Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Gvardiol vizitoi shtëpinë e Modricit, e cila u shemb dhe u dogj në luftë – shihni çfarë vari në derë

Mbrojtësi i Kombëtares së Kroacisë dhe i Manchester Cityt, Josko Gvardiol, ka zgjedhur që pushimet t’i kalojë në vendlindjen e tij, Kroaci, në vend të destinacioneve luksoze. Mes fotografive që ai postoi nga pushimet, njëra në veçanti tërhoqi vëmendje të madhe.

Në atë foto, Gvardiol shfaqet përpara shtëpisë së vjetër të Luka Modric, ku ai ka varur simbolikisht fanellën e kapitenit të Kombëtares kroate në derën e saj. Ky gjest prekës emocionoi shumë tifozë, duke rikujtuar fillimet e vështira të Modrićit dhe rrugëtimin e jashtëzakonshëm të tij deri në majat e futbollit botëror.

Shtëpia në fjalë ndodhet në Zaton Obrovački, në rrëzë të malit Velebit, dhe dikur i përkiste gjyshit të Modricit. Pikërisht këtu kaloi Luka pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij, duke ruajtur dhitë dhe duke jetuar një jetë të thjeshtë, përpara se të niste rrugën drejt famës.

Gjatë luftës së vitit 1991, shtëpia u shkatërrua dhe iu vu zjarri, ndërsa gjyshi i Modrić u vra tragjikisht. Pas kësaj ngjarjeje, familja Modrić u zhvendos në Zadar, ku për një kohë jetuan në hotele si refugjatë.

Sot, shtëpia ndodhet në gjendje të rrënuar, pa asnjë shenjë që të tregojë rëndësinë historike apo personale që ajo përfaqëson. Megjithatë, turistët që vizitojnë zonën shpesh kërkojnë të shohin vendin ku ka filluar historia e futbollistit të madh.

Në këtë drejtim, Agjencia e Zhvillimit të Qarkut Zadar “ZADRA NOVA” ka nisur një iniciativë për restaurimin e shtëpisë, me synimin që ajo të shndërrohet në një qendër interpretimi që do të përfshijë një ekspozitë, një dyqan suveniresh dhe hapësira informuese.

Megjithatë, projekti nuk është ende zyrtarizuar, pasi nuk ka marrë miratimin e familjes Modrić. Për më tepër, shtëpia konsiderohet pronë shtetërore, pasi nuk ka qenë në pronësi private. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Joško Gvardiol (@josko_gvardiol)

The post Gvardiol vizitoi shtëpinë e Modricit, e cila u shemb dhe u dogj në luftë – shihni çfarë vari në derë appeared first on Telegrafi.

Zbulohet se sa e pagoi Real Madridi, Modricin pas ndeshjes së tij të fundit

Real Madrid është një nga klubet e mëdha evropiane që ka kaluar një sezon jashtëzakonisht të ngarkuar.

“Los Blancos” zhvilluan gjithsej 68 ndeshje zyrtare dhe 3 miqësore, duke pasur shumë pak kohë për rikuperim para fillimit të sezonit të ri.

Skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso zhvilloi ndeshjen e fundit më 14 korrik, në Kampionatin Botëror për Klube, ku u eliminua nga Chelsea në gjysmëfinale.

Bonuse për një sezon të gjatë dhe sfidues

Pavarësisht se nuk e fituan turneun, të gjithë futbollistët e Real Madridit u shpërblyen me bonuse të konsiderueshme për kontributin e tyre gjatë sezonit të ngarkuar. Sipas raportimeve të Marca, çdo lojtar ka marrë një total prej 280,000 euro, të ndara si më poshtë:

50,000 euro për kalimin e fazës së grupeve

80,000 euro për kualifikimin në çerekfinale

150,000 euro për kalimin në gjysmëfinale

Lamtumira e Modricit dhe nisja e një kapitulli të ri

Në mesin e lojtarëve të vlerësuar ishte edhe veterani Luka Modric, i cili luajti në Kupën e Botës për Klube përpara se të transferohej te Milani.

Kapiteni i Kroacisë, që do të mbushë 40 vjeç në shtator, luajti 63 ndeshje për Realin në sezonin që lamë pas – një arritje mbresëlënëse për një futbollist në këtë moshë.

Pushim i shkurtër para sezonit të ri

Lojtarët e Real Madridit kanë në dispozicion vetëm pak ditë për t’u çlodhur. Ata do të rikthehen në stërvitje më 4 gusht, ndërsa ndeshjen e parë të sezonit të ri në La Liga do ta luajnë më 19 gusht kundër Osasunës. /Telegrafi/

The post Zbulohet se sa e pagoi Real Madridi, Modricin pas ndeshjes së tij të fundit appeared first on Telegrafi.

Luka Modric shkakton bum financiar te Milani vetëm disa ditë pas transferimit

Kanë kaluar vetëm dy javë që kur Luka Modric nënshkroi me Milanin, por ndikimi i tij tashmë po ndjehet fuqishëm — veçanërisht në aspektin financiar.

Mesfushori legjendar kroat ka gjallëruar atmosferën te “Rossonerët”, duke nxitur një bum të menjëhershëm në shitjen e biletave sezonale.

Sipas raportimeve, Milani ka shitur tashmë mbi 30,000 bileta sezonale, një shifër mbresëlënëse që u arrit madje përpara se të fillonte shitja e përgjithshme për publikun.

Për më tepër, vetëm 24 orë pas njoftimit zyrtar të transferimit të Modric, u shitën mbi 1,500 bileta, një tregues i qartë se tifozët mezi presin ta shohin në veprim ish-yllin e Real Madridit në “San Siro”.

Për Milanin, kjo nuk është vetëm një përforcim në fushë, por edhe një sukses i madh komercial që pritet të zgjerohet edhe më tej me afrimin e sezonit të ri. /Telegrafi/

The post Luka Modric shkakton bum financiar te Milani vetëm disa ditë pas transferimit appeared first on Telegrafi.

Modric zbulon pse zgjodhi Milanin pas largimit nga Real Madridi

Ish-mesfushori i Real Madridit, Luka Modric, ka folur hapur për vendimin e tij për t’iu bashkuar AC Milanit, pas përfundimit të aventurës së gjatë në “Santiago Bernabeu”.

Shumë klube donin transferimin e veteranit kroat, por ai ka zbuluar se Milanit iu bashkua pasi donte të luante në Evropë dhe të luante futboll konkurrues.

“Pse AC Milan? Doja të qëndroja në Evropë dhe të vazhdoja të luaja futboll konkurrues,” deklaroi Modric.

“Kisha disa oferta të tjera, por kur Milani u shfaq, ishte e qartë për mua. Isha gati që nga momenti i parë”, deklaroi Modric.

Legend. 🌟#WelcomeModrić pic.twitter.com/U5lhhoACXX

— AC Milan (@acmilan) July 14, 2025

Ai tregoi se klubi kuqezi e kishte bindur që në fillim me seriozitetin e qasjes dhe me projektin e tyre.

“Më bëri përshtypje se si erdhën në Kroaci për të më prezantuar projektin dhe gjithçka tjetër. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua,” shtoi kroati.

“Milani është një nga klubet më të mëdha në Evropë,” përfundoi Modric, i cili pritet të jetë një nga liderët e rinj të skuadrës së Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/

The post Modric zbulon pse zgjodhi Milanin pas largimit nga Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Tashmë zyrtare, Modric i bashkohet Milanit – do të mbajë numrin 14 në fanellë

Legjenda kroate, Luka Modric, ka nënshkruar zyrtarisht me Milanin si lojtar i lirë, në një kontratë njëvjeçare me opsion për zgjatje. 

Mesfushori kishte rënë dakord për termat personale muajin e kaluar, por priti që angazhimet e tij në Kupën e Botës për Klube me Real Madrid të përfundonin para se të finalizonte transferimin. 

Sot në mëngjes ai mbërriti për t’u nënshtruar testeve mjekësore me klubin dhe autoritetet lokale, përpara se të nënshkruante kontratën njëvjeçare me opsion për t’u zgjatur deri në verën e vitit 2027. 

Kjo do të thotë që ai mund të jetë 41 vjeç kur kontrata të përfundojë.  Modric do të mbajë fanellën me numrin 14 në ‘San Siro’. 

It’s official: Luka Modrić is Rossonero ❤🖤
#WelcomeModrić pic.twitter.com/ur2atXySas

— AC Milan (@acmilan) July 14, 2025

Ai mbush 40 vjeç në shtator dhe ka 188 ndeshje zyrtare me Kroacinë, si dhe 597 ndeshje konkurruese me fanellën e Real Madrid gjatë 13 viteve. 

Modric fitoi praktikisht gjithçka me madrilenët, duke përfshirë Topin e Artë në 2018, gjashtë tituj në Ligën e Kampionëve, katër tituj LaLiga, pesë edicione të Kupës së Botës për Klube, pesë Superkupa të Evropës, dy Copa del Rey dhe pesë Superkupa Spanjolle./Telegrafi/

The post Tashmë zyrtare, Modric i bashkohet Milanit – do të mbajë numrin 14 në fanellë appeared first on Telegrafi.

‘Jam shumë i lumtur që jam këtu’ – Modric mbërrin në Milano

Luka Modrić ka mbërritur në Itali dhe është gati të përfundojë zyrtarisht transferimin te AC Milan.

Legjenda kroate u pa të hënën në mëngjes në aeroportin Malpensa të Milanos, ku u prit nga gazetarët dhe fansat.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ka sfida të mëdha përpara meje. Do të kem kohë të flas për të gjitha këto”, ishin fjalët e para të Modrić, të raportuara nga La Gazzetta dello Sport.

 

Milan, ecco Luka Modric‼ Inizia oggi, con le visite mediche e la firma del contratto, la sua nuova avventura con i colori rossoneri🔴⚫@GianluVisco 📹 pic.twitter.com/t8OJk3YIwD

— Sportitalia (@tvdellosport) July 14, 2025

39-vjeçari i bashkohet Milanit si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij 13-vjeçare me Real Madridin përfundoi këtë verë. Ai pritet të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare me mundësi zgjatjeje deri në verën e vitit 2027 – gjë që do ta mbante në radhët e kuqezinjve deri në moshën 41-vjeçare nëse opsioni aktivizohet.

Pas mbërritjes në Itali, Modrić do t’u nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të firmosë marrëveshjen me gjigantin italian.

Ky është një kapitull i ri në karrierën e një prej mesfushorëve më të mëdhenj të epokës moderne, i cili vjen në Milano me përvojë, klasi dhe ambicie për të dhënë kontribut të menjëhershëm. /Telegrafi/ 

The post ‘Jam shumë i lumtur që jam këtu’ – Modric mbërrin në Milano appeared first on Telegrafi.

Sakrifica e madhe që ka bërë Modric për t’u bërë pjesë e Milanit

Luka Modric është gati të bashkohet me Milanin me një pagë të reduktuar, pas përfundimit të periudhës së tij legjendare te Real Madrid, me synimin për të qenë në formë për një përpjekje të fundit me Kroacinë drejt Kupës së Botës 2026. 

Sipas Mundo Deportivo, mesfushori kroat po finalizon një kontratë njëvjeçare me Rossonerët, si lojtar i lirë.  

Marrëveshja do të jetë me vlerë mes 2.5 dhe 3 milionë euro bruto, shumë më pak se paga e tij te Real Madridi, ku në sezonin e fundit fitoi 5 milionë euro neto pasi kishte pranuar një ulje prej 50 për qind. 

Modric largohet nga Madridi pas më shumë se një dekade suksesi, duke zgjedhur Milanin jo për përfitime financiare, por për të vazhduar të luajë në nivelin më të lartë, në përgatitje për Kupën e Botës. 

Në sezonin 2024/2025, 38-vjeçari luajti 2,990 minuta në të gjitha garat, përfshirë 35 nga 38 ndeshje në La Liga dhe të gjitha 14 ndeshjet në Ligën e Kampionëve.  

Ai u paraqit edhe në Copa del Rey, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube, ku zhvilloi edhe ndeshjen e tij të fundit me Real Madrid  ndaj PSG-së. 

Ky transferim te Milani sinjalizon dëshirën e tij për të qëndruar konkurrues dhe në formë për sfidën e fundit të madhe ndërkombëtare me Kroacinë./Telegrafi/

The post Sakrifica e madhe që ka bërë Modric për t’u bërë pjesë e Milanit appeared first on Telegrafi.

“Do të jem madrilist përgjithmonë” – Luka Modriç largohet pas 13 viteve lavdie te Real Madridi

Luka Modric i ka dhënë fund karrierës së tij të lavdishme me Real Madridin, pas 13 viteve të jashtëzakonshme në klubin më të madh në histori.

Legjenda kroate zhvilloi ndeshjen e fundit me fanellën e bardhë në humbjen 4-0 ndaj PSG-së, në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube – një përballje që shënoi mbylljen e një epoke.

Pas ndeshjes, Modriç foli për Real Madrid TV, ku nuk i fshehu emocionet: “Ka qenë një udhëtim i gjatë, por i paharrueshëm. Kjo është shtëpia ime, Madridi është shtëpia ime e dytë. Do të më duhet kohë për të kuptuar se çfarë kam arritur këtu. Real Madridi më dha gjithçka. Do të jem mirënjohës për gjithë jetën time. Do të jem madrilist përgjithmonë”.

Në 597 ndeshje të zhvilluara, Modriç ka fituar 28 trofe, përfshirë gjashtë tituj të Ligës së Kampionëve, duke u bërë kështu lojtari më i dekoruar në historinë e Real Madridit. Ai e theksoi me krenari këtë arritje.

“Të jesh lojtari me më shumë tituj në klubin më të mirë në historinë e futbollit është diçka e pabesueshme”, nënvizoi ai.

Mirënjohja ndaj tifozëve nuk mungoi as në fjalët e tij të fundit si lojtar i “Los Blancos”.

“Dashuria e tifozëve është në kulmin e saj,” u shpreh ai, duke veçuar gjithashtu momentin më të dashur në karrierë – triumfin në Ligën e Kampionëve në vitin 2014. “Dinastia jonë filloi atje,” tha Modriç, duke iu referuar ‘La Decimas’.

 

🎙🤍 @LukaModric10: “Voy a ser siempre madridista”. pic.twitter.com/1Q8Ku4A0WI

— Real Madrid C.F. (@realmadrid) July 10, 2025

Kapiteni 39-vjeçar e mbylli mesazhin e tij me fjalë që mishërojnë filozofinë e klubit.

“Mënyra se si fituam, është ajo që është Real Madridi. Lufto deri në fund, mos u dorëzo kurrë”, përfundoi legjenda kroate. /Telegrafi/ 

 

The post “Do të jem madrilist përgjithmonë” – Luka Modriç largohet pas 13 viteve lavdie te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Real tregohet “mbret”/ Juventus dorëzohet përpara klasit të madrilenëve

Nuk mjafton vetëm dëshira. Një Juventus që e tregoi gjithë dobësinë e tij me shkatërrimin që pësoi me Mançester Sitin, u përpoq shumë të shkaktonte të papriturën ndaj Realit, por pa sukses.

Skuadra e madhe spanjolle kaloi në çerekfinale me fitoren 1-0, duke luajtur më mirë pavarësisht disa momenteve të vështira.

“Zonja e Vjetër” tregoi gjithë krenarinë e saj me disa raste të pastra nga Kolo Muani apo Jildiz.

Gjithsesi, klasi dhe përvoja më e madhe e “merengesve” e bënë të vetën.

Reali dominoi ndeshjen e turit të dytë në stadiumin “Hard Rok” të Majemit, me shumë më tepër gjuajtje, e sidomos duke I pasur një pjesë të madhe në kuadrat.

Goli vonoi të vinte, por përfundimisht u shënua në minutën e 54-ët nga sulmuesi i ri, Gonzalo Garsia.

Njëzetenjëvjeçari, I cilësuar si “Rauli I Ri” nga trajneri i tij Shabi Alonso, goditi saktë për avantazhin.

Pozitiv kthimi në fushë I Kilian Mbapesë në pjesën e dytë, i cili la përfundimisht pas dëmtimin.

Ndërkaq, Alonso I dha disa minuta edhe veteranit Luka Modriç për të provuar sërish emocionet me fanelën “merenges” përpara kalimit tek Milani.

Reali ndërkaq vazhdon rrugën për në çerekfinale, dhe mbetet si gjithmonë pretendent për trofeun./abcnews.al

Modric thyen një rekord të madh pas golit me fanellën e Kroacisë

Kombëtarja e Kroacisë triumfoi bindshëm ndaj Republikës Çeke me rezultatin 5:1, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë në “Opus Arena”, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Një ndër më të dalluarit në këtë sfidë ishte kapiteni Luka Modric, i cili në moshën 39-vjeçare vazhdon të thyejë rekorde dhe të mbajë ritëm të lartë loje në arenën ndërkombëtare.

Në minutën e 62-të, Modric realizoi golin e dytë për Kroacinë nga pika e bardhë, pasi Ante Budimir fitoi një penallti. Ai goditi saktë duke kaluar ekipin e tij në epërsi 2:1.

Ky gol i dha atij një tjetër rekord personal: Modric u bë golashënuesi më i vjetër në historinë e kualifikimeve evropiane për Kupën e Botës, duke kaluar Edin Dzekon, i cili kishte vendosur rekordin vetëm pak ditë më parë me Bosnje e Hercegovinën ndaj San Marinos.

Me këtë gol, mesfushori legjendar kroat u rendit gjithashtu si shënuesi i nëntë më i vjetër në të gjitha kualifikimet botërore, me rekordin absolut që mbahet nga Keithroy Cornelius i Ishujve Virgjër të SHBA-së, i cili shënoi në moshën 43-vjeçare.

Përveç golit, Modric dha një asistim të bukur për Andrej Kramaric dhe zhvilloi një tjetër ndeshje të shkëlqyer në mesfushë, me 70 pasime të sakta nga 77 tentativa, 2 driblime të suksesshme dhe fitimin e të gjitha dueleve tokësore.

Kjo paraqitje është një tjetër dëshmi e klasit dhe qëndrueshmërisë së tij në nivelet më të larta të futbollit, ndërsa Kroacia shfaq ambicie serioze për kualifikimin në Botërorin e ardhshëm.

The post Modric thyen një rekord të madh pas golit me fanellën e Kroacisë appeared first on Albeu.com.

U tha se transferimi te Milani është punë e kryer, Modric flet për të ardhmen e tij

Kapiteni i Real Madridit, Luka Modrić, ka dhënë një përditësim në lidhje me të ardhmen e tij dhe planet për një transferim të mundshëm këtë verë.

Pas vendimit të klubit për të mos rinovuar kontratën e tij për sezonin 2025/2026, Modrić është i gatshëm t’i japë fund një periudhe të jashtëzakonshme prej 13 vitesh në kryeqytetin spanjoll, por nuk ka ndërmend të pensionohet.

Mesfushori 39-vjeçar kishte shprehur më herët dëshirën për të nënshkruar një tjetër kontratë njëvjeçare me Real Madridin, për të vazhduar të luajë pas ditëlindjes së tij të 40-të në shtator dhe për të udhëhequr Kroacinë në Kupën e Botës 2026.

Kontrata aktuale e Modrić nuk përfundon në qershor, pasi ai do të udhëheqë Real Madridin edhe në turneun e Kupës së Botës për Klube në SHBA, që mund të zgjasë deri në mesin e korrikut.

Modrić ka marrë oferta nga MLS dhe Superliga e Arabisë, por preferenca e tij është të qëndrojë në Evropë dhe të luajë në Ligën e Kampionëve.

Të mbeturit në formë të lartë për Kupën e Botës është një nga objektivat kryesorë për Modrić, dhe gjiganti italian, AC Milan, raportohet si favorit për të siguruar shërbimet e tij.

Drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, mësohet të ketë udhëtuar drejt Kroacisë për t’u takuar me Modrić, dhe sipas Football Italia, është arritur një marrëveshje për termat personalë me mesfushorin veteran.

Marrëveshja do të ishte për një vit, me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër, ndërsa Modrić do të përfitonte rreth 3 milionë euro në sezon.

Modrić u aktivizua nga stoli në fitoren 7-0 të Kroacisë ndaj Gjibraltarit në kualifikueset e Kupës së Botës, dhe pritet të jetë kapiten në ndeshjen kundër Çekisë më 9 qershor.

Pas ndeshjes me Gjibraltarin, ai foli për të ardhmen dhe pranoi se nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

“Milan? Nuk mund t’ju them asgjë për transferimet. Dua të qëndroj i përqendruar te gjithçka që më pret me Real Madridin dhe kombëtaren”.

“Ende nuk kam vendosur, pavarësisht thirrjeve dhe kontakteve që kanë ndodhur. Kjo është e vetmja e vërtetë”, tha ai.

The post U tha se transferimi te Milani është punë e kryer, Modric flet për të ardhmen e tij appeared first on Albeu.com.

“Milani do të ishte diçka krejtësisht ndryshe me Modricin” – përkrahet transferimi i kroatit në Itali

Luka Modric ka rënë dakord të transferohet te Milani, duke i dhënë fund periudhës së tij të gjatë te Real Madridi, raportoi La Repubblica. Një ditë më parë, gazetari i njohur i futbollit, Fabrizio Romano, kishte raportuar se mesfushori kroat mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A.

Aktualisht, Modric ndodhet në Rijeka, ku po përgatitet me Kroacinë për sfidat kundër Gjibraltarit dhe Republikës Çeke në kualifikueset e Kupës së Botës.

Edhe pse marrëveshja nuk është zyrtarizuar ende, lajmi ka gjeneruar interes të madh në mediat italiane. Ish-mesfushori i Milanit, Massimo Ambrosini, e komentoi kështu mundësinë e transferimit të legjendës së Real Madridit.

“Në fillim u habita nga interesi i Milanit, por më pas kuptova që Luka do të ishte një nxitje dhe një udhërrëfyes vetëm me praninë e tij. Mosha është problem, por mund t’i japësh një kontratë të shkurtër. Milani nuk do të luajë në garat evropiane, kështu që mund t’i japë minuta. Ai do të sillte prestigj dhe shkëlqim. Milani do të ishte diçka krejtësisht ndryshe me Modricin”, deklaroi Ambrosini.

Shumë klube të interesuara për Modrićin

Kapiteni kroat ka oferta të shumta nga klube në Evropë, SHBA dhe Arabinë Saudite. Pavarësisht kësaj, Modric ka konfirmuar largimin nga Reali pas Kupës së Botës për Klube këtë verë, ndërsa e ardhmja e tij mbetet e hapur.

Rayo Vallecano ka shfaqur interes të fortë në Evropë, duke ofruar mundësinë që Modric të qëndrojë në Madrid, ku familja e tij ndihet e vendosur. Presidenti i Rayos, Martin Presa, ka konfirmuar publikisht dëshirën për të sjellë kroatin, duke përmendur se më parë kanë tërhequr emra të njohur si Radamel Falcao.

Megjithatë, Presa e ka pranuar se klubi nuk mund të ofrojë kushtet financiare që Modric kishte te Real Madridi.

Ndërkohë, Milani ka zyrtarizuar javën e kaluar Igli Taren si drejtor sportiv të ekipit të parë, duke i dhënë fund një periudhe të gjatë kërkimi për këtë rol.

Ish-lojtari i kombëtares shqiptare ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje edhe për një sezon tjetër, me një pagë prej 800,000 eurosh në vit./Telegrafi/ 

  

The post “Milani do të ishte diçka krejtësisht ndryshe me Modricin” – përkrahet transferimi i kroatit në Itali appeared first on Telegrafi.

Igli Tare synon goditjen e madhe: Luka Modric, emri që po ‘valëzon’ në zyrat e Milanit

AC Milan ka nisur një fazë të re ndërtimi nën drejtimin e Massimiliano Allegrit dhe drejtorit të ri sportiv Igli Tare.

Me fillimin e përgatitjeve për sezonin e ri, strategjitë dhe prioritetet në afatin kalimtar kanë ndryshuar ndjeshëm, duke përfshirë objektiva të profilit të lartë.

Sipas raportimeve të besueshme nga gazetari i njohur Fabrizio Romano, një nga emrat që është përmendur në diskutimet e brendshme të klubit është legjenda kroate Luka Modrić.

Igli Tare, drejtuesi shqiptar i sapoemëruar te kuqezinjtë, thuhet se ‘ëndërron’ të sjellë në ‘San Siro’ ish-mesfushorin e Real Madridit.

Modrić, i cili u largua nga Real Madrid këtë verë pas një epoke të lavdishme me mbi një dekadë suksese dhe trofe, ka marrë disa oferta nga klube në mbarë botën, përfshirë nga MLS dhe Arabia Saudite.

🚨🔴⚫️ EXCL: AC Milan new director Igli Tare dreams of bringing Luka Modrić to the club.

He’s one of the names mentioned in initial internal talks.

Modrić received several approaches from clubs all over the world since leaving Real Madrid, not in a rush to pick his next club. pic.twitter.com/HHe7Bsg54h

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 2, 2025

Megjithatë, sipas Romanos, lojtari nuk është në nxitim për të vendosur destinacionin e tij të radhës.

Aktualisht, nuk ka një ofertë zyrtare nga Milan për Modrićin, por fakti që emri i tij është përmendur në tavolinat e merkatos së klubit tregon ambicien e Tares për të sjellë eksperiencë dhe cilësi të lartë në mesin e fushës.

Duke pasur parasysh stilin e lojës së Milanit dhe mungesën e një dirigjenti me përvojë në mesin e fushës, një profil si ai i Modrić do të ishte i çmuar.

Nëse Milan do të konkretizojë një përpjekje për të bindur kroatin, do të varet shumë nga dëshirat e vetë lojtarit, i cili, deri më tani, nuk ka dhënë sinjale të qarta për destinacionin e ardhshëm.

The post Igli Tare synon goditjen e madhe: Luka Modric, emri që po ‘valëzon’ në zyrat e Milanit appeared first on Albeu.com.

Presidenti i klubit të La Ligas ‘ndez’ internetin: Dera e hapur për Modric dhe Ronaldo

Në vitet e fundit, një numër ikonash të Real Madridit kanë lënë klubin, me të fundit që është mesfushori veteran Luka Modric. 

Të dy, ai dhe Cristiano Ronaldo, do të jenë lojtarë të lirë gjatë verës dhe të dy mund të jenë gati për një rikthim befasues në kryeqytetin spanjoll. 

Por, ky rikthim nuk do të jetë në Real Madrid, pasi kjo mundësi u është mbyllur për pjesën tjetër të karrierës së tyre si lojtarë. 

Në vend të kësaj, Rayo Vallecano mund t’i mirëpresë të dy, Ronaldo dhe Modric, me dyer të hapura. 

Rayo ka një talent të veçantë për të nënshkruar me lojtarë ikonë, me Radamel Falcao dhe James Rodriguez mes atyre që kanë firmosur gjatë viteve të fundit. 

Dhe siç deklaroi presidenti Raul Martin Presa për Onda Cero, dera është e hapur që Ronaldo apo Modric të bashkohen me skuadrën e Inigo Perez. 

“Falcao donte të jetonte në Madrid dhe erdhi; lojtarë si Modric apo Cristiano e dinë që nëse duan të luajnë për Rayo, do të jetojnë në Madrid, por nuk mund të fitojnë atë që kanë fituar më parë”. 

Një transferim te Rayo mund të jetë një perspektivë tërheqëse për të dy lojtarët, duke pasur parasysh se ata do të luajnë në Ligën e Konferencës sezonin e ardhshëm. 

Asnjëri prej tyre nuk e ka fituar këtë kompeticion që nga krijimi i tij disa vite më parë, kështu që mund të ekzistojë dëshira për ta kompletuar këtë objektiv para se karriera e tyre të përfundojë./Telegrafi/

The post Presidenti i klubit të La Ligas ‘ndez’ internetin: Dera e hapur për Modric dhe Ronaldo appeared first on Telegrafi.

Mikrofonat regjistrojnë atë që Asencio i tha Modricit pasi Real Madrid fitoi penalltinë kundër Sociedadit

Luka Modric luajti atë që mund të jetë ndeshja e tij e fundit për Real Madridin kundër Real Sociedadit këtë fundjavë.

Në pjesën e parë të asaj ndeshjeje, Real Madrid fitoi një penallti, të cilën Kylian Mbappe e humbi, megjithëse francezi nxitoi të shënonte nga topi i rikthyer.

Kur penalltia po kontrollohej nga VAR, Raul Asencio filloi të bisedonte me Modricin.

Asencio i drejtohet Luka Modricit: “Pse nuk e gjuan penalltinë?”.

Luka: “Jo, jo, Kylianit i duhet (për Këpucën e Artë)”.

Luka: “Kylian…godite”.

Modric ishte i pari që festoi menjëherë, dhe Mbappe më në fund e shënoi penalltinë.

Mbappe e përfundoi sezonin me 31 gola në La Liga, duke e bërë atë jo vetëm golashënuesin më të mirë të La Ligas, por edhe fituesin e Këpucës së Artë në Evropë.

Modriç largohet nga Madridi me kokën lart. Ai kurrë nuk i shkaktoi probleme klubit dhe gjithmonë i ndihmoi shokët e tij të ekipit. /Telegrafi/

The post Mikrofonat regjistrojnë atë që Asencio i tha Modricit pasi Real Madrid fitoi penalltinë kundër Sociedadit appeared first on Telegrafi.

Modric dhe Ancelotti emocionojnë tifozët me fjalimet e tyre në ‘Santiago Bernabeu’

Real Madridi fitoi me rezultat 2-0 ndaj Real Sociedadit të shtunën, por fokusi ishte tek lamtumira e Luka Modric dhe Carlo Ancelotti.

Që të dy do të largohen, me Ancelottin që do të largohet menjëherë ndërsa Modric pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube.

Ishte një ditë emocionale për të dy gjatë dhe pas ndeshjes në ‘Santiago Bernabeu’, ku që të dy iu drejtuan tifozëve me një fjalim.

“Koha ka ardhur që nuk kam dashur asnjëherë të vijë. Ka qenë një rrugëtim I gjatë. Faleminderit klubit, presidentit Florentino Perez. Të gjithë trajnerëve, bashkëlojtarëve të mi dhe të gjithë personave që më ndihmuan gjatë tërë kësaj kohe”.

“Për familjen time, pa ta e gjithë kjo nuk do kishte qenë e mundur. Është e vështirë. Ne kemi fituar shumë, ne kemi psaur momente të mrekullueshme”.

“Por trofeu më i madh që kam fituar është dashuria juaj. Nuk kam fjalë për t’iu falenderuar për gjithçka që më keni dhuruar mua. Dua ta them një frazë që e kam parë dhe e kam pëlqyer shumë: Mos qaj sepse mori fund, buzëqesh sepse ndodhi. Hala Madrid dhe asgjë më shumë”, ka thënë Modric.

Menjëherë pas legjendës kroate mikrofonin e mori Ancelotti, i cili reflektoi mbi periudhën e tij të dytë si trajner i Real Madridit.

Ancelotti y Modrić despidiéndose del Santiago Bernabéu.

LEYENDAS. 🐐🐐 pic.twitter.com/0b3Z0mhN1N

— MT2 (@madrid_total2) May 24, 2025

“Nuk mendoj se është e lehtë të flasësh sot. Ka qenë një nder dhe kënaqësi ta stërvisë këtë klub, këtë skuadër. Fillimisht, do të doja ta falenderoja presidentin tim të nderuar, Florenino Perez”.

“Ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme, faleminderit për këto momente. Ishte e mrekullueshme që t’i jetoja me ty”.

“Është një histori e paharrueshme. Askush nuk mund ta harrojë het-trikun e Benzemas ndaj PSG-së, apo dy golat e Rodrygos ndaj Manchester Cityt, as asistimin e Modricit”.

“Askush nuk mund t’i harrojë dy golat e Joselut. As unë nuk mund t’i harroj ditët që kam kaluar këtu. Dhe unë do ta përfundoj me asgjë përveçse Hala Madrid. Ju dua të gjithëve me gjithë zemër”, ka thënë Ancelotti./Telegrafi/

“Thank you, legend.”
“Thank you, Carletto.”

Real Madrid fans’ tributes for Luka Modric and Carlo Ancelotti before their final match with the club 🤍 pic.twitter.com/QytCd7wsLx

— ESPN FC (@ESPNFC) May 24, 2025

The post Modric dhe Ancelotti emocionojnë tifozët me fjalimet e tyre në ‘Santiago Bernabeu’ appeared first on Telegrafi.

Zbulohet se sa para ka fituar Luka Modric duke luajtur për Real Madridin

Luka Modric i ka thënë lamtumirën Real Madridit. Me këtë, ai konfirmoi spekulimet se pas 12 vitesh do të largohet nga Klubi Mbretëror, vendi ku fitoi gjashtë Liga të Kampionëve, Topin e Artë dhe trofe të panumërta të tjera, si kolektive ashtu edhe individuale.

Lajmi u konfirmua nga eksperti më i famshëm i transferimeve në botë, Fabrizio Romano, dhe shumë shpejt vetë Modric postoi një postim lamtumire në Instagram. Në të, ai i tha një lamtumirë emocionale klubit, shokëve të ekipit, menaxhmentit dhe tifozëve.

Luka Modric ka fituar një shumë të madhe parash gjatë karrierës së tij 13-vjeçare te Real Madridi. Sipas të dhënave nga portali Capology, të ardhurat totale bruto nga pagat gjatë asaj periudhe tejkaluan 140 milionë euro.

Të ardhurat e tij vjetore kanë ndryshuar me kalimin e viteve. Nga 7.5 milionë euro bruto në vit, shuma u rrit gradualisht. Duhet theksuar se ai duhej t’i jepte të paktën një të katërtën e asaj shume shtetit spanjoll.

Paga më e lartë bruto vjetore e regjistruar ishte 21.8 milionë euro. Në sezonin e fundit, 2024/25, Modric fitoi rreth 10.4 milionë euro bruto në vit. Përveç pagës së tij bazë, ai ndoshta fitoi të ardhura shtesë nga bonuset që lidheshin me performancat, trofetë e fituara dhe çmimet individuale. Megjithatë, shumat e sakta të këtyre pagesave nuk janë të disponueshme publikisht.

Ai vendosi të investojë një pjesë të parave të fituara në klubin uellsian Swansea, i cili dëshiron të kthehet në Ligën Premier. Modric është një nga investitorët në atë klub.

Modric do të mbushë 40 vjeç në shtator. Edhe pse futbollistët e moshës së tij kanë dalë në pension prej kohësh, Reali ka bërë një punë të shkëlqyer duke e mbajtur mesfushorin kroat në sezonet e fundit. Ai e matte kohën e formës së tij dhe i jepte pushime më të gjata midis dy ndeshjeve në të cilat luante minuta më serioze.

Prandaj, mundësia që ai të vazhdojë të luajë është shumë realiste. Vetëm pak ditë më parë, mediat spanjolle shkruan se trajneri i ri i klubit, Xabi Alonso, po këmbëngulte që Modric të qëndronte, dhe shokët e tij të ekipit gjithashtu kanë mbështetur publikisht qëndrimin e tij disa herë.

Gjithashtu dihet se Modric dëshiron të udhëheqë Kroacinë në Kupën e Botës, e cila do të luhet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada vitin e ardhshëm.

Që ta bëjë këtë, ai duhet të gjejë një klub, dhe vetë fakti që Reali negocioi për një kohë të gjatë nëse ai do të qëndronte, dëshmon se dalja e tij në pension është larg të qenit vendimi më i sigurt. /Telegrafi/

The post Zbulohet se sa para ka fituar Luka Modric duke luajtur për Real Madridin appeared first on Telegrafi.

Zgjedhja e Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të zëvendësuar Modricin

Real Madridi ia ka vënë syrin Alexis Mac Allister me qëllimin e vendosur për ta bërë atë pasardhësin natyral të Luka Modric. Me largimin e menjëhershëm të mesfushorit kroat, një legjendë e gjallë e klubit, drejtorët sportivë të Los Blancos kanë aktivizuar makinerinë për të forcuar mesfushën me një profil krijues, me vizion dhe aftësi udhëheqëse. Në këtë kontekst, argjentinasi i Liverpoolit kryeson listën e prioriteteve për forcimin e mesfushës së ekipit në epokën pas Modricit.

Interesi i ekipit të bardhë nuk është rastësi. Nën mbikëqyrjen e Juni Calafat, përgjegjës për disa marrëveshje të suksesshme në treg vitet e fundit, emri i Mac Allister ka fituar terren si një nga lojtarët më të kompletuar në futbollin evropian sot.

Roli i tij kryesor në skemën e Liverpoolit e ka bërë atë një figurë të paprekshme për Arne Slot, por kjo nuk e ka ndaluar klubin mbretëror, i cili e konsideron nënshkrimin e tij strategjik për të ardhmen e afërt.

 

El elegido del Real Madrid y Xabi Alonso para suplir a Modrichttps://t.co/O2FwRitxyg

— Fichajes.net (@fichajesnet) May 23, 2025

Megjithatë, operacioni është i ndërlikuar. Vlera e argjentinasit është rreth 90 milionë euro, një shifër që pasqyron si performancën ashtu edhe potencialin e tij.

Për më tepër, klubi nga Anfield nuk është i gatshëm ta lërë të largohet lehtë, i vetëdijshëm për ndikimin e tij në mesfushë dhe rolin udhëheqës që ka marrë që nga mbërritja e tij.

Ndërsa një lamtumirë e profilit të lartë po përgatitet për Modricin në Santiago Bernabeu, me një nderim në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi, menaxhmenti i klubit po punon në heshtje për të siguruar një tranzicion të nivelit të lartë.

Alexis Mac Allister përfaqëson atë lidhje midis përvojës dhe të rinjve, dhe Real Madridi beson se profili i tij përshtatet në mënyrë të përkryer në planin e ri të klubit. /Telegrafi/

The post Zgjedhja e Real Madridit dhe Xabi Alonsos për të zëvendësuar Modricin appeared first on Telegrafi.

Modric shkruan një letër lamtumire: Të luaja për Real Madrid më ndryshoi jetën

Luka Modric i ka dhënë lamtumirën Real Madridit. Modric fitoi gjashtë Liga të Kampionëve dhe katër kampionate spanjolle me Real Madridin. Ai gjithashtu fitoi “Topin e Artë” në vitin 2018. Ai grumbulloi gjithsej 589 paraqitje për Klubin Mbretëror. Ai po largohet pasi luajti për Klubin Mbretëror për 13 sezone. Kroati shkronjë një letër lamtumire: “Të […]

The post Modric shkruan një letër lamtumire: Të luaja për Real Madrid më ndryshoi jetën appeared first on BoldNews.al.

Lexoni letrën e lamtumirës së Modricit ndaj Real Madridit dhe tifozëve

Luka Modric i ka dhënë lamtumirën Real Madridit. Modric fitoi gjashtë Liga të Kampionëve dhe katër kampionate spanjolle me Real Madridin. Ai gjithashtu fitoi Topin e Artë në vitin 2018.

Ai grumbulloi gjithsej 589 paraqitje për Klubin Mbretëror. Ai po largohet pasi luajti për Klubin Mbretëror për 13 sezone. Ai tha lamtumirë në një letër që po e ribotojmë të plotë.

“Të dashur tifozë të Real Madridit, momenti ka ardhur. Momenti që shpresoja të mos vinte kurrë, por ky është futbolli dhe çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund… Të shtunën, do të luaj ndeshjen time të fundit në stadiumin Santiago Bernabeu. Arrita në vitin 2012 me shumë entuziazëm për të veshur fanellën e klubit më të mirë në botë dhe me ambicien për të bërë gjëra të mëdha, por kurrë nuk e kam ëndërruar se çfarë do të ndodhte pas kësaj”, thuhet fillimisht në letrën lamtumirëse të Modric,

“Të luaja për Real Madridin më ndryshoi jetën, si futbollist dhe si person. Jam krenar që kam qenë pjesë e një prej periudhave më të suksesshme të klubit më të madh në histori. Dua ta falënderoj klubin nga thellësia e zemrës, veçanërisht presidentin Florentino Perez, shokët e ekipit, trajnerët dhe të gjithë ata që më kanë ndihmuar në çfarëdo mënyre gjatë gjithë këtyre viteve”.

“Përjetova momente të pabesueshme – kthesa që dukeshin të pamundura, finalja, festimet dhe mbrëmja magjike në Bernabeu… Fituam gjithçka dhe isha pa masë. Vërtet i gëzuar pa masë. Por më shumë se të gjithë titujt dhe fitoret, unë mbaj në zemër dashurinë e të gjithë tifozëve të Real Madridit. Sinqerisht, nuk di si ta përshkruaj lidhjen e veçantë që ndiej me ty dhe sa shumë më kanë mbështetur, më kanë respektuar dhe më kanë dashur”.

“Nuk do ta harroj kurrë çdo duartrokitje dhe të gjitha gjestet e vëmendjes që më dhatë. Po largohem me zemër të plotë. Me një zemër plot krenari, mirënjohje dhe kujtime të pashlyeshme. Edhe pse, pas Kupës së Botës për Klube, nuk do ta vesh më këtë fanellë në fushë, do të jem gjithmonë një madrilen”.

“Do të shihemi përsëri. Real Madridi do të jetë gjithmonë shtëpia ime. Përgjithmonë. “Hala Madrid”, shkroi Modric. /Telegrafi/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luka Modric (@lukamodric10)

The post Lexoni letrën e lamtumirës së Modricit ndaj Real Madridit dhe tifozëve appeared first on Telegrafi.

❌