Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Serbi i dënuari për vrasje u arratis nga paraburgimi në Mitrovicë, policia thirrje qytetarëve për lokalizimin e tij

Serbi Gjorgje Radomiroviq është arratisur nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovicën e Veriut pasditen e së enjtes, rreth orës 15:45.

Lajmi është konfirmuar nga autoritetet, të cilat menjëherë kanë nisur një operacion të gjerë kërkimi.

Policia e Kosovës ka marrë masa të menjëhershme duke ngritur pika të shumta statike kontrolli në të gjithë zonën veriore të vendit dhe duke zhvilluar kontrolle intensive fizike përreth objektit të paraburgimit.

“Në këtë kohë, ne ende jemi në kërkim të personit në fjalë, ndërsa janë angazhuar edhe njësi të specializuara, përfshirë njësinë policore me qen (K9),” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë mirëkuptim gjatë operacionit dhe të ndihmojnë hetimet duke raportuar çdo informacion të mundshëm për të arratisurin në numrin emergjent 192 ose në stacionin më të afërt të policisë.

Detajet mbi identitetin e të arratisurit dhe veprën penale për të cilën po mbahej në paraburgim janë paraqitur në dokumentin e bashkangjitur me njoftimin zyrtar.

Ndërkohë, Shërbimi Korrektues i Kosovës ka lëshuar një komunikatë për media lidhur me këtë incident, e cila mund të gjendet përmes linkut të mëposhtëm.

The post Serbi i dënuari për vrasje u arratis nga paraburgimi në Mitrovicë, policia thirrje qytetarëve për lokalizimin e tij appeared first on Telegrafi.

Erion Veliaj reagon nga burgu: Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua, jam viktimë e një persekutimi politik

✇Albeu
By: V K

Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar publikisht ku ndalet mbi akuzat ndaj tij, procedurat hetimore dhe periudhën e tij 6-mujore në paraburgim, të cilën e cilëson si “persekutim politik dhe personal”.

Veliaj deklaron se akuzat ndaj tij janë të pabazuara dhe se dosja hetimore përmban elementë të dobët, të ndërtuar mbi thashetheme dhe letra anonime.

Gjithashtu, ai nënvizon se është informuar për akuzën vetëm pas ardhjes së agjentëve të BKH-së në qelinë e tij, ndërkohë që, sipas tij, mediat ishin njoftuar më parë për vizitën, një veprim që ai e cilëson si “shkelje flagrante të sekretit hetimor dhe të të drejtave të njeriut”.

“Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës – të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK”, shkruan Veliaj.

Veliaj denoncon gjithashtu se, ndaj tij janë përdorur metoda denigruese dhe poshtëruese, deri te kontrolli mjekësor i detajuar nën mbikëqyrje të forcave të shumta policore, të cilin ai e përshkruan si “vetting i brendshëm fizik”.

“Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj. Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nëse nuk gjendet asnjë provë penale në punën e viktimës, kalohet në vetting që nga udhëtimet e moshës 25-vjeç, pa funksion politik, gjer në kolonoskopinë e 2025-ës. Dhe kur prapë nuk gjendet asgjë, i hapin dosje bashkëshortes, vëllait, nënës, vjehrrit të ndjerë, kushërinjve dhe gjithë fisit e rrethit shoqëror – të gjithë në punët e tyre private”, shkruan Erion Veliaj.

Po ashtu, Veliaj i drejton edhe disa pyetje Prokurorise se Posaçme: Kush është “Nesti Angoni”, emër mbi të cilin pretendohet se u nis hetimi; pse dosja e tij rrjedh në media përpara se të njihet vetë me të; dhe pse vijon qëndrimi në paraburgim ndërkohë që, sipas tij, nuk ekziston asnjë provë konkrete për shkelje gjatë ushtrimit të funksioneve të tij si ministër apo kryebashkiak.

Reagimi i Veliajt:

“Miq dhe dashamirës,
Uroj të jeni mirë të gjithë, e teksa përgatiteni të shkoni për pushime me familjet tuaja, ju lus të më kushtoni pak minuta, si përgjigje për letrat tuaja të shumta, pas 6 muajsh burg paradhënie në Durrës.
Javën e kaluar, pesë agjentë të BKH-së mbërritën në IEVP Durrës për të më komunikuar akuzën, edhe pse kisha autorizuar avokatët ta merrnin dosjen në Tiranë. Një orë përpara mbërrijnë fillimisht mediat, të cilat njoftohen sistematikisht për spektaklin me të burgosurin 9216 – qartazi, as nga unë e as nga avokatët, se s’kishim dijeni për vizitën.

Asnjë habi këtu! Prokurorët specialë sigurohen që çdo gjë të rrjedhë në disa media speciale para se ta dijë viktima, në shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit të pafajësisë, Kushtetutës së vendit dhe të drejtave themelore të njeriut, kushdo qoftë njeriu e puna e tij.

Mora kohën të lexoja akuzën, e cila ishte copy-paste me kërkesën e paraburgimit, shto këtu përgjimet me familjen, të 9216-ës, nga telefoni i burgut dhe furgoni i burgut, ku pas tre ditëve maratonë për masën m’u desh të qetësoja familjen për këtë ndarje therëse prej tyre dhe qytetit, të cilin e dua dhe i shërbej. Këto shtesa të akuzave për “agjitacion e propagandë” në burg, shërbejnë vetëm për të theksuar se sa e dobët është akuza fillestare, sa të cekta provat, dhe sa në siklet duhet të ndihen prokurorët e mi për hetimin e tyre. Ata kanë prodhuar asgjë më shumë se sa një innuendo – thashetheme, letra anonime, fletë-rrufe, shpifje, sajesa e supozime për një thriller sherifash, të cilat jam i bindur se nuk do të qëndrojnë as në gjykatë.

Në finale të një vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri në 2025, dhe një persekutimi 2-vjeçar (fill pas fitores me rreth 160 mijë vota për të tretën herë në Tiranë), me një letër anonime të një kallëzimi të falsifikuar, në emër të një Nesti Angoni që, edhe sipas prokurorëve, “nuk ekziston”, konkluzioni i akuzës qe ky:

Nuk gjendet asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnjë projekt, asnjë vendim në shkelje të ligjit. Nuk u gjet asnjë shkelje e imja për inceneratorin, Teatrin, Sheshin Skënderbej, Pazarin e Ri, Piramidën, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja në Kombinat dhe te 5 Maji; as për rrugën “Xhon Belushi” dhe një mijë e kusur rrugë të tjera; as për shkollën “Sami Frashëri” apo 50 shkollat e reja, as për 110 kopshte dhe çerdhe; as për qindra mijë pemë të mbjella e 91 kënde lodrash; as për abonetë falas për pensionistët e studentët, dhe as për procedurat e nisura për drekën falas për nxënësit e Tiranës – të gjitha këto në sitën e hetimit nga SPAK.
Pra, asgjë që lidhet me detyrat e mia si kryetar i zgjedhur 3 herë apo çështjet e super debatuara si këto më sipër.

Lajmi i mirë është se kam kaluar vetting-un 21-vjeçar, të paprecedentë për asnjë politikan në Shqipëri. Shto këtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe poshtërimin nga agjentët, në sallë të operacionit, para dy javësh, për t’u siguruar që, përveç vetting-ut të jashtëm, të kaloja edhe vetting-un e brendshëm të të gjithë organeve – nga ezofagu gjer në rektum – shoqëruar nga 30 roje të policive të ndryshme, të burgut, shtetit etj.

Edhe kjo, pjesë e kësaj innuendo të qëllimshme dhe poshtëruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, nëse nuk gjendet asnjë provë penale në punën e viktimës, kalohet në vetting që nga udhëtimet e moshës 25 vjeç, pa funksion politik, gjer në kolonoskopinë e 2025-ës. Dhe kur prapë nuk gjendet asgjë, i hapin dosje bashkëshortes, vëllait, nënës, vjehrrit të ndjerë, kushërinjve dhe gjithë fisit e rrethit shoqëror – të gjithë në punët e tyre private.

Kujt bosi të drogës ia kanë bërë këtë? Kujt vrasësi serial ia kanë bërë këtë përfshirje të gjithë fisit e shoqërisë? Cilit kriminel i është persekutuar e gjithë familja?

Sot vetëm im bir është pa dosje, por kanë edhe 12 vjet kohë t’ia përgatisin, kur të kapë moshën madhore. Ama, sot e mësuan të gjithë se jetoj në një apartament 2+1, në katin e katërt të një pallati, në një lagje ku bashkëjetoj paqësisht edhe me shumë nga kritikët e punës sime.
As në vila, as në resorte, as në kulla!

Por, teksa akuza s’ka asnjë lidhje me punën time në bashki e ministri, disa pyetje mbeten pa përgjigje:

1. Kush është Nesti Angoni dhe për sa politikanë me letra anonime është bërë ky vetting 20-vjeçar, si në rastin tim? A po përdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si një “eleminim politik”, për t’u kthyer në standard të ri për këdo që shënjestrohet?

2. Pse të gjitha gjyqtaret e zonja, të cilave u bie shorti për masën time në GJKKO, papritmas sëmuren dhe dorëhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykatë për organizimin e këtij sulmi ndaj kryetarit të zgjedhur të bashkisë?

3. Pse nuk u hetua kurrë denigrimi mediatik nëpërmjet nxjerrjes së gjithë sekreteve hetimore në portalet pranë SPAK, ku dalloheshin qartësisht formatet dokumentare të prokurorëve, dhe jo ato që u jepen avokatëve? Kjo shkelje e rëndë e ligjit nuk mund të ndodhë pa dijeninë dhe aprovimin e SPAK.

4. A ka konflikt interesi kur njëri nga prokurorët ka shprehur haptazi një pakënaqësi për një leje ndërtimi që ka marrë nga bashkia? Në një shoqëri demokratike, a nuk duhet që çdo i pandehur të ketë të drejtën për një prokuror pa konflikt interesi?

5. Pse më ndalohen takimet me avokatët e mi ndërkombëtarë, të cilët po përgatisin çështjen time për në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, edhe pse Konventa Europiane – ku Shqipëria është palë – garanton qartë të drejtën themelore për t’u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht përfaqësim ligjor?

6. A u hetua ndonjëherë dhuna 1-vjeçare, me molotovë e zjarr, përpara Bashkisë së Tiranës, e kryer nga individë të maskuar që, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe të tjera? Kush e koordinoi dhunën që të përkonte me vetting-un tim të paligjshëm? Kush e financoi për 45 javë?

7. Nëse hetimi ka përfunduar, përse vazhdoj të mbahem në paraburgim – larg familjes sime dhe qytetit, të cilit i shërbej? A do të kishte kuptim që unë – Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës – të arratisesha, kur kam lidhje kaq të ngushta familjare, politike dhe shoqërore në Tiranë dhe jam kthyer disa herë në Shqipëri nga jashtë vendit, duke e ditur se kam qenë objekt i këtij hetimi penal? A ka vërtet kuptim që, si Kryetar Bashkie në mandatin e tretë, të kryeja vepra të rënda penale, duke qenë në liri me kusht dhe duke e ditur se jam nën një vëzhgim dhe kontroll të paprecedentë? Unë kam pasur një të shkuar të pastër deri në këtë persekutim, dhe aktualisht gëzoj besimin dhe mbështetjen dërrmuese të shumicës së qytetarëve të Tiranës – pra, a nuk është thjesht e çuditshme të mendohet se do të kryeja vepra të tjera penale? Në fakt, kur pata mundësinë t’u shërbeja qytetarëve të Tiranës, qyteti u transformua rrënjësisht.
Uroj që zyra e shtypit e SPAK të japë përgjigje serioze për të 7-ta këto pyetje; pretendoj të njëjtin seriozitet të paktën, me të cilin rrjedh gjithë dosjen time në media, prej 2 vitesh tashmë.

Nëse SPAK-u nuk u përgjigjet dot në një mënyrë të besueshme dhe legjitime këtyre 7 pyetjeve, unë jo vetëm do t’i refuzoj akuzat e padenja, por do të vazhdoj të luftoj për atë që është e drejtë, dhe nuk do të lejoj që, këto abuzime të rënda me pushtetin të vazhdojnë pa i denoncuar ato, bashkë me dëmin që u kanë shkaktuar qytetarëve të Tiranës dhe Shqipërisë.

Pushteti i pamatë i prokurorisë, duke vepruar në mënyrë të koordionuar me aktorë të tjerë, i është mbivendosur dhunshëm dhe në mënyrë të paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit që rrjedh nga populli, me votën sovrane për kryetarin e Bashkisë, në shkelje brutale të Kushtetutës dhe autonomisë vendore.

Ky pushtet pa kontroll, i cili ka vepruar për më shumë se dy vjet në një fushatë të koordinuar sulmesh mediatiko-politike për të masakruar përfundimisht në publik kryetarin aktual të Bashkisë, është në kundërshtim të plotë me parimet e demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Përfytyroni tani se si grushtohen përditë njerëzit pa mbështetje, pa mundësi, pa zë, të cilëve u duhet të përballen me këtë super pushtet pa kontroll.

Nëse një sjellje kaq abuzive nuk denoncohet dhe nuk reformohet, a mundet Shqipëria të arrijë ndonjëherë potencialin e saj të vërtetë? A do të pranohet ndonjëherë në Bashkimin Evropian pa garanci të mirëfillta ligjore? A do të vazhdojnë investitorët dhe turistët të vijnë në Shqipëri, në një vend ku mund t’u nënshtrohen standardeve të tilla të paligjshme?

Për gjithë zellotët në disko-lajme, që flasin me një vetëbesim që të bën të mendosh se flenë në krevat me mua në qeli, do mendojnë avokatët e mi në gjykata për shpifje, ku gjer më sot kemi fituar 100% të gjyqeve – nga djali i Ahmadinexhadit e gjer tek damixhanët e gazetarisë se lodhur.
Për sa kohë kam një kamera 24/7 mbi derë e tjetrën mbi dritare, të rrinë të qetë se jam më i observuar këtu seç isha në Tiranë, me gjithë gërmimet mbi çdo aspekt të jetës sime. Janë të pamëshirshëm për vetting-un e të tjerëve, kurrë për të tyrin.

Kurse atyre që nënqeshin se kam derdhur lot për djalin, u them se duhet të shqetësohen më shumë nga burrat që nuk qajnë, se sa nga ata që e kanë ende zemrën në vend e fshikullohet sistematikisht nga malli për fëmijën. Të kesh bërë 50 shkolla për fëmijët e Tiranës dhe të mos shoqërosh dot djalin tënd në klasë të parë është një dhimbje therëse.

Por, nuk jam vetëm! Në burg kam njohur dhjetra raste padrejtësish. Në gjithë vendin mijëra vetë mbahen në paraburgim, pa dënim, përqindja më e lartë në Europë. Janë mijëra familje që vuajnë barrën emocionale dhe ekonomike të papërballueshme vetëm se burri/djali/babai paraburgoset për kohë tejet të gjatë pa dënim; familje që varfërohen çdo përditë nga “taksa e paraburgimit” për të mbajtur me ushqime dhe veshmbathje “burrin e shtëpisë”, që gjer dje siguronte për familjen.

Ndaj, do jem edhe zëri i tyre, i mijëra familjeve që vuajnë padrejtësisht prej kësaj tiranie penale.
Në fund, për kundërshtarët që s’më mundën dot me vota e i gëzohen këtij linçimi e histerie të përkohshme, ju kujtoj se çdo dekadë e kam nisur jetën nga e para: 10 vjeç mbeta vetëm dhe ia rinisa nga emigracioni e tek fiqtë e Pazarit; në të 20-at lashë Amerikën e krijova MJAFT-in, organizatën më të madhe; në të 30-at përfaqësova Gjirokastrën dhe reformuam Ministrinë që prekte punën, pensionet, të përndjekurit dhe të pamundurit; në të 40-at drejtova Tiranën si Kryeqytet Europian i Rinisë, Sportit dhe Kulturës.

Ndaj, se 10, se 20, se 30, se 40, nuk do i ndahem kauzave ku besoj dhe pas së cilave mbahem fort. Dhe kjo e drejtësisë sociale, dhe jo e tiranisë speciale ndaj të dobtëve, do më angazhojë gjithnjë e më shumë. Do të vazhdoj të luftoj për Tiranën, qytetin që e dua kaq shumë, dhe për Shqipërinë, vendin që e dua me gjithë zemër!

Faleminderit që më lexuat!
Ju uroj pushime të mbara!
Përqafoni familjen e fëmijët, se kurrë nuk i dihet kur ju ndajnë dhunshëm prej tyre, siç më ngjau mua!
Ju dua shumë,
EV”.

 

The post Erion Veliaj reagon nga burgu: Jam ndarë dhunshëm nga djali, familja dhe qyteti që dua, jam viktimë e një persekutimi politik appeared first on Albeu.com.

I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër

Një i burgosur arriti të arratiset gjatë një transporti të të burgosurve këtë mëngjes. Pavarësisht një kërkimi të bërë, nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Të enjten pak para orës 9 të mëngjesit, një i burgosur në Baden arriti të arratiset ndërsa ndodhej në një transport të të burgosurve.

23-vjeçari shqiptar mbante veshur pantallona të zeza, një xhaketë të zezë me mëngë të bardha me motive dhe këpucë të bardha, transmeton albinfo.ch.

Ai ishte i prangosur kur u arratis.

Pavarësisht një kërkimi të menjëhershëm me qen policie, ai ende nuk është gjetur. Megjithatë, sipas Policisë Kantonale të Aargaut, ai nuk konsiderohet kërcënim për popullatën, shkruan badenertagblatt.ch.

Annette Kielholz, zëdhënëse e Departamentit të Çështjeve Ekonomike dhe të Punëve të Brendshme, thotë për gazetën.

“Nuk mund të komentojmë mbi faktet specifike të çështjes për arsye privatësie. I arratisuri është dënuar tashmë në shkallën e parë, por vendimi nuk është bërë ende i formës së prerë.”

Ai iku kur ishte gati të transferohej në një burg tjetër të distriktit.

Policia po kërkon ndihmën e qytetarëve. Kushdo që ka informacione relevante kërkohet të kontaktojë numrin e urgjencës së policisë 117.

The post I burgosuri shqiptar arratiset nga vetura e policisë teksa po transportohej me të burgosurit e tjerë në Zvicër appeared first on Telegrafi.

Meta letër Ahmetajt: Të paragjykova për arratisjen, më thoje “Sa të do ai…”

I burgosur prej më shumë se tetë muajsh, Ilir Meta i është drejtuar me një letër ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që aktualisht ndodhet në arrati. Me ton miqësor, por edhe ironik Meta ka treguar për arrestimin, kushtet e paraburgimit dhe për takimin e fundit që ka pasur me Arben Ahmetajn në presidencë.

Meta e përshkruan arrestimin e tij si një skenë filmike – me kapuçonë, automatikë dhe makinë pa targa – duke e krahasuar me rrëmbimin e Aldo Moros, ish-politikanit italian që u mor peng nga terroristët e Brigadave të Kuqe. Ai ankohet për “komisionet e disiplinës” që i ndalojnë pingpongun dhe telefonatat pas orës 20:00, teksa lë të kuptohet se qëllimi është censura dhe përndjekje politike ndaj tij.

Duke i kujtuar Ahmetajt ditët kur ishin në pushtet dhe duke e përmendur shpesh me përkëdheli si “i dashur Beni”, Meta bën ironi edhe për fjalët që Ahmetajt i thoshte për Ramën në takimet që kishin bashkë.
𝐋𝐞𝐭𝐞̈𝐫 𝐞 𝐡𝐚𝐩𝐮𝐫 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐙. 𝐀𝐫𝐛𝐞𝐧 𝐀𝐡𝐦𝐞𝐭𝐚𝐣!

I dashur Beni!

Uroj të jesh sa më mirë andej nga Zvicra dhe fëmijët e familjarët t’i kesh sa më mirë në këto kohë interesante që po jetojmë!

Të falat e fundit t’i kam përcjellë përmes Flamurit, mikut tim të vjetër socialist që e takova rastësisht në Tushemisht disa javë para rrëmbimit tim, siç vetë e ke parë dhe të falenderoj për qëndrimin që ke mbajtur për këtë çështje te Z. Çim Peka.

Por ajo që ke parë t’i i dashur është një episod fare i shkurtër se ata kapuçonët maskëzinj e kishin bllokuar trafikun nja 200 metra para makinës time.

Nuk po kuptonim ç’po ndodhte i dashur!

Janë banditë që po përpiqen të rrëmbejnë ndonjë oligark në mes të ditës apo forca speciale që po kërkonin shefin e madh të Sinaloas apo Ndranghetas?

E kështu i dashur kaluan 15 minuta duke parë me çudi se çfarë do ndodhte. Nuk lanë makinë para nesh pa hapur dyer e bagazhe e bërë sikur kontrollonin me automatikë të rëndë këta kapuçonët maskëzinj.

Kur ia mbërrijnë te makina ime.

Unë isha ulur në vend të parë ku rri zakonisht shoqëruesit dhe shofer kisha një punonjës të Partisë së Lirisë. Po kthehesha nga Prevalla dhe shoqëruesin dhe shoferin e

Gardës e kisha lënë të rrinin me familjet e tyre për fundjavë.

Kur shoh unë kapuçonët e zinj me automatikë drejt meje e duke ulëritur si të droguar: “Kriminel hajde me ne se jemi Policia”.

Epo thashë unë ngaqë këta kanë futur plot mallistë në polici dhe unë isha me bluzën e “Celtic FC” veshur dhe në vend të parë mos po u ngjaja me ndonjë kriminel dhe nuk e dinë se kush jam.

“Jam Ilir Meta u thashë, ish-President i Republikës dhe ruhem nga Garda e Republikës”.

“Ti je kriminel, – thanë kapuçonët e zinj, – e do vish me ne te Policia se je i arrestuar”.

“Shumë mirë, – u thashë unë, – ku e keni urdhër-arrestin?”

“Çfarë urdhër-arresti do ti bandit”, – thanë ata.

“Po ju kush jeni ju?”, – them unë.

“Pse ty do të japim llogari?”, – ulëritën ata.

Vetëm kapuçonë të zinj Beni, maska të zeza e as numra identifikimi e asgjë tjetër.

M’u kujtuan brigadat terroriste që rrëmbyen Aldo Moron se e kam parë edhe vendin atje në mes të Romës. Edhe ata me uniforma policie e rrëmbyen.

“Qëndro edhe pak”, – thashë me vete, – “sa të vijë Policia”, dhe vendosa duart në sedilje për rezistencë paqësore.

Kur ata hynë me automatikë të rëndë nga para e mbrapa e kush të ulërinte më shumë, siç e ke parë. Pastaj më futën në një makinë me targa private.

Epo thashë me vete më rrëmbeu banda e inceneratorëve ndaj nuk u duk edhe Policia.

Kur “fatmirësisht” mbërrij te Policia e Tiranës. “Epo gjysma e së keqes”, – thashë, “se tani do sqarohet çdo keqkuptim”.

Më futën në një zyrë ku takova nja dy policë dhe u them: “Ore, mos më kanë ngatërruar ata djemtë?”

“Jo, jo, – thanë, – ata për ju kanë urdhër-arrest nga vet Altin Dumani”.

“Po e kanë urdhrin?, – u them, – se ata jo urdhër që s’më treguan por as nuk u prezantuan dhe identifikuan”.

“Ja, – thanë ata, – se do vijë shef Tonini të të sqarojë”.

E që thua ti, pas nja 10 minutash vjen shef Tonini, i cili u soll shumë mirë të them të drejtën, si atëherë kur isha Kryeministër.

“Do një kafe, – më tha plotë mirësjellje mbase edhe me merakun për të mbledhur veten.

“Jo, jo, – i thashë unë, – se pas orës 12:00 nuk pi kafe”.

“Po mirë, – më tha, – pimë nga një cigare”.

“Patjetër, – i them unë, – po ajo fleta e arrestit ku është?”

“Besoj, – tha, – se nuk do vonohen shumë ata të Policisë Gjyqësore dhe BKH se ata e kanë ne nuk dinim gjë”.

Ndërkohë mbërriti edhe avokat Gjokutaj i lajmëruar nga mediat. “Ku është fletë-arresti?”, – pyeti edhe avokati.

“Ja, do presim edhe ca, – thanë ata, – se nuk do vonojmë shumë”.

E që të mos të lodh më tej se boll u lodhe dhe ti duke dëgjuar këto sukseset me hapjet e kapitujve me BE-në, pas më shumë se dy orësh na erdhi fletë-arresti në Polici.

“Epo faleminderit, – thamë, – gjysma e të keqes se Policia jonë na arrestoi në fund të fundit”.

Filloi një jetë e re shumë interesante.

Në bllokun e sigurisë më thanë: “ka ardhur avokati të të takojë”.

“Ç’ne Genci?, – thashë unë, se ne ishim ndarë për atë ditë. “Mbase ka ndonjë haber”, – thashë. Por ishte një avokat tjetër i pakërkuar nga unë, dashamirës, e më solli letrën e një të afërmit tim.

Pak a shumë teksti ishte: “Mbahu i fortë se do kalojë dhe kemi folur me Hulusiun që të shkosh te Spitali i Burgut që sot”.

“Po kjo çudi?”, – thashë me vete. Edhe mbahu i fortë edhe shko që sot te Spitali i Burgut sikur nuk shkojnë të dyja bashkë.

Mata tensionin, 7-11. E falenderova letërprurësin dhe i dhashë një pusullë për letërdërguesin.

Pas dy ditësh, u bëra banor i 313-ës i dashur! Kur hyra dëgjoja plot thirrje “Rama Ik”.

Kështu që nisi mbarë.

Sa u ambientova unë filluan të më thonë, shiko se këtu janë kushtet e vështira ndaj po deshe shko në Fier ose në Durrës ose ku të duash.

“Mua, – u them, – kushtet më duken fantastike po inshallah ka palestër”.

“Ah jo, – thanë, – andej ka palestra, këtu ju”.

“Po çfarë ka këtu?, – i pyes unë.

“Vetëm ping-pong dhe volejboll”.

“Mrekulli, – u them unë, se ti e di që unë 8-vjeçaren e kam bërë te “Fan Noli” dhe ne të gjithë mësuesit e fizkulturës i kishin volejbollistët e Dinamos që nga Nard Tase i famshëm e Beriolli e në fundin e tij e mbaj mend edhe legjendën, Asllan Rusi.

“Shumë mirë, – thanë, – por duhet të bësh kërkesë me shkim te edukimi”. Bëra kërkesat unë e fatmirësisht ping-pongu u miratua ndërsa volejbolli jo. “Po pse?, – u them unë.

“Është porosi nga lart për arsye sigurine”, – thanë.

Epo gjysma e së keqes thashë, të paktën kam ping-pongun që në orën 08:00 të mëngjesit. Por për arsye “sigurie” vetëm 3-4 shqiptarë mund të luanin me mua, të tjerët ishin nigerianë, italianë dhe nga Bregu i Fildishtë.

E di ti i dashur Beni, që ma hoqën edhe ping-pongun?

Më thërrasin para tre javësh para një komisioni tepër të gjerë dhe serioz. “A ka mundësi, – më thanë, – të firmosësh këtu që je prezent?”. “Patjetër, – u them, – përderisa jam prezent”.

“Dëgjo, – tha kryesori, – para dy netësh ka ndodhur një ngjarje e rëndë”. “Ndonjë akt terrorist?”, – i pyes unë.

“Në orën 20:20 ju keni dalë nga infermieria për të shkuar në dhomën tuaj”.

“Po, – i them unë, – e saktë, se matim tensionin dhe ai nuk na lëviz gjithmonë 7-11.”

“Po flas seriozisht!”, – më tha mua. “Edhe unë seriozisht ju fola se sa herë na e masin tensionin edhe e shënojnë”, – i them unë.

“Jo, jo, – tha, – para se të hyje në dhomë (pra qeli), ke shkelur rëndë rregulloren e burgut se ke folur në telefon”.

“Po unë me telefonin e burgut fola”, – i thashë.

“Po, – tha, – por nuk lejohet të flitet pas orës 20:00”. “E di, – i them, – por ngaqë flasin të tjerët mua gjithmonë më kanë lënë në fund dhe unë kam folur edhe pas orës 20:00. Mos jeni shqetësuar, – i pyes, – pse iu përgjigja pyetjeve të gazetares Beti Njuma përmes telefonit të Tedi Blushit që është i regjistruar”.

“Jo, jo, – thanë, – nuk ka lidhje me intervistën por është shkelje e rëndë të flasësh pas orës 20:00”.

“Po dakord, – u them unë, – tani që e mësova nuk do e përsëris më. Por ju lutem vini një njoftim në krah të telefonit, që ta shohin të gjithë”.

“Pra ti e pranon këtë shkelje?”, – thanë. “Po, – u them, – e pranoj”. Panë njëri-tjetrin në sy dhe pastaj njëri kumtoi plot solemnitet: “Komisioni njëzëri vendosi t’ju ndalojë ushtrimet e përbashkëta fizike”.

“Po unë volejbollin të ndaluar e kam”, – u them. “Jo, jo, ping-pongun”, – thanë ata. “Dakord!”, – u them unë dhe iki.

Më e bukura Beni ishte ditën tjetër në mëngjes. Troket qelia dhe shoh juristin e burgut. Në dorë mbante disa letra. Epo thashë unë do ketë ndonjë letër nga SPAK-u ky. Kur ai ma zgjat e më thotë: “Të lutem njihu me vendimin e shkruar që mori Komisioni dje”. “Po ç’më duhet vendimi, – i them, – unë e kam të qartë që 10 ditë nuk do luaj ping-pong”.

“Por ti ke të drejtë të bësh ankesë, – më tha, – për këtë vendim nëse nuk je dakord Brenda 15 ditëve”.

E kupton i dashur Beni sa zemërgjerë janë?

Të japin kohë të ankohesh edhe pasi ta kesh kryer dënimin.

“Jo, jo, – i thashë, – faleminderit. Vendimi ishte i drejtë dhe shkelja shumë e rëndë ndaj nuk do ankohem”.

Më e bukura Beni, më erdhën dje paradite e më thanë: “Po pati mundësi, bëhu gati se po të pret Komisioni”. “Cili Komision?”, – pyes unë. “Komisioni Disiplinor”, – tha zotëria.

Mos më kanë ngatërruar thashë unë me vete se unë ndonjë shkelje të rëndë nuk kam bërë. Kur shkoj unë përsëri i njëjti Komision hijerëndë.

“A mund të firmosësh këtu që je prezent?” “Prit, – u thashë, – ta lexoj me kujdes këtë shkresën se nuk i hedh kollaj unë firmat”.

Aty lexova edhe një pikë, që nëse nuk do vetë, çështjen e ndjek avokati. E firmosa unë.

“Dëgjo, – më thotë njëri, – ka ndodhur një shkelje e rëndë”. “Prapë?”, – i pyes unë, – Po unë nuk kam folur më pas orës 20:00”. “Jo, jo, – thanë, – por për të dhënë intervista me gazetarë duhet marrë leje e posaçme nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve”.

“Po unë fola me avokatin tim, Z. Cakrani, ai qëlloi në studio dhe gazetarja bëri disa pyetje dhe unë iu përgjigja. Liria e shprehjes është në Kushtetutë.”, – ju thashë.

“Ashtu është, – thanë ata, – ka Kushtetutë, por ka edhe një rregullore”.

“Rregullore që na ndalon fjalën e lirë? Pastaj unë, doni apo nuk doni ju, Hulusiun dhe ma nalt, unë jam Kryetar Partie dhe fjalën nuk ma heq dot njeri. Por, – u thashë, – do lë avokatin tim të merret me këtë çështje se ai e di edhe Kushtetutën edhe ligjin edhe Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut”.

Largohem unë i dashur Beni e bëhesha gati të takoja motrën me tre fëmijët pas 3 javësh se dy javë rresht pas intervistës te Beti Njuma, nuk i linin të takoheshin kur çdo i paraburgosur e ka të garantuar një takim në javë me familjen.

Më kishte marrë malli për të katër, por sidomos për motrën e cila kujdeset edhe për të dy prindërit e sëmurë që nuk i kam parë prej 9 muajsh.

Kur hyj unë te dhoma e takimit ishin tre e jo katër. Mungonte Besari, djali. “Po Besi, – u them unë, – ku është apo nuk e ka marrë malli?”

“Besi është përjashta”, – thanë. “Jashtë shtetit?”, – i pyes unë. “Jo mo jo, jashtë burgut”.

“Po pse?”, – i pyes.

“Po na thanë që nuk lejohen sipas rregullores të hyjnë 4 të afërm, por vetëm 3”. Ndaj njëri duhet të mos hyjë dhe Besi si kavalier u kishte thënë hyni ju dhe po pres unë jashtë”.

Pra për 8 muaj kishin shkelur rregulloren e burgut duke i lejuar të 4-ët të vinin. Ndërsa tani jo.
Pak ditë më parë ishim në GJKKO për të verifikuar se ç’hetime kishte bërë SPAK-u këto 8 muaj për mua meqënëse SPAK-u nuk e kishte bërë punën e tij sipas ligjit për t’i raportuar gjykatës çdo dy muaj.

Nejse, folën ata, folëm ne, hyri gjykatësi te dhoma e “komandimit” dhe afërmendsh ajo që dihet.

Meqënëse ishin shpërndarë dizinformacione nga SPAK-u unë njoftoj në rrjete sociale një konferencë shtypi me gazetarët ditën tjetër, në ora 11:00. Kur çohem në mëngjes unë shikoja që mua nuk më punonte pini i telefonit. Pashë të tjerëve, u punonte.

Shkoj unë te Edukimi dhe u them: “Pse mua nuk më punon pini?”

Sa keq e kam ndjerë veten i dashur Beni, se një “black out” total i sinjalit për të gjithë, për tërë ditën.

Mirë konferenca na iku, po morëm në qafë edhe shumë të tjerë i dashur që nuk floën me familjet e tyre.

Ndërkohë kanë 2 ditë më kanë bllokuar lidhjen në telefon me Tedi Blushin që është i vetmi i Partisë së Lirisë i regjistruar se të tjerët janë familjarët dhe avokatët.

Po ka edhe më keq i dashur!

E pe çfarë i bënë kolegut të tyre, Erionit? I futën edhe celularët dhe e përgjonin njëkohësisht. Shokë ideali, s’ke ç’tu thuash!

Të kam paragjykuar kur mora vesh që u le fletë-arrestin në dorë dhe mendova kushedi ç’ka bërë tigri? Por kur pashë që donin të të bënin kokë turku për inceneratorin të mirëkuptova.

Ndërsa kur të dëgjova te Çim Peka në shkurt u binda që donin të të arrestonin për ato që s’ke pranuar të firmosësh e jo për pllakat dhe lavamanët e “padeklaruara”.

Po je aktor i madh sidoqoftë!

E mban mend takimin e fundit kur erdhe 5 minuta të merrje Dekretin si Ministër për Rindërtimin dhe Pandeminë? Kur më thoshe: “Po ti s’e ke idenë sa të do ai, etj. etj.”

Ndërkohë ti e dije ndërkohë që ty të donte edhe më shumë se unë ndaj ua kishe deleguar firmat e tenderave të tjerëve që atëherë.

Kaq i dashur, si letër e parë!

Do dëgjohemi së shpejti!

The post Meta letër Ahmetajt: Të paragjykova për arratisjen, më thoje “Sa të do ai…” appeared first on Lapsi.al.

Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, ofron para për daljen nga burgu

✇Albeu
By: V K

Ditën e nesërme, Erion Veliaj do të rikthehet të hënë në gjykatën e Apelit të Posaçëm, ku ka kërkuar edhe lirimin nga burgu.

Kujtojmë që, Erion Veliaj, prej muajit shkurt po qëndron në bugun e Durrësit.

Përmes avokatëve të tij, ish-kyetari i Bashkisë së Tiranës, u kërkon togave të zeza një masë më lehtësuese, kundrejt ofrimit të garancisë pasurore.

Më 22 maj, SPAK njoftoi se ndaj Erjon Veliajt dhe Ajola Xoxës, ishte regjitruar një procedim i ri.

Bëhet fjale për vepren penale të fshehjes së pasurisë, pasi dyshohen se gëzojnë pronësi faktike në dy pasuri që nuk i kanë deklaruar, një prej të cilave shtesë, që janë fqinje me apartamentin që ndodhet në Selitë në rezidencën Kodra e Diellit në pronësi të tyre.

Erion Veliaj, u ndalua ne 9 shkurt kur agjentët e BKH i shkuan në zyrë për t`i komunikuar masën e sigurisë arrest në burg.

Gjithashtu, pjese e hetimit të dosjes është edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, si dhe 6 biznesmenë.

Këta të fundit, dyshohet se kanë përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë, që më pas janë shpërndarë në OJF-të e ngritura nga Ajola Xoxa.

Pasi janë verifikuar disa episode korrupsioni, po kryehn verifikime edhe për shkelje të tjera të kryera./Oranews

The post Veliaj të hënën në gjykatë për ndyshim mase, ofron para për daljen nga burgu appeared first on Albeu.com.

Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, është liruar nga qelia pas një vendimi të fundit të marrë nga Apeli i juridiksionit të përgjithshëm.

Sipas këtij vendimi, ai do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit me “qendrim në shtëpi” për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesave të avokatëve të Gjicit, të cilët paraqitën argumente për gjendjen e tij shëndetësore, e cila kërkon kujdes të veçantë.

Më herët, kërkesa për lirimin e tij ishte refuzuar nga Gjykata e Elbasanit, e cila vendosi që ai të mbetej në qeli.

Gjici ka qëndruar i izoluar deri tani në burgun e Lushnjes ndërsa ishte burgosur pas video-skandalit në zyrën e tij, në Bashkinë e Kukësit, ku u filmua me shtetasen A.K duke bërë veprime seksuale.

Gjykata e Apelit të Posacëm e kishte dënuar Safet Gjicin për korrupsion aktiv me 4 vite e 6 muaj burg, nga të cilat ai do të duhet të vuante 3 vite për shkak të përfitimit të gjykimit të shkurtuar.

Safet Gjici e kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe i kishin mbetur përafërsisht 6 muaj burg për të vuajtur.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Lirohet nga burgu ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici appeared first on Euronews Albania.

Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në prag të hapjes së fushatës elektorale të PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka dhënë një mesazh nga burgu. Meta shprehet nga burgu se sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari.

Meta gjithashtu thekson se sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit.

Ndër të tjera Meta theksoi se ai nuk do të jetë vetëm fizikisht, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jetë krah të gjithëve në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Reagimi i Ilir Metës

Asnjë izolim fizik sado ekstrem nga Narkoregjimi, nuk më ndal dhe nuk do të më ndalë në përballjen time për të mbrojtur liritë dhe të drejtat e shqiptarëve nga dhuna e Narkoqeverisë, që ka zaptuar dhe plaçkit vendin.

Sonte vetëm fizikisht nuk do të jem në shesh, por me të gjithë fuqinë e kauzës, do të jem krah jush në Sheshin “Nënë Tereza”, në ora 19:00.

Sonte është fillimi i betejes finale për çlirimin e çdo shqiptari, sonte starton fushata fitimtare që do të kurorëzohet më 11 Maj me Fitoren Madhështore të Lirisë kundër Narkoregjimit të dorëzuar në duart e krimit dhe korrupsionit!

Sot të gjithë në shesh ku do gjëmojë zëri i qytetarëve për Shqipërinë Madhështore që meritojnë shqiptarët e ndershëm, punëtorë dhe patriotë.

VOTO NR.1 Koalicionin “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

VOTO ILIR METAJ, Qarku Tiranë.

The post Hapja e fushatës, Meta mesazh nga burgu appeared first on Lapsi.al.

Dy muaj në burg/ Reagon Erion Veliaj: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, ndodhem pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston

✇Albeu
By: V K

Këtë të enjte, përmes një postimi në “Facebook”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar duke shprehur falenderimet e tij ndaj të gjithë atyre që e kanë mbështetur, gjatë periudhës së qëndrimit të tij në burg.

Ai theksoi se është mbajturi izoluar pa akuzë konkrete, duke nënvizuar se nuk ka asnjë person që mund të dëshmojë se ai ka kryer ndonjë akt korruptiv.

Në postimin e tij, Veliaj i bëri thirrje atyre që janë solidarizuar me familjen e tij. Ai shprehu mirënjohjen për ndihmën e ofruar dhe siguroi se nuk do ta harrojë kurrë këtë mbështetje.

Ndërkohë, Veliaj theksoi se i janë ndaluar mundësitë për të shprehur mendimin mbi procesin që po kalon, duke e quajtur atë “grotesk”.

Gjithashtu, Veliaj shprehu bindjen se çdo veprim i tij, ka qenë gjithmonë i ndershëm dhe ka ndihmuar të tjerët në punën e tij, duke theksuar se ende nuk ka pasur asnjë dëshmi që ta akuzojë.

Veliaj u dërgoi falenderime të gjithë atyre që kanë qëndruar pranë tij dhe familjes së tij gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Postimi i Erion Veliajt:

Të dashur miq,
Sot mbushen 2 muaj nga burgimi im pa gjyq – larg familjes, gruas, djalit të vogël dhe nënës. Por, edhe larg punës në bashki e fushatës, dy pasioneve të jetës sime.

Doja vetëm t’ju falenderoja për mirësinë e mbështetjen ndaj Kait dhe Ajolës, si dhe dy nënave tona – 3 gra pa burrat e tyre, por me kurajo e dinjitet falë jush që u jeni gjendur pranë! Jam ende pa akuzë prej një anonimi që nuk ekziston. S’ka dalë askush që të kem korruptuar. Ende askush që të më ketë korruptuar.

Kush më njeh e di që në çdo ditë të punës time kam ndihmuar këdo, kudo e kurdo me ndershmëri. Ndaj, meqë më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, atyre që i janë gjendur familjes sime, iu them nga zemra “Faleminderit”! Nuk do t’ua harroj kurrë! Bekime dhe mall për ju të gjithë.

 

The post Dy muaj në burg/ Reagon Erion Veliaj: Më janë ndaluar opinionet mbi këtë proces grotesk, ndodhem pa akuzë prej një anonimi që s’ekziston appeared first on Albeu.com.

Zbardhen përgjimet e vëllezërve Veliaj nga burgu/ Erioni urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë…

✇Albeu
By: V K

Kryebashkiaku Erion Veliaj, urdhëron që nga qelia e burgut në Durrës të ushtrohet presion ndaj institucioneve të drejtësisë.

Në këtë rast, ndaj Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Kjo vërtetohet nga përgjimet e siguruara nga CNA, ku tregohet qartazi se Veliaj e quan anormal reagimin e KLP-së.

Ashtu siç tregohet në materialet e siguruara nga CNA, Veliaj e konsideron të papranueshëm reagimin e KLP-së, pasi janë zgjedhur me shumicë në parlament.

Për këtë, sipas përgjimeve, angazhon vëllain e tij Arbër Veliaj, që të flasë me “miqtë e tij deputetë” që të merren me këtë gjë.

 

 

“Intensifikimi i fushatës mediatike në kohën që data e gjykimit të masës së sigurimit në Gjykatën e Apelit afron me qëllim që të ndihet presioni kundrejt funksionarëve të drejtësisë. Po kështu, një tjetër moment për t’u theksuar është biseda rreth KLP-së në lidhje me deklaratën në mbrojtje të veprimeve të Prokurorisë së Posaçme.

Për shtetasin nën hetim, Erion Veliaj, kjo është e papranueshme dhe anormale, për sa kohë që ata janë votuar në Parlament nga shumica e qeverisë.

Për këtë, i kërkon shtetasit Arbër Veliaj që të bisedojë me ‘miqtë deputetë që merren me këtë gjë’”, thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

 

 

Po ashtu, theksohet se Veliaj ka publikuar një kërkesë drejtuar Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për të konstatuar mbarimin e mandatit të prokurorit Ols Dado dhe qasja që ai ka ndaj institucioneve krijon premisa që të ndërhyjë në to dhe t’i përdorë në funksion të qëllimeve të tij.

Në përgjimet e siguruara nga CNA, Veliaj i kërkon vëllait të tij, Arbër Veliaj, që të angazhojë deputetët pranë KLP-së të merren me këtë gjë, pasi nuk e di se për çfarë motivi KLP po del në deklarata në mbrojtje të prokurorëve.

“Në orën 19:54, Erion Veliaj bisedon me Arbrin në lidhje me deklaratat e bëra publike nga ana e KLP-së. Erioni i shprehet Arbrit se është shumë i habitur për deklaratën e KLP-së, pasi ata nuk kanë reaguar as për rastin e Saliut. I tregon se shumica prej tyre nuk janë vënë nga Saliu, ‘by the ëay’. I kërkon Arbrit që të flasë me ‘miqtë deputetë’, ata deputetë që merren me këtë punë, pasi KLP-ja duke qenë se është votuar në Parlament nga shumica e qeverisë, deklarata e tyre është anormale.

I tregon sërish se deklarata e KLP-së është anormale, nuk e di se për çfarë motivi e kanë bërë, në një kohë që nuk u shprehën për Saliun. Në fund të komunikimit, i tregon që të vijë herët në takim, që t’i japë pusullën, duke nënkuptuar statusin e radhës”, thuhet në materialet e siguruara nga CNA.

Kujtojmë se më herët Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka thyer heshtjen pas interesimit të CNA-së për një reagim për sulmet e vazhdueshme të kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj ndaj prokurorit Ols Dado dhe gjyqtarit Erion Bani.

KLP dënoi sulmet dhe presionin ndaj prokurorëve të SPAK-ut dhe në veçanti ndaj prokurorit Ols Dado.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional.

“Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) shpreh shqetësimin për fushatën e vazhdueshme të sulmeve, etiketimeve denigruese dhe përpjekjeve për presion ndaj prokurorëve të SPAK-ut në përgjithësi dhe në veçanti ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme, Olsi Dado. Deklarata të artikuluara jo vetëm nga disa segmente të caktuara mediatike, por edhe nga persona të përfshirë në hetime ose të akuzuar prej tyre, përfshirë zyrtarë të lartë, dëmtojnë integritetin dhe besimin në drejtësinë shqiptare. Sulmet verbale cenojnë procesin e drejtë hetimor dhe gjyqësor, si garanci themelore të shtetit të së drejtës.

KLP bën thirrje që çdo pretendim, akuzë apo ankesë ndaj një prokurori, të trajtohet në përputhje me ligjin dhe brenda kuadrit institucional. KLP rithekson rëndësinë e respektimit të standardeve etike të raportimit nga mediat, duke siguruar paanshmërinë në informimin e opinionit publik, për të shmangur çdo formë dezinformimi që mund të ndikojë në integritetin e proceseve gjyqësore. Në respekt të një sistemi të pavarur gjyqësor, bëjmë thirrje për të treguar durim dhe maturi. Çdo përpjekje për të ndikuar përmes presioneve publike apo debatit politik minon parimet e demokracisë.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë qëndron në mbështetje të prokurorit Olsi Dado dhe të gjithë prokurorëve të Republikës së Shqipërisë, që ata të ushtrojnë funksionin e tyre në përputhje me ligjin, si e vetmja garanci që drejtësia të funksionojë mbi bazën e fakteve, provave dhe procesit të drejtë ligjor”, thuhet në reagimin e KLP-së./ CNA.al

The post Zbardhen përgjimet e vëllezërve Veliaj nga burgu/ Erioni urdhëron Arbrin për presion ndaj KLP-së: Thuaju “miqve deputetë” të merren me këtë… appeared first on Albeu.com.

Çfarë po ndodh brenda GJKKO? Gazetarja zbardh detaje: Avokati kërkon që Veliaj të dalë nga burgu

✇Albeu
By: V K

Në Apelin e GJKKO, po zhvillohet seanca e ankimit të Erion Veliajt, i cili kërkon lirimin nga qelia.

Gazetarja Klodiana Lala, ka dhënë detaje, ndërsa thotë se avokati i kryetarit të bashkisë, Ermir Beta, ka kërkuar që masa ndaj Veliajt të shfuqizohet.

Burime nga brenda seancës bëjnë me dije se avokati i Veliajt, Ermir Beta, është duke bërë parashtrimet dhe duke këmbëngulur që kjo masë sigurie të shfuqizohet dhe se Veliajt, t’i jepet mundësia të dalë nga paraburgimi.

Gjithashtu, avokati ka thënë se Veliaj nuk ka asnjë rrezik të prishë provat, apo t’i dëmtojë ato si dhe as të intimidojë dëshmitarët.

The post Çfarë po ndodh brenda GJKKO? Gazetarja zbardh detaje: Avokati kërkon që Veliaj të dalë nga burgu appeared first on Albeu.com.

Veliaj flet nga burgu: Pres që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat e mia

Duke folur nga burgu për emisionin Review në Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se pret që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat që ka bërë.

Veliaj tha se i detyrohet familjes dhe qytetit që të bëjë betejën për pafajësi. Po ashtu, ai u shpreh se është marrë në pyetje si person në dijeni dhe ka zbuluar këtë hile, sipas tij, për të mos regjistruar emrin e personit, edhe pse për verifikimin 700-ditor të Nesti Angonit, shënjestra kishte qenë ai dhe, sipas tij, vetingu 20-vjeçar nga mosha 24 vjeç i ishte bërë vetëm atij dhe askujt tjetër.

Pyetje- Përveç ndryshimit të masës në apel, çfarë prisni nga strategjia që keni ndjekur me trajtimin e çështjes tuaj? (pushimin, ndryshimin e prokurorit etj)

Pres që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat që kam çuar. Një noter, që licencën ia fal babi, prokuror në shkelje e bën shoqja, dëftesën e ka me 5-a dhe në SPAK e katapultojnë me komandim – nuk është e merituar dhe e ligjshme kjo. Sot po u themi të rinjve “mos mësoni, mos punoni, mjafton babi e shoqet, dhe ua merr hakën gjithë atyre që janë me 10-a e luftojnë e punojnë përditë me djersë, që s’kanë baballarë hiç”. Kjo nuk është Shqipëria për të cilën kam luftuar dhe ky rast anomalie duhet zgjidhur.

Pyetje- Ju keni kritikuar vetem dy emra Dado- Bani, ndërkohë asnjë fjalë për prokurorin tjetër të çështjes tuaj Altin Dumani, pse? Dhe si e shihni qasjen e tij në dosjen tuaj?

Nuk jam pyetur nga Dumani, vetëm nga Dado, i cili përgjigjet e mia as denjoi t’i përfshinte në 367 faqe sajesa për lodra kalamajsh apo telefon në Kavajë e Rrogozhinë. Dado më ka kërkuar leje ndërtimi në konflikt interesi, e jo të tjerët. I gjithë pseudohetimi im është kryer nga noteri Dado dhe çdo akt procedural në këtë hetim është prodhuar prej tij

Pyetje – Nëse do ktheheshit pas në kohë, gjatë kohës kur jeni marrë në pyetje apo procedura të tjera të SPAK-ut ndaj jush, a do t’i kishit denoncuar që atëherë? Nëse po, pse s’e keni bërë? Çfarë ju pengonte?

Kur jam marrë në pyetje jam thirrur si person në dijeni. Kjo, zbulova, është një “hile” për të mos regjistruar emrin e personit, edhe pse për verifikimin 700 ditor të Nesti Angonit shënjestra isha unë dhe vetingu 20 vjeçar nga mosha 24 vjeç më qe bërë mua. Pra, qe identifikuar personi shënjestër dhe tani duhen gjetur episode, që mund t’i vishen atij. Unë u shpalla në hetim më 10 shkurt, në atë ditë edhe u ndalova. Kur të flisja? Në izolim total, as fashikujt nuk më janë dhënë – çdo gjë rreth këtij komploti e mora vesh më pas. Pra, Ols Dado ka bërë një batërdi juridike, që edhe vetë Ish Sigurimi i Shtetit do e kishte zili montimin e këtij procesi hetimor. Ka filluar këtë hetim në bazë të një anonimati Nesti Angoni, I cili ka depozituar një letër bakalli, që nuk përmbush elementet minimalë për t’iu drejtuar një institucioni shtetëror e jo më për të kallëzuar kryetarin e bashkisë më të madhe në vend e për ta burgosur. E kanë marrë të ashtquajturin kallëzim në korrik të vitit 2023, ku vetëm nëse Ols Dado do ishte emëruar në bazë të kritereve ligjore si prokuror dhe një sistemi meritë, do duhej të verifikonte të dhënat e këtij “kallëzimi”, duke nisur nga ekzistenca e Nesti Angonit dhe përmbajtja e të dhënave të pasqyruara në të. Nga korriku i vitit 2023 dhe deri në shkurt të vitit 2024 Ols Dado ka kryer një veting të jetës sime 20 vjeçare, ku për një periudhë 10 vjeçare kam qenë një qytetar i thjeshtë i këtij vendi. Pas shkurtit 2024 ka regjistruar procedimin penal nr. 27 pa asnjë emër nën hetim dhe vetëm në muajin janar 2025 regjistron emrin tim e personave të tjerë në hetim e duke gjëmuar gjykatës me dosje në dorë se kush do ja merrte përsipër burgosjen time, pa gjyq e pa u dëgjuar.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veliaj flet nga burgu: Pres që ILD dhe KLP të vlerësojnë me integritet ankesat e mia appeared first on Euronews Albania.

Veliaj tregon kë mbështet me 11 maj, ia kërkon dhe përkrahësve të tij: Votoni për…

Duke folur nga burgu për emisionin Review në Euronews Albania, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se ai do të votonte Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit dhe do të bënte fushatë kudo që të ishte qoftë edhe nga burgu.

Veliaj u shpreh i bindur për fitoren e Partisë Socialiste dhe ftoi të gjithë mbështetësit e tij që janë të dëshpëruar dhe të zhgënjyer nga burgosja e tij të votojnë për kryeministrin Edi Rama.

Pyetje – Drejtues qarku për shumë vite, kryetar bashkie i zgjedhur 3 herë, figura më e rëndësishme e Partisë Socialiste në Tiranë; duke ditur punën dhe duke njohur mirë partinë, çfarë do të ndodhë në Tiranë në 11 maj dhe si do të ndikojë mungesa juaj?

Në 11 Maj Partia Socialiste do të fitojë bindshëm. Puna në Tiranë flet vetë: pyesni prindërit, që çojnë fëmijët në 45 shkolla të reja moderne, pyesni nënat që çojnë fëmijët në 110 kopshte dhe çerdhe europiane. Pyesni pensionistët dhe studentët që udhëtojnë falas me autobus.
Kush më do vërtet dhe është trishtuar nga kjo padrejtësi, duhet të votojë Edin dhe PS, si e vetmja forcë që di dhe do drejtësinë, di ta krijojë sistemin modern, por edhe ta korrektojë kur del nga shinat.

Pyetje – Për kë do të votojnë mbështetësit tuaj? A do kontribojnë ata njësoj në zgjedhje fushate, si të ishit ju në kushte normale?

Unë vetë do votoj PS dhe Edin e do bëj fushatë kudo që të jem. Tirana është sot një qytet europian i transformuar si asnjë tjetër. Kush mbështeti Edin në vitet 2000-2011 dhe mua në 2015-2025, mbështet këtë vizion dhe padyshim do punojë për PS më shumë se kurrë më parë, për të plotësuar edhe mungesën time.

Pyetje – Çfarë do t’ju thonit socialistëve, 42% e të cilëve mendojnë se arrestimi juaj do të ketë efekt negativ në rezultatet e PS në zgjedhje?

Socialistëve do ju thoja “kokën lart e të jeni krenarë për punën tonë”! Pafajësinë time do ta provoj për vete, por edhe për të gjithë ata që zelli i ndërhyrjes brutalisht në fushatë iu ka dhënë iluzionin e fitores pa meritë! Ndaj, kurajo dhe përvishni mëngët për Edin dhe PS në fushatën më të bukur që kemi bërë ndonjëherë!

Pyetje – A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, z. Rama?

Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veliaj tregon kë mbështet me 11 maj, ia kërkon dhe përkrahësve të tij: Votoni për… appeared first on Euronews Albania.

A keni komunikim me Edi Ramën? Çfarë thotë Erion Veliaj nga burgu

Duke folur nga burgu për emisionin Review, në Euronews Albania, Erion Veliaj tha se nuk ka pasur komunikim me kryeministrin Rama gjatë kësaj kohe që është nën arrest sepse sipas tij kjo gjë nuk i është lejuar.

Ai thotë se prokuroria po ashtu nuk i ka miratuar prej dy javësh asnjë takim dhe se sipas tij kjo është një provë tjetër se i kanë kurdisur një kurth me anonimë.

Pyetje – A keni komunikim me kryetarin e partisë tuaj, z. Rama?

“Jo, jam në izolim total. Ols hakmarrësi nuk ka miratuar prej dy javësh asnjë takim – as politikanë të huaj, drejtues të kulteve apo shokë e miq. Kjo është një tjetër provë se ky kurth i kurdisur keq, me anonime, veting, shpallje fajtor pa akuzë dhe izolim total është një njollë jo e vogël e një reforme, që e mbështetën të gjithë”, thotë Veliaj.

LEXONI GJITHASHTU:

The post A keni komunikim me Edi Ramën? Çfarë thotë Erion Veliaj nga burgu appeared first on Euronews Albania.

Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është përgjigjur nga burgu pyetjeve të emisionit “Review” në Euronews Albania dhe ka thënë se i detyrohet familjes dhe qytetit që të bëjë betejën për pafajësi.

Veliaj është ndalur dhe te qendrimi i PS dhe kryeministrit Rama, duke e cilësuar se po bëjnë gjënë e duhur dhe ka shprehur besimin e plotë ndaj kryeministrit, duke thënë se ka një jetë që punon me të.

“Ndaj, Partia Socialiste dhe Edi Rama po bëjnë gjënë e duhur, sistemi do mbështetur dhe anomalitë që kanë prodhuar duhen adresuar – bash siç thotë edhe Gjykata e Strasburgut për rastet Hysa dhe Gëllçi. Ideja burg-burg-burg përveçse e bën të pabarabartë mbrojtjen, do prodhojë një faturë që s’do e paguajë Ols Dado dhe Erion Bani, por Republika. Pra, taksapaguesit,” tha Veliaj.

Pyetje – Çfarë do t’i shtonit apo do t’i hiqnit atyre që ka shprehur Kryeministri për këtë rast?

Kam një jetë që punoj krah Edit dhe kam besim të plotë.

Veliaj tha se të martën do të argumentonte se është shpallur i dënuar që në faqe të parë; i paditur nga Nesti Angoni, që nuk ekziston sipas tij, dhe i kërkohej të tregonte pendesë, kur ende nuk kishte akuzë, duke theksuar se i është bërë veting 20-vjeçar, diçka që, sipas tij, nuk i është bërë askujt tjetër.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Veliaj: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur appeared first on Euronews Albania.

Shtetasi rus lirohet nga burgu amerikan në shkëmbim të Fogel

Kremlini ka konfirmuar se një shtetas rus është liruar nga një burg amerikan në këmbim të lirimit të mësuesit të shkollës amerikane Marc Fogel.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se ai do të konfirmonte emrin e shtetasit, vetëm pasi ai të kthehet në shtëpi në Rusi, transmeton Telegrafi.

Donald Trump tha dje se lirimi i Fogel “mund të jetë një pjesë e madhe e rëndësishme” e përfundimit të luftës trevjeçare në Ukrainë.

Por, Peskov tha se nuk kishte gjasa të ishte një pikë kthese, duke e përshkruar lirimin si hap gradual për të rritur besimin reciprok.

Një tjetër i burgosur amerikan do të lirohet sot siç edhe është paralajmëruar edhe Donald Trump. /Telegrafi/

 

The post Shtetasi rus lirohet nga burgu amerikan në shkëmbim të Fogel appeared first on Telegrafi.

Arratisja nga burgu i Shënkollit, dalin detaje nga hetimet

Arratisja e 49-vjeçarit Daut Laze nga burgu i Shënkollit në Lezhë, ka çuar në pranga tre punonjës të këtij institucioni ndërsa nga këqyrja paraprake e kamerave të sigurisë nuk rezulton që 49-vjeçari të jetë ndihmuar nga persona të tjerë brenda burgut.

Ai ka shfrytëzuar momentet kur ka qenë në sektorin e trajtimit mjekësor dhe nuk ka pasur staf të burgut pranë tij duke dalë jashtë në ajrim. Atje ka marrë një llamarinë dhe duke e mbështetur te muri mbi 4 metra të lartë, është ngjitur nëpërmjet llamarinës dhe ka kapërcyer murin. Më pas ka kaluar edhe rrjetën rrethuese dhe është larguar me vrap në arat fushore pranë burgut të Shën Kollit.

Në përfundim të veprimeve të kryera dhe analizimit të situatës, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar punonjësit Gjin Ndoka, punonjës shërbimi në kupole, Mark Nikolli punonjës ne sektor (grup sigurie) dhe Zhaneta Mella (operatore kamerash). Kjo e fundit është shtruar në spitalin rajonal të Lezhës, pasi pas ndalimit ka shfaqur probleme shëndetësore.

Policia vijon kontrollet për kapjen e 49-vjeçarit, kontrolle të cilat janë fokusuar në zonën pranë burgut të Shën Kollit, në Lezhë, Tiranë, Çorovodë, por edhe në qytete të tjera.

Kontrollet vijojnë në mënyrë intensive nga policia për shkak të rrezikshmërisë së 49-vjeçarit dhe çrregullimeve të shëndetit mendor që ai ka.

The post Arratisja nga burgu i Shënkollit, dalin detaje nga hetimet appeared first on Telegrafi.

Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut

Arratisja e një dite më parë e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit i ka kushtuar rëndë 3 efektivëve që ishin në detyrë në ato momente.

Sipas të dhënave më të fundit, rojet e burgut të Shënkollit Gjin Ndoka, Tonin Nikolli dhe Zhaneta Mella janë vënë në pranga për shpërdorim detyre në këtë rast.

49-vjeçari Daut Laze nga Çorovoda, por me banim në Tiranë ndodhej i shtruar në dhomën e mjekimeve dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte u arratis prej andej duke kapërcyer murin. Mungesa e tij në dhomë u vu re gjatë ndërtimit të turneve dhe kryerjes së apelit.

Ai u arrestua më 16 nëntor të vitin 2021 për dhunë në familje, nga një denoncim që ëma thotë se nuk ka ardhur prej tyre. Më 4 nëntor të vitit që shkoi Gjykata e Tiranës vendosi për të “Mjekim të detyruar në një institucion spitalor”. Këtë dënim po e vuante në burgun e Shënkollit, aty ku u zhvendosën të gjithë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor pas mbylljes së burgut të Zaharisë.

Policia e quan Daut Lazen person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe u bëri apel qytetarëve që të lajmërojnë forcat e rendit për çdo informacion që mund të mësojnë për vendndodhjen e tij. Shuma e shpërblimit në këmbim do të jetë 10 mijë euro.

The post Vazhdon arratia e Daut Lazes nga burgu i Shënkollit, arrestohen tre rojet e burgut appeared first on Telegrafi.

U arratis nga burgu i Shënkollit, 10 mijë € kush jep informacion për gjetjen e tij

Menjëherë pas njoftimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, se është konstatuar mungesa e pacientit, shtetasit Daut Laze, 49 vjeç, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë organizuar punën dhe po kryejnë kontrolle intensive për gjetjen e tij ndërsa është vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi.

Policia sqaron se shtetasi Daut Laze është arrestuar në vitin 2021, për veprën penale “Dhuna në familje”, dhe në vitin 2024, Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën “Mjekimi i detyruar në një institucion mjekësor”.

Sipas policisë 49-vjeçari paraqet rrezikshmëri shoqërore, prandaj kërkojmë ndihmën e qytetarëve, për të njoftuar menjëherë Policinë e Shtetit, për çdo të dhënë në lidhje me vendndodhjen e tij.

Policia e Shtetit ka vendosur shpërblimin 10 000 euro për çdo informacion të vlefshëm mbi vendndodhjen e këtij shtetasi. Qytetarët mund të njoftojnë në numrin pa pagesë 112 të Policisë së Shtetit dhe në numrin 068 200 29 61, të vendosur nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndërkohë që vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 49-vjeçarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Foto/ Kush është i burgosuri që u arratis nga burgu i Shënkollit

EMRI/ I dënuari arratiset nga burgu i Shënkollit gjatë natës, policia nis kërkimet

The post U arratis nga burgu i Shënkollit, 10 mijë € kush jep informacion për gjetjen e tij appeared first on Euronews Albania.

Del fotoja e të burgosurit që u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë

✇Albeu
By: V K

Ky që shihni në foton e mëposhtme, është i burgosur që u arratis gjatë natës nga burgu i Shënkollit në Lezhë.

Bëhet fjalë për shtetasin Daut Laze, i dënuar për dhunë në familje. I burgosuri ka qenë i shtruar tek dhoma e mjekimeve në burgun e Lezhës.

Gjatë natës është aratisur, ndërsa dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor.

Rrethanat e arratisjes mbeten ende të paqarta, ndërsa policia ka nisur kërkimet për kapjen e tij dhe ka hapur hetime për zbardhjen e rastit.

Autoritetet po verifikojnë edhe mundësinë e ndihmës së mundshme nga persona të tjerë.

 

The post Del fotoja e të burgosurit që u arratis nga burgu i Shënkollit në Lezhë appeared first on Albeu.com.

❌