Trump ndërpret samitin, telefonon Putin/ Bejko: Edhe presidenti rus kërkon fundin e luftës. Nura: Evropianët në SHBA, për të “ruajtur” fytyrën
Analisti Roland Bejko thotë se mund të ketë pasur dy arsye se përse presidenti amerikan, Donald Trump ndërpreu samitin me liderët e BE, për të telefonuar presidentin rus, Vladimir Putin.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Bejko u shpreh se edhe Putin kërkon fundin e luftës, pasi i ka marrë maksimumin operacionit ushtarak në Ukrainë.
Ndërsa gazetari Artur Nura deklaroi se udhëheqësit evropianë shkuan në Shtëpinë e Bardhë për të “ruajtur” fytyrën, pasi u anashkaluan për negociatat për armëpushim në Ukrainë.
Roland Bejko: Nëse Trump ka dalë nga takimi dhe ka komunikuar me Putin e ka bërë për dy arsye. Ndoshta mund të kenë shkuar me mirë se sa mendohej negociatata dhe ka shkuar për të konfirmuar diçka. Por mund ta ketë pyetur për ndonjë propozim. Putin duket më i fituari deri sot. Putin është futur si faktor politik, diplomatik. Putin, dhe ai do t’i japë fund luftës. Ka një lloj epërsie, por edhe ata po lodhen, dimri po vjen. Duket sikur i ka marrë maksimumit këtij operacioni. Po u vendos paqja, Rusia fiton ekonomikisht. Ka një aleancë të re, Rusi-Amerikë. Një fuqi e re po del që do të dominojë botën, për aq kohë sa është Trump dhe Putin.
Artur Nura: Putin ka hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Moska është bërë urë ndërlidhëse midis Perëndimit dhe Brezxit. I fituari është Putin. Lufta mbyllet në dy mënyra. Në rastin konkret kemi negociata. Negociatat po i drejton Shtëpia e Bardhë. Vajtja e evropianëve në Shtëpinë e Bardhë ishte për të ruajtur fytyrën./abcnews.al