Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

I gjetën një thikë në valixhe, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Siçili

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 39-vjeçar shqiptar në Aeroportin e Comiso-s, në Siçili, pasi iu gjet një thikë e fshehur në bagazh. Mësohet se ai ishte me qëndrim të ligjshëm në Itali dhe kishte planifikuar të udhëtonte drejt Tiranës. Gjatë kontrollit të valixhes, policia zbuloi një thikë me teh 7.5 cm dhe një objekt metalik, […]

The post I gjetën një thikë në valixhe, arrestohet 39-vjeçari shqiptar në Siçili appeared first on BoldNews.al.

EMRI/ Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Njësinë Administrative Gjinar, Elbasan, ku një 56-vjeçar ka humbur pa gjurmë. I zhdukur është Pëllumb Toçi, banor i fshatit Pashtresh, i cili sipas familjarëve kishte dalë për të kërkuar qenin e tij, por nuk është kthyer më. Ata kanë njoftuar Policinë e Elbasanit, e cila ka nisur menjëherë […]

The post EMRI/ Doli të kërkonte qenin, humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion appeared first on BoldNews.al.

Gjendet një mjet shpërthyes në pyllin Drosia në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për një mjet shpërthyes të improvizuar, i cili dyshohet se do të përdorej për t’i vënë zjarrin një zone të pyllëzuar në Drosia. Mediat greke raportojnë se hetuesit janë shumë afër identifikimit të personit që vendosi pajisjen ndezëse. Pas analizave në laboratorët mjeko-ligjorë, u gjet një gjurmë gishti që i […]

The post Gjendet një mjet shpërthyes në pyllin Drosia në Greqi, autoritetet: I përket një shqiptari me të shkuar kriminale appeared first on BoldNews.al.

Richard Grenell: Trump e shpëtoi Qendrën Kennedy nga shkatërrimi

Ish-ambasadori amerikan dhe drejtuesi i përkohshëm i Qendrës Kennedy, Richard Grenell, ka deklaruar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, “absolutisht e shpëtoi” këtë institucion të njohur kulturor nga rrënimi. Në një postim në rrjetet sociale, Grenell rrëfeu për gjendjen alarmante në të cilën ndodhej godina përpara se ai të merrte drejtimin, duke theksuar se Qendra […]

The post Richard Grenell: Trump e shpëtoi Qendrën Kennedy nga shkatërrimi appeared first on BoldNews.al.

Merr flakë një makinë në ecje në Vlorë, shkrumbohet plotësisht

Një automjet tip Mercedes-Benz është përfshirë nga flakët gjatë lëvizjes në aksin rrugor Sevaster – Vajzë, në territorin e bashkisë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake nga shërbimi zjarrfikës dhe policia, dyshohet se shkaku i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike ose një defekt teknik në motorin e mjetit. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të […]

The post Merr flakë një makinë në ecje në Vlorë, shkrumbohet plotësisht appeared first on BoldNews.al.

Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas

Një shtetas belg, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale, është arrestuar në pikën kufitare të Rinasit me qëllim ekstradimin drejt Maltës. I arrestuari është A. K., 20 vjeç, banues në Belgjikë. Sipas burimeve zyrtare, ai ishte shpallur në kërkim nga Interpol Malta, pasi ndaj tij Gjykata e Magjistratëve në Maltë kishte lëshuar […]

The post Në kërkim për plagosje në Maltë, arrestohet një 20-vjeçar belg në Rinas appeared first on BoldNews.al.

Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat

Më shumë se 100 organizata humanitare ndërkombëtare, përfshirë Oxfam dhe Mjekët pa Kufij, kanë firmosur një letër të përbashkët drejtuar autoriteteve izraelite, duke kërkuar ndalimin e pengesave në shpërndarjen e ndihmave për popullsinë civile palestineze në Rripin e Gazës. Në letrën e hapur, organizatat akuzojnë Izraelin për përdorimin e ndihmave si mjet lufte, ndërsa paralajmërojnë […]

The post Organizatat humanitare i drejtohen Izraelit: Ndihmat për Gazën po përdoren si armë lufte, ndaloni pengesat appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ U kapën duke kultivuar kanabis, arrestohen 2 kushërinj në Berat

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Beratit, pasi u kapën në flagrancë në një parcelë ku kishin kultivuar bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sativa. Ngjarja është zbuluar në kuadër të operacionit policor “Koordinata”, që po zhvillohet kundër kultivimit të bimëve narkotike. Të arrestuarit janë shtetasit Sefedin Mehmetaj, 29 vjeç dhe Ronaldo Mehmetaj, 26 […]

The post EMRAT/ U kapën duke kultivuar kanabis, arrestohen 2 kushërinj në Berat appeared first on BoldNews.al.

Takimi Putin-Trump në Alaska, Kremlini konfirmon konferencë të përbashkët për shtyp

Kremlini ka konfirmuar se presidenti rus Vladimir Putin dhe ish-presidenti amerikan Donald Trump do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp, pas takimit të tyre të premten në Alaska. Sipas ndihmësit presidencial rus Yuri Ushakov, takimi do të nisë në orën 11:30 me orën lokale (19:30 GMT) dhe do të fillojë me një bisedë […]

The post Takimi Putin-Trump në Alaska, Kremlini konfirmon konferencë të përbashkët për shtyp appeared first on BoldNews.al.

Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten

Një 68-vjeçar në Berat është proceduar penalisht pasi dhunoi fizikisht dhe kanosi me mjet prerës bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit, ndërsa pas konfliktit, i moshuari ka tentuar të dëmtojë edhe veten me të njëjtën thikë. Ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën. Sipas njoftimit zyrtar […]

The post Berat/ 68-vjeçari dhunon dhe kanos me thikë bashkëshorten appeared first on BoldNews.al.

I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë sot për kërkesën e prokurorëve për ta dërguar në paraburgim Ramadan Morinën, i cili u arrestua të martën nën dyshimin për krime lufte kundër popullatës civile gjatë vitit 1999 në Kosovë. Morina doli sot para gjykatës në kryeqytet, pasi prokurorët kërkuan 1 muaj paraburgim për të. Prokuroria Speciale […]

The post I akuzuar për krime lufte, del para gjykate Ramadan Morina appeared first on BoldNews.al.

Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon

Skandal në Bashkinë Tiranë: Platforma e çerdheve e firmës së vëllait të Damian Gjiknurit merr 220 mijë euro, dështon për më shumë se një muaj dhe vijon të paguhet për mirëmbajtje Një investigim i Publik.al zbulon se Bashkia Tiranë ka paguar 22.2 milionë lekë të reja (rreth 220 mijë euro) kompanisë KREATX sh.p.k., ku ortak […]

The post Skandali/ Vëllai i Gjiknurit fitoi tenderin 220 mijë euro, platforma e regjistrimit në çerdhe nuk punon appeared first on BoldNews.al.

Situatë alarmante në Fushë Arrëz, flakët përhapen me shpejtësi

Zjarri në fshatin Xath, njësia administrative Blerim, në Fushë Arrëz, vijon të përhapet me intensitet, duke marrë përmasa të konsiderueshme dhe duke rrezikuar zonat përreth. Terreni malor dhe i thepisur ka penguar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse në zonë, ndërsa situata mbetet jashtë kontrollit. Për këtë arsye, është angazhuar një helikopter për ndërhyrje ajrore, i cili […]

The post Situatë alarmante në Fushë Arrëz, flakët përhapen me shpejtësi appeared first on BoldNews.al.

Situata e zjarreve në vend: 57 vatra zjarri në 24 orët e fundit

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë e rënduar. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 57 vatra zjarri, nga të cilat 29 mbeten ende aktive, sipas të dhënave zyrtare. Zjarret janë përhapur në disa qarqe të vendit, përfshirë Vlorën, Dibrën, Beratin, Tiranën, Elbasanin, Gjirokastrën dhe Korçën. Në shumë raste, zjarret kanë rrezikuar […]

The post Situata e zjarreve në vend: 57 vatra zjarri në 24 orët e fundit appeared first on BoldNews.al.

Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane

Rusia dikur ishte një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Gjermanisë, por që nga pushtimi i Ukrainës dhe vendosja e sanksioneve të BE-së, tregtia ka qenë në rënie të vazhdueshme. Në gjysmën e parë të këtij viti, importet nga Rusia nuk arritën as 670 milionë euro – shumica e të cilave janë pesticide dhe metale. Eksportet […]

The post Analiza: Serbia dhe Kroacia më të rëndësishme se Rusia për ekonominë gjermane appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu rikthehen jo vetëm emocionet, por edhe pasioni. Beqaret ka shume mundësi te pëlqejnë një shtetas te huaj i cili ne fakt ka një karakter shume ndryshe nga ata. Për te […]

The post Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

Ndërsa kryeministri Edi Rama shpjegonte se “edhe rajoni po digjet” për të relativizuar situatën e zjarreve në vend, Greqia ka treguar se ka edhe një mënyrë tjetër për t’u përballur me flakët: të kesh mjete zjarrfikëse dhe t’i përdorësh. Ambasada greke në Tiranë njoftoi se po monitoron situatën alarmante në Shqipëri dhe, brenda kapaciteteve të […]

The post “Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka appeared first on BoldNews.al.

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në aksin Fier–Levan, në vendin e njohur si kthesa e Azotikut. Dy automjete, një tip Mercedes dhe një tip Citroën, janë përplasur “kokë më kokë”, ndërsa si pasojë e goditjes, një prej tyre ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës. Fatmirësisht, nga aksidenti nuk […]

The post Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal appeared first on BoldNews.al.

Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve ka publikuar bilancin paraprak të dëmeve që kanë shkaktuar zjarret në bashkitë Delvinë, Finiq dhe Gramsh. Grupi i punës ka nisur verifikimet në terren, duke evidentuar dëme të konsiderueshme në blegtori dhe bujqësi. Në fshatrat Tremul dhe Aliko janë djegur kullota dhe parcela me ullinj, por nuk […]

The post Zjarret në jug, bilanci i dëmeve në blegtori: Qindra zgjoje bletësh dhe dhjetëra krerë bagëtish të ngordhur appeared first on BoldNews.al.

Zjarr i fuqishëm në Ermenj të Gramshit, banorët kërkojnë ndihmë urgjente

Një vatër e re zjarri është shfaqur mbrëmjen e sotme në fshatin Ermenj, njësia administrative Lenie, bashkia Gramsh, duke u përhapur me shpejtësi në një zonë të mbuluar me bimësi të dendur. Banorët janë alarmuar pasi flakët po i afrohen banesave dhe sipërfaqeve pyjore përreth. Mungesa e mjeteve zjarrfikëse dhe terreni i thyer po e […]

The post Zjarr i fuqishëm në Ermenj të Gramshit, banorët kërkojnë ndihmë urgjente appeared first on BoldNews.al.

❌