12 vatra zjarri janë në vend
Prej orës 09:00 të ditës së sotme deri në orën 20:00, janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 6 vatra janë shuar, 2 vatra janë aktive, dhe 4 vatra janë në monitorim. Kjo është bërë e ditur nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, sipas të cilës vijon të jetë aktiv zjarri në parkun natyror të Gërmenjit, ndërsa në orët e pasdites është regjistruar një vatër e re zjarri…