Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Britani e Madhe/ Njeriu më i vjetër në botë feston 116 vjetorin

Britanikja Ethel Caterham ka festuar 116-vjetorin e lindjes, duke u shpallur zyrtarisht njeriu më i vjetër në botë.

Ethel, e cila jeton në një shtëpi për të moshuar në Lightwater, Surrey (Angli), u bë personi më i vjetër në jetë në muajin prill të këtij viti, pas ndarjes nga jeta të murgeshës braziliane, Inah Canbarro Lucas, në moshën 116-vjeçare.

Ethel ka lindur më 21 gusht 1909, duke qenë kështu personi i fundit i mbetur gjallë nga koha e Edward VII. Madje, për ditëlindjen e saj të 115-të, mbreti aktual Charles III – stërnip i Edward VII – i dërgoi një kartolinë urimi.

Jeta e Ethel ka qenë një udhëtim i jashtëzakonshëm nëpër histori: ajo lindi tre vite përpara fundosjes së Titanikut, tetë vite para Revolucionit Rus dhe përjetoi dy luftëra botërore. E rritur në Wiltshire, ishte fëmija i parafundit nga tetë vëllezër e motra.

Në rininë e saj, punoi si dado në Indi, ndërsa më pas jetoi në Hong Kong dhe Gjibraltar së bashku me bashkëshortin e saj Norman, një kolonel në ushtri.

Shtëpia e kujdesit ku ajo jeton bëri një deklaratë për mediat, duke thënë: “Ethel dhe familja e saj janë thellësisht mirënjohës për të gjitha mesazhet dhe interesimin që i është treguar teksa ajo feston 116-vjetorin e saj këtë vit. Ajo do ta kalojë ditën në mënyrë të qetë me familjen, për ta shijuar sipas ritmit të saj. Faleminderit për urimet në këtë ditë të veçantë.”

Personi më i vjetër që ka jetuar ndonjëherë ka qenë francezja Jeanne Louise Calment, e cila vdiq në vitin 1997 në moshën 122 vjeç e 164 ditë. / abcnews.al /

Aksident në aksin Vlorë-Orikum, plagoset një person/ Shkak, parakalimi i gabuar

Sot pasdite, rreth orës 15:45, në aksin rrugor Vlorë–Orikum ka ndodhur një aksident, ku dy automjete u përplasën si pasojë e një parakalimi të gabuar.

Nga ngjarja ka mbetur i plagosur një person, i cili u transportua menjëherë drejt Spitalit të Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po heton shkaqet e aksidentit.

Erdogan telefonon Macron: Mund ta organizojmë ne samitin e paqes Rusi-Ukrainë

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij francez Emmanuel Macron dhe ka konfirmuar gatishmërinë e Turqisë për të pritur një samit paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas njoftimit të presidencës turke, gjatë kësaj telefonate Erdogan ka ritheksuar se Turqia është e gatshme të “bëjë pjesën e saj” dhe të “marrë rolin e mikpritësit”.

Mes të tjerash, mediatturke raportojnë se të dy liderët kanë diskutuar gjithashtu për planin e Izraelit për të marrë kontrollin e Rripit të Gazës, një plan që Erdogan e ka kritikuar ashpër, duke e quajtur “të domosdoshme” ndalimin e “arrogancës” së qeverisë së drejtuar nga Benjamin Netanyahu.

Të dy liderët ranë dakord të diskutojnë më në detaje për këto çështje gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet në shtator në New York.

Sipas deklaratës, “Erdogan theksoi gjithashtu rëndësinë që Turqia i jep zhvillimit të bashkëpunimit me Francën dhe tha se Ankaraja do të vazhdojë të ndërmarrë hapa për të forcuar marrëdhëniet në fusha të ndryshme, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.”

Ndërkohë, Macron deklaroi përmes platformës X se të dy liderët ndajnë të njëjtin synim: për t’i dhënë fund “luftës së agresionit” të Rusisë ndaj Ukrainës, duke theksuar nevojën për “ndërprerjen e luftimeve dhe garanci të forta sigurie për Kievin”.

Ai falënderoi Turqinë për bashkëpunimin e saj brenda Koalicionit të të Vullnetshmëve për këtë çështje.

Duke iu referuar Lindjes së Mesme, Macron dënoi vendimet e fundit të qeverisë izraelite për të nisur një ofensivë të re ushtarake në Gaza dhe për të zgjeruar vendbanimet në Bregun Perëndimor të pushtuar, veçanërisht në zonën E1.  / abcnews.al /

Operacioni i rikthen shikimin/ Histori suksesi në Spitalin e Vlorës, ndërhyrje e vështirë në sy

Mjekët okulistë në spitalin rajonal të Vlorës i kanë kthyer shikimin një pacienti 59-vjeçar, i cili e kishte humbur thuajse plotësisht për shkak të komplikacioneve nga diabeti.

Ndërhyrja e rrallë dhe tepër e ndërlikuar u realizua nga ekipi i mjekëve okulistë, Dilaver Haskaj, Edmond Isufaj dhe Odela Risilia, me asistencën e mjekut turk Kemal Ylsek.

Sipas mjekëve, operacioni i njohur si vitrektomi është një nga ndërhyrjet më të vështira në fushën e oftalmologjisë. Ndërhyrja zgjati rreth 90 minuta dhe pacientit iu rikthye jeta normale.

“Falë teknologjisë moderne, ne mund të asistojmë dhe të shohim me qartësi shkallën e dëmtimit të syrit edhe pas retinës, duke bërë të mundur ndërhyrjen në zona ku më parë nuk ishte e realizueshme.”, tha mjeku Dilaver Haskaj.

Nga muaji shkurt deri më sot, në këtë spital janë kryer 15 ndërhyrje të ngjashme, por sipas mjekëve kjo ishte më e vështira, pasi pacienti e kishte humbur tërësisht shikimin.

Ishte një ndërhyrje shumë e ndërlikuar, por u realizua me sukses dhe rezultati është një arritje e madhe për mjekësinë rajonale.”, tha  mjeku Edmond Isufaj.

Ky shërbim i ri ofrohet falas për spitalin rajonal të Vlorës, pasi mbulohet nga buxheti i shtetit. Tashmë pacientët nga jugu i vendit mund ta marrin këtë shërbim në spitalin rajonal të Vlorës, pa qenë e nevojshme të praqiten në qendrën spitalore Nënë Tereza në Tiranë apo në klinikat private, ku një operacion i tillë tek këto të fundit

‘Çlirimi’ i hapësirave publike/ Rama: Faza e parë e transformimit të Tiranës dhe qyteteve të tjera

Kryeministri Rama ka reaguar sërish në rrjetin social Facebook lidhur me zaptimin e hapësirave publike.

Pas më shumë se 5 javësh boshatisje të zonave publike të zëna me ndërtime pa leje, Rama e ka cilësuar si fazën e parë të një transformimi të ri për Tiranën dhe qytetet e tjera. Më tej, Rama vijon të komentojë edhe njësitë e shërbimit si më bashkëpunuese dhe më miqësore me komunitetin.

“Nord Stream”, pranga ukrainasit/ Arrestohet në Itali, kordinoi punën për goditjen e gazsjellësit rus

Eshte arrestuar ne Itali një ukrainas i dyshuar për sulmet ndaj tubacioneve te Nord Stream në vitin 2022.

I dyshuari, i identifikuar vetëm si Serhii K, është akuzuar për vendosjen e eksplozivëve në tubacionet që transportojnë gazin rus në Gjermani pranë ishullit danez Bornholm. Ai u arrestua gjatë natës në provincën e Riminit të Italisë.

Hetuesit kishin punuar në heshtje, por dy vjet më parë thanë se gjetën gjurmë eksplozivësh nënujorë në mostrat e marra nga një jaht që u kontrollua si pjesë e hetimit.

I arrestuari dhe personat e tjerë të përfshirë përdorën një jaht që u nis nga porti gjerman i Rostockut, i cili ishte marrë me qira nga një kompani gjermane duke përdorur dokumente identifikimi të falsifikuara dhe me ndihmën e ndërmjetësve.

Prokurorët nuk dhanë asnjë informacion mbi personat e tjerë në bordin e jahtit ose për motivin që i shtyu ata të planifikonin shpërthimin.

Shpërthimet më 26 shtator 2022 shkaktuan ccarje në tubacionet e Nord Stream 1, të cilat u ndërtuan për të transportuar gaz natyror rus në Gjermani nën Detin Baltik. Dëmi shtoi tensionet për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa vendet evropiane u përpoqën të shkëputeshin nga burimet ruse të energjisë, pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Kremlini.

Ato dëmtuan gjithashtu tubacionin Nord Stream 2, i cili nuk hyri kurrë në shërbim sepse Gjermania pezulloi procesin e certifikimit pak para se Rusia të pushtonte Ukrainën në shkurt të atij viti.

Rusia ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për organizimin e shpërthimeve, një akuzë që Uashingtoni e ka mohuar. Tubacionet ishin prej kohësh një objektiv kritikash nga SHBA dhe disa nga aleatët e saj, të cilët paralajmëruan se ato përbënin një rrezik për sigurinë energjetike të Evropës duke rritur varësinë nga gazi rus. / abcnews.al /

Moska bomba pranë NATOS/ Sulme në qytetin Lviv, viktima dhe të plagosur

Rusia sulmoi Ukrainën me rreth 600  dronë dhe 40 raketa të llojeve të ndryshme.

Një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën në qytetin perëndimor të Lviv dhe disa ndërtesa banimi pësuan dëme.

Forcat ajrore të Ukrainës numëruan 614 dronë dhe raketa të tjera të qëlluara nga Rusia gjatë natës deri të enjten dhe thanë se kishin ndaluar 577 prej tyre. Ky është sulmi më i madh ajror që nga korriku.

Ndërsa sulmet ruse kanë tendencë të përqendrohen në rajonet lindore pranë vijave të frontit, sulmet e fundit goditën edhe zonat perëndimore.

Sulmi më i madh në gati 4 vite lufte ndodhi në fillim të korrikut, kur Rusia sulmoi me 728 dronë dhe 13 raketa në qytetet në të gjithë vendin.

Ndërkohë, Ukraina tha se forcat e saj të armatosura kishin goditur një rafineri nafte në rajonin e Rostovit të Rusisë, i cili kufizohet me Donbasin.

Zyrtarët thanë se ata goditën gjithashtu një depo dronësh rusë në Donetsk, si dhe objekte të tjera ushtarake dhe infrastrukturore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nuk ka asnjë sinjal nga Moska se ata kanë ndërmend të angazhohen seriozisht në negociatat për fundin e luftës dhe kërkoi presion dhe sanksione të forta.

Sulmet vijnë teksa përpjekjet diplomatike për paqen po vazhdojnë, me synimin për të realizuar një takim mes Volodymyr Zelensky dhe Vladimir Putin deri në fund të muajt gusht.

Zelensky ka shprehur hapur se nuk do të donte që ky takim të mbahej në Budapest, një nga vendet që është propozuar si organizator, pasi Hungaria nuk ka qenë në mbështetje të Ukrainës në luftë. Vende të tjera që janë propozuar janë edhe Roma e Gjeneva, me këtë të fundit që preferohet më shumë për shkak të qëndrimin neutral të Zvicrës.

Bardhi-Çaushi, sherri ndërgjinor/ I pari: Farsë në Fier. E dyta: Janë të tutë Gaz!

Sezoni parlamentar po afron, bashkë me të  dhe ndryshimet e posteve. Gazment Bardhi është zhdukur prej 11 majit, pas humbjes historike të tij në Fier, por në këmbim të postit, rezultati duhet justifikuar.

Me siguri nga pushimet, ai është shfaqur mjaft aktiv në rrjetet sociale. Denoncon me video farsën e Fierit.Me këtë video, Bardhi denoncon kontrollin masiv të votës dhe fshehtësisë së saj në Tërbuf, sipas tij komisionerët e PS.

Por, deputetja e re socialiste e Fierit, Zegjine Caushi e ka kapur mat Gazin. Me një videomesazh, ajo e korrigjon, e i thotë se komisionerët në video nuk janë të PS, por të PD.

“O gazo, po s’ka nevojë ta marrë vesh çdo ditë e gjithë dynjaja që ti nuk njohe kurrë komisionerët e PD-së në qarkun e Fierit, e jo më votuesit.  Dole Po mirë, pyet një herë, para se të nxjerrësh nga këto perlat që nxjerr, pyet një herë si turist kalimtar që ishe, kush janë këta që po tundin kutinë. Ja ta them unë, e ta marrin vesh të gjithë Gazo që ti vetëm drejtues politik nuk je. I pari është Behar Gjoshi, sekretari i komisionit për Partinë Demokratike dhe i dyti, Denis Murrizi, anëtar komisioni për PD-në”

Me korrigjimin e Zegjinesë, Gazi tani duhet të sqarojë, kush ka bërë vërtet farsën në Fier? Komisionerët e tij, apo të Berishës?

Por Zegjineja, që nuk e lë Gazin të turpërohet kollaj, i jep një këshillë për në shtator, para se të takohen në parlament.

“Eh, po nuk rri rehat e vazhdon e  gabon, se lë dot të turpërohet. Se në fund të ditës është Gazi im. Thuaji bababufit të të çojë në Kavajë, më dëgjo mua, mirupafshim deri në gafën e radhës” / abcnews.al /

Grabitet banesa në Sukth/ Autorët kërcënojnë familjarët me armë, vjedhin një shumë parash  

Nje ngjarje e rende ka ndodhur mengjesin e kesaj te enjte ne Sukth te Durresit. Persona ende te paidentifikuar, te maskuar dhe te armatosur kane mesure ne nje banese ne zonen e sukthit.

Nen presion te vazhdueshem dhe kercenimin e armeve, autoret kane marre nje shume parash, kursime te familjes. Ngjarja, sipas burimeve nga policia ka ndodhur rreth ores 03.00 te mengjesit te kesaj te enjte.

Pasi kane marre shumen e parave, autoret jane larguar, ndersa te zotet e shtepise lajmeruan polixine. Blute shkuan menjehere ne vendin e ngjarjes dhe nisen hetimet per zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autoreve.

Policia ka marre edhe deshmite e antareve te familjes, te cilet kane treguar me detaje ate qe kishte ndodhur. Teksa po vijon hetimet dhe kerkimet per vendndodhjen e autoreve, policia eshte e rezervuar per te dhene me shume detaje ne lidhje me ngjarjen. / abcnews.al /

Lavrov kritikon perëndimin për prishjen e dialogut Trump-Putin

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka sulmuar ashpër të ashtuquajturin “koalicion i vullnetarëve” – grupin e vendeve që mbështesin Ukrainën – duke i akuzuar se po përpiqen të sabotojnë “progresin” që, sipas tij, ishte arritur mes Donald Trump dhe Vladimir Putin gjatë takimeve të tyre në Alaskë.

Në deklaratat e tij, Lavrov tha se ky grup po devijon vëmendjen nga “shkaqet rrënjësore” të luftës në Ukrainë dhe po synon të bllokojë përpjekjet për paqe.

“Shpresoj që ky aventurizëm evropian të dështojë,” u shpreh Lavrov, duke lënë të kuptohet për një zhgënjim në rritje të Moskës ndaj aleatëve të Ukrainës.

Ai gjithashtu kritikoi përpjekjet për të diskutuar garanci të sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës, në mënyra që, sipas tij, nuk përputhen me atë që ishte diskutuar në negociatat me Ukrainën në Stamboll në vitin 2022. Lavrov i cilësoi këto përpjekje si “të pashpresa”.

Sa i përket një takimi të mundshëm midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe presidentit rus Vladimir Putin, Lavrov tha se “Putin e ka thënë shpesh se është i gatshëm të takohet.”

Megjithatë, ai theksoi se çdo nënshkrim i një marrëveshjeje është i pamundur pa adresuar “çështjet e legjitimitetit” të udhëheqjes ukrainase, duke nënvizuar se këto çështje “duhet të zgjidhen” përpara se të ndodhë një takim.

Këto deklarata vijnë në një kohë tensionesh të shtuara ndërkombëtare dhe përpjekjesh të vazhdueshme për të gjetur një zgjidhje diplomatike për luftën në Ukrainë.

/ abcnews.al /

Sezoni turistik/ Rama ndan rrëfimet e pushuesve: Plazhe dhe mikpritje fantastike

Ditët e nxehta të gushtit janë drejt fundit, por kjo nuk  i ndalon aspak pushuesit nga mbarë bota të shijojnë peisazhet e mrekullueshme dhe ujërat e kristalta të Jonit.

Kryeministri Rama në një postim në rrjetin social Facebook, ndau rrëfimet e pushuesve shqiptarë dhe të huaj për Rivierën tonë, veccanërisht për Himarën, Dhërmiun dhe Borshin që kryeministri i cilësoi si plazhe fantastike.

Mediat britanike: Trump tërhiqet nga negociatat Rusi-Ukrainë

Sipas “The Guardian”, që citon disa burime diplomatike, presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga negociatat e paqes mes Rusisë dhe Ukrainës.

Trump dyshohet se dëshiron t’i lërë Moskën dhe Kievin të organizojnë vetë një takim mes liderëve të tyre, pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të Washingtonit, ndërsa një samit trepalësh mund të zhvillohet më vonë.

Në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë thuhet:

“Presidenti Trump dhe ekipi i tij për sigurinë kombëtare vazhdojnë bashkëpunimin me zyrtarët rusë dhe ukrainas për të përgatitur një takim dypalësh me qëllim ndalimin e vrasjeve dhe përfundimin e luftës… Nuk është në interesin kombëtar të SHBA-ve që këto çështje të negociohen publikisht.”

Samiti në Alaskë

Ky samit u zhvillua në Anchorage, Alaskë, më 15 gusht 2025. Ishte takimi i parë i drejtpërdrejtë mes Donald Trump (në mandatin e tij të dytë) dhe presidentit rus Vladimir Putin, që prej fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Alaska, u zgjodh si një territor neutral, gjeografikisht mes SHBA-ve dhe Rusisë.

Në takim u fol për:

-luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një armëpushimi

-sigurinë bërthamore dhe rrezikun e përshkallëzimit

-sanksionet amerikane ndaj Rusisë dhe ndikimin ekonomik

-energjinë dhe tregtinë, përfshirë furnizimet me gaz natyror

Takimi nuk solli një marrëveshje konkrete, por u pa si një hap i parë drejt rifillimit të dialogut mes Washingtonit dhe Moskës. Trump e quajti samitin “konstruktiv dhe të nevojshëm”, ndërsa Putin tha se ishte “fillimi i një procesi të gjatë”.

Ky samit u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë në Washington, më 19 gusht 2025.

Ishte takimi i dytë zyrtar mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, në prani edhe të disa liderëve evropianë. Trump e përshkroi takimin si “një hap të hershëm dhe shumë të mirë” drejt përfundimit të luftës pothuajse 4-vjeçare mes Rusisë dhe Ukrainës.

Qëllimi i takimit ishte të krijohej një proces paqeje i mbështetur nga SHBA-të dhe Evropa, por Trump theksoi se donte t’u jepte hapësirë Rusisë dhe Ukrainës për të zhvilluar bisedime dypalëshe, përpara se të angazhohej një format më i gjerë trilateral.

Samiti u pa si fillimi i një faze të re negociatash, por gjithashtu u shoqërua me dyshime mbi vendosmërinë e SHBA-ve për të udhëhequr procesin, gjë që konfirmohet disi sot, 21 gusht. / abcnews.al /

Aksident në aksin ‘Shkodër-Lezhë’/ Makina përplas motomjetin, dëmtohet pasagjerja

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. / abcnews.al /

Plani i rritjes, nis financimi nga BE/ Miratohen 32 milionë euro për 3 projekte energjitike në Shqipëri

3 Projektet e para që do të mbështet nga plani i rritjes për Ballkanin perëndimor në Shqipëri do të jenë në sektorin energjitik.Në një document të Kornizës për investime në Ballkanin Perëndimor specifikohet se në dispozicion të Shqipërisë është  vënë një fond prej 32 milionë eurosh i cili do të mbështesë këto projekte.

Një nga  investimet synon  dixhitalizimin e 40 nënstacioneve të tensionit të lartë të energjisë  në Shqipëri duke ndikuar në uljen e mëtejshme të humbjeve në rrjet dhe rritjen e kapaciteteve.Për këtë projekt Bashkimi europian do të financojë  13 .6 milionë euro.

Po ashtu parashikohet qe të  investohet rreth 10.5 milionë euro edhe në përmirësimin e paisjeve dhe të sistemeve të hidrocentralit të Fierzës një ndër më të mëdhenjtë në vend.Kjo synon  rritjen e jetëgjatësisë së kësaj vepre me gati 30 vite  por edhe shtimin e kapacitetit prodhues të energjisë elektrike me gati 10%.

Në planin e rritjes është planifikuar edhe një investim me vlerë 8 milione euro  për një linjë  të re  tensioni Rrashbull- Tiranë  çka synon rritjen e kapaciteve trasmetuese për të përballuar rritjen e kerkesës për energji.

Investime në sektorin energjitik janë parashikuar vetëm për tre vende të rajonit Shqipërinë ,Malin e Zi dhe Serbinë ndërsa nuk përfshihen Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Bashkimi Europian ka vënë në dispozicion 6 miliardë euro për Ballkanin Perëndimor. Këto fonde përfshijnë investime dhe reforma për vendet e rajonit, si pjesë e axhendës reformues për përiudhën 2024-2027.

Shqipëria përfiton në total 922 milionë euro ndërsa I është miratuar parafinancimi në vlerë 64.5 milionë euro  Në 2026-ën,  vendi jonë pritet  të marrë shumën më të lartë në kredi dhe grante, konkretisht 314 milionë euro, ndërsa në 2027-ën, 251 milionë euro. / abcnews.al /

Dinamo City luan për historinë/ Në orën 20:15, sfida e parë në play off e Conference League

Deri tani ka qenë një sukses, por historia mbetet ende për t’u shkruajtur. Dinamo City nis sot në mbrëmje misionin për një vend në grupet e Conference League. Në 180 minuta, ndoshta pak më shumë duke llogaritur shtesat e mundëshme, skuadra e Ilir Dajës do të luajë dy sfidat e play off kundër polakëve të Jagiellonia, duke nisur nga ajo në transfertën e sotme në orën 20:15.

Kjo përmballje mund të jetë deçizive në prag të asaj të kthimit që blutë do të luajnë javën e ardhshme si pritës në stadiumin “Air Albania”.

Dinamovitët vijnë në play off e Conference League pasi hodhën poshtë parashikimet në fazën e tretë kualifikuese të turneut, ku eliminuan Hajdukun e Splitit. Pas humbjes 2-1 në Kroaci, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja përmbysi rezultatin në ndeshjen e dytë të fituar 3-1 në Tiranë.

Ky sukses ka rritur ndjeshëm kuotat e bluve dhe I ka dhënë një dozë të rëndësishme besimit të tyre.

Por tani, niveli i vështirësisë është ngritur në një tjetër nivel.

Polakët shihen si favoritë edhe për faktin se në edicionin e shkuar të Conferencë League u eliminuan vetëm në çerekfinale.

Por ashtu si me Hajduk Split, te Dinamo City kanë kuptuar se parashikimet mund të përmbysen.

Për këtë nevojitet një rezultat pozitiv në sfidën e mbrëmjes së sotme, ku për herë të parë blutë duhet të bëjnë pa lojtarin e tyre më të rëndësishëm si Baton Zabërgja të larguar pas kualifikimit të fundit. Për të zëvendësuar sulmuesin e Kosovës, Dinamo City transferoi Bernard Berishën, që pritet të debutojë me skuadrën e Ilir Dajës në sfidën e parë të play off të Conference League.  / abcnews.al /

Sherri që nisi nga Gjykata/ Leka: Gjyqtari ka cënuar funksionin e tij, i korruptuar

Një vendim i nje gjykatësi, ka sjellë një përplasje të fortë mes qeverisë dhe difekteve të drejtësisë së re. Vendimi i gjykatësit Hazbi Balliu, lidhur me një ndërtesë 6 katëshe në ‘Rrugën e Elbasanit’, sfidon jo vetëm qeverinë por dhe institucionet e sigurisë ndërtimore.

Analisti Martin Leka komentoi këtë ngjarje për ‘Newsline’ duke e cilësuar gjyqtarin si të korruptuar dhe të paaftë. Më tej, Leka tha se reformat në drejtësi duhet të vijojnë dhe se këto ndërtime nuk janë bërë në një ditë ndaj qeveria duhet të kuptojë defektet.

“Reforma në drejtësi duhet të vijojë më tej, sepse kur një objekt është pa leje dhe qeveria e sekuestron nuk mundet që një gjyqtar të bëj një veprim si gjyqtari në fjalë. Gjyqtari i ka bërë një sfidë shtetit ndaj organet duhet të marrin masat. Qeveria dhe parlamenti duhet të marin masa që sistemi i drejtësisë ka nevojë të reformohet. Nuk është një çështje që ka të bëj me ekuivoke, këtu nuk ka nevojë për interpretim. Gjyqtari ka cënuar funksionin e vet si gjyqtar dhe mund të jetë më i ndershmi por në çdo opinion të njerëzve quhet i korruptuar dhe i paaftë. Për çdo gjë fajin mund ta ketë qeveria, por në rastin konkret qeveria dhe Rama ka të drejtë.

Kjo edhe qeverinë duhet ta vërë në punë për të kuptuar ku i ka defektet e saja, sepse ndërtimet nuk janë bërë në një ditë.” / abcnews.al /

Asllani “driblon” në Merkato/ Lëvizje surprizë, mesfushori kuqezi transferohet te Torino

Jo vetëm në fushë, pasi Kristjan Asllani “driblon” edhe në merkato, duke shtangur të gjithë, me lëvizjen e tij të fundit.

Ndryshe nga sa pritej, mesfushori i kombëtares së Shqipërisë është shumë pranë transferimit te Torino.

Sipas mediave italiane, marrëveshja është mbyllur, ndërsa priten vetëm testet mjekësore, firma në kontratë dhe prezantimi zyrtar i tij në klubin torinez.

Ky I fundit I plotësoi Kristjan Asllanit kërkesat financiare, që bllokuan transferimin e tit e Bolonja, që më parë kishte arritur dakordësinë me Inter.

Kushtet e transferimit të futbollistit kuqezi te Torino nuk ndryshojnë. Bëhet fjalë për një formulë huazimi, ku Inter do të kontribuojë në pagën e Asllanit, ndërsa klubi “granada” do të blejë kartonin në fund të sezonit për një shifër që kap 15 milion euro bashkë me bonueset.

Në këtë mënyrë ka marrë fund telenovela e gjatë e merkatos për mesfushorin e përfaqësueses shqiptare.

Transferimi te Torino mund të rezultojë një lëvizje e duhur në karrierën e Kristian Asllanit.

Pas miqësoreve të fundit në vigjilje të sezonit të ri të Serie A, futbollisti kishte kuptuar se nuk do të gjente hapësira me Inter, ndërsa te skuadra e drejtuar nga Baronio, ai do ketë mundësi të luajë me vazhdimësi.

Te Torino, Kristjan Asllani do të gjejë futbollistin tjetër të kombëtares kuqezi, Ardian Ismajli, që gjithashtu u transferua nga Empoli në këtë sesion të merkatos së verës.

/ abcnews.al /

❌