Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

SHBA nuk komenton zgjedhjet në Shqipëri, Bimo: Udhëzimi i Rubios vendos administratën vetëm për interesat amerikane

By: redi
21 July 2025 at 21:45

Ish-ambasadori në Amerikë, Roland Bimo flet për heshtjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për zgjedhjet në Shqipëri, ku thotë se administrata e Trump më shumë po sheh punët e veta, interesat e amerikanëve. Sipas ish-ambasadorit Bimo, amerikanët përballen me 2 probleme jashtëzakonisht të mëdhaja: paraja blen shumë politikë, dhe e dyta, politika po blen politikat e shërbimeve sekrete.

Source

“Gjithë traktati ra kur Trump tha po pagove do të mbrohesh”/ Flet ish-ambasadori: Mbrojtja më e mirë është aleanca

28 May 2025 at 22:11

Ish-ambasadori Roland Bimo i ftuar në një intervistë televizive dha përshtypjet e tij për stërvitjen e NATO-s në Ballkan, Defender 25 si edhe ndryshimin në politikat ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes.

Sipas ish-ambasadorit me këtë qasje rrëzohet neni 5 i NATO-s dhe i gjithë traktati. Ish-ambasadori tha se me ardhjen e presidentit Donald Tump në pushtet, shumë aspekte të mbrojtjes dhe parime kanë ndryshuar, për deri sa Trump bëri thirrjen se “kush paguan do të mbrohet”.

Sakaq për ish-ambasadorin mbrojtja më e mirë është ,mbrojtja e aleancave.

Roland Bimo: Ne jemi një vend që jetojmë nga turizmi, nuk kemi burime tjera të ardhurash për të mbijetuar. Natyrisht në një atmosferë lufte frike natyrisht që numri i njerëzve që mund të vijnë në Shqipëri mund të jetë i reduktuar.

Kur ne i kemi hyrë reformës në ushtri që nga viti 1992 dhe deri sa përfundoi ideja themelore ka qenë se ne nuk kemi asnjë kërcënim rreth e qarkë. Tani ka ndryshuar e gjithë qasja. Flitet tani kaq shumë për sistem mbrojtje, sepse ka ardhur në pushtet një person i quajtur Donald Trump që ka një qasje tjetër ndaj gjësë që quhet mbrojtje. I thotë evropianëve që nga 20 janari bëni ç’të doni dhe unë nuk ju mbroj më. Nëse ne ende vazhdojmë mendojmë se NATO do na mbrojë kam përshtypjen se ka një deficit të madh në mënyrën e realizimit se si do realizohet ajo mbrojtje.

Unë kam përshtypjen se neni 5 dhe gjithë traktati ka rënë në kohën kur Donald Trump tha po pagove do mbrohesh, po nuk pagove nuk do mbrohesh. Pra ana e aleatit për vlerat e njëjta që na kanë bashkuar ne nuk kanë të bëjnë me parimet bazë siç është demokracia etj etj..tani nuk kanë të bëjnë më. Tani ka të bëjë vetëm kush paguan.

As Franca nuk e garanton mbrojtjen e vetë duke u mbështetur vetëm te mbrojtja e vetë, as Rusia. Mbrojtja më e mirë është aleanca sepse me këtë buxhet që kemi ne po të mendosh se çfarë të bësh me këto para është jashtëzakonisht minimale

The post “Gjithë traktati ra kur Trump tha po pagove do të mbrohesh”/ Flet ish-ambasadori: Mbrojtja më e mirë është aleanca appeared first on Sot News | Lajme.

Diplomati: Europa e sëmurë rëndë! Nuk frymëzon më!

29 November 2024 at 22:21

Diplomati Roland Bimo ishte i ftuar të premten në mbrëmje në emisionin “Balkan Talks” me Franko Egron, në Euronews Albania, ku foli mbi zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, fitoren e Trump në SHBA dhe luftën në Ukrainë.

Ndër të tjera ai u ndal dhe të zhvillimet në Ballkan dhe roli i BE ku theksoi se Europa tanimë sipas tij i ka humbur vlerat, nuk frymëzon dhe po lëngon si e sëmurë.

“Kudo në botë para 10 viteve flitej për Europën dhe vlerat e saj ndërsa sot Europa është si një i sëmurë i ligur që është në qoshe dhe nuk të frymëzon për asgjë. Vuçiç bën si i ka qefi gjëra që janë flagrante, pra BE e ka ulur shumë piacën. Prandaj duhet një bashkëpunim më i madh i shqiptarëve pasi ne kemi individë që bëjnë politikë të jashtme por nuk kemi insitucione dhe nuk ka një qasje të koordinuar. Kemi rastin e Hashim Thaçit ka 4-5 vjet në Hagë dhe nuk ndihet njeri, as në Shqiperi as në Kosovë as në gjtihë botën shqipfolëse se çfarë bëhet me këta njerëz”, tha diplomati Roland Bimo.

LEXONI GJITHASHTU:

The post Diplomati: Europa e sëmurë rëndë! Nuk frymëzon më! appeared first on Euronews Albania.

❌
❌