Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 22 August 2025Main stream

Robotët inteligjentë zbulojnë shpellat e lavës, strehim i mundshëm për jetën në Hënë e Mars

By: Kult Plus
21 August 2025 at 23:35

Një ekip shkencëtarësh evropianë ka zhvilluar një projekt inovativ që synon përdorimin e robotëve inteligjentë për të eksploruar shpellat e lavës në Hënë dhe Mars, hapësira që në të ardhmen mund të shërbejnë si strehime natyrore për njerëzit, raporton The Sun.

Studimi, i botuar në revistën Science Robotics, është testuar në ishullin vullkanik Lanzarote në Spanjë, i zgjedhur për shkak të ngjashmërive me terrenet e Hënës dhe Marsit. Projekti udhëhiqet nga Qendra për Inovacion në Robotikë pranë Qendrës Gjermane për Inteligjencë Artificiale (DFKI).

Sipas studiuesve, shpellat e lavës ofrojnë mbrojtje natyrore nga rrezatimi kozmik dhe goditjet e meteorëve, duke i bërë ato vende ideale për ngritjen e kampeve hapësinore. Për testimet u përdorën tre lloje robotësh, të cilët kaluan terrene të vështira me lava e kratere dhe arritën të zbulojnë një hyrje që çonte në një shpellë të nëndheshme.

Shkencëtarët e DFKI e cilësuan këtë arritje një hap të madh drejt misioneve të ardhshme hapësinore, duke theksuar se bashkëpunimi i sistemeve robotike autonome është thelbësor për eksplorimin e planetëve të tjerë.

Ky zhvillim shoqërohet edhe me paralajmërime nga studimet e vitit 2024, sipas të cilave jeta në Mars mund të ndryshojë dukshëm biologjinë e njeriut. Ekspertët thonë se graviteti i ulët i Marsit (rreth 38% i Tokës) mund të çojë në zhvillimin e tipareve të reja tek kolonët e parë, duke i bërë ndryshe nga njerëzit në Tokë./KultPlus.com

Before yesterdayMain stream

Refuzimi i astronautit për betim nuk provon udhëtimet e rreme në Hënë

18 August 2025 at 13:29

Pretendimi: Refuzimi i astronautit Neil Armstrong të betohet mbi Bibël se ka ecur në Hënë është provë se udhëtimi ishte i rreme.

Verdikti: Mungon konteksti

———————————————————–

Një video që ka marrë mbi 1700 pëlqime në Instagram duket se tregon astronautin Neil Armstrong, një nga astronautët që zbarkoi për herë të parë në Hënë në vitin 1969, duke refuzuar të betohet mbi Bibël se ka ecur në Hënë. “Përse Neil Armstrong e shmangu këtë pyetje?” shkruhet në mbishkrimin e videos, duke pretenduar kështu se ky refuzim provon se ulja e Armstrong në Hënë ishte e pavërtetë.

Video, e xhiruar në 2010, tregon astronautin Neil Armstrong që përballet me një burrë të quajtur Bart Sibrel, i cili pretendon se është nga “ABC Digital.” Sibrel i afrohet Armstrong dhe i kërkon të vërë dorën mbi Bibël dhe të betohet se ka ecur në Hënë. Armstrong thotë në video: “Zoti Sibrel, duke ju njohur, kjo ndoshta është një Bibël e rreme.” Në klip, Sibrel vazhdon të këmbëngulë dhe madje i ofron 5 mijë dollarë. Armstrong më pas thotë: “Zoti Sibrel e ka bërë veten budalla para botës… Z. Sibrel, ju nuk meritoni përgjigje.”

Sibrel, një konspiracionist dhe producent filmash, është i njohur për pretendimin se ulja në Hënë ishte e rreme dhe për ndjekjen e astronautëve të misioneve Apollo me një Bibël për t’u betuar se ata ecën në Hënë.

Sibrel u godit me grusht në fytyrë nga astronauti Buzz Aldrin, njeriu i dytë në Hënë, pasi u përball me astronautin në vitin 2002. Autoritetet nuk e akuzuan Aldrin, duke thënë se ai u provokua nga Sibrel, raportoi LA Times në atë kohë.

Nuk ka prova që ulja në Hënë ishte e falsifikuar ose që astronautët nuk ecën në Hënë. 

Megjithatë, ekzistojnë prova të panumërta shkencore që tregojnë se uljet Apollo në Hënë nuk ishin të inskenuara, të ofruara nga NASA dhe palë të tjera. NASA ofron fotografi, orë të tëra pamjesh video, transkripte dhe regjistrime audio të misioneve të ndryshme Apollo, që përfshinin mijëra personel. Astronautët sollën mostra të shkëmbinjve dhe dheut hënor gjatë misioneve të tyre, të cilat janë ende duke u studiuar. Orbita e Zbulimit Hënor të NASA kapi vendet e uljes së Apollo 11 dhe misioneve të tjera në vitin 2009.

Bazalt (majtas) dhe breccia (djathtas) të marrë nga sipërfaqja e Hënës gjatë misionit Apollo 11

Anije kozmike hënore orbitale të vendeve të tjera kapën vendet e uljes, përfshirë Selene japoneze, e cila fotografoi një aureolë të lënë në sipërfaqen e hënës nga misioni Apollo 15 në vitin 1971. Përveç kësaj, astronautët Buzz Aldrin dhe Armstrong lanë një reflektor lazer hënor në sipërfaqe, për të ndihmuar në matjen e saktë të distancës hënore nga toka, e cila është ende në përdorim sot.

The post Refuzimi i astronautit për betim nuk provon udhëtimet e rreme në Hënë appeared first on Faktoje.al.

Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë

By: armand
12 August 2025 at 18:38

Shefi i përkohshëm i NASA-s, Sean Duffy, ka urdhëruar agjencinë hapësinore amerikane të përshpejtojë planet për vendosjen e një reaktori bërthamor në sipërfaqen e Hënës, me synim furnizimin e misioneve të eksplorimit dhe krijimin e një baze të përhershme. Sipas një udhëzimi të datës 31 korrik, të siguruar nga CNN, kjo lëvizje synon ta mbajë […]

The post Shefi i NASA-s përshpejton planet: SHBA do të jetë kombi i parë që vendos energjinë në Hënë appeared first on BoldNews.al.

Sot parashikohet mot i qëndrueshëm

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, njoftoi Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12 m/s.

Valëzimi në dete parashikohet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/42 Diell
Kukës 19/39 Diell
Lezhë 25/42 Diell
Dibër 20/38 Diell
Durrës 22/40 Diell
Tiranë 26/41 Diell
Elbasan 25/41 Diell
Berat 20/41 Diell
Vlorë 23/38 Diell
Korçë 15/39 Diell
Gjirokastër 18/41 Diell
Sarandë 22/36 Diell

 

The post Sot parashikohet mot i qëndrueshëm appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

3 August 2025 at 23:01

Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025 – Nga Paolo Fox Dashi Hëna në shenjën e Luanit rrit guximin dhe të jep energji për veprim. Kjo ditë sjell zgjedhje të shpejta, ndoshta të nxituara, por me intuitë të mirë. Në dashuri, ndjekja e ndjenjave të çon drejt surprizave: nëse je beqar, mund të njohësh dikë në […]

The post Horoskopi, e hënë, 4 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

HOROSKOPI I SË HËNËS/ Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë! Këto dy shenja duhet të kenë KUJDES!

By: D Marku
27 July 2025 at 23:59

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025

Dashi

Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe shprehini ndjenjat pa dorashka. Ju beqarët do keni nevojë për më tepër siguri para se të filloni një lidhje. Prisni edhe pak kohë sepse do e gjeni atë që doni. Në punë do bëni mirë të respektoni kolegët dhe të flisni me ta para se të merrni vendime të mëdha. Sigurisht që zgjedhja do jetë e juaja, por disa mendime më shumë nuk të bëjnë asnjëherë keq. Financat do jenë shumë të mira dhe do mund të bëni edhe investimet që kishit menduar prej kohësh.

Demi

Gjatë kësaj dite do dini gjithë kohës të qeshni, të dashuroni dhe të ndani emocionet pozitive. Yjet do sjellin harmoni dhe shume gëzim për ju që keni një lidhje. Gjithçka do jetë edhe më e bukur se disa kohë më parë. Ju beqarët gjithashtu do takoni disa persona interesantë dhe do filloni histori dashurie pasionante. Në punë duhet pranuar se gjërat do jenë pak më të vështira, por juve nuk do ju mungojë gjallëria dhe dëshira për të ecur përpara. Çdo gjë do e realizoni në perfeksion. Neptuni do ju mbështesë mjaft në planin financiar dhe do ju bëjë më të qartë për gjendjen në të cilën ndodheni. Do mateni mirë para se të hidhni çdo hap.

Binjakët

Falë Jupiterit sot do jeni më në humor dhe të gatshëm për të hedhur hapa të rejë. Nuk do ju mungojë as durimi dhe as vendosmëria. Nëse keni një lidhje jeta juaj do jetë gjatë gjithë kohës e mbrojtur. Do merreni vesh për mrekulli me partnerin dhe do i zgjidhni të gjitha mosmarrëveshjet. Ju beqarët do i refuzoni ftesat që do iu bëhen duke humbur kështu mundësi të shkëlqyera. Në punë vërtet do ju duhet të kaloni goxha sfida gjatë kësaj dite, por falë organizimit dhe mbështetjes nga kolegët do mund t’ia dilni. Në planin financiar shumë gjëra do jenë më ndryshe se me parë. Gjendja sa do vije e do përmirësohet. Gjithçka falë përkujdesit tuaj.

Gaforrja

Nuk do ju pëlqejnë aspak komandimet gjatë kësaj dite dhe as ata që mundohen t’ua hedhin. Për fat të keq suksesi nuk do jetë në anën tuaj. Ju të dashuruarit do jeni shumë xhelozë ndaj partnerit dhe mund të debatoni ashpër me të. Sa më shpejt ta kuptoni gabimin që keni bërë aq më të lehtë do e keni të rivendosni qetësinë. Ju beqarët do realizoni takime të jashtëzakonshme dhe do e ndryshoni menjëherë statusin tuaj. Në punë duhet të respektoni çdokënd që keni pranë dhe të keni më shumë besim tek ata. Dijeni se të vetëm nuk keni për të arritur shumë. Në planin financiar do jeni të detyruar të bëni kujdes që gjendja të mos ketë më shumë tronditje.

Luani

Falë Marsit dhe Uranit do dini gjithmonë si të veproni sot prandaj gjërat do ju ecin më së miri. Ju të dashuruarit duhet t’i marrin gjërat si t’iu vijnë dhe nuk duhet të kërkoni me ngulm gjëra të pamundura. Ju beqarët do jeni të paqëndrueshëm dhe ka rrezik të refuzoni disa ftesa që do ju bëhen. Në fakt do pendoheni shpejt për këtë sjellje tuajën. Në punë do vazhdoni në jeni në kërkim të ëndrrave tuaja dhe mundet të shpërqendroheni paksa nga gjërat reale që duhet të arrini. Kthehuni shpejt me këmbë në tokë nëse nuk doni të keni probleme. Financat do mbeten në të njëjtën gjendjen si më parë. Duhet të shpenzoni me kursim dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të jepni hua.

Virgjëresha

Gjatë kësaj dite do keni reflekse shumë të mira dhe do jeni përherë koherentë. Kjo mënyrë të vepruari do ju sjellë vetëm përfitime. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e mbushur me bashkëpunim kjo e sotmja. Gjërat do ju ecin më së miri dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni më. Ju beqarët do kërkoni në çdo cep princin tuaj të kaltër, por nuk do mund ta gjeni dot atë. Në punë do jeni edhe më të përkushtuar se më parë kështu që në asnjë moment nuk do ju lindin probleme. Edhe mbështetja e kolegëve do jetë e adhurueshme. Në planin financiar duhet të bëni disa zgjidhje të zgjuara në mënyrë që situata të përmirësohet. Ju jeni të zotët kështu që mund t’ia dilni.

Peshorja

Ju do e kaloni ditën e sotme në një mënyrë të jashtëzakonshme. Do ndiheni të lumtur dhe krenarë për gjithçka keni mundur të arrini. Nëse jeni në një lidhje do ndiheni më të dashuruar se kurrë dhe do i shprehin pafund ndjenjat tuaja. Nëse jeni beqarë do i koleksiononi aventurat dhe do ndiheni mjaft mirë. Gjithsesi do duhet ende kohë që statusi t’iu ndryshojë. Në punë keni për të shkëlqyer dhe të gjithë do ju mbajnë në gojë për mirë. Do keni ide fantastike edhe për projektet e kolegëve kështu që do i ndihmoni. Financat do kërkojnë më shumë maturi se kurrë më parë. Po bëtë gabime sot do keni probleme për një kohë të gjate. Mendohuni para se të veproni.

Akrepi

Do zgjoheni si zakonisht gjatë kësaj dite dhe as nuk do mendoni sesa jeta do ju zbukurohet. Planetët do ju sjellin lumturi pafund dhe fat. Për ju të dashuruarit jeta do marrë një kthesë shumë të mirë. Shpesh do ju duket sikur jeni në ëndërr dhe do keni frikë të zgjoheni. Partneri ka menduar gjithçka në detaje dhe do ju bëjë të ndiheni mjaft mirë. Ju beqarët do vazhdoni të mbeteni ashtu si jeni edhe për pak kohë. Në punë do bëheni pjesë e një projekti të rëndësishëm që do ua ndriçojë mendimet dhe do ju ndihmojë të realizoni planet afatgjata. Edhe nëse punoni në grup rezultatet kanë për të qenë shumë të mira. Për financat do bëni edhe sakrifica dhe fatmirësisht gjendja do mbetet gjithë kohës e stabilizuar.

Shigjetari

Do keni arsye të forta për të besuar tek fati gjatë kësaj dite. Në fakt çdo gjë do ju ecë më së miri dhe në disa momente do habiteni edhe vetë. Ju të dashuruarit do arrini të rivendosni komunikimin në jetën tuaj në çift dhe do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Ai nga ana tjetër do jetë tolerant dhe do ua plotësojë dëshirat. Ju beqarët do jeni të paqartë për atë që doni të bëni, prandaj do ngurroni edhe të hidhni hapa. Në punë, çelësi për arritjet e mëdha do jetë brenda jush. Po u treguat të logjikshëm, të vendosur e me besim në vetvete keni për të arritur majat. Në planin financiar do jeni shumë të arsyeshëm dhe nuk do keni as problemin më të vogël.

Bricjapi

Do bëni mirë të merrni disa vendime gjatë kësaj dite pasi duke ia lënë gjërat kohës nuk i dihet çfarë mund të ndodhë nesër. Ju që jeni në një lidhje ka rrezik të përballeni me zhgënjime të mëdha. Gjithçka që keni menduar për partnerin do bjerë poshtë menjëherë. Ju beqarët do bëni mirë të qëndroni edhe sot ashtu si jeni sepse mundësitë nuk do jene të kënaqshme. Në punë, nëse tregoheni shumë autoritare, keni për të hyrë në konflikt me të gjithë. Bëni shumë kujdes më mënyrën e komunikimit. Në planin financiar ka rrezik të bëni gabime nga dëshira e madhe për t’u pasuruar shpejt. Asgjë nuk mund të bëhet me inat.

Ujori

Në disa momente mund t’iu dalin edhe probleme gjatë kësaj dite, por nuk duhet kurrsesi ta lëshoni veten. Për ju të dashuruarit do jetë një ditë e zakonshme. Do ja kaloni mirë pranë partnerit, por nuk do përjetoni emocione të veçanta. Nëse jeni beqarë nuk duhet të nxitoheni për të krijuar një lidhje sepse disa persona do kërkojnë vetëm t’iu gënjejnë e t’iu mashtrojnë. Jeta profesionale nuk do ketë ndonjë ndryshim të madh. Vonesat që keni pasur nuk do ju çojnë aq shpejt në objektivat që keni parashikuar. Bëni durim, por mos i ndalni asnjë çast përpjekjet. Mërkuri do ju ndihmojë në planin financiar dhe do ua bëjë më të qarta mendimet. Gjendja do të stabilizohet shpejt.

Peshqit

Komunikimi dhe privilegjimi i jetës sociale do ju ndihmojë shumë ta përmirësoni jetën tuaj sot. Do keni edhe ide shumë të këndshme që duhet t’i shprehni sa të mundeni. Nën ndikimin e madh të Venusit, ju të dashuruarit do i kushtoni më tepër rëndësi se kurrë më parë jetës në çift. Do kaloni më shumë kohë me partnerin dhe do i përgatisni surpriza. Ju beqarët do keni një ditë intensive dhe plot e përplot me takime. Shfrytëzojeni sa më shumë. Në punë, gabimet e disa kohëve më parë do ju bëjnë të bëni një bilanc të gjithckaje. Merrni sa më shpejt masa në mënyrë që situata të rregullohet. Financat do kenë goxha përmirësime falë një shume të konsiderueshme që do merrni pas një projekti të përfunduar.

The post HOROSKOPI I SË HËNËS/ Yjet flasin qartë për ata që dinë të dëgjojnë! Këto dy shenja duhet të kenë KUJDES! appeared first on Albeu.com.

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 July 2025 at 23:09

Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025 Dashi Falë ndikimit të njëhershëm të Hënës, Venusit dhe Jupiterit, shpirti juaj do ndihet më i qetë sot. Tashmë çdo problem ka për të gjetur një zgjidhje. Për ju të dashuruarit ka shumë mundësi që marrëdhënia me partnerin tuaj të përmirësohet ndjeshëm. Shfrytëzojeni sa të mundni çdo moment dhe […]

The post Horoskopi, e hënë, 28 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

E hënë, 21 korrik, mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin

TIRANË, 21 korrik /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se ditën e sotme moti parashikohet i qëndrueshëm dhe i kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin.

Sipas SHMU, era do të fryjë me drejtim jugperëndim-juglindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë deri 11 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 deri në 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/36 Diell
Kukës 21/37 Diell
Lezhë 19/36 Diell
Dibër 18/35 Diell
Durrës 22/36 Diell
Tiranë 24/37 Diell
Elbasan 22/39 Diell
Berat 10/39 Diell
Vlorë 23/36 Diell
Korçë 19/36 Diell
Gjirokastër 19/38 Diell
Sarandë 22/35 Diell

 

The post E hënë, 21 korrik, mot i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë vendin appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 July 2025 at 22:58

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025 Dashi Gjatë kësaj dite do jeni shumë të frymëzuar dhe çdo orë do jetë e mbushur me aktivitete. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e begate. Do filloni projekte të përbashkëta me atë që keni në krah dhe do njihni një tjetër anë të karakterit të tij. […]

The post Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Filmimet e Apollo 11 nuk provojnë inskenimin e udhëtimit në Hënë

By: FAKTOJE
14 July 2025 at 15:14

Pretendimi: Filmimi i largimit të Apollo 11 nga sipërfaqja e Hënës provon se udhëtimi ishte i rremë

Verdikti: E pavërtetë

Barbara Halla

Teoritë konspirative janë po aq të vjetra sa dhe vetë bota. Një prej tyre është edhe udhëtimi i njeriut në Hënë plot 56 vite më parë. Në rrjet qarkullojnë disa video me pikëpyetje që ngrenë dyshime mbi vërtetësinë e këtij udhëtimi historik.

Video e parë, që shfaq filmimet origjinale të largimit të misionit nga Hëna, shoqërohet me pyetje: si erdhi kjo video kur ekipi u kthye në Tokë?

Videoja mbështetet mbi argumentin se videoja do të mund ta transmetohej vetëm nëse dikush prej astronautëve do të qëndronte në sipërfaqen e Hënës për të filmuar dhe më pas transportonte kamerën fizikisht në Tokë. Ajo që nuk përmendet në postimin e videos është fakti që pamjet e Neil Armstrong dhe Buzz Aldrin duke shkelur në sipërfaqen hënore, dhe më pas largimi i anijes së tyre kozmike, u transmetuan drejtpërdrejt më 20 korrik 1969.

Pra, nuk pati nevojë që ekipi në Hënë të kthente kaseta në Tokë për të transmetuar imazhet, pasi teknologjia ekzistonte që në atë kohë për transmetime përmes antenave dhe kamerave.

Siç e shpjegon edhe Muzeumi i Shkencës në Britaninë e Madhe, ekipi i Apollo 11 ishte i pajisur me një kamerë të veçantë që mund të transmetonte video dhe imazhe drejt Tokës. I vendosur në sipërfaqen e Hënës nga Armstrong dhe Buzz Aldrin, sinjali i marrë nga kamera më pas u transmetua përmes një antene drejt Tokës, ku u prit nga stacionet në Australi, përpara se të kalonte në stacionin e Huston (Teksas) dhe të transmetohej live në televizionet në të gjithë botën (NASA, Smithsonian Air & Space).

Videoja e dytë ngre pyetjen se si Presidenti i atëhershëm, Richard Nixon mund të kishte pasur një telefonatë të drejtpërdrejtë me Armstrong, i cili ndodhej në Hënë. Nixon arriti të telefononte në Hënë nëpërmjet një transmetimi radio-telefonik, pra duke përdorur si teknologjinë e telefonave dhe atë të transmetimeve radio. Thirrja shkoi nga Uashingtoni, D.C., në Huston. Pastaj, u drejtua në hapësirë duke përdorur CapCom, një kapsulë komunikuese, që përdoret nga NASA  për të mbajtur kontakt me astronautët gjatë misioneve hapësinore.

Të dyja këto pretendime kanë disa dekada që qarkullojnë në rrjet dhe janë hedhur poshtë edhe nga verifikues të tjerë. Edhe Faktoje ka hedhur poshtë disa postime te ngjashme mbi udhëtimin në Hënë, i cili vazhdon të mbetet një magnet për teori

The post Filmimet e Apollo 11 nuk provojnë inskenimin e udhëtimit në Hënë appeared first on Faktoje.al.

Parashikimi i motit, e hënë, 7 korrik 2025

TIRANË, 7 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e hënë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me orë të gjata me diell pa përjashtuar kalime të lehta të vranësirave nga orët e mesditës kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje të territorit.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era pritet të fitojë shpejtësi 10-12 m/s,  shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/36

Diell

Kukës               18/35

Diell pak re

Lezhë 19/35

Diell

Dibër 17/32

Diell pak re

Durrës 19/35

Diell

Tiranë 24/38

Diell

Elbasan 22/38

Diell

Berat 18/37

Diell

Vlorë 22/34

Diell

Korçë 18/32

Diell

Gjirokastër 16/38

Diell

Sarandë 20/35

Diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e hënë, 7 korrik 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

6 July 2025 at 23:01

Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025 Dashi Yjet nuk do ju lënë aspak të qetë gjatë kësaj dite dhe do ju nxitin për çdo veprim që do bëni. Urani do ndikoje negativisht në jetën tuaj në çift. Do keni shumë mosmarrëveshje dhe zënka të forta prandaj bëni kujdes me fjalët që do thoni. Nëse ju […]

The post Horoskopi, e hënë, 7 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e hënë, 23 qershor

TIRANË, 23 qershor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se sot vendi ynë do të ketë mot të qëndrueshëm dhe të kthjellët, me orë të gjata me diell në të gjithë territorin.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga kuadrati i perëndimit, me shpejtësi mesatare 6-9 m/s.

Detet do të kenë valëzim të ulët, të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/33 Diell
Kukës 16/32 Diell
Lezhë 23/33 Diell
Dibër 16/32 Diell
Durrës 19/33 Diell
Tiranë 21/34 Diell
Elbasan 19/35 Diell
Berat 18/35 Diell
Vlorë 12/36 Diell pak re
Korçë 15/28 Diell
Gjirokastër 12/36 Diell pak re
Sarandë 20/33 Diell

The post Parashikimi i motit, e hënë, 23 qershor appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e hënë, 23 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22 June 2025 at 22:59

Horoskopi, e hënë, 23 Qershor 2025 Dashi Mirë është që për çdo gjë të reflektoni gjerë e gjatë sot pasi në të kundërt do lëndoni dhe do lëndoheni njëkohësisht. Prezenca e Saturnit në qiellin tuaj të dashurisë do e vendosë në rrezik jetën në çift. Mos merrni asnjë vendim të rëndësishëm pa u menduar mirë. […]

The post Horoskopi, e hënë, 23 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit për këtë të hënë

By: user 11
16 June 2025 at 07:29

Këtë të hënë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët në të gjithë territorin. Parashikohet që orët e paradites dhe pasdites të jenë me diell, ndërsa në zonat malore mund të ketë kalime të lehta vranësirash gjatë mesditës.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me një shpejtësi mesatare prej 8 m/s. Në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare, era do të jetë më e theksuar, duke arritur hera-herës deri në 14 m/s.

Deti do të paraqitet me dallgëzim të ulët deri mesatar, 1 deri në 3 ballë. Kushtet e motit pritet të jenë të favorshme për aktivitete në natyrë dhe udhëtime, veçanërisht përgjatë bregdetit.

The post Parashikimi i motit për këtë të hënë appeared first on Lapsi.al.

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

15 June 2025 at 23:07

Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025 Dashi Gjatë kësaj dite, pavarësisht si do ju rrjedhin gjërat ju nuk do ndaleni së bëri atë që dëshironi. Gjithmonë do dëgjoni zemrën më shumë se arsyen. Për ju që jeni në një lidhje do ketë disa konflikte të vogla, por që do rregullohen sa hap e mbyll sytë. […]

The post Horoskopi, e hënë, 16 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8 June 2025 at 23:00

Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025 Dashi Dielli dhe Neptuni do e zbukurojnë këtë ditë dhe do ju bëjnë të ndiheni më së miri. Për ju që jeni në një lidhje, do jetë një nga ditët më të bukura dhe më me fat. Mundohuni ta shfrytëzoni sa më shumë të mundni dhe t’i shprehni ndjenjat. […]

The post Horoskopi, e hënë, 9 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

Parashikimi i motit, e hënë, 2 qershor 2025

TIRANË, 2 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike për shkak të depërtimit të Anticiklonit të Azoreve shoqëruar me masa ajrore të thata dhe të ngrohta.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera – herës deri të dendura prej orëve të mesditës deri ato të pasdites në relievet malore në lindje.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim veriperëndim-juglindje, me shpejtësi mesatare 5 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 9 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/30 Diell
Kukës 13/29 Diell re
Lezhë 18/30 Diell
Dibër 12/28 Diell re
Durrës 17/30 Diell
Tiranë 18/30 Diell
Elbasan 17/31 Diell
Berat 15/31 Diell
Vlorë 17/30 Diell
Korçë 11/27 Diell re
Gjirokastër 14/31 Diell
Sarandë 16/30 Diell

 

 

The post Parashikimi i motit, e hënë, 2 qershor 2025 appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Parashikimi i motit, e hënë, 26 maj

TIRANË, 26 maj /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njoftoi se të hënën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota me diell e vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim veri – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimor dhe në zonat luginore hera-herës era do të fitojë shpejtësi 10-14 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/25 Diell pak re
Kukës 6/18 Diell re
Lezhë 12/24 Diell pak re
Dibër 5/17 Diell re
Durrës 11/26 Diell
Tiranë 13/26 Diell
Elbasan 11/24 Diell pak re
Berat 12/26 Diell pak re
Vlorë 13/25 Diell
Korçë 6/13 Diell
Gjirokastër 13/24 Diell
Sarandë 11/27 Diell

 

The post Parashikimi i motit, e hënë, 26 maj appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

18 May 2025 at 22:59

Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025 Dashi Në tërësi çdo gjë do ju ecë mirë gjatë kësaj dite dhe nuk do keni për çfarë të ankoheni. Do jeni gjithë kohës pozitivë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shume e zakonshme dhe pa asgjë të veçantë. Në fakt më mirë kështu sesa të përjetoni […]

The post Horoskopi, e hënë, 19 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj appeared first on BoldNews.al.

❌
❌