TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Tuneli i Llogorasë ka shkurtuar ndjeshëm distancën drejt bregdetit të jugut, por edhe ka lehtësuar ndërlidhjen e fshatrave të kësaj zone.
Ndërkohë, paralel me finalizimin e kësaj vepre strategjike infrastrukturore, e cila u hap për qarkullimin e mjeteve në maj 2025, ka vijuar puna për asfaltimin e akseve të tjera rurale.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga aksi rrugor që lidh fshatin Dukat me rrugën e vjetër të Llogorasë.
“Ndërlidhja e rrugës së re të Dukatit dhe rrugën e vjetër të Llogorasë, një bukuri më vete”, u shpreh Rama.
Me një gjatësi prej 6 kilometrash, tuneli i Llogorasë jo vetëm lehtëson qarkullimin, por gjithashtu redukton ndjeshëm kohën e udhëtimit nga Dukati në Palasë, duke e shkurtuar nga rreth 30 minuta në vetëm 7 minuta.
Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër ka vendosur ditën e sotme shtrimin e përkohshëm në një spital psikiatrik për 26-vjeçarin H.S., i cili më 2 gusht plagosi me thikë nënën e tij në fshatin Maqellarë. Ngjarja e rëndë, ndodhi në banesën e tyre familjare dhe u pasua me arrestimin e menjëhershëm të të riut. […]
Kursi i këmbimit të Euros po vijon rënien në ditët e para të muajit gusht dhe ka prekur rekorde të reja historike. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 97.3 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë. Ndërkohë, gjatë fundjavës, këmbimet në tregun valutor kishin shënuar […]
Zyrtarët e lartë aktualisht nën akuzë për veprën penale të korrupsionit si ish-kryeministri Sali Berisha, ish-presidenti Ilir Meta apo kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet të përfitojnë masa dënimi ndjeshëm më të ulëta, nëse një projekt për Kod të ri Penal i propozuar nga qeveria si “punë e ekspertëve” miratohet në parlament, gjithmonë […]
TIRANË, 5 gusht /ATSH/ Lirimi i hapësirave publike nga subjektet që kanë zaptuar trotuaret dhe ambientet e dedikuara për komunitetin dhe qytetarët, vazhdon në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga lirimi i hapësirave publike nga disa subjekte private të cilat kishin zaptuar pa leje hapësirën publike.
“Ecim”, shkruan Rama, teksa ndan një video ku tregohen sesi bizneset po lirojnë hapësirat e zaptuara, që tashmë po u rikthehen qytetarëve.
Lirimi i hapësirave publike shihet si pjesë e vizionit të qeverisë “Rilindja Urbane 2.0”.
Në këtë kuadër, Rama ka paralajmëruar se po hartohet edhe Rregullorja Kombëtare në të cilën do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojë biznesi.
Lirimi i hapësirave publike është i domosdoshëm për rritjen e cilësisë së shërbimeve, por edhe funksionalitetit të çdo biznesi dhe sipërmarrjeje në përputhje me standardet kombëtare të mikpritjes dhe shërbimit jo vetëm në zonat turistike, por në çdo cep të Shqipërisë.
Lirimi i hapësirave publike ka nisur në fillim të muajit korrik dhe do të vijojë të jetë në fokus të angazhimit të pushtetit vendor dhe qendror në mbrojtje të cilësisë së jetës në komunitet.
Pas një jave pune krijuese përgjatë bregdetit të jugut, ekspozita “7 Ditë Art – Himara 2025” do të hapet më 9 gusht, nga ora 09:00 deri në 20:00, në ambientet e Green Coast MGallery Hotel. Ceremonia zyrtare e hapjes do të zhvillohet në orën 11:00.
Ekspozita sjell për publikun veprat e krijuara nga 14 artistë nga Shqipëria dhe Kosova, të frymëzuar nga peizazhi mesdhetar dhe trashëgimia kulturore e zonës.
Çdo artist përfaqësohet me disa vepra unike, të cilat janë të disponueshme edhe për blerje.
Eventi është rezultat i një kolonie artistike të zhvilluar në pranverë në Himarë, që shërbeu si platformë bashkëpunimi ndërmjet artistëve të njohur si Agron Mulliqi, Merita Maloku, Eshref Qahili, Azem Kuçana dhe të tjerë.
Nisma është kuruar nga Kosta Zhonga.
Përtej dimensionit artistik, ekspozita konsiderohet një formë investimi kulturor dhe promovimi turistik për Himarën dhe rivierën shqiptare, duke përforcuar lidhjen mes krijimtarisë dhe zhvillimit lokal.
Ekspozita është e hapur për publikun gjatë gjithë ditës dhe pritet të tërheqë vizitorë vendas dhe të huaj, të pranishëm në zonë gjatë kulmit të sezonit turistik.
Një zjarr ka shpërthyer në zonën e Grykshit, në Peqin, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe pemë ulliri. Zjarri ka avancuar me shpejtësi për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike dhe terrenit të thyer. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë pa ndërprerje për të […]
Kryedemokrati Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të martë denoncimet nga selia blu. Sipas Berishës, turizmi në Shqipëri ka dështuar në mënyrë spektakolare. Kryedemokrati thotë se shifrat e paraqitura nga qeveria Rama janë të manipuluara dhe shton më tej se shkak i dështimit të turizmit gjatë 2 viteve të fundit, janë eurot e drogës. “Turizimi […]
Deputetë të opozitës në Kuvendin e Serbisë, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë, po punojnë aktivisht për formimin e subjekteve politike në Kosovë – veprim ky që është kritikuar nga pushteti në Beograd, por edhe nga Lista Serbe, që vepron në Kosovë me mbështetjen e autoriteteve serbe. Bashkimi më i fundit i partisë opozitare […]
Një automjet është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në aksin rrugor pranë fshatit Panaja, në autostradën që lidh Vlorën me Fierin. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka shpërthyer në rrethana ende të paqarta, ndërsa drejtuesi i mjetit ka arritur të largohet në kohë dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat […]
Departamenti Amerikan i Shtetit ka propozuar një rregull të ri që do të kërkojë nga disa aplikantë të vizave turistike dhe të biznesit të paguajnë një garanci deri në 15,000 dollarë për të hyrë në Shtetet e Bashkuara, raporton “The Wall Street Journal”. Sipas një njoftimi që pritet të publikohet të martën, ky program do […]
Kompania amerikane e xhinseve, American Eagle synonte të godiste me reklamën e re ku shfaqej aktorja Sydney Sweeney. Reklama përmbante gjuhë provokuese që padyshim do të nxiste debat. Qëllimi u arrit, por debati nuk është ai që kompania do të dëshironte.
Me titullin “Sydney Sweeney ka xhinse (jeans që në anglisht tingëllon njësoj si genes, gjene) të mrekullueshme”, fushata nisi në debat mbi rracizmin dhe standardet perëndimore të bukurisë duke nervozuar fanatikët e kulturës “woke” në Amerikë. Problemi në reklamë ishte se “gjenet” e Sydney janë flokët bjonde, lëkura e bardhë dhe sytë blu – një rikthim në narrativën naziste.
Ekspertët e shohin lojën e fjalëve gjene dhe xhinse si diçka e pamenduar, dhe shtojnë se kritikët nuk do të kishin zë nëse reklama do të përfshinte dhe personazhe të tjerë nga rraca të tjera.
“Mund të ketë ndodhur nga injoranca, përtacia ose me qëllim”, thotë profesori i marketingut, Marcus Collins. “Në asnjë nga tre rastet, nuk është gjë e mirë”.
Ajo që shqetëson më shumë kritikët është një pjesë në video kur Sydney thotë se “gjenet (xhinset) trashëgohen njësoj si sytë. Të miat janë blu (edhe sytë edhe xhinset).”
Të paturit gjene të mira është një kompliment por në këtë rast ka një antitezë djallëzore. Superioriteti i gjeneve ishte politikë e Adolf Hitler, i cili kishte një plan për të vendosur në krye rracën Ariane – bjondët.
Shalini Shankar, një antropologe kulturore dhe gjuhësore në Universitetin Northëestern në Evanston, Illinois, tha se kishte probleme me “gjenet” e American Eagle kundrejt “xhinseve” sepse përkeqëson një koncept të kufizuar të bukurisë.
“American Eagle, mendoj, dëshiron të riemërtohet për një lloj të veçantë amerikani të bardhë të privilegjuar,” tha Shankar. “Dhe ky është lloji i imazhit që ata duan të qarkullojnë për njerëzit që duan të veshin xhinsin e tyre.”
Në debatin e xhinseve dhe gjeneve të Sweeney-t është përfshirë edhe Donald Trump. Ai nuk komentoi kritikat, por tha se “nëse Sydney është republikane, reklama e saj është fantastike” dhe dënoi politikat “woke”.
Sipërmarrës dhe ekspertë të fushës, raportojnë një rritje të imazheve të vajzave të bardha në reklama, që prej rikthimit të Trump në qeveri dhe goditjes së politikave DEI.
TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit me dron, të cilat kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Gjirokastër evidentoi një rast në fshatin Lazarat.
Për këtë rast u vu në pranga shtetasi Xh. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se kishte kultivuar disa bimë narkotike Cannabis Sativa, në oborrin e banesës së tij.
Policia sekuestroi me cilësinë e provës materiale një pjesë të vogël të bimëve, ndërsa asgjësoi me djegie pjesën tjetër.
Kontrollet në kuadër të planit operacional “Koordinata” po vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
TIRANË, 5 gusht/ATSH/ Lumi i Kirit dhe kanionet e Prekalit në Shkodër janë kthyer ndër destinacionet më të vizituara nga turistët vendas e të huaj.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga kanionet e Prekalit dhe Urës së Shtrenjtë, me ftesën për ta vizituar.
“Një copëz magjie në zemër të Shkodrës turistike. Prekal dhe Ura e Shtrenjtë”, shkruan Rama.
Ujë i kristaltë, vaskat, kanioni, pastërtia, qetësia dhe ajri i freskët i maleve përreth është ajo që të ofron Lugina e Kirit.
Çdo fundjavë kur moti është i ngrohtë, qytetarët shkodranë, turistë të huaj dhe banorë të fshatrave rreth rrjedhës së lumit, frekuentojnë këto brigje për banjo dielli, larje në ujërat e freskët, por dhe për sportet ujore.
Ura e Shtrenjtë mbi lumin Kir lidh Shkodrën me Prekalin. Kanionet gëlqerore të formuara nga veprimtaria erozive e lumit të Kirit ofrojnë një pamje magjepsëse për çdo vizitor që zgjedh të vizitojë zonën.
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe dërgoi në gjyq ish-presidentin e Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda dhe zv.presidenten me iniciale A.G., të cilët akuzohen për ‘Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën’, ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës’. Sipas organit të akuzës, denoncimi ndaj Nikoll Dedës është bërë nga shtetati me […]
Në luginën e Thethit në veriun e Shqipërisë, e rrethuar nga maja të larta, turistët fotografojnë një kishë fshati të ndërtuar në fund të shekullit XIX, një strukturë e bukur prej guri që shpesh shfaqet në broshurat që tërheqin turistët në rajon. Vetëm pak metra më tej, grumbuj druri dhe bazamente prej betoni janë gjithçka […]
Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e Frrok Lleshajt në fshatin Paçram të Vaut të Dejës. Mësohet se nga deklarimet e deritanishme, fqinjët nuk kanë dëgjuar të shtëna çka lë dyshime se autorët janë kujdesur për të përdorur një pistoletë me silenciator. Ka qenë një prej banorëve që ka konstatuar trupin e 65 vjeçarit […]
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:00 në fshatin Velçan të Pogradecit. Një çoban 47-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja, gjatë kohës që ruante bagëtitë. Gjithashtu, si pasojë kanë ngordhur rreth 20 krerë bagëti të imëta. “Rreth orës 10:00, dyshohet se si pasojë e goditjes nga […]
Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Lazarat, pasi kishte kultivuar bimë narkotike në oborrin e banesës së tij. Gjatë kontrollit, një pjesë e bimëve u sekuestrua si provë materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me djegie. Arrestimi u krye pas monitorimeve me dron, si pjesë e operacionit “Koordinata”. “Si rezultat i shtimit të […]
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Flodian Plakun, i cili akuzohet për vrasjen e Gentian Bejtjas. 42-vjeçari u arrestua dy ditë më parë nga forcat operacionale në një hotel në Orikum. Flodian Plakun, i njohur edhe me mbiemrat Mamo e Serjani dhe me nofkën “Pole Qorri”, në dëshminë e tij […]