Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Zjarret në Fushë Arrëz, ministri Vengu: Helikopterët nga Emiratet Arabe janë në terren

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka reaguar mbi situatën e zjarreve që kanë përfshirë ditët e fundit zonën e Fushë Arrëzit. Ai thotë se ndërhyrja nga ajri me helikopter bëri të mundur vendosjen nën kontroll të flakëve. Vengu vlerëson bashkëpunimin mes forcave shqiptare dhe atyre nga Emiratet e Bashkuara Arabe. ”Një tjetër ditë në luftë me flakët nga ajri në Fushë Arrëz.

Source

Goditi në fytyrë portierin e Barcelonës, sulmuesi shqiptar ndëshkohet me karton të kuq

Me karton të kuq e nisi Vedat Muriqi sezonin e ri të La Ligës me Mallorcan, kjo në ndeshjen hapëse me Barcelonën, është ndëshkuar me karton të kuq pas vetëm 39 minutash lojë. Pas një sulmi në zonën katalanase, Muriqi zgjati këmbën për të kapur topin, por në vend të tij, ai gjeti kokën e portierit Joan Garcia. Gjyqtari e ndëshkoi si fillim me karton të verdhë “Piratin”, por pas një rishikimi me…

Source

Zjarr në fshatin ”Katund i Vjetër”, forcat zjarrfikëse në terren

Edhe pse moti është drejt rënies së shiut, një zjarr ka përfshirë masivin pyjor pranë fshatit turistik Katund i Vjetër, në Mirditë. Për shkak të terrenit të vështirë malor, ndërhyrja nga toka është e pamundur. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e mbrojtjes civile të Bashkisë Mirditë, të cilat po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të shmangur përhapjen e flakëve.

Source

Zelensky refuzon ofertën, zbardhet biseda telefonike me Trump

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka refuzuar propozimin rus për të dorëzuar rajonin lindor të Donbasit. Agjencia e lajmeve ”Reuters” ka zbardhur detaje nga biseda telefonike që presidenti amerikan, Donald Trump pati me homologun ukrainas, pas samitit të Alaskës. Zelensky ishte i prerë në qëndrimin e tij dhe ka refuzuar të lëshojë territorin e pushtuar tashmë në pjesën më të madhe të tij…

Source

Nedim Bajrami realizon një gol për “vitrinë” në ndeshjen e Kupës

Nedim Bajrami është bërë protagonist në ndeshjen e Kupës së Ligës, ku Rangers ndeshet me skuadrën e Alloas në ndeshjen e parë. I aktivizuar si titullar, ylli i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës pas vetëm 13 minutave lojë. Pas një topi të marrë në krah, Bajrami lëvizi bukur dhe me të djathtën dërgoi topin në një kënd që ishte e pamundur të ndalej nga portieri kundërshtar.

Source

Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

Mediat gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore të shërbimit publik ARD. Raportime më të shkurtra mbi ngjarjet u botuan nga shumë portale dhe gazeta. Ja fragmente nga artikuj karakteristikë rreth këtyre ngjarjeve: Andrej Ivanji shkruan për Tagesspiegel me qendër në Berlin: “Nëntë…

Source

Ben Andoni: Mbase e meritojmë shkatërrimin

Nga Ben Andoni Shqipëria ishte një nga vendet më të angazhuara për nënshkrimin e Traktatit të Mjedisit në 2015. Asokohe, plot 197 vende e vunë firmën mbi marrëveshjen e Parisit të 2015-ës, dokument i cili vuri si objektiv parandalimin e rritjes së temperaturave mesatare të globit 2 gradë celcius mbi mesataren e periudhës para-industrializimit. SHBA-të u integruan menjëherë dhe fill në…

Source

Sezoni turistik, Rama poston pamje nga plazhi i Shëngjinit i tejmbushur me pushues

Bregdeti i Shëngjinit çdo vit frekuentohet nga mijëra pushues vendas e të huaj. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga plazhi i Shëngjinit, në këtë mesgushti të mbushur me pushues. Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales. Ndërthurja e turizmit bregdetar me…

Source

Rrezikonin mbytjen tek Uji i Ftohtë, Policia u shkon në ndihmë tre pushuesve

Strukturat e policisë në mbarë vendin janë angazhuar për mbarëvajtjen e sigurisë dhe rendit gjatë sezonit veror, por nuk kanë munguar rastet kur u kanë ardhur në ndihmë pushuesve të ndryshëm të cilëve iu është rrezikuar jeta. Policia Kufitare Vlorë u shkoi sot në ndihmë tre pushuesve që rrezikoheshin në det, në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë. Salla e DRKM Vlorë mori njoftim se një…

Source

Zbardhet propozimi i Putin që fronti i luftës mos hyjë më thellë në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin i ka bërë një propozim homologut të tij amerikan, Donald Trump, gjatë takimit në Alaskë, që përfshin dorëzimin e kontrollin të plotë të rajonit lindor të Donetskut nga Ukraina, i cili është 70% i pushtuar nga Rusia. Sipas shumë gazetave, Putini në këmbim do të pranonte që vijat e frontit të ndalon dhe të mos përparonin më tej brenda territorit ukrainas.

Source

Martin Leka: Dy pleq që po tallen me botën

Nga Martin Leka Me shpresë se do të ndalej lufta në Ukraine, me shpresë se do të ndalej vrasja e fëmijëve, burrave e grave të Ukrainës, me shpresë se agresori-Rusia dhe krimineli i akuzuar i luftës-Putin do të ndaleshin në tragjedinë e filluar tre vjet e gjysmë më parë, gjithë bota i ktheu sytë nga samiti i Alaskës mes Trump e Putin. Themi shpresë, sepse na ka mbetur si artefakt apo na është…

Source

”New York Times” zbulon bisedën e Trump me liderët e BE-së

Presidenti i Amerikës, Donald Trump pas takimit historik me presidentin rus Vladimir Putin, sipas medias ”New York Times” u tha udhëheqësve evropianëse ai mbështeste një plan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë duke ia dorëzuar pushtuesve rusë territore ende të papushtuara, në vend që të përpiqej për një armëpushim. Pas takimit me Putinin, Trump hoqi dorë nga kërkesa e tij për një armëpushim të…

Source

REL: Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më parë, këtë vlerësim e jepnin vetëm pak më shumë se 10 për qind e popullsisë. Atëherë, çfarë e ka shkaktuar këtë përmirësim, që sipas Qendrës amerikane të Kërkimeve Gallup nuk e ka arritur asnjë shtet tjetër në botë? Vlerësimet e qytetarëve të Kosovës për jetesën e tyre Gjatë…

Source

Broja nuk është as në stol ndaj Tottenham

Armando Broja nuk është as në stol për Burnleyn, që po luan në transfertën e Tottenhem. Futbollisti i Kombëtares është pjesë e lojtarëve që mungojnë, ndërsa arsyeja tregohet të jetë mungesa e formës fizike për të qenë gati në ndeshje. Broja u afrua këtë muaj te Bërnli duke lënë Çelsin pas shumë vitesh. Bërnli e beson atë si një element të rëndësishëm për të ardhmen. Duhet thënë se nuk vuan nga…

Source

Lezha festoi “Ditën e Shtegtarit”, me këngë dhe valle

Në Lezhë u përmbyll mbrëmjen e djeshme rrugëtimi i Fest N’Shpi, që për 15 net me radhë mbushi qytetin me muzikë dhe energji pozitive. Ky aktivitet u përmbyll me “Ditën e Shtegtarit”, një festë kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme. Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë të shumtë mbrëmjen e djeshme, ku pjesa më e madhe…

Source

97-vjeçarja thyen rekordin në garat e vrapit, 4 javë pas operacionit në zemër

Grace Chambers, 97 vjeçe ka hyrë në histori si Parkrunner-i më i moshuar në Europë që arrin pragun e 250 vrapimeve. Ajo e shënoi këtë arritje të jashtëzakonshme duke përfunduar 5 kilometrat në Ormeau Park, në pjesën jugore të Belfastit. E pabesueshmja është se vetëm katër javë më parë Grace iu nënshtrua një operacioni në zemër, por kjo nuk e pengoi që të merrte pjesë në garën e së shtunës.

Source

Raporti i Kremlinit: Autoritetet shqiptare rusofobe, zyrtari që “shqetësoi” ambasadën ruse në Tiranë

“Manifestimet rusofobe në Shqipëri përfshijnë një sërë materialesh mediatike antiruse”. Është ky konkluzioni i raportit të përbashkët të Ministrisë së Jashtme Ruse dhe asaj Bjelloruse me titull “Situata e të Drejtave të Njeriut në vende të caktuara”. Të dyja këto vende pretendojnë se raporti pasqyron shembuj realë të manifestimeve negative në fushën e të drejtave të njeriut në vendet e…

Source

Sulmuesi shqiptar tund rrjetën në Angli dhe siguron tri pikët për skuadrën e tij

24-vjeçari Armando Dobra ka gjetur golin e parë për këtë sezon të ri me skuadrën e Chesterfield në Angli. Në minutën e 88’, Dobra gjeti mjaft mirë një top të hedhur në zonë, të cilin e çoi në fundin e rrjetës, duke çuar rezultatin në 3-1 dhe duke siguruar tri pikët e radhës për Chesterfield, që kryeson kështu m,e pikë të plota renditjen në League Two. Ky është goli i parë i Dobrës këtë sezon…

Source

Vuçiç përballet me protestat më të mëdha, policët po plagosen

Policia e Serbisë përdori gaz lotsjellës dhe automjete për kontrollin e turmës, për të shpërndarë protestuesit antiqeveritarë të cilët hodhën fishekzjarre dhe flakë të forta ndaj oficerëve të policisë, në atë që shihet si një përshkallëzim i madh i protestave nëntëmujore. Kontejnerët e mbeturinave u përmbysën dhe iu vunë flakë. Policia hodhi bombola gazi lotsjellës për të larguar protestuesit.

Source

Zjarret në vend, 10 vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes ka bërë publik bilancin e zjarreve në vend. Sipas saj, aktualisht në Shqipëri ka 13 vatra zjarri, nga të cilat 10 janë aktive dhe 3 në monitorim. Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjes: * Bashkia Bulqizë: Në fshatin Tërnovë, njësia administrative Zerqan, zjarri vazhdon të zhvillohet në kurorë me pyje të dendura nga qafa e malit në drejtim të qytetit të Vjetër Bulqizë.

Source

❌