❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

‘The Skin of Light’– Rikthehet nĂ« Korçë dhe pĂ«rfundon nĂ« Manhattan edicioni i tretĂ« i Gjon Mili International Video Art Festival

Edicioni i tretĂ« i Gjon Mili International Video Art Festival vjen kĂ«tĂ« vit nĂ«n temĂ«n poetike “The Skin of Light”, njĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« shikuar dritĂ«n jo vetĂ«m si burim ndriçimi, por si njĂ« “lĂ«kurĂ«â€ ku ndĂ«rthuren kujtesa, perceptimi dhe forma.

Nga gjithsej 1,230 aplikime nga mbarë bota, vetëm 62 artistë janë përzgjedhur për të prezantuar vizionin e tyre mbi marrëdhënien me dritën, duke e paraqitur atë si një element që pulson mes botës reale dhe asaj virtuale, mes ndjeshmërisë intime dhe ndërveprimit artistik, transmeton KultPlus.

Festivali nis në Korçë, më 27-29 gusht, në Muzeun Gjon Mili, vendi ku filloi kjo nismë ndërkombëtare, ku për tre ditë video arti do të bashkëjetojë me kujtesën dhe historinë, në një lojë të pandërprerë formash dhe refleksesh. Më pas, nga 1 deri më 3 shtator, destinacioni i dytë është Dhërmiu, ku drita do të dialogojë me shtëpitë e vjetra dhe hapësirat e qiellit të hapur. 

Udhëtimi përmbyllet në zemër të Nju Jorkut, në Manhattan, nga 28 shtatori deri më 4 tetor, aty ku Gjon Mili arriti majat e famës së tij.

Programi përfshin net kushtuar artistëve fitues dhe ditë të tëra shfaqjesh ku drita shfaqet si element i gjallë, i ndjeshëm dhe gjithmonë në transformim. 

Ky edicion synon jo vetëm të nderojë trashëgiminë e mjeshtrit të fotografisë dhe dritës, por edhe të ndërtojë ura mes kulturave, vendeve dhe mënyrave të reja të të parit./KultPlus.com

Shkallë për qiell

Timo Flloko
Shkallë për qiell


Ngrita sytë, qiellin pashë,
Ku është skaji i tij, thashë.
A i soset fundi vallë?
Ndoshta duhen shpikur shkallë.
TĂ« padukshme, pa dyshim,
Shkallë që zgjaten pambarim,
Që takojnë fund e fillim,
Prej këtej në askund,
Gjithësisë pa anë e fund.

Fantazova të shkoj larg,
Botën poshtë ta shoh nga lart,
GjithĂ« ç’pata pas ta lĂ«,
Historitë një nga një,
Dashuritë pa shpirt në të,
Miq, tĂ« afĂ«rt qĂ« s’janĂ« mĂ«,
Mitet, ëndrrat dhe çdo gjë.

Sa ngjita shkallën e parë,
Ndjeva frikë, të jem i marrë?
N’atĂ« udhĂ« katrahurĂ«,
Humb pĂ«rjetĂ«, s’kthehesh kurrĂ«.
Nëse ndodh atje të mbes,
Zbrazëtisë, në univers,
Fillikat e i pashpresë,
Kush kujtohet të më presë?
Nëna la një det me lot,
Iku herët nga kjo botë.
(Kthehem s’kthehem, çfarĂ« pastaj,
Fatin tim mbi shpinë e mbaj)

U enda vite të tërë,
Jeta – njĂ« kĂ«shtjellĂ« nĂ« rĂ«rĂ«.
Në çdo skaj me stërmund,
Fundin prekja por s’kish fund,
Ishte fund sa ish fillim,
Hapësirës pa mbarim.

(S’ka fillim as fund ky bosh,
Nis e sos ku ta mendosh.)

*
Rrugëtova aq kohë qiellit,
Mend sa preka yjet, diellin.
Rënie ngjitje na shkon jeta,
QĂ« nga lindja gjer te vdekja.

*
Mbërrin koha që të zbres,
Yjet fikur një mëngjes


Këmbën ula kur, për djall,
Mend u vara, s’kishte shkallĂ« (!)
Udha çonte veç për lart
(Kurth qiellor, thirra në çart).
Pas nĂ« tokĂ« kthim s’kish mĂ«,
Shkallët shpinin në mosgjë,
Me shigjetën Udhë pa Kthim,
Gjithësisë pa mbarim,

Zbrazëtisë së askundit,
Shkalla ime ish e fundit.

Por u zgjova atë çast,
ÇfarĂ« vjen pas, ska pĂ«rmasĂ«,
Askund qiellit s’ështĂ« e shkruar,
Portë e hyrjes në parajsë.

KurrĂ« s’e dimĂ« se ç’tĂ« fshehta,
Na i ngre fati më pas..!/KultPlus

Demi Lovato ribashkohet me Jonas Brothers pas 15 vitesh në skenë

NĂ« koncertin e mbajtur tĂ« dielĂ«n nĂ« New Jersey, Jonas Brothers surprizuan publikun me njĂ« moment nostalgjik. Demi Lovato u ngjit papritur nĂ« skenĂ« pĂ«r t’u bashkuar me Joe, Kevin dhe Nick Jonas, duke performuar kĂ«ngĂ« tĂ« njohura nga filmi i famshĂ«m “Camp Rock”.

Ky ribashkim shĂ«noi 15 vite nga koha kur Demi dhe Joe u takuan gjatĂ« xhirimeve tĂ« filmit, moment tĂ« cilin kĂ«ngĂ«tarja e ndau edhe nĂ« Instagram me fjalĂ«t: “PĂ«r librat e historisĂ«â€.

Bashkëshorti i saj, muzikanti Jordan Lutes, shfaqi mbështetje të plotë me një koment plot krenari. Ndërkohë, koncerti ishte pjesë e turneut të 20-vjetorit të Jonas Brothers, i mbushur me performanca dhe surpriza për fansat, duke përfshirë edhe mysafirë specialë nga projektet e tyre të njohura./KultPlus

Kurti takon zyrtarin gjerman, bisedojnë për ekonominë, integrimin evropian dhe sfidat rajonale

Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, u takua mbrëmë me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, dhe ambasadorin gjerman në Kosovë, Jörn Rohde.

Takimi u fokusua në marrëdhëniet dhe bashkëpunimin bilateral, veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe investimeve të huaja, zhvillimet politike në vend, situatën në Ballkanin Perëndimor dhe procesin e integrimit evropian.

Kurti theksoi performancën ekonomike pozitive të gjashtëmujorit të parë të vitit, rezultatet e politikave të punësimit dhe angazhimin për të drejtat dhe mirëqenien e pakicave. Ai shprehu edhe shqetësimin për ndikimin e fushatave dezinformuese dhe lajmeve të rreme në shoqëritë demokratike.

Kryeministri falënderoi Reiffenstuel për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës./KultPlus

NASA zbulon detaje të pabesueshme nga Marsi

Roveri Perseverance i NASA-s ka dërguar një nga panoramat më të detajuara të Planetit të Kuq, duke i ofruar shkencës një pasqyrë të rrallë të terrenit marsian. Mozaiku 360 gradë, i përbërë nga 96 imazhe të marra më 26 maj, tregon kodra deri në 65 kilometra larg, falë një dite me qiell jashtëzakonisht të kthjellët e pa pluhur.

NASA ka publikuar dy versione të panoramës: një me ngjyra të përmirësuara që shfaq qiellin në blu, dhe një tjetër në ngjyra natyrale me qiellin karakteristik të kuqërremtë të Marsit.

This view of Mars is worth a minute of your day.
Not typically known for blue skies, Mars gets a stylized twist in this enhanced-color panorama in order to bring out subtle differences in the Martian terrain.
The real skies? Reddish.
The view? Worth it. https://t.co/HUd1HeoRd1 pic.twitter.com/akvnAa65G8

— NASA 360 (@NASA360) August 9, 2025

ShkencĂ«tarĂ«t janĂ« tĂ« intriguar nga njĂ« shkĂ«mb i madh qĂ« duket sikur “lundron” mbi njĂ« brez ranor, si dhe nga zona e quajtur Falbreen, qĂ« mund tĂ« jetĂ« ndĂ«r mĂ« tĂ« vjetrat e studiuara ndonjĂ«herĂ« nga roveri. Panorama zbulon gjithashtu kufirin mes dy njĂ«sive gjeologjike dhe gjurmĂ«t e rrotave tĂ« Perseverance.

Ky mision është pjesë e përgatitjeve për eksplorimin e ardhshëm njerëzor të Marsit, i cili pritet të nisë pas programeve Artemis të NASA-s./KultPlus

NASA's Perseverance Rover at 'Falbreen' on the red planet MARS
Mars is a dusty place – but every two years, the dust settles. The Perseverance rover's imaging team took advantage of this moment to capture one of the sharpest panoramas of its mission so far! pic.twitter.com/UzMvrm8gaD

— tellme (@ankushasp) August 7, 2025

“Express” e rendit ShqipĂ«rinĂ« si destinacionin mĂ« tĂ« mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« bregdet

Maldivet janĂ« njĂ« Ă«ndĂ«rr pĂ«r shumĂ« pushues falĂ« plazheve tĂ« tyre tĂ« pastra, ujĂ«rave tĂ« kaltra dhe temperaturave tĂ« ngrohta rreth 30 gradĂ« Celsius, shkruan Anders Anglesey nĂ« njĂ« artikull tĂ« botuar nĂ« tĂ« pĂ«rditshmen britanike “Express”.

ShqipĂ«ria, e konsideruar shpesh si “Maldivet e EvropĂ«s” – falĂ« plazheve tĂ« saj tĂ« pastra, ujĂ«rave kristalore dhe temperaturave qĂ« arrijnĂ« nĂ« 30 gradĂ« Celsius, Ă«shtĂ« njĂ« destinacion shumĂ« afĂ«r BritanisĂ« sĂ« Madhe dhe tĂ«rheqĂ«se pĂ«r shumĂ« turistĂ«.

NdĂ«rsa e gjejmĂ« veten nĂ« kulmin e sezonit turistik – me hotele tĂ« rezervuara dhe bagazhe padyshim tĂ« paketuara, disa vizitorĂ« mund tĂ« jenĂ« duke kĂ«rkuar tashmĂ« destinacionin e tyre tĂ« ardhshĂ«m tĂ« udhĂ«timit.

Maldivet, padyshim që janë në lista të shumta dëshirash, për shkak të vijave bregdetare të pastra dhe ujërave të kaltra të oqeanit.

MegjithatĂ«, çmimet e larta dhe kohĂ«zgjatja e udhĂ«timit mund t’i dekurajojnĂ« disa turistĂ« nga arratisja e tyre nĂ« Oqeanin Indian.

“Booking.com” zbuloi se vitin e kaluar, turistĂ«t balancuan kufizimet buxhetore dhe dĂ«shirat pĂ«r pushime luksoze.

Platforma vuri në dukje se 62% e turistëve treguan se rritja e kostove të jetesës do të kufizonte shpenzimet e tyre të udhëtimit për vitin 2024.

“Booking.com” tha se 50% e pushuesve dĂ«shironin tĂ« vizitonin njĂ« vend ku shpenzimet e jetesĂ«s ishin mĂ« tĂ« ulĂ«ta se nĂ« vendin e tyre tĂ« origjinĂ«s.

Vitin e kaluar, ekspertĂ«t e udhĂ«timeve tĂ« “Booking.com” sugjeruan qĂ« pushuesit mund tĂ« zgjidhnin plazhet magjepsĂ«se dhe akomodimet mahnitĂ«se buzĂ« detit nĂ« ShqipĂ«ri.

Vendi ballkanik, i vendosur midis Malit të Zi dhe Greqisë, ofron pushime mesdhetare me një kosto shumë më të ulët krahasuar me destinacionet e tjera në rajon.

NĂ« mĂ«nyrĂ« specifike, “Booking.com” e pĂ«rcaktoi qytetin bregdetar tĂ« VlorĂ«s si njĂ« nga zgjedhjet e tyre kryesore pĂ«r vitin 2025.

Xhevahiri i Ballkanit, ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« destinacioni mĂ« i mirĂ« pĂ«r njĂ« arratisje nĂ« plazh – falĂ« ujĂ«rave tĂ« kristalta, maleve mbresĂ«lĂ«nĂ«se dhe pĂ«rballueshmĂ«risĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« turistĂ«t.

“E fshehur nĂ« jugperĂ«ndim – perla e ShqipĂ«risĂ«, Vlora – Ă«shtĂ« pika e fillimit tĂ« RivierĂ«s Shqiptare dhe njĂ« bazĂ« e shkĂ«lqyer pĂ«r udhĂ«time rrugore pĂ«r tĂ« eksploruar vijĂ«n bregdetare me diell.

Vlora është shtëpia e disa prej plazheve më të bukura të Shqipërisë, bregdeti i mahnitshëm u ofron vizitorëve plazhe të ngjashme me Maldivet.

Rreth 43% e turistëve britanikë kërkojnë pushime luksoze me më pak kosto.

Ndërsa nuk ofrohen ende fluturime direkte për në Vlorë, aeroporti më i afërt është afërsisht dy orë larg me makinë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë.

Ekziston gjithashtu njĂ« mori fluturimesh me çmime tĂ« pĂ«rballueshme qĂ« ju çojnĂ« direkt nga Britania e Madhe nĂ« ShqipĂ«ri – sigurohuni qĂ« tĂ« eksploroni opsionet mĂ« tĂ« mira qĂ« i pĂ«rshtaten nevojave tuaja.

Marrja me qira e një makine është një mundësi më e përshtatshme për të arritur në Vlorë pasi të mbërrini në Shqipëri.

Gjithashtu, shërbime transporti ofrohen nga autobusë që operojnë midis Aeroportit të Tiranës dhe Vlorës.

Por vizitorët që duan të eksplorojnë kryeqytetin, mund të marrin një autobus nga terminali i autobusëve në qendër të qytetit.

Për shkak të popullaritetit të saj, ka një mori opsionesh në dispozicion për turistët që dëshirojnë të qëndrojnë në Vlorë.

Qyteti i bukur bregdetar ofron akomodime që fillojnë nga 47,87 paund dhe hotele me pesë yje që fillojnë nga 189,06 paund nata./atsh/

Takim Osmani-Reiffenstuel: Forcimi i marrëdhënieve Kosovë-Gjermani

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel. Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, me fokus të veçantë tek procesi i konstitutimit të parlamentit.

Presidentja Osmani vuri theksin te forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi ekonomik, si dhe fuqizimi i pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo konfirmoi gatishmërinë për bashkëpunim të thellë me Qeverinë e Kancelarit Merz dhe vlerësoi rolin jetik të Gjermanisë në mbrojtjen e vlerave demokratike, unitetit transatlantik dhe sigurisë evropiane, transmeton KultPlus.

Osmani nënvizoi se Gjermania mbetet shtyllë strategjike për Kosovën në ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe avancimin e rrugës euroatlantike të vendit. Ajo kërkoi mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës, duke përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe përforcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, Presidentja theksoi nevojën për qartësi strategjike, afate të përcaktuara dhe objektiva konkrete, duke insistuar se normalizimi duhet të nënkuptojë njohjen reciproke dhe respektimin e integritetit territorial të Kosovës.

Gjithashtu, Osmani foli për rëndësinë e largimit të masave të padrejta dhe rolin e mundshëm të Gjermanisë në këtë drejtim.

Në përfundim të takimit u diskutua edhe për mënyrat konkrete të bashkëpunimit bilateral, duke theksuar se takime të tilla dhe vizita të nivelit të lartë kontribuojnë në realizimin e objektivave të përbashkëta për paqe dhe stabilitet në rajon./KultPlus

Ura e Terziut në Gjakovë, një monument historik dhe arkitekturor me vlera të veçanta

Ura e Terziut ndodhet në kilometrin e 7-të të rrugës Gjakovë-Prizren, mbi lumin Erenik, dhe përfaqëson një nga thesaret arkitekturore dhe historike të rajonit. Ndërtuar në shekullin e XVIII nga Esnafi i Terzive të Gjakovës, kjo urë ka një rëndësi të madhe jo vetëm historike, por edhe ekonomike dhe kulturore.

Ura ka shërbyer si një nyjë kyçe lidhëse tregtare mes vilajeteve të Perandorisë Osmane, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të zonës. Arkitektura e saj dallon për ndërtimin me gurë vendas dhe strukturën unike prej 11 harqesh gjysmë-rrethorë dhe dhjetë dritareve shkarkuese ndërmjet tyre, shkruan KultPlus.

Me gjatësi 192.8 metra dhe gjerësi mesatare prej 5 metrash, ura është një shembull i shkëlqyer i mjeshtërisë ndërtimore të kohës, ku, pavarësisht mungesës së teknologjive moderne, mjeshtrit e ndërtimit kanë arritur të krijojnë një strukturë të qëndrueshme dhe artistike.

Restaurimi i fundit u krye në vitin 1982 nga Enti Krahinor i Prishtinës për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës, dhe aktualisht gjendja e urës është e mirë, megjithatë mungon një mirëmbajtje e vazhdueshme për ta ruajtur këtë monument të rëndësishëm për brezat që do të vijnë./KultPlus/

Kujdesi për lokalitetin arkeologjik në Prizren, thirrje për veprim të menjëhershëm

Organizata “EC Ma Ndryshe” ka shprehur shqetĂ«simin pĂ«r dĂ«mtimin e paneleve informuese nĂ« lokalitetin arkeologjik nĂ« Sheshin e Lidhjes nĂ« Prizren, njĂ« prej hapĂ«sirave me vlerĂ« tĂ« veçantĂ« historike dhe arkeologjike tĂ« qytetit.

Panelet informuese, që kanë për qëllim të ofrojnë njohuri dhe interpretim për vizitorët, janë dëmtuar duke rrezikuar kështu përvojën e tyre dhe duke kontribuar në degradimin e lokalitetit.

“EC Ma Ndryshe” bĂ«n apel pĂ«r kujdes mĂ« tĂ« madh nga publiku dhe kĂ«rkon mirĂ«mbajtje tĂ« vazhdueshme nga institucionet pĂ«rgjegjĂ«se, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« kjo pasuri kulturore tĂ« ruhet dhe tĂ« jetĂ« e aksesueshme pĂ«r brezat e ardhshĂ«m.

Organizata rikujton gjithashtu se ruajtja e trashëgimisë kulturore është një përgjegjësi e përbashkët, ku bashkëpunimi midis komunitetit dhe institucioneve është thelbësor për mbrojtjen e këtyre vlerave të rëndësishme./KultPlus/

Zbulimi i papritur: Botimi origjinal i “The Hobbit” shitet pĂ«r shifĂ«r rekord

NjĂ« botim i parĂ« i rrallĂ« i romanit klasik “The Hobbit” nga J.R.R. Tolkien Ă«shtĂ« shitur pĂ«r njĂ« çmim rekord prej 43,000 paund nĂ« njĂ« ankand online, duke kapĂ«rcyer pritshmĂ«ritĂ« e ekspertĂ«ve katĂ«rfish.

Libri u zbulua rastësisht gjatë një pastrimi në një shtëpi në Bristol, ku ishte fshehur në një raft librash. Ky botim i vitit 1937, një nga vetëm 1,500 kopjet origjinale të botuara atëherë, është ndër librat më të kërkuar në literaturën moderne, njofton KultPlus.

I lidhur me pëlhurë jeshile të zbehur dhe i pajisur me ilustrime bardh e zi të autorit, botimi dallon nga versionet e mëvonshme që përmbajnë ilustrime me ngjyra. Libri ishte më parë pjesë e bibliotekës së botanistit të njohur Hubert Priestley, i cili kishte lidhje të ngushta me Universitetin e Oksfordit, ku Tolkien ishte profesor.

“Askush nuk e dinte qĂ« ky libĂ«r ishte aty,” tha specialistja e librave nga shtĂ«pia britanike e ankandeve qĂ« e zbuloi.

Libri u ble nga njĂ« koleksionist privat nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar dhe besohet se Ă«shtĂ« njĂ« nga çmimet mĂ« tĂ« larta tĂ« paguara ndonjĂ«herĂ« pĂ«r njĂ« botim tĂ« parĂ« tĂ« “The Hobbit”.

Vepra ikonike e Tolkien-it, sĂ« bashku me serinĂ« “Zoti i Unazave”, ka shitur mbi 250 milionĂ« kopje nĂ« mbarĂ« botĂ«n dhe vazhdon tĂ« frymĂ«zojĂ« breza lexuesish dhe artdashĂ«sish, mĂ« shumĂ« se 50 vjet pas vdekjes sĂ« autorit./KultPlus/

Zbulohet se meteoriti që goditi një shtëpi në SHBA është më i vjetër se toka

Një meteorit që goditi një shtëpi në SHBA në qershor zbulohet të jetë më i vjetër se toka.

Universiteti Shtetëror i Xhorxhias përfundoi analizën e meteoritit që goditi një shtëpi në SHBA më 26 qershor dhe shpoi çatinë e shtëpisë.

Sipas një deklarate në faqen e internetit të universitetit, meteoriti u përcaktua të jetë formuar afërsisht 4.56 miliardë vjet më parë.

Sipas kësaj, meteoriti është afërsisht 20 milionë vjet më i vjetër se toka.

Hulumtuesi i Universitetit tĂ« Xhorxhias, Scott Harris tha se “Ky meteorit, i cili hyri nĂ« atmosferĂ«, kishte histori tĂ« gjatĂ« pĂ«rpara se tĂ« godiste shtĂ«pinĂ«â€.

Pronarët e shtëpisë ku goditi meteori thanë se ende po gjejnë mbetje të meteoritit përreth zonës./AA/

Festivali “Nona”, tradita e pĂ«rvitshme kushtuar gjysheve mikpritĂ«se pĂ«rmetare

Edicioni i pestĂ« i Festivalit “Nona”, gjallĂ«roi fundjavĂ«n e PĂ«rmetit, duke mbledhur aty njĂ« numĂ«r tĂ« madh kĂ«ngĂ«tarĂ«sh e instrumentistĂ«sh tĂ« cilĂ«t ia shtuan harenĂ« festĂ«s.

Festivali “Nona”, i kthyer tashmĂ« nĂ« njĂ« traditĂ« tĂ« pĂ«rvitshme, si njĂ« hapĂ«sirĂ« ku promovohen kulinaria, vlerat dhe burimet e shumta tĂ« tĂ« gjithĂ« zonĂ«s, u bĂ« shkak qĂ« nĂ« qytet tĂ« mblidheshin njĂ« numĂ«r i madh vizitorĂ«sh vendas e tĂ« huaj. PjesĂ«marrĂ«sit nĂ« kĂ«tĂ« festĂ« me shumĂ« energji pozitike kĂ«tĂ« vit ishin edhe nga Vlora, DurrĂ«si, Kosova etj.

TĂ« pranishme tek “Nona” e PĂ«rmetit ishin edhe zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, tĂ« cilat pĂ«rgĂ«zuan organizatorĂ«t e kĂ«saj feste qĂ« tashmĂ« i ka kapĂ«rcyer kufijtĂ« e njĂ« feste lokale, si dhe veçanĂ«risht kryetaren e bashkisĂ«, Alma HoxhĂ«n, pĂ«r mbĂ«shtetjen qĂ« i ka dhĂ«nĂ«.

Përveç koncertit me emra të njohur të skenës shqiptare, në shesh u promovuan prodhimet vendase, kulinaria, vlerat e zonës dhe mikpritja unike e Përmetit.

Festavali “Nona” Ă«shtĂ« njĂ« homazh kushtuar gjysheve shqiptare e veçanĂ«risht atyre pĂ«rmetare, qĂ« e kanĂ« ngritur nĂ« majat mĂ« tĂ« larta mikpritjen, duke bĂ«rĂ« qĂ« qyteti tĂ« rezervohet 100% nĂ« çdo bujtinĂ«, hotel e shtĂ«pi pritĂ«se./atsh/

Robin Williams, një yll që ndrin akoma në historinë e filmit dhe komedisë

Më 11 gusht 2014, bota humbi një nga aktorët dhe komedianët më të dashur të të gjitha kohërave, Robin Williams. Me humorin e tij të jashtëzakonshëm, talentin e pashoq dhe energjinë e pakufishme, Williams arriti të bëhej një ikonë globale që preku zemrat e miliona njerëzve përmes filmave, shfaqjeve dhe improvizimeve të tij.

Një karrierë e pasur dhe e larmishme
Robin McLaurin Williams lindi mĂ« 21 korrik 1951 nĂ« Chicago, SHBA. Ai filloi karrierĂ«n e tij nĂ« vitet ’70 si komedian stand-up, duke shfaqur njĂ« stil tĂ« shpejtĂ« dhe tĂ« paharrueshĂ«m qĂ« kombinonte humor absurd, imitime dhe lojĂ«ra fjalĂ«sh. Shpejt u bĂ« njĂ« figurĂ« e njohur nĂ« televizion, sidomos me rolin e tij si Mork nĂ« serialin e famshĂ«m Mork & Mindy, qĂ« e bĂ«ri tĂ« famshĂ«m nĂ« mbarĂ« botĂ«n.

Por ajo që e bëri Robin Williams një yll të vërtetë ishte aftësia për të kaluar me sukses nga komedia në drama. Ai i dha jetë personazheve të paharrueshëm në filma si Dead Poets Society (1989), ku luajti një mësues frymëzues që inkurajonte nxënësit e tij të jetonin me pasion dhe guxim, dhe Good Will Hunting (1997), për të cilin fitoi edhe çmimin Oscar për Aktorin më të Mirë në Rol Dytësor.

Williams i solli ngrohtësi, humor dhe humanizëm roleve të tij, duke lënë një gjurmë të thellë në kinematografi. Filma si Mrs. Doubtfire, Aladdin (ku i dha zërin personazhit të Genit), Patch Adams, dhe Jumanji janë vetëm disa nga momentet ku ai dëshmoi se ishte një artist shumëdimensionale.

Një njeri me sfida personale
Pas shkëlqimit në skenë dhe ekran, Robin Williams përballej me betejat e tij personale. Ai vuajti nga depresioni, ankthi dhe më vonë iu diagnostikua sëmundja Parkinson. Më 2014, ai ndërroi jetë nga vetëvrasja, duke lënë pas një boshllëk të madh në botën e artit dhe te mijëra fansave të tij.

Në vitet e fundit të jetës, Williams ishte edhe më i hapur për sfidat që kalonte, duke u bërë zë i rëndësishëm në nismat për shëndetin mendor dhe ndërgjegjësimin për problemet psikologjike.

Trashëgimia e tij
Robin Williams nuk ishte thjesht një aktor dhe komedian; ai ishte një dritë e vërtetë që shndritte errësirën me humorin dhe mirësinë e tij. Ai la një pasuri të jashtëzakonshme artistike që vazhdon të frymëzojë brezat e rinj.

Në përvjetorin e vdekjes së tij, kujtojmë energjinë e pakrahasueshme, talentin e rrallë dhe humanizmin e thellë që e bënë Robin Williams një legjendë të përjetshme./KultPlus.com

Moment historik për Shqipërinë: Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban në shtator mbledhjen e radhës në Tiranë

Më 11 shtator, Tirana do të presë për herë të parë në historinë e saj mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, organi më i lartë drejtues i futbollit europian. Ky takim zyrtar pritet të jetë një moment i rëndësishëm për të ardhmen e futbollit, ku do të merren vendime strategjike që ndikojnë në zhvillimin e sportit në rajon dhe më gjerë.

Ky event përbën një arritje të madhe për Federatën Shqiptare të Futbollit dhe vendin tonë, duke theksuar edhe më tej pozicionin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare të futbollit.

Agjenda e mbledhjes dhe temat që do të diskutohen do të bëhen publike disa ditë përpara eventit, përmes komunikimeve zyrtare për mediat dhe opinionin publik.

Në të kaluarën, Shqipëria ka qenë mikpritëse e disa aktiviteteve të rëndësishme të UEFA-s, duke përfshirë takimet e Komitetit HatTrick, panelin e federatave të Europës Juglindore, panelin Grassroots, si dhe mbledhjen për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Përgjegjësinë Sociale./KultPlus.com

Zbulime arkeologjike në vendin e shenjtë etrusk, në Itali

Gërmimet arkeologjike në vendin e shenjtë qendror etrusk në Itali, Fanum Voltumnae, kanë nxjerrë në dritë objekte të rëndësishme fetare që datojnë më shumë se 2,500 vjet më parë.

Sipas mediave italiane, në periferi të qytetit të Orvietos janë zbuluar dy koka deshësh prej guri të ruajtura mirë, një kokë luani, altarë të mëdhenj dhe një rrugë e gjerë procesioni. Ky vend i shenjtë i federatës etruske është ndërtuar në kulmin e epokës etruske në shekullin e 6-të para Erës sonë.

Gërmimet në këtë zonë, të udhëhequra që nga fillimi i viteve 2000 nga arkeologia Simonetta Stopponi, kanë sjellë në dritë një mori objektesh që ofrojnë njohuri të rëndësishme për ritualet dhe besimet e popullit etrusk.

Etruskët u vendosën në Italinë qendrore nga shekulli i 9-të deri në shekullin e parë para Erës sonë. Origjina e tyre mbetet e paqartë dhe kultura e tyre është studiuar vetëm pjesërisht. Epoka e lulëzimit të tyre ishte nga shekulli VII deri në shekullin V para Krishtit.

Sipas historianit Dionisi i Halikarnasos, etruskët ishin popull i hershëm dhe i dalluar nga të tjerët. Sot, studiuesit debatojnë për prejardhjen e tyre, ku një pjesë e madhe mbështet tezën e origjinës nga Azia e Vogël, ndërsa të tjerë i konsiderojnë si popull vendas që u zhvillua me kalimin e kohës. Analizat e ADN-së së popullsisë në Toskanë mbështesin teorinë e origjinës aziatike.

Etruskët u mundën dhe u asimiluan nga romakët gjatë periudhës së Republikës Romake, duke u zhdukur si grup etnik i veçantë.

Ky zbulim i ri në Fanum Voltumnae hap një dritare të re në studimin e një prej kulturave më misterioze të antikitetit dhe rikthen në vëmendje rëndësinë historike të këtij vendi të shenjtë./KultPlus.com

Hazir Reka, mjeshtri i fotografisë që ruan historinë e Ferizajt në imazh

Ferizaj ka mirĂ«pritur ekspozitĂ«n personale tĂ« mjeshtrit tĂ« fotografisĂ« dhe “Nderit tĂ« Qytetit”, Hazir Reka, njĂ« ngjarje kulturore qĂ« bashkoi artdashĂ«s, miq e bashkĂ«qytetarĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« nga afĂ«r punĂ«n e tij tĂ« vyer.

FotografitĂ« e RekĂ«s janĂ« dĂ«shmi vizuale tĂ« historisĂ« sĂ« pĂ«rjetuar bashkĂ« nga ferizajasit nga ngjarjet e mĂ«dha historike e kulturore, te pĂ«rditshmĂ«ria e thjeshtĂ« e njerĂ«zve tĂ« zakonshĂ«m. PĂ«rmes objektivit tĂ« tij, Reka ka ruajtur jo vetĂ«m imazhe, por edhe emocionet, atmosferĂ«n dhe frymĂ«n e kohĂ«s, duke ndĂ«rtuar njĂ« arkiv tĂ« gjallĂ« qĂ« do t’i shĂ«rbejĂ« brezave tĂ« ardhshĂ«m.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, e vlerësoi lart kontributin e fotografit, duke e quajtur punën e tij një pasuri kulturore të qytetit:

“FotografitĂ« e Hazirit janĂ« kujtesa jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t. Ato flasin me njĂ« gjuhĂ« universale pĂ«r atĂ« qĂ« kemi pĂ«rjetuar si komunitet dhe do tĂ« jenĂ« udhĂ«rrĂ«fyese edhe pĂ«r ata qĂ« do tĂ« vijnĂ« pas nesh.”

Hazir Reka, i cili prej dekadash ka dokumentuar momente kyçe të jetës në Ferizaj, ka fituar respekt e mirënjohje jo vetëm për mjeshtërinë teknike, por edhe për ndjeshmërinë e tij ndaj subjektit dhe përkushtimin në ruajtjen e identitetit kulturor. Ekspozita e tij është më shumë sesa një ngjarje artistike është një rikthim në kujtimet kolektive të qytetit, një përjetim i historisë në formën më të pastër vizuale./KultPlus.com

Coco Chanel, vajza nga jetimorja që e bëri Parisin të ndiente aromën e guximit

U lind nĂ« varfĂ«ri, humbi nĂ«nĂ«n nĂ« moshĂ«n dymbĂ«dhjetĂ«vjeçare dhe u braktis nga babai. Jetimorja ku e rritĂ«n motrat murgesha i mĂ«soi tĂ« qepte, me premtimin pĂ«r “njĂ« jetĂ« tĂ« ndershme”.

Por Gabrielle Chanel nuk kërkonte thjesht të mbijetonte, ajo donte të fluturonte.

Çdo qepje e saj ishte njĂ« betim: askush nuk do tĂ« vendoste pĂ«r tĂ«. Me kapelat e para qĂ« nisi tĂ« shiste, pĂ«rballej me tallje dhe dyshime: “NjĂ« grua me dyqan tĂ« vetin? Absurd.” Por Chanel e dinte qĂ« nuk ishte thjesht njĂ« tregtare ajo ishte Parisi qĂ« ata ende nuk e njihnin.

Flokët e shkurtër, fustanet pa korse, dizajnet që sfidonin rregullat të gjitha ishin deklarata lirie. Luftërat botërore i mbyllën dyqanet, por jo frymën e saj. Kur të gjithë menduan se historia e Chanel kishte marrë fund, ajo u rikthye për të treguar se kishte ende kapituj për të shkruar.

Chanel NÂș 5 u bĂ« parfumi mĂ« i famshĂ«m nĂ« botĂ«, por aroma e vĂ«rtetĂ« e saj ishte sfida. “Si nuhatet guximi?” – pyeti njĂ« stilist i ri. “Si tĂ« mos dorĂ«zohesh. Si parfum me plagĂ«,” u pĂ«rgjigj ajo.

Mesazhi qĂ« do t’i jepte asaj vajze tĂ« vogĂ«l tĂ« jetimores ishte i qartĂ«:
“Mos e lejo baltĂ«n ku ke lindur tĂ« tĂ« ndalojĂ« sĂ« lulĂ«zuari. Lulet mĂ« tĂ« forta rriten mbi rrĂ«noja.”/KultPlus.com

160-vjetori i lindjes së poetit arbëresh Zef Skiroi

Zef Skiroi (Hora e ArbĂ«reshĂ«vet, 10 gusht 1865 – Napoli, 17 shkurt 1927) ishte poet, gjuhĂ«tar, folklorist, etnograf, gazetar dhe publicist i shquar arbĂ«resh.

I lindur nĂ« HorĂ«n e ArbĂ«reshĂ«ve, Skiroi nisi krijimtarinĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« hershme, duke shkruar nĂ« moshĂ«n 9-vjeçare njĂ« poezi kushtuar SkĂ«nderbeut. NĂ« vitin 1887, bashkĂ« me Françesk PetĂ«n, themeloi nĂ« Palermo revistĂ«n “ArbĂ«ri i ri”, qĂ« u bĂ« tribunĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e identitetit dhe krijimtarisĂ« arbĂ«reshe.

Pas studimeve pĂ«r drejtĂ«si, ai u emĂ«rua docent i letĂ«rsisĂ« antike nĂ« Liceun “Garibaldi” tĂ« Palermos dhe mĂ« pas mori drejtimin e KatedrĂ«s sĂ« GjuhĂ«s dhe LetĂ«rsisĂ« Shqipe nĂ« Institutin MbretĂ«ror Oriental tĂ« Napolit.

NdĂ«r veprat e tij mĂ« tĂ« njohura janĂ« “Mili e Hajdhia”, “Te dheu i huaj” dhe “Mino”, ku çështja kombĂ«tare qĂ«ndron nĂ« qendĂ«r. Eqrem Çabej e ka cilĂ«suar “Te dheu i huaj” si njĂ« himn kombĂ«tar pĂ«r shqiptarĂ«t e ItalisĂ«.

Zef Skiroi u shua në Napoli më 1927, duke lënë pas një trashëgimi të pasur letrare dhe kulturore që vijon të frymëzojë brezat./KultPlus.com

MTV shpall kandidatĂ«t pĂ«r Çmimet e MuzikĂ«s 2025, Lady Gaga kryeson listĂ«n e nominimeve

Lady Gaga kryeson listĂ«n e kandidatĂ«ve pĂ«r Çmimet e Video MuzikĂ«s 2025, me nominime nĂ« 12 kategori, pĂ«rfshirĂ« Artisten e Vitit.

MTV dhe CBS shpallën nominimet për VMA-të e këtij viti, të cilat do të ndahen të dielën, më 7 shtator.

TĂ« nominuar tĂ« tjerĂ« kryesorĂ« kĂ«tĂ« vit pĂ«rfshijnĂ« Bruno Mars, me nominime nĂ« 11 kategori; Kendrick Lamar, me 10; ROSÉ dhe Sabrina Carpenter, me nga tetĂ« secili; dhe Ariana Grande dhe The Weeknd, me shtatĂ«.

Jo shumë larg janë Billie Eilish me gjashtë; Charli xcx, me pesë; dhe Bad Bunny, Doechii, Ed Sheeran, Jelly Roll, Miley Cyrus dhe Tate McRae, të cilët u nominuan katër herë secili.

Votimi i fansave tani është i hapur për 19 kategori në vote.mtv.com. Votimi përfundon më 5 shtator në orën 6 pasdite sipas orës ET, përveç kategorisë së Artistit më të Mirë të Ri, e cila mbetet aktive deri në shfaqje./KultPlus.com

Ungjilli që tronditi Portugalinë

Kur JosĂ© Saramago botoi “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” nĂ« vitin 1991, nuk solli thjesht njĂ« roman, solli njĂ« shpĂ«rthim. Me njĂ« stil tĂ« fuqishĂ«m e herĂ«-herĂ« ironik, shkrimtari e riktheu historinĂ« e Krishtit nĂ« tokĂ«, duke e parĂ« nga njĂ« kĂ«nd krejt njerĂ«zor. Kritika ndĂ«rkombĂ«tare e pĂ«rqafoi menjĂ«herĂ«: njĂ« kryevepĂ«r letrare, filozofike dhe narrative.

Por në Portugali, vepra ndezi zemërimin e Kishës Katolike dhe solli censurë të hapur: qeveria e përjashtoi nga garat letrare evropiane, duke e quajtur blasfemi. I zhgënjyer, Saramago u largua përgjithmonë nga vendlindja, por romani mbeti si dëshmi se arti, kur është i vërtetë, nuk kërkon leje për të sfiduar.

Në faqet e librit, Jezusi shfaqet jo si figurë e paarritshme, por si njeri me dyshime, frikëra dhe pasione. Pikërisht kjo qasje njerëzore e bëri romanin të rrezikshëm për disa, por po aq të çmuar për ata që kërkojnë letërsi që guxon të bëjë pyetje.

Sot, “Ungjilli sipas Jezu Krishtit” lexohet jo vetĂ«m si njĂ« rishkrim biblik, por si njĂ« reflektim i thellĂ« mbi pushtetin, moralin dhe lirinĂ« e mendimit. E ndĂ«rsa debati mbi tĂ« nuk Ă«shtĂ« shuar, ai vazhdon tĂ« mbetet njĂ« nga veprat mĂ« tĂ« guximshme tĂ« shekullit XX./KultPlus.com

❌