Presidenti i Lille sqaron të ardhmen e Edon Zhegrovës
Edon Zhegrova pritet të qëndrojë te Lille edhe për një vit tjetër. Të paktën, ky është thelbi i deklaratave të presidentit, Olivier Letang, këtë të premte.
Larg fushës për shumë muaj, tashmë nëntë që nga dhjetori, Zhegrova u tha se do të largohej nga Lille në ditët apo javët në vijim dhe njëri nga distinacionet u përmend rivali i tyre, Marseille. Megjithatë, nuk duhet përjashtuar kurrë një surprizë, e cila është pikërisht ajo që sapo ka ndodhur.
Pavarësisht kësaj situate të vështirë në të cilën është gjendur kosovari, largimi i tij është larg të qenit i sigurt. Këtë të premte, presidenti i Lille, Olivier Letang, e përmendi rikthimin e mundshëm të lojtarit të tij në skuadrën e tij për të luajtur sezonin 2025/26.
“Edon (Zhegrova) është këtu, me ne. Është e mundur që ai të jetë me ne, prandaj e përmenda në mundësitë tona ofensive. Ai është mirë. Ai po stërvitet mirë. Është rikthyer mirë. Është e mundur që ai të rifillojë stërvitjen me ekipin profesional nga e hëna që të mund të mbështetemi tek ai për këtë sezon”, ka thënë fillimisht Letang.
“Nuk kam pasur kontakt me klube të tjera franceze. Edon (Zhegrova) është emocional. Ne menduam se ai mund të largohej në një moment. Por sot, kushtet nuk janë domosdoshmërisht të përshtatshme që ai të largohet”.
“Ne i themi vetes se në vend që të kërkojmë dikë jashtë, kemi dikë në shtëpi që po bën mirë. Folëm për këtë së bashku. Ai është i uritur. I mungojnë ndeshjet, garat”, përfundoi i pari i Lille. /Telegrafi/
The post Presidenti i Lille sqaron të ardhmen e Edon Zhegrovës appeared first on Telegrafi.