❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tjetër aksident në Greqi/ Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar, drejtuesi i mitur në gjendje të rëndë

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në ishullin grek Naxos.

Sipas mediave greke, dy të rinj shqiptarë, 17 dhe 20 vjeç udhëtonin me një motoçikletë, kur në rrethana ende të paqarta, drejtuesi i mjetit humbi kontrollin.

Motoçikleta u përplas me forcë në një trung peme, duke rezultuar me vdekjen e pasagjerit 20-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të drejtuesit 17-vjeçar.

I plagosuri ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia po heton shkaqet e sakta të aksidentit, pa pasur deri më tani asnjë provë që të tregojë nëse drejtuesi i mjetit ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

The post Tjetër aksident në Greqi/ Ndërron jetë 20-vjeçari shqiptar, drejtuesi i mitur në gjendje të rëndë appeared first on Albeu.com.

Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s

✇Albeu
By: M C

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte njoftoi ditën e sotme se samiti i radhës i aleancës do të zhvillohet më 7-8 korrik 2026 në Ankara, Turqi. Samiti do të mbahet në Kompleksin Presidencial Bestepe.

NĂ« deklaratĂ«n e tij, Rutte falĂ«nderoi TurqinĂ« pĂ«r mikpritjen e kĂ«tij “samiti tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m” dhe theksoi se nĂ« takimin e ardhshĂ«m “liderĂ«t do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« ndĂ«rtojnĂ« njĂ« aleancĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« drejtĂ«â€, tĂ« gatshme pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar sfidat kritike tĂ« sigurisĂ«.

Këtë vit, samiti i NATO-s u mbajt në qershor në Hagë të Holandës, ku vendet anëtare u angazhuan të rrisin shpenzimet për mbrojtje në 5% të PBB-së deri në vitin 2035.

Turqia e ka pritur për herë të fundit Samitin e NATO-s në vitin 2004, në Stamboll.

The post Mark Rutte: Ja ku do zhvillohet Samiti i ardhshëm i NATO-s appeared first on Albeu.com.

Zjarri në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës, 4 helikopterë po punojnë për shuarjen

✇Albeu
By: M C

Dy vatra zjarri kanë përfshirë mbadditen e sotme Vlorën. Konkretisht zjarri ka rënë në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës. Bëhet me dije se për shuarjen e flakëve ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri.

Katër helikoptërë kanë shkuar në Lapardha, Bashkia Selenicë, ndërkohë pritet edhe ndërhyrja e një tjetër helikopteri. Flakët po përhapet në drejtim të Shashicës, si pasojë e erës, ndërsa janë lajmëruar edhe forcat zjarrëfikse që të jenë në gadishmëri.

The post Zjarri në Lapardha dhe Shashicë të Selenicës, 4 helikopterë po punojnë për shuarjen appeared first on Albeu.com.

Luana publikon foto me ‘dashurinĂ« e jetĂ«s’

✇Albeu
By: M C

KĂ«ngĂ«tarja e moderatorja e njohur shqiptare Luana Vjollca, po e shijon jetĂ«n si femĂ«r “single”.

Por, momentet magjike po i kalon me familjen e saj.

Dashurinë që ka ndaj mbesës, Margetit, nuk po heziton ta ndajë edhe publikisht në rrjetet sociale.

MbrĂ«mĂ« nĂ« orĂ«t e vona ndau njĂ« foto bashkĂ« me vogĂ«lushen duke shkruar: Se kishim harru me postu foton me “dashurine e jetes”.

Ndryshe, Luana ditën e djeshme ka paralajmëruar risi që priten të publikohen së shpejti.

The post Luana publikon foto me ‘dashurinĂ« e jetĂ«s’ appeared first on Albeu.com.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i pasigurt, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut

✇Albeu
By: M C

Pas më shumë se tri javësh pauzë, deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë sërish konstituimin e institucionit më 20 gusht, nga ora 11:00.

Ky hap vjen pas publikimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila urdhëroi zgjedhjen e kryeparlamentarit brenda 30 ditësh përmes votimit të hapur, duke përcaktuar se kandidati mund të votohet vetëm tri herë dhe se të gjithë deputetët duhet të marrin pjesë në votim.

Megjithatë, shanset për sukses duket se janë të pakta. Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut, ndërsa opozita e deritashme nuk tregon gatishmëri për kompromis. Njohës të çështjeve kushtetuese paralajmërojnë se dështimi mund ta çojë vendin në një situatë të re institucionale.

Sërish Haxhiu

Në vazhdimin e seancës më 20 gusht, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të propozojë sërish Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës, konfirmon deputeti i partisë, Arbër Rexhaj, për Radion Evropa e Lirë.

“NĂ«se brenda tri herĂ«sh nuk zgjidhet zonja Haxhiu, sigurisht qĂ« ne do ta diskutojmĂ« veprimin e ardhshĂ«m brenda grupit parlamentar”, thotĂ« ai.
Rexhaj kujton se kryeministri në detyrë dhe udhëheqësi i LVV-së, Albin Kurti, ka premtuar se do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por shpreh shqetësim për kufizimin që ajo ka vendosur: një kandidat për kryetar Kuvendi mund të propozohet vetëm tri herë.

Sipas Rexhajt, ky vendim e zhvendos fuqinë e propozimit: nëse LVV-ja nuk arrin ta zgjedhë kryetarin brenda afatit 30-ditor, e drejta për propozim i kalon partisë tjetër.

Ai paralajmĂ«ron se kjo mund tĂ« “deformojĂ« vullnetin politik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s, tĂ« cilĂ«t nĂ« zgjedhjet e fundit votuan LVV-nĂ« me 42.2% tĂ« votave”.
Cilat janë qëndrimet e partive opozitare në legjislaturën e kaluar?

Të pandryshuara. Në Partinë Demokratike të Kosovës thonë se nuk do të votojnë për Haxhiun.

Deputetja Blerta Deliu-Kodra shpjegon se PDK-ja qëndron pranë qëndrimit të saj për të mos mbështetur asnjë nga emrat që kanë qenë pjesë e Qeverisë së kaluar, të udhëhequr nga Albin Kurti.

“JanĂ« mbi 40 deputetĂ« [tĂ« LVV-sĂ«] qĂ« kanĂ« mundĂ«si t’i hapin rrugĂ« zhbllokimit. Gjithashtu, AAK-ja i ka propozuar dy emra [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi nga LVV-ja] dhe ato do t’i merrnin votat e deputetĂ«ve”, thotĂ« Deliu-Kodra, duke shtuar se kompromisi pritet tani nga LĂ«vizja VetĂ«vendosje.

Lidhja Demokratike e Kosovës mbetet gjithashtu kundër çdo kandidati të LVV-së për kryetar të Kuvendit. Nënkryetari i partisë, Lutfi Haziri, thotë se deputetët e LDK-së do të marrin pjesë në votim, siç i obligon vendimi i Gjykatës Kushtetuese, por se vota e tyre do të jetë kundër kandidatit të LVV-së.

“BashkĂ«punimi, nĂ« rastin tonĂ«, duhet tĂ« nĂ«nkuptojĂ« marrĂ«veshje politike. NĂ«se nuk arrihet njĂ« koncensus i gjerĂ« pĂ«r njĂ« proces, pĂ«r emrin e pĂ«rveçëm, atĂ«herĂ« bashkĂ«punimi shtrihet nĂ« marrĂ«veshje politike. Kjo i takon partisĂ« sĂ« parĂ« [LVV-sĂ«]”, thotĂ« Haziri pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.
Ngjashëm, as Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta mbështesë Haxhiun.

Deputetja Time Kadrijaj shpjegon se pas tri propozimeve të Haxhiut, çdo votë nga AAK-ja do të varet nga kandidati tjetër që LVV-ja mund të propozojë.

“NĂ«se jepet ndonjĂ« nga emrat qĂ« i kemi sugjeruar [Saranda Bogujevci dhe Shqipe Selimi] ose nĂ«se Ă«shtĂ« dikush qĂ« vĂ«rtet e meriton votĂ«n, atĂ«herĂ« do ta votojmĂ«. PĂ«rndryshe, do tĂ« jetĂ« qĂ«ndrimi i njĂ«jtĂ«â€, thotĂ« Kadrijaj pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ajo shton se vendimi i Gjykatës Kushtetuese i obligon deputetët të marrin pjesë në votim, por thekson se secili prej tyre ka të drejtë të votojë sipas bindjeve të veta.

Sipas saj, nuk ka asnjë mundësi për marrëveshje politike ndërmjet AAK-së dhe LVV-së si kusht për votimin e kandidatëve të propozuar.

Çka nĂ«se nuk respektohet afati prej 30 ditĂ«sh?

Zahir Çerkini, profesor i sĂ« DrejtĂ«s Kushtetuese nĂ« Universitetin “Isa Boletini” nĂ« MitrovicĂ«, tha mĂ« 18 gusht pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se nĂ«se Kuvendi dĂ«shton tĂ« zgjedhĂ« kryetarin dhe kryesinĂ« brenda afatit tĂ« parashikuar, krijohet njĂ« situatĂ« kushtetuese qĂ« kĂ«rkon qartĂ«sim institucional.

NgjashĂ«m, Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s thotĂ« se nĂ«se afati 30-ditor nuk pĂ«rfillet, Gjykata Kushtetuese ka pĂ«r obligim t’i sqarojĂ« pasojat ligjore.
Ato, thotë ai, mund të përfshijnë marrjen e mandateve të deputetëve të tanishëm dhe zëvendësimin e tyre me kandidatët pasues në listat e partive parlamentare.

Ai nuk e përjashton as mundësinë që, si rezultat i moskonstituimit të Kuvendit brenda 30 ditësh, Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë dhe të sqarojë mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja.
Bugqaku thotë se përgjegjësia kryesore fillimisht bie mbi partinë fituese, Lëvizjen Vetëvendosje, që duhet të tentojë të arrijë kompromis me partitë e tjera për të propozuar një kandidat për kryeparlamentar që merr së paku 61 vota.

Në rast se emri i Haxhiut nuk arrin të marrë shumicën e nevojshme dhe LVV-ja propozon një kandidat tjetër, përgjegjësia bie mbi të gjithë deputetët, thotë ai.

“Gjykata po kĂ«rkon njĂ« lloj pĂ«rgjegjĂ«sie tĂ« dyfishtĂ« dhe njĂ« lloj balancimi tĂ« dyfishtĂ« tĂ« kosntituimit tĂ« Kuvendit brenda afatit prej 30 ditĂ«sh, duke theksuar se Ă«shtĂ« detyrim i tĂ« gjithĂ« deputetĂ«ve qĂ« tĂ« votojnĂ« pĂ«r tĂ« zgjedhur kryetarin e Kuvendit”, thotĂ« Bugaqku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shton se shqetĂ«simet e LVV-sĂ« se e drejta pĂ«r propozim mund t’i kalojĂ« njĂ« partie tĂ« dytĂ«, janĂ« tĂ« bazuara.

“Kjo e drejtĂ« mund tĂ« ndryshojĂ« vetĂ«m nĂ« njĂ« situatĂ« – nĂ«se grupi mĂ« i madh parlamentar e keqpĂ«rdor tĂ« drejtĂ«n e propozimit pĂ«r kryetar Kuvendi, si njĂ« mundĂ«si pĂ«r ta bllokuar konstituimin e Kuvendit”, thotĂ« Bugaqku, duke theksuar se edhe partitĂ« e tjera duhet tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshme, pasi refuzimi i kandidaturave pa arsye, i bĂ«n pĂ«rgjegjĂ«se pĂ«r mosrespektimin e vendimit tĂ« Kushtetueses.

“Moszbatimi i njĂ« aktgjykimi tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese Ă«shtĂ« ekuivalent me moszbatimin e KushtetutĂ«s”, pohon edhe GĂ«zim Shala nga Instituti i KosovĂ«s pĂ«r DrejtĂ«si.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« lĂ«shuar mĂ« 19 gusht, Presidenca e KosovĂ«s tha se konstituimi sa mĂ« i shpejtĂ« i organit ligjvĂ«nĂ«s â€œĂ«shtĂ« urgjencĂ« shtetĂ«rore”./REL.

The post Konstituimi i Kuvendit të Kosovës i pasigurt, Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul sërish në emrin e Albulena Haxhiut appeared first on Albeu.com.

Spanja e vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit, mijëra zjarrfikës në aksion për izolimin e flakëve

✇Albeu
By: M C

Spanja e ka vazhduar të martën luftën me disa zjarre të mëdha pyjore në një nga sezonet më shkatërrimtare si pasojë e zjarreve në dekadat e fundit, pavarësisht se temperaturat në Gadishullin Iberik kanë rënë.

MijĂ«ra zjarrfikĂ«s, tĂ« ndihmuar nga ushtarĂ« dhe avionĂ« cisternĂ«, punuan pĂ«r t’i shuar flakĂ«t qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« pyjet, veçanĂ«risht nĂ« veriperĂ«ndim tĂ« SpanjĂ«s, ku agjencia meteorologjike AEMET raportoi rrezik “shumĂ« tĂ« lartĂ« ose ekstrem” pĂ«r zjarre, sidomos nĂ« rajonin e GalicisĂ«.

Zjarret në Galici kanë shkatërruar qytete të vogla, duke i detyruar vendasit në shumë raste të ndërhyjnë para se të mbërrinin zjarrfikësit.

Njësi zjarrfikëse nga Gjermania mbërritën në veri të Spanjës të martën për të ndihmuar në luftimin e zjarreve, njoftoi Ministria e Brendshme e Spanjës.

Më shumë se 20 automjete u dërguan për ta luftuar një zjarr aktiv në Jarilla, në rajonin Extremadura, që kufizohet me Portugalinë, tha Ministria.

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, e vizitoi zonën e zjarreve të martën, ku foli për të nxehtin e ditëve të fundit që ka ushqyer flakët.

Temperaturat në Gadishullin Iberik ranë rreth 4 gradë të martën pas një vale të nxehti 16-ditore, ku për disa ditë temperaturat arritën mbi 40 gradë celsius, sipas autoriteteve.

Zjarret në Spanjë kanë marrë jetën e katër njerëzve këtë vit dhe kanë djegur më shumë se 382.000 hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore të BE-së.

Cilësia e ajrit është përkeqësuar në pjesë të mëdha të Spanjës gjatë javës së fundit si pasojë e zjarreve, treguan të dhënat nga agjencia për vëzhgimin e klimës e BE-së, Copernicus.

Tym i dalë nga zjarret në Gadishullin Iberik ka arritur deri në Francë, Britani dhe Skandinavi, sipas saj.

Shumë prej zjarreve janë shkaktuar nga veprimtaria e njerëzve.

Policia ka ndaluar 23 njerëz nën dyshimin për zjarrvënie të qëllimshme dhe po heton edhe 89 të tjerë, njoftoi të martën Garda Civile e Spanjës.

Evropa Ă«shtĂ« ngrohur dy herĂ« mĂ« shpejt se mesatarja globale qĂ« nga vitet ‘80, sipas Copernicus.

Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po rrisin shpeshtësinë dhe intensitetin e të nxehtit dhe thatësirës në disa pjesë të Evropës, duke e bërë rajonin më të cenueshëm ndaj zjarreve./REL

The post Spanja e vazhdon luftën me zjarret më të mëdha në dekadat e fundit, mijëra zjarrfikës në aksion për izolimin e flakëve appeared first on Albeu.com.

Zvicra e gatshme të presë bisedime paqeje për Ukrainën, garanton se nuk do arrestojë Putinin

✇Albeu
By: M C

Zvicra është e gatshme të ofrojë mikpritjen për një takim të mundshëm paqeje mes presidentëve të Rusisë dhe Ukrainës, duke garantuar imunitet për presidentin rus Vladimir Putin nëse ai vjen në territorin zviceran. Këtë e deklaroi të martën ministri i Jashtëm zviceran, Ignacio Cassis.

Deklarata vjen pasi Donald Trump propozoi një takim trilateral mes tij, presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe atij rus Vladimir Putin. Ende nuk është vendosur koha apo vendndodhja e takimit, por presidenti francez Emmanuel Macron propozoi që ai të mbahet në Gjenevëm ide që u mbështet edhe nga ministri i Jashtëm italian.

Putin është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare që prej vitit 2023 për krime lufte në Ukrainë. Megjithatë, sipas Politico, ministri Cassis sqaroi se Putin nuk do të arrestohet nëse merr pjesë në një konferencë paqeje në Zvicër, për shkak të rolit neutral të vendit dhe statusit të Gjenevës si seli evropiane e OKB-së.

“Zvicra ka sqaruar pozicionin ligjor dhe Ă«shtĂ« e gatshme pĂ«r njĂ« takim tĂ« tillĂ«,” tha Cassis, duke theksuar se gjithçka varet nga vullneti i fuqive tĂ« mĂ«dha.

The post Zvicra e gatshme të presë bisedime paqeje për Ukrainën, garanton se nuk do arrestojë Putinin appeared first on Albeu.com.

Kaja Kallas: BE ka gati paketĂ«n e re tĂ« sanksioneve ndaj RusisĂ«! Nuk mund t’i besojmĂ« Putinit

✇Albeu
By: M C

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaia Kalas, deklaroi të martën se BE-ja do të vazhdojë të godasë ekonominë e luftës së Rusisë dhe se paketa e radhës e sanksioneve kundër Moskës pritet të jetë gati muajin e ardhshëm.

GjatĂ« njĂ« video-konference me KĂ«shillin Evropian, Kalas theksoi se “uniteti mes liderĂ«ve tĂ« BE-sĂ« ishte i dukshĂ«m” dhe se ajo ka vendosur sigurinĂ« e UkrainĂ«s dhe sanksionet ndaj RusisĂ« nĂ« krye tĂ« axhendĂ«s pĂ«r takimin e ardhshĂ«m tĂ« ministrave tĂ« jashtĂ«m dhe tĂ« mbrojtjes sĂ« BE-sĂ«, javĂ«n qĂ« vjen.

“Nuk mund t’i besojmĂ« presidentit rus pĂ«r asnjĂ« premtim apo angazhim,” shkroi Kalas nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale. “Prandaj, garancitĂ« e sigurisĂ« duhet tĂ« jenĂ« tĂ« forta dhe tĂ« besueshme, pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« Rusia tĂ« rimblidhet dhe tĂ« sulmojĂ« sĂ«rish.”

The post Kaja Kallas: BE ka gati paketĂ«n e re tĂ« sanksioneve ndaj RusisĂ«! Nuk mund t’i besojmĂ« Putinit appeared first on Albeu.com.

PĂ«rhapen me shpejtĂ«si dy vatra zjarri nĂ« fshatin BorizanĂ«, rrezikojnĂ« t’i afrohen depos sĂ« dinamitit qĂ« furnizon guroret

✇Albeu
By: M C

Dy vatra zjarri janë konstatuar pasditen e sotme pranë fshatit Borizanë, Krujë mbi zonën e fabrikës së çimentos dhe afër guroreve.

Burime lokale bëjnë me dije se dyshohet se zjarret janë vënë qëllimisht, me qëllim hapjen e terrenit për zgjerim ose hapje të re guroresh.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar zjarrfikësit e Gjirokastrës, por përhapja e zjarrit po bëhet edhe më e vështirë për shkak të erës së fortë, duke djegur sipërfaqe të mëdha me pisha të reja.

Situata është edhe më shqetësuese pasi rreth 1 km larg vatrës së zjarrit ndodhet depoja e dinamitit që furnizon guroret e zonës.

The post PĂ«rhapen me shpejtĂ«si dy vatra zjarri nĂ« fshatin BorizanĂ«, rrezikojnĂ« t’i afrohen depos sĂ« dinamitit qĂ« furnizon guroret appeared first on Albeu.com.

E rëndë në Vlorë, i moshuari tenton të vetëdigjet, lyhet me benzinë dhe i vendos flakën vetes

✇Albeu
By: M C

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Dukat Fshat të Vlorës, ku një person ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Policia e Vlorës njofton se bëhet fjalë për shtetasin A.L., 76-vjeç i cili ka djegur veten me benzisë, fatmirësisht është ndaluar në kohë. 76-vjeçari ka marrë djegie në turp dhe është transportuar drejt spitalit të Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, në fshatin Dukat Fshat, në banesën e tij, ka tentuar të vetëdigjet me benzinë shtetasi A. L., 76 vjeç, i cili do të transportohet drejt spitalit të Tiranës, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.

The post E rëndë në Vlorë, i moshuari tenton të vetëdigjet, lyhet me benzinë dhe i vendos flakën vetes appeared first on Albeu.com.

Situata me zjarret në vend, raportohen 3 vatra aktive

✇Albeu
By: M C

3 vatra aktive zjarri raportohen gjatë 24 orëve të fundit në vend.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend raportohen 5 vatra zjarri, 3 vatra janë aktive dhe 2 në monitorim.

Vatra e zjarrit në Ternovë, njësia administrative Zerqan në bashkinë Bulqizë po mbahet nën monitorim për të eliminuar çdo mundësi riaktivizimi nga djegia e trungjeve të thatë brenda vatrës.

Situata vijon të monitorohet në fshatrat Kulumri dhe Lumi i Trunit në bashkinë Fushë-Arrëz.

Gjatë orëve të mëngjesit është bërë rivlerësimi i situatës dhe aktualisht po punohet për të parë nëse ka vatra aktive, si dhe për izolimin e cungjeve që vijojnë të digjen. Momentalisht, situata është e qetë dhe flakët janë shuar, por puna po vijon për të garantuar izolimin e plotë të vatrës.

Vatra e zjarrit në Malin e Bërzhitës në fshatrat Ibë dhe Durisht të njësive administrative Bërzhitë dhe Petrelë ndodhet në një terren shumë të largët dhe të vështirë për ndërhyrje nga toka. Aktualisht, nuk përbën rrezik për banesat apo zonën pyjore.

Zjarri i nisur mĂ« 10 gusht nĂ« fshatrat Damjan dhe Isufaj tĂ« TiranĂ«s dhe i pĂ«rhapur edhe nĂ« zonĂ«n e PezĂ« – HelmĂ«s, vijon tĂ« jetĂ« aktiv nĂ« disa vatra tĂ« minimizuara, por qĂ« po mbahen nĂ«n mbikĂ«qyrje deri nĂ« fikjen pĂ«rfundimtare.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik të bashkisë Kolonjë situata paraqitet më e qetë si pasojë e punës se forcave operacionale por dhe për shkak të reshjeve të shiut të rëna pasditen e djeshme.

The post Situata me zjarret në vend, raportohen 3 vatra aktive appeared first on Albeu.com.

Alarmi i SPAK për Pastrim Parash të Krimit me Bankat / Raiffeisen Bank i dha kredi anëtarit të grupit që groposnin miliona euro

✇Albeu
By: M C

Skemë për Pastrim Parash / Resorti i Sekuestruar nga SPAK, pronë e Raiffeisen Bank. 2 vite më parë i dha kredi Fadil Ballës

Gjatë prezantimit të raportit të SPAK në vitin 2024, kryeprokurori i posaçëm, z. Altin Dumani, deklaroi se bankat e nivelit të dytë që operojnë në Shqipëri janë të përfshira në skemat e pastrimit të parave.

Deklarata e Dumanit (2024):
“NjĂ« nga skemat komplekse tĂ« pastrimit tĂ« parave nĂ« ShqipĂ«ri pĂ«rfshin pĂ«rdorimin e bankave nga bizneset shqiptare si ndĂ«rmjetĂ«s pĂ«r organizatat kriminale ndĂ«rkombĂ«tare, si mafia italiane. NĂ« njĂ« rast, njĂ« biznes shqiptar bashkĂ«punoi pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« akses mafies ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« tĂ« integronte tĂ« ardhurat nĂ« sektorin bankar, pĂ«rmes shtresĂ«zimit tĂ« transfertave qĂ« do tĂ« kalonin nĂ«pĂ«rmjet kĂ«tij biznesi.”

NjĂ« hetim i finalizuar pak ditĂ« mĂ« parĂ« me masa arresti dhe njĂ« njoftim zyrtar tĂ« SPAK pĂ«r sekuestrimin e 17 tonĂ«ve kokainĂ« dhe aseteve, mes tyre edhe “Ajman Park Resort”, ka zbuluar pĂ«rfshirjen e Raiffeisen Bank.

Sipas dokumenteve të siguruara nga weblajm.com, rezulton se të gjitha aksionet dhe të drejtat pasurore që dispononte Fadil Balla, i janë kaluar Raiffeisen më datë 25 prill 2023. Ky transferim është bërë afro dy vite para goditjes dhe aksionit të SPAK, periudhë që përkon edhe me nisjen e hetimeve ndaj anëtarëve të grupit ku bënte pjesë Balla.

‘Depozitimi i marrveshjes siguruese Nr 1166 Rep, Nr 593/2
datë 25.04.2023, per krijimin e nje barre siguruese 100% te kapitalit qe zotëron Z. Fadil
Balla ne shoqerinĂ« “AMR” SHPK (barredhenes), ne favor te “RAIFFEISEN BANK” SHA
(Barremarres)

Kalimi i aksioneve Ă«shtĂ« kryer pasi Balla kishte marrĂ« njĂ« kredi nĂ« Raiffeisen Bank dhe si garanci pĂ«r shlyerjen e saj kishte lĂ«nĂ« aksionet e tij nĂ« masĂ«n 100% tĂ« “Ajman Park”.

Kjo pasuri, që nga data 14 gusht, ka kaluar në administrimin e shtetit si pronë e sekuestruar, ndërsa banka që kishte dhënë kredinë është njoftuar për këtë veprim.

Burime pranë SPAK bënë me dije për weblajm.com se pjesë e hetimeve për pastrimin e parave dhe trafikun ndërkombëtar të drogës do të jetë edhe kontrata e kredisë së dhënë këtij biznesi nga Raiffeisen Bank.

Fadil, alias Julian Balla, Ă«shtĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim nĂ« kuadĂ«r tĂ« kĂ«tij operacioni. Prej vitesh ai njihej nĂ« ShqipĂ«ri si ish-president i klubit tĂ« futbollit “Erzeni”, si dhe si biznesmen e pronar i “AMR Ajman Park”.

NJOFTIM PËR SHTYP
Datë 08.08.2025

SPAK godet organizatĂ«n kriminale shqiptare qĂ« ndikonte nĂ« tregun e kokainĂ«s nĂ« EvropĂ« — rreth 17 tonĂ« kokainĂ« tĂ« sekuestruar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), ka kryer hetime kundër një organizate kriminale të nivelit të lartë, të përfshirë në trafikimin e kokainës dhe pastrimin e parave. Hetimet, të cilat përfshijnë bashkëpunimin intensiv me EUROPOL dhe autoritete nga Belgjika, Franca, Holanda, Gjermania dhe Italia, u bazuan në analizën e të dhënave të komunikimit të enkriptuara të platformës SkyECC. Nga këto hetime janë zbuluar dërgesa shumë-tonëshe kokainë nga Amerika Latine drejt porteve kryesore të BE-së, përfshirë Hamburgun, Anvers etj.

Kjo organizatë kriminale operonte në një shkallë globale, duke bashkëpunuar me grupe të tjera kriminale për të lehtësuar transportet drejt porteve evropiane dhe investonte fitimet e mëdha në prona dhe biznese në Shqipëri dhe jashtë saj.

NĂ« kontekstin e kĂ«saj organizate kriminale, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime nĂ« kuadĂ«r tĂ« procedimit penal nr.187/2023 pĂ«r veprat penale te “Trafikimi i lĂ«ndĂ«ve narkotike”, “Pastrimi i produkteve tĂ« veprĂ«s penale”, “Organizata kriminale” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga nenet 283/a, 287, 333/1 dhe 2 e 334/1 tĂ« Kodit Penal.

Prokuroria e Posaçme ka paraqitur kĂ«rkesĂ« pĂ«r caktimin e masĂ«s sĂ« sigurimit personal ndaj 16 (gjashtĂ«mbĂ«dhjetĂ«) shtetasve shqiptarĂ«, kĂ«rkesĂ« e cila Ă«shtĂ« miratuar nga Gjykata e Posaçme e ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (Gjykata e Posaçme) me vendimin nr.82 akti datĂ« 06.08.2025, duke vendosur masĂ«n “arrest nĂ« burg”, bazuar nĂ« nenin 238 tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale pĂ«r 14 (katĂ«rmbĂ«dhjetĂ«) persona dhe pĂ«r 2 (dy) tĂ« tjerĂ«ve ka caktuar masĂ«n e sigurimit detyrim pĂ«r tu paraqitur ne policinĂ« gjyqĂ«sore.

Drejtoria e PĂ«rgjithshme e PolicisĂ« sĂ« Shtetit nĂ« bashkĂ«punim me ByronĂ« KombĂ«tare tĂ« Hetimit kanĂ« ekzekutuar masat e sigurimit pĂ«r 9 tĂ« hetuar (pĂ«rfshirĂ« edhe njĂ« nga drejtuesit), prej tĂ« cilĂ«ve 7 me masĂ«n“arrest me burg” dhe 2 me masĂ«n “detyrim paraqitje”, ndĂ«rsa njĂ« prej tĂ« hetuarve gjendet aktualisht i arrestuar nĂ« njĂ« vend tĂ« BE – sĂ« (drejtues i organizatĂ«s). Po punohet pĂ«r ekzekutimin e masave tĂ« sigurimit pĂ«r 6 persona tĂ« tjerĂ«.

Masa “arrest me burg” nĂ« ShqipĂ«ri:

E.Ç
A.Ç
P.L
R.M
G.Ç
M.K
El.Ç
Masa “detyrim paraqitje” nĂ« ShqipĂ«ri:

8. D.P
9. K.Gj

I arrestuari në një vend të BE-së:

10. F.C

Për interesat e hetimit, Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dhe marrë miratimin e Gjykatës së Posaçme për kryerjen e kontrolleve në banesa, automjete dhe persona të cilat janë në vijim e sipër.

Sekuestrimet e sasive të kokainës:

Gjatë hetimeve ndërkombëtare, janë identifikuar dhe goditur dy ngarkesa të mëdha kokaine, të transportuara nga Amerika e Jugut drejt Evropës dhe më konkretisht:

Shtator 2020 – Paraguaj → BelgjikĂ« (Anvers)
Grupi i drejtuar nga E.Ç. dhe F. G., nĂ« bashkĂ«punim me njĂ« shtetas brazilian, organizoi trafikimin e 11.6 ton kokainĂ«, fshehur nĂ« kuti sapuni dhe kuti boje metalike me logon “Fox”. Ngarkesa u nis nga porti i Villeta (Paraguaj) dhe mbĂ«rriti nĂ« Anvers mĂ« 04.11.2020.
Në vijim, gjatë operacioneve të policisë në Roterdam, u sekuestruan 600 kg kokainë dhe 2 milionë euro, si dhe u arrestuan shtetasit shqiptarë M.D. dhe N.B.
Dhjetor 2020 – Shkurt 2021 – Paraguaj → Gjermani (Hamburg)
E.Ç. dhe F.G. organizuan dhe financuan trafikimin e 16.4 ton kokainĂ«, fshehur nĂ« bombola metalike me bojĂ«/kollĂ« ndĂ«rtimi dhe tĂ« stampuara me logo (“sy me rrufe tĂ« kuqe”, “Puma”, “shenja infinit”), me vlerĂ« tregu prej 1.5 miliard deri 3.5 miliard euro. Ngarkesa, e shpĂ«rndarĂ« nĂ« disa kontejnerĂ«, mbĂ«rriti nĂ« Hamburg mĂ« 12.02.2021 dhe u sekuestrua nga autoritetet doganore gjermane. (Cocaine ‘worth billions’ seized in record Germany and Belgium haul).
Tipologjia e organizatës kriminale

Hetimet e kryera nĂ« bashkĂ«punim me autoritetet ligjzbatuese partnere dhe analiza e komunikimeve tĂ« pĂ«rgjuara nĂ« aplikacionin SkyECC kanĂ« zbuluar njĂ« strukturĂ« kriminale tĂ« pĂ«rmasave ndĂ«rkombĂ«tare, e udhĂ«hequr nga shtetasit E.Ç. dhe F.G., e cila kontrollonte nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« plotĂ« zinxhirin e trafikut tĂ« kokainĂ«s – nga prodhimi, magazinimi dhe pĂ«rpunimi nĂ« laboratorĂ«t e Paraguait, transporti ndĂ«rkombĂ«tar dhe shpĂ«rndarja nĂ« tregjet europiane, deri te pastrimi dhe qarkullimi i tĂ« ardhurave tĂ« fituara.

Ngarkesat e mĂ«dha tĂ« kokainĂ«s siguroheshin direkt nga prodhuesit nga drejtuesi i organizatĂ«s E. Ç. (i cili sĂ« bashku me vĂ«llanĂ« e tij A. Ç. ishin vendosur nĂ« Paraguai), magazinoheshin dhe bĂ«heshin gati pĂ«r transport nĂ« Paraguai. LĂ«nda narkotike fshihej nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« sofistikuar nĂ« ngarkesa legale – kuti sapuni, bombola boje dhe kollose ndĂ«rtimi – tĂ« maskuara me marka tregtare si “Fox” apo me shenja tĂ« veçanta dalluese si “Puma” ose “sy me rrufe”. KĂ«to ngarkesa transportoheshin me kontejnerĂ« detarĂ« nga portet e AmerikĂ«s sĂ« Jugut drejt porteve tĂ« mĂ«dha evropiane, kryesisht Anvers (BelgjikĂ«) dhe Hamburgu (Gjermani), ku mĂ« pas shpĂ«rndaheshin pĂ«rmes rrjeteve tĂ« brendshme tĂ« tregut tĂ« drogĂ«s nĂ« BE.

Qarkullimi dhe menaxhimi i parave

Hetimi ka treguar se ky grup kishte ngritur njĂ« mekanizĂ«m financiar jashtĂ«zakonisht tĂ« sofistikuar pĂ«r tĂ« qarkulluar dhe fshehur tĂ« ardhurat nga aktiviteti kriminal. NjĂ« prej metodave kryesore ka qenĂ« transporti fizik i parave “cash” nga vendet e BE-sĂ« drejt ShqipĂ«risĂ«, duke pĂ«rdorur shoferĂ« autobusĂ«sh kryesisht shqiptar tĂ« transportit ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« pasagjerĂ«ve. Kjo mĂ«nyrĂ« kishte disa pĂ«rparĂ«si pĂ«r grupin:

Evitimi i gjurmimit bankar dhe i detyrimit ligjor për deklarimin e burimit të fondeve;
Shmangia e kontrolleve doganore zyrtare, duke përdorur rrugë të shkurtra dhe pikat kufitare më pak të monitoruara;
Siguria përmes rrjetit të besuar të shoferëve, numri i të cilëve ishte i kufizuar dhe i përzgjedhur në bazë të një marrëdhënieje të ndërtuar mbi besimin reciprok.
Shoferët, në këmbim të shërbimit dhe rrezikut të marrë përsipër, përfitonin rreth 2% tarifë mbi shumën e transportuar. Këto pagesa bëheshin drejtpërdrejt nga anëtarët e grupit dhe garantoheshin nga personat përgjegjës për menaxhimin e logjistikës financiare.

Koordinimi i pagesave

Figura kyçe si F.G., E.Ç., si dhe bashkĂ«punĂ«torĂ« tĂ« tjerĂ«, luanin rol aktiv nĂ« organizimin e kĂ«tyre transfertave. Pagesat dhe kompensimet e brendshme shpesh maskoheshin pĂ«rmes transaksioneve tĂ« tjera tĂ« fshehta, tĂ« dizajnuara pĂ«r tĂ« mos lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ« sistemin financiar zyrtar.

PĂ«rveç transportit fizik, rrjeti pĂ«rdorte edhe sistemin informal tĂ« transfertave tĂ« njohur si “haĂ«ala” ose “token”, ku shumat e mĂ«dha qarkullonin pĂ«rmes njĂ« zinxhiri ndĂ«rmjetĂ«sish pa asnjĂ« evidencĂ« bankare. NjĂ« pjesĂ« e konsiderueshme e fondeve kanalizohej drejt BolivisĂ«, e cila, pĂ«r shkak tĂ« nivelit tĂ« ulĂ«t tĂ« kontrollit financiar dhe pozicionit tĂ« saj strategjik, shĂ«rbente si nyje kyçe pĂ«r pĂ«rfundimin e transaksioneve ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« parave.

Kombinimi i këtyre metodave, transporti fizik me shoferë të besuar dhe sistemi i transfertave informale, i mundësonte kësaj organizate kriminale qarkullimin e qindra milionë Euro cash, duke reduktuar ndjeshëm riskun e sekuestrimit dhe duke siguruar vazhdimësinë e aktivitetit të tij në shkallë ndërkombëtare.

Prokurorët e çështjes, Altin Dumani dhe Vladimir Mara, theksojnë se:
“Kjo organizatĂ« kriminale mund tĂ« konsiderohet si njĂ« nga organizatat shqiptare mĂ« tĂ« fuqishme nĂ« trafikun ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« kokainĂ«s. Ajo kishte kapacitetin pĂ«r tĂ« ndikuar drejtpĂ«rdrejt nĂ« çmimin e kokainĂ«s nĂ« tregjet evropiane dhe pĂ«r tĂ« menaxhuar sasi tĂ« mĂ«dha tĂ« lĂ«ndĂ«s narkotike nĂ« periudha tĂ« shkurtra kohore. Fuqia financiare e lartĂ« e kĂ«saj organizate, strukturimi dhe organizimi i njĂ« niveli shumĂ« tĂ« lartĂ« si dhe aftĂ«sia pĂ«r tĂ« rikuperuar humbjet qĂ« vinin nga sekuestrimet e dallojnĂ« atĂ« nga grupet e tjera kriminale tĂ« hetuara nga SPAK .”

Pronat e sekuestruara

Me vendimin nr. 543 date 07.08.2025, Gjykata e Posaçme ka vendosur sekuestrimin preventiv për gjithsej 14 pasuri të llojeve të ndryshme me vlera disa miliona eurosh, duke përfshirë resorte, vila, apartamente, trualle, automjete dhe kuota në shoqëri, në emër të personave nën hetim si më poshtë:

Resorte turistike:

“A
.. PARK” Resort ku pĂ«rfshihen hotele, godina shĂ«rbimi, restorant dhe ambiente tregtare, Xhafzotaj, DurrĂ«s.
Vila dhe apartamente:

VilĂ« dy katĂ«she tip “ELYSIAN”, nĂ« bregdetin e DhĂ«rmiut, bashkia HimarĂ« (sipĂ«rfaqe totale rreth 378.2 mÂČ), me vlerĂ« tregu prej afĂ«rsisht 1.000.000 Euro.
Vilë e porositur datë 06.11.2024, në Tiranë.
Truall, toka dhe ndërtesa:

Pasuri truall dhe ndërtesa në Tiranë, Sharrë.
Pasuri (me status regjistrim të përkohshëm).
Pasuri nr. 349/45 në bashkëpronësi.
TokĂ« arĂ« me sipĂ«rfaqe 5900 mÂČ, SharrĂ«, TiranĂ«.
Kuota dhe aksione në shoqëri tregtare:

Kuotat/aksionet në shoqëri tregtare, Kavajë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Shoqëri tregtare, Rrogozhinë.
Shoqëri tregtare, Durrës.
Automjete:

Tre automjete.
Sekuestrime gjatë ekzekutimit të vendimeve të kontrollit:

Mbi 111 800 Euro Cash;
4000 USD
880.000 Lekë
Bashkëpunimi ndërkombëtar

Në këtë hetim të rëndësishëm, SPAK ka pasur një koordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyer me EUROPOL, Eurojust, agjencitë ligjzbatuese të vendeve të BE-së. Nga partnerët ndërkombëtarë u angazhuan Policia Federale Gjyqësore e Belgjikës, Policia Kombëtare dhe SIRASCO nga Franca, Zyra Federale e Policisë Kriminale dhe Zyra Shtetërore e Policisë Kriminale Karlsruhe nga Gjermania, Policia e Holandës, si dhe Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (SCIP) të shtetit italian. Ky bashkëpunim i ngushtë ndërmjet këtyre institucioneve ishte thelbësor për suksesin e operacionit dhe goditjen e kësaj organizate kriminale me ndikim ndërkombëtar.

Një falenderim i veçantë u drejtohet hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) për punën voluminoze dhe cilësore të kryer si edhe Policisë së Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e masave të sigurisë.//weblajm.com

The post Alarmi i SPAK për Pastrim Parash të Krimit me Bankat / Raiffeisen Bank i dha kredi anëtarit të grupit që groposnin miliona euro appeared first on Albeu.com.

Pas një muaji në burg, lirohet Merion Mjekiqi/ Ka dy fjalë për avokatët që e ndihmuan

✇Albeu
By: M C

Prej më shumë se 1 muajsh, Meriton Mjekiqi ka qenë i arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me vëllain e tij Rinorin. Ata ranë në prangat e policisë pasi u përfshiën në një sherr ku dhunuan barbarisht dhe plagosën shtëtasin Egzon Grajqevci.

Sot, më 19 gusht 2025, Meritoni ka njoftuar se Gjykata e Prishtinës ka dhënë vendim duke e liruar nga masa e arrestit.

Përmes një postimi në Instagram Story, ai njoftoi opinionin publik, miqtë dhe familjarët për vendimin e gjykatës.

“Me respekt, dua tĂ« njoftoj se jam liruar nga masa e arrestit nĂ« tĂ« cilĂ«n isha mbajtur. FalĂ«nderoj avokatĂ«t pĂ«r profesionalizmin dhe pĂ«rkushtimin gjatĂ« gjithĂ« kĂ«saj periudhe. Faleminderit tĂ« gjithĂ«ve pĂ«r durimin, mirĂ«kuptimin dhe pĂ«rkrahjen tuaj”, – ka shkruar ai.

The post Pas një muaji në burg, lirohet Merion Mjekiqi/ Ka dy fjalë për avokatët që e ndihmuan appeared first on Albeu.com.

Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn

✇Albeu
By: M C

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeroi mbajtjen e një takimi të mundshëm me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Moskë.

“Putini pĂ«rmendi MoskĂ«n” gjatĂ« telefonatĂ«s sĂ« tyre tĂ« hĂ«nĂ«n, tha njĂ« nga burimet pĂ«r AFP-nĂ«, duke shtuar se Zelensky kishte thĂ«nĂ« “jo” nĂ« pĂ«rgjigje.

The post Negociatat për paqe në Ukrainë, Putin propozon Moskën si vend për takimin me Zelenskyn appeared first on Albeu.com.

Netanyahu akuza të rënda kryeministrit Albanese: Ka braktisur komunitetin hebre në Australi dhe ka tradhtuar Izraelin

✇Albeu
By: M C

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sulmuar ashpër kryeministrin Anthony Albanese, duke e akuzuar atë për tradhti të Izraelit dhe braktisje të hebrenjve të Australisë.

Shpërthimi i jashtëzakonshëm vjen pas revokimit të vizave nga Izraeli të diplomatëve australianë për Autoritetin Palestinez në hakmarrje për njoftimin e qeverisë sw Albanese se do të njohë një shtet palestinez dhe gjithashtu për ndalimin e një vizite nga një parlamentar izraelit i krahut të djathtë.

NĂ« njĂ« postim nĂ« X, Netanyahu tha: “Historia do ta kujtojĂ« Albanese pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ«: NjĂ« politikan i dobĂ«t qĂ« tradhtoi Izraelin dhe braktisi hebrenjtĂ« e AustralisĂ«.”

Netanyahu pretendon se ai po kërkon të paralajmërojë vendet e tjera që të mos ndërmarrin hapa për të njohur një shtet palestinez.

The post Netanyahu akuza të rënda kryeministrit Albanese: Ka braktisur komunitetin hebre në Australi dhe ka tradhtuar Izraelin appeared first on Albeu.com.

Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij kërcënohen me jetë, një ditë pasi News 24 u rikthye në transmetim

✇Albeu
By: M C

Biznesmeni dhe botuesi i disa mediave, Irfan Hysenbelliu është kërcënuar me jetë. Televizioni informativ që ai drejton, bën me dije se Hysenbelliu dhe familjarët e tij janë kërcënuar me jetë, por nuk japin më tepër detaje.

Mesazhi në adresë të familjes së biznesmenit dhe botuesit të News 24 dhe Gazetës Panorama, vjen vetëm një ditë pasi televizioni i parë informativ në Shqipëri, i drejtuar prej tij, u rikthye në transmetim në një godinë të re.

“Botuesi i News24 dhe Panorama Grup sĂ« bashku me familjarĂ« tĂ« tij, janĂ« kĂ«rcĂ«nuar me jetĂ« nga njĂ« prej personazheve tĂ« denoncuar mĂ« herĂ«t pĂ«r afera tĂ« dyshuara korruptive nga emisionet investigative nĂ« News24”, thotĂ« reagimi.

Sipas mediave të zotit Irfan Hysenbelliu, ky shtetas raportohet se ka lidhje të ngushta me nivele të larta të qeverisjes. Po ashtu, bëhet me dije se avokatët e familjes do të ndjekin të gjitha procedurat ligjore, duke depozituar edhe provat përkatëse që provojnë kanosjen.

“Familja Hysenbelliu rikonfirmon mbĂ«shtetjen e plotĂ« pĂ«r gazetarĂ«t dhe stafin e News 24 dhe Panorama Grup, duke i inkurajuar ata tĂ« vijojnĂ« tĂ« pashqetĂ«suar punĂ«n e tyre fisnike nĂ« raportimin e lajmit dhe denoncimin e korrupsionit”, pĂ«rmbyllet reagimi.

Televizioni News 24 dhe tĂ« gjitha mediat qĂ« janĂ« pjesĂ« e grupit “Focus Media” nĂ« pronĂ«si tĂ« Irfan Hysenbelliut, ndalĂ«n transmetimin pĂ«r 10 ditĂ« me radhĂ«, deri dje mĂ« 18 Gusht, pasi Policia zbarkoi nĂ« godinĂ«n e medias dhe kĂ«rkoi qĂ« ta lironin, sipas vendimit tĂ« GjykatĂ«s.

Sipas AvokaturĂ«s sĂ« Shtetit, prona ishte shtetĂ«rore dhe kompania e Irfan Hysenbelliu kishte 2 milionĂ« euro detyrime tĂ« papaguara. NdĂ«rkohĂ«, “Focus Media” pretendon se ndĂ«rprerja e dhunshme e sinjalit, pa paralajmĂ«rim, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« qĂ«llimisht.

The post Irfan Hysenbelliu dhe familja e tij kërcënohen me jetë, një ditë pasi News 24 u rikthye në transmetim appeared first on Albeu.com.

Horoskopi 19 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi

Dite shume e qete dhe pa probleme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak druajtje dhe do flisni hapur me personat qe keni ne krah. Beqaret do e nisin ditën pozitivisht, por ne fakt nuk do mund ta gjejnë as sot personin e duhur. Ne planin financiar nuk duhet te bëni asnjë lloj çmendurie edhe sikur gjendja e te ardhurave te jete e mire.

Demi

Tensioni do mbizotĂ«roje gjate gjithĂ« kĂ«saj dite ne jetĂ«n tuaj ne çift. Debatet do jene te zjarrta dhe disa mund te arrijnĂ« edhe ne piken me kulmore. Beqaret nuk duhet te nxitohen aspak, por duhet te reflektojnĂ« mire para se te hedhin çdo lloj hapi. Saturni do iu nxite t’i menaxhoni me maturi te ardhurat. Nuk priten aspak vĂ«shtirĂ«si apo probleme.

Binjaket

Mos e gjykoni partnerin tuaj sot për gjithçka qe ai do beje sepse do e lëndoni tej mase. Secili ka nevoje te shprehet dhe te veproje si te dëshirojë, mjafton qe qëllimi te jete i duhuri. Beqaret para se te vendosin për diçka duhet te marrin edhe mendimin e disa miqve. Financat do jene goxha te favorizuara. Do kryeni edhe transaksione dhe situata do mbetet e njëjtë.

Gaforrja

Ka shume mundĂ«si qe çifteve t’iu fiksohet ideja e ndarjes gjate kĂ«saj dite. AsgjĂ« nuk do ece ashtu si ata e kishin menduar dhe debatet e shumta do e bĂ«jnĂ« ditĂ«n te vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u kaluar. Beqaret ka shume gjasa te kenĂ« dashuri me shikim te pare. ne planin financiar edhe pse do merrni masa, situata nuk do jete aspak ne gjendjen me te mire te mundshme.

Luani

QetĂ«sia do mbizotĂ«roje gjate gjithĂ« kĂ«saj kohe ne jetĂ«n tuaj ne çift kĂ«shtu qe shfrytĂ«zojeni ditĂ«n pĂ«r te folur pĂ«r tema delikate. Partneri do jete me i kuptueshĂ«m. Beqaret nuk duhet t’i besojnĂ« pamjes se jashtme te disa personave sepse do zhgĂ«njehen tej mase. Financat nuk do kenĂ« aspak probleme, pĂ«rkundrazi do jeni me te lirshĂ«m te kryeni edhe ndonjĂ« shpenzim me tepĂ«r.

Virgjeresha

NĂ«se keni pasur probleme me partnerin, sot Ă«shtĂ« koha e duhur pĂ«r te folur pĂ«r to dhe pĂ«r t’i zgjidhur. konfigurimi i yjeve do jete pozitiv dhe do krijoje njĂ« ambient mjaft te ngrohte. Beqaret do jene pasionante dhe te gatshĂ«m pĂ«r te bere ndonjĂ« çmenduri pĂ«r dashurinĂ«. Shpenzimet duhet t’i kufizoni nĂ«se nuk doni qe situata te marre tatĂ«pjetĂ«n.

Peshorja

Fale mbështetjes qe do iu japë Venusi sot do ruani një komunikim goxha te ngrohte dhe do i zgjidhni mosmarrëveshjet e dikurshme me qetësi. Beqaret do vazhdojnë ta kërkojnë princin e kaltër por pa shume fat. Do iu duhet ende te presin edhe disa kohe. Te ardhurat do jene goxha delikate. Mendohuni mire edhe para se te kryeni shpenzimet te nevojshme.

Akrepi

Mund te ketë edhe disa probleme te vogla sot ne jetën tuaj ne çift dhe për këtë fakt nuk do ndiheni shume mire. Kujdes me ato qe do thoni. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe duan. Emocionet do jene te mëdha, por jo te gjithë do mund te krijojnë një lidhje serioze. Disa mund te kenë edhe thjesht aventura. Financat do i menaxhoni me maturi dhe përkujdes.

Shigjetari

Dite plot ulje dhe ngritje kjo e sotmja për te dashuruarit. Gjerat nuk do ecin aspak ashtu si e kishit menduar kështu qe kujdes. Beqaret do kenë një dite te zakonshme. Nuk do mundojnë takimet, por ende nuk do jete koha për te filluar histori dashurie serioze. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Shfrytëzojeni për ta stabilizuar dhe për ta përmirësuar situatën.

Bricjapi

Dite shume e paqëndrueshme dhe problematike kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk do ece si duhet. Beqaret duhet te mendohen shume here para se te hedhin hapa me tutje. Për disa nuk është koha për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar nuk duhen ndërmarrë rreziqe edhe sikur situata te jete ne gjendjen me te mire.

Ujori

Ambienti ne jetën tuaj ne çift do jete i ngrohte dhe harmonik gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret nuk duhet te mbyllen ne vetvete sepse ne këtë mënyrë nuk kane për ta gjetur personin e duhur. Financat nuk do jene te këqija, megjithatë çdo hap qe do hidhet duhet bere me kujdes dhe maturi.

Peshqit

Dite e mrekullueshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjithçka do shkoje me se miri madje nuk do mungojnë as surprizat e mëdha. Beqaret do joshin pa fund dhe do e takojnë një person qe do iu përshtatet. Shume gjera do ndryshojnë sot për ta. Ne planin financiar do bëni çmos qe ta ruani ekuilibrin sa me gjate. Investimet nuk duhen bere sot.

The post Horoskopi 19 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

ËshtĂ« zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katĂ«rt i Mallorcas
 do bashkohet me Muriqin!

✇Albeu
By: M C

“Jam shumĂ« i lumtur qĂ« jam kĂ«tu. Fola me drejtorin e futbollit, Pablo Ortells, dhe me trajnerin, dhe ata kanĂ« shumĂ« besim tek unĂ«.”

Këto ishin deklaratat e para nga Marash Kumbulla, një qendërmbrojtës 25-vjeçar, i lindur në Itali, por me origjinë shqiptare, i cili i bashkohet Mallorcës së Jagoba Arrasate në huazim nga skuadra e Serie A, Roma.

Klubi mallorkan ka një opsion blerjeje prej gjashtë milionë eurosh plus dy milionë të tjera në bonuse, siç njoftoi Fabrizio Romano.

“MĂ« treguan shumĂ« pĂ«r projektin e Mallorcas dhe kur klubi mĂ« telefonoi, doja tĂ« isha kĂ«tu sa mĂ« shpejt tĂ« ishte e mundur”, u shpreh Kumbulla, i cili do tĂ« veshĂ« fanelĂ«n me numĂ«r 4 nĂ« sfidĂ«n e tij tĂ« re.

Marrëdhënia e tij me Muriqin


Kumbulla shpjegoi se ka njĂ« afĂ«rsi tĂ« veçantĂ« me Muriqin . “Fola me Vedatin kur e takova kĂ«tu me Espanyolin. Kam njĂ« marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mirĂ« me tĂ« dhe dua ta shoh sĂ« shpejti.”

Qendërmbrojtësi shqiptar ishte i huazuar te Espanyol sezonin e kaluar, sezonin 2024/25. Atje, ai luajti më shumë se 2.900 minuta në La Liga, duke u paraqitur në një total prej 35 ndeshjesh dhe duke shënuar tre gola.

NĂ« prezantimin e tij si futbollist i Mallorcas, Marash Kumbulla u dĂ«rgoi mesazhin e mĂ«poshtĂ«m tifozĂ«ve: “Faleminderit pĂ«r mikpritjen. Do tĂ« jap gjithçka pĂ«r kĂ«tĂ« stemĂ« dhe dua tĂ« luaj kĂ«tu, nĂ« Mallorca, me ta.”

Lojtari i ri i Mallorcas mbërriti në Palma dje, të dielën. Ai i është nënshtruar vizitave mjekësore dhe ka nënshkruar kontratën e re si lojtar i Bermellón të hënën. Ai është planifikuar të stërvitet nesër, të martën, nën drejtimin e Jagoba Arrasate.

The post ËshtĂ« zyrtare: Marash Kumbulla, transferimi i katĂ«rt i Mallorcas
 do bashkohet me Muriqin! appeared first on Albeu.com.

“Nuk jam mirĂ«â€/ 59-vjeçari qĂ« ndĂ«rroi jetĂ« sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herĂ«!

✇Albeu
By: M C

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me ngjarjen e rëndë, ku një 59-vjeçar nga Devolli humbi jetën sapo doli nga klinika dentare.

Burime nga hetimet bĂ«jnĂ« me dije se 59-vjeçari kishte shkuar nĂ« klinikĂ«n dentare sĂ« bashku me dy djemtĂ«, njĂ« kushĂ«ri dhe njĂ« grua tĂ« afĂ«rt. Pas mjekimit dentar, ku iu bĂ« njĂ« mbushje, ai Ă«shtĂ« ankuar disa herĂ«, pĂ«r gjendjen shĂ«ndetĂ«sore duke thĂ«nĂ« “S’jam mirĂ«â€.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt. Ndërkaq grupi hetimor ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit, ku janë pasqyruar të gjitha procedurat e trajtimit që i janë kryer në klinikë.

Deri më tani, nuk është konstatuar ndonjë element që lidhet me ndonjë problem nga ana e dentistit, por vetëm pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore do të përcaktohet përfundimisht shkaku i saktë i vdekjes.

Për rastin është marrë në pyetje dentisti 36-vjeçar, i cili ka shpjeguar përpara bluve të Devollit, procedurën e ndjekur në trajtimin dentar të 59-vjeçarit që ka ndëruar jetë.

The post “Nuk jam mirĂ«â€/ 59-vjeçari qĂ« ndĂ«rroi jetĂ« sapo doli nga klinika dentare u ankua disa herĂ«! appeared first on Albeu.com.

Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin

✇Albeu
By: M C

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka ndërprerë takimin me liderët europianë dhe Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për të telefonuar homologur rus, Vladimir Putin.

Donald Trump deklaroi më herët gjatë takimit me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, se synon një takim trepalësh me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për paqe në Ukrainë.

Liderët europianë i kërkuan Donald Trumpit që të mbështesin Ukrainën përballë Rusisë ndërsa kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se duhet të diskutojnë edhe për shkëmbim territoresh.

The post Lufta në Ukrainë, Donald Trump ndërpret takimin me udhëheqësit evropianë për të telefonuar Putinin appeared first on Albeu.com.

❌