Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë

Policia ka parandaluar një ngjarje kriminale në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës, duke arrestuar një 41-vjeçar që dyshohet se kanoste familjarët e tij me armë zjarri. Burimet zyrtare bëjnë me dije se i arrestuari, me inicialet E.V., kishte kërcënuar familjarët me një armë kallashnikov. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi gjithsej tre […]

The post Kanosi me kallash familjarët, arrestohet 41-vjeçari në Krujë appeared first on BoldNews.al.

EMRAT/ Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër

Luftar Braçja është 51-vjeçari që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur sot në rrethrrotullimin e Levanit të Fierit. Sipas policisë, aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit tjetër, Ilir Pujo, dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, duke humbur kontrollin e mjetit dhe përplasur automjetin me drejtues Luftar Braçja. Si pasojë, Luftar Braçja […]

The post EMRAT/ Aksidenti fatal në Fier, identifikohen viktima dhe drejtuesi i mjetit tjetër appeared first on BoldNews.al.

VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Levanit, ku dy automjete u përplasën me forcë. Sipas policisë, njëri prej drejtuesve, shtetasi I. P., dyshohet se ka pësuar një gjendje të fikëti, gjë që çoi në humbjen e kontrollit të automjetit dhe përplasjen me automjetin tjetër, me drejtues shtetasin L. B., 51 vjeç. Si […]

The post VIDEO/ Aksident i rëndë në Levan, një i vdekur dhe pesë të plagosur appeared first on BoldNews.al.

Kongresisti amerikan kërkon që George Soros të dëshmojë për “Russiagate”

  Kongresisti amerikan Tim Burchett ka kërkuar zyrtarisht që miliarderi George Soros dhe bashkëpunëtori i tij Leonard Benardo, zëvendëspresident i Fondacioneve “Shoqëria e Hapur” (Open Society Foundations – OSF), të dëshmojnë përpara Kongresit lidhur me një rol të mundshëm të tyre në çështjen “Russiagate” të vitit 2016, që kishte në shënjestër presidentin Donald Trump. Në […]

The post Kongresisti amerikan kërkon që George Soros të dëshmojë për “Russiagate” appeared first on BoldNews.al.

Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima

Të paktën 20 persona humbën jetën në qendër të Rripit të Gazës, pasi një kamion me ndihma ushqimore u përmbys mbi turmën e civilëve që prisnin ushqime. Ngjarja ndodhi në zonën e Nuseiratit, ku qindra njerëz ishin grumbulluar për të marrë ndihmat. “Kamioni u përmbys në mes të turmës, duke shkaktuar viktima të shumta”, tha […]

The post Ndihmat kthehen në tragjedi në Gaza, kamioni me ushqime përplas turmën, dhjetëra viktima appeared first on BoldNews.al.

Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse në Mlodavi, Moska: Vendimi i motivuar politikisht

Pak para zgjedhjeve parlamentare në Republikën e përçarë të Moldavisëu dënua me shtatë vjet burg një politikane e njohur pro-ruse. Evghenia Gutul, guvernatore e rajonit të Gagauzisë, u gjet fajtore nga trupi gjykues për financim ilegal të partisë. Në proces bëhej fjalë për financimin e partisë përkohësisht të ndaluar Sor, parti që mban emrin e […]

The post Dënohet me burg guvernatorja pro-ruse në Mlodavi, Moska: Vendimi i motivuar politikisht appeared first on BoldNews.al.

Netanyahu kërkon pushtimin e plotë të Gazës: Mposhtja e Hamasit, e vetmja rrugë për lirimin e pengjeve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se vetëm mposhtja e plotë e Hamasit do të sigurojë lirimin e pengjeve izraelite dhe do t’i japë fund kërcënimit nga Rripi i Gazës. Në një deklaratë nga zyra e tij, Netanyahu tha se “Izraeli nuk do të braktisë asnjë nga misionet e tij: mposhtjen e armikut, lirimin e […]

The post Netanyahu kërkon pushtimin e plotë të Gazës: Mposhtja e Hamasit, e vetmja rrugë për lirimin e pengjeve appeared first on BoldNews.al.

Vodhi një makinë për ta shitur për pjesë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë

Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet gjatë natës në bulevardin “Bajram Curri”, me qëllim për ta çmontuar dhe shitur për pjesë këmbimi. I dyshuari, me inicialet E. H., banues në Tiranë është me precedent të mëparshëm penal për të njëjtën vepër penale. Automjeti i […]

The post Vodhi një makinë për ta shitur për pjesë, arrestohet 38-vjeçari në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari

Një incident është shënuar mesditën e sotme në qytetin e Leskovikut, në bashkinë e Kolonjës, ku dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në banesën e një 67-vjeçari me inicialet Dh. N. Si pasojë e shpërthimit, është dëmtuar vetë i zoti i shtëpisë, i cili ndodhet në […]

The post Shpërthen bombola e gatimit në Leskovik, plagoset 67-vjeçari appeared first on BoldNews.al.

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Jashtëm lidhur me letrën e publikuar një ditë më parë nga vetë ai, e cila sipas Berishës u dërgua misioneve ndërkombëtare vetëm një orë pas publikimit të raportit për zgjedhjet e 11 majit. Berisha e cilësoi këtë veprim si provë të qartë […]

The post Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit appeared first on BoldNews.al.

Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un

Irani ka arrestuar tre persona që dyshohet se janë pjesë e një celule sabotuese, të lidhur me opozitën në mërgim. Ata u arrestuan për prishje të rendit publik, raportuan mediat iraniane më 5 gusht. Të dyshuarit, që pretendohet se janë të lidhur me grupin e ndaluar Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (MEK), u […]

The post Të akuzuar për prishje të rendit publik, Irani arreston 3 persona të lidhur me MEK-un appeared first on BoldNews.al.

I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë

Një 21-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka mashtruar disa qytetarë duke përdorur identitet të rremë. Policia njoftoi se i riu, me inicialet E. H., banues në Paskuqan, u kap në flagrancë në momentin që po i merrte një shumë parash një 26-vjeçareje, të cilën e kishte mashtruar edhe më herët në disa […]

The post I mori para një 26-vjeçareje duke e mashtruar, arrestohet i riu në Tiranë appeared first on BoldNews.al.

Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë për Rusinë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se forcat e armatosura ukrainase po përballen me luftëtarë të huaj që po mbështesin Rusinë në vijën e frontit. Në një mesazh publik të bërë të hënën, Zelensky tha se trupat ukrainase po raportojnë për praninë e “mercenarëve” nga vende të ndryshme, përfshirë Kinën, Taxhikistanin, Uzbekistanin, Pakistanin dhe […]

The post Zelensky: Mercenarë nga Kina, Pakistani dhe Afrika po luftojnë për Rusinë appeared first on BoldNews.al.

Doli nga makina dhe kërcënoi me pistoletë një person në Tiranë, arrestohen 27-vjeçari dhe vëllai/ EMRAT

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi kanosi me armë zjarri një 32-vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta në zonën e “Kthesës së Kamzës”. Ledio Matranxhi duke qarkulluar me armë zjarri dhe kërcënoi me pistoletë një tjetër drejtues automjeti. Ngjarja u denoncua nga vetë personi i kanosur, i cili gjithashtu filmoi momentin e […]

The post Doli nga makina dhe kërcënoi me pistoletë një person në Tiranë, arrestohen 27-vjeçari dhe vëllai/ EMRAT appeared first on BoldNews.al.

Meksikë: 32 trupa të pajetë gjenden dy muaj pas masakrës në një festë

Autoritetet në shtetin qendror të Meksikës, Guanajuato, kanë zbuluar 32 trupa të pajetë në një pronë në komunën e Irapuatos, ku afro gjysma e tyre janë identifikuar deri më tani. Sipas Zyrës së Prokurorit të Shtetit, trupat u gjetën në varre të fshehta në zonën e La Calera, në pjesën veriore të Irapuatos, rreth 320 […]

The post Meksikë: 32 trupa të pajetë gjenden dy muaj pas masakrës në një festë appeared first on BoldNews.al.

Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend

Gjatë orëve të fundit janë regjistruar 16 vatra zjarri nëpër territorin e vendit, nga të cilat njëra mbetet aktive dhe një tjetër është nën monitorim për shuarje të plotë. Zjarri aktiv ndodhet në fshatin Dhores, në bashkinë Skrapar, ku vijojnë punimet për fikjen e tij. Ndërkohë, zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës, në bashkinë Dibër, […]

The post Situata nga zjarret: 16 vatra në 24 orët e fundit në vend appeared first on BoldNews.al.

Fshehu emigrantin në kamion, kapet në kufi 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas janë proceduar në gjendje të lirë pas dy rasteve të paligjshmërisë të konstatuara në pikë-kalimet kufitare të Qafë Thanës dhe Goricës. Në rastin e parë, në Qafë Thanë, një 30-vjeçar nga Maqedonia e Veriut dyshohet se ka ndihmuar një shtetas maroken të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme. Emigranti është gjetur i fshehur […]

The post Fshehu emigrantin në kamion, kapet në kufi 30-vjeçari nga Maqedonia e Veriut appeared first on BoldNews.al.

Trump: Kina dhe India po financojnë luftën e Rusisë me blerjen e naftës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u ka bërë thirrje Kinës dhe Indisë që të ndalin blerjen e naftës nga Rusia, duke theksuar se përmes kësaj praktike po ndihmojnë financiarisht luftën e Kremlinit në Ukrainë. Trump ka ngritur këtë çështje në kuadër të përpjekjeve të tij për të shtyrë presidentin rus, Vladimir Putin, të […]

The post Trump: Kina dhe India po financojnë luftën e Rusisë me blerjen e naftës appeared first on BoldNews.al.

Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja

Është zbardhur ngjarja e ndodhur më 24 korrik në rrugën “Peti” në Tiranë, ku në portën hyrëse të garazhit të Elvis Kosova u vendos një sasi lënde plasëse. Nga hetimet e kryera, është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, K. S., 36 vjeç, banues në Fushë Krujë. Policia ka bërë të […]

The post Tritoli në garazhin e Elvis Kosovës, shpallet në kërkim 36-vjeçari nga Fushë-Kruja appeared first on BoldNews.al.

BE pezullon për 6 muaj kundërmasat ndaj SHBA-së, pas marrëveshjes mes Trump dhe von der Leyen

Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se do të pezullojë për gjashtë muaj kundërmasat e planifikuara ndaj Shteteve të Bashkuara, të cilat ishin parashikuar të hynin në fuqi këtë javë, në përpjekje për të krijuar hapësirë për përparim në bisedimet tregtare me administratën e presidentit Donald Trump. Sipas një deklarate të Komisionit Evropian, më 27 korrik, […]

The post BE pezullon për 6 muaj kundërmasat ndaj SHBA-së, pas marrëveshjes mes Trump dhe von der Leyen appeared first on BoldNews.al.

❌