Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Trafik në Tabanoc, për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 40 minuta

Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata. Po ashtu është rritur dendësia e komunikacionit jashtë mjediseve urbane.

“Për shkak të pushimeve verore, vërejmë trafik në vendkalimin kufitar Tabanac. Për hyrje dhe dalje nga ky VK pritet rreth 40 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata”, thuhet në njoftimin e LAMM.

Gjithashtu ata rekomandojnë përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të trafikut dhe vozitje të kujdesshme, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.

Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë./Telegrafi/

 

The post Trafik në Tabanoc, për hyrje dhe dalje nga shteti pritet rreth 40 minuta appeared first on Telegrafi.

Rritet fluksi i udhëtarëve në “Bllatë” – Dibër, vetëm dje kaluan mbi 7.4 mijë udhëtarë

Vazhdon rritja e vazhdueshme e fluksit të udhëtarëve në pikën kufitare “Bllatë” në kufirin RMV-Shqipëri, pranë Dibrës.

Sipas autoriteteve kufitare shqiptare, vetëm dje janë regjistruar 7.468 udhëtarë, që është numri më i madh i regjistruar në një ditë.

“Për shkak të kulmit të sezonit turistik, fluksi i udhëtarëve po rritet çdo ditë. Pas fluksit rekord të djeshëm, sot presim një numër edhe më të madh pasagjerësh dhe automjetesh”, tha policia kufitare.

Ata shtuan se si policia ashtu edhe doganierët janë plotësisht të përgatitur për të garantuar një shërbim të shpejtë, mikpritës dhe me integritet të lartë për çdo qytetar dhe vizitor që hyn ose del nga territori shqiptar.

Nëpërmjet këtij pikëkalimi, i cili është katër kilometra larg qytetit të Dibrës, fundjavën e kaluar, 2 dhe 3 gusht, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, kanë kaluar gjithsej 13.603 pasagjerë, nga të cilët 4.562 ishin shtetas të RMV-së dhe 9.041 ishin shtetas të huaj.

Në gjysmën e parë të këtij viti, është regjistruar një frekuencë historikisht rekord që nga hapja e kalimit në vitin 1992. Kështu, për gjashtë muaj kanë kaluar 574.737 udhëtarë, që është 55 për qind më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur u regjistruan 370.827 udhëtarë.

The post Rritet fluksi i udhëtarëve në “Bllatë” – Dibër, vetëm dje kaluan mbi 7.4 mijë udhëtarë appeared first on Telegrafi.

Humb jetën në Shën Stefan shtetasja nga Maqedonia

Shtetasja e Maqedonisë së Veriut me inicialet S.G. (80) nga rajoni i Manastirit ndërroi jetë në plazhin e Snën Stefanit në Mal të Zi, pasi iu përkeqësua gjendja shëndetësore teksa notonte në det.

Lajmin e ka konfirmuar policia e Budvës për gazetën “Vijesti”, e cila ka kryer hetime në vendngjarje dhe ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Shtetërore për rastin.

Sipas informatave të publikuara, turistja ishte në plazh së bashku me familjen e saj dhe u ndje keq teksa po notonte në ujërat e cekëta.

Ekipi i ndihmës së shpejtë mbërriti në vendngjarje, por përpjekjet për reanimim ishin të pasuksesshme. Sipas informacioneve, gruaja kishte qenë paciente me probleme të zemrës prej shumë vitesh.

The post Humb jetën në Shën Stefan shtetasja nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.

Në Strugë ka vetëm një shpëtimtar plazhi në 15 plazhe, ndërsa në Ohër, vetëm 11 në 38 plazhe

Institucionet kompetente nuk bëjnë asgjë për të sanksionuar koncesionerët e papërgjegjshëm në plazhet e Ohrit dhe Strugës, të cilët anashkalojnë detyrimet ligjore duke mos vendosur shpëtimtarë plazhi dhe disa detyrime të tjera që kanë për qëllim krijimin e kushteve për plazhe të sigurta. Këtë e dëshmon fakti se në kulmin e sezonit turistik ka vetëm një shpëtimtar plazhi në një nga 15 plazhet e Strugës, ndërsa në Ohër ka vetëm 11 nga 38 plazhet.

Kryqi i Kuq deri tani ka pasur 11 intervenime të tërheqjes së të mbyturve në ujë dhe më shumë se 400 ndërhyrje të dhënies së ndihmës së parë. Ka pasur edhe disa raste të nxjerrjes së njerëzve të vdekur nga ujërat e liqenit. Kryqi i Kuq fton turistët të përdorin ato plazhe që janë të sigurta për t’u larë.

“Nuk flas për atë nëse ka koncesionar apo jo, është e rëndësishme që kudo ku ka notues të vendoset një rend sigurie. Duhet të theksohet për ato vende për not dhe plazhe që nuk janë të sigurta, të cilat nuk kanë krijuar kushte për not, sport dhe rekreacion të sigurt, duhet të theksohet në tabelën e duhur, që ju e përdorni vendin për not në përgjegjësinë tuaj, pra kushtet e notit, sport dhe rekreacion të sigurt nuk janë aplikuar”, tha Sasho Toçkov – Kryetar i Kryqit të Kuq.

Rregullorja për llojin dhe shënimin e vendeve për not u miratua nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve më shumë se 15 vjet më parë. Nga kapiteneria e porteve, një autoritet që është në Transportin dhe Lidhjet, distancohen nga ajo se ata janë kompetentë për të ushtruar një kontroll të tillë./Alsat.mk

The post Në Strugë ka vetëm një shpëtimtar plazhi në 15 plazhe, ndërsa në Ohër, vetëm 11 në 38 plazhe appeared first on Telegrafi.

Iseni: Rreth 300 avancime dhe punësime të reja për shqiptarët në MPB

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Astrit Iseni, ka njoftuar për një seri avancimesh dhe punësimesh të reja të shqiptarëve në këtë institucion, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt rikthimit të drejtësisë dhe dinjitetit.

“Sot me shumë kënaqësi ndaj me ju një lajm që tregon më së miri se si po kthehet drejtësia dhe dinjiteti për shqiptarët në institucionet shtetërore!”, shkruan Iseni.

Sipas tij, bëhet fjalë për 147 avancime me arsim të lartë, 111 avancime me shkollë të mesme dhe 38 punësime të reja, duke theksuar se këta persona “për vite me radhë janë lënë në harresë, nënvlerësuar dhe diskriminuar në MPB”.

“Kjo nuk është thjesht një numër. Kjo është fytyra e re e përfaqësimit të drejtë. Kjo është fitorja e meritës ndaj padrejtësisë. Kjo është kthesa që kemi pritur, kthesa që po e bëjmë realitet bashkë me qytetarët!”, shton ai.

Iseni theksoi se ky proces do të vazhdojë: “Ne nuk premtojmë për sy e faqe, ne raportojmë me vepra. Procesi vazhdon – për çdo të padrejtë të djeshme, do të ketë një korrigjim të ndershëm sot”.

The post Iseni: Rreth 300 avancime dhe punësime të reja për shqiptarët në MPB appeared first on Telegrafi.

Fillkov: Interpelanca e Kocevskit është tregues i fuqishëm për atë se në cilin drejtim do të duhej të lëvizin gjërat

Nuk mendoj se është mirë cili do funksionar i emëruar ta injorojë vullnetin e qytetarëve të shprehur përmes përfaqësuesve të tyre në Shtëpinë ligjvënëse, porositi ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov.

Ai në intervistë për Press24.mk thotë se interpelanca për prokurorin publik, Ljupço Kocevski është tregues i fuqishëm për atë se në cilin drejtim do të duhej të lëviznin gjërat.

“Nuk mendoj se është mirë cili dot funskionar i emëruar ta injorojë vullnetin e qytetarëve të shrpehur përmes përfaqësuesve të tyre në Shtëpinë ligjvënëse. Prioriteti ynë është kthimi i besimit në sistemin e jurisprudencës dhe ruajtja e pavarësisë dhe integritetit të tij. Si Qeveri, jemi fuqishëm të vendosur të mos lejojmë që prokuroria të perceptohet, e aq më pak të funksionojë si intrument i cilës do parti politike. Prokuroria duhe të jetë e pavarur, profesionale dhe e liruar nga çfarëdo lloj presionesh, pa dallim se prej nga vijnë”, theksoi Fillkov në intervistë.

Sipas tij, pa përgjigje mbetën numër i madh i rasteve, posaçërisht ato që kanë të bëjnë me korrupsionin e lartë, që akoma më shumë e nxisin perceptimin se drejtësia por zbtohet në mënyrë selektive. Kjo, theksoi Fillkov, drejtpërdrejtë e çrregullon kredibilitetin e prokurorisë.

The post Fillkov: Interpelanca e Kocevskit është tregues i fuqishëm për atë se në cilin drejtim do të duhej të lëvizin gjërat appeared first on Telegrafi.

ASH: Premtuan 2500 punësime, mburren me 33 kontrata – VLEN shpërblen familjarët, jo shqiptarët

VLEN, për të mbuluar dështimet e saj, po paraqet si “punësime të rregullta” punësimet parazgjedhore manipuluese me kontrata afatshkurtra. Ndërkohë, partneri i saj qeverisës, VMRO-DPMNE, po e mbush administratën me militantë partiakë përmes vendimeve për punë të përhershme. Kështu ka akuzuar ASH-Taravari, sipas të cilës, VLEN ka kryer aty-këtu ndonjë punësim me paga të majme, por vetëm për familjarët e klanit udhëheqës – jo për aktivistin e ndershëm dhe qytetarin e sinqertë.

“Ata presin në listat e famshme prioritare të punësimeve. Rastet e nepotizmit dhe klientaliste flasin vetë, djali i deputetes Merita Kollçi – Koxhaxhiku është punësuar në M-NAV, sikurse nipi i kryetarit të Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, i cili është punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Akademinë Ushtarake ‘Gjeneral Mihajlo Apostolski’ në Shkup. Ky është modeli i udhëheqjes së VLEN-it, që merr poste të rëndësishme në institucione vetëm për familjarët e tyre, si shpërblim nga VMRO-DPMNE për lojalitetin politik”, thuhet në reagim.

VLEN-i, thuhet më tej, premtoi 2500 punësime për shqiptarët.

“Sot, reklamon vetëm 33 punësime me kontrata afatshkurtra, ndërsa VMRO-DPMNE, vetëm brenda një jave, punësoi 177 militantë partiakë, përfshirë edhe 14 punësimet e fundit në M-NAV. Aleanca për Shqiptarët e dënon këtë praktikë të turpshme të punësimeve partiake dhe nepotike dhe kërkon që vendet e punës në institucionet shtetërore t’u takojnë qytetarëve mbi bazën e meritës, e jo si shpërblim për shërbime politike dhe puthadorë të Hristijan Mickoskit”.

The post ASH: Premtuan 2500 punësime, mburren me 33 kontrata – VLEN shpërblen familjarët, jo shqiptarët appeared first on Telegrafi.

DAP Maqedoni nga ankandet elektronike ka arkëtuar në Buxhetin e shtetit 314.230 euro

 

Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) informoi se për periudhën 01.01 deri më 31.07.2025, përmes zbatimit të anknadeve elektronike të sendeve të lëvizshme dhe të palëvizshme, janë paguar me sukses borxhet shtetërore nga persona fizikë dhe juridikë. Mbi këtë bazë, në Buxhetin e shtetit janë arkëtuar 19 419 411 denarë (afërsisht 314 230 euro). Përmes e-ankandit për periudhën 01.01.2025 përfundimisht me e-ankandin në korrik është shitur pronë e patundshme me sipërfaqe prej 302 m² edhe atë: – banesë prej 72 m² (Ohër) – hapësirë afariste prej 111 m² (Strumicë) – tokë prej 103 m² (Prilep) – hapësirë në katin e parë m² (Shkup).

Sipas DAP, vlera e përgjithshme e arritur e pronës së patundshme arrin 13 289 807 denarë (215 045 euro).

Për periudhën 01.01 deri më 31.07.2025, në ankande të veçanta mujore u shitën 26 objekte të luajtshme, duke përfshirë automjete motorike për udhëtarë dhe mallra, si dhe 10 makina qepëse. Vlera totale e këtyre objekteve është 6.129.604 denarë (99.177 euro). Nga çmimi i arritur i ankandit, së pari llogariten shpenzimet e procedurës, pastaj interesi dhe në fund borxhi kryesor i tatimpaguesit. Për shkak të detyrimeve tatimore të papaguara, dhe pas dy ankandeve të pasuksesshme, për periudhën 01.01 deri më 31.07 të këtij viti, shteti fitoi pasuritë e paluajtshme si në vijim; – lokal afarist prej 21 m² (Prilep) – tokë bujqësore prej 13,333.92 m² (Kavadar) – lokal afarist prej 259 m² dhe një shtëpi verore prej 91 m² (Strumicë) – dy apartamente prej 93 m² secila (Manastir) Vlera e parashikuar e pronës së fituar është 33,176,370 denarë (536,794 euro). Shteti fiton pronë nga detyrimet tatimore të papaguara kur prona nuk shitet në dy ankande elektronike. Në një rast të tillë, borxhi i debitorit shlyhet me 50 për qind të vlerës së parashikuar të pronës që kalon në pronësi të shtetit”, deklaron DAP.

Në përputhje me autorizimet ligjore, DAP zhvillon ankande elektronike (e-ankande) si pjesë e procedurave për mbledhjen me forcë të borxheve tatimore. Kjo masë zbatohet në rastet kur tatimpaguesit nuk i shlyejnë detyrimet e tyre vullnetarisht dhe pasi të jenë shteruar metoda të tjera më ekonomike të mbledhjes. Ankandet elektronike janë një vazhdim i procedurës ligjore për sigurimin dhe sekuestrimin e pronës së debitorëve. Qëllimi është të sigurohet mbledhja efikase e të ardhurave publike dhe mbledhja e drejtë e borxheve ndaj shtetit, duke garantuar kështu trajtim të drejtë të të gjithë taksapaguesve dhe duke mbrojtur buxhetin e shtetit.

DAP-ja, nëpërmjet shërbimeve të saj të zbatimit të ligjit dhe agjentëve të zbatimit të ligjit, i zbaton këto procedura në mënyrë transparente, nëpërmjet një platforme publike në internet.

The post DAP Maqedoni nga ankandet elektronike ka arkëtuar në Buxhetin e shtetit 314.230 euro appeared first on Telegrafi.

Kryeparlamentari Gashi pritet të shpallë sot zgjedhjet lokale në Maqedoni

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pritet të shpallë sot zgjedhjet lokale. Këto do të jenë zgjedhjet e teta lokale me radhë që nga pavarësia e vendit.

Kështu fillojnë afatet për procesin zgjedhor. Zgjedhjet lokale do të mbahen më 19 tetor, ndërsa raundi i dytë më 2 nëntor. Në zgjedhjet lokale, qytetarët do të zgjedhin kryetarë bashkish dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit.

Afati i fundit për dorëzimin e listave është jo më vonë se 35 ditë para ditës së zgjedhjeve, që do të thotë se paraqitësit kanë afat deri më 15 shtator për të dorëzuar listat e tyre të këshilltarëve dhe kryetarëve të bashkive.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve do të ketë disa ditë për t’i kontrolluar ato dhe jo më vonë se 23 ditë para zgjedhjeve për t’i përcaktuar ato, pra më 27 shtator. Fushata zgjedhore do të zgjasë 20 ditë dhe do të fillojë më 30 shtator.

Buxheti i përgjithshëm për zgjedhjet lokale të vitit 2025, i cili është shpallur tashmë, është 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë para të destinuara për mediat dhe reklamat politike të paguara. Përveç këtyre parave, është edhe shuma për shpërblimin e anëtarëve të këshillave zgjedhore dhe transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve të KZ-së dhe materialit zgjedhor nga KKZ-ja në qendrat e votimit ku do të mbahet votimi, pasi ato sigurohen nga qeveritë lokale.

Një nga afatet dhe aktivitetet zgjedhore më të rëndësishme është inspektimi i Listës së Votuesve (LV), i cili fillon 15 ditë pas shpalljes së zgjedhjeve dhe zgjat njëzet ditë. Kjo është periudha në të cilën votuesit me të drejtë vote, pra ata që kanë mbushur moshën 18 vjeç, do të jenë në gjendje të kontrollojnë të dhënat e tyre në LV dhe, nëse kanë ndonjë koment dhe kërkesë për korrigjime, t’i paraqesin ato në KSHZ elektronikisht ose në zyrat rajonale të Komisionit. Votuesit mund ta bëjnë këtë tani, por Lista e azhurnuar e Votuesve për zgjedhjet lokale do t’i dorëzohet KSHZ-së menjëherë pas shpalljes së zgjedhjeve.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet lokale mbahen çdo katër vjet në gjysmën e dytë të tetorit. Vetëqeverisja lokale është e organizuar në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e vetëqeverisjes lokale. Brenda Qytetit të Shkupit funksionojnë 10 komuna, të cilat kanë përgjegjësi të përbashkëta me Qytetin. Zgjedhjet mbahen jo më herët se 70 dhe jo më vonë se 90 ditë nga data e shpalljes së zgjedhjeve.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni u mbajtën në vitet 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021.

The post Kryeparlamentari Gashi pritet të shpallë sot zgjedhjet lokale në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 10 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 31 deri në 38 gradë.

Në Shkup, me diell dhe ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperatura minimale do të bjerë në 18 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 37 gradë.

 

The post Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

QMK: Qytetarët do të marrin sot një SMS mesazh testues 

Sot, gjatë pasdites, qytetarët do të marrin një mesazh testues SMS nëpërmjet sistemit të transmetimit celular, me qëllim verifikimin e aftësive teknike për dërgimin e njoftimeve dhe alarmeve masive në raste të situatave të krizës, njoftoi Komanda Qendrore.

“Ky është një sistem që lejon dërgimin e mesazheve emergjente te të gjithë përdoruesit e telefonisë celulare që ndodhen në një zonë të caktuar gjeografike, pavarësisht nga operatori celular. Qëllimi është informimi në kohë dhe me efikasitet i popullsisë në rast zjarresh, përmbytjesh, tërmetesh, fenomenesh të rrezikshme të motit ose situatash të tjera emergjente.

Krijimi i këtij sistemi është një nevojë kombëtare dhe njëkohësisht një detyrim ligjor në përputhje me rregulloret e Bashkimit Evropian, të cilat kërkojnë që të gjitha vendet të kenë një mekanizëm për informimin dhe alarmimin masiv të qytetarëve në kohë krize”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

The post QMK: Qytetarët do të marrin sot një SMS mesazh testues  appeared first on Telegrafi.

Observatori sizmologjik në RMV në rrezik të mbetet pa 13 stacione matëse të tërmeteve

Që nga fillimi i vitit 2026, Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Natyrore dhe Matematike në Shkup nuk do të mund të llogarisë më në 13 stacionet sizmologjike të përkohshme, të cilat u siguruan në vitin 2023 në kuadër të projektit të organizatës ORFEUS (Observatories and Research Facilities for European Seismology). Përmes tyre monitorohet aktiviteti sizmik në territorin e vendit, në zonat kufitare, por edhe në gjithë planetin.

Këto 13 stacione për momentin përbëjnë rrjetin telemetrik të Observatorit Sizmologjik në Shkup. Gjithashtu, monitorim sizmik ka në liqenin Kozjak – në digat “Kozjak” dhe “Shën Petka”, si dhe në një lokacion në fshatin Belicë dhe në digën “Knezhevë”.

Në muajin mars, organizata ORFEUS do të largohet nga Maqedonia për të vazhduar projektin në vende të tjera, gjë që e vë Observatorin përballë rrezikut të mbylljes së të gjitha 13 stacioneve sizmologjike.

“Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm mbetemi pa asnjë stacion sizmologjik dhe pa pajisjet përkatëse për ndjekjen e aktivitetit sizmik. Për një territor si i yni, që është sizmikisht aktiv dhe ku shpesh ndodhin tërmete mesatarisht të forta deri të forta, kjo përbën një rrezik të shtuar për popullatën dhe për infrastrukturën”, – deklaroi për gazetën Veçer drejtuesja e Observatorit Sizmologjik, prof. dr. Katerina Drogreska.

Ajo shton se teknologjia po përparon, bota ecën para, ata përpiqen ta ndjekin këtë ritëm, por aktualisht ndodhen në një situatë ku nuk mund ta bëjnë këtë.

“Tani, në mënyrë të padiskutueshme, na duhet ndihmë. Mungesa e monitorimit të aktivitetit sizmik mund të sjellë pasoja serioze për ndërtimet dhe sigurinë e qytetarëve në vend”, – është e prerë Drogreska.

Sipas saj, Observatorit i nevojiten softuerë të rinj të licencuar, pajisje kompjuterike moderne dhe sizmometra – të paktën dhjetë stacione sizmologjike për të ndjekur aktivitetin në kohë reale. Për instalimin e një stacioni të tillë të kompletuar duhen rreth 30 mijë euro.

“Kemi përkrahje nga fakulteti, por fakulteti nuk ka mundësi t’i sigurojë këto stacione. Ne jemi interesantë për publikun vetëm kur ndodh ndonjë tërmet, dhe njerëzit mendojnë se puna jonë konsiston vetëm në pritjen e tërmeteve. Por ajo është pjesa e fundit e punës sonë. Puna jonë si sizmologë fillon pas tërmetit – për të analizuar pse, ku dhe si ndodhi ai. Qëllimi është të përmbyllet i gjithë cikli sizmik. Të dhënat arkivohen dhe dërgohen te institucionet përkatëse për të hartuar harta të rrezikut sizmik, që më pas përdoren në urbanizëm, ndërtimtari, etj. – të gjitha në shërbim të sigurisë së qytetarëve”, – shpjegon Drogreska.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, deklaroi se është takuar disa herë me Drogreskën për të gjetur mënyra ndihme dhe për të garantuar siguri për qytetarët.

“Kur shqyrtova aplikimet për projektet shkencore-kërkimore, pashë që edhe Observatori Sizmologjik ka konkurruar në këtë thirrje. Nga informacionet që marr nga Komisioni, ka shumë gjasa që projekti të fitojë, dhe kështu do të sigurohen mjete për blerjen e disa instrumenteve. Nëse ndodh kjo – nuk mund të parashikoj me siguri – por shpresoj që të ndodhë, së paku do të ndihmohet paksa, dhe më tej do të vazhdojmë të kërkojmë zgjidhje për problemin”, – u shpreh Janevska.

Observatori Sizmologjik është themeluar në vitin 1957 dhe ndodhet në shpatet e Vodnos./Alsat/

The post Observatori sizmologjik në RMV në rrezik të mbetet pa 13 stacione matëse të tërmeteve appeared first on Telegrafi.

Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, promovoi sot masën e re të qeveritare “Shporta shkollore”, që synon uljen e shpenzimeve për pajisje shkollore dhe mbrojtjen e buxhetit familjar para fillimit të vitit të ri shkollor.

“Besojmë se arsimi duhet të jetë i arritshëm në mënyrë të barabartë për të gjithë – pa marrë parasysh të ardhurat e familjes. Prandaj, së bashku me Qeverinë, ndërmarrim masa që mundësojnë që çdo fëmijë të fillojë me obligimet shkollore me kushte të barabarta, ndërsa prindërit të ndjejnë lehtësim konkret”, deklaroi ministri Durmishi.

Në përputhje me nenin 29 të Ligjit për Tregti, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje miratoi Vendim për përcaktimin e çmimeve më të larta për shitjen e pajisjeve shkollore me pakicë dhe shumicë, që do të jetë i vlefshëm nga 15 gushti deri më 15 shtator të vitit 2025.

“Parashikohet ulje e çmimeve të pajisjeve shkollore për të paktën 10% në tregtinë me shumicë dhe 15% në tregtinë me pakicë.

Masa vlen për të gjitha llojet e shitoreve që shesin pajisje shkollore – nga libraritë, deri te supermarketet, deri te shitoret sportive, tha Durmishi.

The post Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor appeared first on Telegrafi.

Një shtetase e Maqedonisë u mbyt në Halkidiki, trupi dorëzohet për autopsi

Një shtetase 75-vjeçare e RMV-së dje u nxor pa shenja jete në plazhin e Sozopolit në komunën e Nea Propontidës, në Halkidiki. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u dërgua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur.

Roja Bregdetare greke njoftoi se Autoriteti Bregdetar i Nea Moudanias u informua se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i RMV-së) u nxor pa jetë nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës”.

Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë dhe më pas u transferua në Qendrën Shëndetësore të Nea Moudanias, ku u shpall e vdekur.

Ata raportuan gjithashtu se si pjesë e hetimit paraprak, u urdhërua një autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.

Ky është rasti i katërt i mbytjes së shtetasve të RMV-së në plazhet greke këtë sezon./Telegrafi/

The post Një shtetase e Maqedonisë u mbyt në Halkidiki, trupi dorëzohet për autopsi appeared first on Telegrafi.

Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është 30 minuta

Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes në pikën kufitare “Bogorodicë” është rreth 30 minuta. Në pikët e tjera kufitare nga ana e vendit tonë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njoftojnë nga LAMM.

Siç informon LAMM, trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur.

Nga atje u bëjnë thirrje shoferëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e automjeteve, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

The post Në pikën kufitare “Bogorodicë” koha e pritjes është 30 minuta appeared first on Telegrafi.

KSHZ ka miratuar udhëzime për përzgjedhjen e Bordeve të reja zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në RMV ka marrë disa vendime përpara zgjedhjeve lokale.

Komisioni miratoi udhëzime për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet zgjedhore, të cilat rrjedhin nga detyrimet ligjore për të formuar përbërje të reja nga radhët e administratës shtetërore, pasi mandati katërvjeçar i bordeve zgjedhore, të cilat u zgjodhën para zgjedhjeve lokale në vitin 2021, skadoi këtë vit.

Siç theksoi kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, është miratuar edhe një metodologji për emërimin e një kryetari, anëtarëve dhe zëvendësve të tyre në bordet e reja zgjedhore.

“Zgjedhjet do të zhvillohen përmes një sistemi përzgjedhjeje të rastësishme nga Ministria e Administratës Publike (MAP), në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe bazuar në udhëzimet mbi përfaqësimin gjinor dhe kombëtar”, theksoi ai.

Kondarko informoi se Draft Metodologjia për emërimin e kryetarit, anëtarëve dhe zëvendësve të Bordeve të reja zgjedhore rrjedh nga udhëzimet e miratuara dhe i referohet zgjedhjes së re që do të pasojë deri në fund të gushtit të përbërjes së re nga radhët e administratës.

“Pastaj, në shtator, do të pasojë trajnimi i tyre i duhur dhe shpërndarja e manualeve për punën e tyre”, deklaroi Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Kondarko./Telegrafi/

The post KSHZ ka miratuar udhëzime për përzgjedhjen e Bordeve të reja zgjedhore për zgjedhjet lokale në RMV appeared first on Telegrafi.

ESHR: MPJ, kontratë për prokurim publik për mbi 124 milionë denarë, s’ka dhënë raport se si janë shpenzuar paratë

Sipas raportit të Entit Shtetëror për Revizion, nuk ekziston evidencë se çfarë saktësisht ka marrë Qendra Sportive për rekreacion “Boris Trajkovski” nga kontratat e lidhura me Ministrinë e për adaptimin dhe rregullimin e objektit për nevojat e samitit të OSBE-së.

Revizorët kanë konstatuar se megjithëse MPJ atëherë ka realizuar prokurime publike në vlerë mbi 120 milionë denarë, megjithatë nuk ka dhënë raport për mënyrën se si janë shpenzuar saktësisht paratë.

“Pas kryerjes së procedurave për dhënien e kontratave për prokurim publik, Ministria e Punëve të Jashtme ka lidhur kontrata me vlerë prej 124.234 denarësh. Nga revizioni është konstatuar se nuk janë dorëzuar procesverbale nga MPJ-ja për të konfirmuar punët e kryera dhe pajisjet e instaluara. Nuk është vepruar as sipas dispozitave të marrëveshjes së bashkëpunimit midis dy institucioneve, domethënë pajisjet dhe gjërat e instaluara në shoqëri ende nuk janë dorëzuar në posedim të saj”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

Samiti i OSBE-së u mbajt në Shkup nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor të vitit 2023, dhe në atë periudhë ministër i Punëve të Jashtme ishte Bujar Osmani. Përveç samitit të OSBE-së, Revizioni për Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” tregoi se akuaparku ka punuar me humbje në të kaluarën, ndërsa këtë vit nuk është në funksion fare. /Alsat/

The post ESHR: MPJ, kontratë për prokurim publik për mbi 124 milionë denarë, s’ka dhënë raport se si janë shpenzuar paratë appeared first on Telegrafi.

LSM: Dorëzuam kërkesë për rritjen e pagës minimale në 500 euro

LSM dorëzoi kërkesë tek deputetët për miratimin urgjent të pagës minimale në shumën prej 500 eurove.

Nga LSM thonë se kërkesa e tyre është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni.

Me këtë ata kërkuan nga deputetët dhe Kuvendi të nisin menjëherë procedurën ligjore dhe ta pranojnë propozimin e punëtorëve, me ç’rast do të mundësohet që duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, paga minimale të rritet në 500 euro./

The post LSM: Dorëzuam kërkesë për rritjen e pagës minimale në 500 euro appeared first on Telegrafi.

LSDM: Vetëm 26% realizim i investimeve kapitale, qeveria është plotësisht e paaftë

Qeveria e OBRM-PDUKM-së, VLEN-it dhe ZNAM-it në 6 muajt e parë ka një realizim katastrofik prej 26 përqind të investimeve kapitale, akuzojnë nga LSDM..

“Kjo nuk është vetëm një shifër katastrofike. Ky është një tregues, provë e paaftësisë së plotë institucionale të qeverisë dhe politikave të dështuara ekonomike.

Me një realizim kaq të mjerueshëm, Maqedonia nuk mund të përparojë.

Krahasuar me të njëjtin tremujor të viteve të kaluara, realizimi i investimeve kapitale në gjashtë muajt e parë të këtij viti është përgjysmuar.

Gjatë kohës së LSDM-së, në të njëjtën periudhë të viteve 2023 dhe 2024, realizimi ishte mbi 60%.

Me OBRM-PDUKM-në kemi një rënie të madhe, e cila sjell pasoja për të gjithë ekonominë sepse investimet kapitale janë një nga mjetet më të rëndësishme për rritje ekonomike”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM akuzojnë se paratë me të cilat merr hua qeveria nuk shpenzohen për projekte, por shpenzohen për asnjë qëllim tjetër për të mbuluar boshllëqet në buxhet./Telegrafi/

The post LSDM: Vetëm 26% realizim i investimeve kapitale, qeveria është plotësisht e paaftë appeared first on Telegrafi.

MPPS: Do të rriten për 20% pagat e punonjësve të institucioneve publike për mbrojtje sociale

Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe të Rinjve, Fatmir Limani, nga njëra anë, dhe Sindikata e Punonjësve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave Qytetare të Republikës së Maqedonisë (SAOGjShQ), e përfaqësuar nga kryetari, Trpe Deanoski, si dhe Sindikata e Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SPAShK), e përfaqësuar nga kryetari Jakim Nedelkov, nga ana tjetër, sot zyrtarisht e nënshkruan Kontratën Kolektive për punonjësit e institucioneve publike për mbrojtje sociale, thuhet në njoftim.

“Me këtë Kontratë Kolektive mundësohet rritje pagash prej 20% për të gjithë punonjësit, përfshirë edhe drejtorët e institucioneve publike të mbrojtjes sociale, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të statusit të tyre material dhe motivimit për kryerjen profesionale të detyrave të përgjegjshme”, thuhet në njoftimin e MPPS-së.

Përveç përfitimeve financiare, Kontrata i avancon edhe të drejtat e marrëdhënies së punës, i përforcon mekanizmat e mbrojtjes së punonjësve dhe e thellon dialogun social ndërmjet Qeverisë dhe sindikatave./Telegrafi/

 

The post MPPS: Do të rriten për 20% pagat e punonjësve të institucioneve publike për mbrojtje sociale appeared first on Telegrafi.

❌