❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju

✇Albeu
By: M C

Dashi
Edhe pse do mungojĂ« pasioni i zjarrtĂ« gjatĂ« kĂ«tij muaji, kjo nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« ju do keni probleme me partnerin. Çdo gjĂ« do shkojĂ« ashtu si duhet edhe pse ambienti do jetĂ« mĂ« i qetĂ«. BeqarĂ«t duhet tĂ« pĂ«rdorin tĂ« gjitha armĂ«t qĂ« kanĂ« nĂ«se duan tĂ« bĂ«jnĂ« pĂ«r vetĂ« dikĂ«. NĂ« punĂ« do jeni tĂ« matur dhe do qĂ«ndroni me kĂ«mbĂ« nĂ« tokĂ«. Disa miq do iu ndihmojnĂ« tĂ« arrini mĂ« shpejt atje ku doni.
Demi
Do keni ide tĂ« ndryshme lidhur me disa çështje kĂ«to ditĂ« dhe marrĂ«dhĂ«nia nĂ« çift mund tĂ« bĂ«het delikatĂ« nĂ« disa momente. Tregohuni mĂ« realistĂ« dhe mundohuni t’i pranoni mendimet e tjetrit. BeqarĂ«t duhet tĂ« tregohen tĂ« matur dhe tĂ« bĂ«jnĂ« kujdes nga disa persona qĂ« duke ju ndihmuar mĂ« njĂ« çështje do iu joshin. NĂ« punĂ« do ketĂ« vonesa me pĂ«rmbylljen e projekteve dhe shpesh do gjendeni nĂ« situata delikate.
Binjakët
Duhet ta kontrolloni veten këto ditë ju që jeni në një lidhje sepse përndryshe do keni telashë të njëpasnjëshme me partnerin tuaj. Tregohuni më të matur dhe më të duruar. Beqarët do bien në dashuri me një mik të ngushtë të fëmijërisë. Shëndeti do vijë dita ditës duke u përmirësuar. Do përkujdeseni për veten. Financat herë do jenë të mira dhe herë mjaft problematikë.
Gaforrja
Marrëdhënia në çift do vazhdojë të mbetet e keqe. Për asgjë nuk do merreni vesh dhe debatet do jenë të njëpasnjëshme. Disa mund të mendojnë edhe për një ndarje. Beqarët do jenë gjithë kohës në lëvizje nëpër qytete dhe personin e përshtatshëm do e gjejnë aty ku nuk e prisin. Nuk do merreni vesh për asgjë Gjendja financiare do mbetet delikatë edhe për disa kohë. Mos kryëni në asnjë moment shpenzime te mëdha.
Luani
Kohë të vështira priten të vijnë këto ditë për ata që janë në një lidhje. Në shumë momente nuk do dini se çfarë të bëni. Beqarët do jenë si të përhumbur dhe ka rrezik të mos përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen .Me shpenzimet tregohuni sa më të arsyeshëm nëse doni që të blini edhe disa objekte të veçanta për shtëpinë
Virgjëresha
Mos bëni gabimin të abuzoni me durimin dhe tolerancën e partnerit tuaj gjatë këtij muaji sepse do keni probleme serioze të cilat mund të çojnë deri në ndarje. Shëndeti fatmirësisht nuk do ketë asnjë problem të madh. Kujdesuni vetëm për ushqimin. Në punë duhet të jeni të qartë para se te hidhni çdo lloj hapi. Vendimet e mëdha merrini para se të konsultoheni me kolegët tek të cilët besoni
Peshorja

Sot do i kushtoni shumĂ« rĂ«ndĂ«si jetĂ«s suaj sentimentale dhe do e mbroni atĂ« nga gjithçka. Pritet qĂ« marrĂ«dhĂ«nia me atĂ« qĂ« keni nĂ« krah tĂ« jetĂ« e ngrohtĂ« dhe e bukur. BeqarĂ«t do kenĂ« disa takime, por duhet tĂ« marrin kohĂ«n e duhur pĂ«r t’u njohur NĂ« jetĂ«n profesionale do ketĂ« ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojĂ« diçka interesante qĂ« nuk duhet humbur.

Akrepi
GjatĂ« kĂ«tyre ditĂ«ve duhet tĂ« qĂ«ndroni pak mĂ« shumĂ« kohĂ« me partnerin tuaj dhe madje tĂ« provoni edhe eksperienca tĂ« reja sĂ« bashku. VetĂ«m kĂ«shtu do e mbani larg rutinĂ«n dhe mĂ«rzinĂ«. BeqarĂ«t ka shumĂ« gjasa ta gjejnĂ« personin e pĂ«rshtatshĂ«m nĂ« rrethin familjar tĂ« disa miqve. ShĂ«ndeti mund tĂ« ketĂ« herĂ« pas here disa probleme tĂ« vogla, megjithatĂ« asgjĂ« pĂ«r t’u alarmuar nuk do ndodhĂ«.
Shigjetari
Do bĂ«ni disa gabime kĂ«to ditĂ« nĂ« jetĂ«n tuaj nĂ« çift dhe atmosfera do jetĂ« elektrizuese. Partneri nuk do jetĂ« i gatshĂ«m t’iu falĂ« kollaj kĂ«shtu qĂ« pĂ«rgatituni pĂ«r njĂ« peiudhĂ« aspak tĂ« qetĂ«. NĂ« punĂ« do jeni tĂ« vendosur tĂ« bĂ«ni gjithçka duhet pĂ«r tĂ« arritur suksesin e madh. Nga ana tjetĂ«r do iu bindeni edhe shefave.
Bricjapi
Sot pritet qĂ« marrĂ«dhĂ«nia me atĂ« qĂ« keni nĂ« krah tĂ« jetĂ« e ngrohtĂ« dhe e bukur. BeqarĂ«t do kenĂ« disa takime, por duhet tĂ« marrin kohĂ«n e duhur pĂ«r t’u njohur. NĂ« planin financiar duhet mĂ« tepĂ«r vigjilencĂ« dhe kujdes. Po shpenzuat pa menduar do keni tronditje. NĂ« jetĂ«n profesionalĂ« do ketĂ« ndryshime pozitive. Dikush do iu propozojĂ« diçka interesante qĂ« nuk duhet humbur.
Ujori
Mos i lejoni as miqtë më të ngushtë të ndërhyjnë në jetën tuaj sentimentale. Diskutoni hapur me partnerin dhe bëni ato që iu duken më të përshtatshme. Beqarët nga ana tjetër do ndikohen shumë nga opinionet e miqve për të zgjedhur një person dhe ky do jetë një gabim. Situata financiare do jetë e vështirë. Më mirë ulni tani shpenzimet sepse të ngelni më vonë pa asnjë para.
Peshqit
Muaj harmonik dhe i paqtë ky për ju. Do ndiheni mirë dhe gjatë fundjavave do dilni e do argëtohëni me atë që keni në krah. Beqarët do kenë dyshime për ata që do ju vijnë rreth e rrotull dhe vetëm në fund të muajit do hedhin ndonjë hap. Kujdesuni pak më tepër për vetën. Në punë do ecni në bazë të planeve dhe do programoni gjithçka përpara se të veproni. Bravo!

The post Horoskopi 27 Gusht, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju appeared first on Albeu.com.

I tha “po” yllit tĂ« NFL, zbulohet çmimi marramendĂ«s i unazĂ«s sĂ« fejesĂ«s sĂ« Taylor Swift

✇Albeu
By: M C

Taylor Swift dhe Travis Kelce i dhanë fund muajve të spekulimeve duke konfirmuar fejesën e tyre me një moment romantik në një kopsht të mbushur me trëndafila.

Por ndërsa fotot intime të çiftit bënë xhiron e botës, gjithë vëmendja u përqendrua tek unaza gjigante e fejesës që këngëtarja e famshme mbante në dorë.

Sipas Page Six, bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« diamant “Old Mine cut” tĂ« markĂ«s Artifex Fine Jewelry, njĂ« prerje e rrallĂ« qĂ« daton qĂ« nga shekulli i 18-tĂ« dhe i 19-tĂ«. DiamantĂ«t e kĂ«tij lloji njihen pĂ«r formĂ«n e tyre tĂ« ngjashme me jastĂ«k, qoshet e rrumbullakĂ«ta dhe dritĂ«n unike qĂ« reflektojnĂ«. Çdo gur Ă«shtĂ« prerĂ« me dorĂ«, duke e bĂ«rĂ« secilin tĂ« papĂ«rsĂ«ritshĂ«m.

Unaza është bashkë-dizajnuar nga Kindred Lubeck dhe vetë Travis Kelce, duke e kthyer në një dhuratë edhe më personale. Versionet e zakonshme të Lubeck fillojnë nga 4,300 dollarë, ndërsa dizajnet më të punuara me diamante 5 karatësh shkojnë deri në 38,000 dollarë. Por rasti i Taylor është krejt ndryshe.

EkspertĂ«t thonĂ« se unaza e saj Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ« e personalizuar, unike, me njĂ« diamant tĂ« vendosur nĂ« stil “bezel setting” njĂ« rrethim i artĂ« qĂ« mban gurin kryesor dhe Ă«shtĂ« aktualisht njĂ« nga trendet mĂ« tĂ« kĂ«rkuara nĂ« botĂ«n e bizhuterive.

Çmimi? Raportimet fillestare e vlerĂ«sojnĂ« nga 750,000 deri nĂ« 1 milion dollarĂ«. Por sipas George Khalife, i njohur si George the Jeweler dhe njĂ« nga bizhuterĂ«t mĂ« tĂ« famshĂ«m tĂ« Hollywood-it, shifra mund tĂ« jetĂ« edhe mĂ« e lartĂ«. Ai beson se diamanti i Taylor Swift mund tĂ« jetĂ« mes 10 deri nĂ« 20 karatĂ«, duke ngritur vlerĂ«n e tij nĂ« njĂ« shifĂ«r marramendĂ«se prej 1 deri nĂ« 5 milionĂ« dollarĂ«sh.

“E gjithĂ« pamja e unazĂ«s Ă«shtĂ« antike, elegante dhe i pĂ«rshtatet nĂ« mĂ«nyrĂ« perfekte Taylor-it. Ky stil nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m i bukur, por edhe i pĂ«rjetshĂ«m”, tha Khalife.

Unaza e fejesës së Taylor Swift pritet të bëhet një nga më të famshmet në botë, duke shënuar jo vetëm një moment të veçantë në jetën e saj, por edhe një ikonë të re në botën e modës dhe bizhuterive.

The post I tha “po” yllit tĂ« NFL, zbulohet çmimi marramendĂ«s i unazĂ«s sĂ« fejesĂ«s sĂ« Taylor Swift appeared first on Albeu.com.

NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit

✇Albeu
By: M C

NATO synon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën në 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2025, deklaroi Kryetari i Komitetit Ushtarak të aleancës, Giuseppe Cavo Dragone, në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera.

Ai bëri të ditur se vendet anëtare kanë siguruar tashmë mbi 33 miliardë dollarë që nga janari dhe planifikojnë të barazojnë kontributet e vitit të kaluar.

Dragone theksoi se NATO do të vazhdojë dhe do të rrisë ndihmën ushtarake për Kievin, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për paqe mes SHBA-së dhe Rusisë.

Ai gjithashtu akuzoi Moskën për zvarritje të dialogut dhe u shpreh në favor të ashpërsimit të mëtejshëm të sanksioneve perëndimore kundër Kremlinit, me synim rritjen e presionit të brendshëm ndaj Presidentit Vladimir Putin.

The post NATO planifikon të rrisë ndihmën ushtarake për Ukrainën: 50 miliardë dollarë deri në fund të vitit appeared first on Albeu.com.

Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët

✇Albeu
By: M C

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në katin e parë të një pallati në qytetin e Lushnjes.

Sipas informacioneve paraprake, shkak i flakëve ka qenë djegia e panelit elektrik. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë arritur ta vendosin nën kontroll, duke shmangur përhapjen në katet e tjera.

Ngjarja ka shkaktuar panik dhe ankth tek banorët e pallatit, të cilët u detyruan të dilnin me nxitim jashtë.

Aktualisht, në ndërtesë mungon energjia elektrike, ndërsa ashensorët kanë dalë jashtë funksionit. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

The post Zjarr në një pallat në Lushnje, evakuohen banorët appeared first on Albeu.com.

Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës

✇Albeu
By: M C

Rusia po planifikon tĂ« tĂ«rhiqet zyrtarisht nga traktati i KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s pĂ«r parandalimin e torturĂ«s, sipas njĂ« dekreti tĂ« publikuar tĂ« hĂ«nĂ«n. Dekreti, i shkruar nga kryeministri rus, Mikhail Mishustin propozon qĂ« presidenti Vladimir Putin t’i paraqesĂ« DumĂ«s ShtetĂ«rore, dhomĂ«s sĂ« ulĂ«t tĂ« parlamentit tĂ« RusisĂ«, kĂ«rkesĂ«n pĂ«r tĂ«rheqje nga konventa. Nuk Ă«shtĂ« caktuar ende njĂ« datĂ« zyrtare pĂ«r dalje.

Tërheqja e Rusisë është kryesisht simbolike duke pasur parasysh gjendjen e pasigurt të të drejtave të njeriut në vend, e cila u përkeqësua pas pushtimit të Ukrainës nga Moska në shkurt 2022. Kremlini ka përdorur tortura për të ruajtur kontrollin dhe për të shtypur mospajtimin brenda vendit.

Rusia u përjashtua nga Këshilli i Evropës, organi më i lartë i të drejtave të njeriut në kontinent, një muaj pasi filloi agresioni i saj i plotë kundër Ukrainës më shumë se tre vjet më parë. Në shumë raste, Kremlini ka synuar torturat ndaj të burgosurve politikë, përfshirë udhëheqësin e opozitës Alexei Navalny, i cili vdiq në vitin 2024 në një koloni penale brenda Rrethit Arktik. Të burgosurit ukrainas të mbajtur në robëri janë gjithashtu viktima.

Konventa Evropiane pĂ«r Parandalimin e TorturĂ«s dhe Trajtimit ose NdĂ«shkimit ÇnjerĂ«zor ose PoshtĂ«rues, e miratuar nĂ« vitin 1987, Ă«shtĂ« njĂ« nga traktatet themelore tĂ« KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s. Ajo u lejon anĂ«tarĂ«ve tĂ« komitetit kundĂ«r torturĂ«s tĂ« inspektojnĂ« mjediset e paraburgimit nĂ« vendet anĂ«tare, duke u pĂ«rqendruar nĂ« mbipopullimin e burgjeve dhe kushtet mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« burgosurit.

The post Rusia do të tërhiqet zyrtarisht nga traktati i Këshillit të Evropës për parandalimin e torturës appeared first on Albeu.com.

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

✇Albeu
By: M C

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve, dyshohet se në shënjestër ka qenë banesa e Jozefin Markut, ish-banorit të Big Brother Vip, i njohur për një incident gjatë spektaklit ku goditi me shuplakë një tjetër konkurrent, me nofkën Gjesti.

Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar derën dhe kanë vendosur lëndën plasëse pranë portës së fqinjit. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Jozefini nuk është pyetur nga policia, pasi nuk është gjendur në banesë në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“VijojnĂ« veprimet hetimore pĂ«r zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor tĂ« ngjarjes sĂ« ndodhur nĂ« orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sotĂ«m nĂ« fshatin GurĂ«z, FushĂ« Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D., alias M. B., në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

NĂ«n drejtimin e ProkurorisĂ«, vijojnĂ« veprimet e thelluara hetimore pĂ«r sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotĂ« ligjor tĂ« rastit.”

The post Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku appeared first on Albeu.com.

Shpërthen tritoli në banesën në Fushë Kuqe, policia: U gjetën edhe disa gëzhoja

✇Albeu
By: M C

Policia e Kurbinit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në orët e para të mëngjesit ku një lëndë plasëse shpërtheu në murin rrethues të një banese në Fushë Kuqe.

Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, policia ka gjetur gëzhoja në dukje të vjetra si dhe porta e murit rrethues të banesës është dëmtuar lehtë.

Nuk dihet ende kush është autori i ngjarjes as motivi përse ka vendosur lëndën plasëse në banesën e shtetasit M.D., në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Kurbin

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

The post Shpërthen tritoli në banesën në Fushë Kuqe, policia: U gjetën edhe disa gëzhoja appeared first on Albeu.com.

Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësoren

✇Albeu
By: M C

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Korçës, në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një këmbësore, e cila ndodhej në rrugë në momentin e aksidentit. Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të plagosurës, ndërsa ajo është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe shkaqet që çuan në përplasjen e rëndë.

The post Aksident në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësoren appeared first on Albeu.com.

Halla e dy motrave që humbën jetën në aksident: Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë, kërkojmë ndihmë se është i sëmurë me leucemi

✇Albeu
By: M C

Dhimbja në familjen Dhimaku, ku humbën jetën dy motrat në aksidentin e së dielës në mbrëmje, është shumë e madhe. Elvisa 22-vjeçare dhe Rezarta 20 vjeç ka lënë një boshllëk të madh në familje dhe në të gjithë ato që i njhinin.

Mes dhimbjes së madhe e me lot në sy, halla e vajzave rrëfen sakrificat e dy motrave, të cilat bënin dy punë për kurimin e vëllait 7-vjeçar i cili vuan nga leucemia. Halla tregon se ai ende nuk e di që dy motrat nuk jetojnë më.

MbrĂ«mjen e sĂ« dielĂ«s, kur ndodhi edhe aksidenti tragjik, halla tregon se dy vajzat ishin nisur pĂ«r shitur misra nĂ« SarandĂ«, pikĂ«risht pĂ«r tĂ« siguruar disa tĂ« ardhura mĂ« shumĂ« pĂ«r t’i ardhur nĂ« ndihmĂ« vĂ«llait tĂ« sĂ«murĂ«.

“JetojmĂ« nĂ« kĂ«tĂ« dhimbje kaq tĂ« madhe. 2 çupat ikĂ«n nuk kthehen mĂ«. NĂ« mbrĂ«mje kishin ardhur nga puna, bĂ«nin 2 punĂ« pĂ«r shĂ«rimin e vĂ«llait se s’kishin mundĂ«si. ErdhĂ«n pushuan dhe u nisĂ«n prapĂ« pĂ«r punĂ«. NĂ« SarandĂ« shisnin misra dhe gjĂ«ra tĂ« fshatit. Ato ikĂ«n, dhimbjen e kemi. KanĂ« vĂ«llanĂ« e vetĂ«m, ai ishte shumĂ« i lidhur me to, po ta marrĂ« vesh
e kemi larguar nga shtĂ«pia. Sadopak kĂ«rkojmĂ« ndihmĂ« qĂ« djali tĂ« shkojĂ« nĂ« njĂ« spital mĂ« tĂ« specializuar qĂ« tĂ« na shpĂ«tojĂ«â€, shprehet Shahidja, halla e vajzave mes lotĂ«sh.

Djali 7-vjeçar ende nuk është në dijeni që motrat e tij kanë ndërruar jetë. Të gjithë familjarët me dhimbje kërkojnë ndihmë për kurimin e tij, i cili vuan nga leucemia.

The post Halla e dy motrave që humbën jetën në aksident: Vëllai 7-vjeçar nuk e di që nuk jetojnë, kërkojmë ndihmë se është i sëmurë me leucemi appeared first on Albeu.com.

Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 4 prej tyre aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka

✇Albeu
By: M C

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë një përditësim mbi situatën e zjarreve në vend, duke raportuar për 12 vatra zjarri të regjistruara nga ora 09:00 deri në 19:30 të datës 26 gusht 2025. Prej tyre, 8 vatra janë shuar plotësisht, 4 vijojnë të jenë aktive, ndërsa 1 tjetër është në monitorim të vazhdueshëm.

Një nga situatat më problematike paraqitet në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, ku një vatër zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë me pyll pishe dhe bimësi të përzier. Era ka favorizuar përhapjen e flakëve, të cilat kanë depërtuar edhe në pyllin e mbrojtur të Pishë-Poros.

Njoftimi i ministrise se Mbrojtjes

Qendra Kombëtare Operacionale te Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC raporton se prej orës 09:00, datë 26.08.2025 deri në orën 19:30, datë 26.08.2025 , janë raportuar 12 vatra zjarri nga të cilat 8 janë shuar, 4 janë aktive dhe 1 është në monitorim.

Ditën e djeshme datë 25.08.2025, rreth orës 15:00, në fshatin Delisuf, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë, është aktivizuar një vatër zjarri në një sipërfaqe pyjore me pishë dhe bimësi të përzier. Zjarri i favorizuar nga intensiteti i erës ka marrë një shtrirje të madhe duke depërtuar në pyllin e Pishë-Poros. Me gjithë punën e bërë nga forcat në terren dhe ndërhyrja nga ajri nga helikopterët e Forcës Ajrore dhe të Emirateve të Bashkuara Arabe, zjarri mbetet aktiv. Vatra e zjarrit gjatë natës ka zgjeruar perimetër në gjatësi dhe gjerësi. Sot në terren janë të angazhuara 3 automjete MZSH dhe 20 efektiv BMEC, 3 automjete dhe 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ⁠3 automjete dhe 18 efektivë nga MZSH Vlorë, ⁠6 forca nga AdZM, 23 forca bashkiake, 10 forca policore. Sot operuan sërish 2 helikopterët e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe 2 helikopterët e Forcës Ajrore. Të gjitha forcat po punojnë për të penguar kalimin e vatrës së zjarrit në kanalin e hidrovorit.

Ditën e djeshme datë 25.08.2025 rreth orës 16:30, në fshatin Bogovë, njësia administrative Bogovë, bashkia Skrapar, është aktivizuar një vatër zjarri në një hangar ku më pas është shpërndarë në një sipërfaqe pyjore me pishë. Ditën e sotme vijoi puna për shuarjen e zjarrit me 7 automjet zjarrfikëse më 22 efektivë nga MZSH-të, Skrapar, Berat, Poliçan, 5 forca nga Shërbimi Pyjor, 35 forca bashkiake dhe 30 trupa nga Forcat e Armatosura. Sipërfaqja e përshkuar deri në këto momente është rreth 18 ha. Si rezultat i erës janë riaktivizuar disa vatra të vogla brenda asaj kryesore. Janë vetëm dy vatra të vogla brenda zonës së djegur me prezencë tymi, nuk ka rrezik për banesa.

Në Parkun Natyror Gërmenj, njësia administrative Leskovik, zarri është riaktivizuar në afërsi të piramidës 15. Në terren gjatë ditës u angazhuan forcat zjarrfikëse nga MZSH Kolonjë të cilët punuan midis piramidave 14 dhe 15, në kufi me Greqinë. Ditën e sotme situata paraqitet më e normalizuar. Zona do vashdojë të mbahet në monitorimi nga forcat MZSH Kolonjë.

Në fshatin Pezë Helmës, njësia administrative Pezë, vazhdon të jetë aktiv zjarri në disa vatra në një terren pa rrugëkalime dhe me bimësi të dendur që nuk mundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse. Në terren ndodhen 4 efektivë me 1 automjet zjarrfikës që po qëndrojnë në gatishmëri të pandërprerë 24 orë, kryesisht pranë disa banesave që ndodhen më afër zonës, por larg vatrës së zjarrit.

ËshtĂ« bĂ«rĂ« izolimi i plotĂ« dhe shuarja e zjarreve nĂ«:

1. Fshatin Vrepckë (Shelegur), njësia administrative Qendër Leskovik, bashkia Kolonjë
2. NĂ« rrugĂ«n “Bilal Troksi”, zona “FushĂ« FarkĂ«â€, njĂ«sia administrative Dajt, bashkia TiranĂ«
3. NĂ« fshatin Stajke, njĂ«sia administrative Bushat, bashkia Vau – DejĂ«s
4. Në fshatin Shtoi i Ri, njësia administrative Rrethina, bashkia Shkodër
5. Në fshatin Peshtan i Madh, njësia administrative Levan, bashkia Fier
6. Në autostradën Laç-Lezhë, njësia administrative Shënkoll, bashkia Lezhë
7. Në fshatin Shumbat, njësia administrative Sllovë, bashkia Dibër
8. Në fshatin Portgorcë, njësia administrative Maqellarë, bashkia Dibër

The post Situata e zjarreve në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 12 vatra, 4 prej tyre aktive, ndërhyrje nga ajri dhe toka appeared first on Albeu.com.

Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin

✇Albeu
By: M C

Një toreadori dhe një spektator humbën jetën pasi u sulmuan brenda arenës në Lisbonë nga një dem. Manuel Maria Trindade ishte në Campo Pequeno dhe vrapoi drejt një demi të madh, që peshonte rreth 700 kilogramë, duke e sfiduar atë të sulmonte.

Demi lĂ«vizi me shpejtĂ«si tĂ« lartĂ« drejt 22-vjeçarit Manuel Maria Trindade. I riu u pĂ«rpoq t’i kapte brirĂ«t e kafshĂ«s pĂ«r ta kontrolluar, por brenda sekondave kafsha e ngriti nĂ« ajĂ«r dhe e hodhi pĂ«r muri.

Spektatorët në një arenë me 6,848 vende bërtitën nga tmerri ndërsa Trindade shtrihej pa ndjenja në tokë. Demi u ndalua përfundimisht nga toreadorë të tjerë që i tërhoqën bishtin dhe ngritën pelerina shumëngjyrëshe para syve të tij.

Sipas faqes portugeze tĂ« internetit Zap, njĂ« spektator 73-vjeçar qĂ« po shikonte u rrĂ«zua dhe gjithashtu vdiq, ndoshta nga tensioni dhe tronditja e momentit. Ekipet e shpĂ«timit nxituan menjĂ«herĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« ndihmĂ«n e parĂ« tĂ« riut nĂ« arenĂ«. 22-vjeçari u dĂ«rgua nĂ« spital ku ra nĂ« koma por vdiq brenda 24 orĂ«ve pĂ«r shkak tĂ« dĂ«mtimit tĂ« pakthyeshĂ«m tĂ« trurit.

The post Ndeshja me dema kthehet në tragjedi në Lisbonë, demi sulmon dhe vret 22-vjeçarin appeared first on Albeu.com.

Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve

✇Albeu
By: M C

Policia kufitare ka shpëtuar një grup turistësh shqiptarë dhe të huaj pasi mjeti i tyre lundrues pësoi defekt në motor në Gjirin e Kakomesë.

Pas marrjes së kërkesës për ndihmë në vendin ku ndodheshin turistët, u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

“Sot, rreth orĂ«s 18:00, Kapiteneria e Portit SarandĂ« mori njĂ« kĂ«rkesĂ« pĂ«r ndihmĂ« nga njĂ« grup turistĂ«sh shqiptarĂ« dhe tĂ« huaj, pasi mjeti i tyre lundrues pĂ«soi defekt nĂ« motor, nĂ« Gjirin e KakomesĂ«.

Menjëherë u nis mjeti lundrues i Kapitenerisë, i cili bëri rimorkimin e mjetit drejt Gjirit të Limionit, duke siguruar mbërritjen e tyre të sigurt.

U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« gjithĂ« drejtuesve tĂ« mjeteve lundruese qĂ« tĂ« kryejnĂ« kontrollet e nevojshme pĂ«rpara nisjes, pĂ«r tĂ« siguruar lundrime tĂ« qeta e tĂ« sigurta.”-thuhet nĂ« njoftim.

The post Mjeti lundrues pësoi defekt në Gjirin e Kakomesë, shpëtohet grupi i turistëve appeared first on Albeu.com.

Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie

✇Albeu
By: M C

Pak ditë para nisjes së vitit të ri akademik, Ministria e Ekonomisë ka miratuar rregullat e reja për rekrutimin e stafit në institucionet arsimore të formimit profesional. Me hyrjen në fuqi të ndryshimeve të fundit në udhëzimin për funksionimin e ofruesve publikë të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP), është zyrtarizuar për herë të parë pozicioni i Oficerit të Sigurisë në këto institucione.

Ky rol i ri synon të garantojë mbarëvajtjen e rendit dhe sigurisë brenda ambienteve të institucioneve arsimore profesionale, si dhe të ndihmojë në parandalimin dhe menaxhimin e situatave problematike që prekin nxënësit dhe stafin.

Sipas udhëzimit përcaktohet se detyrat kryesore të oficerit të sigurisë përfshijnë marrjen e masave për parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë fizike dhe psikologjike të nxënësve; Monitorimin e sjelljes së nxënësve dhe ndërhyrjen në rast shkeljesh të rënda të rregullores së brendshme; Raportimin periodik për rastet problematike dhe ndihmesë në hartimin e masave disiplinore; Bashkëpunimin me strukturat përkatëse për rastet e dhunës, bullizmit, abuzimit apo shkeljeve të tjera të etikës; Informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit shkollor për çështje të sigurisë dhe rendit.

Oficeri i Sigurisë do të rekrutohet sipas një procedure të standardizuar, në përputhje me rregullat e shërbimit civil, ku përfshihen. Për kualifikim kandidatët duhet të përmbushin kriteret bazë të arsimimit, ku përcaktohet se duhet të ketë diplomë të ciklit të dytë ose diplomë të barasvlershme me të në fushën e edukimit, të shkencave sociale, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë. Si dhe të kenë përvojë në çështje sigurie, etikë profesionale dhe aftësi ndërpersonale.

Pak ditĂ« mĂ« parĂ« me nisjen e vitit shkollor 2025–2026, Ministria e Arsimit dhe Ministria e EkonomisĂ« kanĂ« miratuar njĂ« udhĂ«zim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t qĂ« pĂ«rcakton masat kryesore pĂ«r organizimin e procesit mĂ«simor nĂ« shkollat parauniversitare. UdhĂ«zimi u fokusua nĂ« rregullat pĂ«r regjistrimin e nxĂ«nĂ«sve, shpĂ«rndarjen e teksteve falas pĂ«r arsimin bazĂ«, ndalimin e pĂ«rdorimit tĂ« celularĂ«ve nĂ« ambientet shkollore, si dhe masat kundĂ«r dhunĂ«s dhe bullizmit. Prioritet i veçantĂ« i jepet zbatimit tĂ« Planit KombĂ«tar pĂ«r parandalimin e dhunĂ«s, krijimin e ekipeve “antibulling” dhe organizimin e veprimtarive sensibilizuese gjatĂ« vitit shkollor./ Monitor

The post Rregulla të reja për rekrutimet në shkollat profesionale, për herë të parë edhe oficer sigurie appeared first on Albeu.com.

Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren

✇Albeu
By: M C

Situata në Akërni të Vlorës vijon të paraqitet alarmante që prej ditës së djeshme ku një vatër zjarri shpërtheu në zonën e mbrojtur Pishë-Poros.

Erërat e forta në zonë e bënë më të vështirë vënien nën kontroll të flakëve, ndërsa që prej mëngjesit të sotëm 4 helikopterë janë vendosur në gadishmëri për shuarjen e zjarrit.

E ndërsa re të mëdha tymi kanë mbuluar zonën, një tjetër helikopter është dërguar në vendngjarje me qëllim izolimin sa më parë të flakëve si dhe 6 mjete zjarrfikëse. Deri më tani nuk është raportuar për rrezik për banesat e ndodhura në afërsi të vatrës së zjarrit.

The post Situatë alarmante në Akërni të Vlorës, flakët djegin zonën e mbrojtur që prej ditës së djeshme/ Helikopterë e zjarrfikëse në terren appeared first on Albeu.com.

Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

✇Albeu
By: M C

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore

Osmani mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën.

Ajo i uron punĂ« tĂ« mbarĂ« e nĂ« interes tĂ« vendit kryetarit tĂ« ri Dimal Basha dhe nĂ«nkryetarĂ«ve tĂ« zgjedhur tĂ« Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija RedĆŸepi.

Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

The post Osmani uron kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt appeared first on Albeu.com.

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet

✇Albeu
By: M C

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në drejtim të spitalit Nasser, ku në total humbën jetën 20 persona, mes tyre dhe punonjës të shëndetësisë dhe civilë.

“CivilĂ«t dhe gazetarĂ«t duhet tĂ« mbrohen nga e drejta ndĂ«rkombĂ«tare. Ne pĂ«rsĂ«risim thirrjen tonĂ« ndaj Izraelit qĂ« tĂ« respektojĂ« tĂ« drejtĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare humanitare dhe tĂ« sigurojĂ« qĂ« kĂ«to sulme tĂ« hetohen”, deklaroi zĂ«dhĂ«nĂ«si i Komisionit Europian, Anouar El Anouni, nĂ« njĂ« konferencĂ« pĂ«r shtyp.

Sulmi i fundit ushtarak në Gaza ka nxitur reagime të forta nga ndërkombëtarët ku ndër të tjera është vënë në dukje se viktima të një lufte të ashpër bëhen civilë të pafajshëm, gazetarë e punonjës humanitarë.

The post BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Vrasja e gazetarëve dhe civilëve nuk justifikohet appeared first on Albeu.com.

Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit

✇Albeu
By: M C

Ish-Shefi i Shtabit të IDF-së, trupat mbrojtëse të Izraelit, Gadi Eisenkot, tha se djali i Gal, i cili u vra në Gaza, së bashku me ushtarë të tjerë, humbën jetën për shkak të zgjedhjeve politike dhe ideologjike të qeverisë.

Duke folur nĂ« radion publike Kan, Eisenkot theksoi se qeveria e kryeministrit, Benjamin Netanyahu Ă«shtĂ« “njĂ« qeveri qĂ« i shmanget pĂ«rgjegjĂ«sive tĂ« saj dhe nuk Ă«shtĂ« e denjĂ« pĂ«r Galin
 nuk Ă«shtĂ« e denjĂ« pĂ«r shumĂ« ushtarĂ« luftarakĂ« dhe, pĂ«r fat tĂ« keq, as pĂ«r pengjet, tĂ« cilĂ«t humbĂ«n jetĂ«n pĂ«r shkak tĂ« frikacakllĂ«kut dhe hezitimit politik dhe pĂ«r shkak tĂ« pĂ«rshtatshmĂ«risĂ« politike dhe ideologjike tĂ« atyre qĂ« duan tĂ« kthehen nĂ« vendbanimet e GazĂ«s dhe tĂ« shohin Ă«ndrra tĂ« mĂ«dha dhe njĂ« mrekulli qĂ« bĂ«het realitet, nĂ« kundĂ«rshtim tĂ« plotĂ« me qĂ«llimet e luftĂ«s”.

Ai shtoi se deputeti i opozitĂ«s Benny Gantz, me tĂ« cilin ai ishte aleat politik nĂ« tĂ« kaluarĂ«n, po “bĂ«n njĂ« gabim tĂ« hidhur” duke propozuar t’i bashkohet qeverisĂ« sĂ« Netanyahut pĂ«r tĂ« çuar pĂ«rpara njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r pengjet.

Sipas Eisenkot, “ajo qĂ« nevojitet Ă«shtĂ« tĂ« ushtrohet presion politikisht dhe publikisht mbi Netanyahun qĂ« tĂ« marrĂ« vendimin e dukshĂ«m qĂ« ai e ka shmangur pĂ«r mĂ« shumĂ« se njĂ« vit dhe tĂ« bĂ«jĂ« gjithçka qĂ« Ă«shtĂ« e nevojshme pĂ«r ta zĂ«vendĂ«suar atĂ«.

Dhe këtu sipas tij të gjitha forcat e shëndetshme të shtetit të Izraelit duhet të bashkëpunojnë në mënyrë që kjo qeveri e keqe të largohet dhe të ndërtohet një alternativë që do ta rikthejë Izraelin në rrugën e duhur.

The post Ish-shefi i shtabit të forcave izraelite bën thirrje për largimin e qeverisë Netanyahu: Djali im vdiq nga zgjedhjet e këtij kabinetit appeared first on Albeu.com.

Rregullatori vulos rezultatin e 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve

✇Albeu
By: M C

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, që pritet të miratohet në mbledhjen e Komisionit Rregullator në 28 gusht.

KQZ publikoi listën me rezultatin përfundimtar për çdo qark. Tashmë, hapi i fundit i takon Komisionit Rregullator, që do të mblidhet të enjten në orën 11:30 për të miratuar rezultatin final.

Dokumenti

The post Rregullatori vulos rezultatin e 11 Majit, të enjten merr fund saga e zgjedhjeve appeared first on Albeu.com.

Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, njoftoi se më 26 gusht ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov, për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për situatën politike në rajon.

Vuçiq tha se e ka njoftuar shefin e diplomacisĂ« ruse pĂ«r situatĂ«n nĂ« KosovĂ« dhe, siç shkroi ai, pĂ«r “pĂ«rpjekjet e vazhdueshme pĂ«r dĂ«bimin e popullsisĂ« sonĂ« nga vatrat shekullore, si dhe pĂ«r heshtjen e shumicĂ«s sĂ« bashkĂ«sisĂ« ndĂ«rkombĂ«tare”.

Temë bisede, sipas Vuçiqit, ishte edhe situata në Bosnje e Hercegovinë.

“Diskutuam mbi situatĂ«n nĂ« Bosnje e HercegovinĂ«, krizĂ«n e shkaktuar nga jashtĂ«, me sulme tĂ« vazhdueshme ndaj (entitetit) Republika SĂ«rpska”, shkroi Vuçiq nĂ« Instagram.

Ai, mĂ« herĂ«t, pas vendimit nĂ« Bosnje e HercegovinĂ« pĂ«r t’ia hequr mandatin Millorad Dodikut si president i atij entiteti, kishte deklaruar se Beogradi “gjithmonĂ« do tĂ« qĂ«ndrojĂ« pranĂ« popullit tonĂ« dhe RepublikĂ«s SĂ«rpska”.

Dodikut iu hoq mandati pasi u dënua me një vit burgim dhe me gjashtë vjet ndalim për të ushtruar funksione publike, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnje e Hercegovinë.

Ky lider prorus, që drejton partinë kryesore të serbëve në Bosnje, gëzon mbështetjen e Moskës.

Vuçiq ka thĂ«nĂ« se, gjatĂ« njĂ« “bisede tĂ« gjatĂ« dhe miqĂ«sore” me Lavrovin, u ra dakord qĂ« tĂ« vazhdohet me zhvillimin e marrĂ«dhĂ«nieve nĂ« fusha tĂ« ndryshme dhe tĂ« thellohet komunikimi nĂ« forume, organizata dhe institucione ndĂ«rkombĂ«tare.

Beogradi ka vazhduar të mbajë marrëdhënie të ngushta me Moskën edhe pas vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera perëndimore për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Edhe pse Serbia Ă«shtĂ« kandidate pĂ«r anĂ«tarĂ«sim nĂ« BE, autoritetet refuzojnĂ« t’i bashkohen sanksioneve kundĂ«r RusisĂ«.

Nga Kremlini, Beogradi zyrtar ka marrë mbështetje edhe përballë protestave kundër qeverisë, ku demonstruesit kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

The post Vuçiç bisedë telefonike me Lavrovin për Kosovën appeared first on Albeu.com.

Menduat se erdhi vjeshta/ Ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme

✇Albeu
By: M C

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës në veri të vendit.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë krahasuar me ditën e sotme, ku ato maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë celcius dhe ato minimale në 12 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.

The post Menduat se erdhi vjeshta/ Ja sa shkojnë temperaturat ditën e nesërme appeared first on Albeu.com.

❌