DurrĂ«s Marina, âprojekti strategjikâ mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r
Projekti strategjik i marinës së Jahteve në Durrës, që u reklamua si një investim prej 2 miliardë eurosh, dhe po zhvillohet në zonën ku sot ndodhet Porti i Durrësit, të paktën në dy vitet e para, po e siguron kapitalin për ndërtimin e tre godinave të para nga shitja e apartamenteve me parapagim.
âDurrĂ«s Marina shaâ, kompania qĂ« po menaxhon projektin strategjik tĂ« MarinĂ«s sĂ« jahteve nĂ« DurrĂ«s, sipas tĂ« dhĂ«nave nga bilanci, ka arkĂ«tuar nga klientĂ«t rreth 4.17 miliardĂ« lekĂ« (rreth 42 milionĂ« euro) nĂ« periudhĂ«n 2023-2024, kryesisht nga shitja e apartamenteve ânĂ« ajĂ«râ.
E dhĂ«na bĂ«het e ditur nĂ« bilancin e vitit 2024 tĂ« kompanisĂ«, ku zĂ«ri âDetyrime nga kontratat me klientĂ«â Ă«shtĂ« 4.17 miliardĂ« lekĂ«, ose rreth 42 milionĂ« euro, duke u dyfishuar nĂ« raport me 2023-n, kur ishte dhe viti i parĂ« qĂ« filloi aktivitetin. Ky zĂ«, sipas bilancit, pĂ«rfshin: âdetyrimet nga kontratat me klientĂ«t janĂ« detyrime pĂ«r tĂ« transferuar njĂ«sitĂ« ndĂ«rtimore tek klientĂ«t pĂ«r tĂ« cilat ShoqĂ«ria ka marrĂ« njĂ« parapagimâ.
MegjithatĂ«, kompania ka deklaruar tĂ« ardhura zero, sepse âtĂ« ardhurat do tĂ« njihen nĂ« momentin e dorĂ«zimit tĂ« njĂ«sive tĂ« banimit, fillimisht nĂ« vitin 2025â. âShoqĂ«ria ka arritur nĂ« konkluzionin qĂ« tĂ« ardhurat nga shitja e pronave njihen nĂ« njĂ« moment nĂ« kohĂ« kur transferohet kontrolli, nĂ« pĂ«rgjithĂ«si me pĂ«rfundimin e pronĂ«s dhe pranimit nga ana e klientitâ. Humbjet ishin 522 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2024-n, nga 612 milionĂ« lekĂ« nĂ« 2023-n.
NdonĂ«se ky Ă«shtĂ« njĂ« investim qĂ« ka pĂ«rfituar, pĂ«rjashtime nga taksat, madje dhe atĂ« tĂ« infrastrukturĂ«s, si dhe ka marrĂ« njĂ« sipĂ«rfaqe tĂ« madhe prone falas pĂ«r zhvillim, investitori, nĂ« dy vitet e para tĂ« tĂ« aktivitetit, vetĂ«m sa ka mbledhur para nga shitja e apartamenteve nĂ« âajĂ«râ.
Kompania u paraqit si investitore, por ajo rezulton se po i arkĂ«ton paratĂ« nga parapagimet e klientĂ«ve, tĂ« cilat janĂ« njĂ« âkomponent i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i financimitâ, siç thuhet nĂ« raport. âPĂ«rgjithĂ«sisht, ShoqĂ«ria arkĂ«ton parapagime afatgjata nga klientĂ«t. ShoqĂ«ria ka arritur nĂ« pĂ«rfundimin qĂ« pĂ«r kĂ«to kontrata kemi pĂ«rfshirjen e njĂ« komponenti tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m tĂ« financimitâ.
Të ardhurat e mbledhura deri tani duket se janë të mjaftueshme për të financuar shenzimet e ndërtimit në vitin 2024. Shoqëria raporton në bilanc se kostot e ndërtimit për vitin 2024 ishin rreth 3.4 miliardë lekë, ose rreth 35 mln euro (Kostot e ndërtimit 1,9 mld lekë; Kostot e zhvillimit 899 milionë lekë; Kostot e infrastrukturës për ndërtesat 28 milionë lekë; Inventare të tjerë 563 milionë lekë). Këto kosto janë të lidhura me tre godinat e para, A01, A02, A04, të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër.
Shitja e apartamenteve në zonën ku do të zhvillohet projekti strategjik u njoftua që në fund të vitit 2022.
Që nga ajo kohë kompania ka hapur disa herë procesin e shitjes së godinave të ndryshme, teksa çmimi është rritur vazhdimisht, duke arritur në mbi 3000 euro/m2, nga rreth 1500-1600 euro që nisën shitjet në fillim.
Shitjet, jo vetëm që filluan pa u marrë leja e ndërtimit, por në kontratë parashikohej që dhe 40% e vlerës së apartamenteve do të paguhet para marrjes së lejes së ndërtimit e ndarë në 20% e çmimit të blerjes që paguhet brenda 5 ditëve nga nënshkrimi i Marrëveshjes Paraprake të Shitjes; 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 3 muaj nga data e lejes së ndërtimit dhe 10% e çmimit të blerjes të paguhet jo më vonë se 6 muaj nga data e lejes së ndërtimit.
Â
Projekti âstrategjikâ
DurrĂ«s Marina Sha. u krijua nŃ Tirane si njŃ shoqŃri aksionare mŃ datŃ 30 Janar 2023. Aktiviteti i saj Ă«shtĂ« zhvillimi i pasurive tĂ« paluajtshme, pĂ«r pĂ«rdorime tĂ« ndryshme, nĂ« pĂ«rputhje me Master Planin e kompanisĂ« DurrĂ«s Marina, si dhe operimin dhe menaxhimin e aktiviteteve tĂ« ndryshme tĂ« biznesit nĂ« pĂ«rputhje me Planin e Biznesit tĂ« projektit Durres Yachts & Marina.
ShoqĂ«ria Ă«shtĂ« pajisur me Status tĂ« ââInvestim/Investitor Strategjikââ pĂ«r projektin e investimit âDurrĂ«s Yachts & Marinaâ, pĂ«r njĂ« periudhe 20 vjeçare, sipas MarrĂ«veshjes KuadĂ«r Jahtet dhe Marina DurrĂ«s mes KĂ«shillit tĂ« ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe Eagle Hills Real Estate Development dhe Albanian Seaports Development Company, tĂ« nĂ«nshkruar mĂ« 30 janar 2023.
Pasuria mbi të cilën do të zhvillohet projekti është në pronësi të Albanian Seaport Development Company.
Referuar marrëveshjes se zhvillimit mes Durrës Marina Sha dhe Albanian Seaport Development company datë 19 Korrik 2023, pasuria do të jetë në dispozicion të zhvilluesit të projektit duke respektuar afatet e dorëzimit të specifikuara në kontratë.
Eagle Hills Real Estate Development zotëron 67% të aksioneve në Durrës Marina, ndërsa kompania që përfaqëson palën shqiptare, Albanian Seaports Development Company, mban 33% të aksioneve.
Kompania Eagle Hills Real Estate Development, përfaqëson në investim biznesmenin nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Mohamed Alabbar. Kjo kompani ka bërë një rritje kapitali prej 7 milionë eurosh në korrik 2023, që mbeti i pandryshuar dhe në 2024.
Pala shqiptare ka kontribuar me tokën ku do të ndërtohet kompleksi rezidencial Durrës Marina. Në muajin shkurt 2023, qeveria shqiptare i transferoi aksionerit shqiptar një listë me 281 prona shtetërore për një sipërfaqe totale prej 818 mijë m2, sipërfaqe që do të përdoret në funksion të projektit.
Përveç ofrimit të truallit, qeveria shqiptare do të çlirojë kompaninë nga detyrimi për pagesën e taksës së ndikimit të infrastrukturë dhe fondit të strehimit social, që vlerësohen në rreth 7% të vlerës së parashikuar të shitjeve.
Gjithsej, parashikohet ndërtimi i gati 13 mijë apartamenteve (4 mijë në fazën e parë dhe rreth 8,600 në fazën e dytë), ndërsa do të këtë vetëm pak hotele me më shumë se 850 dhoma.
Parashikohen vetëm 280 vende për jahte. 93% e sipërfaqes së ndërtimit të parashikuar do të jetë rezidenciale dhe nga 3.5% përkatësisht do të jenë hotele dhe sipërfaqe tregtare.
Projekti parashikohet të ketë një vlerë prej rreth dy miliardë eurosh, por vetëm një pjesë e vogël e tij do të financohet me kapitalet e investitorit kryesor, Mohamed Alabbar. Pjesa më e madhe e kompleksit rezidencial do të financohet nga shitja e pronave që para ndërtimit të tyre dhe eventualisht nga burime të tjera, si financimet bankare.
I gjithë projekti pritet të gjenerojë në 35 vjet rreth 3.2 miliardë euro të ardhura. Nga shuma totale e të ardhurave, 2.26 miliardë euro, ose 70% e totalit të të ardhurave do të gjenerohet nga shitja e apartamenteve.
Kompania: Zona e projektit shumë e ndotur
Në raportin e aktivitetit 2024, kompania pranon se po përballet me sfidat e ndotjes në zonën ku po zhvillon projektin, si më poshtë:
1) Studimet e kryer tregojnë nivel të lartë të ndotjes në zonën e plazhit për shkak të veprimtarisë aktuale të portit dhe të depozitimit qymyrit.
2) Nivelet e sipërme të tokës u konstatuan se ishin shumë të kontaminuara.
3) Për të pasur cilësinë e dëshiruar të plazhit, u krye një model ushtrimi me valë, i cili tregoi se shtrirja ekzistuese e plazhit kërkon mbrojtje dhe bonifikimin e tokës.
4) Më pas janë kryer teste të cilësisë së ujit të cilat treguan sasi të larta të lëndëve të ngurta dhe mbetjeve të bimëve për shkak të shkarkimeve të ujërave të zeza në tokë, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ujit.
âShoqĂ«ria Ă«shtĂ« shumĂ« e kujdesshme ndaj mjedisit dhe si njĂ« zhvillues global qĂ« u pĂ«rmbahet standardeve ndĂ«rkombĂ«tare, beson fuqimisht se Ă«shtĂ« detyra e ShoqĂ«risĂ« qĂ« tĂ« mbrojĂ« mjedisinâ, thuhet nĂ« raport.
The post DurrĂ«s Marina, âprojekti strategjikâ mbledh 42 mln euro nga shitja e apartamenteve nĂ« ajĂ«r appeared first on Revista Monitor.