Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se sot, më 14 gusht 2025, rreth orës 05:20, është raportuar për një zjarr në fshatin Katundi i Ri, Pejë.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur një garazhë të përfshirë nga flakët.

Brenda saj ndodheshin dy vetura me targa vendore dhe disa mjete pune, të cilat janë dëmtuar nga zjarri.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, rreth orës 10:00 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për zjarrvënie.

Ai është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe, me urdhër të prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje për 48 orë./Telegrafi/

The post Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në Pejë appeared first on Telegrafi.

Policia në Ferizaj sekuestron dy armë – një rast dhunë në familje, tjetri gjuajtje në ajër

Policia e Kosovës në Ferizaj gjatë të mërkurës ka ndërhyrë në dy raste ku ka sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas njoftimit në ora 11:00 një grua ka raportuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kërcënuar nga bashkëshorti i saj mashkull, kosovar, i moshës 43 vjeç.

Nga i dyshuari është  konfiskuar një pushkë gjysmëautomatike dhe 9 fishekë. Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit nga policia është ndaluar për 48 orë.

Ndërsa në ora 22:30 gjatë një ahengu familjar në Ferizaj, i dyshuari mashkull, kosovar, i moshës 61 vjeç, kishte shtënë disa herë në ajër me armë zjarri.

Në këtë rast është konfiskuar një armë dhe 6 gëzhoja. Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt.

Në të dy rastet janë iniciuar veprat penale për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Lëndim i lehtë trupor “, ndërsa në rastin e dytë edhe për “Përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm”. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Policia në Ferizaj sekuestron dy armë – një rast dhunë në familje, tjetri gjuajtje në ajër appeared first on Telegrafi.

Policia aksion në Prishtinë dhe Klinë, sekuestrohen disa armë zjarri dhe municion

Policia e Kosovës respektivisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë e mbështetur edhe nga njësitë tjera policore, me datën 13.08.2025 ka realizuar urdhëresën e gjykatës kompetente, ku janë kontrolluar tri lokacione në Klinë dhe një lokacion në Prishtinë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se lidhur me rastin në polici janë shoqëruar tre persona të dyshuar, mbi dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’.

Gjatë kontrollit të realizuar si dëshmi materiale janë sekuestruar:

1. Një armë e gjatë snajper,
2. Dy karikatorë me 40 fishekë të armës,
3. Një pistoletë me një karikator dhe 8 fishekë,
4. Një pistoletë me dy karikatorë dhe 4 fishekë,
5. Një pistoletë me një karikator dhe 14 fishekë,
6. Një pistoletë me një karikator dhe 52 fishekë,
7. Një pushkë ajrore me 5 fishekë,
8. 14 fishekë të pistoletës me gas,
9. Një pushkë gjuetie,
10. Një automatik AK-47 me dy karikatorë,
11. Tre telefona mobile,
12. Një thikë,
13. Një shpatë e arteve marciale,
14. Një antiplumb.

Disa nga dëshmitë janë me leje dhe janë sekuestruar me qëllim të verifikimit dhe procedurave të mëtutjeshme.

Në konsultim me prokurorin kompetent është inicuar rast për veprën penale Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse, ndërsa njëri nga të dyshuarit pas intervistimit është ndaluar për 48 orë dhe dy të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Policia aksion në Prishtinë dhe Klinë, sekuestrohen disa armë zjarri dhe municion appeared first on Telegrafi.

Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve.

Rasti ka ndodhur në fshatin Gramaçel, Deçan më 12.08.2025-09:30.

“Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë,  një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

The post Arrestohen tre persona në Gramaçel të Deçanit, iu gjenden armë dhe dy automjete të pa doganuara appeared first on Telegrafi.

Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka parandaluar një rast të kontrabandës me rreth 910 kilogramë kërpudha të freskëta në zonën kufitare të Karaqevës, në komunën e Kamenicës.

Sipas njoftimit zyrtar, rasti është zbuluar nga Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) – Muqivercë, rreth orës 11:45 të mëngjesit të së hënës, më 12 gusht 2025.

“Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur: 910 kg kërpudha të freskëta të llojit shampinion”, thuhet në njoftim.

Automjeti, një kombi (furgon) i bardhë me targa vendore, drejtohej nga një shtetas i Kosovës.

Sipas Policisë, pas konsultimit me prokurorin kujdestar, është urdhëruar inicimi i rastit dhe dorëzimi i mallrave në Doganën e Kosovës për procedura të mëtejme. /Telegrafi/

The post Ndalohet kontrabandë me kërpudha në kufirin lindor – sekestrohen mbi 900 kilogramë appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet

Një grua rreth moshës 53 vjeçare është gjetur pa shenja jetë sot rrëth orës 01:30 në fshatin Beqiq të Vushtrisë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas tij, rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Rreth orës 01:30 është raportuar për një rast vdekjeje të dyshimtë në fshatin Beqiq të Vushtrrisë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë  i viktimës femër rreth 53 vjeçare është është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/

The post Gjendet pa shenja jete një grua në Vushtrri, rasti po hetohet appeared first on Telegrafi.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria

Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit Driton Sokoli, për hyrje të paautorizuar kompjuterike dhe vjedhje të identitetit dhe kredencialeve.

Në njoftim thuhet se Driton Sokoli dyshohet për mashtrim.

I dyshuari është nga Vushtrria.

“Policia e Kosovës, Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, kërkon nga çdo qytetar dhe media që disponon informacion për vendndodhjen e personit të njoftojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor, përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, në adresën elektronike info@kosovopolice.com, ose në numrat telefonikë kujdestarë: 038 504 50 47 299 dhe 038 504 50 47 201. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

The post Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Driton Sokolit nga Vushtrria appeared first on Telegrafi.

Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje

Një grua ka ndërruar jetë dhe tetë të tjerë kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur të hënën rreth orës 18:15 në Komoran të Drenasit.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit ka ardhur nga mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes.

Tutje në raport bëhet e ditur se të përfshira në aksident janë gjashtë vetura, ndërsa një person që dyshohet që shkaktoi aksidentin pas trajtimit mjekësorë është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes kushteve të rrugës gjashtë (6) automjete janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti. Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident një femër kosovare ka ndërruar jetë, si dhe si dhe lëndime trupore kanë pësuar 8 persona. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi ndërsa i dyshuari m/k që dyshohet se ka shkaktuar aksidentit pas trajtimit mjekësor është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/

The post Aksidenti zinxhiror me fatalitet në Komoran, policia jep detaje appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro, Policia arreston të dyshuarin në Prizren

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person H.K (1994) në Prizren për posedim të substancave narkotike, të llojit kokainë, në vlerë 300 mijë euro.

Në njoftimin për media të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i arrestuar është shtetas i Kosovës.

“Më datë 11 gusht 2025, në rrugën ‘Viljam Voker’ në Prizren, është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K. (1994) shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të realizuar në dy lokacione me urdhër të prokurorit kompetent, në njërën nga lokacionet janë gjetur dhe sekuestruar si prova materiale: substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, me peshë totale 4 kg e 440 gramë”, thuhet në njoftim.

Policia po ashtu bën të ditur se ka sekuestruar dy peshore elektronike, para në vlerë prej 260 euro, një  pajisje për vakuumim të qeseve plastike, një motoçikletë Piaggio Vespa, një telefon mobil iPhone 15 Pro Max, një skalper dhe sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim.

Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në treqind mijë euro.

I dyshuari është shoqëruar në Polici, ku është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar nga ana e Njësisë së antidrogës në Prizren në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prizren.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit. /Telegrafi/

The post Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro, Policia arreston të dyshuarin në Prizren appeared first on Telegrafi.

Vrasja në Hajvali, Policia në kërkim të të dyshuarit – detaje të rastit

Policia e Kosovës ka dhënë sot detaje të rastit në Hajvali, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri një person ka vdekur.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në ora 21:46 në Hajvali të Prishtinës.

“Një i dyshuar mashkull kosovar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në drejtim viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e plagëve të marra viktima ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin policor.

Tutje, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur një gëzhojë e armës së zjarrit.

I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe i njëjti është në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente, ndërkaq, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për autopsi.

Ndryshe, brenda dy ditëve vendi u trondit nga vrasja e katër personave.

Përveç vrasjes në Hajvali, të dielën e 10 gushtit tre persona u vranë në Gjilan. /Telegrafi/

 

 

The post Vrasja në Hajvali, Policia në kërkim të të dyshuarit – detaje të rastit appeared first on Telegrafi.

Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje

Dy persona (një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë) janë arrestuar pasi kishin sulmuar fizikisht një person.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 11:00 në Drenas.

Tutje në raport bëhet e ditur se si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehtë trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor.

“Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër shtetas të Shqipërisë pasi të njëjtit kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor”, thuhet në raport.

Ndërkaq, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

 

 

The post Dy persona rrahin një tjetër në Drenas, dërgohen në mbajtje appeared first on Telegrafi.

Vrasje në Hajvali të Prishtinës, i dyshuari është identifikuar

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në lagjen Hajvali të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka deklaruar për Telegrafin se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pa shenja jete.

“Sot rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Vdekja e viktimës mashkull është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka deklaruar Ahmeti.

Edhe drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka konfirmuar se viktima kishte plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

“Në QKUK ka ardhur i vdekur me plagë nga arma e zjarrit”, ka deklaruar Syla.

Autoritetet janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje./Telegrafi/

The post Vrasje në Hajvali të Prishtinës, i dyshuari është identifikuar appeared first on Telegrafi.

Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë – dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen

Një rast grabitjeje është raportuar të dielën në Prishtinë, ku dy persona të dyshuar kanë sulmuar një qytetar nën kërcënimin e thikës dhe i kanë marrë 600 euro para të gatshme.

Ngjarja ka ndodhur  rreth orës 03:56, sipas raportit të Policisë së Kosovës.

“Është raportuar se dy persona të dyshuar, nën kërcënimin e thikës, nga viktima mashkull kosovar kanë marrë 600 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Fatmirësisht, nuk raportohet për ndonjë lëndim fizik të viktimës.

Rasti është klasifikuar si “Grabitje” dhe njësitet hetimore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve. /Telegrafi/

The post Grabitje nën kërcënimin e thikës në Prishtinë – dy të dyshuar marrin 600 euro dhe arratisen appeared first on Telegrafi.

Përplasje për pronë në Malishevë – tre të arrestuar, konfiskohen armë dhe fishekë

Një konflikt pronësor në komunën e Malishevës ka përfunduar me kanosje mes palëve dhe përdorim të armës, çka ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 14:04, ku sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, tre persona meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përplasje verbale dhe fizike për shkak të një kontesti pronësor, e cila ka përshkallëzuar në vetëgjyqësi dhe kërcënime.

Në vendin e ngjarjes, policia ka gjetur dhe konfiskuar: 4 fishekë, 7 copë gëzhoja dhe një pistoletë me gas me 7 fishekë, e cila ishte në posedim të njërit prej të dyshuarve.

“Nuk raportohet për persona të lënduar,” thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit të shtetit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt./Telegrafi/

The post Përplasje për pronë në Malishevë – tre të arrestuar, konfiskohen armë dhe fishekë appeared first on Telegrafi.

Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur

Qyteti i Gjilanit është tronditur mesditën e së dielës. Si pasojë e të shtënave në rrugën “Ibrahim Rugova” dy persona humbën jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur.

Tashmë në rrjetet sociale kanë nisur të dalin pamje nga vendi i ngjarjes ku ka ndodhur ky rast.

Në video shihen forcat e policisë dhe autoambulanca, ndërkaq në rrugë shihet se ka njolla të gjakut.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin.

“Dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur. Viktimat janë konstatuar të vdekur nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. I dyshuari është mashkull shtetas i Kosovës, i njohur për policinë, i cili për momentin është në arrati”, ka thënë Hashani.

Pamjet tregojnë edhe njësitë speciale të Policisë që kanë rrethuar zonën për të bërë ekzaminimin e skenës së krimit, ndërsa Prokurori i Shtetit ka dalë në vendin e ngjarjes për të koordinuar hetimet. /Telegrafi/

 

 

 

The post Dalin pamjet pas të shtënave në Gjilan që lanë dy të vdekur dhe dy të plagosur appeared first on Telegrafi.

Sekuestrohen armë dhe fishekë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas

Policia e Kosovës ka ndërhyrë në disa raste të ndara të armëmbajtjes pa leje dhe përdorimit të armëve zjarri gjatë natës së kaluar në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Gllogoc.

Në të gjitha rastet, janë sekuestruar armë dhe municion, ndërsa të dyshuarit janë proceduar sipas vendimeve të prokurorisë.

Në Prishtinë te Rrethi i Flamurit, njësia policore gjatë një pike kontrolli ka ndaluar një veturë me targa lokale që po drejtohej nga një person i dyshuar mashkull. Gjatë kontrollit, tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një karikator dhe 19 fishekë. Me vendim të prokurorit, rasti është proceduar në procedurë të rregullt.

Një tjetër i dyshuar mashkull është arrestuar në Fushë Kosovë pasi kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë me gas dhe një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në një rast të ngjashëm nga ndodhur në Kishnarekë të Drenasit, një i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor pasi kishte shtënë me armë në një tjetër aheng familjar. I dyshuari ka dorëzuar vetë armën, katër gëzhoja dhe një fishek, ndërsa pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Policia e Kosovës bën thirrje për shmangien e përdorimit të armëve në ambiente publike apo private, sidomos në raste festash apo ahengjesh, pasi paraqesin rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e qytetarëve. /Telegrafi/

The post Sekuestrohen armë dhe fishekë në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Drenas appeared first on Telegrafi.

Grabitet një person në Pejë, i merret telefoni dhe 200 euro

Një person në Pejë ka raportuar në Policinë e Kosovës se është sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur, ku njëri nga të dyshuarit i kishte marr telefonin me vlerë rreth 200 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Besnik Lajqi” në Pejë, të premten në ora 06:20.

“Viktima mashkull kosovar, ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga tre persona të pa njohur, ku njëri nga të dyshuarit i kishte marr telefonin me vlerë rreth 200 euro”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

The post Grabitet një person në Pejë, i merret telefoni dhe 200 euro appeared first on Telegrafi.

Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë

Një person pa shenja jete është gjetur në fshatin Batushë të Graçanicës.

Rasti ka ndodhur ditën e premte, rreth orës 18:00.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/

 

The post Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë appeared first on Telegrafi.

Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri, të premten në ora 19:00.

“Vushtrri 08.08.2025-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij, viktimën femër kosovare”, thuhet në raport.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

The post Babai sulmon fizikisht vajzën, arrestohet i dyshuari në Vushtrri për lëndim të rëndë trupor appeared first on Telegrafi.

Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një aksident i rëndë ka ndodhur mes një kamioni dhe një veture mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht në Prizren-Duhël.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

Tutje bëhet e ditur se me rastin po merren njësitet relevante policore.

“Informata fillestare është se është raportuar një aksident trafiku në autostradë drejtimi Prizren-Duhël. Të përfshira në aksident janë një kamion dhe një veturë. Me rastin po merren njësitet relevante policore”, ka thënë Krasniqi. /Telegrafi/

The post Aksident i rëndë mes një kamioni dhe një veture në autostradën “Ibrahim Rugova” appeared first on Telegrafi.

❌