Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Formacionet zyrtare/ Dinamo kërkon fitoren në Europë ndaj Atletic Escaldes

Dinamo do të luajë sot në orën 16:00 ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Pas 15 vitesh, blutë do të marrin pjesë në një kompeticion ndërkombëtar. “Blutë” e kryeqytetit do të matin forcën me skuadrën nga Andorra, Atletic Escaldes, që eliminoi luksemburgasit e Dudelanxh. Atletik Escaldes triumfoi në duelin e […]

The post Formacionet zyrtare/ Dinamo kërkon fitoren në Europë ndaj Atletic Escaldes appeared first on BoldNews.al.

Thellohet kriza te Partizani/ Pas trajnerit Gega, ikën edhe drejtori teknik

Drejtori teknik i Partizanit, Sokol Haxhia, ka njoftuar këtë të enjte, 24 korrik, largimin nga klubi. Këtë lajm të befasishëm, ish-futbollisti i “Demave të Kuq” e ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook. “Ishte një nder dhe një përgjegjësi e madhe të kontribuoja në këtë periudhë te zhvillimi i Partizanit. Largohem me krenarinë se […]

The post Thellohet kriza te Partizani/ Pas trajnerit Gega, ikën edhe drejtori teknik appeared first on BoldNews.al.

Kontrata e parë si profesionist, portieri i Kombëtares U-17 firmos te Juventus

Raffaele Huli ka nënshkruar kontratën e parë të karrierës së tij profesionale me Juventusin, që skadon më 30 qershor 2028. Portieri i ri, i lindur në korrik 2008, ka veshur ngjyrat bardhezi që nga viti 2017 dhe ishte një nga protagonistët e sezonit të shkëlqyer të ekipit U-17, i cili përfundoi me gjysmëfinalen e ligës. Huli […]

The post Kontrata e parë si profesionist, portieri i Kombëtares U-17 firmos te Juventus appeared first on BoldNews.al.

Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale

Dorëheqja e Skënder Gegës ka sjellë një revoltë të mirëfilltë te tifozët e Partizanit, të cilët kanë mbushur rrjetet sociale me akuza ndaj klubit dhe drejtuesve të tij për mënyrën se si po veprohet me të kuqtë. Grupimi “Baza 46”, ka dalë me një reagim, ku i është kundërvënë emrave të veçantë brenda organikës së […]

The post Ultrasit e Partizanit nuk mbajnë më, akuza drejtuesve: Klubi po përdoret për interesa personale appeared first on BoldNews.al.

Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij, Brigitte, ngritën të mërkurën një padi me 22 akuza për shpifje në Shtetet e Bashkuara kundër podkasteres së krahut të djathtë Candace Owens, lidhur me pretendimin se Brigitte mund të jetë burrë. Padia e ngritur në Gjykatën e Lartë të Delaware pretendon se Owens ka transmetuar “një […]

The post Macron padit influenceren amerikane për pretendimet se gruaja e tij është burrë appeared first on BoldNews.al.

Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid

Real Madrid ka vendosur që t’i japë sulmuesit Kylian Mbappe një numër të ri, vetëm një vit pas mbërritjes së tij në “Santiago Bernabeu”. Plani fillestar, kur sulmuesi francez mbërriti, ishte t’i dorëzohej atij fanella me numrin 10, verën e kaluar. Megjithatë, Luka Modric rinovoi kontratën e tij, disi papritur, dhe e mbajti këtë numër. […]

The post Kylian Mbappe do të mbajë numrin “10” te Real Madrid appeared first on BoldNews.al.

Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite

Milan ka arritur marrëveshjen me Besiktas për transferimin e Emerson Royal në formë huazimi për një sezon, me të drejtë blerjeje për 10 milionë euro. Pas largimit të brazilianit, një tjetër largim pritet nga Milan të zyrtarizohet po këto ditë. Bëhet fjalë për Ismael Bennacer, algjeriani i rikthyer te kuqezinjtë pas huazimit te Olimpique Marseille, […]

The post Tjetër largim nga Milani, mesfushori drejt Arabisë Saudite appeared first on BoldNews.al.

Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet

Sipas FCInter1908, Asllani nuk ka të ardhme në ‘San Siro’, dhe ziklatrit janë të vendosur ta shesin për të përfituar financiarisht nga largimi i tij. 23-vjeçari refuzoi transferimin në Andaluzi, te Betisi, më herët gjatë verës, edhe pse Interi kishte pranuar ofertën e klubit spanjoll. Arsyeja kryesore që Asllani përmendi ishte për çështje familjare. Lojtari […]

The post Interi nuk ndryshon qëndrim për Asllanin, shitja e shqiptarit është prioritet appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike

Liverpool ka përforcuar repartin ofensiv me transferimin e sulmuesit francez Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurti, duke mposhtur interesin e vonshëm të Manchester United dhe ofertën më të lartë të Newcastle. Sipas “Daily Express” marrëveshja është mbyllur për një shumë 79 milionë paundë duke përfshirë dhe bonuset. Ekitike ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe ka […]

The post Zyrtare/ Liverpool forcon sulmin, paguan 79 milionë £ për Hugo Ekitike appeared first on BoldNews.al.

Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit

Pas eleminimit nga Europa, Partizani ka shtuar zhgënjimi për tifozët me një zyrtarizim të fundit. Të kuqtë kanë njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me Skënder Gegën, që nuk do të jetë më trajneri i kësaj skuadre. Sipas njoftimit, Gega ka paraqitur dorëheqjen dhe ka vendosur që të ndajë rrugët me kryeqytetasit, ndërsa ky vendim i tij […]

The post Skënder Gega i dha “duart” Partizanit, tifozët shpërthejnë kundër drejtuesve të klubit appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare, Manchester United huazon Rashford te Barcelona

Marcus Rashford i është bashkuar Barcelonës në formë huazimi për një sezon nga Manchester United, konfirmuan kampionët spanjollë të mërkurën. Barcelona ka një mundësi për ta bërë transferimin të përhershëm verën e ardhshme me një tarifë të raportuar prej 30 milionë eurosh (26 milionë paund). Paga e Rashford do të mbulohet gjithashtu gjatë gjithë kohëzgjatjes […]

The post Zyrtare, Manchester United huazon Rashford te Barcelona appeared first on BoldNews.al.

E kryer/ Sulmuesi largohet nga Barcelona dhe ka gati firmën me Bragën

I transferuar verën e kaluar për 2.7 milionë euro nga Girona, Pau Victor duket se do ta mbyllë shpejt aventurën te Barcelona, vetëm pas një sezoni. 23-vjeçari do largohet nga Barcelona, për shkak të minutave të pakta që ka pasur në dispozicion vitin e kaluar, vetëm 379 minuta në total, gjë që me siguri do […]

The post E kryer/ Sulmuesi largohet nga Barcelona dhe ka gati firmën me Bragën appeared first on BoldNews.al.

Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi

Armando Broja mund të jetë përpara një kapitulli të ri në karrierën e tij, teksa katër klube jashtë Anglisë kanë shfaqur interes konkret për të. Pas një periudhe të vështirë të mbushur me dëmtime dhe pak minuta loje, sulmuesi shqiptar i Chelsea-t është në kërkim të një transferimi që mund ta ndihmojë të rikthehet në […]

The post Broja ende pa ekip, ja destinacioni më i mundshëm për sulmusin kuqezi appeared first on BoldNews.al.

Rinovimi në ngërç, gjigantët europianë vëzhgojnë situatën e Donnarummas te PSG-ja

Kampion Europe, kampion i Francës dhe nënkampion bote. Ka qenë një sezon i gjatë për Gianluigi Donnarumma, i cili tani po shijon pushimet në “Costa Smeralda”. Portieri i PSG-së po ruan formën edhe në Sardenjë, teksa qëndron në pritje të sinjaleve nga Parisi për të ardhmen e tij. Kontrata i skadon për pak më shumë […]

The post Rinovimi në ngërç, gjigantët europianë vëzhgojnë situatën e Donnarummas te PSG-ja appeared first on BoldNews.al.

Arsenali mposht Milanin në miqësoren e parë në prag të sezonit të ri

Milani është mundur nga Arsenali me rezultatin 1-0 në ndeshjen e parë miqësore të sezonit, të luajtur në Singapor. Një gol i Saka në pjesën e dytë ka vulosur fatin e kësaj sfide. Allegri në debutimin sezonal me kuqezinjtë luajti me formacionin 3-5-1-1 me Pulisic në mbështetje të Leao. Pjesa e parë u mbyll në […]

The post Arsenali mposht Milanin në miqësoren e parë në prag të sezonit të ri appeared first on BoldNews.al.

Zyrtare/ U largua nga Vora, sulmuesi transferohet në kampionatin kosovar

Në merkaton e janarit, Vora përforcoi repartin e sulmit me Emir Skënderin. Mirëpo, aventura e sulmuesit shkupjan në Kategorinë e Parë nuk shkoi aq mirë përsa i përket rezultateve individuale, edhe pse fitoi titullin kampion. Skënderi u largua para pak kohësh nga Vora, por tashmë është prezantuar në ekipin e tij të ri. Sulmuesi 25-vjeçar […]

The post Zyrtare/ U largua nga Vora, sulmuesi transferohet në kampionatin kosovar appeared first on BoldNews.al.

Ish-tenistja konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme!

Ish-tenistja, Ana Ivanovic, ka njoftuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Bastian Schweinsteiger, ish-futbollist dhe kampion bote me kombëtaren gjermane. Lajmi është konfirmuar nga avokati i Ivanovic, i cili foli për “dallime të pajustifikueshme”, duke shtuar se nuk do të ketë deklarata të tjera “në respekt të privatësisë së klientes time, sidomos për sa iu përket […]

The post Ish-tenistja konfirmon ndarjen nga Schweinsteiger: Dallime të pajustifikueshme! appeared first on BoldNews.al.

Tërmeti i fortë godet Kretën, magnituda dhe epiqendra

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.3 është ndjerë para pak minutash në Kretë të Greqisë. Sipas të dhënave tërmeti ndodhi 54 km në perëndim të Hanias në Kretë, në orën 16:26 me orën lokale. Tërmeti ishte në një thellësi prej 47 km dhe u raportua se u ndje nga disa njerëz pranë epiqendrës. Disa […]

The post Tërmeti i fortë godet Kretën, magnituda dhe epiqendra appeared first on BoldNews.al.

Te Vllaznia janë optimistë për kualifikimin, Balaj: Do provojmë çdo gjë

Vllaznia do të zbresë në fushë ditën e nesërme për t’u përballur me Vikingurin në sfidën e turit të dytë të Ligës së Konferencës. Në prag të këtij takimi të rëndësishëm që zhvillohet në “Loro Boriçi”, kapiteni Bekim Balaj doli në konferencë për shtyp për mediat. Ai ka ndarë bindjen e tij se skuadra është […]

The post Te Vllaznia janë optimistë për kualifikimin, Balaj: Do provojmë çdo gjë appeared first on BoldNews.al.

E papritur në merkato, Tirana rikthen mesfushorin që ka luajtur 272 ndeshje me bardheblutë

Erando Karabeci është futbollisti më i ri i Tiranës. Pas eksperiencës prej disa sezonesh te Teuta, mesfushori rikthehet në kryeqytet, pikërisht në ekipin ku qëndroi për një dekadë, ndërsa luajti 272 ndeshje. Në seancën e fundit stërvitore, mesfushori nuk ishte i pranishëm, por sipas informacioneve, lojtari do t’i bashkohet skuadrës ditën e hënë, aty ku […]

The post E papritur në merkato, Tirana rikthen mesfushorin që ka luajtur 272 ndeshje me bardheblutë appeared first on BoldNews.al.

❌