❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një pasuri kulturore mbi 500 Vjeçare: Zbulohet historia e Bibliotekës së Vatikanit

E themeluar në vitin 1475 me dekretin e Papa Sikstit IV të atëhershëm, kjo bibliotekë, e njohur sot si Biblioteka Apostolike e Vatikanit, përmban vepra të rëndësishme në shumë fusha dhe gjuhë të ndryshme.

Biblioteka Apostolike e Vatikanit, një nga bibliotekat më të vjetra në botë me një histori mbi 500-vjeçare, është një burim i rëndësishëm nga i cili studiuesit mund të përfitojnë me mbi 80.000 dorëshkrime, mbi 300.000 monedha dhe medalje, afërsisht 150.000 vepra vizuale dhe 2 milionë libra të lashtë dhe modernë të shtypur.

E vendosur në Qytetin e Vatikanit, një nga shtetet më të vogla në botë, dhe që strehon mijëra vepra nga shumë kultura, Biblioteka Apostolike e Vatikanit hapi dyert e saj për anëtarët e Shoqatës së Shtypit të Huaj në Romë, e cila përbëhet nga gazetarë që mbulojnë Italinë dhe Vatikanin, përfshirë një korrespondent të Agjencisë Anadolu.

Kur hedhim një vështrim në historinë e Kishës Katolike, shohim se papët bënë përpjekje për të krijuar biblioteka dhe arkiva që nga shekulli i 4-të pas erës sonë e tutje, por deri në shekullin e 13-të, këto arkiva dhe biblioteka ishin shpërndarë . Thuhet se shumë vepra u humbën për shkak të proceseve të tilla si zhvendosja e papatit në qendra të tjera përveç Romës për një kohë të caktuar.

E themeluar në vitin 1475 me dekretin e Papa Sikstit IV të atëhershëm, kjo bibliotekë, e njohur sot si Biblioteka Apostolike e Vatikanit, përmban vepra të rëndësishme në shumë fusha dhe gjuhë të ndryshme, jo vetëm në fe, por edhe në histori, drejtësi, filozofi, shkencë, teologji dhe letërsi.

Biblioteka, me një gjatësi totale raftesh prej 50 kilometrash, përmban një trashëgimi të rëndësishme kulturore që përbëhet nga 80 mijë dorëshkrime, mijëra libra të vjetër, 150 mijë pulla dhe vepra grafike, 150 mijë fotografi, 2 milionë libra të lashtë dhe modernë të shtypur, si dhe më shumë se 300 mijë monedha dhe medaljone./AA/

Kënga e thjeshtë

Din Mehmeti

Kënga e thjeshtë

Ditën e tregut e ndesha shokun tim në tregtizë,
Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë
e fytyra e mrrollur iu mbush me gaz, iu zgra,
si dikur kur shkonim së bashku maleve me gja


Na harrove – tha – s’tĂ« merr malli pĂ«r ne nĂ« breg,
burri s’vdes pĂ«r sĂ« gjalli, pa i gjetur vetes shteg

E more rrugën e shkollës. Ani, të gjithë jemi krenuar, beso,
qĂ« edhe ne kemi shkollar, qĂ« fĂ«mijĂ«t tanĂ« i mĂ«so’


Por ti na ktheve shpinën, u ndave prej votrës sonë
e ne një vend në sofër për ty e kemi ruajtur gjithmonë.
Sa herĂ« dasma kemi ba ke qĂ«nĂ« i thirrur me na pri’
e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty


E di: rĂ«ndĂ« po tĂ« flas. Por, pĂ«r besĂ«, s’e kam me sherr,
s’e kam me gverr – dashuria e madhe shpirtin ta shtjerr

A e di kur ti kĂ«ndoje e unĂ« tĂ« pĂ«rcillja me fyell –
katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?


Mos e lë pa u ngjitur, dimrit na gjen në shtëpi,
bukĂ« kallamoqe kemi, untĂ« s’tĂ« lĂ«mĂ« – kĂ«ngĂ«n me pĂ«rtĂ«ri


ulur çdo ngarkesë e mbingarkesë në raportet e: miqësisë, shoqërisë, klasave a shtresave, pronave, jetës e vdekjes, kohëve;

fjalë që lodhin akademikët: mrollur, zgra, gverr;

rima të brendshme:
Kur më pa syve të mallur i shpërtheu një dritzë
e fytyra e mrrollur
Na harrove – tha – s’tĂ« merr malli pĂ«r ne nĂ« breg,
burri s’vdes pĂ«r sĂ« gjalli,

lojë e këndshme:
unĂ« tĂ« pĂ«rcillja me fyell – (fiell)
katundin e rritnim në melodi, i jepnim gaz, i jepnim diell?

ke qĂ«nĂ« i thirrur me na pri’
e sa herë ka vdekë kush vajtorët kanë derdhur lot edhe për ty
 (ti)

Kënga e thjeshtë është aq e thjeshtë sa thuhet por jo aq e thjeshtë sa duket.

Një mbrëmje e paharrueshme në zemër të Tetovës: Festë e pasur kulturore dhe folklorike shqiptare

Në zemër të Tetovës, nën ngjyrat kuqezi, u zhvillua një mbrëmje e veçantë kushtuar trashëgimisë kulturore shqiptare.

Ansamblet kombëtare sollën në skenë disa nga perlat e folklorit, përballë një publiku entuziast që duartrokiti me emocion çdo këngë e valle.

Programi i kuruar me kujdes përçoi frymën e unitetit dhe krenarisë kombëtare, duke bashkuar shqiptarët përtej kufijve në një festë të gjallë me ritme, ngjyra dhe traditë./liberale/

Në prag të të nxehtit të historisë: Temperatura në Kosovë mund të arrijnë 44°C

Masat e nxehta dhe të fuqishme ajrore me origjinë nga Afrika Veriore janë fuqizuar sot më tej, duke ngritur vlerat maksimale deri në 39°C.

KĂ«to masa pritet tĂ« intensifikohen edhe mĂ« shumĂ« gjatĂ« ditĂ«s sĂ« premte dhe sidomos tĂ« shtunĂ«n, kur temperaturat maksimale mund tĂ« arrijnĂ« deri nĂ« 43 apo 44°C – duke thyer rekordin absolut tĂ« temperaturĂ«s mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« regjistruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« KosovĂ«. Deri mĂ« tani, ky rekord mbahet nga vlera prej 42.0°C, e regjistruar mĂ« 24 korrik 2007 nĂ« Prizren, ndĂ«rsa mĂ« herĂ«t, po ashtu nĂ« Prizren, ishte regjistruar 40.8°C mĂ« 25 korrik 1987.

Bashkë me fuqizimin e këtyre masave ajrore, pritet të depërtojnë edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian në atmosferë, të cilat mund të zbehin dukshmërinë, turbullojnë pamjen e qiellit dhe të ndikojnë negativisht në cilësinë e ajrit.

GjatĂ« pasdites sĂ« sĂ« shtunĂ«s, si pasojĂ« e paqĂ«ndrueshmĂ«risĂ« sĂ« lartĂ« nĂ« atmosferĂ«, do tĂ« ketĂ« zhvillime konvektive tĂ« vranĂ«sirave, tĂ« cilat nĂ« zona tĂ« caktuara pritet tĂ« sjellin rrebeshe tĂ« izoluara shiu, shkarkesa rrufesh dhe erĂ«ra mjaft tĂ« forta, lokalisht me shpejtĂ«si deri nĂ« 80 km/h. NĂ« kushte tĂ« pranisĂ« sĂ« pluhurit saharian, kĂ«to reshje mund tĂ« marrin formĂ«n e reshjeve tĂ« baltĂ«s (“shi me baltĂ«â€), njĂ« fenomen i zakonshĂ«m kur uji bie pĂ«rmes shtresave tĂ« ngarkuara me pluhur.

Nga dita e diel, pritet depërtimi gradual i masave më të freskëta nga perëndimi i kontinentit. Si pasojë, temperaturat do të pësojnë ulje prej të paktën 6 deri në 10°C në nivel vendi. Moti do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira, ndërsa në disa zona të caktuara priten rrebeshe lokale shiu dhe disa shkarkesa rrufesh.

Në fillim të javës së ardhshme pritet ulje më e theksuar e temperaturave dhe shpeshtim i reshjeve, duke sjellë mot më të freskët dhe më të paqëndrueshëm në gjithë territorin. /MeteoKosova/

Kalaja e Bashtovës, gati të presë vizitorët

Kalaja e Bashtovës është gati të mirëpresë vizitorët, pas përfundimit të punimeve për konservimin dhe restaurimin e saj.

Ky monument i rëndësishëm i trashëgimisë sonë kulturore, i ndërtuar në shekullin XV nga venedikasit për të kontrolluar bregdetin dhe tregtinë e drithit, është restauruar përmes një sërë ndërhyrjesh të kujdesshme që synojnë ruajtjen e strukturës, zbulimin e historive të saj të fshehura dhe përshtatjen për një përdorim të qëndrueshëm në të ardhmen.

Mes shumë ndërhyrjeve të realizuara aty, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, renditi restaurimin e mureve dhe kullave, përmirësimin e aksesit dhe kushteve të sigurisë, kërkimet arkeologjike të detajuara, zhvillimin e një sistemi interpretues me multimedia interactive si dhe ngritjen e një qendre moderne për vizitorët.

Kjo ndërhyrje u realizua në kuadër të programit EU4Culture, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNOPS, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit./atsh/KultPlus.com

Kurti, falënderon bashkatdhetarët në pritjen e përvitshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shpërndarë një mesazh falënderimi për bashkatdhetarët gjatë pritjes së përvitshme në Ballkonin e Hapur të Qeverisë. Në postimin e tij, ai theksoi se ky është një moment i veçantë për të shprehur mirënjohjen ndaj atyre që kanë kontribuar për zhvillimin dhe afirmimin e Kosovës.

Kurti nënvizoi se bashkatdhetarët janë mbështetje e vazhdueshme për projektet e ndryshme, duke i cilësuar ata si heronj që kanë ngritur zërin në mbrojtje të Kosovës, duke kontribuar në çdo hap të saj. Ai falënderoi ata për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm, duke theksuar se ky angazhim është i pazëvendësueshëm për përparimin e vendit, transmeton KultPlus

Pritja vjetore është një mundësi për të forcuar lidhjet dhe për të shprehur mirënjohjen për diasporën kosovare, e cila është një ndër faktorët kryesorë në zhvillimin e Kosovës, përmes mbështetjes dhe ndikimit të saj në nivel ndërkombëtar./KultPlus.com

Rama: Vizitorë nga e gjithë bota në Butrint

Qyteti antik i Butrintit vijon të tërheqë një numër të lartë turistësh vendas e të huaj edhe gjatë sezonit veror.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga turistët e shumtë që edhe në këto ditë të nxehta korriku zgjedhin të vizitojnë qytetin antik, që ndodhet 20 km larg Sarandës.

“Parku KombĂ«tar i Butrintit qĂ« zgjohet çdo ditĂ« me zĂ«rat e vizitorĂ«ve qĂ« vijnĂ« nga e gjithĂ« bota pĂ«r tĂ« prekur historinĂ« dhe bukurinĂ«â€, shkruan Rama krahas pamjeve.

Ky park vijon të jetë një nga atraksionet më të vizituara turistike edhe gjatë këtij viti në Shqipëri. Kombinimi i natyrës dhe historisë mijëra vjeçare ngjall kuriozitetin e turisëve nga vende të ndryshme të botës.

Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

Ai është ngritur në këndin jug-lindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysmë të kripur dhe gjysmë të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit./atsh/

Fahrie Hoti, Heroina e volejbollit shqiptar: 28 vjet nga ndarja e saj nga jeta

Më 25 korrik 1997 u nda nga jeta Fahrie Hoti, një prej figurave më të shquara të volejbollit shqiptar. Mjeshtre e Merituar e Sportit, ajo la një gjurmë të thellë dhe të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.

Fahrie Hoti u aktivizua qĂ« nĂ« moshĂ« fare tĂ« re dhe pĂ«r plot 18 vite luajti me skuadrĂ«n e volejbollit tĂ« “17 NĂ«ntorit” tĂ« TiranĂ«s, duke u bĂ«rĂ« njĂ« nga ikonat e kĂ«tij ekipi dhe e volejbollit kombĂ«tar nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. Ajo ishte jo vetĂ«m njĂ« lojtare e jashtĂ«zakonshme, por edhe truri i skuadrĂ«s, duke i dhĂ«nĂ« asaj njĂ« profil modern dhe dinamik.

U radhit krah volejbollisteve tĂ« mĂ«dha si Ela Tase dhe Mimoza Ibrahimi, duke pĂ«rfaqĂ«suar denjĂ«sisht edhe KombĂ«taren shqiptare nĂ« arenĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare. Sukseset e shumta tĂ« ekipit tĂ« “17 NĂ«ntorit” janĂ« tĂ« pandara nga emri i saj.

NĂ« nder tĂ« kontributit dhe figurĂ«s sĂ« saj, salla sportive e Klubit Sportiv “Tirana” mban sot me krenari emrin Fahrie Hoti. /KultPlus.com

Rita Ora shkëlqen në Gala-n e Verës në Saint-Tropez

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen gjatë pjesëmarrjes së saj në Gala-n e Verës nga Gala One në Saint-Tropez të enjten. Këngëtarja 34-vjeçare shkëlqeu në tapetin e kuq, duke pozuar me shumë elegancë dhe duke u bashkuar me emra të njohur si Jamie Foxx, Frida Aasen, dhe Kelly Rutherford në këtë ngjarje të shkëlqyer.

Rita ishte veshur me një fustan të zi midi, që theksonte trupin e saj të mrekullueshëm, dhe e kombinonte me taka të zeza. Ajo e kompletoi pamjen me taka të zeza dhe një çantë kadifeje, të qëndisur me lule vintage blu, shkruan daily mail

Kjo ngjarje erdhi disa ditĂ« pasi Rita tregoi se si ndihej “e shĂ«mtuar” nĂ« vitet e fundit tĂ« 20-ve pĂ«r shkak tĂ« faktit se “nuk ishte aq e hollĂ« si njerĂ«zit e tjerĂ«â€. KĂ«ngĂ«tarja foli pĂ«r kĂ«tĂ« temĂ« nĂ« podcast-in “Happy Place” tĂ« Fearne Cotton, nĂ« bashkĂ«punim me Dove’s Self Esteem Project, duke ndarĂ« mendimet e saj rreth besimit nĂ« trup.

Rita foli hapur pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si Ă«shtĂ« ndryshuar marrĂ«dhĂ«nia e saj me trupin vitet e fundit dhe shpeshherĂ« ndjente se trupi i saj nuk ishte “atraktiv”. Ajo tha:

“UnĂ« mendoj se pĂ«r mua, pĂ«r tĂ« dukur nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« caktuar filloi tĂ« mĂ« rĂ«ndonte kur isha nĂ« fund tĂ« 20-ve, ka filluar tĂ« mĂ« godasĂ« atĂ«herĂ«, sepse qĂ«ndroja pa energji, nuk po kujdesesha pĂ«r trupin tim, po sĂ«muresha shpesh dhe nuk ndihesha si trupi im tĂ« ishte i nxehtĂ«,” shpjegoi Rita.

Ky rrëfim i saj ndihmoi shumë individë të reflektojnë mbi marrëdhënien e tyre me trupin dhe të kuptojnë se besimi në trup është një proces i vazhdueshëm dhe personal./KultPlus.com

Skandali i ”Kiss Cam”, drejtoresha e burimeve njerĂ«zore e “Astronomer” jep dorĂ«heqjen

Drejtoresha e Burimeve NjerĂ«zore tĂ« “Astronomer”, Kristin Cabot, ka dhĂ«nĂ« dorĂ«heqjen nga pozita e saj pas njĂ« incidenti tĂ« papritur qĂ« ndodhi nĂ« njĂ« koncert tĂ« Coldplay, ku ajo u filmua duke pĂ«rqafuar ish-CEO-n e kompanisĂ«, Andy Byron. Pamjet u kapĂ«n nga kamera e famshme “kiss cam”, e cila transmetoi momentin nĂ« ekranin e koncertit, duke shkaktuar njĂ« situatĂ« tĂ« sikletshme pĂ«r tĂ« dy personat, pasi ata pĂ«rpiqeshin tĂ« fshiheshin pas incidentit.

Dorëheqja e Kristin Cabot vjen menjëherë pas largimit të Andy Byron, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar pasi kompania njoftoi se ai do të pezullohej dhe hetohej për shkak të disa çështjeve të brendshme, transmeton Daily Mail.

NĂ« video, shfaqet Cabot dhe Byron duke pĂ«rqafuar njĂ«ri-tjetrin, pĂ«rpara se tĂ« kuptonin se po transmetoheshin pĂ«rpara njĂ« audience tĂ« madhe, duke nxitur njĂ« reagim tĂ« menjĂ«hershĂ«m nga Chris Martin, vokalisti i Coldplay, i cili komentoi me humor: “Oh, shikoni kĂ«ta tĂ« dy.” Publikumet shpĂ«rthyen nĂ« tĂ« qeshura, ndĂ«rsa Martin vazhdoi: “Ose janĂ« nĂ« lidhje, ose janĂ« shumĂ« tĂ« turpshĂ«m.”

Incidenti shpejt u pĂ«rhap nĂ« rrjetet sociale, duke u bĂ«rĂ« objekt i meme-ve dhe ironiave online, duke shkaktuar shumĂ« diskutime dhe komente lidhur me sjelljen e dy figurave tĂ« larta tĂ« kompanisĂ«. Pas largimit tĂ« Byron dhe dorĂ«heqjes sĂ« Cabot, ngjarja ka ngritur pyetje pĂ«r kulturĂ«n dhe etikĂ«n brenda kompanisĂ« “Astronomer”, ndĂ«rkohĂ« qĂ« shumĂ« po shikojnĂ« me interes se si do tĂ« zhvillohen hetimet dhe çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« me tĂ« ardhmen e kompanisĂ«./KultPlus.com

Rama publikon reportazhin e BBC: Zbulimi i Linit, vendbanimi më i vjetër liqenor në Europë

Një nga zbulimet më të jashtëzakonshme arkeologjike ka ndodhur në brigjet e liqenit të Ohrit, në fshatin piktoresk të Linit në Pogradec.

Kryeministri Edi Rama ndau sot një pjesë nga reportazhi i BBC-së, ku Lini konsiderohet vendbanimi palafit më i hershëm i zbuluar ndonjëherë në Europë.

“ArkeologĂ«t kanĂ« zbuluar atĂ« qĂ« besohet tĂ« jetĂ« vendbanimi mĂ« i vjetĂ«r liqenor nĂ« EuropĂ«, nĂ« brigjet e Liqenit tĂ« Ohrit nĂ« ShqipĂ«ri. DĂ«shmitĂ« tregojnĂ« se njĂ« komunitet i organizuar gjuetarĂ«sh dhe bujqish ka jetuar aty deri nĂ« 8 000 vjet mĂ« parĂ«â€, thuhet nĂ« njĂ« reportazh tĂ« fundit tĂ« rrjetit mediatik tĂ« BBC.

Kryeministri theksoi se grupi i arkeologëve shqiptarë dhe zviceranë të intervistuar thonë se po vijojnë të punojnë çdo ditë mbi këtë zbulim, duke u zhytur në 3 metra thellësi.

“Deri mĂ« tani nuk Ă«shtĂ« zbuluar as 1% e asaj qĂ« mendohet tĂ« ketĂ« qenĂ« pjesĂ« e kĂ«tij vendbanimi tĂ« hershĂ«m, ku janĂ« gjetur mostra druri, kockash, qeramike dhe materialesh tĂ« tjera”, shtoi Rama.

Sipas arkeologëve nga Universiteti i Bernës dhe Instituti Shqiptar i Arkeologjisë, jeta në këtë vend daton nga 8000 deri në 4000 vjet p.e.s., duke e bërë Linin vendbanimin palafit më të hershëm të zbuluar ndonjëherë në Europë./KultPlus.com

Kush ishte Rosalind Franklin, shkencëtarja që ndihmoi në zbulimin e ADN-së

Më 25 korrik 1920, lindi Rosalind Franklin, një shkencëtare britanike e cila bëri një kontribut të jashtëzakonshëm në zbulimin e strukturës së ADN-së, por që, për një kohë të gjatë, nuk mori meritat e plota për rolin e saj.

Franklin, e cila ishte njĂ« eksperte nĂ« pĂ«rdorimin e difraksionit tĂ« rrezeve X, realizoi njĂ« fotografi tĂ« famshme, e njohur si “Photo 51”, e cila tregon strukturĂ«n e dyfishtĂ« tĂ« heliksit tĂ« ADN-sĂ«. Ky imazh ishte thelbĂ«sor pĂ«r James Watson dhe Francis Crick, tĂ« cilĂ«t pĂ«rdorĂ«n atĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rtuar modelin e tyre tĂ« famshĂ«m tĂ« ADN-sĂ« – njĂ« model qĂ« ishte çelĂ«si pĂ«r kuptimin e pasur tĂ« gjenetikĂ«s dhe biokimisĂ«, shkruan KultPlus

Edhe pse Watson dhe Crick fituan Çmimin Nobel pĂ«r kĂ«tĂ« zbulim nĂ« vitin 1962, Rosalind Franklin nuk u pĂ«rfshi nĂ« kĂ«tĂ« vlerĂ«sim, pavarĂ«sisht se kontribuoi nĂ« mĂ«nyrĂ« thelbĂ«sore pĂ«r tĂ« arritur nĂ« atĂ« pĂ«rfundim. Franklin nuk pati mundĂ«sinĂ« tĂ« shihte rezultatin e punĂ«s sĂ« saj, pasi ajo vdiq tragjikisht nĂ« vitin 1958, nĂ« moshĂ«n 37 vjeçare, nga njĂ« sĂ«mundje e kancerit tĂ« vezoreve.

Kontributi i Franklin në shkencë
Rosalind Franklin ishte një nga pionierët në fushën e biokimisë dhe biologjisë molekulare, dhe zbulimi i strukturës së ADN-së është një nga arritjet më të mëdha shkencore të shekullit të 20-të. Përveç punës së saj në ADN, Franklin gjithashtu ka kontribuar në studimin e virusëve dhe strukturave të tjera biologjike, duke përdorur teknika të sofistikuara të difraksionit të rrezeve X.
Përveç punës shkencore, ajo ishte gjithashtu një grua e fuqishme në një fushë të dominuar nga meshkujt, duke e bërë të vështirë për të të merret seriozisht në atë kohë. Rosalind Franklin ishte një nga gratë e para që krijoi një ndikim të madh në një fushë shkencore që shpesh ishte e mbyllur për to, dhe kjo ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm për gratë që do të pasonin.

Njohja e vonuar
Për shumë vite pas vdekjes së saj, Franklin u harua nga shoqëria dhe komuniteti shkencor për kontributin e saj. Pas kritikave dhe kërkesave për njohjen e merituar, më vonë janë bërë përpjekje për të nderuar emrin dhe trashëgiminë e saj. Franklin është përkujtuar si një nga emrat më të rëndësishëm në shkencën e ADN-së dhe është nderuar pas vdekjes me një numër çmimesh dhe memorialesh, si dhe është përmendur në shumë libra dhe filma.

Simbol i grave në shkencë
Sot, Rosalind Franklin njihet si një simbol i grave në shkencë, duke treguar se çdo shkencëtare, pavarësisht pengesave që mund të hasë në karrierën e saj, mund të kontribuoni në mënyrë të jashtëzakonshme në përparimin e njohurive shkencore. Ajo është një nga figura që vazhdon të inspirojë breza të tërë shkencëtarësh dhe shkencëtareve për të sfiduar normat dhe për të kërkuar njohjen e merituar.

Kjo histori tregon se rezultatet e mundshme të shkencës dhe rëndësia e punës kërkimore shpesh mund të jenë shumë më të mëdha se sa të paraqitura dhe se individët që kontribuojnë mund të mbeten të pa njohur për një periudhë të gjatë. Për Franklinin, vonesa e njohjes për rolin e saj është një kujtesë e fuqishme se gratë e shkencës shpesh duhet të luftojnë për të marrë njohjen e merituar.

Duke festuar ditëlindjen e Rosalind Franklin, ne kujtojmë trashëgiminë e saj të jashtëzakonshme dhe e nderojmë atë si një figurë kryesore të shkencës moderne./KultPlus.com

41 vite nga fluturimi historik i Svetlana Savitskaya, gruas së parë që eci në hapësirë

NĂ« vitin 1984, njĂ« ngjarje historike ndodhi nĂ« historinĂ« e hapĂ«sirĂ«s. Svetlana Yevgenyevna Savitskaya (rusisht: ĐĄĐČĐ”Ń‚Đ»Đ°ÌĐœĐ° ЕĐČĐłĐ”ÌĐœŃŒĐ”ĐČĐœĐ° ХаĐČĐžÌŃ†Đșая; lindur mĂ« 8 gusht 1948) Ă«shtĂ« njĂ« ish-aviatore ruse dhe kozmonaute sovjetike qĂ« fluturoi nĂ« bordin e Soyuz T-7 nĂ« 1982, duke u bĂ«rĂ« gruaja e dytĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ«. NĂ« misionin e saj Soyuz T-12 tĂ« vitit 1984, ajo u bĂ« gruaja e parĂ« qĂ« fluturoi dy herĂ« nĂ« hapĂ«sirĂ« dhe gruaja e parĂ« qĂ« kreu njĂ« shĂ«titje nĂ« hapĂ«sirĂ«.

Me këtë lëvizje, Svetlana Savitskaya, bëri një hap të madh për të gjitha gratë në botë. Sot, 40 vjet më pas, ne po nderojmë këtë moment të veçantë, që simbolizon përpjekjen dhe arritjen e grave në shkencë dhe eksplorim hapësinor.

Më 25 korrik 1984, Savitskaya nisej drejt Stacionit Hapësinor Salyut 7, një moment që e bëri atë pjesë të historisë. Si një nga kosmonautet e kualifikuara të agjencisë së hapësirës sovjetike, ajo kishte një aftësi të rrallë të qëndronte e qetë dhe e përqendruar nën kushtet ekstreme të hapësirës.

Në këtë mision të veçantë, Svetlana Savitskaya ndërtoi një kujtim të papërsëritshëm për të gjitha gratë që kishin ëndrrën për të shkuar përtej horizontit tokësor. Një ikonë e fuqisë dhe guximit, ajo sfidoi paragjykimet dhe provoi se gratë mund të jenë pjesë e shkencës dhe eksplorimit hapësinor në mënyrë të barabartë me burrat.

Ky mision nuk ishte vetëm një hap përpara për gratë në hapësirë, por edhe një hap për njerëzimin në përgjithësi.

Ajo vendosi disa rekorde botërore të FAI-t si pilot.

Jeta e hershme dhe karriera e hershme

Svetlana Savitskaya lindi në një familje të privilegjuar. Babai i saj, Yevgeny Savitsky, ishte një pilot luftarak shumë i dekoruar gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjë që më vonë e solli atë në pozicionin e Zëvendës Komandantit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Ajrore Sovjetike. Nëna e saj ishte një udhëheqëse e partisë komuniste të Moskës.

Pa dijeninë e prindërve të saj, Savitskaya filloi të hidhej me parashutë në moshën 16-vjeçare. Babai i saj e kuptoi aktivitetin e saj të panjohur jashtëshkollor pas zbulimit të një thike parashute në çantën e shkollës së vajzës së tij.[1] Pas zbulimit të tij, ai e promovoi më tej këtë prirje. Në ditëlindjen e saj të shtatëmbëdhjetë, ajo kishte tashmë 450 kërcime me parashutë. Gjatë vitit të ardhshëm, ajo drejtoi kërcimet rekord të stratosferës nga 13,800 m dhe 14,250 m.[1] Gjatë përvojës së saj të fluturimit, Savitskaya arriti tre kërcime rekord botëror nga stratosfera dhe 15 kërcime rekord botëror nga avionët reaktiv.

Pas diplomimit në vitin 1966, ajo u regjistrua në Institutin e Aviacionit të Moskës (MAI), ku mori edhe mësime fluturimi. Në vitin 1971 ajo u licencua si instruktore fluturimi. Pas diplomimit nga MAI në 1972, ajo u trajnua si pilot test në Shkollën e Pilotëve Test Fedotov, duke u diplomuar në 1976.[1][2] Në maj 1978 ajo shkoi për të punuar për prodhuesin e avionëve Yakovlev, si pilot testues. Në përvojën e saj të fluturimit, ajo u bë gruaja e parë që arriti 2683 km/h në një avion MiG-25. Një grua me përvojë dhe me arsim të lartë në Programin Hapësinor Sovjetik, Savitskaya raportohet se ishte një grua jashtëzakonisht serioze, e papërkulur dhe e çeliktë.[1] Ndërsa ajo dhe Valentina Tereshkova u zgjodhën të dyja për misione në hapësirë për shkak të qëllimeve të propagandës sovjetike, Savitskaya ishte shumë më e trajnuar dhe me përvojë në aeronautikë, ndërsa Tereshkova u zgjodh si një marifet politik.

NdĂ«rmjet viteve 1969 dhe 1977 ajo ishte anĂ«tare e ekipit kombĂ«tar sovjetik pĂ«r aerobatikĂ«. NĂ« Kampionatin BotĂ«ror tĂ« AerobatikĂ«s FAI nĂ« korrik 1970 nĂ« Hullavington, ajo fluturoi me njĂ« Yak-18 dhe fitoi kampionatin botĂ«ror sĂ« bashku me njĂ« ekip vetĂ«m gra. NĂ« kĂ«tĂ« kampionat tĂ« veçantĂ« nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, njĂ« gazetare e shtypit britanik e quajti Savitskaya “Miss Sensation”. NĂ« Kampionatin BotĂ«ror tĂ« 1972 nĂ« Salon-de-Provence ajo u rendit e treta; nĂ« vitin 1976 nĂ« Kiev me njĂ« Yak-50, i pesti.

Në 1979, Savitskaya mori pjesë në procesin e përzgjedhjes për grupin e dytë të kozmonautëve gra. Më 30 qershor 1980, ajo u pranua zyrtarisht në grupin e kozmonautëve. Nga nëntë gratë e përzgjedhura, Savitskaya ishte piloti i vetëm testues. Trajnimi i grupeve u njoftua gjatë misionit hapësinor të oficerit dhe astronautit francez Jean-Loup Chretien. Ajo i dha provimet më 24 shkurt 1982.

Në dhjetor 1981, Savitskaya u përgatit për fluturimin e saj të parë në hapësirë, një fluturim afatshkurtër në stacionin hapësinor Salyut 7. Ajo mbajti pozicionin e kozmonautës kërkimore në këtë mision. Misioni i kësaj ekspedite të dytë vizitore të Salyut 7 ishte të provonte epërsinë sovjetike në Amerikë duke fluturuar një grua tjetër në hapësirë dhe të zëvendësonte anijen kozmike Soyuz T-5 që ekuipazhi do të përdorte për kthimin e tyre me një automjet të ri.

Komandant i këtij misioni ishte Leonid Popov, me fluturimin e tretë; ishte fluturimi i parë i inxhinierit të fluturimit Alexander Serebrov.

Nisja e Soyuz T-7 u bë më 19 gusht 1982. Kjo e bëri Savitskaya gruan e dytë në hapësirë, 19 vjet pas Valentina Tereshkova. Gjatë udhëtimit, Savitskaya pohoi se e kishte lidhur veten për të parandaluar që të transportohej në një ndarje tjetër të anijes për shkak të humbjes së gravitetit. Të tre kozmonautët u ankoruan në stacionin hapësinor të nesërmen, ku u mirëpritën nga Anatoly Berezovoy dhe Valentin Lebedev. Kjo ishte hera e parë që një stacion hapësinor kishte një ekuipazh gjinor të përzier. Savitskaya iu caktua moduli orbital i Soyuz T-7 si një zonë private, por flinte po aq mirë sa njerëzit në stacionin hapësinor. Më 27 gusht 1982, Popov, Savitskaya dhe Serebrov u kthyen në Tokë në Soyuz T-5. Kohëzgjatja totale e misionit ishte 7 ditë, 21 orë dhe 52 minuta.

NĂ« 1995, Savitskaya i dha njĂ« intervistĂ« gazetares sĂ« Baltimore Sun, Clara Germani. Ajo kujtoi se kishte hasur nĂ« seksizĂ«m nga shokĂ«t e saj meshkuj tĂ« ekuipazhit dhe se me hyrjen nĂ« Salyut 7 pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, Valentin Lebedev i dhuroi asaj njĂ« pĂ«rparĂ«se dhe i tha asaj “tĂ« shkojĂ« nĂ« punĂ«â€. Ajo deklaroi se “kam arritur tĂ« krijoj shpejt njĂ« marrĂ«dhĂ«nie pune, profesionale me ta”. / KultPlus.com

Përkujtohet legjenda e zërit blues: Big Mama Thornton

MĂ« 25 korrik 1984, humbĂ«m njĂ« nga zĂ«rat mĂ« tĂ« fuqishĂ«m dhe ndikues tĂ« muzikĂ«s blues dhe rock ‘n’ roll, Big Mama Thornton. Ajo ka lĂ«nĂ« njĂ« trashĂ«gimi tĂ« paharrueshme, duke bĂ«rĂ« histori me kĂ«ngĂ«n e saj “Hound Dog” nĂ« vitin 1952, shumĂ« pĂ«rpara se kjo kĂ«ngĂ« tĂ« bĂ«hej e njohur nga Elvis Presley

Thornton nuk ishte thjesht këngëtare, por gjithashtu një kompozitore dhe një figurë kryesore në skenën muzikore afro-amerikane. Zëri i saj i fuqishëm dhe interpretimet e papërmbajtshme e bënë atë një inspirim për breza të tërë artistësh. Ajo ishte një nga pararendëset e fuqizimit të grave në muzikën moderne dhe ndikimi i saj vazhdon të ndihet edhe sot,shkruan KultPlus.

Big Mama Thornton, me stilin e saj tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m dhe theksin e saj tĂ« veçantĂ«, ka ndikuar jo vetĂ«m nĂ« muzikĂ«n blues, por edhe nĂ« evoluimin e rock ‘n’ roll-it, duke hapur rrugĂ«n pĂ«r shumĂ« artistĂ« tĂ« tjerĂ« qĂ« pasuan. PavarĂ«sisht se ngjalli njĂ« ndikim tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m nĂ« muzikĂ«, shpeshherĂ« ajo mbeti jashtĂ« dritĂ«s sĂ« plotĂ« tĂ« famĂ«s, por sot njihet si njĂ« nga pionierĂ«t mĂ« tĂ« mĂ«dhenj tĂ« muzikĂ«s amerikane/KultPlus.com

Zbulimi në Liqenin e Ohrit tërheq vëmendjen e BBC-së

BBC i ka kushtuar vëmëndje një zbulimi të rëndësishëm arkeologjik në Shqipëri, që besohet të jetë vendbanimi liqenor më i vjetër në Evropë.

Zbulimi është bërë në brigjet e Liqenit të Ohrit, ku të dhënat sugjerojnë se një komunitet i organizuar gjuetarësh dhe bujqish ka jetuar aty rreth 8,000 vite më parë.

Ekipet e kërkimit nga Zvicra dhe Shqipëria po zbulojnë çdo ditë dëshmi që i përkasin epokës së gurit, ku ky komunitet i lashtë kombinonte aktivitetet e gjuetisë me ato të bujqësisë.

“ËshtĂ« rreth 6 hektarĂ«, dhe deri tani s’kemi bĂ«rĂ« as edhe 600 metra katrorĂ«. Pra, kjo Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« vrimĂ« e vogĂ«l pĂ«r tĂ« parĂ« brenda tĂ« gjithĂ« zonĂ«s. Do tĂ« thosha qĂ« kemi bĂ«rĂ« mĂ« pak se 1% tĂ« gĂ«rmimeve”, tha njĂ« nga arkeologet nĂ« videon e publikuar nga BBC.

Arkeologët po punojnë rreth tre metra nën sipërfaqen e ujit për të rikuperuar me kujdes shtyllat prej druri që dikur mbështesnin shtëpitë mbi liqen.

Krahas tyre, po mblidhen edhe objekte qeramike tĂ« gdhendura, eshtra kafshĂ«sh dhe vegla prej bakri – dĂ«shmi tĂ« njĂ« jete tĂ« zhvilluar dhe tĂ« organizuar nĂ« lashtĂ«si, transmeton euronews.

“El Nacional”: Eksploroni ShqipĂ«rinĂ«, perlĂ«n e Mesdheut!

NĂ«se dĂ«shironi tĂ« udhĂ«toni dhe zbuloni vende qĂ« ende nuk janĂ« prekur nga turizmi masiv, ju rekomandojme destinacionin evropian, ShqipĂ«rinĂ«, shkruan Alba SolĂ© Ingla nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« revistĂ«n katalanase “El Nacional.cat”.

Shqipëria është e rrethuar nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Vendi jetoi i izoluar nga bota nën regjimin diktatorial deri në vitet 1990.

Plazhe parajsore

Ky vend ballkanik po fiton titullin si parajsa e panjohur e Mesdheut.

Riviera Shqiptare shtrihet nga veriu në jug të vendit. Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarësh dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit.

NjĂ« nga zonat mĂ« tĂ« famshme tĂ« plazhit nĂ« jug tĂ« vendit Ă«shtĂ« Ksamili – me rĂ«rĂ«n e tij tĂ« bardhĂ« dhe ujĂ«rat e kristalta qĂ« magjepsin çdo vizitor.

Shumica e plazheve nĂ« ShqipĂ«ri janĂ« private, dhe pĂ«r t’i shijuar ato, duhet tĂ« merrni me qira njĂ« shezlong dhe njĂ« ombrellĂ« dielli. Çmimi zakonisht Ă«shtĂ« midis 5 dhe 8 euro gjatĂ« gjithĂ« ditĂ«s; komoditeti ia vlen!

Ksamili ndodhet pranë ishullit grek, Korfuzit dhe është i njohur si për turistët vendas ashtu edhe për ata ndërkombëtarë, veçanërisht nga Italia.

Ksamili Ă«shtĂ« vendi ideal pĂ«r tĂ« eksploruar atraksione tĂ« tjera shqiptare, siç Ă«shtĂ« Syri i KaltĂ«r – njĂ« atraksion turistik popullor, me ujĂ«ra bruz qĂ« mund tĂ« shihet nga njĂ« thellĂ«si mbi 50 metra.

Gjithashtu, ju mund të vizitoni Parkun Natyror të Butrintit, një Vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Ecje malore dhe fshatra magjepsës

Nëse jeni adhurues të maleve, janë me fat, sepse Shqipëria veriore është gjithashtu një parajsë për alpinistët.

Shqipëria është një nga vendet më malore në botë, me dy të tretat e territorit të saj të mbuluara nga male. Prandaj, mos e humbisni Thethin.

Ky fshat, i vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare, ju lejon të zbuloni thelbin e vërtetë të banorëve të tij.

Thethi Ă«shtĂ« njĂ« fshat i vogĂ«l qĂ« pĂ«r vite me radhĂ« mbeti i izoluar – falĂ« vendndodhjes sĂ« tij tĂ« largĂ«t dhe njĂ« rruge – praktikisht e pa-aksesueshme pĂ«r shumicĂ«n e turistĂ«ve.

NĂ« ditĂ«t e sotme, Ă«shtĂ« mĂ« e lehtĂ« tĂ« shkosh atje, dhe shumĂ« turistĂ« udhĂ«tojnĂ« atje pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ecje malore – nga Valbona nĂ« Theth.

Nëse nuk keni dëshirë të bëni shëtitje të gjata, ju rekomandojmë gjithashtu të vizitoni dy qytete mahnitëse, Gjirokastrën dhe Beratin.

Gjirokastra, Ă«shtĂ« njĂ« qytet i bukur me njĂ« qendĂ«r historike – qĂ« Ă«shtĂ« pjesĂ« e TrashĂ«gimisĂ« BotĂ«rore tĂ« UNESCO-s, njĂ« kĂ«shtjellĂ« spektakolare dhe njĂ« pazar ku do tĂ« humbisni mes dyqaneve tĂ« vogla.

Berati, mĂ« pak se dy orĂ« larg nga kryeqyteti, Tirana, njihet si “qyteti i njĂ« mbi njĂ« dritareve”.

I vendosur pranĂ« lumit Osum, Berati Ă«shtĂ« qyteti mĂ« i vjetĂ«r nĂ« ShqipĂ«ri dhe shquhet pĂ«r qendrĂ«n e tij historike – tĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« nga tre lagje tĂ« vjetra qĂ« ruajnĂ« arkitekturĂ«n osmane dhe bizantine nĂ« ndĂ«rtesa, xhami dhe kisha tĂ« shumta.

Gjithashtu, Berati është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Gastronomia shqiptare

Kuzhina shqiptare është një ndërthurje unike e ndikimeve turke, ballkanike dhe mesdhetare.

Nga mishi dhe peshku i pjekur në skarë me çmime jashtëzakonisht të përballueshme deri te gjirotë greke, kuzhina shqiptare magjeps çdo vizitor.

Pjata më tipike shqiptare, byreku, mund të jetë një nga më të njohurat midis vizitorëve të huaj dhe vendasve./atsh/KultPlus.com

Kompania ndërton makina elektrike me kosto të përballueshme

 “Tesla” deklaroi se ka ndĂ«rtuar versionet fillestare tĂ« njĂ« makine elektrike tĂ« pĂ«rballueshme, njĂ« lĂ«vizje qĂ« duket se synon tĂ« ndalĂ« rĂ«nien e ndjeshme tĂ« shitjeve qĂ« kompania ka pĂ«rjetuar nĂ« tregjet globale, sipas Reuters.

Kompania e Elon Musk raportoi rĂ«nien mĂ« tĂ« madhe tremujore tĂ« shitjeve nĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« dekadĂ« dhe njĂ« fitim qĂ« nuk pĂ«rmbushi pritshmĂ«ritĂ« e “Wall Street”-it. MegjithatĂ«, pĂ«rqindja e fitimit nga prodhimi i makinave ishte mĂ« e mirĂ« se sa pritej.

Tesla tha se pret të nisë prodhimin në volum të modelit të lirë gjatë gjysmës së dytë të këtij viti, duke ngjallur shpresa se kjo do të ringjallë kërkesën në një kohë kur kompania po përballet me konkurrencë në rritje nga makinat elektrike më të lira, sidomos në Kinë, si dhe me një reagim të vazhdueshëm ndaj pikëpamjeve të djathta ekstreme të Musk.

Shefi  i Financave i “Tesla”-s, Vaibhav Taneja, deklaroi gjatĂ« njĂ« telefonate me investitorĂ«t se prodhimi i modelit mĂ« tĂ« lirĂ« do tĂ« pĂ«rshpejtohet tremujorin e ardhshĂ«m, por me njĂ« ritĂ«m mĂ« tĂ« ngadaltĂ« se sa ishte parashikuar fillimisht. Kompania nuk dha asnjĂ« pĂ«rditĂ«sim pĂ«r parashikimin e saj vjetor pĂ«r dorĂ«zimet.

“Rezultatet zhgĂ«njyese tĂ« Tesla-s nuk janĂ« befasuese duke pasur parasysh vĂ«shtirĂ«sitĂ« qĂ« ka kaluar sĂ« fundmi”, tha analisti i Emarketer, Jacob Bourne. “NjĂ« model vĂ«rtet i pĂ«rballueshĂ«m mund tĂ« jetĂ« çelĂ«si pĂ«r tĂ« rritur shitjet nĂ«se Tesla arrin ta pozicionojĂ« atĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« suksesshme, pa dĂ«mtuar imazhin e modeleve tĂ« saj mĂ« tĂ« shtrenjta.”

Kjo është rënia e dytë radhazi e të ardhurave tremujore, me një rënie prej 12%, pavarësisht se kompania prezantoi një version të përmirësuar të Model Y, SUV-i më i shitur i saj, që pritej të ndihmonte në rritjen e kërkesës.

Një rënie prej 51% në shitjet e kredive rregullatore të makinave,  të cilat blihen nga prodhues të tjerë që nuk i përmbushin rregulloret e ndotjes , ndikoi gjithashtu negativisht në të ardhurat dhe fitimin.

Të ardhurat ranë në 22,5 miliardë dollarë për tremujorin prill-qershor, nga 25,5 miliardë dollarë një vit më parë. Analistët kishin parashikuar mesatarisht 22,74 miliardë dollarë. Fitimi i rregulluar për aksion ishte 40 cent, më pak se parashikimi prej 43 cent.

Marzhi bruto nga automjetet, duke përjashtuar kreditë rregullatore, ishte 14.96%, më i lartë se pritshmëritë, falë uljes së kostos për njësi.

NĂ« prill, “Tesla” kishte deklaruar se do tĂ« fillonte prodhimin e modelit mĂ« tĂ« pĂ«rballueshĂ«m deri nĂ« fund tĂ« gjysmĂ«s sĂ« parĂ« tĂ« vitit, por burime pĂ«r Reuters kishin thĂ«nĂ« se ai do tĂ« vonohej disa muaj. Tesla nuk dha detaje pĂ«r modelin, numrin e njĂ«sive tĂ« prodhuara apo çmimin qĂ« do tĂ« nxjerrin nĂ« treg./atsh/ KultPlus.com

Për dashurinë

Poezi nga Dritëro Agolli

Dashuria fillimisht është e turbullt,

Dashuron,

po cilin aspak s’ështĂ« e qartĂ«,

Dhe agimi kur vjen,

është i mugët,

Sendet s’kanĂ« as formĂ« e as trajtĂ«.

Dita zbret dhe gjerat dalin të plota:

Forma, trajta, konture e vija,

 Dalëngdalë e tillë vjen bota,

 Ja,

 fytyrën kështu e zbulon dashuria./KultPlus.com

Skulptura shqiptare, ekspozitë me vepra nga fondi i Galerisë së Arteve në Lezhë

NĂ« ambientet e GalerisĂ« sĂ« Arteve nĂ« LezhĂ«, pranĂ« Pallatit tĂ« KulturĂ«s “Ded Ndue Lazri”, Ă«shtĂ« hapur njĂ« ekspozitĂ« qĂ« sjell nĂ« vĂ«mendje dymbĂ«dhjetĂ« skulptura nga autorĂ« tĂ« ndryshĂ«m shqiptarĂ«.

Punimet janë përzgjedhur nga fondi i galerisë, duke u ofruar vizitorëve një pasqyrë të gjerë dhe përfaqësuese të artit tridimensional vendas.

Veprat e ekspozuara përfaqësojnë stile dhe teknika të ndryshme, që nga realizmi klasik e deri te tendencat më moderne të shprehjes artistike. Përgjegjësi i Galerisë së Arteve, Ymer Metaliaj, e konsideron këtë ekspozitë pjesë të një kalendari promovues të krijuar enkas për sezonin turistik. Ai thekson rëndësinë e veprave të ekspozuara dhe emrat e mëdhenj që qëndrojnë pas tyre, transmeton KultPlus.

“Vlerat e skulpturave janĂ« shumĂ« tĂ« mĂ«dha dhe kemi emra tĂ« njohur tĂ« historisĂ« sĂ« skulpturĂ«s. Ka interes tĂ« veçantĂ« pĂ«r pjesĂ«n mĂ« antike,” – u shpreh Metaliaj.

Ekspozita do të jetë e hapur deri në fund të muajit korrik, ndërsa hyrja është e lirë për të gjithë vizitorët. Ajo paraqet një mundësi të mirë për të eksploruar nga afër zhvillimin e skulpturës shqiptare dhe për të reflektuar mbi trashëgiminë artistike që kjo fushë përfaqëson./KultPlus.com

Orkestra Simfonike e RTSH-së, koncert me kolonat zanore të filmave shqiptarë

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar zhvilloi mbrĂ«mjen e sotme njĂ« koncert, nĂ« parkun “Rinia” nĂ« TiranĂ«, me muzikĂ« nga kolonat zanore tĂ« filmave mĂ« tĂ« njohur shqiptarĂ«.

Nën drejtimin e maestros Gridi Kraja, Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar përcolli për publikun artdashës nostalgjinë e filmave shqiptarë.

NĂ« repertorin e koncertit ishin kolonat zanore tĂ« filmave tĂ« kompozitorĂ«ve shqiptarĂ« si Kujtim Laro, Limos Dizdari, Çesk Zadeja, AleksandĂ«r Peçi, AleksandĂ«r Lalo.

Emocionet e kinemasë u përcollën përmes Orkestrës së Radiotelevizionit Shqiptar me fuqinë e muzikës simfonike, që u prit me emocion nga publiku artdashës.

Orkestra Simfonike e RTSH-sĂ« u themelua mĂ« 16 maj tĂ« vitit 1962. Ajo mban titullin e lartĂ« “Nderi i Kombit”, akorduar nga Presidenti i RepublikĂ«s. NĂ« radhĂ«t e saj marrin pjesĂ« instrumentistĂ« virtuozĂ«.

KĂ«tĂ« sezon veror, njĂ« tjetĂ«r angazhim i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r kĂ«tĂ« orkestĂ«r do tĂ« jetĂ« koncerti i datĂ«s 2 gusht, nĂ« sheshin “SkĂ«nderbej”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« edicionit tĂ« pestĂ« tĂ« “RamĂ« Lahaj & Friends Concert”, ku do tĂ« jenĂ« tĂ« ftuar interpretues tĂ« mirĂ«njohur tĂ« muzikĂ«s klasike nga vendi dhe bota./atsh/ KultPlus.com

❌