Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 9 August 2025Main stream

Napoli, Rrahmani: Do të jetë një sezon i vështirë, por ne jemi një grup i bashkuar

By: armand
9 August 2025 at 11:21

Mbrojtësi i Napolit, Amir Rrahmani, ka folur për mikrofonat e Radio Crc rreth gjendjes së skuadrës dhe përgatitjeve për sezonin e ri. Ai theksoi se ekipi është ende në fazën fizike, por po i kushton vëmendje edhe aspektit taktik. “Gjatë këtyre ditëve po punojmë ende në aspektin fizik, por po insistojmë edhe në pjesën taktike, […]

The post Napoli, Rrahmani: Do të jetë një sezon i vështirë, por ne jemi një grup i bashkuar appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

Trajneri i Sparta Pragës, Priske e lavdëron Rrahmanin për paraqitjen

28 July 2025 at 15:25

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, e ka nisur sezonin e ri me gol në kampionatin çek. Ai realizoi në minutën e 22-të për të kaluar Sparta Pragën në epërsi 1-0 në ndeshjen ndaj Mlada Boleslav, e vlefshme për xhiron e dytë të elitës çeke.

Sparta triumfoi në fund me rezultat 3-2, në një sfidë dramatike që pati kthesa të shumta.

Rrahmani, i cili ishte titullar, u largua nga loja në minutën e 53-të, ku në vend të tij hyri sulmuesi sllovak, Lukas Haraslin.

Pas ndeshjes, trajneri i Spartës, Brian Priske, vlerësoi paraqitjen e sulmuesit kosovar, jo vetëm golin.

“Jam i kënaqur që kemi kualitet në gjithë lojtarët. Më duhet ta lavdëroj Albion Rrahmanin, që ka pasur lojë shumë të mirë. Ai ishte i përfshirë në presing, shënoi gol të rëndësishëm”, u shpreh Priske.

Për Rrahmanin, ky ishte një rikthim i mirë, pas një sezoni të parë të vështirë në Çeki, ku luftoi me formën dhe kohën e aktivizimit.

Ndërkohë, futbollisti tjetër kosovar në radhët e Spartës, Ermal Krasniqi, nuk u aktivizua në këtë ndeshje dhe qëndroi në stol gjatë gjithë takimit. /Telegrafi/ 

The post Trajneri i Sparta Pragës, Priske e lavdëron Rrahmanin për paraqitjen appeared first on Telegrafi.

“Një nga lojtarët më të mirë në Serie A”, kryeministri Albin Kurti pret në zyrë kampionin Amir Rrahmani

By: S SH
18 June 2025 at 20:50

Amir Rrahmani po kalon këto ditë pushimi në Kosovë. Kampioni i Italisë me Napolin, ka “zbarkuar” në Prishtinë, teksa së fundmi është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në zyrën e këtij të fundit.

Kryeministri Kurti i ka “rrëmbyer” kapitenit dardan edhe një fanellë të përfaqësueses së Kosovës. Ndërkohë që nuk ka krusyer edhe elozhet për qendërmbrojtësin, duke përmendur edhe disa prej ekipeve ku Rrahmani ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Postimi i Albit Kurtit:

Nga Drenica në Shqipëri te Partizani i Tiranës, prej aty në Kroaci te Spliti, Lokomotiva dhe Dinamo e Zagrebit, dhe pastaj në Itali fillimisht te Verona dhe tash te Napoli, Amir Rrahmani është një nga lojtarët më të mirë e më të suksesshëm të Kosovës dhe të kampionit të Serie A, Napoli. Ai është shembull për t’u ndjekur nga sportistët tanë të rinj, sidomos futbollistët.

Bashkë me ministrin Hajrulla Çeku dhe deputetin e trajnerin e mirënjohur, Bylbyl Sokoli, me kënaqësi mirëpritëm kapitenin e Kosovës që është dy herë kampion i Italisë. E uruam për arritjet e jashtëzakonshme në futbollin profesionist e veçanërisht në një ekip si Napoli ku sa herë fiton bëhesh i paharrueshëm dhe ikonë për tifozerinë atje, si dhe e falënderuam për përfaqësimin e denjë të Republikës sonë – e unë edhe për fanellën që ma dhuroi.

The post “Një nga lojtarët më të mirë në Serie A”, kryeministri Albin Kurti pret në zyrë kampionin Amir Rrahmani appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite kërkon Amir Rrahmanin, Napoli ka nisur kërkimin për zëvendësues

By: S SH
11 June 2025 at 23:52

Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili po shqyrton seriozisht një transferim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme.

Sipas prestigjiozes La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e 30-vjeçarit është bërë temë diskutimi në ambientet e klubit italian, pasi oferta financiare nga Arabia Saudite është mjaft e lartë dhe përfaqëson ndoshta shansin e fundit të tij për një kontratë të madhe në një kampionat më pak kërkues.

Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Verona dhe është shndërruar në një pikë kyçe të prapavijës, duke qenë protagonist në dy sezonet kur klubi u shpall kampion i Serie A.

Tashmë, pas pesë vitesh të suksesshme në Itali, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës mund të përballet me një kthesë të madhe në karrierë.

Napoli, i vetëdijshëm për rrezikun e largimit të një prej lojtarëve më të besuar në prapavijë, ka nisur menjëherë kërkimin për një zëvendësues. Sipas raportimeve, në listën e alternativave kryesojnë dy emra: Trevoh Chalobah i Chelseat dhe Sam Beukema i Bolognas.

Situata mbetet e hapur, ndërsa priten zhvillime në ditët në vijim që do të përcaktojnë nëse Rrahmani do të qëndrojë në Evropë, pasi e duan edhe Tottenham dhe Aston Villa, apo do të ndjekë rrugën e shumë yjeve drejt futbollit saudit.

The post Arabia Saudite kërkon Amir Rrahmanin, Napoli ka nisur kërkimin për zëvendësues appeared first on Albeu.com.

Arabia Saudite tundon Amir Rrahmanin – Napoli ka nisur kërkimin për zëvendësues

11 June 2025 at 23:48

Një ofertë joshëse nga Arabia Saudite ka vënë në “mendime” të thella mbrojtësin kosovar të Napolit, Amir Rrahmani, i cili po shqyrton seriozisht një transferim të mundshëm drejt Lindjes së Mesme.

Sipas prestigjiozes La Gazzetta dello Sport, e ardhmja e 30-vjeçarit është bërë temë diskutimi në ambientet e klubit italian, pasi oferta financiare nga Arabia Saudite është mjaft e lartë dhe përfaqëson ndoshta shansin e fundit të tij për një kontratë të madhe në një kampionat më pak kërkues.

Rrahmani iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Verona dhe është shndërruar në një pikë kyçe të prapavijës, duke qenë protagonist në dy sezonet kur klubi u shpall kampion i Serie A.

Tashmë, pas pesë vitesh të suksesshme në Itali, mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës mund të përballet me një kthesë të madhe në karrierë.

Napoli, i vetëdijshëm për rrezikun e largimit të një prej lojtarëve më të besuar në prapavijë, ka nisur menjëherë kërkimin për një zëvendësues. Sipas raportimeve, në listën e alternativave kryesojnë dy emra: Trevoh Chalobah i Chelseat dhe Sam Beukema i Bolognas.

Situata mbetet e hapur, ndërsa priten zhvillime në ditët në vijim që do të përcaktojnë nëse Rrahmani do të qëndrojë në Evropë, pasi e duan edhe Tottenham dhe Aston Villa,  apo do të ndjekë rrugën e shumë yjeve drejt futbollit saudit. /Telegrafi/

The post Arabia Saudite tundon Amir Rrahmanin – Napoli ka nisur kërkimin për zëvendësues appeared first on Telegrafi.

Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin, pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa

By: S SH
11 June 2025 at 19:51

Pas interesimit të shfaqur nga Tottenham, një tjetër skuadër nga Liga Premier ka shprehur interesim për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe britanike, Aston Villa ka bërë një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin e Napolit, i cili është shumë i pëlqyer nga trajneri Unai Emery.

Megjithëse detajet e ofertës nuk janë bërë publike, raportohet se Rrahmani është joshur nga mundësia për të luajtur në Angli dhe për të provuar veten në elitën e futbollit anglez. Kalimi i tij te Aston Villa do të ishte një hap i madh në karrierën e 31-vjeçarit.

Sidoqoftë, largimi nga Napoli nuk pritet të jetë i lehtë, pasi trajneri Antonio Conte e konsideron Rrahmanin si një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes.

Në sezonin e fundit, ku Napoli fitoi titullin kampion në Serie A, Rrahmani ishte titullar i padiskutueshëm, duke luajtur të gjitha 38 ndeshjet e kampionatit.

Qendërmbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e Serie A që nga viti 2019 dhe iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Hellas Verona.

Me skuadrën napolitane, ai ka fituar dy tituj kampion dhe është vlerësuar për lojën e tij të fortë dhe organizimin e mbrojtjes. Tani, mbetet për t’u parë nëse Napoli do të pranojë ofertën e Aston Villas apo do ta mbajë kapitenin e Kosovës në “Diego Armando Maradona”.

The post Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin, pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa appeared first on Albeu.com.

Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin – pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa

11 June 2025 at 19:49

Pas interesimit të shfaqur nga Tottenham, një tjetër skuadër nga Liga Premier ka shprehur interesim për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Sipas raportimeve nga mediat italiane dhe britanike, Aston Villa ka bërë një ofertë zyrtare për qendërmbrojtësin e Napolit, i cili është shumë i pëlqyer nga trajneri Unai Emery.

Megjithëse detajet e ofertës nuk janë bërë publike, raportohet se Rrahmani është joshur nga mundësia për të luajtur në Angli dhe për të provuar veten në elitën e futbollit anglez. Kalimi i tij te Aston Villa do të ishte një hap i madh në karrierën e 31-vjeçarit.

Sidoqoftë, largimi nga Napoli nuk pritet të jetë i lehtë, pasi trajneri Antonio Conte e konsideron Rrahmanin si një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes.

Në sezonin e fundit, ku Napoli fitoi titullin kampion në Serie A, Rrahmani ishte titullar i padiskutueshëm, duke luajtur të gjitha 38 ndeshjet e kampionatit.

Qendërmbrojtësi kosovar ka qenë pjesë e Serie A që nga viti 2019 dhe iu bashkua Napolit në vitin 2020 nga Hellas Verona.

Me skuadrën napolitane, ai ka fituar dy tituj kampion dhe është vlerësuar për lojën e tij të fortë dhe organizimin e mbrojtjes. Tani, mbetet për t’u parë nëse Napoli do të pranojë ofertën e Aston Villas apo do ta mbajë kapitenin e Kosovës në “Diego Armando Maradona”. /Telegrafi/ 

The post Shtohet numri i anglezëve që e duan Amir Rrahmanin – pas Tottenhamit futet në garë edhe Aston Villa appeared first on Telegrafi.

Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani

9 June 2025 at 22:16

Kombëtarja e Kosovës ka shkëlqyer në dy ndeshjet miqësore të zhvilluara në kuadër të grumbullimit të qershorit, ku sulmuesi Albion Rrahmani ka qenë padyshim protagonist me dy performanca spektakolare.  

Me pesë gola të shënuar në këto dy përballje, Rrahmani ka treguar se është në një formë të jashtëzakonshme dhe i gatshëm që ta mbajë peshën e sulmit të ekipit kombëtar. 

Në ndeshjen e parë ndaj Armenisë, Rrahmani u shfaq në qendër të vëmendjes duke shënuar dy gola, duke ndihmuar Kosovën të marrë një fitore të rëndësishme që ndërtoi moralin dhe besimin e skuadrës.  

Por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte performanca e tij në ndeshjen e dytë ndaj Komoreve, ku sulmuesi i Spartës së Pragës realizoi het-trik. 

FOTO: Ridvan Slivova (Telegrafi)

Kjo ndihmoi Kosovën të triumfonte me rezultatin 5-2 në një ndeshje plot gola, duke treguar se kombëtarja është në rrugën e duhur për përmirësim dhe konsolidim. 

Rrahmani, me shpejtësinë, teknikën dhe ndjeshmërinë e tij për golin, ishte shtylla kryesore e sulmit të Kosovës në këto dy ndeshje. 

 Forma e tij e mirë është një lajm i mirë për trajnerin dhe tifozët, të cilët shohin në të një shpresë të madhe për sfidat e ardhshme, përfshirë edhe fazën kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026. 

FOTO: Ridvan Slivova (Telegrafi)

Ndërsa në nivel klubesh, Rrahmani po kalon një periudhë pozitive me Spartën e Pragës, ku ka shënuar pesë gola në 23 ndeshje sezonale, duke e pasur këtë formë si një bazë të fortë për të dhënë më të mirën në kombëtare. 

Ky grumbullim i qershorit dhe paraqitjet e Rrahmanit janë sinjal i fortë për Kosovën se sulmi i saj ka gjetur një lider dhe një golashënues të besueshëm.  

Me pesë gola në dy ndeshjet e fundit, ai ka treguar se mund të jetë përforcimi kryesor i sulmit të Kosovës dhe një lojtar kyç në përpjekjet e ekipit për të arritur objektivat e mëdha. 

 Nëse vazhdon me këtë formë dhe përkushtim, e ardhmja e Rrahmanit me fanellën dardane duket shumë premtuese./Telegrafi/

The post Dy ndeshje, pesë gola – grumbullimi i qershorit ka një emër: Albion Rrahmani appeared first on Telegrafi.

Rrahmani e kompleton het-trikun ndaj Komoreve

9 June 2025 at 20:40

Kombëtarja e Kosovës e ka gjetur edhe golin e tretë ndaj Komoreve në miqësoren që po luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

Ishin mysafirët ata që morën të parët epërsinë duke realizuar në minutën e 12-të përmes Said Bakarit për rezultatin 1-0.  

Vetëm shtatë minuta më vonë ishte Albion Rrahmani ai i cili realizoi një gol të bukur për të barazuar gjithçka (1-1).  

Në minutën e 59-të Rrahmani u tregua mjaft dinak duke shfrytëzuar një gabim fatal të mbrojtjes mysafire, duke marrë kështu epërsinë për herë të gol.   

Sulmuesi kosovar qershinë mbi tortë kësaj paraqitje fantastike ia vuri në minutën e 78-të kur kompletoi het-trikun për rezultatin 3-1./Telegrafi/

The post Rrahmani e kompleton het-trikun ndaj Komoreve appeared first on Telegrafi.

Albion Rrahmani i pandalshëm – Kosova merr epërsinë ndaj Komoreve

9 June 2025 at 20:21

Kombëtarja e Kosovës ka kaluar në avantazh prej 2-1 në ndeshjen ndaj Komoreve që po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. 

Ishin mysafirët ata që morën të parët epërsinë duke realizuar në minutën e 12-të përmes Said Bakarit për rezultatin 1-0. 

Vetëm shtatë minuta më vonë ishte Albion Rrahmani ai i cili realizoi një gol të bukur për të barazuar gjithçka (1-1). 

FOTO: Ridvan Slivova (Telegrafi)

Tani në minutën e 59-të Rrahmani u tregua mjaft dinak duke shfrytëzuar një gabim fatal të mbrojtjes mysafire, duke marrë kështu epërsinë për herë të parë në këtë sfidë. 

Kjo epërsi e Kosovës ishte tejet e merituar pas disa rasteve të mira që patën për gol, por të cilat ishin ndalur nga portieri i Komoreve./Telegrafi/

The post Albion Rrahmani i pandalshëm – Kosova merr epërsinë ndaj Komoreve appeared first on Telegrafi.

Amir Rrahmani rrëfen për Telegrafin triumfin e tij: Titulli kampion, Antonio Conte dhe synimet e reja me Kosovën

3 June 2025 at 12:52

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, ka qenë një nga figurat më të shquara të Napolit këtë sezon, duke u bërë shtylla e mbrojtjes nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, ky skuadra fitoi titullin e kampionit në Serie A.

Në një garë të ngushtë me Interi deri në xhiron e fundit, Napoli ia doli edhe pse nuk llogaritej fare favorit në fillim të sezonit. Prishtinasi shkëlqeu në të gjitha 38 ndeshjet e Serie A, duke kontribuar jo vetëm në prapavijë, por edhe në fazën sulmuese me një gol dhe tre asistime.

Mbrojtësi i jashtëzakonshëm i Napolit, Rrahmani, në një intervistë për Telegrafin ka folur për titullin e kampionit, që është i dyti për të me këtë klub, punën me një trajner si Antonio Conte, por edhe për Kosovën, dhe ndeshjet që i zhvillon për kualifikueset për Kupën e Botës.

Fillimisht kapiteni dardan u ndal te suksesi në kampionatin italian, duke thënë se titulli në xhiron e fundit ishte emocionues dhe e bën më të veçantë.

“Sigurisht që ky është një sukses i jashtëzakonshëm që kemi arritur dhe natyrisht që jam shumë i lumtur që kam arritur dhe unë me paraqitjet që kam pasur dhe i kam ndihmuar ekipit për të arritur këtë sukses të madhë”.

“Ky sezon ka qënë tejet interesant deri në ndeshjen e fundit dhe e bënë edhe më të veçantë titullin kampion”, ka thënë Amir Rrahmani fillimisht për Telegrafin.

Nuk mund të mungonte dhe një pytje për trajnerin tashmë sërish kampion, kësaj radhe me Napolin, ku luan edhe mbrojtësi ynë, pas atyre me Juventusin dhe Interi, Antonio Conte.

Rrahmani deklaroi se Conte sjell energji të madhe, por edhe kërkon maksimumin dhe për këtë sukseset nuk mungojnë.

“Trajneri Conte solli një frymë dhe energji të re te skuadra dhe puna me të ka qenë e jashtëzakonshme. Ai është një trajner që gjithmonë kërkon maksimumin dhe besoj që një gjë e tillë ka sjellur edhe titullin kampion. Sigurisht që puna që kemi bërë këtë sezon në fund u kurorëzua edhe me titullin kampion”, deklaroi shtylla e mbrojtjes së Napolit.

Rrahmani u shpall mbrojtësi më i mirë i Serie A nga CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive) para disa ditësh, ndërsa i katërti më i mirë në botë – një arritje e madhe për të.

Ai po ashtu është futbollisti i parë shqiptar në histori qe e fiton titullin e Serie A dy herë, në sezonet 2022/23 dhe 24/25, pasi Riza Lushta me Juventus (1939-40), Naim Kryeziu me Romën (1941-42) dhe Elseid Hysaj me Napolin (2022-23), e kanë fituar vetëm nga njëherë. Kjo gjë e bën krenar dhe shton se është arritje e madhe dy tituj në Serie A.

“Dy tituj kampion në Serie A me Napolin sigurisht që për mua është një arritje e madhe dhe ndihem krenarë që kam arritur të shkruaj emrin tim në historinë e klubit. Është emocion i veçantë të fitosh titullin e kampionit në Serie A, e sidomos në ndeshjën e fundit të edicionit çka e bënë më të veçantë”, deklaroi kapiteni i Kosovës.

Rrahmani, i cili do të mungojë në ndeshjet e qershorit për Kosovën, pasi përzgjedhësi Franco Foda e ka lënë të pushojë, ai mbetet i fokusuar për sfidat zyrtare që e presin në shtator.

Kosova luan në të njëjtin grup me Suedinë, Slloveninë dhe Zvicrën, ku kapiteni e pranin që nuk është grup i lehtë, por do t’i marrin ndeshjet një nga një.

“Jemi në një grup aspak të lehtë pasi të gjitha Kombëtaret janë të forta dhe nuk ka kundërshtar të lehtë. Secila kombëtare synon të marrë maksimumin në këtë grup dhe ne do të kërkojmë ta bëjmë të njëjtën gjë. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe synimi gjithmonë mbetet rezultatet pozitive,” përfundoi Rrahmani.

Rrahmani ishte në formacionin e sezonit në Serie A nga shumë mediume dhe kompani të statisikave, kur njëra ndër to me një mesatare të vlerësimit 7.27, SofaScore, e vendosi Rrahmanin në formacion, pasi ai po ashtu dëshmoi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në duele – 4.82 duele të fituara për ndeshje (62%) dhe 3.37 duele ajrore të fituara (69.6%). /Telegrafi/

The post Amir Rrahmani rrëfen për Telegrafin triumfin e tij: Titulli kampion, Antonio Conte dhe synimet e reja me Kosovën appeared first on Telegrafi.

Fitoi titullin me Napolin, Partizani krenohet me Amir Rrahmanin: Je njëri prej nesh!

By: armand
24 May 2025 at 16:30

Napoli fitoi mbrëmë titullin kampion në Serie A. Një sukses i jashtëzakonshëm nga napolitanët, të cilët me Antonio Conten arritën të ngrejnë lart këtë trofe. Sigurisht që protagonist te kampionët ishte edhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi shqiptari fitoi titullin e 2-të në 3 vitet e fundit me Napolin, duke qenë një lider i padiksutueshëm në formacion. […]

The post Fitoi titullin me Napolin, Partizani krenohet me Amir Rrahmanin: Je njëri prej nesh! appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Rrahmani ndërpret konferencën e Contes dhe bëhet viral në festën e Napolit

By: admin
24 May 2025 at 01:32

Një moment i veçantë dhe plot emocion ndodhi pas fitores së Napolit në ndeshjen e fundit të sezonit, që i siguroi klubit titullin e katërt në histori të Serie A.

Gjatë konferencës për shtyp, ndërsa trajneri Antonio Conte po fliste për triumfin historik, kapiteni i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, e ndërpreu papritur konferencën dhe mori vetë fjalën.

Mes duartrokitjeve dhe buzëqeshjeve, Rrahmani u ngrit në këmbë dhe nisi këngën e kampionëve, ku shumë shpejt iu bashkua edhe Conte.

Të dy së bashku e kthyen sallën e konferencës në një festë të vërtetë, duke treguar unitetin dhe emocionin që mbretëronte në skuadër pas arritjes së madhe.

Ky ishte titulli i dytë në Serie A për Amir Rrahmanin, pas atij të fituar në sezonin 2022-23, dhe një tjetër dëshmi e rëndësisë së tij në mbrojtjen e Napolit.

Ndërkohë, për Napolin, ky ishte titulli i katërt në historinë e klubit, një sukses i rrallë që këtë herë mban edhe firmën e trajnerit Antonio Conte. /GazetaExpress/

The post VIDEO/ Rrahmani ndërpret konferencën e Contes dhe bëhet viral në festën e Napolit appeared first on Albeu.com.

Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë

23 May 2025 at 23:52

Mbrojtësi kosovar Amir Rrahmani, po vazhdon të dëshmohet në nivelet më të larta të futbollit evropian.

Reprezentuesi dardan u shpall sot (e premte) kampion për herë të dytë me Napolin në Serie A.

Amir Rrahmani – Shtylla shqiptare që udhëhoqi Napolin drejt triumfit

Rrahmani nuk është lojtari që kërkon qendër të vëmendjes. Ai nuk është ai që bërtet më fort në fushë, por ai që flet qartë me veprat e tij.

Që prej ardhjes së tij në Napoli nga Hellas Verona në vitin 2020, mbrojtësi nga Prishtina ka bërë hapa të mëdhenj – nga një lojtar i nënvlerësuar në Serie A, në një shtyllë të palëkundur dhe lider të padiskuteshëm në mbrojtje. 

 Një mur që nuk bie – roli i Rrahmanit në mbrojtjen e Napolit 

 Sezoni historik i Napolit, që kulmoi me titullin e katërt kampion në histori, u ndërtua mbi një mbrojtje të hekurt dhe një lojë kolektive të shkëlqyer.  

Amir Rrahmani, në qendër të asaj mbrojtjeje, u bë baza mbi të cilën ndërtohej qetësia taktike e skuadrës. Me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme këtë sezon, Rrahmani ka fituar respektin jo vetëm të tifozëve napolitanë, por edhe të opinionit sportiv italian.  

Titulli i katërt i Napolit – një histori që tani shkruhet edhe në shqip  

Fitorja e Scudettos nga Napoli nuk është vetëm një sukses futbollistik – është një moment që u jetua me emocione të mëdha në të gjithë Italinë dhe më gjerë. Dhe në këtë histori është shkruar me gërma të mëdha edhe emri i Amir Rrahmanit.  

Sot, Rrahmani nuk është më thjesht një lojtar i Napolit. Ai është pjesë e historisë së klubit, një nga ata që, ndonëse pa shumë zhurmë, udhëhoqi me shembull, dhe u kthye në hero të heshtur të një qyteti që jeton për futbollin. 

Statistikat e Amir Rrahmanit gjatë sezonit 2024/2025 në Serie A 

Rrahmani zhvilloi gjithsej 38 ndeshje në elitën e futbollit italian këtë sezon nën udhëheqjen e Antonio Contes. 

Në këto ndeshje ai arriti që të shënojë një gol dhe të bëjë tri asistime, duke u vlerësuar nga Sofascore me notën e përgjithshme 7.27. 

Gjatë këtyre ndeshjeve ai pati një mesatare prej 4.82 duelesh të fituara për ndeshje, 3.37 duele ajrore të fituara si dhe 4.66 spastrime për ndeshje./Telegrafi/

The post Nga Prishtina në majat e futbollit italian, Amir Rrahmani udhëheq Napolin drejt lavdisë appeared first on Telegrafi.

VIDEO virale/ Çastet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli, Amir Rrahmani me mendjen te rivalët zikaltër: Sa me sa është Interi?

By: admin
20 May 2025 at 12:34

E diela nuk ishte një ditë e mirë për Napolin dhe Interin, pasi të dyja morën barazim duke lënë që titulli të vendoset të premten.

Teksa po luheshin minutat e fundit të ndeshjes mes Parmas dhe Napolit që u mbyll 0-0, Amir Rrahmani iu afrua një fëmijë pas portës për të pyetur për rezultatin në ndeshjen Inter-Lacio.

“Sa, sa është ndeshja e Interit?”, e pyeti Rrahmani djaloshin që rrinte pas portës, duke e marr përgjigjen që ndeshja është 2-2.

E gjithë kjo situatë është filmuar nga kamerat dhe është postuar në faqen zyrtare të Serie A.

Rrahmani nga 37 ndeshjet e luajtura në 35 prej tyre ka luajtur 90 minuta, dhe vetëm në dy është zëvendësuar në të njëjtën minutë 77. Ka shënuar një gol dhe ka dhuruar dy asiste

Bëjmë me dije që axurrët udhëheqin kampionatin me 79 pikë, ndërsa të premten luajnë kundër Kaljarit në orën 20:45 ndërsa Interi që ka 78 pikë udhëton drejt Komos.

The post VIDEO virale/ Çastet e fundit të ndeshjes Parma-Napoli, Amir Rrahmani me mendjen te rivalët zikaltër: Sa me sa është Interi? appeared first on Albeu.com.

Gazetari rumun për Telegrafin: Futbollistët kosovarë po lënë gjurmë në Rumani – veçon njërin nga ta dhe përmend trnferimin afër 1 milion euro 

18 May 2025 at 17:25

Radu Stroe, gazetar sportiv nga mediumi i njohur rumun Sport.ro, në një intervistë për Telegrafin ka ndarë vlerësimet e tij për ndikimin dhe zhvillimin e futbollistëve kosovarë në kampionatin rumun.

Sipas tij, prania e emrave si Astrit Selmani, Meriton Korenica, Lindon Emërllahu këtë sezon – por edhe e futbollistëve që tashmë janë larguar si Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Armend Thaqi, Albin Berisha e Florent Hasani – tregon se interesimi i klubeve të elitës rumune për lojtarët nga Kosova është në rritje.

“Nëse shohim sa shumë futbollistë nga Kosova kanë arritur të luajnë në futbollin rumun, është e qartë se skuadrat e Liga 1 po i ndjekin me shumë interes. Transferimet si ato të Rrahmanit dhe Krasniqit e dëshmojnë cilësinë që ata sjellin. Madje, është shumë e rrallë që një skuadër rumune të paguajë shuma të mëdha për një lojtar që vjen nga brenda kampionatit. Rreth një milion euro janë paguar për Hazrollaj, dhe kjo flet shumë për vlerësimin që ata marrin”, ka thënë Radu Stroe.

Ai e sheh me optimizëm të ardhmen e futbollit kosovar dhe beson se zhvillimi i mëtejmë është çështje kohe. Ai si shembull të rritjes së futbollit kosovar i merr përballjet mes Cluj dhe Ballkanit, por edhe ndeshjet në nivel kombëtaresh mes Rumanisë dhe Kosovës.

“Jam i bindur që cilësia ekziston, por është një proces. Me kalimin e kohës, futbolli kosovar do të zhvillohet edhe më shumë, si në nivel klubesh, ashtu edhe me përfaqësuesen. Të mos harrojmë që para tre vitesh, CFR Cluj – kampion i Rumanisë në atë kohë – u vu në vështirësi nga Ballkani. Edhe në ndeshjet e përfaqësueseve, duelet kanë qenë të barabarta”, deklaroi Stroe për Telegrafin.

Kur pyetet për lojtarët kosovar që kanë shkëlqyer në Rumani, Stroe ndalet veçanërisht te Astrit Selmani, të cilin e vlerëson lartë jo vetëm si futbollist, por edhe për personalitetin e tij.

“Mua personalisht më pëlqen shumë Astrit Selmani, edhe për faktin se kam një simpati për Dinamon. Nuk shkëlqeu në muajt e parë, por më pas u bë lojtar i pazëvendësueshëm dhe shumë i dashur për tifozët. Madje, ai ka thënë se një ditë do të donte të kthehej te Dinamo, qoftë si lojtar, qoftë në ndonjë rol tjetër në klub – dhe kjo tregon shumë për të si njeri. Ka shumë momente kur ai përpiqet të marrë përgjegjësi dhe motivon fuqishëm bashkëlojtarët”, nënvizoi ai.

I pyetur për atmosferën ndaj lojtarëve kosovarë në Rumani, gazetari rumun e përjashtoi çdo formë paragjykimi apo trajtimi të keq. Sipas tij lojtarët nga Kosova janë mjaftë të pelqyer në Rumani.

“Të gjithë futbollistët kosovarë janë shumë të vlerësuar dhe të respektuar në Rumani. Nuk ka pasur asnjëherë incidente me kore fyese ndaj tyre. Ajo që ndodhi në ndeshjen Rumani-Kosovë ishte vepër e disa grupeve ultra-nacionaliste dhe nuk kishte lidhje me futbollin. Shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten më, dhe që gjithçka të vendoset në fushën e lojës”, mbyll mendimin e tij Radu Stroe.

Astrit Selmani do të largohet nga Dinamo Bukuresht për një aventurë të re, ndërsa Meriton Korenica dhe Lindon Emërllahu janë nën kontratë me Cluj. Në verë nga Kosova do të bashkohet edhe Drilon Hazrollaj, te Dinamo Bukuresht. /Telegrafi/

The post Gazetari rumun për Telegrafin: Futbollistët kosovarë po lënë gjurmë në Rumani – veçon njërin nga ta dhe përmend trnferimin afër 1 milion euro  appeared first on Telegrafi.

Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës

By: armand
14 May 2025 at 21:40

Sparta e Pragës, u mposht me rezultatin 3 me 1 nga Sigma Olomouç me rezultatin 3 me 1 në finalen e Kupës së Çekisë, ku ishin të gatshëm plot 4 futbollistë shqiptarë, 3 në fushë dhe 1 në stol. Mesfushori i Kombëtares, Qazim Laçi, e nisi duelin si titullar, ndërkohë që Krasniqi dhe Rrahmani, dy […]

The post Goli i Albion Rrahmanit nuk mjafton, Sparta e Pragës humbet finalen e Kupës appeared first on BoldNews.al.

Zgjedhje nën hijen e patronazhistit në Fier

1 May 2025 at 07:04

“Po çfarë thua more?! Ëndrra me sy hapur sheh ti?!” Kjo ishte përgjigjja që ky gazetar mori nga një grup të moshuarish, të cilët po luanin domino në qendër të fshatit Libofshë në Fier, ndaj pyetjes nëse ekzistonte ndokush, i cili ishte njëkohësisht i punësuar në administratën publike dhe, gjithashtu, mbështetës i opozitës. “Ata, edhe […]

The post Zgjedhje nën hijen e patronazhistit në Fier appeared first on Reporter.al.

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

28 March 2025 at 14:55

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës dhe Napolit, Amir Rrahmani është lojtari që ka kompletuar më shumë pasime të sakta deri tani këtë sezon.

Kapiteni i Dardanëve është ngritur në qiell nga faqja zyrtare e Serie A, pas statistikës brilante në kompletimin e pasimeve.

“Profesor. Amir Rrahmani është lojtari me pasimet më të suksesshme në këtë sezon të Serie A”, shkruan në faqen zyrtare të Lega Serie A.

Mbrojtësi kosovar i Napolit ka arritur deri tani këtë sezon të kompletoj me sukses plotë 1889 pasime, duke lënë pas vete shumë emra të njohur, shkruan Telegrafi.

Pas Rrahmanit, pozitën e dytë e zë Evan Ndicka i Romës me 1848 pasime të suksesshme, ndërsa treshja kompletohet me Alessandro Bastonin e Interit që ka kompletuar me sukses 1619 pasime.

Në pozitën katër dhe pesë gjenden dy lojtarët e Juventusit, Pierre Kalulu dhe Manuel Locatelli, të cilët kanë 1599 pasime të suksesshme, respektivisht 1577 pasime.

Pesë lojtarët që kanë kompletuar më shumë pasime në Serie A

Amir Rrahmani – 1889 pasime të suksesshme

Evan Ndicka – 1848 pasime të suksesshme

Alessandro Bastoni – 1619 pasime të suksesshme

Pierre Kalulu – 1599 pasime të suksesshme

Manuel Locatelli -1577 pasime të suksesshme

/Telegrafi/

The post “Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme appeared first on Telegrafi.

❌
❌