Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit

✇Albeu
By: M C

Muaji shtator shënon nisjen zyrtare të legjislaturës së re parlamentare në Shqipëri, pas zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura më 11 maj 2025. Me një përbërje të re prej 140 deputetësh, nga të cilët 72 janë për herë të parë në parlament, sesioni i ri pritet të hapet brenda 20 shtatorit, duke shënuar një moment kyç për jetën politike dhe institucionale të vendit.

Rezultatet e zgjedhjeve sollën një shumicë të re parlamentare, me Partinë Socialiste që siguroi 83 mandate, Partinë Demokratike me 50 mandate dhe pjesën tjetër të ndarë mes partive më të vogla si Partia Socialdemokrate, Partia Mundësia, Lëvizja Bashkë dhe Nisma “Shqipëria Bëhet”.

Me mbylljen e mandatit të Kuvendit aktual më 9 shtator, parlamenti i ri do të hapë dyert pasi Presidenti i Republikës të përcaktojë datën me një dekret, që sipas Kushtetutës, nuk mund të vonohet më shumë se 10 ditë. Seanca hapëse do të jetë vetëm konstituive, pa agjendë dhe pa debate. Rregullorja e Kuvendit përcakton që drejtimin e seancës së parë e merr deputeti më i vjetër në moshë. Edhe në këtë legjislaturë, radha i takon Sali Berishës.
Në rast refuzimi, stafetën e marrin Tritan Shehu ose Vasil Llajo, deputeti socialist i listës së Vlorës. Menjëherë pas hapjes, Kuvendi nis verifikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët e rinj do të bëjnë betimin.

Për socialistët fitues, sfida e parë mbetet formimi i qeverisë së re. Brenda 10 ditëve nga nisja e legjislaturës, Kryeministri Edi Rama do të dorëzojë në Kuvend programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. Zyrtarizimi kërkon të paktën 71 vota. Pas votëbesimit, Kushtetuta kërkon që qeveria të bëjë betimin përpara Presidentit të Republikës. Tradita politike e së majtës e paraprin këtë proces me Asamblenë Kombëtare, e cila këtë vit është planifikuar në ditët e fundit të muajit gusht. Në këtë forum priten njoftimet për kabinetin “Rama 4”, ndryshimet në parti dhe në grupin parlamentar.

The post Parlamenti i ri gati për nisje/ Data e seancës së parë dhe tre emrat e mundshëm të drejtuesit appeared first on Albeu.com.

4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit

✇Albeu
By: M C

Prindërit dhe gjyshi i vajzës 4-vjeçares shqiptare që u mbyt në pishinën e një vile në Paxos janë liruar me kusht. Prokurori kishte ngritur padi penale kundër tre të afërmve të vajzës për ekspozimin e një të mituri në rrezik, pasi nëna, babai dhe gjyshi ishin në shtëpi kur 4-vjeçarja u zhduk.

Ata u liruan me kushtin kufizues të ndalimit të daljes nga vendi. Funerali i vajzës pritet të zhvillohet të martën më 26 gusht në Loggos, Paxos. Nga informacionet aktuale dyshohen dy skenarë të mundshëm: ose të gjithë anëtarët e familjes po flinin në kohën kur vajza e vogël doli nga shtëpia, ose vetëm babai po pushonte ndërsa nëna po bënte punët e shtëpisë, duke rezultuar në humbjen e vogëlushes.

Fëmija, i cili dyshohet se fillimisht po luante në dhomën e ndenjes, duket se ka dalë në lagje vetëm dhe ka ecur drejt vilës, ku më vonë u gjet në pishinë. Pyetjet thelbësore që po hetohen kanë të bëjnë me kohën kur vajza e vogël doli nga shtëpia dhe çfarë ndodhi në periudhën afërsisht 50-minutëshe – nga ora 16:00, kur familja kuptoi se ajo ishte zhdukur, deri në orën 16:50, kur u gjet e vdekur.

“Jam vërtet e shkatërruar. Policia mori burrin tim, fëmijën tim dhe dhëndrin tim për të shkuar në prokurori. Jam në shok, jam vetëm, jam gati të vdes”, tha gjyshja e 4-vjeçares për mediat greke.

The post 4-vjeçarja u mb*t në pishinë në Greqi, lirohen me kusht prindërit dhe gjyshi i të miturës shqiptare, nesër përcillet në banesën e fundit appeared first on Albeu.com.

FOTO/ E mbani mend? Ja sa paska ndryshuar Nermini

✇Albeu
By: M C

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar dhe turk, Selin Demiratar, e njohur për rolin e saj si Nermini në serialin e famshëm “Jetë e Hidhur”, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Në llogarinë e saj aktorja ndan shpesh momente nga jeta e përditshme, duke e prezantuar veten në mënyra të ndryshme dhe larg imazhit të saj klasik nga seriali.

Edhe pse kanë kaluar vite që nga koha kur ajo interpretoi rolin që e bëri të njohur, Selin vazhdon të shkëlqejë me pamjen e saj e bukur, elegante dhe në super formë.

The post FOTO/ E mbani mend? Ja sa paska ndryshuar Nermini appeared first on Albeu.com.

Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Vorë. Mësohet se rreth orës 20:30 në dalje të Vorës është përplasur për vdekje një këmbësor. Viktima është përplasur nga një makinë dhe si pasojë e plagëve nuk ka mbijetuar.

Viktima është një 66-vjeçari i identifikuar me inicialet K.L. Shoferi i mjetit, një 53-vjeçar është shoqëruar nga policia. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Vorë/Informacion paraprak. Me datë 25.08.2025, rreth orës 20:30, në dalje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin J. T., rreth 53 vjeç, ka përplasur këmbësorin shtetasin K. L., rreth 66 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit,” thuhet në njoftimin e policisë.

The post Aksident i rëndë në Vorë, makina përplas për vdekje 66-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Trump propozon urdhër të ri ekzekutiv: Burg kush djeg flamurin e SHBA

✇Albeu
By: M C

“Një vit burg kush djeg flamurin amerikan’’ – ky është urdhëri që ka propozuar presidenti amerikan Donald Trump.

Trump ka nënshkruar sot një urdhër ekzekutiv që ngarkon Departamentin e Drejtësisë të hetojë rastet e djegies së flamurit amerikan, duke propozuar që autorët të akuzohen për nxitje të trazirave dhe të dënohen me një vit burg pa lirim të parakohshëm.

Sipas këshilltarëve të tij, ky veprim nuk bie ndesh me Amendamentin e Parë, megjithëse Gjykata Supreme në vitin 1989 e cilësoi djegien e flamurit si “fjalim simbolik” të mbrojtur nga kushtetuta.

Trump është shprehur prej kohësh pro ndalimit të kësaj praktike. Sondazhet tregojnë se shumë amerikanë mbështesin ndalimin e djegies së flamurit, me 59% që e konsiderojnë atë të papranueshme edhe gjatë protestave.

The post Trump propozon urdhër të ri ekzekutiv: Burg kush djeg flamurin e SHBA appeared first on Albeu.com.

Basti i madh i Tares, Milani blen sulmuesin e ri për 24 milionë euro

✇Albeu
By: M C

Konrad Harder do të jetë lojtari më i ri i Milanit, ndërsa është arritur marrëveshja për blerjen e tij nga Sportingu i Lisbonës. Përfaqësuesit e lojtarit janë takuar sot me drejtuesit e kuqezinjve dhe mbetet vetëm mbërritja e Harder në Milano.

Do të jetë transferim përfundimtar dhe jo huazim siç raportohej fillimisht. Milani duhet të paguajë 24 milionë euro bashkë me bonuset, që mund të shkojnë deri në 3 milionë euro.

20-vjeçari mund të quhet edhe basti i madh i Igli Tares dhe drejtuesve të tjerë. Besimi është i madh që do bëjë mirë në Seria A, teksa kontrata e firmosur prej tij do të jetë 5-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon.

Harder laergohet me 12 gola të shënuar dhe 7 të tjerë të asistuar te Sportingu. Milani po kërkonte prej kohësh për një futbollist për qendrën e sulmit, dhe kështu e ka realizuar objektivin me sukses. Më parë Viktor Bonifejs dhe Rasmus Hojlund qëndronin po ashtu si alternativa.

The post Basti i madh i Tares, Milani blen sulmuesin e ri për 24 milionë euro appeared first on Albeu.com.

Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime

✇Albeu
By: M C

Vendimi i Kolegjit Zgjedhor i ka dhënë drejtim sherrit të ditëve të fundit mes dy ish-aleatëve, Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit për “karrigen” në Parlament.

Ditën e sotme Kolegji Zgjedhor i dha mandatin zonjës Ana Dajko duke lënë jashtë Kuvendit Adriatik Lapajn dhe kandidaten e tij.

I ftuar në Neës 24, Lapaj u shpreh se ndihet i tradhtuar nga Endri Shabani.

Ndërsa tha se e ka pasur mik prej 12 vitesh dhe se Shabani ka ngrënë bukë në shtëpinë e tij, ai shtori se nuk e ka pritur këtë nga ai. Sipas Lapajt, gjithë sistemi u bë kundër, që ai mos të shkojë në parlament.

“Ne nuk kemi pasur luftë për një mandat, por për lista të hapura. Nëse do të doja që të isha në atë parlament, do e kisha të thjeshtë, sepse kam firmosur unë atë listë.

Por ne kemi dashur të hapim garën. Ne e bëmë marrëveshjen për qytetarët, beteja ka qenë gjithmonë për garën. Sa do e mbaj unë fjalën apo jo, duhet të merrja mandatin, e pastaj mund të gjykohesha. Duhet të ecnim vetëm në rrugën tonë, unë dhe z Shabanaj e shohim politikën pak ndryshe. Nuk na bën deputetllëku që të mbajmë anën e së drejtës, ne jemi përfaqësues të 80 mijë qytetarëve. Më kanë kërkuar, unë kam refuzuar që të bëhem palë me pushtetin.

U bë padrejtësi, do qëndroj deri në fund në parimet e mia dhe në parimet tona. “Shqipëria bëhet” është lëvizje model. Angazhimi ynë do jetë akoma më i fortë. Beteja jonë nuk do jetë në parlament.

Dajko është zonjë e nderuar, është nëna e një prej kandidatëve tanë. Beteja do jetë rrugëve të atdheut. Ndihem i tradhtuar nga z Shabani, ishte mik i imi për 12 vite, ka ngrënë bukë në shtëpinë time. Kjo ishte arsye pse ula vigjilencën, sepse nuk e prisja që mund të ndodhte nga një shok dhe mik, se e kam pasur shok. Beteja jonë do jetë që të përfaqësohemi nga ata njerëz që duan votuesit. Njerëzit do na mbështesin, sepse kandidatët tanë janë njerëz me formim të shkëlqyer.”

The post Kolegji Zgjedhor ia dha mandatin tezës, Lapaj i zhgënjyer: Ndihem i tradhtuar nga Endri Shabani, 12 vite miqësi, ka ngrënë bukë tek shtëpia e nënës sime appeared first on Albeu.com.

Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë

✇Albeu
By: M C

Janë publikuar këtë të hënë rezultatet për studentet fitues të cilët presupozohet që janë ata ekselentët. 9.7 është mesatarja e studentëve fitues në degën Mjekësi e Përgjithshme të cilët do të jenë dhe mjekët e ardhshëm.

Në Universitetin e Mjekësisë mund të aplikojnë maturantët që kanë mesatare 8.5 ,por përveç mesatares për mjekësi te përgjithshme maturantet kalojnë një tjetër filtër siç është testimi i informatizuar ku janë përzgjedhur 436 me te mirët .

Për vitin 2025- 2026 aplikuan 2029 maturantë, u testuan 1202 dhe u përzgjodhën 436.

Por cilat janë degët më të preferuara në këtë universitet për maturantët që nuk e arrijnë degën mjekësi e përgjithshme? Sipas prof. dr. Xheladin Dracini është stomatologjia dhe farmacia.

Në degën stomatologji aplikuan 2739 dhe u pranuan 384. Në degën e farmacisë aplikuan 2327 dhe u pranuan 110.

Maturantët kanë të drejtë të ankimojnë rezultatin deri ne datën 27 gusht dhe në datën 29 gusht fillon regjistrimi i tyre pranë universiteteve.

The post Publikohen rezultatet e konkursit për mjekësinë, janë pranuar 436 aplikantë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës

✇Albeu
By: M C

Bashkitë në vend kanë nisur punën për emërimin e administratorëve dhe drejtorëvë të rinj pas urdhrit që dha kryeministri Edi Rama pak kohë për parë për “vetëpastrimin” e bashkive. Mësohet se Bashkia e Durrësit ka emëruar nënkryetarin e ri.

Këtë post tashmë e mban Egert Hoxha. Mësohet se ai është nga sektori i energjisë dhe se për më shumë se një vit drejtoi OSHEE Durrës. Hoxha gjithashtu ka qenë drejtor i kontrollit dhe zbatimit të standardeve në Drejtorinë e Përgjithshme të OSHEE-së, Tiranë.

Ai tashmë do të zëvëndësojë Renis Mullaj. Mullaj mori drejtimin e Spitalit rajonal Durrës pas fitimit të mandatit të deputetit nga drejtori i mëparshëm, Ani Dyrmishi. Edhe Bashkia e Cërrikut ka nisur lëvizjet e para duke bërë disa emërime.

The post EMRI/ Emërohet nënkryetari i ri i Bashkisë Durrës appeared first on Albeu.com.

Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës

✇Albeu
By: M C

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 36-vjeçares shqiptare, Marjola Nakoleci. Mësohet se fëmijët e saj të mitur ndonesë të pafuqishëm kundrejt babai të tyre kanë tentuar të shpëtojnë nënën nga duart e 40-vjeçarit. Mësohet se djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën.

36-vjeçarja teska tentoi të largohej duke dalë nga pallati ku jetonin por 40-vjeçari e kapi dhe e goditi duke e vrarë. Djali i tyre mësohet se iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë.

Tentativa e të riut nuk pati sukses pasi babai i tij ishte më i fortë fizikisht dhe arriti të godiste bashkëshorten për vdekje dhe më pas u arratis. Edhe vajza u përpoq të ndihmonte nënën por nuk ia doli dhe pa me sytë e saj një masakër të rëndë që nuk do ta harrojë kurrë që u shkaktua nga vetë babai i saj.

Sipas saj debatet e mëparshme nuk kanë qenë kaq të mëdha sa ndodhi ditën fatale. Ajo u shpreh se babai i saj kishte nisur punë dhe ishte qetësuar. Ditën e ngjarjes çifti debatuan dhe sipas vajzës 36-vjeçarja i tha bashkëshortit që të ndahen.

Vajza shtoi se babai i saj veproi shpejt dhe e goditi me thikë 36-vjeçaren. Nëna sipas saj po bërtiste ndërsa ai e kapi nga flokët dhe e hodhi në tokë. Ajo shtoi se gjithçka ndodhi papritur dhe në sy të saj.

The post Djali 13-vjeçar tentoi të shpëtonte Marjola Nakolecin, iu hodh në qafë babait për ta ndaluar, 36-vjeçarja dha frymën e fundit në duart e vajzës appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra në gjithë territorin, 4 ende aktive

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin së fundmi mbi situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 10 vatra zjarri: 6 prej tyre janë shuar plotësisht, 4 vijojnë të jenë aktive.

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Pishë-Poro të Vlorës, zjarri i rënë në një terren ranor në fshatin Delisuf të njësisë administrative Novoselë është favorizuar nga era dhe ka marrë një shtrirje të madhe në drejtim të fshatit Pishë-Poro.

Terreni ranor nuk mundëson operimin me mjete zjarrfikëse edhe pse 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vatrat e tjera aktive janë ato në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë, ku zjarri është riaktivizuar ditën e sotme në afërsi të piramidës 15. Në terren janë të angazhuar forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, bashkia Tiranë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen në gatishmëri të pandërprerë 24 orë zjarrfikësit lokalë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vetë vatrës së zjarrit.

Në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Në vendngjarje po operojnë 3 grupe shërbimi nga MZSH Skrapar. Situata raportohet nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.

The post Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: 10 vatra në gjithë territorin, 4 ende aktive appeared first on Albeu.com.

Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Jam i pakënaqur, duhet t’i japim fund këtij makthi

✇Albeu
By: M C

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali në Gaza.

Sipas mediave të huaja, Trump mes të tjerash tha se nuk ishte më herët në dijeni të këtij sulmi.

“Nuk jam i kënaqur me këtë. Nuk dua ta shoh”, u ka thënë Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë.

“Në të njëjtën kohë, duhet t’i japim fund atij…makthi”, shtoi më tej Trump.

Siç kemi raportuar sot, të paktën 20 persona janë vrarë në një sulm ndaj Spitalit Nasser – përfshirë pesë gazetarë.

Ky është episodi më i fundit në një luftë që ka qenë një nga konfliktet më vdekjeprurëse për gazetarët.

The post Trump pas sulmit izraelit në spitalin në Gaza: Jam i pakënaqur, duhet t’i japim fund këtij makthi appeared first on Albeu.com.

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

✇Albeu
By: M C

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura, të cilat gradualisht pas mesditës do të vijnë në shpërbërje.

Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 11 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 12 m/s.

The post A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat appeared first on Albeu.com.

Bllokohet propozimi në Bosnje-Hercegovinë për nominimin e Trump për Çmimin Nobel

✇Albeu
By: M C

Anëtarët e Presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Denis Beqiroviq, kanë refuzuar të përfshijnë në agjendën e Presidencës një iniciativë të anëtares, Zhelka Cvijanoviq për ta nominuar presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për Çmimin Nobel për Paqe, raporton Televizioni publik i Republikës Sërpska.

Cvijanoviq ka bërë të ditur më parë se ajo do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel në Komitetin e Nobelit.

“Presidenti amerikan e meriton këtë nominim sepse, përmes angazhimit të tij diplomatik dhe autoritetit personal, ai ka arritur rezultate që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe kanë kontribuuar në stabilizimin e shumë krizave në botë”, ka thënë ajo në letrën e përgatitur për propozim.

Sipas saj, “mirënjohja për përpjekjet e tij dhe arritjet në fushën e paqes” arsyetojnë vendimin e Presidencës së Bosnje-Hercegovinës për ta nominuar presidentin Trump për Çmimin Nobel për Paqe.

Më 31 korrik 2023, SHBA-ja e ka futur Cvijanoviqin në listën e personave të sanksionuar, për shkak të kërcënimit të Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe, si dhe të integritetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës.

Asambleja Kombëtare e Republikës Sërpska i ka miratuar dy ligje anti-Dejton, që kanë të bëjnë me mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Bosnje-Hercegovinës dhe të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt.

Të dyja ligjet janë pezulluar nga Schimdt, mirëpo autoritetet e Republikës Sërpska i kanë çuar përpara procedurat dhe kanë insistuar se nuk do t’i respektojnë vendimet e Përfaqësuesit të Lartë, çka ka thelluar edhe më shumë krizën institucionale në Bosnje-Hercegovinë.

Edhe presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, i cili ka qenë propozuesi i ligjeve për mosrespektim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, është nën sanksione amerikane.

SHBA-ja ka vendosur sanksione të reja kundër Dodikut më 5 janar 2022, përveç atyre të vitit 2017, për rrezikim të Marrëveshjes së Dejtonit.

Çmimi Nobel për Paqe është njëri prej pesë çmimeve Nobel.

Ai u ndahet individëve apo organizatave që kanë bërë kontribute të mëdha për paqen në botë, kryesisht përmes promovimit të vëllazërisë mes kombeve, çarmatosjes dhe paqes.

Çmimi e ka nismëtar Alfred Nobelin dhe është ndarë prej Komitetit Norvegjez të Nobelit prej vitit 1901. Ceremonia mbahet çdo vit, më 10 dhjetor, në Osllo.

Fituesit shpërblehen me medalje, diplomë dhe para të gatshme./rel

The post Bllokohet propozimi në Bosnje-Hercegovinë për nominimin e Trump për Çmimin Nobel appeared first on Albeu.com.

Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese

✇Albeu
By: M C

Në Bashkinë e Cërrikut ka nisur rikonstrukturimi dhe reformimi i stafit të pushtetit vendor, nismë kjo e ndërmarrë me urdhër të kryeministrit Edi Rama për një riorganizim të thelluar të strukturave drejtuese në vend.

Deri më tani janë emëruar në detyrë dy drejtues të njësive administrative nga 4 në total në Cërrik. Bëhet fjalë për njësinë administrative Klos ku Elis Duzha ka zëvendësuar Arjan Gribën. Ndërkohë në njësinë administrative Gostimë, Eneo Taçja ka pasuar në detyrë, Gëzim Kadiun. Të pandryshuar mbeten drejtuesit e njësive administrative Mollas dhe Shalës ku drejtues përkatësisht janë Xhevdet Sade dhe Brunilda Kurti.

Ndryshime janë bërë dhe në nivel drejtorish. Olti Bozi është emëruar në krye të drejtorisë së Shërbimeve Publik ndërsa në krye të Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, është komanduar Florian Qosja.

Ndërkohë në një kohë të shkurtër priten që në këtë bashki të emërohen dhe dy nënkryetarët e rinj ndërsa kryebashkiaku Andis Salla është shprehur se të gjitha emërimet në institucion janë duke u zhvilluar në transparencë të plotë.

The post Emërohen administratorë dhe drejtorë të rinj në Cërrik, ja emrat që do të marrin pozicionet drejtuese appeared first on Albeu.com.

Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi t’i shpëtonte sulmit nga bashkëshorti, ja çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore

✇Albeu
By: M C

Nga ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer mbi trupin e Marjola Nakolecit është zbuluar se 36-vjeçarja ka gjetur vdekjen nga plagët e marra në gjoks. Mësohet se viktima kishte një plagë me mjet të mprehtë e cila i shkaktoi vdekjen.

Mediat greke raportojnë se shqiptarja kishte edhe plagë në qafë nga mjeti i përdorur nga autori i krimit. Ajo kishte plagë edhe në pjesë të tjera të trupit çka tregon se shqiptarja u përpoq të mbrohej. Pandeli Nakoleci është shprehur se ai e donte bashkëshorten e tij dhe se nuk donte ta lëndonte thjesht kishte qëllim ta trembte.

Sipas tij persona të tretë shkatërruan marrëdhënien e tyre gjë e cila e bëri që ai të humbte mendjen dhe të ndërmerrte një akt të tillë. Ai ka ngritur akuza se gruaja e tradhëtonte dhe se ajo i ka dërguar foto dhe video me partnerin e ri. 40-vjeçari ka deklaruar se 36-vjeçarja kishte humbur një fëmijë i cili sipas tij nuk ishte i tij por i partnerit tjetër të shqiptares.

Nga ana tjetër motra e Marjolës ka hedhur akuza ndaj kunatit të saj se ai ka abuzuar me 36-vjeçaren gjatë martesës. Sipas saj motra e saj duroi dhunë fizike dhe seksuale. Ajo shtoi se bashkëshorti i saj e përdhunonte dhe e linte shtatzënë, me qëllim që ta mbante robëreshë e të mos divorcohej. Motra e viktimës zbuloi se familja dinte për abuzimin, por nuk paraqiti asnjëherë denoncim tek autoritetet.

The post Plaga në gjoks ishte fatale/ Marjola Nakoleci mori disa prerje teksa tentoi t’i shpëtonte sulmit nga bashkëshorti, ja çfarë zbuloi ekspertiza mjeko-ligjore appeared first on Albeu.com.

Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës

✇Albeu
By: M C

Futbolli shqiptar ka humbur një tjetër figurë të njohur.

Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një emër i respektuar i viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.

Tafaj ishte pjesë e një prej brezave më të spikatur të bardhebluve, me të cilët fitoi tre herë titullin kampion të Shqipërisë, duke u shquar për kontributin e tij të çmuar në sukseset e klubit. Përveç Tiranës, ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë kryeqytetit.

Me ndarjen nga jeta të Bujar Tafajt, shuhet një tjetër figurë që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar, duke mbetur në kujtesën e sportdashësve si një prej portierëve të shquar të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

The post Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-portieri i njohur i Tiranës appeared first on Albeu.com.

Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika

✇Albeu
By: M C

Gjeografia e shtetasve të huaj që vijnë në Shqipëri për të punuar, bashkim familjar apo arsye të tjera sa vjen e po zgjerohet. INSTAT raportoi se shtetasit nga India dhe Italia kanë pasur numrin më të madh të aplikimeve për leje qëndrimi në 2024-n. Rritje shënuan dhe Amerika, Afrika dhe Oqeania.

Në fund të vitit 2024, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezultoi 21.940, duke pësuar rritje me 2,2 %, krahasuar me vitin 2023, raportoi INSTAT. Nga këta gati 12 mijë janë për të punuar.

61,9 % e të huajve me leje qëndrimi dominohet nga meshkujt, kundrejt femrave me 38,1 %;

Grupmosha më e përfaqësuar është ajo 30–39 vjeç, me 24,6 % të të huajve gjithsej;

Sipas INSTAT, numri i aplikimeve për leje qëndrimi në Shqipëri, në vitin 2024 shënoi rritje prej 6,0 %, krahasuar me vitin 2023. Shtetasit nga Italia dhe India përbëjnë 28,8 % të aplikimeve.

Europa zë pjesën më të madhe me 65,5 % (14.367 persona me leje qëndrimi), duke shënuar një rënie prej 5,6 %, krahasuar me 2023. Edhe Azia ka shënuar rritje të ndjeshme me 20,1 % (4.545 persona). Amerika, Afrika dhe Oqeania shënuan rritje me 23,4 % (3.028 persona).

Të huajt me origjinë nga Kosova, Italia dhe Turqia përbëjnë numrin më madh të të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri;

Punësimi është arsyeja kryesore: 54,3 % e lejeve të qëndrimit ndjekur nga:
– bashkimi familjar: 24,5 %;
– arsye të tjera: 16,3 %;
– studimi: 4,0 %;
-qëllime humanitare: 0,9 %.

Në 2024 u identifikuan 1.540 të huaj të parregullt në territorin e Shqipërisë, duke shënuar një rënie të konsiderueshme, krahasuar me 6.630 në vitin 2023.

Në vitin 2024, të huajt me origjinë nga Kosova janë 4.592 banorë, duke shënuar një rritje me 23,7 %, krahasuar me 2023, ndërsa të huajt me leje qëndrimi në Shqipëri me origjinë nga Italia janë 3.763 banorë, duke shënuar një rritje me 11,5 %, krahasuar me 2023./MONITOR

The post Në Shqipëri ka rreth 22 mijë të huaj, 54% janë për punë, kryesojnë India e Italia, rritet Afrika appeared first on Albeu.com.

Pas 60 vitesh, një president sirian do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së

✇Albeu
By: M C

Presidenti i përkohshëm sirian, Ahmed al-Sharaa do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Fjalimi i cili pritet të mbahet muajin tjetër, do të jetë i pari që mbahet në Asamble nga një president sirian.

Burimi, i cili preferoi të mbetet anonim për shkak se nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht, theksoi se Sharaa do të jetë pjesëmarrës në Asamblenë dhe do t’i drejtohet me një fjalim delegacioneve të pranishme, raportoi gazeta The Times of Israel. Kjo do të jetë hera e parë që një president sirian mban një fjalim para këtij forumi ndërkombëtar që nga viti 1967.

Sharaa erdhi në pushtet pasi forcat rebele të drejtuara prej tij rrëzuan regjimin e mëparshëm të Bashar al-Assad në dhjetor të vitit të kaluar.

Në muajin maj të këtij viti, ai zhvilloi një takim në Riad me presidentin amerikan Donald Trump, i cili më pas deklaroi se Shtetet e Bashkuara planifikojnë të heqin sanksionet kundër Sirisë.

The post Pas 60 vitesh, një president sirian do mbajë fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së appeared first on Albeu.com.

Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës.

Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve.

The post Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës appeared first on Albeu.com.

❌