Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

“Ma gjeni një tjetër shtet në Evropë ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe treta bashkë”, Kurti sfidohet dhe vihet në siklet para gazetarëve

29 June 2025 at 15:16

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u vu në siklet gjatë një deklarate për media pas takimit me liderët e partive politike, kur tentoi të theksonte pozicionin dominues të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e ri.

“Ma gjeni një tjetër shtet në Evropë ku partia e parë ka më shumë deputetë se e dyta dhe e treta bashkë”, tha Kurti me ton sfidues, duke mbrojtur legjitimitetin e partisë së tij për të udhëhequr institucionet.

Por kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga një gazetare e pranishme në konferencë, e cila përmendi Shqipërinë si një shembull të tillë. E vënë në pozitë të sikletshme, Kurti reagoi shkurtimisht: “Po, Shqipëria po”.

Deklarata e tij u pasua edhe me reagime nga organizatat e shoqërisë civile.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një reagimi publik, tha se ka mjaft shembuj të ngjashëm në shtete të ndryshme evropiane.

“Ka plot shtete në Evropë ku partia e parë ka më shumë deputetë se e dyta dhe e treta bashkë”, u shpreh Cakolli.

Nuk kanë munguar as ironizimet e deputetëve të Kuvendit te Kosovës.

Deputetja e PDK-se Ganimete Musliu e ka quajtur Kurtin “manipulant”, derisa ka postuar videon në fjalë të Kurtit por me audio të sinkronizuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ganimete Musliu (@ganimete.musliu)

The post “Ma gjeni një tjetër shtet në Evropë ku partia e parë është më e madhe se e dyta dhe treta bashkë”, Kurti sfidohet dhe vihet në siklet para gazetarëve appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Kushtetueses, Cakolli i KDI-së: Votimi për Kryetarin e Kuvendit, i hapur, jo i fshehtë

26 June 2025 at 21:41

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)  ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese për krizën në Kuvendin e Kosovës, duke e cilësuar atë si një aktgjykim që sado që ofron disa sqarime të rëndësishme, lë ende shumë çështje pa përgjigje.

“Gjykata Kushtetuese foli për krizën në Kuvend – por jo aq sa duhej, dhe jo për gjithçka që pritej”, tha Cakolli.

Ai vlerësoi se në disa pika vendimi ishte i qartë, ndërsa në të tjera, “jo mjaftueshëm, thënë së buti”. Sipas tij, ky është një vendim që “kënaq” të gjitha palët, por nuk u jep zgjidhje të plotë asnjërës.

Cakolli theksoi se problemi më i madh mbetet mungesa e kulturës politike për konsensus dhe kompromise.

Ai renditi gjashtë pika kryesore nga aktgjykimi:

Afati për konstituim: deri më 26 korrik

Gjykata ka caktuar një afat 30-ditor për përfundimin e konstituimit të Kuvendit, një hap pozitiv për të ndalur zvarritjet.

Por, sipas Cakollit, nuk është sqaruar se çfarë ndodh nëse afati nuk respektohet. “Kemi afat, por jo pasoja – dhe kjo është formula ideale për një bllokadë të re,” theksoi ai.

LVV ka të drejtë të propozojë, por edhe përgjegjësi të mos bllokojë

Gjykata ka qartësuar se e drejta për të propozuar Kryetarin e Kuvendit është e lidhur me arritjen e shumicës.

“Nuk mund të propozohet vazhdimisht i njëjti emër për t’u refuzuar – kjo përbën abuzim,” tha Cakolli, duke shtuar se bashkëpunimi në mirëbesim është detyrim kushtetues.

Edhe opozita ka detyrime – sidomos për nënkryetarët

Sipas aktgjykimit, Gjykata ka theksuar se edhe opozita ka detyrimin e bashkëpunimit dhe nuk mund ta përdorë bllokadën si arsye për të mos ushtruar funksionin si deputetë.

Votimi për Kryetarin: i hapur, jo i fshehtë

Gjykata ka qartësuar se votimi për kryesinë e Kuvendit duhet të jetë i hapur.

“Votimi i fshehtë lejohet vetëm kur parashikohet në Kushtetutë, e rasti i konstituimit nuk është një prej tyre,” tha Cakolli, duke shtuar se praktika e deritanishme ka qenë gjithnjë votim i hapur.

Pa kufi për ripërsëritjen e kandidaturës së njëjtë

Cakolli kritikoi mungesën e një pozicioni të qartë për përsëritjen e kandidaturës së njëjtë që nuk merr vota.

“Gjykata nuk vendosi asnjë kufi për këtë absurd – kjo është pika më e brishtë e aktgjykimit,” tha ai.

Presidentja mund t’i drejtohet sërish Gjykatës në rast bllokade

Sipas Cakollit, vendimi i tanishëm krijon një precedent që lejon Presidenten të kërkojë interpretim kushtetues në rast të një bllokade tjetër.

“Ky është një rrugë kushtetuese që mbetet e hapur, nëse deputetët nuk e zbatojnë vendimin.”

Cakolli u shpreh se aktgjykimi i fundit është më shumë një mesazh paralajmërues sesa zgjidhje përfundimtare, dhe se përgjegjësia e vërtetë bie mbi kulturën politike të aktorëve në Kuvend./Telegrafi/

The post Vendimi i Kushtetueses, Cakolli i KDI-së: Votimi për Kryetarin e Kuvendit, i hapur, jo i fshehtë appeared first on Telegrafi.

Cakolli: Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë”, është bërë boll

25 June 2025 at 11:25

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka reaguar ashpër ndaj seancave të shkurtra dhe të pasuksesshme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke thënë se situata ka dalë jashtë çdo norme demokratike.

Cakolli para mediave ka thënë se tashmë është bërë boll, pasi qytetarët janë lodhur.

“Kjo situatë i ka kaluar të gjitha kufijtë e normales. Është bërë boll. Të vetmeve që nuk iu është bërë boll janë deputetët e Kuvendit, të cilët me një papërgjegjësi të plotë e trajtojnë situatën aktuale si diçka të zakonshme, ndonëse situata nuk është e tillë. Tashmë Kuvendi është shndërruar në një cirk të demokracisë i cili po vazhdon me shfaqjen e njëjtë tragjikomike, ku çdo 48 orë deputetët mblidhen për disa minuta punë dhe të njëjtëve pagat po iu ecin”, ka thënë Cakolli. /Telegrafi/

 

The post Cakolli: Kuvendi është shndërruar në “cirk të demokracisë”, është bërë boll appeared first on Telegrafi.

“Zgjedhje të jashtëzakonshme”, Cakolli i KDI-së tregon tri skenare të mundshme

9 June 2025 at 22:23

Pas caktimit të 12 tetorit si datë për zgjedhjet e rregullta lokale, mundësia që në të njëjtën ditë të mbahen edhe zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare mbetet ende e hapur.

Kështu ka deklaruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka shpjeguar tri rrugët kushtetuese që mund të çojnë në këtë skenar.

Sipas tij, për secilin prej këtyre opsioneve kushtetuese, fillimisht është i domosdoshëm konstituimi i Kuvendit të Kosovës, proces ky që aktualisht është i bllokuar.

Seancat për konstituim mund të vazhdojnë çdo 48 orë deri në shtator.

Tri opsionet për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Shpërndarja e Kuvendit me vendim të deputetëve

Ky opsion parasheh që pas konstituimit të Kuvendit, deputetët ta votojnë shpërndarjen e tij me minimum 80 vota.

Pas kësaj, Presidentja e Kosovës ka afat deri në 10 ditë për të caktuar datën e zgjedhjeve, të cilat mbahen 30 deri në 45 ditë pas shpalljes.

Për të përputhur datën me zgjedhjet lokale të 12 tetorit, shpërndarja e Kuvendit duhet të ndodhë në periudhën 18 gusht – 2 shtator, ndërsa shpallja e datës së zgjedhjeve duhet të bëhet ndërmjet 28 gushtit dhe 12 shtatorit.

Cakolli thekson se deri atëherë mund të ketë deri në 42 seanca të dështuara, nëse mbahen çdo 48 orë.

Dështimi për të formuar Qeverinë brenda 60 ditësh

Ky mekanizëm parashikon që pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër, e nëse Qeveria nuk arrin të formohet brenda 60 ditësh, shpërndarja e Kuvendit ndodh automatikisht.

Edhe në këtë rast, zgjedhjet shpallen brenda 10 ditësh dhe mbahen 30-45 ditë më pas.

Për të realizuar zgjedhjet më 12 tetor, shpërndarja automatike duhet të ndodhë më së voni më 2 shtator, ndërsa mandatimi i kandidatit për Kryeministër duhet të ndodhë më së voni më 4 korrik.

Në këtë skenar, deri në 12 seanca të dështuara mund të mbahen deri në atë afat.

Dështimi i dyfishtë për formimin e Qeverisë

Sipas këtij skenari, pas konstituimit të Kuvendit, Presidentja mandaton kandidatin për Kryeministër, i cili ka 15 ditë për të siguruar 61 vota.

Nëse dështon, Presidentja ka 10 ditë për të mandatuar një kandidat tjetër, i cili gjithashtu ka 15 ditë për të fituar besimin e Kuvendit. Në rast të dështimit të dyfishtë, Presidentja shpall zgjedhjet, të cilat mbahen brenda 40 ditësh.

Për zgjedhje më 12 tetor, ato duhet të shpallen më së voni më 2 shtator, ndërsa Kuvendi duhet të konstituohet më së voni më 23 korrik. Në këtë rast, mund të ketë deri në 21 seanca të dështuara deri në përmbushjen e afateve.

Aktualisht, procesi i konstituimit të Kuvendit po përballet me bllokada. Sot ka dështuar seanca e 29-të radhazi për konstituimin e tij, ndërsa e radhës është thirrur për ditën e mërkurë.

The post “Zgjedhje të jashtëzakonshme”, Cakolli i KDI-së tregon tri skenare të mundshme appeared first on Telegrafi.

Cakolli kritikon idenë e zgjedhjeve të përbashkëta: E papërgjegjshme, dëmton seriozisht procesin zgjedhor

4 June 2025 at 16:50

Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës, ka reaguar ndaj idesë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe atyre lokale në të njëjtën ditë, duke e cilësuar këtë si një veprim të papërgjegjshëm që rrezikon cilësinë e procesit zgjedhor dhe përfaqësimit demokratik në vend.

Sipas tij, një skenar i tillë do të ngarkonte tej mase të gjithë procesin, duke përfshirë qytetarët, komisionerët, si dhe trupat menaxhuese të zgjedhjeve.

“Tri fletëvotime për çdo qytetar, tri nivele kandidatësh, procedura të ndërlikuara, komisionerë të papërgatitur, ngarkesë për trupat menaxhuese të zgjedhjeve, dy lloj fushatash – dhe mbi të gjitha, paqartësi e madhe për votuesin”, ka shkruar Cakolli në një postim në Facebook.

Ai paralajmëron se mbajtja e dy zgjedhjeve në një ditë rrit ndjeshëm mundësinë për gabime teknike, vota të pavlefshme, kontestime dhe rinumërime të gjata.

“Ky skenar nuk po shtyhet përpara sepse është i arsyeshëm, por sepse partitë politike, e sidomos partia e parë, po kërkojnë një ‘zgjidhje’ për krizën që vetë e kanë krijuar”, shton ai.

Cakolli thotë se në vend të një marrëveshjeje që respekton mandatin e fituar më 9 shkurt, partitë po orientohen drejt një formule që, sipas tij përzien dy procese të ndara vetëm për të krijuar “një rifillim artificial”.

“Zgjedhjet janë mjet i demokracisë – por nuk mund dhe nuk duhet të përdoren për të zëvendësuar përgjegjësinë politike”, përfundon ai. /Telegrafi/

The post Cakolli kritikon idenë e zgjedhjeve të përbashkëta: E papërgjegjshme, dëmton seriozisht procesin zgjedhor appeared first on Telegrafi.

Deputetët me “duar në xhepa” angazhojnë asistentë personalë

23 May 2025 at 23:28

Deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ndonëse qe një muaj e gjysmë nuk kanë bërë asgjë më shumë pos asaj që kanë nënshkruar praninë në seancë konstituive, kjo nuk i ka penguar që të angazhojnë asistentë personalë.

Kontratat me ta i kanë lidhur duke e shfrytëzuar një Rregullore të Kuvendit, e cila ua jep këtë mundësi.

Në një përgjigje me shkrim, Kuvendi i Kosovës ka konfirmuar se deri më 13.05.2025, [kur është bërë përditësimi i fundit], 52 deputetë kanë angazhuar asistentë.

Nga ky grup, katër asistentë janë angazhuar nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, 15 nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, 20 nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pesë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tre nga Lista Serbe, një nga Kosova Demokratik Turk Partisi, një nga Koalicioni Vakat, një nga Partia Liberale Egjiptiane, një nga Unionin Social Demokrat dhe një tjetër nga Partia e Bashkuar Gorane.

Derisa këta asistentë kanë hyrë në listën e pagave për muajin maj, siç mësohet ka të tjerë që janë duke vazhduar t’i nënshkruajnë kontratat.

“Zyrtarët e lartë personalë të deputetëve të cilët kanë nënshkruar kontratat e punës deri më datë 13 maj 2025, janë dërguar në Thesar për të hyrë në listë të pagave”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit të Kosovës.

Eugen Cakolli, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës dhe monitorues i punës së Kuvendit, vlerëson se ligjërisht deputetët nuk kanë ndalesë që të angazhojnë asistentë.

Megjithatë, sipas tij, në këtë fazë nuk ka bazë të qartë ligjore dhe administrative për një veprim të tillë, për faktin se Kuvendi nuk është konstituuar dhe nuk janë funksionalizuar organet e tij.

“Përtej aspektit ligjor, problemi kryesor është ai parimor. Nuk ka asnjë logjikë dhe as arsye që të angazhohen asistentë për deputetë të cilët aktualisht nuk po ushtrojnë funksionet e tyre, përtej pjesëmarrjes në seanca tejet të shkurtra. Edhe pse seancat po thirren çdo 48 orë, ato po zgjasin vetëm disa minuta, pa asnjë aktivitet parlamentar substancial”, ka deklaruar Cakolli.

Në këto rrethana, sipas tij, angazhimi i stafit mbështetës përveç se është i panevojshëm, ngre pikëpyetje etike dhe praktike për mënyrën se si menaxhohet paraja publike në kushtet e bllokadës institucionale.

KALLXO.com ka kontaktuar me disa deputetë të partive politike, për t’i pyetur rreth angazhimit të asistentëve.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konfirmuar se në këtë parti ka arritur njoftimi nga administrata e Kuvendit, se mund të angazhohen asistentët.

“Nga Administrata e Kuvendit, ka ardhur njoftimi se deputetët mund të angazhojnë stafin e tyre sipas Rregullores dhe këtë njoftim e kam përcjell te deputetët. Nuk e di sa prej tyre kanë angazhuar staf” – deklaroi Bajrami.

Konfirmim të angazhimit të asistentit ka dhënë edhe deputeti Artan Behrami i PDK-së.

Shefja e Grupit Parlamentar të AAK-së, Time Kadrijaj, po ashtu ka konfirmuar se janë angazhuar asistentë për deputetët.

“Janë caktuar asistentët personalë për deputetë. Me kontratë”, deklaroi ajo shkurtimisht.

Por ka prej atyre që ende nuk kanë angazhuar asistent personal.

Një nga ta është Fitim Haziri nga LVV.

Ai deklaroi se nuk a angazhuar ende askënd për shkak se nuk ka punë efektive.

“Jo nuk kam angazhuar, sepse nuk kemi punë efektive që me pasë asistent. Kur të fillojmë me punu si duhet, e marrim”, deklaroi Haziri.

Asistenti i deputetit, sipas Rregullores për Shtesa mbi Pagën Bazë për Deputetë dhe për Klasifikimin e Pagës për Stafin Mbështetës Politik të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pagë bazë me koeficient 5.8 dhe përfiton shtesë prej 30% të kësaj page.

Vlera e koeficientit për paga aktualisht është 110 euro.

Qeveria e Kosovës në tetor 2024 kishte marrë vendim që nga janari i 2025 të ketë rritje prej 55 eurove mbi këtë koeficient.

Kjo i bie, që asistenti i deputetit ka pagë prej 638 euro dhe duke i shtuar rritjen prej 55 eurove, paga e tij arrin në 693 euro. Me 30 % të shtesës, të bazuar në Rregullore, paga e asistentit të deputetit kap shumën prej 900.9 eurosh- bruto.

Sipas kalkulatorit të pagës së Administratës Tatimore të Kosovës, 900.9 euro bruto i bie 729.47 euro neto. Që do të thotë se këto para i dalin në xhirollogari një asistenti të deputetit, që tash për tash nuk bën asgjë.

Seanca konstituive e Kuvendit është hapur më 15.04.2025 dhe prej asaj date nuk ka arritur të mbyllet. Dështimi për të 20-ën herë ka ndodhur më 23.05.2025.

Procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë deklaruar se nuk kanë votë për kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar liderët partiakë në përpjekje për të gjetur në zgjidhje, por as nga ky takim nuk ka rezultuar ndonjë progres në tejkalim të bllokadës institucionale.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dalë me opinion në lidhje me kërkesën e AAK-së për vlerësimin e kushtetushmërisë së propozimit për formimin e Komisionit për Votim të Fshehtë për Zgjedhjen e Kryeparlamentarit të Kosovës. /Kallxo.com/

The post Deputetët me “duar në xhepa” angazhojnë asistentë personalë appeared first on Telegrafi.

Cakolli për Deharin: Është hera e tretë që kryen shkelje procedurale dhe bënë tejkalim të kompetencave

1 May 2025 at 23:22

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), duke folur lidhur me drejtimin e seancës në Kuvend, tha se Avni Dehari në cilësinë e kryesuesit të seancës është vetëm për shkak të moshës.

Sipas Cakollit, Dehari ka kryer shkelje procedurale tri herë në Kuvend.

“Është hera e tretë që Dehari, në cilësinë e kryesuesit të seancës që është vetëm aty për shkak të moshës së tij, kryen shkelje procedural dhe bënë tejkalim të kompetencave që i njëjti i ka”, tha Cakolli, për RTV21

Ai tha se nuk ishte e lejuar imponimi i një mënyre të votimit.

“Në vlerësimin tonë kjo përveç se nuk ishte e lejuar si formë e aribraritetit për imponimin e një mënyre të votimit, problemi më i madh në fakt me situatën e krijuar sot është përpjekja që të zhvendoset guximi për të arritur një marrëveshje politike përmes procedurave, të cilat do ta bënin deputetin në fakt më shumë një makineri të votimit”, tha Cakolli.

The post Cakolli për Deharin: Është hera e tretë që kryen shkelje procedurale dhe bënë tejkalim të kompetencave appeared first on Telegrafi.

​Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese

26 April 2025 at 13:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duhet të iniciojë rast në Gjykatën Kushtetuese në lidhje me ngërçin e krijuar në Kuvend, thonë njohës politikë.

Pas dështimit për herë të gjashtë të konstituimit të Kuvendit të premten, rrugëdalja e vetme po shihet interpretimi i ri nga Kushtetuesja në lidhje me pamundësinë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, rrjedhimisht, edhe konstituimin e legjislaturës së nëntë, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

KosovaPress ka dërguar pyetje në Zyrën e Presidentit në lidhje me mundësitë që e para e vendit të adresojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, mirëpo nuk kanë kthyer përgjigje.

Në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, të drejtën ekskluzive për të nominuar kandidatin për kryetar të Kuvendit e ka partia e parë në zgjedhje, rrjedhimisht Lëvizja Vetëvendosje. Mirëpo, në të njëjtin aktgjykim nuk është paraparë mundësia që i propozuari i partisë së parë të mos marrë 61 votat e nevojshme, si dhe nuk është përcaktuar se në çfarë afati kohor mund të konsumohet kjo e drejtë.

Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, në katër tentime ka dështuar të zgjedhë kryeparlamentaren, deputeten Albulena Haxhiu. Ajo, në seancat e 19, 23 dhe 25 prillit, mori vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme për të marrë këtë post.

Kundër zgjedhjes së saj në organin më të lartë legjislativ janë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nismës Socialdemokrate po abstenojnë.

Nga radhët e komuniteteve jo-shumicë, deputetët e Listës Serbe, në tri seancat e fundit nuk morën pjesë fare në votim. Të njëjtën gjë e bëri edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.

Bazuar në këtë situatë, njohësi i Kushtetutës, profesori universitar Mazllum Baraliu, thotë për KosovaPress, se presidentja Vjosa Osmani duhet të iniciojë rastin në Gjykatën Kushtetuese nëse nuk ka zgjidhje të situatës në Kuvend.

Sipas tij, ngërçi në Kuvend nuk mund të zgjatet më tej, përderisa nuk ka asnjë vullnet nga partitë politike që, përmes një marrëveshjeje politike, të zgjidhen trupat e Kuvendit dhe të konstituohet legjislatura e nëntë.

“Është detyrë e kësaj klase politike, veçanërisht partive fituese që kanë fituar mandate në Kuvend, që të gjejnë një zgjidhje dhe të mos shkohet pafundësisht në këtë mënyrë. Gjithmonë ka zgjidhje kur ka vullnet, mirëkuptim dhe vetëdije e përgjegjësi të lartë politike dhe shtetërore nga subjektet politike… Nëse kjo nuk ndodh, atëherë presidentja e vendit ka tagër kushtetues, në bazë të Kushtetutës, që të iniciojë në Gjykatën Kushtetuese parashtresa të caktuara, dhe ajo duhet ta bënte këtë nëse vazhdon kjo odiseadë në mënyrë të pakufizuar”, thekson ai.

Në anën tjetër, hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se palë e autorizuar për të dërguar rast në Gjykatën Kushtetuese, janë edhe deputetët e sapo betuar të Kuvendit, mirëpo sipas tij, problemi qëndron se aktualisht s’ka një vendim nga ana e legjislativit.

Cakolli ka shtuar se Kushtetuesja ka paracaktuar se nuk i përgjigjet pyetjeve se si duhet vepruar, por merret vetëm me raste konkrete.

“Edhe pse Gjykata Kushtetuese iu njeh të drejtën dhjetë, respektivisht tridhjetë deputetëve, që të sfidojnë raste në Gjykatën Kushtetuese, problemi me situatën aktuale është mungesa e një vendimi. Tashmë, në jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese është përcaktuar se Gjykata nuk përgjigjet në pyetje sesi duhet vepruar, por gjykata merret vetëm me raste konkrete… Me dhënien e betimit, deputetët tashmë janë palë të autorizuara, por duhet të ketë dështim në vijimësi të ofrimit të propozimit, në mënyrë që rasti të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese”, deklaron Cakolli.

Në lidhje me pretendimet nga deputetët e koalicionit LVV, Guxo, Alternativa, se afatet ligjore dhe kushtetuese përcaktojnë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve duhet të konstituohet Kuvendi, njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu, thotë se dispozita kushtetuese thekson se në afat prej 30 ditësh pas certifikimit të rezultateve duhet të fillojë seanca konstituive dhe jo të përfundojë.

“Dispozita përkatëse e Kushtetutës thotë se në afat prej 30 ditësh pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve duhet të fillojë seanca konstituive. Pra, fillimi dhe jo mbarimi”, thotë ai.

Në Lëvizjen Vetëvendosje, si partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, kanë theksuar se do të vazhdojnë të propozojnë për kryetare të Kuvendit, deputeten e zgjedhur, Albulena Haxhiu përkundër që në katër tentime ajo nuk mori 61 votat e nevojshme.

Megjithatë e kanë konsideruar të nevojshme arritjen e një marrëveshje politike për zgjedhjen e saj dhe të nënkryetarëve të tjerë të Kuvendit. Mirëpo, në bazë të deklaratave politike nuk janë shprehur të hapur për gjetjen e një kompromisi për zgjidhjen e kësaj krize politike.

Përpjekja e shtatë për konstituimin e Kuvendit do të bëhet të dielën e 27 prillit, kur edhe është thirr seanca e radhës prej orës 10:00.

The post ​Ngërçi në Kuvend, kërkohet interpretim i ri nga Gjykata Kushtetuese appeared first on Telegrafi.

​A mund të ketë krizë institucionale pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit?

19 April 2025 at 17:33

Pas dështimit për herë të dytë për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të re të Kuvendit në seancën e sotme konstituive, vendi rrezikon të hyjë në krizë serioze institucionale ngjashëm me vitin 2014 dhe për një periudhë edhe në vitin 2017. Kështu ka vlerësuar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI).

Ai ka thënë se pavarësisht miratimit unanim të raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve të zgjedhur, mungesa e dorëheqjeve formale nga zyrtarët që tashmë janë zgjedhur deputet mbetet jashtëzakonisht problematike.

“Besoj se kalimi në hapin e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit është me rëndësi, sado që situata e sotme tregoi që në radhë të parë nuk janë numrat e nevojshëm për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit. Së dyti, u shpërfaq mungesa e vullnetit politik për të pasur më shumë diskutime dhe kompromise politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit edhe pse është përgjegjësi e secilit prej 120 deputetëve të Kuvendit që t’i kontribuojnë konstituimit të Kuvendit, pa dallim partiak. Është më se e qartë që LVV-ja, si fituese e zgjedhjeve, bart përgjegjësitë dhe barrën kryesore për të siguruar shumicën e nevojshme prej të paktën 61 votash”, tha Cakolli për Kosovapress.

Cakolli thotë se dështimi i zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit rrezikon vendin të futet në krizë institucionale, pasi nuk mund të zgjidhet edhe qeveria e re.

“Në anën tjetër, edhe pse nuk ka përcaktim në rregulloren e punës, as në aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese se sa mund të zgjasë procedura, kjo nënkupton se në rast se nuk kemi marrëveshje politike, seancat e tilla të cilat mund të propozojnë kandidatët, por që nuk sigurojnë votat e nevojshme do të mund të mbahen çdo 48 orë më së largu. Përveç se mund të vijohet me propozimin e njëjtë, mund të propozohet secili prej 120 kandidatëve të tjerë, të cilët kanë mandatin e deputetit. Kjo nënkupton, se vendi rrezikon t’i futet një krize serioze institucionale ngjashëm me vitin 2014 dhe për një periudhë edhe në vitin 2017. Për pasojë, kjo nënkupton që asnjë prej afateve tjera për formimin e institucioneve, sidomos votimin e Qeverisë, nuk mund të fillojë të rrjedhë pa u përmbyllur konstituimi i plotë i Kuvendit, ku përfshihet zgjedhja e kryetarit, por edhe e pesë nënkryetarëve të Kuvendit”, ka thënë Cakolli.

Albulena Haxhiu nuk u votua sot për kryetare të re të Kuvendit pasi në dy tentime nuk mori votat e mjaftueshëm. Seanca e re është caktuar për ditën e hënë, në ora 15:00.

Kujtojmë, LVV doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit dhe i takon si parti fituese të propozojë emrin për kryetar të Kuvendit, por ajo nuk i ka votat e nevojshme.

The post ​A mund të ketë krizë institucionale pas dështimit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit? appeared first on Telegrafi.

Cakolli: Nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm – e mban sistemi

16 April 2025 at 12:31

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka thënë me “mandat të kryer” apo “në detyrë” – prapë është Qeveri.

Cakolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri.

Por siç e sqaroi ai shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm – e mban sistemi.

“Disa po thonë: “Po nëse të gjithë japin dorëheqje, kush e udhëheq shtetin?” Përgjigjja është e qartë dhe e nënkuptueshme: shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm – e mban sistemi. Zëvendës(krye)ministrat, sekretarët e përgjithshëm dhe administrata janë aty. Ka instrumente tranzicioni dhe ka mekanizma për të funksionuar përkohësisht. Ideja është që institucionet të zgjidhen sa më shpejt – jo që të kalkulohet e kundërta. Në fund të fundit, nuk ka asnjë nen që thotë ‘ose qëndro në dy funksione, ose le shtetin pa qeverisje’. Ligji thotë thjesht – mos mbaj dy pushtete njëkohësisht”, tha Cakolli.

Sipas tij, një ministër nuk pushon së qeni ministër vetëm pse shkon për të dhënë betimin në Kuvend.

“Nëse je ende në Qeveri – në çfarëdo kapaciteti – je pjesë e pushtetit ekzekutiv. Të jesh ‘në detyrë’ nuk do të thotë që je ‘ish-(krye)ministër’. Do të thotë që nuk ke më mandat të plotë – por ke ende pushtet. E pikërisht për këtë arsye, ligji ndalon që të jesh njëkohësisht edhe në Qeveri, edhe në Kuvend. Sepse nuk mund t’i shërbesh dy pushteteve në të njëjtën kohë. Jo për arsye estetike, por për rend demokratik”, ka thënë ai.

Tutje Cakolli theksoi se debati që nisi pas dështimit të seancës konstituive është më shumë se interpretim i një neni.

“Është provë e karakterit institucional dhe sjelljes politike të partisë në pushtet. Sepse kur një Kryeministër apo ministër vjen për të marrë mandatin si deputet pa dhënë dorëheqje formalisht, nuk kemi zbrazëti ligjore. Kemi një zgjedhje të qëllimshme për të shtyrë kufijtë e rregullit”, sqaroi ai.

E kur dorë-hiqesh nga ekzekutivi, siç tha Cakolli s’ka më vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të nxjerrë udhëzime administrative, apo për të votuar borde. /Telegrafi/

The post Cakolli: Nëse një ministër jep dorëheqje nuk do të thotë që më nuk ka ministri, shtetin nuk e mbajnë individët apo emrat e përveçëm – e mban sistemi appeared first on Telegrafi.

Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë

14 April 2025 at 18:51

Fituesja e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje po shkon drejt seancës për konstituimin e Kuvendit pa sigurinë se i ka votat e nevojshme.

Derisa me shumë gjasë votat për kryetar të Kuvendit do të sigurohen, votimi i Qeverisë mbetet një pikëpyetje e madhe.

Më 14 prill, udhëheqësit e partive opozitare sqaruan disa pozicione të rëndësishme të tyre në raport me formimin e institucioneve të reja të vendit.

Analisti Eugen Cakolli ka paraqitur tre skenarë të mundshëm proceduralë dhe politikë që mund ta përcjellin seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila pritet të mbahet nesër, apo edhe seancat pasuese.

Skenari 1: Konstituimi i suksesshëm i Kuvendit

Sipas këtij skenari, pas hapjes së seancës, verifikimit të mandateve dhe betimit të deputetëve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), si subjekti më i madh parlamentar, propozon kandidatin për Kryetar të Kuvendit.

Nëse kandidatura merr së paku 61 vota – qoftë përmes një marrëveshjeje formale për koalicion apo përkrahjeje joformale nga opozita – atëherë procedohet me zgjedhjen e nënkryetarëve dhe Kuvendi konstituohet plotësisht.

Pas kësaj, Presidentja Vjosa Osmani do t’i dërgojë një letër zyrtare LVV-së për të kërkuar propozimin për mandatarin e Qeverisë. Pasi LVV të përgjigjet me emrin e kandidatit (që pritet të jetë Albin Kurti), Presidentja nxjerr dekretin për nominimin e tij. Mandatari do të ketë afat 15 ditë për të propozuar Qeverinë dhe për të siguruar shumicën parlamentare.

Skenari 2: Pezullimi i seancës për shkak të mungesës së propozimit

Nëse pas hapave të parë, LVV refuzon të propozojë kandidatin për Kryetar të Kuvendit ose kërkon “konsultime shtesë”, atëherë kryesuesi i seancës, Avni Dehari, duhet ta pezullojë seancën.

Sipas Rregullores së Punës, pezullimi nuk mund të zgjasë më shumë se 48 orë, që do të nënkuptonte mbajtjen e seancave të reja çdo dy ditë. Nëse LVV vazhdon të mos propozojë kandidat, atëherë mund të krijohet një cikël seancash të papërfunduara.

Ky ngërç mund të shfrytëzohet nga partitë opozitare, të cilat mund të kërkojnë interpretim nga Gjykata Kushtetuese, me arsyetimin se partia fituese po zvarrit procesin e formimit të institucioneve.

Skenari 3: Bllokim që në hapin e parë

Në këtë skenar, duke qenë se LVV nuk e ka shumicën parlamentare, situata mund të bllokohet që në fillim të seancës.

Disa deputetë të LVV-së dhe përfaqësues të pakicave, përfshirë Kryeministrin në detyrë dhe 15 ministra të tjerë, nuk kanë dhënë dorëheqje nga funksionet ekzekutive, ndonëse këtë e kërkon neni 26 i Ligjit për Qeverinë.

Opozita mund të refuzojë të votojë raportin e Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve, duke kontestuar vlefshmërinë e mandateve të atyre që janë ende në detyrë qeveritare. Pa miratimin e këtij raporti, nuk mund të kryhet betimi i deputetëve dhe Kuvendi nuk mund të kalojë në fazat e tjera.

Ky skenar paraqet një bllokim procedural me bazë juridike, i cili vendos presion mbi anëtarët e kabinetit që të japin dorëheqje, në mënyrë që të mundësohet konstituimi.

Megjithatë, edhe ky skenar nuk është në favor të opozitës, pasi nuk nisin afatet ligjore për formimin e institucioneve nga partia fituese.

The post Tre skenarë të mundshëm për seancën konstituive të Kuvendit – Cakolli tregon çfarë mund të ndodhë appeared first on Telegrafi.

Mbajtja e takimeve konsultative në ndërtesën e Qeverisë, Cakolli: Takimet e tilla duhet të mbahen në seli partie, e jo në hapësira shtetërore

2 April 2025 at 13:47

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) i ka nisur diskutimet konsultative me partitë politike për formimin e qeverisë në ndërtesën e Qeverisë.

Në lidhje me vendin e këtyre takimeve ka reaguar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili tha se nuk është në rregull dhe as s’duhet të normalizohet që takimet “konsultative” për formimin e qeverisë së re të mbahen në ndërtesën e Qeverisë – e aq më pak që për to të lëshojë njoftim Zyra e Kryeministrit.

Cakolli përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Kurti nuk ka ende mandatim zyrtar për formimin e qeverisë, për siç tha “e qeveria aktuale është ‘në detyrë’ “.

“Kjo nuk është çështje teknike, por një praktikë që zbeh kufirin mes shtetit dhe partisë, dhe që tregon shumë për mënyrën si konceptohet pushteti”, tha ai.

Tutje Cakolli theksoi se një subjekt politik që synon të qeverisë vendin duhet të tregojë standarde më të larta – jo të shfrytëzojë hapësirat e shtetit për interesa të veta.

“Prandaj, takimet konsultative për formimin e qeverisë duhet të mbahen në seli partie ose në ambiente neutrale, e kurrsesi në zyra publike që u përkasin të gjithë qytetarëve”, tha ndër të tjera Cakolli.

Ndryshe, caktimi i 15 prillit si datë për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, ka nxitur kryetarin e LVV-së, Albin Kurti që të nis diskutimet për formimin e qeverisë.

Këto diskutime Kurti po i kryen me partitë politike nga pakicat në zyrën e kryeministrisë. /Telegrafi/

The post Mbajtja e takimeve konsultative në ndërtesën e Qeverisë, Cakolli: Takimet e tilla duhet të mbahen në seli partie, e jo në hapësira shtetërore appeared first on Telegrafi.

​Kur konsiderohet i konstituar Kuvendi?

23 March 2025 at 10:58

Pas certifikimit të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit do t’i hapet rruga presidentes, Vjosa Osmani që brenda tridhjetë ditëve të thirr seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Megjithatë, legjislatura e nëntë nuk konsiderohet e konstituar pa u zgjedhur edhe trupat e Kuvendit, përfshirë kryetarin, nënkryetarët dhe kryesinë.

E një gjë e tillë, sipas njohësve ligjor, mund të vonohen pavarësisht thirrjes së seancës ku mund të betohen deputetët e zgjedhur. Arsye, sipas tyre është kompozicioni politik dhe numrat të cilët janë në Kuvend.

Të njëjtit deklarojnë se nuk presin që Lëvizja Vetëvendosje si partia fituese e zgjedhjeve, të shkojë me nominim të kryetarit të Kuvendit pa e pasur të sigurt koalicionin qeverisës.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës(KDI), Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se pret që javën e ardhshme të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pas përfundimit të ankesave në Gjykatën Supreme.

Lëvizja Vetëvendosje të premten ka dorëzuar ankesë në Gjykatë Supreme, në lidhje me votat me postë të LDK-së, duke kërkuar anulimin e tyre dhe rivovotimin e këtij procesi. Kjo ankesë ditë më parë është rrëzuar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtreesa(PZAP). Në gjykatë është pranuar edhe një ankesë nga Koalicioni PDAK-LPB, kundër vendimit të PZAP A.nr.639/2025 dhe një tjetër nga kandidati për deputet i PDK-së, Petrit Hajdari.

Certifikimi i zgjedhjeve sipas Cakollit, është hapi formal pas së cilit fillojnë të rrjedhin afatet për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë.

“Diku mesi apo fundi i javës së ardhshme është afati optimal për t’u përmbyllur të gjitha procedurat e drejtësisë zgjedhore të vendimeve të PZAP-së dhe Gjykatës Supreme. Kësisoj i hapet rrugë KQZ-së që t’i certifikojë rezultatet. Si veprim është hapi formal pas së cilit fillojnë të rrjedhin disa afate. Specifikisht që nga dita e certifikimit të rezultateve, presidentja duhet të thërras seancën konstituive e cila duhet të mbahet brenda tridhjetë dite nga certifikimi i rezultateve. Unë pres që presidentja e vendit ta bëjë këtë sa më parë, pasi s’ka ndonjë arsye për vonesa në thirrjen e seancës së konsitutive. Në bazë të praktikës së deritanishme presidentët e vendit kanë marrë vendim në procese të ndryshme zgjedhore se seanca konstituive të mbahet maksimalisht dy javë pas certifikimit të rezultateve”, thotë ai.

Megjithatë, sipas profesorit universitar, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, pa u zgjedhur kryetari i Kuvendit dhe kryesia nuk mund të konsiderohet i konstituar legjislatura e nëntë, përkundër betimit të deputetëve.

Sipas tij, pa ndodhur një gjë e tillë nuk mund të rrjedh afati 15 ditorë për formimin e qeverisë.

“Kuvendi konsiderohet i konstituar kur krijohen trupat e Kuvendit, kryetari dhe kryesinë dhe nënkryetarët e Kuvendit. Kryetari i takon partisë fituese, nënkryetari, pastaj nënkryetari partisë së dytë, nënkryetari partisë së tretë dhe kështu me radhë e dy minoritetet. Momentin kur krijohen trupat dhe kryesia, atëherë konsiderohet se parlamenti konsiderohet i konstituar”, thotë ai.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit i takon vetëm partisë fituese të zgjedhjeve.

Për këtë shkak, hulumtuesi në KDI, Eugen Cakolli, thotë se nëse s’arrihet një koalicion qeverisës ekziston rreziku i një krize të zgjatur politike, rrjedhimisht Kuvendi mund të mos arrijë të konstituohet dhe qeveria mos të formohet brenda afateve kushtetuese.

“Pa konstituimin e Kuvendit nuk fillon të rrjedh ligjërisht as një afat për mandatimin e kandidatit për kryeministër, për shkak se presidentja mund të mandatojë vetëm pas përmbylljes së konstitumit të Kuvendit. Nëse kjo nuk ndodh atëherë prolongohet automatikisht çështja e mandatrit për formimin e qeverisë. Në rastin tonë ka afatin prej 15 ditësh që të sjell në Kuvend përbërjen e kabinetit qeveritar….Për shkak të kompozicionit politik dhe numrave të cilët janë në Kuvend sa i përket mandateve unë pres që të ketë vonesa sa i përket konstituimit të Kuvendit. Gjithmonë nëse nuk arrihet një marrëveshje për koalicion qeverisës mes partisë së parë dhe partive të tjera, apo nëse s’ka ndonjë dakordim me deputetë individual për të votuar qeverinë. S’pres që LVV-ja të shkojë me nominimin për kryetar të Kuvendit pa e pasur të sigurt koalicionin qeverisës. Zgjedhja e kryetarit të kuvendit nënkupton rrjedhje e afateve ligjore dhe kjo nuk do të ishte në favor të partisë së parë, në rast së s’janë të siguruar numrat”, deklaron ai.

Në bazë të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, Partia Demokratike e Kosovës 20.95 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27 për qind, koalicioni AAK-Nisma 7.06 për qind. Në bazë të këtyre shifrave, Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 48 deputetë, PDK 24, LDK 20, AAK-Nisma 8 si dhe komunitetet jo shumicë 20 deputetë./kp/

The post ​Kur konsiderohet i konstituar Kuvendi? appeared first on Telegrafi.

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

5 March 2025 at 16:56

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Eugen Cakolli nga organizata “Demokracia në Veprim” ka dhënë një pasqyrë të qartë mbi përbërjen e legjislaturës së ardhshme të Kuvendit të Kosovës dhe formimin e grupeve parlamentare.

Sipas të dhënave të fundit, janë numëruar të gjitha votat nga vendvotimet e rregullta, si dhe votat e diasporës dhe rreth 80% e votave me kusht.

Duke marrë parasysh numrin e vogël të votave të mbetura ende për t’u numëruar dhe ndikimin minimal që ato mund të kenë, tashmë është krijuar një panoramë e qartë mbi ndarjen e mandateve.

Bazuar në këto rezultate, përbërja e re e Kuvendit do të pasqyrojë raportet e forcave politike sipas mbështetjes që kanë marrë nga qytetarët në zgjedhjet e fundit.

Kjo përfshin jo vetëm partitë kryesore, por edhe ato të komuniteteve jo-shumicë, të cilat kanë siguruar përfaqësim në bazë të kuotave të rezervuara.

Pavarësisht diferencave të vogla mes disa kandidatëve, ndryshimet në shpërndarjen e mandateve pritet të jenë minimale. Kjo nënkupton se përbërja e grupeve parlamentare të subjekteve politike do të mbetet pothuajse e pandryshuar nga trendet e deritanishme të rezultateve.

Me këtë përbërje të re, pritet që Kuvendi i Kosovës të rifillojë punën me një dinamikë të re politike, duke reflektuar vullnetin e qytetarëve dhe prioritetet që dalin nga zgjedhjet e fundit.

Tashmë mbetet për t’u parë se si do të formohen aleancat politike dhe si do të zhvillohen negociatat për krijimin e qeverisë së re, në rast se asnjë parti nuk ka siguruar shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme./Telegrafi/

/t

The post Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë appeared first on Telegrafi.

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

2 March 2025 at 11:24

Me mbi 30% të votave me postë të numëruara, përfshirë edhe votat nga vendvotimet e rregullta dhe misionet diplomatike, kanë dalë projeksionet e para për ndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë se ajo që bie në sy është një performancë tejet pozitive e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe një e dobët të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ndërkohë që Lëvizja Vetëvendosje (LVV) vazhdon të mbetet forcë kryesore.

Sipas të dhënave të fundit, LVV është afër sigurimit të 49 mandateve, por, siç thekson Cakolli “për ta arritur këtë, duhet të fitojë mbi 60% të të gjitha votave me postë.Ky trend është i mundshëm, por nuk është i garantuar”.

Për të shkuar më tej,  sipas Cakollit LVV mund të arrijë deri në 50 mandate, nëse arrin të sigurojë një përqindje prej rreth (+) 70% të votave me postë.

“Ky skenar, ndonëse i mundur, duket vështirë i realizueshëm sipas projeksioneve të deritanishme”, ka shkruar Cakolli.

Cakolli ka shtuar se nga ana tjetër, me një trend të tillë LDK është shumë pranë mundësisë për të marrë një mandat shtesë nga PDK.

“Me një trend të tillë, LDK është vetëm disa qindra vota larg që ta marrë edhe një mandat nga PDK, dhe nëse vazhdon të performojë mirë në votat me postë, mund të arrijë 21 mandate. Nëse LDK rritet edhe më shumë, kjo mund të ndikojë në gjasat e LVV-së për të siguruar 49 mandate”, ka shkruar Cakolli.

Ai tutje ka theksuar se për PDK-në, situata është më kritike. Aktualisht, ajo ka 24 mandate, por është afër t’a humbë edhe një mandat.

“PDK është në zonë kritike midis 23, 24 dhe 25 mandateve. Aktualisht është në 24 mandate, por afër t’a humbë një. E madje, nëse LVV shkon drejt 50 mandateve, PDK mund të humbasë edhe një mandat tjetër. Për t’i pasur 25 mandate, PDK-ja duhet t’i ketë mbi 13% të votave me postë – që është gati dyfishi i përqindjes që ka tash”, ka shkruar Cakolli.

Edhe pse këto janë projeksionet aktuale, rezultati përfundimtar mbetet i hapur. Procesi i numërimit të votave po vazhdon dhe, siç theksohet, preferencat ndryshojnë në varësi të komunave.

“Në këtë fazë të fundit, çdo ndryshim i vogël në votat e mbetura mund të ketë ndikim të rëndësishëm në shpërndarjen përfundimtare të mandateve”, ka theksuar Cakolli nga IKD. /Telegrafi/

The post LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë appeared first on Telegrafi.

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

28 February 2025 at 15:39

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot me numërimin e fletëvotimeve të ardhura me postë nga diaspora.

Eugen Cakolli nga Institutit Demokratik të Kosovës ka publikuar listën me numrin e fletëvotimeve të cilat do të numërohen komunë për komunë, transmeton Telegrafi.

“Kjo është lista e komunave, nga të cilat janë votuesit që kanë dërguar fletëvotimet e tyre me postë, në kuadër të votimit jashtë vendit. Këto vota, në QNR, do të numërohen komunë për komunë. Megjithatë, duhet theksuar që diaspora si strukturë demografike, nuk është aq heterogjene, andaj edhe do të ishte deri diku i çuditshëm (e mbase indikativ) ndonjë rezultat fort i ndryshëm nga votat në misione diplomatike, sepse fundja, po flasim për grupin e njëjtë socio-kulturor brenda shteteve të ndryshme”. ka shkruar Cakolli në Facebook.

Nga lista e publikuar vërehet se numri më i madh i fletëvotimeve është në Prizren, gjithsej 4 mijë e 901. Pastaj, Prishtina me 4 mijë e 851 fletëvotime, Gjilani me 4 mijë e 480 fletëvotime.

Peja me 4 mijë e 362 fletëvotime dhe Gjakova me 4 mijë e 156 fletëvotime.

Zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt./Telegrafi/

The post Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve appeared first on Telegrafi.

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

22 February 2025 at 23:11

Teksa Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përpunon ende rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, njohësit e politikës vlerësojnë se krijimi i qeverisë do të jetë sfidë institucionale. Rezultati, sipas tyre nuk garanton qeveri stabile, duke lënë hapësirë për një ekzekutiv të përkohshëm.

Analistët mendojnë se për të shmangur zgjedhje të reja, çështja e presidentit duhet të adresohet qysh tani.

Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, thotë se me rezultatin aktual asnjëra palë nuk do të mund të krijojë qeveri stabile, por sipas tij, do të kemi qeverisje të përkohshme.

“Mundësitë janë që edhe koalicioni qeverisës edhe koalicioni i mundshëm i partive opozitare, të bëjnë një qeverisje e cila mund të jetë, mendoj unë jo, shumë stabile dhe jo shumë afatgjate. Nëse nuk mund të realizojë përpjekjen e parë, partia fituese apo koalicioni fitues, sepse partia ose koalicioni thotë ligji, nëse nuk mund ta formojnë qeverinë, atëherë jepet mundësia nga presidentja e vendit që të mandatohet një parti ose koalicion tjetër”, tha Baraliu.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës thotë se për t’i ikur një procesi të ri zgjedhor, është e nevojshme që tani të adresohet edhe çështja e presidentit.

“Unë besoj që subjektet politike, nuk duhet të sillen me papërgjegjshmëri sikurse nuk e dinë që do të kemi menjëherë çështjen e presidentit. Besoj që cilido koalicion që do të arrihet për të qeverisur me vendin, duhet medoemos të adresojë edhe çështjen e presidentit në mënyrë që t’i ikim një cikli të ri zgjedhor të panevojshëm”, ka thënë Cakolli në RTK.

Sipas analistëve, rezultati përfundimtar i zgjedhjeve mund të ndryshojë minimalisht, pas numërimit të votave nga jashtë Kosovës dhe të atyre me kusht.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se të premten në mbrëmje, është përmbyllur procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë dhe verifikimit të votave të subjekteve politike, duke i hapur rrugë numërimit të votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe votave të ardhura nga diaspora.

The post Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme appeared first on Telegrafi.

“Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë

13 February 2025 at 19:41

Procesi i numërimit të votave ka hasur në probleme të mëdha, duke shkaktuar vonesa të konsiderueshme në nxjerrjen e rezultateve përfundimtare.

Eugen Cakolli nga Demokracia në Veprim ka shprehur shqetësim për ritmin e ngadaltë të numërimit, duke vlerësuar se nëse vazhdohet me këtë ritëm, mund të duhen deri tre javë për të përmbyllur numërimin e të gjitha votave.

Cakolli ka ndarë këto shqetësime në një postim në Facebook, ku theksoi se deri në mesnatë, 18 qendrat komunale të numërimit kishin arritur të numëronin vetëm 114 vendvotime, me një tavolinë që i duhej mesatarisht 8 orë për të numëruar një kuti votash.

“”Deri mbrëmë në mesnatë, 18 qendrat komunale të numërimit, paskan arritur të numërojnë vetëm 114 vendvotime. Një tavoline po i duhen mesatarisht 8 orë për numërim të një kutie”, ka shkruar Cakolli.

Sipas tij, procesi është shpesh kaotik, për shkak të disa faktorëve, si problemet me internetin, tensionet mes vëzhguesve dhe komisionerëve, mospërputhjet në të dhëna, si dhe stafi i pamjaftueshëm dhe i pa trajnuar siç duhet.

“Në përgjithësi, procesi i numërimit në qendra është shpesh kaotik, për shkak të:

• Problemeve të vazhdueshme me internetin;

• Tensioneve mes vëzhguesve dhe komisionerëve;

• Mospërputhjeve të shpeshta në të dhëna;

• Stafit zgjedhor të trajnuar dobët, që shpesh ngec për shkak të mungesës së udhëzimeve për rastet e mospërputhjeve;

• Procedurës së pranimit të materialeve dhe formularëve në sistem, e cila po zgjat deri në një orë”, ka shtuar Cakolli/

Nëse ky ritëm vazhdon, Cakolli vlerëson se mund të duhen deri në tre javë për të përfunduar numërimi i të gjitha votave, që do të thotë se rezultatet përfundimtare për partitë politike dhe kandidatët nuk do të jenë të disponueshme përpara fillimit të marsit.

“Me këtë ritëm, edhe sikur 20 qendrat e tjera të fillonin punë nesër—e që nuk pritet të ndodhë—do të duhen rreth 3 javë që ky proces të përmbyllet. Pra, rezultati i plotë për subjektet politike dhe kandidatët e tyre nuk do të dihet para fillimit të marsit.

Për KQZ-në, e vetmja gjë që duket se ka rëndësi është përmbyllja e procesit, pa marrë parasysh vonesat. Shembulli më i qartë i kësaj neglizhence dhe mungese përgjegjësie është arsyetimi zyrtar se në disa qendra numërimi ende nuk ka nisur për shkak të moslidhjes së kamerave me ekranet! Derisa një vend i tërë pret rezultatet, procesi zvarritet për një teknikalitet të tillë absurd.

KQZ-ja duhet urgjentisht t’i adresojë këto mangësi, të rrisë kapacitetet dhe të garantojë më shumë transparencë. Në anën tjetër, subjektet politike duhet të nxjerrin mësime nga kjo situatë. Ndryshimet sistemore nuk mund të bëhen pa një analizë të thelluar paraprake. Kosova duhet t’i kthehet numërimit të të gjitha votave në vendvotime, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare”, ka përfunduar Cakolli.

The post “Tetë orë për një kuti”, Cakolli: Procesi i numërimit të votave me këtë ritëm do të zgjasë rreth tre javë appeared first on Telegrafi.

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

11 February 2025 at 11:56

Eugen Cakolli, menaxher i Programeve në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), ka treguar lidhur me shpërndarjen e mandateve në Kuvendin e Kosovës për subjektet që vijnë nga komuniteti joshumicë.

Cakolli në një postim në Facebook shkruan se lidhur me rezultatet e subjekteve politike pothuajse të përmbyllura, ndarja e 20 ulëseve të rezervuara për komunitetet joshumicë në Kuvendin e Kosovës është e qartë.

Kjo është ndarja e ulëseve, sipas Cakollit:

Komuniteti Serb (10 ulëse):

Srpska Lista → 9 mandate

Za Slobodu Pravdu i Opstanak → 1 mandat

Komuniteti Boshnjak (3 ulëse):

Nova Demokratska Stranka → 1 mandat

Koalicija Vakat → 1 mandat

Socijaldemokratska Unija → 1 mandat

Komuniteti Turk (2 ulëse):

Kosova Demokratik Türk Partisi → 2 mandate

Komuniteti Egjiptian (2 ulëse)

Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës → 1 mandat

Partia Liberale Egjiptiane → 1 mandat

Komuniteti Rom (1 ulëse):

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës → 1 mandat

Komuniteti Ashkali (1 ulëse):

Partia e Ashkalinjëve për Integrim → 1 mandat

Komuniteti Goran (1 ulëse):

Jedinstvena Goranska Partija → 1 mandat

 

 

The post Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli appeared first on Telegrafi.

Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike

19 January 2025 at 13:43

Partitë politike do të ashpërsojnë gjuhën ndaj njëra-tjetrës në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, thonë monitoruesit e zgjedhjeve. Sipas tyre, akuzat dhe sharjet ndërmjet partive janë intensifikuar, veçmas të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj partive të tjera opozitare, sidomos LDK-së.

Partitë politike do të ashpërsojnë gjuhën ndaj njëra-tjetrës në ditët e fundit të fushatës zgjedhore, thonë monitoruesit e zgjedhjeve. Sipas tyre, akuzat dhe sharjet ndërmjet partive janë intensifikuar, veçmas të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, ndaj partive të tjera opozitare, sidomos LDK-së.

Fushata zgjedhore filloi më 11 janar. Në ditët e para të fushatës, kryetari i LVV-së, njëherësh kryeministri Albin Kurti shpeshherë ka thumbuar dy partitë LDK dhe PDK, duke i quajtur si “zuzar” dhe të lodhura.

Hulumtuesi në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, thotë për KosovaPress, se sa më shumë që afrohet periudha përmbyllëse e fushatës, do të ketë akuza më të ashpra në mes partive politike.

Ai shton se në ditët e para të fushatës është vërejtur gjuhë acaruese, fyese dhe shpeshherë edhe me shenja të gjuhës së urrejtjes.

Megjithatë, Cakolli thekson se deri tash temat që janë mbuluar kanë qenë ato që ngjallin ndjeshmëri te qytetarët, ku përfshihen zhvillimi ekonomik, shëndetësia, arsimi dhe çështja e pagave.

“Sa më shumë ditë që kalojnë në kuadër të fushatës dhe sa më shumë që i afrohemi periudhës përmbyllëse të fushatës, ka intensifikim dhe ashpërsim të gjuhës së përdorur. Kjo vërehet dhe trendi do të jetë edhe në këto zgjedhje, pasi tashmë kemi pa rastet e një gjuhe acaruese, fyese dhe shpeshherë edhe me premisa të gjuhës së urrejtjes ndaj kandidatëve të tjerë, qoftë për kryeministër apo për deputetë. Ata janë akuzuar me veprimtarinë e tyre politike në kohën kur të njëjtit kur kanë qeverisur apo performancës së tyre në përgjithësi. Sa i përket temave që po mbulohen, ndonëse në diskurs mbizotëron një lloj perceptimi se po diskutohen mbi çështje të mëdha nacionale, në fakt nëse shihen në esencë të gjitha takimet që po mbahen vërehet një koncentrim edhe te tema që ngjallin ndjeshmëri te qytetarëve, përfshirë arsimin, shëndetësinë, çështjen e pagave dhe të tjera”, thekson Cakolli.

Në anën tjetër, ish-kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), Mazllum Baraliu, thotë se gjuha e deritanishme në fushatën zgjedhuara ka qenë në kuadër të së lejuarës me përjashtime, siç thotë ai të vogla.

Mirëpo, sipas tij, fushata do të ashpërsohet në ditët në vijim, sidomos kur afrohet fundi i fushatës zgjedhore.

“Është në kuadër të së lejuarës, me përjashtime siç është rasti i km Kurtit dhe rasti nga opozita. Por kjo nuk e bën problematike fushatës dhe është në kufijtë e së lejuarës dhe të kuptueshme e pranueshme mbase. Mirëpo mund të pritet të ashpërsohet ditët në vijim sidomos në ditët e fundit atëherë do të del jashtë kornizave të rregullores së KQZ-së për fushatën zgjedhore, e cila sanksionon të gjithë subjektet politike që tejkalojnë rregullat dhe atë q është e lejuar në rregulloren e KQZ-së”, deklaron Baraliu.

Fushata zgjedhore do të zgjasë deri në orën 07:00 të ditës së zgjedhjeve më 9 shkurt.

The post Fushata në fazën kulmore, ashpërsohen akuzat dhe sharjet ndërmjet partive politike appeared first on Telegrafi.

❌
❌