Barcelona doli nga problemet financiare falë transferimeve dhe të ardhurave nga Kongo
Falë largimeve të një numri të madh lojtarësh, Barcelona arriti të çlirojë një sasi të konsiderueshme parash në buxhet, gjë që do të mundësojë regjistrimin e lojtarëve të rinj.
Inigo Martinez është lojtari i pestë që largohet nga klubi dhe ai do ta zëvendësojë Kataluninë me Arabinë Saudite.
Duke marrë parasysh që rregulli 1 me 1 ende nuk vlen për klubin, d.m.th. që çdo shpenzim që zgjidhet mund të llogaritet si pjesë e buxhetit, Barcelona nuk do të jetë në gjendje ta përfshijë plotësisht pagën e tij prej 14 milionë eurosh në “fair play”, por do të jetë në gjendje të llogarisë 60 për qind të asaj shume ose rreth 8.4 milionë euro.
Pau Victor u solli katalunasve pothuajse tre milionë euro me transferimin e tij te Braga, Pablo Torre 3.5 milionë euro me largimin e tij te Mallorca, Ansu Fati me rreth 8 milionë euro me transferimin e tij te Monaco, me kursime shtesë në pagën e Clement Lenglet pas transferimit të tij te Atletico Madrid.
Hapat e fundit për të regjistruar lojtarë të rinj varen nga gjëra që nuk janë më nën kontrollin e klubit, siç është miratimi i auditorëve për të dhënë llogari për 100 milionë euro nga vendet VIP ose ndonjë marrëveshje e minutës së fundit.
Gjithashtu interesante është ndihma nga Republika Demokratike e Kongos, e cila do t’i sjellë klubit dhjetë milionë euro në vit për katër vitet e ardhshme. /Telegrafi/
The post Barcelona doli nga problemet financiare falë transferimeve dhe të ardhurave nga Kongo appeared first on Telegrafi.