Në heshtjen që flet me zërin e artit, homazh për Vangjush Furxhi, sot në 24-vjetorin e ndarjes nga jeta
Nga Albert Vataj Kaq shpejt kalojnë vitet. U bënë 24 vite që kur një njeri i mirë dhe një zë unik i artit skenik, u këput, për të mbetur si një shkrepëtimë drite në eterin e fjalës së veshur me shpirt, dhe shpirtin e personazheve të ngopur me zemrën që rrahu në ato gjokse që ai solli në jetë për të merituar përjetësinë njëherash me ta. Ka ikje që nuk shuhen, por mbeten si një rrymë e padukshme…