Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 24 August 2025Main stream

Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen

By: Ardit
24 August 2025 at 16:14

Sulme ajrore izraelite kanë goditur kryeqytetin jemenas, Sana të dielën, më 24 gusht, raportuan mediat lokale. Këto sulme vijnë vetëm disa ditë pasi rebelët jemenas, të mbështetur nga Irani, gjuajtën municione thërrmuese drejt Izraelit. Televizioni Al-Masirah, që udhëhiqet nga rebelët Huthi, raportoi për sulmet. Këto janë sulmet e para në Sana, që kontrollohet nga rebelët, […]

The post Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen appeared first on BoldNews.al.

Before yesterdayMain stream

“Kushdo që na sulmon, do të dëmtohet 7-fish”/ IDF nis goditje ajrore kundër Huthëve në

28 May 2025 at 13:18

Ministri i Mbrojtjes Israel Katz deklaroi sot se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit kishin nisur një sulm ajror kundër Huthëve në Jemen. Ministri i Mbrojtjes tha se ‘kushdo që na dëmton do të dëmtohet 7-fish’ ndërsa aeroplanët e IDF sulmuan objektivat Huthë në Jemen

Sulmi kishte në shënjestër aeroportin e Sana’a-s, duke shkatërruar aeroplanin e fundit të mbetur, të përdorur nga grupi i mbështetur nga Irani, tha Katz. Duke thënë se kjo ishte pjesë e Operacionit “Xhevahiri i Artë”, ai shtoi se Izraeli po dërgonte “një mesazh të qartë dhe një vazhdim të drejtpërdrejtë të politikës që kemi vendosur: Kushdo që qëllon Shtetin e Izraelit do të paguajë një çmim të lartë”.

Katz tha se portet e Jemenit do të dëmtohen dhe aeroporti në Sana’a do të vazhdojë të shkatërrohet, ashtu si edhe infrastruktura e përdorur nga Huthit.

“Organizata terroriste Huthit do të jetë nën bllokadë detare dhe ajrore, siç kemi premtuar dhe paralajmëruar,” përfundoi Katz. “Kushdo që na dëmton do të dëmtohet shtatëfish.”

Houthit kanë nisur sulme të shumta me raketa balistike dhe dronë kundër Izraelit, të cilat janë përshkallëzuar gjatë javës së kaluar.

The post “Kushdo që na sulmon, do të dëmtohet 7-fish”/ IDF nis goditje ajrore kundër Huthëve në appeared first on Sot News | Lajme.

SHBA-ja kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 38 viktima

By: Ardit
18 April 2025 at 09:58

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 38 persona dhe janë plagosur 102 të tjerë. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e […]

The post SHBA-ja kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 38 viktima appeared first on BoldNews.al.

SHBA kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 20 viktima

18 April 2025 at 09:07

Ushtria amerikane tha se ka shkatërruar një port kyç të karburanteve në Jemen, që ishte nën kontrollin e rebelëve Huthi. Sipas rebelëve jemenas, nga sulmet ajrore amerikane janë vrarë të paktën 20 persona dhe janë plagosur 50 të tjerë. Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane (Centcom) tha se forcat e SHBA-së kryen sulme në portin e […]

The post SHBA kryen sulme në Jemen, rebelët Huthi raportojnë për të paktën 20 viktima appeared first on BoldNews.al.

Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi

10 January 2025 at 22:51

Avionët luftarakë izraelitë kanë shënjestruar rebelët Huthi në Jemen më 10 janar, përfshirë një stacion të energjisë dhe portet detare, në përgjigje të sulmeve me dronë dhe raketa të kryera nga rebelët.

Izraeli po ashtu ka paralajmëruar se do të shënjestrojë udhëheqësit e grupit.

Që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor të vitit 2023, rebelët Huthi, që mbështeten nga Irani, kanë gjuajtur dhjetëra raketa dhe dronë drejt Izraelit, për, siç kanë thënë, t’u solidarizuar me palestinezët në Rripin e Gazës.

Sulmet ajrore izraelite vijnë pasi ushtria e Izraelit rrëzoi dy dronë që besohet se ishin lëshuar nga Jemeni një ditë më parë.

Ushtria izraelite tha se ka shënjestruar caqe ushtarake të rebelëve Huthi në zonën bregdetare dhe në pjesë të tjetra të Jemenit.

Sulmet, sipas Izraelit, ishin kundërpërgjigje ndaj sulmeve të rebelëve kundër këtij shteti.

Izraeli tha se në këtë sulm morën pjesë mbi 20 avionë luftarakë.

Më pas, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha përmes një deklarate se rebelët jemenas u ndëshkuan për sulmet e tyre të vazhdueshme ndaj shtetit të tij.

“Siç kemi premtuar, rebelët Huthi po paguajnë dhe ata do të vazhdojnë të paguajnë çmim të lartë për agresionin kundër nesh”, tha ai, duke u zotuar se nuk do të tolerojë sulme ndaj Izraelit.

Pavarësisht dëmeve minimale, për shkak se sistemet izraelite të mbrojtjes kanë rrëzuar shumicën e raketave dhe dronëve të rebelëve, rebelët jemenas kanë penguar në mënyrë të ndjeshme jetën e civilëve në Izrael.

Ndërkaq, rebelët Huthi thanë se në 48 orët e fundit kanë shënjestruar Jafan, emrin që ata përdorin për t’iu referuar qytetit Tel Aviv të Izraelit.

Që nga 7 tetori 2023, Izraeli lufton në Gazë kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – grup që ka dënuar sulmet e fundit izraelite në Jemen.

Rebelët Huthi që nga nisja e luftës në Gazë po ashtu kanë shënjestruar anijet në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, duke nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania./REL

The post Izraeli kryen sulme hakmarrëse ndaj rebelëve Huthi appeared first on Sot News | Lajme.

Izraeli i paralajmëron rebelët Huthi: Rrezikoni fatin e Hamasit dhe Hezbollahut

By: fra nc
31 December 2024 at 10:49

Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon, i ka paralajmëruar për “herë të fundit” rebelët Huthi që t’i ndalin sulmet raketore kundër Izraelit, duke thënë se ata rrezikojnë ta përjetojnë fatin e njëjtë “mizor” sikurse Hamasi, Hezbollahu dhe Bashar al-Assadi i Sirisë, nëse ngulin këmbë.

Danon gjithashtu e paralajmëroi Iranin, i cili i mbështet Huthit, se Izraeli ka aftësi për ta goditur çdo shënjestër në Lindjen e Mesme, përfshirë në Iran.

Disa orë pas fjalimit të tij të hënën në mbrëmje, ushtria izraelite njoftoi se e rrëzoi një raketë të shkrepur nga Jemeni, e cila bëri që sirenat të binin në gjithë vendin.

Rebelët Huthi i sulmuan aeroportin “Ben Gurion” afër Tel Avivit dhe një stacion të energjisë elektrike në jug të Jerusalemit duke përdorur një raketë balistike hipersonike dhe një raketë balistike Zulfiqar, përkatësisht, tha të martën zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree.

Sulmet ndaj Izraelit nuk do të ndalen, tha Mohamed Ali al-Houthi, kreu i komitetit suprem revolucionar i Huthit, pasi ushtria izraelite njoftoi për sulmet raketore.

“Bombardimi i entitetit [Izraelit] po vazhdon, siç po vazhdon edhe mbështetja për Gazën”, shkroi ai në platformën X.

Danon, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, deklaroi se Izraeli nuk do t’i tolerojë sulmet e mëtejshme nga rebelët Huthi.

“U them rebelëve Huthi, mbase ju nuk i keni kushtuar vëmendje asaj që ndodhi në Lindjen e Mesme gjatë vitit të fundit”, tha Danon.

“Epo, më lejoni t’jua kujtoj se cfarë ka ndodhur me Hamasin, Hezbollahun dhe Assadin, me të gjithë ata që u përpoqën të na shkatërrojnë. Lë të jetë ky paralajmërimi i fundit për ju. Ky nuk është kërcënim. Ky është premtim. Ju do ta përjetoni fatin e njëjtë mizor”, tha Danon.

Javën e kaluar, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i paralajmëroi rebelët Huthi se Izraeli “sapo ka filluar”, pas sulmeve izraelite ndaj disa objektivave të lidhura me Huthit në Jemen, përfshirë aeroportin e Sanaas, portet në bregun perëndimor të vendit dhe dy termocentrale.

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se ishte duke u përgatitur për të hipur në një avion në aeroport kur ai u sulmua nga Izraeli. Ai shtoi se një anëtar i ekuipazhit të avionit u plagos.

Izraeli i vrau liderët kryesorë të grupit palestinez Hamas dhe grupit libanez Hezbollah, si dhe i shkatërroi strukturat e tyre ushtarake gjatë viteve së fundit. Eliminimi i tyre së bashku me rënien e regjimit të Assadit në Siri përfaqësojnë fitore monumentale për kryeministrin izraelit Netanyahu.

Huthit gjithashtu kanë kryer sulme ndaj anijeve tregtare në korridorin e Detit të Kuq, për, siç thonë ata, të treguar solidariteti me palestinezët në Gazë.

Rebelët Huthi kanë i sulmuar rreth 100 anije tregtare me raketa dhe dronë që nga fillimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës në tetor 2023, e cila nisi pas sulmit të papritur të Hamasit në jug të Izraelit, ku vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 250 të tjerëve.

Lufta hakmarrëse e Izraelit në Gazë prej atëherë i ka lënë të vdekur mbi 45.000 palestinezë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë.

Hamasi është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Izraeli i paralajmëron rebelët Huthi: Rrezikoni fatin e Hamasit dhe Hezbollahut appeared first on Euronews Albania.

Rusia dhe rebelët Huthi të bashkuar në armiqësinë e tyre kundër Perëndimit

By: Ela
26 November 2024 at 13:58

Rebelët jemenas, Huthi, kanë sulmuar anijet ndërkombëtare dhe kanë shtënë drejt forcave detare të Shteteve të Bashkuara në Detin e Kuq për më shumë se një vit. Sulmet me raketa dhe dronë të rebelëve Huthi kanë shkaktuar pengesa në një rrugë të rëndësishme të tregtisë globale dhe kanë nxitur sulme hakmarrëse nga Shtetet e Bashkuara […]

The post Rusia dhe rebelët Huthi të bashkuar në armiqësinë e tyre kundër Perëndimit appeared first on BoldNews.al.

Ushtria amerikane lajmëron se ka sulmuar objektet nëntokësore të armëve në Jemen

17 October 2024 at 07:39

Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) ka konfirmuar se ka goditur objekte të shumta në zonat e kontrolluara nga Houthi të Jemenit, disa orë pasi televizioni Al Masirah i lidhur me Houthi të Jemenit raportoi sulme në kryeqytetin Sanaa dhe qytetin e Saada.

“Këto veprime u ndërmorën për të degraduar aftësinë e Houthi-ve për të vazhduar sulmet e tyre të pamatura dhe të paligjshme ndaj anijeve tregtare ndërkombëtare dhe ndaj koalicionit amerikan, dhe personelit tregtar dhe anijeve në Detin e Kuq, ngushticën Bab al-Mandeb dhe Gjirin e Adenit,” CENTCOM tha në një deklaratë të shpërndarë në X.

Deklarata thoshte se SHBA-ja sulmoi “objektet e ngurtësuara nëntokësore që strehonin raketa” dhe armë të tjera.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Ushtria amerikane lajmëron se ka sulmuar objektet nëntokësore të armëve në Jemen appeared first on Euronews Albania.

Rebelët Huthi pretendojnë se kanë sulmuar Tel Avivin

3 October 2024 at 12:42

Rebelët jemenas, Huthi, që mbështeten nga Irani, thanë se kanë kryer një sulm me dronë ndaj Tel Avivit, edhe pse autoritetet izraelite nuk e kanë konfirmuar drejtpërdrejt këtë sulm.

Përmes një deklarate, rebelët thanë se kanë kryer “një operacion ushtarak që shënjestroi caqe të rëndësishme në Jafa [Tel Aviv] me një numër dronësh”.

“Operacioni arriti me sukses qëllimet e tij, dronët arritën caqet e tyre dhe armiku nuk ishte në gjendje të konfrontohej me ta apo t’i rrëzonte”.

Ushtria izraelite tha se ka penguar “një cak të dyshuar ajror” në afërsi të Izraelit qendror gjatë natës, pa dhënë më shumë detaje.

Të mërkurën, rebelët Huthi pretenduan se kanë lëshuar raketa lundruese drejt Izraelit, pasi një natë më parë Irani lëshoi afër 200 dronë drejt këtij shteti.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Rebelët Huthi pretendojnë se kanë sulmuar Tel Avivin appeared first on Euronews Albania.

❌
❌