Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Humbët garën, mos humbni fytyrën/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ

By: V K
20 May 2025 at 13:28

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, ka reaguar pas përfundimit të procesit të numërimit të votave nga diaspora, duke vlerësuar lart pjesëmarrjen dhe besimin që votuesit jashtë vendit i dhanë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.

“Arsyeja e kësaj vote kaq të madhe në diasporë për PS lidhet, pikësëpari, me emrin e Edi Ramës, i cili, duhet ta themi, i ka dhënë një dinjitet të madh flamurit tonë kombëtar, Shqipërisë sonë, në arenën ndërkombëtare. Kush e imagjinonte pak vite më parë që do të prisnim, brenda një dite, të gjithë udhëheqësit e Europës? Do të mirëpresim pas dy vitesh edhe Donald Trump në samitin e NATO-s”.

Ai falenderoi gjithashtu edhe ata votues që nuk e mbështetën PS-në:

“Dy nga tre votues nga jashtë i kanë besuar Partisë Socialiste. Kjo tregon një nivel të lartë kthyeshmërie dhe mbështetje që na motivon për të punuar edhe më shumë në këtë mandat,” deklaroi Balla. Një në tre mendoi se mund të ishte një alternativë tjetër. Ne i respektojmë të gjitha votat dhe çdo zgjedhje qytetare. Kjo na frymëzon të ecim përpara”.

Balla parashikon një pjesëmarrje edhe më të lartë nga diaspora në zgjedhjet e vitit 2029, duke theksuar se këtë herë koha për regjistrim dhe votim ishte shumë e kufizuar, por megjithatë procesi u përmbyll me sukses.

Në lidhje me debatet mbi transparencën dhe pretendimet për procesin e votimit nga jashtë, Balla u shpreh qartë:

“Procedurat janë të përcaktuara në Kodin Zgjedhor. Është KQZ ajo që bën transparencën përmes verifikimeve dhe hapjes së kutive në një fazë të mëvonshme. Ankesat janë të ligjshme, por vetëm partitë politike janë subjektet që kanë të drejtën për t’i paraqitur ato”.

Ai shtoi se vonesa në përfundimin e numërimit u ndikua nga një kërkesë e Partisë Demokratike për ndarjen e votave të ardhura nga Greqia, gjë që zgjati procesin.

“PD nuk ishte shumë e interesuar për rezultatin sesa për alibinë e humbjes. Ju kemi kujtuar ju dhe publikun deklarimet e atij që është në krye të PD prej 35 vitesh. Në 1997, 2001, 2003, kulmi arrin në 2003 kur ishte kryeministër në detyrë dhe ai deklaronte se i kishin vjedhur zgjedhjet, e kështu me radhë deri në 2023 e tani”.

Balla falenderoj përfaqësuesit e komisioneve të të gjitha forcave politike, kandidatët por dhe mediat për punën e tyre të palodhur.

The post Humbët garën, mos humbni fytyrën/ Pas “presionit” të Ramës, kandidatët e PS tërheqin kërkesën nga KQZ appeared first on Albeu.com.

Akuzohej për korrupsion, SHBA-të i heqin ‘non grata’-n zyrtarit të lartë hungarez

By: user 11
16 April 2025 at 08:44

Shtetet e Bashkuara kanë hequr sanksionet ndaj një ndihmësi të ngushtë të kryeministrit hungarez, Viktor Orban, tha Departamenti i Shtetit, duke shtuar se masat ndëshkuese nuk ishin në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së .

Marco Rubio, Sekretari i Shtetit, foli të martën me homologun e tij hungarez, ministrin e Jashtëm Peter Szijjarto dhe e informoi për vendimin, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Tammy Bruce.

“Sekretari informoi ministrin e Jashtëm Szijjarto për largimin e zyrtarit të lartë hungarez Antal Rogán nga Lista e Shtetasve të Përcaktuar Posaçërisht dhe Personave të Bllokuar të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, duke vënë në dukje se përcaktimi i vazhdueshëm nuk ishte në përputhje me interesat e politikës së jashtme të SHBA-së”, tha Bruce.

Lajmi u konfirmua edhe nga një postim i ministrit të jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, i cili shkroi në një postim në X: “Pas humbjes dërrmuese të zgjedhjeve të administratës Biden, por përpara se Donald Trump të kthehej në detyrë, demokratët u hakmorrën ndaj Hungarisë duke sanksionuar ministrin Antal Rogan”.

SHBA sanksionoi Rogan në janar, vetëm disa ditë përpara se i dërguari i Joe Biden të largohej nga Budapesti. Vendimi u bë i ditur nga vetë Pressman, i cili akuzoi zyrtarin e lartë hungarez për korrupsion të rëndë. Si rezultat i sanksioneve, Roganit iu ndalua hyrja në Shtetet e Bashkuara.

The post Akuzohej për korrupsion, SHBA-të i heqin ‘non grata’-n zyrtarit të lartë hungarez appeared first on Lapsi.al.

Ndodh 1 në 100 mijë lindje, 17-vjeçarit indian i hiqet binjaku “parazit”

28 February 2025 at 19:24

Kirurgët indianë në Delhi kanë kryer një ndërhyrje te një 17-vjeçar për t’i hequr binjakun “parazit” në pjesën e barkut. Një binjak parazit është një fetus i pazhvilluar që mbijeton plotësisht falë binjakut pritës. Ata formohen kur fetusi zhvillohet pjesërisht duke qenë i ngjitur te binjaku i tij. Këto janë raste shumë të rralla që […]

The post Ndodh 1 në 100 mijë lindje, 17-vjeçarit indian i hiqet binjaku “parazit” appeared first on BoldNews.al.

Konkurrenca urdhëron kompanitë të heqin monopolet e internetit në pallate

By: user7
17 January 2025 at 08:12

Autoriteti i Konkurrencës ka urdhëruar disa prej kompanive të administrimit të rezidencave të banimit në Tiranë të mos kufizojnë aksesin e operatorëve të shërbimit të internetit në këto rezidenca.

Në përfundim të hetimit të thelluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi ndaj kompanive Tirana Administrim, ACREM dhe S&D Invest detyrimin për të mos abuzuar me pozitën dominuese, veçanërisht, vendosjen, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, e çmimeve të padrejta të blerjes ose shitjes apo e kushteve te tjera te padrejta te tregtimit; kufizimin e prodhimit, tregjeve ose zhvillimit teknik: zbatimin e kushteve të pabarabarta për veprime tregtare të njëjta me palët, duke i vendosur ato në gjendje të pafavorshme konkurrence; vendosjen e kushteve për lidhjen e kontratave me palët e tjera, që këto të fundit të pranojnë detyrime shtesë, të cilat, për vete natyrën e tyre ose sipas praktikave tregtare, nuk kanë lidhje me objektin e kontratave në fjalë.

Për ndërmarrjet Tirana Administrim dhe S&D Invest u vendos detyrimi që në rezidencat e administruara prej tyre, të lejojnë aksesin edhe për ndërmarrjet e tjera, të cilat e kërkojnë këtë akses për të ofruar shërbimin e internetit.

Kompania Tirana Administrim gjithashtu u gjobit në masën 6% të xhiros së vitit paraardhës (në masën 443 mijë lekë), për abuzim me pozitën dominuese.

Ndërmarrja S&D Invest nuk u gjobit, edhe falë marrjes së angazhimit vullnetar prej saj për të shmangur sjellje të ngjashme në të ardhmen. Në vendimin e tij, Komisioni i Konkurrencës miratoi angazhimet e ndërmarrjes, së bashku me detyrimin për t’i zbatuar ato.

Për tre ndërmarrje të tjera, D&L Administrim, Arlis Administrim dhe Safe Security Albania, Autoriteti i Konkurrencës vendosi zgjatjen e afatit të hetimit, sepse informacioni i mbledhur prej tyre nuk ka qenë i mjaftueshëm për të siguruar një vendimmarrje objektive.

Ndërkohë, Autoriteti i Konkurrencës mbylli hetimin ndaj shoqërive të shërbimit të internetit ASC (Tring) dhe Selcom pa gjetur prova të abuzimit me pozitën dominuese nga ana e tyre.

Në maj të vitit të kaluar, Autoriteti i Konkurrencës vendosi hapjen e procedurës së hetimit të thelluar në tregun e ofrimit dhe aksesit të shërbimit të internetit, ndaj ndërmarrjeve të administrimit dhe ndërmarrjeve të internetit në rezidencat e banimit që këto ndërmarrje ushtrojnë veprimtarinë.

Hetimi i thelluar u hap nisur nga ankesat se disa prej shoqërive të administrimit të pallateve në Tiranë lejonin vetëm një numër të kufizuar operatorësh të shërbimit të internetit për të shtrirë infrastrukturën e rrjetit në pallatet e administruara prej tyre.

Një sjellje e tillë e ndërmarrjeve të veçanta u provua edhe nga gjetjet e hetimit të thelluar.

Në disa raste, aksionerët e shoqërive të administrimit zotëronin paralelisht edhe shoqëri të shërbimit të internetit dhe shfrytëzonin pozitën si administratorë për të ofruar shërbim internet vetëm me kompanitë e tyre./MONITOR

The post Konkurrenca urdhëron kompanitë të heqin monopolet e internetit në pallate appeared first on Lapsi.al.

❌
❌