Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Before yesterdayMain stream

Benny Blanco zbulon planet për dasmën me Selena Gomez: Do të jetë e thjeshtë dhe verore

By: gaze tare
11 July 2025 at 16:45

Benny Blanco dhe Selena Gomez po kalojnë një nga periudhat më të lumtura të jetës së tyre. Çifti është plotësisht i dashuruar dhe po përgatiten të martohen së shpejti. Duke folur për dasmën e tyre, muzikanti shpjegoi se ata as nuk kanë filluar ta planifikojnë ende.

Në një episod të ri të podkastit “Therapuss with Jake Shane”, i cili u publikua më 10 korrik, producenti 37-vjeçar i muzikës foli hapur për marrëdhënien e tij me Selena Gomez, por edhe për faktin se për momentin ata nuk janë përfshirë fare në përgatitjet e dasmës.

“Jo, nuk jemi përfshirë ende, prandaj të dy duhet të relaksohemi. Punojmë kaq shumë“, shpjegoi ai dhe shtoi: “U fejuam dhe menjëherë pas kësaj po xhironim videoklipet për albumin tonë, pastaj erdhën festat, pastaj filloi promovimi dhe të gjitha këto.”

Më pas ai zbuloi se Selena Gomez u largua për të xhiruar serialin Only Murders in the Building, ndërsa ai po shkruante librin e tij të ri. “Kur ajo u kthye, qëndruam bashkë vetëm për një ditë. Pastaj ishte ditëlindja ime”, përshkroi ai, duke treguar se sa i ngjeshur është axhenda e tyre.

Lidhur me dasmën e tyre, Benny Blanco zbuloi se Ed Sheeran do të jetë patjetër në listën e të ftuarve, megjithëse ende nuk është caktuar një datë.

Selena Gomez kishte thënë më parë se ndoshta nuk do të kenë një valle të parë, pasi ndihet në siklet në momente të tilla, por do të kërcejë një “valle të veçantë” me gjyshin e saj dhe sigurisht do të marrë pjesë në Hora, vallëzimi tradicional i karriges që është i zakonshëm në dasmat hebraike.

The post Benny Blanco zbulon planet për dasmën me Selena Gomez: Do të jetë e thjeshtë dhe verore appeared first on iconstyle.al.

Bëhet ‘lëmsh’ rrjeti! Pse Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale?

By: gaze tare
20 June 2025 at 09:01

Selena Gomez dhe Hailey Bieber kanë ndezur sërish zërat për një përplasje të fshehtë, pasi fansat vunë re se të dyja e kanë hequr njëra-tjetrën nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale. Ky veprim ka mjaftuar për të ngritur dyshime të reja rreth marrëdhënies së tyre, e cila prej kohësh ka qenë nën vëzhgimin e publikut.

Edhe pse 32-vjeçarja Gomez dhe 28-vjeçarja Bieber kanë këmbëngulur në intervista të ndryshme se mes tyre nuk ka armiqësi, interneti duket se mendon ndryshe. Spekulimet se tensioni mes tyre lidhet me Justin Bieber, bashkëshortin e Hailey-t dhe ish-partnerin e Selenës, janë ringjallur fuqishëm.

Asnjëra nga vajzat nuk ka reaguar ende publikisht për këtë “unfollow” të ndërsjelltë, por një gjë është e sigurt: drama në rrjet nuk fle kurrë.

The post Bëhet ‘lëmsh’ rrjeti! Pse Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale? appeared first on iconstyle.al.

Bëhet ‘lëmsh’ rrjeti, Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale

20 June 2025 at 08:35

Selena Gomez dhe Hailey Bieber duket se kanë rinisur konfliktin e tyre të përfolur prej kohësh duke u hequr njëra-tjetrën në rrjetet sociale.

Fansat e tyre vunë re këtë veprim në rrjetet sociale, i cili i befasoi shumë njerëz, shkruan DailyMail.

Ndërkohë që Selena, 32 vjeç, dhe Hailey, 28 vjeç, kanë mohuar vazhdimisht se kanë ndonjë konflikt mes tyre, kjo nuk i ka ndaluar fansat të spekulojnë se ato janë zënë për shkak të Justin Bieber.

 

Selena ishte në një marrëdhënie të herë pas hershme deri në vitin 2018, kur ata u ndanë përfundimisht dhe ai pothuajse menjëherë nisi lidhjen me Hailey-n.

Ato përfundimisht u përpoqën të shuajnë thashethemet për një konflikt duke pozuar së bashku në një fotografi në vitin 2022.

Rreth së njëjtës kohë, Selena bëri thirrje në rrjetet sociale që fansat e saj të ndalonin urrejtjen ndaj Hailey-t në internet.

Në vitin 2023, ato shkuan edhe një hap më tej në përpjekjen për pajtim duke ndjekur njëra-tjetrën në Instagram. /Telegrafi/

The post Bëhet ‘lëmsh’ rrjeti, Selena Gomez dhe Hailey Bieber nuk ndiqen më në rrjete sociale appeared first on Telegrafi.

Selena Gomez debuton në listën e Forbes, ja gratë më të pasura të Amerikës

By: V K
8 June 2025 at 15:02

Forbes ka publikuar listën e saj vjetore të grave më të pasura në vend që kanë krijuar vetë pasuri, me yje të rinj dhe të kthyer që kanë hyrë në listë.

Lista e revistës, që rendit 100 gratë më të pasura në Amerikë, e pa Selena Gomez të sapoardhur në listë, kryesisht për shkak të pjesëmarrjes së saj në kompaninë e kozmetikës Rare Beauty, të cilën ajo e lançoi në vitin 2020 dhe vlerësohet në 1.3 miliardë dollarë.

Pasuria neto e Gomez, vlerësohet në 700 milionë dollarë dhe ajo është një nga 16 personazhet e famshëm që kanë fituar një vend në listë.

(Në shtator, Bloomberg e shpalli Gomez miliardere, duke e vlerësuar pasurinë e saj në 1.3 miliardë dollarë.)

Yje të tjerë në listë përfshijnë Taylor Swift, Kim Kardashian, Kylie Jenner, Oprah Winfrey, Beyoncé, Reese Witherspoon dhe Rihanna.

Gratë më të pasura që ia kanë dalë mbanë sipas Forbes: Shikoni personazhet e famshëm në listë!

Oprah Winfrey

Kim Kardashian

Taylor Swift

Rihanna

Madonna

Beyoncé Knowles-Carter

Selena Gomez

Kylie Jenner

Gjyqtarja Judy Sheindlin

Celine Dion

Barbra Streisand

Ellen Degeneres

Dolly Parton

Reese Witherspoon

Katy Perry

Serena Williams.

The post Selena Gomez debuton në listën e Forbes, ja gratë më të pasura të Amerikës appeared first on Albeu.com.

Ndoqi koncertin e Beyonce, Selena Gomez përballet me kritika

By: user 10
28 May 2025 at 16:36

Selena Gomez është vënë në qendër të kritikave në rrjetet sociale, pasi është akuzuar për mungesë respekti gjatë koncertit të Beyoncé që u mbajt këtë fundjavë në stadiumin MetLife në New Jersey.

Selena ndau disa foto nga mbrëmja në rrjetin e saj social,Instagram, por një detaj në njërën prej tyre shkaktoi reagime të ashpra nga fansat. Në një foto, ajo shihet në një suitë VIP duke ndjekur koncertin, por në të njëjtën kohë, në telefonin e saj shfaqet ndeshja e NBA-së mes New York Knicks dhe Indiana Pacers. Në mbishkrimin që e shoqëronte foton, ajo shkroi: “Sërish me sytë nga ndeshja.”

Përdorues të shumtë në rrjetin X (ish-Twitter) e kritikuan Gomez për sjelljen e saj gjatë koncertit.

“Selena Gomez me të vërtetë tha që koncerti i Beyoncé ishte i mërzitshëm, ndaj vendosi të shikojë një ndeshje basketbolli,” shkroi një komentues.  “Shkon në koncertin e Beyoncé vetëm për të parë një ndeshje? Mungesë respekti totale,”  shtoi një tjetër.

Ndërkohë, pati edhe komentues që dolën në mbrojtje të këngëtares, duke argumentuar se ndeshja ishte një moment i rëndësishëm për shumë fansa, veçanërisht për ata që jetojnë në Nju Jork.

“Unë jetoj në NYC dhe shumë miq të mi që ishin në koncert e kishin gjithashtu lojën në telefon. Nuk është ndonjë krim,”  komentoi një ndjekës.

“Në fund të fundit, Knicks nuk kanë fituar kampionat që nga vitet ’70 – më falni, por ndonjëherë duhet të ndjekësh të dyja!”, shtoi një tjetër me humor.

Koncertet e turneut Cowboy Carter të Beyoncé po tërheqin vëmendjen e shumë figurave publike. Ndër të ftuarit e njohur kanë qenë edhe Meghan Markle dhe Princ Harry, të cilët ndanë foto nga mbrëmja duke e përshkruar si një “takim romantik të paharrueshëm”.

 

The post Ndoqi koncertin e Beyonce, Selena Gomez përballet me kritika appeared first on Lapsi.al.

Selena Gomez mbështet Hailey pas deklaratës së Justin

By: user 10
22 May 2025 at 17:34

Selena Gomez tregoi përkrahje për Hailey Bieber pasi Justin Bieber pranoi se i kishte thënë dikur modeles se nuk do të shfaqej kurrë në kopertinën e Vogue.

Këngëtarja e “Good For You”, pëlqeu një postim të ndarë nga llogaria zyrtare e Hailey-t në Instagram për markën e saj të kujdesit të lëkurës, Rhode Skin, të mërkurën.

Postimi përmbante një foto bardhezi të Hailey-t,  me një shishe të produktit të saj të famshëm “glazing milk” mbi kokë dhe njoftonte se Rhode Skin do të shitej në rrjetin Sephora.

Reagimi i fansave ishte i menjëhershëm, duke e lavdëruar Gomez për mbështetjen e saj ndaj biznesit të Hailey-t: “Selena e pëlqeu postimin!!” shkroi një komentues. “Selena gjithmonë tregon se është pro vajzave ,” tha një tjetër. “Selena është shumë e sjellshme,” shtoi një fans.

Kjo shfaqje solidariteti vjen pak pasi Justin zgjodhi një mënyrë të çuditshme për të festuar kopertinën e Hailey-t në Voguepër edicionin e verës 2025. Në një postim në Instagram, ai rrëfeu:
“Më kujtohet kur u zumë keq dhe i thashë Hailey-t që nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue. E di, ishte një gjë shumë e keqe për tu thënë. Zemër, ti tashmë e di, por më fal që të thashë se s’do të merrje kurrë një kopertinë të Vogue. Qartësisht, kam gabuar.”

Pas kritikave në komentet, Justin e redaktoi postimin duke hequr tekstin. Justin dhe Selena u ndanë në fillim të vitit 2018, dhe vetëm pak muaj më vonë, ai u martua me Hailey-n në shtator të po atij viti. Që atëherë, ka pasur vazhdimisht spekulime për “përplasje” mes Selena-s dhe Hailey-t, ndonëse të dyja janë përpjekur t’i shuajnë thashethemet.

Së fundmi, Hailey bëri shaka me zërat që thonë se ajo përdor llogari të rreme për të ndjekur Selena-n, ndërsa në një intervistë në 2022 kishte thënë se “mes nesh ka vetëm dashuri.” Ato madje u fotografuan së bashku në një event publik në të njëjtin vit.

The post Selena Gomez mbështet Hailey pas deklaratës së Justin appeared first on Lapsi.al.

Si po i tregon Selena Gomez mbështetjen Hailey Bieber?

By: gaze tare
22 May 2025 at 17:57

Selena Gomez i tregoi pak dashuri Hailey Bieber, pasi Justin rrëfeu se i kishte thënë me hidhërim modeles se nuk do të ishte kurrë në kopertinën e Vogue.

Këngëtarja e “Good For You” “pëlqeu” një postim të ndarë në llogarinë e Instagram-it të Hailey-t, Rhode Skin, të mërkurën. Postimi paraqiste një foto bardhë e zi të Hailey, 28 vjeç, me një shishe qumështi për lustrim të markës së saj që i balancohej mbi kokë dhe përfshinte një mbishkrim që njoftonte se Rhode Skin do të shitej në Sephora.

Disa fansa me vërshuan seksionin e komenteve të postimit pasi kuptuan se Gomez, kishte shtypur butonin e zemrës në njoftim.

Selena Gomezit i pëlqeu!!” shkroi një person me brohoritje në seksionin e komenteve.

«Selena gjithmonë e vërteton se është një vajzë e mire», tha një person i dytë.

Mbështetja e aktores së “Only Murders in the Building” për Hailey vjen menjëherë pasi Justin festoi çuditërisht kopertinën e Vogue të verës 2025 të gruas së tij, duke pranuar se dikur i kishte thënë asaj se ajo nuk do të ishte kurrë në kopertinën e revistës.

The post Si po i tregon Selena Gomez mbështetjen Hailey Bieber? appeared first on iconstyle.al.

Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco

By: gaze tare
11 May 2025 at 11:16

Selena Gomez e ka zgjedhur mënyrën më të qetë – por më të fortë – për t’iu përgjigjur spekulimeve rreth një “drame dashurie” në jetën e saj. Pas thashethemeve që qarkullonin në rrjete sociale, të cilat aludonin për një krizë mes saj dhe Benny Blanco, këngëtarja i ka dhënë fund gjithçkaje me një postim nostalgjik në Instagram.

Në mesin e fotove me miqtë e vjetër, vëmendjen e mori një imazh me Theresa Marie – yllin e OnlyFans me të cilën u përfol për një lidhje të mundshme të Benny-t. Por për Selenën, gjithçka është shumë më e thjeshtë: kujtime të bukura, momente të sinqerta, dhe zero dramë.

Theresa dhe Selena janë mike të ngushta që nga viti 2019, dhe postimi duket si një mesazh i qartë se nuk ka vend për xhelozi, as për ndarje. Madje, pak ditë më parë, Selena foli me dashuri për lidhjen e saj me Benny Blanco, duke rrëfyer se ai i riktheu ndjesinë e të qenit e dashuruar pas një boshllëku emocional që zgjati pesë vjet.

“Kur e putha, ndjeva diçka ndryshe. Nuk më kishte ndodhur prej shumë kohësh”, tha ajo në podcast-in “Table Manners”.

Dashuria e Selenës, ndryshe nga dramat që i veshin të tjerët, duket se është e qetë, e vërtetë dhe e vendosur të mos ndalet nga thashethemet.

The post Selena Gomez i jep fund thashethemeve për tradhtinë e Benny Blanco appeared first on iconstyle.al.

Benny Blanco tradhëton Selena Gomez me shoqen e saj?

By: user 10
2 May 2025 at 20:41

Selena Gomez ka hequr nga ndjekësit në Instagram shoqen e saj më të ngushtë, Theresa Marie.

Një fanse e vuri re këtë ndryshim dhe postoi në Twitter, duke treguar se Theresa mungonte nga lista e ndjekësve të këngëtares, megjithatë ajo e ndjek Selenën.

Ndërkohë, Theresa ende ndiqet edhe nga i fejuari i Selenës, Benny Blanco.

Të dy, Theresa dhe Benny, janë parë nga fansat duke darkuar së bashku, pas një videoje të publikuar në TikTok.

Në komentet e fansave pati spekulime mbi qëllimin e takimit midis tyre– disa mendojnë se mund të ketë probleme në marrëdhënien e Selenës, të tjerë sugjerojnë se ndoshta ata po planifikonin diçka për të dhe se ishte një takim i pafajshëm.

Aludimet vijnë pasi Selena pranoi se ishte ndier “e vetmuar” dhe “nuk i pëlqente askush” për pesë vite pas ndarjes me ish-të dashurin Justin Bieber.

Këngëtarja dhe Justin, kishin një marrëdhënie të ndërlikuar për gati një dekadë, para se të ndaheshin zyrtarisht në vitin 2018.

Dy muaj më vonë, Justin u rikthye me Hailey-n, të cilën e kishte takuar shkurtimisht në 2016, dhe u martuan më vonë atë vit.

Ndërkohë që Justin kaloi shpejt te një marrëdhënie tjetër, këngëtarja tha se u ndie shumë e vetmuar pas ndarjes, derisa takoi të fejuarin e saj aktual, Benny.

Selena e bëri këtë rrëfim gjatë një episodi të podcastit Table Manners të Jessie dhe Lennie Ware, ku foli për puthjen e tyre të parë, të cilën e quajti “të turpshme”.

Më rrahu zemra aq fort dhe më doli një skuqje në fytyrë, isha shumë e nervozuar.

Nuk më kishte pëlqyer askush për një kohë shumë të gjatë.

Disa puthje janë për qejf, por kur ndjen diçka pas një puthjeje, është ndryshe.
Kisha qenë vetëm për rreth pesë vite, përveç disa takimeve të këqija, por kurrë nuk isha ndier ashtu. Dhe më erdhi pak turp”, rrëfeu ajo.

The post Benny Blanco tradhëton Selena Gomez me shoqen e saj? appeared first on Lapsi.al.

Po thyhet fejesa e Selenës? Fansat zbulojnë një tjetër ‘tradhti’ të mundshme

By: gaze tare
2 May 2025 at 08:16

Prej muajsh, marrëdhënia mes Selena Gomez dhe producentit muzikor Benny Blanco ka qenë në vëmendjen e publikut, që prej konfirmimit të lidhjes së tyre në vitin 2023 dhe fejesës në dhjetor 2024. Por së fundmi, fansat kanë filluar të dyshojnë se diçka po shkon keq mes çiftit.

Spekulimet nisën pas një videoje të publikuar në TikTok, ku Benny Blanco shihet në një restorant me një grua, që fansat mendojnë se është Theresa Marie – një prej shoqeve më të ngushta të Selenës. Në video, një fans i afrohet Blanco-s dhe këndon një pjesë të këngës “Same Old Love” të Selenës, duke i kërkuar leje të performojë në dasmën e tyre. Blanco duket i hutuar, ndërsa gruaja përballë tij qesh – dhe ndjekësit besojnë se ajo është pikërisht Theresa Marie.

Pas kësaj, fansat vunë re se Selena e kishte hequr nga lista e ndjekësve në Instagram Theresa-n, ndonëse kjo e fundit ende e ndjek këngëtaren. Dyshimet u shtuan kur në rrjet u përhapën thashetheme se Blanco mund të jetë abonuar në llogarinë OnlyFans të Theresa-s.

Sipas një përdoruesi në X (ish-Twitter), që ndau një seri postimesh mbi këtë situatë, dyshimet janë të vërteta. Ai citoi gjithashtu burime që tregonin se Selena ishte parë me shoqet e saj të tjera si Raquelle Stevens dhe Ashley Cook, me aludimin se ishte në një periudhë të vështirë emocionale.

Megjithatë, të tjerë fansa janë skeptikë dhe mendojnë se këto janë vetëm hamendësime. Disa komentues në Reddit e quajtën historinë “të pabesueshme” dhe thanë se mungon çdo provë konkrete. “Kush do ishte aq budalla sa të tradhtonte Selenën?”, pyet dikush.

Në të vërtetë, e vetmja “provë” është një video në TikTok dhe një unfollow në Instagram – të cilat mund të jenë krejtësisht të palidhura. Nuk ka asnjë konfirmim nga Gomez apo Blanco mbi këtë situatë, ndaj për momentin, mbetet vetëm një tjetër teori e rrjeteve sociale.

The post Po thyhet fejesa e Selenës? Fansat zbulojnë një tjetër ‘tradhti’ të mundshme appeared first on iconstyle.al.

Selena Gomez nuk e ndjek më shoqen e saj më të mirë në Instagram, dyshohet për faktin që ajo darkoi me të fejuarin e saj

1 May 2025 at 23:45

Selena Gomez tërhoqi sërish vëmendjen e publikut, këtë herë për shkak të lëvizjeve në rrjetet sociale që shumë i interpretuan si shenjë të miqësive të prishura.

Konkretisht, fansat vunë re se këngëtarja nuk e kishte ndjekur më shoqen e saj prej shumë kohësh, Theresa Marie, në Instagram.

Postimi i fundit ku ata u shfaqën së bashku ishte më 10 mars, kur morën pjesë në një festë me shoqen e tyre Anna Collins.

Foto: Selena Gomez/Instagram

Edhe pse Theresa ende e ndjek Selenën, mosndjekja e dikujt në rrjetet sociale shpesh shihet si shenjë e marrëdhënieve të tendosura ose një prishjeje të komunikimit, duke shkaktuar një mori komentesh dhe spekulimesh midis fansave.

E gjithë situata merr vëmendje të shtuar nga dalja e supozuar e përbashkët midis Theresa-s dhe të fejuarit të Selenës, Benny Blanco.

Sipas DailyMail, të dy u panë së bashku në darkë, gjë që menjëherë ngjalli spekulime për mosmarrëveshje të mundshme midis Selenës dhe Benny-t. Ndërsa disa shprehën shqetësim për marrëdhënien e tyre, të tjerë spekuluan se takimi mund të ketë qenë pjesë e organizimit të një surprize për Selenën.

Foto: Selena Gomez/Instagram

Kujtojmë që Selena dhe Benny njoftuan fejesën e tyre në dhjetor, një vit pasi konfirmuan publikisht lidhjen e tyre.

Benny Blanco është një nga producentët më të famshëm të muzikës sot, i cili ka punuar me emra të mëdhenj të skenës muzikore botërore si Ed Sheeran, BTS, Eminem, Justin Bieber, Katy Perry, Rihanna, The Weeknd dhe shumë të tjerë. /Telegrafi/

The post Selena Gomez nuk e ndjek më shoqen e saj më të mirë në Instagram, dyshohet për faktin që ajo darkoi me të fejuarin e saj appeared first on Telegrafi.

Detaje rreth dasmës së Selenës me Benny Blanco, zakoni që nuk do e respektojnë

By: gaze tare
1 May 2025 at 16:48

Selena Gomez dhe i fejuari i saj Benny Blanco po përgatiten për dasmën e tyre. Megjithatë, sipas zbulimeve të bëra nga këngëtarja dhe aktorja e famshme rreth asaj dite të veçantë, çifti nuk ka ndërmend të bëjë një vallëzim të parë. Lidhja e çiftit filloi në korrik të vitit 2023 dhe që atëherë ata kanë qenë të pandashëm. Në dhjetor 2024, ata njoftuan fejesën e tyre dhe duket se përgatitjet për dasmën e tyre janë në kulmin e tyre.

Gomez foli për vendimin e tyre gjatë paraqitjes së saj në podkastin “Table Manners”. Siç tha ajo, ideja që të gjithë sytë janë mbi të e bën të ndihet në siklet: “Ndoshta do të ndihesha pak në siklet me të gjithë sytë mbi mua – kjo është arsyeja pse nuk do të kemi një vallëzim të parë”, pranoi ajo. Benny Blanco i konfirmoi deklaratat e saj, duke thënë: “Ajo është thjesht pak e turpshme.

Megjithatë, Selena Gomez nuk do ta shmangë plotësisht pistën e vallëzimit. Siç zbuloi ajo, ka planifikuar një moment të veçantë me gjyshin e saj nga nëna, pasi ai nuk pati mundësinë ta shoqëronte të bijën në dasmën e saj, e cila u zhvillua papritur në Las Vegas.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TMZ (@tmz_tv)

The post Detaje rreth dasmës së Selenës me Benny Blanco, zakoni që nuk do e respektojnë appeared first on iconstyle.al.

Selena Gomez dhe Benny Blanco morën vëmendjen me paraqitjen e tyre të fundit në publik

9 April 2025 at 23:45

Selena Gomez dhe i fejuari i saj, Benny Blanco, morën vëmendjen e të gjithëve me paraqitjen e tyre në publik të marten.

Ata ngrohën zemrat e fansave me romancën e tyre që nga momenti kur bënë të ditur lidhjen e tyre, në janar të vitit të kaluar, shkruan DailyMail.

Ndërkaq, në fund të vitit të kaluar, gjegjësisht në dhjetor, ata e konfirmuan fejesën e tyre.

Ata fituan edhe më shumë simpatinë e publikut gjatë një paraqitjeje në podcast, me fansat të cilët pohonin se Benny Blanco ishte një i dashur ideal.

Selena dhe Benny vetëm së fundmi kanë publikuar një album të përbashkët “I Said I Love You First”, i mbushur me dedikime të ngrohta për marrëdhënien e tyre.

Këtë javë, ata u panë në publik kur ndoqën ndeshjen mes New York Knicks dhe Boston Celtics të martën.

Në një veprim të ëmbël, ata kombinuan veshjet e tyre, duke veshur pallto ngjyrë bezhë. /Telegrafi/

The post Selena Gomez dhe Benny Blanco morën vëmendjen me paraqitjen e tyre të fundit në publik appeared first on Telegrafi.

Justin Bieber reagon ndaj fejesës së Selena Gomez?

By: user 10
6 April 2025 at 16:21

Fansat pohojnë se Justin Bieber ka reaguar ndaj fejesës së ish-të dashurës së tij Selena Gomez me Benny Blanco pasi ai ndau një meme në Instagram Story të mërkurën.

Meme në fjalë paraqiste një skenë nga “The Lord of the Rings” kur Gollum mban një unazë ari në sytë e tij. Teksti së bashku me klipin lexonte veçanërisht: “Vajzat në rrjetet sociale kur fejohen”.

Nuk u desh shumë kohë që përdoruesit e rrjeteve sociale të spekulonin rreth kuptimit të postimit të fshehtë të këngëtarit “Sorry”.

“Justin Bieber po çmendet për shkak të fejesës së Selenës?? Karma është e vërtetë,” postoi një person përmes X, së bashku me tekstin e këngës së re të Gomez dhe Blanco “How Does It Feel to be Forgotten”.

“Oh kjo është e turpshme. Mos harroni se ai filloi të shpërthejë me postimet shqetësuese pas fejesës së Selenës,” shkroi një person tjetër.

Një përdorues i tretë komentoi, “Kaq i papjekur, ai është baba i një fëmije, ka kaluar pothuajse një dekadë, kur do heqi dorë.”

Aktorja e “Only Murders in the Building” njoftoi fejesën e saj me Blanco  përmes Instagramit në dhjetor 2024 pas lidhjes për më shumë se një vit. Në atë kohë, ajo shfaqi  unazën e saj të diamantit, e cila ishte projektuar nga producenti i muzikës dhe dyshja e bizhuterive pas Abril Barret.

Por fansat besojnë se Gomez e sapofejuar ende e ka vënë në shënjestër Bieber-in në albumin e përbashkët të saj dhe Blanco, “I Said I Love You First” – i cili u publikua muajin e kaluar.

Në “How Does It Feel to Forgotten”, ylli i popit këndon, “Shko qaj aty ku askush nuk të shikon” / Nuk mund ta imagjinoj / Si është të jesh i harruar?

 

The post Justin Bieber reagon ndaj fejesës së Selena Gomez? appeared first on Lapsi.al.

Upss! Justin Bieber sapo thumboi Selena Gomez-in me postimin e fundit?

By: gaze tare
3 April 2025 at 14:17

Fansat mendojnë se Justin Bieber ka reaguar në mënyrë të fshehtë ndaj fejesës së ish-të dashurës së tij, Selena Gomez, me producentin Benny Blanco. Këngëtari publikoi një meme nga filmi “The Lord of the Rings”, ku personazhi Gollum shfaqet duke mbajtur unazën e artë, e shoqëruar me tekstin: “Vajzat në rrjetet sociale kur fejohen”.

Ky postim nxiti spekulime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës aluduan se ishte një thumb ndaj Gomez. “Justin Bieber po çmendet nga lajmi i fejesës së Selenës?? Karma është reale”, shkroi një përdorues në X. Të tjerë e kritikuan këngëtarin, duke e quajtur të papjekur dhe duke kujtuar se tashmë është baba.

Ndërkohë, Bieber nuk ka bërë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë për këtë çështje.

The post Upss! Justin Bieber sapo thumboi Selena Gomez-in me postimin e fundit? appeared first on iconstyle.al.

Selena Gomez reflekton për dashuritë e mëparshme

By: user 10
27 March 2025 at 14:40

Selena Gomez ka reflektuat për dashuritë e mëparshme.

Në një intervistë me të fejuarin e saj Benny Blanco për podcast-in On Purpose me Jay Shetty, aktorja e Only Murders in the Building u kthye në marrëdhëniet e kaluara.

Çifti publikoi albumin e tyre të përbashkët “I Said I Love You First”, i cili u jep fansave një vështrim të brendshëm të lidhjes së tyre.

Gomez, 32, dhe Blanco, 37, folën për zgjidhjen e konflikteve, debatin me partnerin tuaj romantik dhe se si ndonjëherë mund të jetë emocionale dhe e tepruar.

“Jam ndjerë fajtore . Mendoj se për mua, domosdoshmërisht u ndjeva sikur në situatat e tjera të mia isha shumë reaktive. Mendoj se kjo është arsyeja pse isha vetëm për pesë vjet, sepse kisha vërtet nevojë të mblidhja veten,” tha Gomez në episodin e podcast-it.

Këngëtarja e “Lose You to Love Me” gjithashtu vuri në dukje se i është dashur kohë për t’u pjekur dhe ajo nuk është e sigurt se do të kishte qenë emocionalisht gati për të qenë me Blanco.

“Mendoj se në të kaluarën, kjo është arsyeja pse i them atij gjatë gjithë kohës që 10 vjet më parë, nuk është se nuk do të kisha dashur të isha me ty, thjesht nuk do të isha në hapësirën e duhur dhe nuk mendoj se ti e meriton atë që kam kaluar më parë”, u shpreh Gomez.

Ajo vazhdoi: “Kam mësuar shumë dhe kam bërë gabime dhe thjesht dua që kjo të jetë e drejtë. Kështu që për mua, ky ishte një mësim që duhej të mësoja.”

“Unë mendoj se vajzat mund të duan njësoj të kenë të drejtë. Për mua, ishte vërtet e vështirë në të kaluarën dhe ai e ka bërë jashtëzakonisht të lehtë, kështu që nëse arrij deri në pikën ku jam kaq r frustruar, ai është shumë i shpejtë për të kuptuar,”shtoi artistja.

Ajo përfundoi duke thënë se durimi i Blanco-s e ndihmoi atë të ndryshonte.

Çifti filloi të takohej në vitin 2023, duke bërë publike lidhjen e tyre në dhjetor 2023. Ata u fejuan dhjetorin e ardhshëm.

Javë pas fejesës së tyre dhe ngacmimit të muzikës së re në TikTok, Selen dhe Benny njoftuan albumin e tyre të bashkëpunimit.

Ky album u bashkua në mënyrë organike si rezultat i drejtpërdrejtë i rehatisë që ata të dy ndjenin kur punonin së bashku në mënyrë krijuese, duke i lejuar ata të prodhojnë art që pasqyron në mënyrë autentike përvojat e tyre,” thuhej në një deklaratë për shtyp që njoftonte albumin.

 

The post Selena Gomez reflekton për dashuritë e mëparshme appeared first on Lapsi.al.

Selena thotë se përballet me komente negative për peshën e saj: Nuk jam modele

By: gaze tare
26 March 2025 at 14:43

Gjatë një paraqitjeje në podcast-in “On Purpose with Jay Shetty” më 24 mars 2025, Selena Gomez foli për sfidat që përballet si figurë publike në mediat sociale, veçanërisht lidhur me komentet mbi peshën e saj. Ajo pranoi se, ndonëse përpiqet të shmangë komentet negative, shpesh i lexon ato, gjë që ndikon në ndjenjat e saj. Gomez theksoi se gratë përballen me kritika më të ashpra për pamjen e tyre krahasuar me burrat, duke shtuar: “Askujt nuk i intereson këto lloj gjërash te burrat.”

Këngëtarja dhe aktorja gjithashtu ndau se medikamentet që merr për trajtimin e lupusit, një sëmundje autoimune me të cilën është diagnostikuar, shkaktojnë luhatje në peshë. Ajo theksoi rëndësinë e shëndetit të saj mbi përpjekjet për të përmbushur standardet e pamjes: “Më mirë të jem e shëndetshme dhe të kujdesem për veten. Medikamentet e mia janë të rëndësishme dhe besoj se më ndihmojnë. Unë nuk jam modele dhe nuk do të jem kurrë.”

Gomez ka qenë e hapur për sfidat e saj me shëndetin dhe ndikimin e komenteve negative në mirëqenien e saj mendore. Në një intervistë të mëparshme, ajo pranoi se leximi i komenteve negative për peshën e saj pas diagnozës së lupusit e kishte prekur shumë.

Duke ndarë përvojat e saj, Gomez synon të rrisë ndërgjegjësimin për ndikimin e komenteve në internet dhe të promovojë një imazh pozitiv të trupit dhe mirëqenies mendore.

The post Selena thotë se përballet me komente negative për peshën e saj: Nuk jam modele appeared first on iconstyle.al.

Selena Gomez zbulon anën më intime të romancës së saj me Benny Blancon, në albumin e ri

21 March 2025 at 23:29

Selena Gomez dhe producenti i njohur Benny Blanco kanë publikuar albumin e tyre të parë të përbashkët, “I Said I Love You First”, një projekt me 14 këngë që ofron një vështrim intim në romancën e tyre.

Albumi përmban një kombinim të pasionit dhe reflektimit emocional, duke përfshirë këngë si “Cowboy”, ku Gomez këndon me ton joshës për lidhjen e tyre, dhe “Bluest Flame”, ku ajo pranon dëshirën për një natë të çmendur dashurie.

Megjithatë, jo gjithçka në album është e zjarrtë. Gomez bëhet më reflektive në “Ojos Tristes”, një baladë spanjolle ku kujton një dashuri të kaluar, shkruan DailyMail.

Projekti përfshin gjithashtu bashkëpunime me emra të njohur si Gracie Abrams, J Balvin, Tainy dhe Charli XCX.

Në rrjetet sociale, Selena e përshkroi albumin si një rrëfim të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së saj me Blanco.

“Këto këngë janë një pjesë e shpirtit tim dhe jam mirënjohëse për të gjithë ata që ndihmuan në krijimin e tij”, shkroi ajo.

Albumi vjen pas një periudhe të rëndësishme në jetën e tyre personale, pasi çifti njoftoi fejesën në dhjetor 2024.

Gjatë një interviste për “The Tonight Show”, Blanco pranoi se propozimi ishte një nga momentet më stresuese të jetës së tij, veçanërisht kur Gomez pothuajse e shtyu planin pa e ditur se çfarë e priste.

Ky është publikimi i parë i plotë i Selenës që nga viti 2021 dhe një dëshmi e zhvillimit të saj artistik dhe personal.

Fansat kanë pritur me padurim këtë projekt, dhe tashmë albumi po bën bujë në industrinë muzikore. /Telegrafi/

The post Selena Gomez zbulon anën më intime të romancës së saj me Benny Blancon, në albumin e ri appeared first on Telegrafi.

Selena Gomez flet për foton e parë që bëri me partnerin, ç’ndodhi më pas?

By: gaze tare
14 March 2025 at 18:23

Benny Blanco nuk do ta harrojë kurrë momentin kur bëri “fotografinë e tij të parë zyrtare” me të fejuarën e tij Selena Gomez – apo atë që ndodhi pasi u bë selfie.

Ata zbuluan foton speciale, teksa paralajmëruan këngën e tyre të re të përbashkët “Sunset Blvd”, e cila u publikua më 14 mars. Në foton bardh e zi, çifti shihet në një divan dhe Gomez është duke e përqafuar producentin e muzikës.

Blanco postoi në Instagram Stories historinë e ëmbël se si u bë fotografia.

“Ndjej sikur pikërisht ky moment do të mbetet përgjithmonë në memorien time… ne po luanim një lojë tavoline dhe në kartën që vizatuam shkruhej ‘bëni një selfie së bashku’ dhe më pas u shtrive në gjoksin tim… pasi bëmë foton ndjeva se zemra jote po rrihte aq fort sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të përkulesha dhe të puthja”, ka shkruar ai sipër fotos.

Dhe ai vazhdoi: “dhe unë mund t’ju them me besim se ky ishte vendimi më i mirë që kam marrë ndonjëherë në jetën time… Unë të dua”.

Gomez ripostoi mesazhin e Blanco në Instagram Stories, duke shkruar thjesht: “Të dua”.

The post Selena Gomez flet për foton e parë që bëri me partnerin, ç’ndodhi më pas? appeared first on iconstyle.al.

Selena Gomez shfaqet me të brendshme të zeza, për të promovuar këngën e re me Benny Blanco

14 March 2025 at 16:42

Selena Gomez ndezi rrjetet sociale të enjten mbrëma, duke promovuar këngën e saj të re me të fejuarin Benny Blanco, “Sunset Blvd”.

Në një fotografi të zjarrtë, këngëtarja 32-vjeçare pozoi me një neglizhe të zezë dhe një mantel me dantella, ndërsa ndriçohej nga një dritë portokalli.

Ndërkohë, Blanco ndau një kujtim romantik në Instagram, duke treguar momentin kur e puthi për herë të parë Selenën, shkruan DailyMail.

“Ndjeva zemrën tënde duke rrahur aq fort sa nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të të puth”, shkroi ai. Selena e ripostoi mesazhin, duke i shtuar thjesht: “Të dua”.

Videoja e këngës, e frymëzuar nga vitet e 80-ta, paraqet Gomez-in me një pamje nostalgjike dhe flirtuese, duke kënduar për një dashuri pasionante në mes të Sunset Boulevard.

Ky projekt muzikor shënon një tjetër bashkëpunim të tyre, pas shpalljes së albumit “I Said I Love You First”, që pritet të dalë më 21 mars.

Kënga e parë, “Scared of Loving You”, tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat. /Telegrafi/

The post Selena Gomez shfaqet me të brendshme të zeza, për të promovuar këngën e re me Benny Blanco appeared first on Telegrafi.

❌
❌