Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

I përjashtuar nga skuadra prej Amorim, ylli i Man United bën shkelje ligjore

16 July 2025 at 16:45

Alejandro Garnacho është përjashtuar nga stërvitja e ekipit të parë të Manchester United pas një incidenti me trajnerin Ruben Amorim dhe për shkak të një shkeljeje ligjore që lidhet me makinën e tij.

Pas finales së Ligës së Evropës ku United humbi ndaj Spurs, Garnacho kritikoi publikisht Amorimin. Si reagim, trajneri e përjashtoi nga skuadra dhe i sugjeroi të gjente një klub të ri, gjë që e vuri në qendër të spekulimeve për transferim.

Për momentin, Garnacho ndodhet në “skuadrën e padëshiruar” së bashku me Rashford, Antony, Sancho dhe Malacia. Ata lejohen të stërviten vetëm pas orës 17:00, pasi ekipi kryesor largohet nga qendra stërvitore Carrington.

Sipas “Daily Mail”, Garnacho është filmuar duke shkuar në stërvitje me një Audi, por makina e tij rezulton e pataksuar që nga 1 tetori 2024, sipas regjistrit të qeverisë britanike.

Nëse një automjet nuk është i taksuar dhe përdoret në rrugë publike pa deklarim SORN (njoftim për përdorim jashtë rruge), shoferi mund të gjobitet me 30 euro plus një herë e gjysmë të shumës së taksës së papaguar, ose deri në 1,000 euro në gjykatë.

Kjo shkelje ka shkaktuar polemika të tjera për Garnachon, ndërsa ai tashmë përballet me të ardhmen e pasigurt te Manchester United dhe është përjashtuar nga ndeshjet parasezonale.

United do të ndeshet me Leeds, West Ham, Bournemouth, Everton dhe Fiorentinën në fazën përgatitore, por Garnacho nuk pritet të marrë pjesë në asnjë nga këto ndeshje. /Telegrafi/

The post I përjashtuar nga skuadra prej Amorim, ylli i Man United bën shkelje ligjore appeared first on Telegrafi.

Garnacho drejt Chelseat, United synon Nkunku – këmbim i heshtur, por të dy ekipet do të paguajnë

23 June 2025 at 21:45

Chelsea dhe Manchester United po shqyrtojnë mundësinë e transferimeve të ndara që mund të përfshijnë Christopher Nkunku dhe Alejandro Garnacho, raportoi The Telegraph.

Edhe pse nuk flitet për një marrëveshje zyrtare shkëmbimi, të dy klubet mund të zgjidhin nevojat e tyre përmes këtyre lëvizjeve.

Garnacho, i cili nuk shihet më si pjesë e planeve të trajnerit të ri të Man United, Ruben Amorim, ka shfaqur shenja se dëshiron të largohet. Së fundmi, ai publikoi një foto me fanellën e Aston Villas me emrin e Marcus Rashford, duke shtuar spekulimet për një largim të mundshëm.

Edhe pse Aston Villa ka treguar interes për argjentinasin, lojtari thuhet se preferon të qëndrojë në Angli dhe është i hapur për një kalim te Chelsea.

Klubi londinez është në kërkim të një sulmuesi të krahut të majtë dhe Garnacho është një nga tre objektivat kryesorë, krahas Jamie Gittens të Borussia Dortmund dhe Malik Fofana të Lyon.

Chelsea kishte ndjekur Garnachon edhe gjatë afatit kalimtar të janarit, gjë që besohet se ringjalli interesin e Manchester United për Christopher Nkunku.

Francezi Nkunku, i cili iu bashkua Chelseat në qershor 2023 për 52 milionë funte nga RB Leipzig, ka pasur vështirësi për shkak të lëndimeve dhe nuk ka arritur të fitojë një vend të përhershëm në formacionin titullar nën drejtimin e Enzo Marescas.

Megjithatë, ai është një lojtar i njohur për drejtorin aktual të rekrutimit të Man United, Christopher Vivell, i cili ka punuar më parë si te Chelsea ashtu edhe te Leipzig.

Ndërkohë që bisedimet formale nuk kanë nisur ende, situata e të dy lojtarëve mund të përshpejtojë zhvillimet në javët në vijim. /Telegrafi/ 

The post Garnacho drejt Chelseat, United synon Nkunku – këmbim i heshtur, por të dy ekipet do të paguajnë appeared first on Telegrafi.

Manchester United nxjerr jashtë skuadre Garnacho: Amorim i ka kërkuar të largohet

By: user 2
26 May 2025 at 08:51

Humbja në finalen e Europa League ka tronditur të gjithë ambientin te Manchester United, që tashmë po përpiqet të rikompozojë veten duke bërë rregullime brenda skuadrës. Janë të paktë ata që e kanë vendin e sigurt dhe mes tyre nuk është Alejandro Garnacho: argjentinasi dukej në largim që në merkaton e fundit dimërore, kur pati një interesim konkret nga Napoli, por këtë herë është vetë Ruben Amorim ai që ia ka mbyllur derën, duke i bërë të qartë se nuk e dëshiron në skuadër.

Sipas The Athletic, trajneri portugez ka konfirmuar lojtarët e tij të pazëvendësueshëm, duke e lënë jashtë sulmuesin e ri, i cili tani duhet të kërkojë një skuadër të re. Ai nuk do të largohet për më pak se 60 milionë euro, një shifër e rëndësishme që do t’i lejonte Red Devils të rikuperonin shpenzimet dhe të kishin më shumë buxhet për merkaton.

Garnacho nuk do të qëndrojë te United

Kjo tashmë është një gjë e sigurt, pasi trajneri nuk ka ndërmend ta mbajë argjentinasin edhe për sezonin e ardhshëm. Pas humbjes në finalen kundër Tottenhamit, Amorim foli me të gjithë skuadrën: pozita e tij në pankinë është e qëndrueshme dhe nuk do të largohet, por disa nga hierarkitë e tij do të rishikohen thellësisht. Portugezi konfirmoi thuajse të gjithë lojtarët e tij gjatë një fjalimi në fushën stërvitore, por Garnachos i tha të gjente një skuadër të re.

Lexo më tej: “Ky sezon ishte një m*t”: përplasje e ashpër mes Garnacho dhe Amorim pas finales

Ai është një nga të paktët që është nxjerrë jashtë për arsye teknike, një sinjal që ishte ndier edhe para finales. Amorim e mbajti në stol, megjithëse në Europa League ishte titullar fiks, dhe tani i ka komunikuar hapur se është përjashtuar nga grupi. Klubi nuk ka ndërmend ta shesë lirë, pa marrë çmimin e duhur për kartonin, por dëshira e të gjithëve është që ndarja të ndodhë në fund të sezonit, duke përfituar edhe nga fakti që disa klube europiane janë shfaqur të interesuara për Garnacho.

The post Manchester United nxjerr jashtë skuadre Garnacho: Amorim i ka kërkuar të largohet appeared first on Lapsi.al.

Largimi i yllit të ekipit nga Man Utd është gjithnjë e më i mundshëm

23 May 2025 at 15:32

Alejandro Garnacho pritet të largohet gjatë afatit kalimtar të verës nga Manchester Unitedi, pasi nuk është i kënaqur me situatën e tij.

Sipas mediumit ESPN, Garnacho ka gjithnjë e më shumë gjasa të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.

Udha e largimit është bërë më e qartë pasi anësori u la në stol për finalen e Ligës së Evropës dhe mënyra se si reagoi ndaj kësaj pas ndeshjes.

 

Alejandro Garnacho looking increasingly likely to leave Man United this summer. Player and representatives not happy with his reduced role in the Europa League final or how it was handled. https://t.co/fqtrlBrlbB

— Rob Dawson (@RobDawsonESPN) May 23, 2025

Në përgjithësi, Garnacho është i pakënaqur me rolin e tij të zvogëluar në skuadër që kur Ruben Amorim mori drejtimin e ekipit në fund të vitit të kaluar.

Palët pritet të takohen në ditët në vijim për të diskutuar të ardhmen dhe mundësinë e largimit të tij.

Garnacho ishte në shënjestër të Chelseat dhe Napolit në afatin kalimtar të janarit, dhe të dy klubet kuptohet se kanë ende interes.

Përveç kësaj, pritet që në garë të bashkohen edhe klube të tjera nga Liga Premier, por edhe nga Superliga e Arabisë Saudite. /Telegrafi/

The post Largimi i yllit të ekipit nga Man Utd është gjithnjë e më i mundshëm appeared first on Telegrafi.

“Ky sezon ishte një m*t”: përplasje e ashpër mes Garnacho dhe Amorim pas finales

By: user 2
22 May 2025 at 12:33

Alejandro Garnacho e ka shfryrë gjithë zhgënjimin e tij pas humbjes së Manchester United në finalen e Europa League kundër Tottenham. Ka diçka që thjesht nuk arrin ta kapërdijë, dhe nuk është (vetëm) rezultati në fushë, fatal për një sezon tashmë shumë të vështirë të “Djajve të Kuq” (vendi i 16-të në Premier League), por zgjedhjet e trajnerit, Amorim, i cili e la jashtë formacionit titullar duke i preferuar Mason Mount.

“Kam luajtur të gjitha ndeshjet deri te ajo vendimtare për trofeun dhe kam dhënë kontributin tim për skuadrën – ka treguar në intervista. – Dhe të luash njëzet minuta sot… nuk e di.” Vëllai i tij, që është edhe agjent, e ka rënduar më tej situatën duke folur në rrjete sociale për një gjendje të pakëndshme për shkak të përjashtimit “dhe të heshtjes së imponuar” në ndeshjen më të rëndësishme.

“Ky sezon ishte një m*t”

Shprehja e fytyrës dhe toni i zërit janë të qartë, dhe ajo që thotë më pas bën po aq bujë. Fillimisht e përshkruan si “një m*t i vërtetë” sezonin që sapo përfundoi (“në kampionat nuk ishim në gjendje të imponohemi”), pastaj lë të kuptohet se gjatë verës së ardhshme shumë gjëra mund të ndryshojnë, duke filluar nga fanella. “Do të shijoj pushimet dhe do të shohim…”, është fjalia enigmatike që jep përpara se të largohet nga brendësia e stadiumit të Bilbaos.

“NUESTRA TEMPORADA FUE UNA MIERDA”

“EN LA LIGA NO LE GANAMOS A NADIE”

“HASTA LLEGAR A LA FINAL HE JUGADO TODAS LAS RONDAS Y JUGAR HOY SOLO 20 MINUTOS”

Picante Garnacho, basta de tibios. No le gustó un carajo ser suplente y lo hizo notar. Tiene razón!!! pic.twitter.com/nYAj3qAi2P

— Manudarg (@ManUdArg) May 21, 2025

Në janarin e kaluar e kishte kërkuar Napoli (e donte në vend të Khvicha Kvaratskhelia-s që kishte kaluar te Paris Saint-Germain), por negociatat u bllokuan për çështje ekonomike (një rritje e kërkuar në pagë), megjithëse gjithçka ishte e avancuar dhe marrëveshjet paraprake të konfirmuara. Në një video, madje, ai dukej sikur i përshëndeste tifozët e “Old Trafford”-it. Çfarë do të ndodhë tani? Shumëçka do të varet edhe nga e ardhmja e trajnerit portugez me të cilin ai ka hyrë në përplasje.

Vetëm 19 minuta në finale…

Amorim i dha më pak se njëzet minuta (19 për saktësi), duke e mbajtur në stol për pjesën më të madhe të ndeshjes kundër Tottenham, dhe e hodhi në fushë në një përpjekje të dëshpëruar për të kërkuar barazimin. Por nuk shërbyen për asgjë, përveçse për të ushqyer zemërimin dhe keqardhjen për një mbrëmje që nuk do ta harrojë kurrë, për shkak të vendimit të trajnerit portugez për t’i dhënë përparësi ish-lojtarit të Chelsea, në ndeshjen e tij të dytë si titullar në Kupë (e para pas sfidës së nëntorit të kaluar me Bodo/Glimt), në vend të tij që kishte qenë një pikë kyçe për Manchester United.

Kur, para ndeshjes, u përhap lajmi për formacionin titullar të Amorim, Garnacho u pa të shfaqej i dëshpëruar dhe i frustruar në fushë. Ishte pranë mbrojtësit të Tottenham, Sergio Reguilon (i huazuar te United për një periudhë të shkurtër sezonin e kaluar), dhe dukej i shkëputur nga shokët e skuadrës. Një zgjedhje e pakuptueshme edhe për disa media. “Është e lehtë ta thuash tani – fjalët e trajnerit në konferencë. – Por kush e humbi rastin e madh në pjesën e parë të gjysmëfinales? Garnacho. Futbolli është kështu”.

The post “Ky sezon ishte një m*t”: përplasje e ashpër mes Garnacho dhe Amorim pas finales appeared first on Lapsi.al.

Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit

30 March 2025 at 11:23

Alejandro Garnacho do të largohet nga Manchester United pas pesë viteve qëndrim në Old Traford.

Sulmuesi argjentinas iu bashkua klubit anglez në Akademi në vitin 2020, derisa po kalon sezonin e tretë në ekipin e parë.

Por ardhja e teknikut portugez Ruben Amorim ka bërë që gjasat e Garnachos për qëndrim në Old Traford të zbehen.

Amorim nuk e ka në plane anësorin argjentinas dhe i ka bërë të qartë që të gjej një skuadër të re.

Manchester United janë të vendosur për shitjen e Garnachos, por vetëm nëse vije një ofertë prej 60 milionë eurove.

Atletico Madrid mbetet favoriti kryesor për t’i siguruar shërbimet e tij, pasi mes klubit spanjoll dhe lojtarit ka një marrëveshje.

Gjithsesi Djajtë e Kuq duan ofertën e duhur për ta lënë të lirë yllin e tyre dhe në verë presin që sërish Chelsea dhe Napoli të rikthehen në garë për argjentinasin.

20-vjeçari ka zhvilluar 45 ndeshje zyrtare deri më tani me fanellën e United në të gjitha garat, derisa ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

The post Man Utd vendos përfundimisht për Garnachon, ia cakton edhe çmimin argjentinasit appeared first on Telegrafi.

Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon – Man United i njofton për çmimin

23 January 2025 at 23:40

Chelsea është gati të bëjë një ofertë zyrtare për të siguruar shërbimet e talentit të ri argjentinas, Alejandro Garnacho, nga Manchester United.

Diskutimet kanë avancuar, me Blutë që tashmë ka qenë në kontakt me përfaqësuesit e argjentinasit.

Manchester United ka refuzuar më parë një ofertë prej 50 milionë euro nga Napoli, duke treguar vlerësimin e lartë që ata kanë për Garnachon, i cili raportohet të kushtojë rreth 70 milionë euro.

Pavarësisht interesimit nga klube të tjera, Garnacho ka shprehur preferencën e tij për Chelsean, me dëshirën për të vazhduar karrierën e tij në Ligën Premier.

Ky interesim nga skuadra londineze është pjesë e strategjisë më të gjerë për të përforcuar skuadrën e tyre, edhe pse ka ngjallur debate mes tifozëve dhe analistëve.

 

🚨🔵 Chelsea are set to approach Man United for Alejandro Garnacho, as expected.

Napoli remain keen but no agreement at €50m package, rejected by Man United; now also working on Adeyemi deal as revealed.

🇦🇷 Chelsea spoke to player’s camp and will now discuss with Man United. pic.twitter.com/rQz7HrDLvK

— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 23, 2025

Disa vënë në dyshim ndikimin e menjëhershëm të Garnachos në Chelsea, ndërsa të tjerët shqetësohen për tarifën e lartë të transferimit që mund të prishë strategjinë financiare të klubit.

Afati i transferimeve mbetet e hapur dhe të gjithë sytë janë të përqendruar në zhvillimin e kësaj sage. /Telegrafi/

The post Chelsea bën lëvizjen e parë për Garanachon – Man United i njofton për çmimin appeared first on Telegrafi.

50 milionë euro, Napoli bën ofertën e parë për yllin e Manchester United

By: armand
14 January 2025 at 16:54

Mediat britanike raportojnë se Napoli i ka dërguar ofertën e parë Man.United prej 50 milionë eurosh për Alejandro Garnacho-n. 20-vjeçari duket se nuk është në planet e Amorim, pasi argjentinasi nuk ka vazhdimësi të formës së mirë ndaj dhe trajneri portugezi e ka nxjerrë në listën e largimeve. Nga ana tjetër, Conte e vlerëson shumë […]

The post 50 milionë euro, Napoli bën ofertën e parë për yllin e Manchester United appeared first on BoldNews.al.

Zhegrova vështirë i arritshëm, Napoli bën ofertë për yllin e Manchester United

14 January 2025 at 08:53

Napoli është duke kërkuar një sulmues anësorë dhe dëshira e tyre kryesore është Edon Zhegrova.

Megjithatë transferimi i yllit kosovarë duket shumë vështirë i arritshëm pasi Lille nuk po e lejon largimin e tij nga Ligue 1 në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit italian Alfredo Pedulla, Napoli ka ndryshuar objektiv dhe tani ka bërë një ofertë zyrtare Manchester United për anësorin Alejandro Garnacho.

Klubi italian thuhet se ka ofruar 40 milionë euro plus 5 milionë euro në bonuse pasi ata kërkojnë një zëvendësues për Khvicha Kvaratskhelia, i cili thuhet se është në prag të bashkimit me PSG-në .

Manchester United thuhet se e vlerëson anësorin argjentinas në 70 milionë euro, por çmimi potencialisht mund të negociohet.

Garnacho, kontrata aktuale e të cilit me United është deri në vitin 2028, ka shënuar tetë gola dhe ka dhënë katër asistime në 29 paraqitje për klubin këtë sezon. /Telegrafi/

The post Zhegrova vështirë i arritshëm, Napoli bën ofertë për yllin e Manchester United appeared first on Telegrafi.

Diego Simeone është i bindur: Po transferuam këtë lojtar, fitojmë La Liga-n

By: armand
9 January 2025 at 16:59

Diego Simeone është i gatshëm të bëjë çdo gjë për të sjellë në Madrid anësorin e Manchester United, Alejandro Garnacho, qoftë në formë huazimi me të drejtë blerjeje apo dhe si transferim përfundimtar direkt. Situata aktuale e 20-vjeçarit në “Old Trafford” ka shtuar gjithmonë e më shumë zërat për një largim të mundshëm, duke parë […]

The post Diego Simeone është i bindur: Po transferuam këtë lojtar, fitojmë La Liga-n appeared first on BoldNews.al.

Man Utd konfirmon se dy yjet e mëdha të ekipit nuk janë në shitje

8 January 2025 at 12:28

Manchester United e ka bërë të qartë se as Kobbie Mainoo dhe as Alejandro Garnacho nuk janë në shitje, pavarësisht spekulimeve rreth të ardhmes së tyre në klub.

Gazetarja Melissa Reddy nga Sky Sports ka raportuar se dyshja e talentuar mbetet një pjesë integrale e planeve afatgjata të trajnerit Ruben Amorim.

Pavarësisht progresit të ngadaltë të vazhdueshëm në negociatat për kontratën e Mainoos, mesfushori 18-vjeçar nuk ka asnjë shqetësim për vendin e tij në klub.

Burime pranë Mainoos sugjerojnë se ai është i etur të qëndrojë në Old Trafford dhe të vazhdojë zhvillimin e tij.

Besimi i Mainoos në të ardhmen e tij në klub pasqyron besimin që United ka vendosur në potencialin e tij.

Si ai ashtu edhe Garnacho, i cili ka bërë përshtypje të ngjashme që nga hyrja në ekipin e parë, shihen si lojtarë vendimtarë për të ardhmen e klubit. /Telegrafi/

The post Man Utd konfirmon se dy yjet e mëdha të ekipit nuk janë në shitje appeared first on Telegrafi.

Zbulohet arsyeja shokuese pse Amorim nuk e ftoi Garnachon për derbin ndaj Man Cityt

4 January 2025 at 16:18

Arsyeja pse Alejandro Garnacho nuk u ftua nga Ruben Amorim për derbin që Manchester United e zhvilloi ndaj Manchester Cityt raportohet se tashmë është zbuluar.

Muajin e kaluar, Amorim mori një vendim të madh duke mos i ftuar dyshen Garnacho dhe Marcus Rashford për derbin ndaj Man Cityt në udhëtim.

“Ne përpiqemi të vlerësojmë paraqitjen në stërvitje, paraqitjen gjatë ndeshjeve, sjelljen me bashkëlojtarët. Është zgjedhja ime, e thjeshtë”, kishte thënë Amorim kur u pyet për këtë vendim të tij.

Që prej atëherë, e ardhmja e Rashford në klub është zhytur në errësirë pasi ai deklaroi që është i gatshëm për një aventurë të re.

Ndërkohë, Garnacho ka bërë një rikthim në ekipin e United, duke u paraqitur në ndeshjet e fundit ndaj Bournemouth, Ëolverhampton Ëanderers dhe Neëcastle United.

Tani, është bërë e ditur se Garnacho nuk është ftuar për atë ndeshje nga Amorim për shkak të një problem disiplinor.

Siç ka raportuar Daily Mail, 20-vjeçari nuk ka marrë ftesën për ndeshjen ndaj United për mungesë respekti ndaj Amorim.

“Alejandro Garnacho u përjashtua nga ekipi i Manchester United për mungesë respekti ndaj trajnerit Ruben Amorim, është zbuluar”.

“Mail Sport ka kuptuar se sulmuesi argjentinas ia ka kthyer shpinën Amorim dhe u largua tutje kur trajneri i Unitedit po i dhuronte këshillat e fundit para se të futej në lojë ndaj Viktoria Plzen në Ligën e Evropës, tri ditë para derbit”, thuhej në raport.

‘Djajtë e Kuq’ do të rikthehen në aksion pasditen e së dielës, ku do të luajnë në udhëtim ndaj Liverpoolit./Telegrafi/

The post Zbulohet arsyeja shokuese pse Amorim nuk e ftoi Garnachon për derbin ndaj Man Cityt appeared first on Telegrafi.

Probleme të mëdha për Amorim – Man Utd nuk po arrin t’i rinovojë kontratat e dy lojtarëve kryesor

29 December 2024 at 23:11

Manchester United ka ngecur në negociata për rinovimin e kontratave me dy lojtarë të ekipit sipas një raportimi të ri. 

Ekipi i drejtuar nga Ruben Amorim momentalisht mban vendin e 14-të në Ligën Premier pas humbjes me rezultat 2-0 ndaj Wolves në ‘Boxing Day’ teksa do të rikthehen në aksion nesër (e hënë) ndaj Newcastle. 

Tekniku portugez me gjasë do të bëjë ndryshime të mëdha në verë, ku pritet të shpenzohet një shumë e majme parash për ta përforcuar ekipin. 

Por do të ketë edhe lojtarë të rinj tek të cilët Amorim do shpresojë t’i ketë në projektin e tij afatgjatë. 

Kobbie Mainoo dhe Alejandro Garnacho që të dy janë produkt i akademisë së Unitedit dhe luajnë një rol kyç në ekipin e parë, ani pse që të dy kanë pasur vështirësitë e tyre këtë sezon. 

Garnacho ishte lënë jashtë ndeshjes me Manchester Cityn këtë muaj teksa ishte kritikuar në disa raste nga tifozët për vendimet e tij gjatë ndeshjeve. 

Mainoo në ndërkohë, kishte mbetur jashtë fushave për 1 muaj shkaku i një lëndimi muskulor, por së fundmi u rikthye si titullar në formacion. 

Por një raportim nga Daily Mail ka bërë me dije se United po ka vështirësi që të arrijë marrëveshje me lojtarët për të rinovuar kontratat e tyre. 

Dështimi për të arritur një marrëveshje të re mund të mos jetë diçka që e dëmton Unitedin në një periudhë afatshkurtër, por kontrata e Mainoos skadon në 2027 dhe ajo e Garnachos në 2028. 

Ka një mundësi që të dy lojtarët të vendosin që të largohen nga ‘Old Trafford’ në rast se nuk pajtohen me kushtet e ofruara nga klubi./Telegrafi/

The post Probleme të mëdha për Amorim – Man Utd nuk po arrin t’i rinovojë kontratat e dy lojtarëve kryesor appeared first on Telegrafi.

Hansi Flick nuk e do, Barcelona refuzon yllin e Premier League

By: armand
22 December 2024 at 14:16

Barcelona ka refuzuar mundësinë për të marrë Alejandro Garnacho, sipas El Nacional. E ardhmja e sulmuesit argjentinas në Old Trafford është vënë nën dyshim pas ardhjes së Ruben Amorim. Garnacho ishte një yll me trajnerin e mëparshëm Erik ten Hag, por ka parë minutat e tij të zvogëlohen nën drejtimin e Amorim. Madje, 20-vjeçari u […]

The post Hansi Flick nuk e do, Barcelona refuzon yllin e Premier League appeared first on BoldNews.al.

Garnacho flet për herë të parë që prej se mbeti jashtë derbit me Man Cityn

17 December 2024 at 23:50

Alejandro Garnacho ka folur për herë të parë që prej se u la jashtë derbit me Manchester Cityn nga trajneri Ruben Amorim. 

Pasditen e së shtunës, Manchester United mori një fitore dramatike me rezultat 2-1 ndaj Manchester Cityt, falë golave nga Bruno Fernandes dhe Amad Diallo. 

Sidoqoftë, kjo ndeshje ‘rrëmbeu’ ballinat e gazetave kryesisht për shkak të vendimit të Amorim për të mos i ftuar dyshen Garnacho dhe Rashford për atë takim. 

Mbrëmjen e së martës, Garnacho u shpall fitues i çmimit ‘Puskas’ për golin më të mirë të vitit, të cilin ia dhuroi legjenda italiane Alessandro Del Piero. 

“Përshëndetje të gjithëve, është Alejandro Garnacho këtu. Jam shumë krenar që kam fituar këtë çmim, është një moment krenarie për mua dhe familjen time”. 

“Faleminderit për të gjithë që votuan për mua, veçanërisht tifozët e Unitedit. Ishte një gol i mrekullueshëm dhe kam punuar disa herë për të në stërvitje”. 

“Është një gol i veçantë dhe do ta kujtojë gjithmonë, por ka edhe shumë më shumë momente të jashtëzakonshme që do të vijnë me këtë skuadër, ne vazhdojmë përpara së bashku”, përfundoi ai./Telegrafi/

The post Garnacho flet për herë të parë që prej se mbeti jashtë derbit me Man Cityn appeared first on Telegrafi.

Garnacho bëhet objektivi kryesor i gjigantit evropian pas situatës së krijuar tek Man United

17 December 2024 at 22:33

Alejandro Garnacho raportohet se është bërë objektiv i njërës prej klubeve më të mëdha evropaine. 

Garnacho ka qenë njëri prej lojtarëve më të dalluar tek Manchester United gjatë sezoneve të fundit, por 20-vjeçari së fundmi u la jashtë ekipit nga Ruben Amorim për duelin ndaj Manchester Cityt. 

Sidoqoftë, ky vendim i teknikut portugez doli të ishte i duhur pas Unitedi fitoi me rezultat 2-1 falë golave nga Bruno Fernandes dhe Amad Diallo. 

Pas këtyre zhvillimeve, sulmuesi argjentinas është lidhur me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’. 

Siç ka raportuar mediumi spanjoll Fichajes, Garnacho është bërë objektivi kryesor i Atletico Madridit. 

Është sugjeruar se Diego Simeone admiron Garnachon dhe beson se ai mund të jetë çelësi për ta përforcuar fazën e sulmit. 

Deri më tani në sezonin 2024/2025, Garnacho ka shënaur tetë gola dhe ka dhuruar katër asistime në 24 ndeshje në të gjitha garat. 

Ai madje po shihet si zëvendësim i Antoine Griezmann i cili me gjasë do të largohet nga Spanja pas përfundimit të edicionit aktual./Telegrafi/

The post Garnacho bëhet objektivi kryesor i gjigantit evropian pas situatës së krijuar tek Man United appeared first on Telegrafi.

Roveshata e Garnachos merr çmimin “Puskas”

By: Ke Si
17 December 2024 at 18:58

Alejandro Garnacho është fituesi i çmimit “Puskas”, i cili jepet për golin më të bukur të realizuar në vitin 2023.

Sulmuesi argjentinaz i cili aktivizohet për skuadrën e Manchester United në ligën angleze shënoi një gol spektakolar me roveshatë në fitoren e ‘Djajve të Kuq’ përballë Everton sezonin e kaluar në sfidën e përfunduar me rezultatin 3-0.

Ai është cilësuar si goli më spektakolar në futbollin e meshkujve dhe femrave për këtë vitin 2024, teksa kujtojmë se fituesi i çmimit “Puskas” u votua nga fansat në mbarë botën dhe panelistët ekspertë.

/E.S

Alejandro Garnacho fiton çmimin ‘Puskas’ për golin më të mirë të vitit

17 December 2024 at 18:29

Ylli i Manchester United, Alejandro Garnacho ka fituar çmimin ‘Puskas’ që dhurohet për golin më të bukur të vitit nga FIFA. 

Garnacho këtë çmim e fitoi falë super golit që ka shënuar ndaj Evertonit në ‘Goodison Park’. 

Pasi e fitoi këtë çmim Garnacho u shpreh i lumtur, duke dhënë sinjalin se gola të tillë do të përpiqet të shënojë edhe në të ardhmen. 

“Ishte një gol i mrekullueshëm, sigurisht. Por ka shumë të tjera për të ardhur dhe shumë më tepër për të pritur me padurim. Faleminderit për gjithë mbështetjen”, ka thënë Garnacho. 

Alejandro Garnacho wins the 2024 FIFA Puskás Award 🚲 pic.twitter.com/kYGarnEgWE

— B/R Football (@brfootball) December 17, 2024

Për ta fituar këtë çmim, reprezentuesi argjentinas mposhti konkurrencën e lojtarëve si Hassan Al Haydos, Terry Antonis, Yassine Benzia, Walter Bou, Michaell Chirinos dhe Federico Dimarco.

Vlen të theksohet se për shkak të orarit të ngjeshur të ndeshjeve, Garnacho nuk arriti të ishte prezent në këtë ceremoni, por ai iu drejtua të pranishmëve përmes një video-mesazhi./Telegrafi/

🚨 OFICIAL.

EL GANADOR DEL PUSKAS 2024, EL MEJOR GOL DEL AÑO!

ALEJANDRO GARNACHO!!!!
pic.twitter.com/3REoUKuFiX

— MT2 (@madrid_total2) December 17, 2024

The post Alejandro Garnacho fiton çmimin ‘Puskas’ për golin më të mirë të vitit appeared first on Telegrafi.

Jepet çmimi “Puskas”/ Ylli i Manchester United, autor i golit më të bukur të vitit (Video)

By: armand
17 December 2024 at 18:42

Prej orës, 18:00, në Doha të Katarit po mbahet ceremonia e çmimit, për portierin e vitit, “FIFA The Best”, ku do të ndahen çmimet, për lojtarët më të miri të vitit, në pozicionet kryesore të fushës, portë, mbrojtje, mesfushë e sulm, trajneri dhe trajnerja e vitit, si dhe lojtari më i mirë femër e mashkull, […]

The post Jepet çmimi “Puskas”/ Ylli i Manchester United, autor i golit më të bukur të vitit (Video) appeared first on BoldNews.al.

Në dhomën e zhveshjes së Man.United ka një ‘spiun’, trajneri Amorim merr në pyetje dy lojtarë

By: armand
16 December 2024 at 17:33

Manchester United, sipas “The Sun” ka nisur një hetim për të zbuluar se kush po nxjerr informacione rreth ekipit. Trajneri i “Djajve të Kuq”, Ruben Amorim, thuhet se ka pyetur tashmë Amad Diallo dhe Alejandro Garnacho në lidhje me këtë çështje, por është i bindur se asnjëri prej tyre nuk është i përfshirë drejtpërdrejt në […]

The post Në dhomën e zhveshjes së Man.United ka një ‘spiun’, trajneri Amorim merr në pyetje dy lojtarë appeared first on BoldNews.al.

❌
❌