”Jemi gjithmonë krenare me ty”, Presidentja Osmani i jep shtetësinë kosovare këngëtares Dua Lipa
Dua Lipa nga sot është zyrtarisht shtetase e Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me dekret presidencial i ka dhënë shtetësinë Dua Lipës, një prej personaliteteve më të rëndësishme kulturore dhe artistike në historinë e vendit tonë. ”Inspirim për miliona njerëz anekënd globit. Mirënjohja jonë është e pafund për gjithçka që Dua ka bërë dhe vazhdon të bëjë për Kosovën, për rininë tonë…