pësoi rënie me 0.46% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rënia e prodhimit në sektorin bujqësor, paralelisht me rritjen e sektorëve të tjerë, kryesisht të lidhur me shërbimet dhe pasuritë e paluajtshme, ka bërë që pesha e bujqësisë në ekonominë shqiptare të bjerë në minimumin historik.

Pesha specifike e bujqësisë në prodhimin kombëtar vitin e kaluar zbriti në 15.45%, nga 16.27% një vit më parë dhe afërsisht 20% që ishte një dekadë më parë.

 

Burimi: INSTAT

 

The post “Misioni i pamundur” i kreditimit tĂ« bujqĂ«sisĂ« appeared first on Revista Monitor.

❌