❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Haradinaj akuzon QeverinĂ« pĂ«r “dorĂ«zim tĂ« bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do tĂ« kalojĂ« pa pĂ«rgjegjĂ«si

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër ndaj situatës së krijuar pas shkyçjeve masive të bizneseve nga rrjeti elektrik nga kompania KEDS.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« nĂ« Facebook, Haradinaj e ka quajtur “shkatĂ«rrues dhe tĂ« qĂ«llimshĂ«m” vendimin, duke akuzuar drejtuesit e ZyrĂ«s sĂ« Kryeministrit se “i kanĂ« lĂ«nĂ« bizneset e KosovĂ«s nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« mafias energjetike, pĂ«r tĂ« trashur xhepat e tĂ« dĂ«gjueshmĂ«ve tĂ« tyre”.

Ai paralajmëroi se ky veprim nuk do të kalojë pa përgjegjësi.

“Rrethi po ju ngushtohet çdo ditĂ«, dhe ky fund nuk do tĂ« jetĂ« i mirĂ« pĂ«r ta, pashmangshĂ«m do tĂ« pĂ«rballen me ligjin. Kosova ka me u liru nga kĂ«ta gangsterĂ« me agjenda tĂ« dyshimta”, ka thĂ«nĂ« Haradinaj.

Ndërkohë, KEDS njoftoi të shtunën se ka nisur shkyçjen e rreth 450 bizneseve nga rrjeti elektrik, pasi ka përfunduar afati i përcaktuar që ato të lidhin marrëveshje me furnizues të licencuar të energjisë.

The post Haradinaj akuzon QeverinĂ« pĂ«r “dorĂ«zim tĂ« bizneseve te mafia energjetike”: Ky veprim nuk do tĂ« kalojĂ« pa pĂ«rgjegjĂ«si appeared first on Telegrafi.

Kosova kryeson nĂ« matjet globale pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mirĂ«qenies: Çka tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat?

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë.

Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë?

Gjatë dekadës së fundit, përqindja e qytetarëve që thonë se jeta e tyre po ecën shumë mirë është përmirësuar për 20 pikë përqindjeje (ose më shumë) në 12 shtete të botës, përfshirë disa të rajonit, si Serbia e Bosnje e Hercegovina. Ndryshim të ngjashëm, por negativ, ka përjetuar edhe Zvicra.

Megjithatë, asnjë shtet në botë nuk ka shënuar ndryshim më të madh sesa Kosova, ku përqindja e qytetarëve të kënaqur është rritur nga 11 në 51 për qind.

PĂ«r autorĂ«t e kĂ«tij hulumtimi, tĂ« publikuar nĂ« fund tĂ« korrikut tĂ« kĂ«tij viti, “ta kuptosh se si njerĂ«zit e vlerĂ«sojnĂ« jetĂ«n e tyre Ă«shtĂ« njĂ« matĂ«s i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i progresit njerĂ«zor” pasi, sipas tyre, format e tjera tĂ« matjes sĂ« progresit – si pĂ«rmes Prodhimit tĂ« BrendshĂ«m Bruto (PBB) – “nuk arrijnĂ« tĂ« tregojnĂ« nĂ«se njerĂ«zit po jetojnĂ« mirĂ«â€.

Sipas tyre, tani raportohet një nivel më i lartë i kënaqshmërisë me mirëqenien për shkak se ka më shumë optimizëm për standardin e jetës, për liritë personale dhe mirëqenien e fëmijëve.

Përpos ndjenjës së respondentëve, qendra Gallup i bazon matjet e tyre në disa indikatorë.

Kur raportuan se jeta e tyre po ecën shumë mirë, qytetarët e Kosovës thanë se kanë më pak probleme shëndetësore; më pak ditë kur kanë qenë të sëmurë; më pak shqetësim, stres, mërzi e zemërim; dhe më shumë lumturi, kënaqësi, interesim dhe respekt.

Ky trend pozitiv vërehet edhe kur merret parasysh mesatarja në botë. Numri i atyre që e vlerësojnë jetën e tyre pozitivisht po rritet me kalimin e viteve, ndërsa i atyre që thonë se po vuajnë po zvogëlohet.

Sipas Qendrës Gallup, përmirësimi vërehet te të rinjtë e të vjetrit, te burrat e te gratë, por jo në të gjitha rajonet njësoj.

Mënyra se si Gallup i bën këto matje është e thjeshtë. Qytetarëve u shtrohet kjo pyetje:

Mendojeni një shkallë me nivele nga 0 deri në 10. Niveli i dhjetë simbolizon jetën më të mirë të mundshme për juve dhe niveli zero simbolizon jetën më të keqe të mundshme për juve. Në cilin nivel do ta vendosnit veten sot? Po pas pesë vjetësh?

PĂ«rgjigjet nga 0 deri nĂ« 4 llogaritet si i pĂ«rkojnĂ« kategorisĂ« “nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ«â€, nga 4 deri nĂ« 7 “nĂ« vĂ«shtirĂ«si”, dhe mbi 7 “nĂ« gjendje tĂ« mbarĂ«â€.

Edhe rezultati është i thjeshtë. Në botë, mesatarja e përgjigjeve për vitin e kaluar ishte 5.9, ndërsa pritshmëritë për të ardhmen arritën nivel më të lartë, me përgjigje mesatare prej 7.2./Radio Evropa e Lirë/

The post Kosova kryeson nĂ« matjet globale pĂ«r pĂ«rmirĂ«sim tĂ« mirĂ«qenies: Çka tregojnĂ« tĂ« dhĂ«nat? appeared first on Telegrafi.

Shqiptari nĂ« Greqi qĂ« shpĂ«toi delet nga flakĂ«t, shpallet “hero”

Një shqiptar 33-vjeçar ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Greqi, pasi një video e tij duke shpëtuar një dele nga një zjarr masiv në Patra u bë virale.

Olsien Muçobega, i cili ishte mbi motor, mbante kafshën në krah duke e larguar me shpejtësi nga zona e rrezikut. Ky akt i guximshëm dhe njerëzor i të riut nga Tepelena u përjetua me emocion nga publiku grek, duke e kthyer atë në simbol të solidaritetit dhe humanizmit në një ditë të mbushur me tragjedi.

Sipas raportimeve nga mediat vendase, ky nuk ishte rasti i vetëm kur Muçobega ndërhyri për të shpëtuar jetë. Ai rrëfeu se gjatë të njëjtës ditë arriti të nxjerrë nga rreziku edhe disa qen, të cilët ishin lënë të lidhur dhe të braktisur nga pronarët e tyre.

“A e keni idenĂ« sa qen shpĂ«tuam? ShumĂ« prej tyre ishin tĂ« lidhur. MĂ« thyhet zemra kur mendoj se njerĂ«zit i lĂ«nĂ« kafshĂ«t nĂ« atĂ« gjendje. Kjo Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se neglizhencĂ«, Ă«shtĂ« kriminale”, tha ai me indinjatĂ«.

Olsien, i cili ka ardhur në Greqi në moshën 3-vjeçare, ka kaluar jetën duke punuar në profesione të ndryshme, si bojaxhi, shpërndarës dhe punëtor në restorante. Ai është i martuar me një grua greke dhe ka dy fëmijë, Georgianna dhe Jasona.

Pavarësisht se jeton në Greqi që fëmijë, ai vazhdon të hasë vështirësi me dokumentacionin, duke theksuar me zhgënjim:

“Nuk arrij tĂ« marr lejen qĂ« mĂ« takon, edhe pse duhet tĂ« kisha pasaportĂ«n greke prej kohĂ«sh”.

Në ditën e zjarrit, Olsieni ndodhej në vendngjarje së bashku me anëtarë të një shoqate lokale, duke ndihmuar zjarrfikësit në përpjekjet për të frenuar flakët. Ai e përshkruan veten si një njeri me pasion të madh për kafshët dhe dëshirën për të ndihmuar çdo qenie të gjallë në rrezik. Kafshët që shpëtoi i përkisnin një fermeri të moshuar që përpiqej me të gjitha forcat të mbronte pronën e tij.

Edhe pse shumëkush e cilëson si hero, Olsien vetë nuk i jep këtij veprimi një ngjyrë të tillë. Për të, ishte thjesht një reagim i natyrshëm për të bërë atë që duhej, në një moment kur jeta dhe natyra ishin nën kërcënimin e shkatërrimit./Euronews Albania

The post Shqiptari nĂ« Greqi qĂ« shpĂ«toi delet nga flakĂ«t, shpallet “hero” appeared first on Telegrafi.

Promovimi i turizmit malor, fillon festivali Via Dinarica Kosovo në Pejë

Në qytetin e Pejës ka filluar sot edicioni i parë i festivalit Via Dinarica Kosovo, një ngjarje që synon të promovojë turizmin malor, prodhimet vendore dhe trashëgiminë kulturore të rajonit.

Aktiviteti po organizohet nga Fondacioni Utalaya me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim në Zhvillim dhe do të zgjasë deri më 17 gusht, raporton KosovaPress.

Festivali u hap me Panairin e Produkteve Vendore dhe turin virtual tĂ« “Via Dinarica Kosovo”, ku vizitorĂ«t patĂ«n mundĂ«sinĂ« tĂ« njihen me ofertat gastronomike e artizanale tĂ« zonĂ«s.

Ceremonia zyrtare e hapjes, e mbajtur në mbrëmje, përfshiu fjalime nga përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, mes tyre ambasadori i Italisë në Kosovë, zyrtarë të komunave të Pejës dhe Junikut, si dhe përfaqësues të federatave sportive.

Gjatë ceremonisë u bë edhe prezantimi i markës Via Dinarica Kosovo, një hap i rëndësishëm për promovimin e kësaj rruge malore si destinacion turistik.

Kryetarja e fondacionit “Utalaya”, Uta Ibrahimi, tha se ky projekt do t’i bĂ«jĂ« njerĂ«zit nga gjithĂ« bota tĂ« bien zĂ« dashuri me malet tona.

“Kemi sjellĂ« blogerĂ«, gazetarĂ« nga e gjithĂ« bota, qĂ« tĂ« ecim sĂ« bashku me ne nĂ« shtegun e Via Dinarica, Kemi prodhuar njĂ« dokumentar, tĂ« cilin ju ftoj ta shohim bashkĂ« nesĂ«r si premierĂ« dhe sot, gjersa e hapĂ«m kĂ«tĂ« festival, po e mbyllim edhe njĂ« projekt shumĂ« fantastik, sepse Via Dinarica Kosova nuk Ă«shtĂ« mĂ« vetĂ«m njĂ« projekt tjetĂ«r po me shumĂ« siguri mund tĂ« them qĂ« Via Dinarica pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« Ă«shtĂ« njĂ« shtet qĂ« rri, qĂ« frymon qĂ« pret hapat e ardhshĂ«m. ËshtĂ« ftesĂ« pĂ«r tĂ« ardhur pĂ«r tĂ« parĂ«, pĂ«r t’i dashuruar malet tonĂ«, ashtu sikurse ju duam edhe ne,” tha Ibrahimi.

Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Maurizio Antonini, tha se ky projekt është hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të trashëgimisë natyrore në Kosovë.

“Ky event Ă«shtĂ« njĂ« festim i trashĂ«gimisĂ« sĂ« pasur natyrore tĂ« KosovĂ«s dhe njĂ« testament i vlerave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta tĂ« bashkĂ«punimit dhe kĂ«mbimit kulturor qĂ« na bashkojnĂ« tĂ« gjithĂ«ve. ia Dinarica Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se njĂ« shteg, Ă«shtĂ« njĂ« urĂ« qĂ« bashkon komunitete dhe kalon kufij, nxit dialog mes kulturave dhe sjell njerĂ«z sĂ« bashku me shpirtin e zbulimit, respektit dhe kuptimit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t. Nga projekti Natur Kosova e mbĂ«shtetur nga Agjencia Italiane pĂ«r zhvillim dhe bashkĂ«punim, e implementuar nga organizata italiane Voluntari nel mondo dhe partneri lokal Utalaya foundation, po bĂ«jmĂ« hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« nĂ« pah trashĂ«giminĂ« unike natyrore dhe kulturore tĂ« KosovĂ«s”, tha ai.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari tha se hapja e shtegut Via Dinarica paraqet një hap të madh drejt integrimit të vendit drejt familjes së madhe evropiane.

“Ndjehem e lumtur qĂ« hapim sot festivalin Via Dinarica Kosova, duke filluar nĂ« PejĂ«, pĂ«r tĂ« vazhduar edhe nĂ« Junik e Deçan, tĂ« vendit tonĂ«, KosovĂ«, me natyrĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme, me njĂ« trashĂ«gimi kulturore e historike tĂ« pasur e tĂ« larmishme me malin MahnicĂ« dhe resurset natyrore dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishmja me njĂ« rini dinamike, me shumĂ« talent e shpirt, ndĂ«rmarrĂ«sie dhe kulturĂ« moderne, me vlerat tona kombĂ«tare drejtĂ« integrimit nĂ« familje

tonĂ« evropiane. MĂ« vjen mirĂ« qĂ« ky festival, po e shĂ«non edhe fazĂ«n pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« njĂ« projekti shumĂ« tĂ« suksesshĂ«m tĂ« turizmit nĂ« KosovĂ«, projekti NaturĂ« Kosova, qĂ« ka kontribuar nĂ« zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m pĂ«rmes aktiviteteve lidhur me trashĂ«giminĂ« natyrore e kulturore nĂ« KosovĂ« dhe zhvillimin e turizmit tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« shtetit, Via Dinarica, me rĂ«ndĂ«si strategjike pĂ«r vendin tonĂ«â€, tha Hajdari.

DitĂ«t nĂ« vijim do tĂ« sjellin aktivitete tĂ« ndryshme, pĂ«rfshirĂ« garĂ«n malore “Podi i Jakupit-Pepaj”, diskutime me blogerĂ« e udhĂ«tarĂ«, premierĂ«n e dokumentarit “Via Dinarica Kosovo” dhe koncerte nga artistĂ« vendorĂ«. Festivali synon tĂ« krijojĂ« njĂ« platformĂ« bashkĂ«punimi mes komuniteteve vendore, operatorĂ«ve turistikĂ« dhe institucioneve, duke nxitur zhvillimin e turizmit nĂ« KosovĂ«.

The post Promovimi i turizmit malor, fillon festivali Via Dinarica Kosovo në Pejë appeared first on Telegrafi.

“1 milionĂ« euro dĂ«m nĂ« blegtori”/ EkspertĂ«t: U dogjĂ«n mijĂ«ra bagĂ«ti e koshere bletĂ«, shifrat pritet tĂ« rriten!

Flakët e zjarrit që dogjën fshatrat e Shqipërisë kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në familjet që zjarri u dogji shtëpinë apo gjënë e gjallë.

Demi më tani, vetëm në sektorin e blegtorisë, dëmi përllogaritet te 1 milion euro, pasi sipas të dhënave janë djegur 1000 koshere bletë dhe 4000 krerë bagëti, por kjo shifër në ditët e ardhshme mund të jetë shumë herë më lartë, pasi trupa inspektuese e veterinerëve ende nuk ka rritur të shkojë të gjithë fshatrat e djegur.

“PĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« njĂ« pĂ«rllogaritje tĂ« thjeshtĂ«, duke pasur parasysh qĂ« njĂ« koshere bletĂ«sh shkon 250-300 euro, nga 1000 bletĂ« tĂ« dĂ«mtuar 300 mijĂ« euro dĂ«m kemi vetĂ«m tek bletĂ«t. NĂ«se llogarisim mĂ« pas numrin e blegtorisĂ« sĂ« djegur qĂ« shkon diku tek 4000 dhe njĂ« kokĂ« kushton 150-200 euro vlera e dĂ«mit shkon tek 900 mijĂ« euro”, thotĂ« eksperti i ekonomisĂ«, Klodian Muço.

Teksa dimë që do të subvencionohen fermerët për kafshët e djegura, nga ana tjetër ende nuk ka një vendim nëse do të veprohet me të njëjtën formë me ato ferma, ku sëmundja e murtajës u shfarosi delet dhe dhitë. si pasojë e këtij infeksioni, deri më tani janë groposur 2164 të imta.

Por zjarri nuk dogji vetëm shtëpi dhe kafshë, por edhe mijëra hektarë tokë me të mbjella si ullishta apo pemë drufrutore, për këto të fundit ende nuk ka asnjë statike se sa është sipërfaqja e djegur dhe a do të do dëmshpërblehet bujku shqiptar

“Duhet tĂ« keni parasysh qĂ« 1 hektarĂ« pyll kushton 15-25 mijĂ« euro çdo gjĂ« ka kosto pa llogaritur shtĂ«pitĂ« e djegura”, shpjegon Muço.

Por, zjarret e qëllimshme apo jo, nuk janë një ngjarje e re për Shqipërinë, pasi për çdo verë, mijëra hektarë tokë në vendin tonë pushtohet nga flakët, dhe për këtë sipas ekspertit të ekonomisë, qeveria duhet të jetë gati edhe financiarisht.

” Jo mĂ« kot nĂ« njĂ« raport tĂ« BankĂ«s BotĂ«rore citohej qĂ« ShqipĂ«ria duhet tĂ« stacionojĂ« 6-8 mld euro qĂ« t’i shpenzojĂ« pĂ«r mbrojtjen ndaj ndryshimeve klimaterike”.

Reshjet e shiut ndihmuan në fikjen e zjarrit, edhe në ato zona ku ndërhyrja me zjarrfikëse ishte e vështirë./Top Channel

The post “1 milionĂ« euro dĂ«m nĂ« blegtori”/ EkspertĂ«t: U dogjĂ«n mijĂ«ra bagĂ«ti e koshere bletĂ«, shifrat pritet tĂ« rriten! appeared first on Telegrafi.

Parku Natyror “Syri i KaltĂ«r” i hapur dhe i sigurt pĂ«r vizitorĂ«t

Agjencia KombĂ«tare e Zonave tĂ« Mbrojtura (AKZM) njoftoi sot se Parku Natyror “Syri i KaltĂ«r” nĂ« SarandĂ« tashmĂ« Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r vizita dhe i sigurt pĂ«r turistĂ«t. AKZM apelon qĂ« vizitorĂ«t tĂ« tregojnĂ« kujdes, tĂ« jenĂ« vigjilentĂ« dhe tĂ« njoftojnĂ« strukturat shtetĂ«rore pĂ«r çdo situatĂ« tĂ« pazakontĂ«.

Një ditë më parë, punonjës të AKZM kryen një inspektim në terren, ku në vlerësimin paraprak u evidentua se 30.66 hektarë të sipërfaqes së parkut janë përshkruar ose dëmtuar nga zjarri. Struktura e AKZM, në bashkëpunim me AdZM Vlorë dhe institucionet e tjera shtetërore, janë angazhuar për rikthimin e plotë të sigurisë për komunitetin, bizneset në zonë dhe vizitorët.

“Analiza e dĂ«meve dhe humbjeve nga zjarret nĂ« pyje dhe kullota Ă«shtĂ« pjesĂ« e masave pĂ«r fazĂ«n e rimĂ«kĂ«mbjes. Solidariteti, bashkimi i pĂ«rpjekjeve dhe rikuperimi psikologjik e emocional janĂ« parimet qĂ« na udhĂ«heqin”, thekson AKZM.

Zjarri qĂ« nisi nĂ« fshatin Krane, njĂ«sia administrative Mesopotam, kaloi nĂ« fshatin PecĂ«, shumĂ« pranĂ« Syrit tĂ« KaltĂ«r. FalĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« menjĂ«hershme tĂ« forcave zjarrfikĂ«se dhe strukturave shtetĂ«rore, flakĂ«t u shuan duke parandaluar dĂ«mtimin e monumentit natyror. Sipas MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes, nĂ« lartĂ«sitĂ« e Malit tĂ« Sopotit vijoi puna pĂ«r shuarjen e zjarrit me 67 forca zjarrfikĂ«se, 30 forca bashkiake, 80 efektivĂ« tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, 6 autoambulanca, 30 forca mbĂ«shtetĂ«se dhe 11 automjete zjarrfikĂ«se. NĂ« ndihmĂ« u angazhua edhe avioni italian “Canadair”.

The post Parku Natyror “Syri i KaltĂ«r” i hapur dhe i sigurt pĂ«r vizitorĂ«t appeared first on Telegrafi.

Operacioni “Lavazhi”, arrestohen tre persona pĂ«r trafikim tĂ« drogĂ«s nĂ« MitrovicĂ«

ZyrtarĂ«t policorĂ« nga Drejtoria pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ« – NjĂ«sia MitrovicĂ«, kanĂ« zhvilluar sot njĂ« aksion tĂ« koduar “Lavazhi”, me qĂ«llim arrestimin e personave tĂ« dyshuar pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« trafikim me lĂ«ndĂ« narkotike.

Aksioni është realizuar pas urdhrit për kontroll të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, ku policia ka bastisur disa lokacione në Mitrovicë, me asistimin e Njësisë Speciale Operative dhe Forenzikës.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar: 19 qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë (184.8 gr), 25 qese me substancë të dyshuar kokainë (85 gr), 1,080 euro para të gatshme, 2 peshore digjitale, 3 automjete, 3 telefona celularë, si dhe prova tjera relevante.

Si tĂ« dyshuar pĂ«r veprĂ«n penale “Blerja, posedimi, shpĂ«rndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikĂ«ve, substancave psikotrope ose analoge”, janĂ« arrestuar tre persona – njĂ«ri prej tyre i mitur.

Me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa i mituri për 24 orë./Telegrafi/

The post Operacioni “Lavazhi”, arrestohen tre persona pĂ«r trafikim tĂ« drogĂ«s nĂ« MitrovicĂ« appeared first on Telegrafi.

AME: 78 vatra zjarri regjistrohen sot në Kosovë, zjarrfikësit dhe FSK në terren

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) bën të ditur se sot janë regjistruar gjithsej 78 vatra zjarri në vend, prej të cilave 17 vazhdojnë të jenë ende aktive, ndërsa 61 janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikësve dhe strukturave mbështetëse.

Situata më e rënduar paraqitet në komunën e Vushtrrisë, në fshatrat Tërllabuq, Gojbulë, Sllatinë dhe Miraxhë, ku zjarri mbetet aktiv, por nën kontroll. Këto zona sot i ka vizituar Drejtori Ekzekutiv i AME-së, z. Metaj, i cili është njohur nga afër me veprimet e ndërmarra në terren.

AME shpreh mirënjohje për përkushtimin e Zjarrfikësve, Policisë së Kosovës, KFOR-it, Forcës së Sigurisë së Kosovës, komunave dhe qytetarëve që kanë kontribuar në menaxhimin e situatës.

;

The post AME: 78 vatra zjarri regjistrohen sot në Kosovë, zjarrfikësit dhe FSK në terren appeared first on Telegrafi.

“Qindra kompani po luftojnĂ« padrejtĂ«sinĂ« e ZRRE-sĂ«â€, Ajvazi: Nuk jemi kundĂ«r tregut tĂ« lirĂ«

Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), bizneset kosovare kanë dalë në tregun e lirë që nga 1 qershori.

Ai theksoi se tashmë kanë kaluar 75 ditë ku kompanitë po përballen me këtë që e konsideron padrejtësi.

“Kemi pas vendime nga Gjykata, ku biznese ka tĂ« cilat e kanĂ« fituar masĂ«n e sigurisĂ« dhe janĂ« kthyer nga ZRRE nĂ« tregun e rregulluar, nĂ« FSHU, sepse ajo qĂ« e kemi thĂ«nĂ« nga dita e parĂ« janĂ« 1000 biznese tĂ« cilat jashtĂ«ligjshĂ«m janĂ« nxjerrĂ« nĂ« treg dhe ne i kemi thĂ«nĂ« ZRRE-sĂ«: nuk jemi kundĂ«r tregut tĂ« lirĂ«, ne jemi pro tregut tĂ« lirĂ«, por kur ka konkurrencĂ« dhe kur ligji e parasheh,” ka deklaruar Ajvazi.

Ai shtoi se ka qindra lëndë në gjykatë dhe se çdo ditë ka biznese që plotësojnë kriterin ligjor për të dalë në tregun e lirë, të cilat, sipas tij, duhet të trajtohen ndryshe.

“ZRRE i ka nxjerrĂ« nĂ« tregun e lirĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« ‘shabllon’ 1.300 kompani, duke e ditur qĂ« po e shkel ligjin”, tha ai.

The post “Qindra kompani po luftojnĂ« padrejtĂ«sinĂ« e ZRRE-sĂ«â€, Ajvazi: Nuk jemi kundĂ«r tregut tĂ« lirĂ« appeared first on Telegrafi.

Vrasja e trefishtë, protestohet në Gjilan

Ngjarja e rëndë e kësaj jave në të cilën mbetën tre persona të vrarë dhe një tjetër u plagos rëndë, ka shkaktuar reagim në vendin tonë.

MĂ« 10 gusht nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova” nĂ« Gjilan ndodhi njĂ« vrasje e trefishtĂ«. Tre persona tĂ« dyshuar lidhur me ngjarjen e rĂ«ndĂ«, Mefail Shkodra, Edonis Shkodra dhe EngjĂ«ll Shkodra vazhdojnĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« arrati.

NjĂ« protestĂ« Ă«shtĂ« mbajtur sonte para objektit tĂ« GjykatĂ«s Themelore nĂ« Gjilan, e organizuar nga Qendra sociale “PĂ«rpjekja” me moton “KundĂ«r sistemit tĂ« kalbur tĂ« drejtĂ«sisĂ«â€.

Protestuesit me këtë rast bënë thirrje që institucionet e drejtësisë që të jenë transparente dhe të ndalojnë dorëzaninë për personat e përfshirë në krim të organizuar.

Gjykata ta vendosë drejtësinë, Sistemi i drejtësisë në shërbim të fajdexhinjve, Drejtësi, jo dorëzani, Kriminelë me çekiç, Pa drejtësi nuk ka demokraci, Gjykata i ka duart me gjak, Ndalim me ligj të dorëzanisë për personat e përfshirë në krim të organizuar, ishin disa nga kërkesat e protestuesve.

GjyqtarĂ«t e prokurorĂ«t tĂ« mbahen pĂ«rgjegjĂ«s, drejtĂ«sia nuk shitet. Nuk pranojmĂ« tĂ« shkelemi nga tĂ« fortĂ«t. I bĂ«jmĂ« thirrje sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ« ose reformohu, ose tĂ« reformojmĂ« ne, thanĂ« aktivistĂ« tĂ« QendrĂ«s sociale “PĂ«rpjekja”.

Protesta ka kaluar e qetë dhe pa incidente, ndërsa të pranishëm në mbarëvajtjen e saj ishin edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të mbahet një tjetër protestë para gjykatës dhe prokurorisë në Prishtinë, dhe se për këtë publiku do të informohet me kohë.

Kujtojmë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka thënë për KosovaPress se Mefail Shkodra dhe djali i tij, me propozimin e PSRK-së ishin liruar me dorëzani, ku të njëjtit ishin arrestuar për fajde në verën e vitit të kaluar.

Ndërsa, Prokuroria Speciale e Kosovës tha për KosovaPress se është duke zhvilluar hetime në dy raste të ndara ndaj Mefail Shkodrës.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me motivet e vrasjes së trefishtë në Gjilan, më 10 gusht.

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se nga viti 2000 për Mefail Shkodrën janë pranuar 5 raste penale, kurse për 4 raste është ngritur aktakuzë. Sa i përket Edonis Shkodrës dhe Engjëll Shkodrës, Prokuroria Themelore ka njoftuar se nuk kanë pasur asnjë rast të proceduar në cilësinë e të dyshuarve.

Presidentja Vjosa Osmani ka kĂ«rkuar nga organet kompetente qĂ« sa mĂ« parĂ« t’i kapin autorĂ«t dhe t’i nxjerrin para drejtĂ«sisĂ«.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kërkuar nga Inspektorati Policor i Kosovës që të angazhohet në hetimin e çdo lëshimi apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës.

The post Vrasja e trefishtë, protestohet në Gjilan appeared first on Telegrafi.

FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se sot është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Në këtë ceremoni morën pjesë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe atasheu ushtarak i SHBA-ve në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw.

Kurti e cilësoi furnizimin si dëshmi të partneritetit të palëkundur me SHBA-të.

“Ky furnizim i jashtĂ«zakonshĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« tjetĂ«r dĂ«shmi e partneritetit tonĂ« tĂ« palĂ«kundur me ShBA-tĂ« dhe gjithashtu edhe njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m nĂ« fuqizimin e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« vendit tonĂ«â€.

“Ushtria jonĂ« do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« zhvillohet krah pĂ«r krah me partnerin tonĂ« strategjik, si nĂ« aspektin e trajnimeve, ashtu edhe nĂ« atĂ« tĂ« shkollimit dhe doktrinĂ«s, e cila Ă«shtĂ« e bazuar nĂ« atĂ« tĂ« ushtrisĂ« sĂ« SHBA-ve”, theksoi Kurti./Telegrafi/

The post FSK-ja pranon autoblinda të reja nga SHBA, Kurti: Ushtria jonë zhvillohet krah për krah me atë amerikane appeared first on Telegrafi.

Ndërron jetë asamblisti i Kuvendit Komunal të Podujevës, Gazmend Islami

Ish-kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami, ka ndërruar jetë.Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i ka shprehur ngushëllimet familjes Islami, miqve dhe kolegëve të tij.

”Gazi njihej pĂ«r veprimtarinĂ« e tij tĂ« vazhdueshme patriotike, pĂ«rkushtimin ndaj çështjes kombĂ«tare dhe angazhimin e palodhshĂ«m nĂ« shĂ«rbim tĂ« qytetarĂ«ve.NĂ« kĂ«to momente tĂ« dhimbjes, shprehi ngushĂ«llimet mĂ« tĂ« sinqerta pĂ«r familjen Islami, miqtĂ« dhe kolegĂ«t e tij”, ka shkruar Bulliqi.

The post Ndërron jetë asamblisti i Kuvendit Komunal të Podujevës, Gazmend Islami appeared first on Telegrafi.

Tërmet 3.6 ballë me epiqendër në Krujë, ndjehet edhe në Tiranë

Një tërmet me magnitudë 3.6 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e së premtes me epiqendër pranë qytetit të Krujës.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti u shënua në orën 18:24 me orën lokale, në koordinatat 41.460° gjerësi veriore dhe 19.740° gjatësi lindore, në një thellësi prej 5 kilometrash.

Epiqendra ndodhej rreth 7 kilometra në jug-perëndim të Krujës dhe 16 kilometra në veri-perëndim të Tiranës, ku lëkundjet u ndjenë lehtë nga banorët.

Të dhënat janë konfirmuar nga Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe IGEO në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar./Telegrafi/

The post Tërmet 3.6 ballë me epiqendër në Krujë, ndjehet edhe në Tiranë appeared first on Telegrafi.

Mbyllet pika kufitare në Glloboqicë për shkak të zjarreve në Maqedoninë e Veriut

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (QKMK) ka njoftuar se pika kufitare në Glloboqicë, mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, është mbyllur përkohësisht.

Sipas njoftimit, rreth orës 15:40 autoritetet maqedonase kanë informuar palën kosovare se, për shkak të një zjarri të madh pranë rrugës së fshatit Jazhincë dhe rrezikut që paraqet, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Shtabit të Krizave të RMV-së, është vendosur mbyllja e kufirit në këtë pikë.

Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes dhe përdorimin e pikave të tjera kufitare deri në normalizimin e situatës./Telegrafi/

The post Mbyllet pika kufitare në Glloboqicë për shkak të zjarreve në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Tri vajza shpëtojnë për mrekulli nga një gomë kamioni që fluturoi drejt tyre në Prishtinë

Një ngjarje e rrezikshme ka ndodhur mbrëmë në një supermarket të një lagjeje në kryeqytet, ku tri vajza kanë shpëtuar pa lëndime, vetëm falë një rrethane fatlume.

Sipas rrëfimit të Ilir Morinës, mbesa e tij ndodhej me dy shoqe brenda supermarketit, kur nga një kamion në lëvizje u shkëput papritur një gomë gjigante.

Ajo fluturoi me shpejtĂ«si tĂ« madhe drejt vajzave, por pĂ«rpara se t’i godiste, u pĂ«rplas fillimisht nĂ« njĂ« pjesĂ« tĂ« brendshme tĂ« objektit.

Nga forca e goditjes, goma u hodh mbrapsht dhe më pas u përplas në një automjet të parkuar, duke i shkaktuar dëme të mëdha materiale.

“Po tĂ« kishte qenĂ« goditja e parĂ« mbi vajzat, ato nuk do tĂ« kishin asnjĂ« shans. NganjĂ«herĂ« midis jetĂ«s dhe vdekjes qĂ«ndron vetĂ«m njĂ« çast. Jini mirĂ«njohĂ«s dhe pĂ«rqafoni tĂ« dashurit tuaj, sepse jeta Ă«shtĂ« mĂ« e brishtĂ« se sa mendojmĂ«â€, ka shkruar Morina, i cili ka publikuar edhe videon e momentit dramatik.

The post Tri vajza shpëtojnë për mrekulli nga një gomë kamioni që fluturoi drejt tyre në Prishtinë appeared first on Telegrafi.

Foto sa 1000 fjalĂ«! Zjarret apokaliptike, momentet e vĂ«shtira pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« – ÇfarĂ« nuk u pa nga orĂ«t e tmerrit

Shqipëria përjetoi orë tmerri gjatë ditëve të fundit, kjo për shkak të zjarreve apokaliptike që u përhapën furishëm.

Zjarrfikësit kanë qenë në krye të detyrës që në momentin e ndezjes së disa vatrave të zjarrit, e më pas u vendos evakuimi i menjëhershëm i banorëve në disa fshatra.

Në fotot e siguruara dhe publikuara nga Agjencia e Medias dhe Informacionit (MIA-Media and Information Agency) shihen disa nga momentet më të vështira që kanë kaluar zjarrfikësit, ushtria dhe banorët, të pafuqishëm përpara agresivitetit të flakëve.

Më tepër nga flakët u prek Gramshi, Delvina dhe Berati, aty ku banorët u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre dhe mundin e një jete.

Dhjetëra shtëpi u dogjën së bashku me dhjetëra bagëti, pasi vatrat e zjarrit dolën jashtë kontrollit.

Më tepër shtëpi janë djegur në Skënderbegas të Gramshit, aty ku situata është përmirësuar për fat të mirë ndjeshëm.

Puna e pandërprerë në zonat me vatrat më të mëdha të zjarreve, nga ajri e toka, ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës, teksa dy ditët e kaluara ishin të vështira.

The post Foto sa 1000 fjalĂ«! Zjarret apokaliptike, momentet e vĂ«shtira pĂ«r ShqipĂ«rinĂ« – ÇfarĂ« nuk u pa nga orĂ«t e tmerrit appeared first on Telegrafi.

Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep detajet

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka dalë me një njoftim lidhur me rinovimin e vizave.

Përmes një postimi në rrjetet e saj sociale, ambasada njofton se që prej datës 2 shtator 2025, do të mund të rinovohen me postë vetëm vizat e tipit B1/B2, të cilat janë ende të vlefshme, ose që janë më pak se 12 muaj që kanë skaduar.

Sakaq, për të gjitha llojet e tjera të vizave, do të kërkohet detyrimisht një intervistë.

“Duke filluar nga 2 shtatori 2025, vetĂ«m vizat B1/B2 qĂ« janĂ« ende tĂ« vlefshme OSE qĂ« kanĂ« mĂ« pak se 12 muaj qĂ« kanĂ« skaduar mund tĂ« rinovohen me postĂ«. PĂ«r tĂ« gjitha llojet e tjera tĂ« vizave, pĂ«rveç disa rasteve tĂ« udhĂ«timeve qeveritare, do tĂ« kĂ«rkohet njĂ« intervistĂ«.
Nxisim aplikuesit pĂ«r vizĂ« tĂ« kontrollojnĂ« faqen e ambasadĂ«s al.usembassy.gov dhe travel.state.gov pĂ«r informacion mĂ« tĂ« detajuar mbi kĂ«rkesat dhe procedurat e aplikimit pĂ«r vizĂ«, si dhe pĂ«r t’u informuar mbi statusin e funksionimit dhe shĂ«rbimet e ambasadĂ«s”,
 shkruan ambasada.

The post Ndryshime në procedurat e rinovimit të vizave amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë jep detajet appeared first on Telegrafi.

Debatet që çuan në tragjedi, si u vra 14 vjeçari në Maliq

TĂ« miturit u takuan pĂ«r t’u sqaruar, 14 vjeçari Ă«shtĂ« goditur disa herĂ« me thikĂ«.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot, 14 gusht, fshatin Pirg të Maliqit. Dy të mitur janë përleshur brenda ambienteve të një lokali, dhe për pasojë, njëri prej tyre ka humbur jetën. Mësohet se ai është goditur disa herë me thikë, ndërsa i mituri tjetër ka mbërritur në spital me shenja grushti në fytyrë.

Siç raporton Tv Klan, të dy 14-vjeçarët janë nga fshatra pranë Pirgut. Mësohet se ata kanë pasur një konflikt të mëparshëm dhe debate të vazhdueshme. Prandaj, janë takuar në lokal për të sqaruar mosmarrëveshjen.

Pritet të merret dëshmia e të plagosurit, që është edhe autori i dyshuar, si dhe e dëshmitarëve okularë apo familjarëve.

Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar nga spitali për në komisariat.

Mësohet se në komisariat janë shoqëruar edhe gjashtë të mitur, që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje.

“Rreth orĂ«s 17:30, nĂ« fshatin Pirg, nĂ« ambientet e njĂ« lokali, ka ndodhur njĂ« konflikt dyshohet me mjet prerĂ«s (thikĂ«) mes dy 14-vjeçarĂ«ve. Si pasojĂ« e plagĂ«ve tĂ« marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« spital. 14-vjeçari tjetĂ«r, autori i dyshuar i ngjarjes, Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar nĂ« spital, pĂ«r tĂ« marrĂ« mjekim, dhe Ă«shtĂ« nĂ«n mbikĂ«qyrjen e PolicisĂ«. Grupi hetimor nĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ« po punon pĂ«r zbardhjen e rrethanave tĂ« ngjarjes“, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar tĂ« uniformave blu.

The post Debatet që çuan në tragjedi, si u vra 14 vjeçari në Maliq appeared first on Telegrafi.

Asbesti ende në Prishtinë, mbetet shqetësim për qytetarët

Shumë ndërtesa në qendër të Prishtinës mbeten të mbuluara me çati që përmbajnë asbest, një material i njohur për rrezikun që paraqet për shëndetin. Janë bërë shumë fushata për heqjen e këtij materiali kancerogjen, por rezultatet konkrete mungojnë. Të dhënat zyrtare tregojnë se në Prishtinë ka mbi 230 mijë metra katrorë çati dhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi me këtë material.

Një pjesë e banesave në kryeqytet edhe më tej vazhdojnë të jenë të mbuluara me lesenit, material me përbërje asbesti, i cili vlerësohet i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Fushata “Prishtina pa asbest”, e nisur vitin e kaluar nga kryetari i KomunĂ«s sĂ« PrishtinĂ«s, kishte pĂ«r synim largimin e kĂ«tij materiali toksik me qĂ«llim mbrojtjen e shĂ«ndetit tĂ« qytetarĂ«ve. Sipas vlerĂ«simeve, rreth 230 mijĂ« metra katrorĂ« nĂ« zonĂ«n urbane tĂ« kryeqytetit janĂ« tĂ« mbuluara me asbest, pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu ndĂ«rtesa banimi kolektiv, shtĂ«pi private dhe objekte publike. MegjithĂ«kĂ«tĂ«, ndonĂ«se ka kaluar kohĂ«, ky material vazhdon tĂ« bashkĂ«jetojĂ« me banorĂ«t e kryeqytetit.

Opozita komunale mbetet skeptike se ky projekt do të përmbyllet, duke akuzuar qeverisjen lokale për dështim në mbrojtje të shëndetit publik.

Ndërkohë, zyrtarë komunalë vënë në pah se përgjatë vitit të kaluar është kontraktuar një kompani e cila ka bërë inventarizimin edhe identifikimin e të gjitha objekteve të mbuluara me asbest, përfshirë edhe shtëpitë private. Sipas drejtorit për siguri dhe emergjenca, procesi i inventarizimit tashmë është përmbyllur, ndërkohë që me procedurat e tenderimit pritet të fillojë largimi, që do të ndahet në tri faza.

Ulpiana është identifikuar ndër lagjet me më së shumti asbest në kryeqytet.

Edhe pse i ndaluar në shumë vende të botës, ky material në vendin tonë vazhdon të jetë i pranishëm në infrastrukturë, përfshirë në gypat e ujit dhe në çati të objekteve private e publike, si dhe në spitale e shkolla.

Situata më shqetësuese mbetet në kryeqytet, ku sipas të dhënave zyrtare, përveç rreth 230 mijë metrave katrorë çati të ndërtesave me përmbajtje asbesti, janë edhe rreth 70 kilometra gypa ujësjellësi me këtë material të rrezikshëm.

The post Asbesti ende në Prishtinë, mbetet shqetësim për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Specialja kĂ«rkon qĂ« Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, pĂ«rfshirĂ« 3 vĂ«llezĂ«rit

Për mbi 1 vit e gjysmë, Hashim Thaçi është nën regjim vizitash në paraburgim.

Kufizimi i takimeve me familjen e ngushtë, apo lejimi i vetëm 5 takime në muaj me miq e të afërm tjerë, nuk po i mjafton Prokurorisë. Madje as përgjimi 24/7 me përkthyes shqiptar.

Zyra e Prokurorit tĂ« Specializuar ka kĂ«rkuar qĂ« ish presidentit t’i ndalohen krejtĂ«sisht vizitat me tre vĂ«llezĂ«rit, Gani, Nazmi dhe Blerim Thaçi.

Siç mĂ«son Klan Kosova, kĂ«ta janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« listĂ« me 14 emra qĂ« po synohen t’i zhduken pĂ«rkohĂ«sisht nga jeta e Thaçit, deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« gjykimeve, edhe pĂ«r krime lufte edhe pĂ«r pengim tĂ« drejtĂ«sisĂ«.

“Edhe pse janĂ« vendosur masa tĂ« caktuara pĂ«r ta minimizuar rrezikun e pengimit, ZPS ka mĂ«suar pĂ«rmes burimeve publike se disa vizitorĂ« qĂ« pĂ«rbĂ«jnĂ« shqetĂ«sim, vazhdojnĂ« ta vizitojnĂ« Thaçin nĂ« QendrĂ«n e Paraburgimit. PĂ«r tĂ« qenĂ« tĂ« sigurt, rreziku qĂ« Thaçi tĂ« pĂ«rcjellĂ« mesazhe tĂ« palejuara dhe udhĂ«zime gjatĂ« vizitave jo tĂ« privilegjuara nuk mund tĂ« eliminohet kurrĂ« krejtĂ«sisht, as nĂ« QendrĂ«n e Paraburgimit. Kjo Ă«shtĂ« vĂ«rtetuar pĂ«rmes shfaqjes sĂ« Hashim Thaçit nĂ« njĂ« thirrje me video te njĂ« i akuzuar tjetĂ«r, nĂ« shkurt 2025” – thuhet nĂ« kĂ«rkesĂ«n e ZPS qĂ« e ka parĂ« Klan Kosova.

Fakti që prokurorisë i ka rënë në mend tek tash për videolidhjen ku Thaçi shihet me Haxhi Shalën, dhe nuk ka kërkuar më herët masa, sipas mbrojtjes, është krejt e paarsyeshme.

Avokatja Sophie Menegon, nuk ka gjetur në kërkesën e prokurorisë asnjë fakt të ri apo shkelje të klientit të saj ndryshe nga masat e vendosura në nëntor 2023. E veçon faktin se vetëm 5 nga 14 emrat e listës, përfshirë vëllezërit, e kanë vizituar Thaçin pas vendosjes së këtyre masave.
Njëri nga dy tjerët, në Sheveningen diskuton gjëra të përgjithshme.

“[E redaktuar] Ă«shtĂ« mik i familjes. Ai e ka vizituar Z. Thaçi pas nĂ«ntorit 2023. MeqĂ« Z. Thaçi lejohet t’i ketĂ« vetĂ«m 5 vizita jo tĂ« privilegjuara nĂ« muaj, takimet me miq tĂ« ngushtĂ« si [E redaktuar] ia mundĂ«sojnĂ« atij mbĂ«shtetjen dhe pĂ«rditĂ«simin me situatĂ«n politike dhe ekonomike nĂ« KosovĂ«.”

Emri i pestë ndërkaq që ka zhvilluar vizita në Qendrën e Paraburgimit që kur është në fuqi regjimi, është anëtar i ekipit mbrojtës.

“[E redaktuar] Ă«shtĂ« konsulent nĂ« ekipin mbrojtĂ«s tĂ« Z. Thaçi nĂ« rastin pĂ«r krime lufte. NĂ« kĂ«tĂ« cilĂ«si, ai Ă«shtĂ« i autorizuar qĂ« tĂ« shkĂ«mbejĂ« informacione konfidenciale me Z. Thaçi. QĂ« nga nĂ«ntori 2023, ai e ka vizituar Z. Thaçi si pjesĂ« e vizitave tĂ« privilegjuara tĂ« Mbrojtjes dhe nuk ka zhvilluar asnjĂ« vizitĂ« jo tĂ« priviliegjuar. Pra nuk ka asnjĂ« bazĂ« qĂ« tĂ« vendosen kufizime tjera nĂ« vizitat e tij.”

Gjyqtarja e procedurës paraprake, po e konfirmon këtë individ, për të cilin ka kërkuar të dhëna shtesë nga Mbrojtja, para se të merr vendim për kërkesën e ZPS me 14 emra.

Në listë janë edhe Artan Behrami e Vllaznim Kryeziu që përmenden në aktakuzën e dytë të Hashim Thaçit për tentim-pengimi të drejtësisë.

The post Specialja kĂ«rkon qĂ« Thaçit t’i ndalohen vizitat nga 14 persona, pĂ«rfshirĂ« 3 vĂ«llezĂ«rit appeared first on Telegrafi.

❌