Normal view
E vërteta e lidhjes me Semi Jaupajn – Lumbardh Salihu flet për herë të parë
Fituesi i edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Lumbardh Salihu, ka reaguar për herë të parë ndaj zërave që e lidhin në një marrëdhënie dashurie me këngëtaren e njohur shqiptare, Semi Jaupaj.
Në një intervistë të dhënë për emisionin “Studio A”, ai ka sqaruar publikisht pozicionin e tij, duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për një shoqëri dhe asgjë më shumë.
“Më kanë dërguar disa artikuj… Është normale me pas shokë dhe shoqe, nuk ka asgjë më tej. Jetën private nuk kam qejf shumë”, tha Lumbardhi me qetësi, duke hedhur poshtë çdo aludim për një lidhje romantike.
Zërat për një lidhje mes tyre nisën të qarkullonin pas disa shfaqjeve të përbashkëta në rrjete sociale, ku dyshja u panë pranë njëri-tjetrit. Kjo mjaftoi që mediat rozë të nisin spekulimet për një romancë të mundshme. Megjithatë, deklarata e fundit e Lumbardhit i jep fund këtyre thashethemeve, të paktën për momentin.
Lumbardhi, i cili fitoi zemrat e publikut gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Kosovë, është bërë një prej emrave më të komentuar në shoubizin shqiptar.
Pas daljes nga Big Brother VIP, ai është përfolur vazhdimisht për lidhje të mundshme dashurie me emra të njohur të ekranit, por ai vetë ka zgjedhur të ruajë një profil të matur dhe diskret për sa i përket jetës personale.
Nga ana tjetër, Semi Jaupaj, e njohur si këngëtare dhe ish-banore e Big Brother VIP Albania, nuk ka komentuar publikisht mbi këto zëra.
The post E vërteta e lidhjes me Semi Jaupajn – Lumbardh Salihu flet për herë të parë appeared first on Albeu.com.
A ka lindur një romancë e re mes Lumbardhit dhe Semit? Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit
Pas një periudhe të gjatë në hije, Lumbardh Salihu, fituesi i Big Brother VIP Kosova, është rikthyer në qendër të vëmendjes dhe këtë herë jo për ndonjë projekt televiziv.
Në disa pamje që po qarkullojnë online, ai shihet shumë pranë këngëtares Semi Jaupaj, teksa kalojnë çaste të afërta dhe të qeshura bashkë.
Edhe pse asnjëri nuk ka reaguar ende, fansat janë të bindur: këtu ka diçka më shumë se thjesht miqësi.
Komentet dhe aludimet kanë “shpërthyer” në rrjete sociale, ndërsa shumë pyesin nëse kjo është një histori që ka nisur larg syve të publikut… por që nuk do të qëndrojë e fshehtë për shumë gjatë.
Shihni pamjet e siguruara nga Prive:
The post A ka lindur një romancë e re mes Lumbardhit dhe Semit? Pamjet që po bëjnë xhiron e rrjetit appeared first on iconstyle.al.
Faqja 4 me Sali Doçin dhe Jeta Kasemin, (27/06/2025)
Wirtual Wars me Jeta Kasemin, (26/06/2025)
Wirtual Wars me Jeta Kasemin, (20/06/2025)
Edicioni i mesditës me Jeta Kasemin, (07/06/2025)
“Faqja 4” me Jeta Kasemin, (31/05/2025)
Virtual Wars me Jeta Kasemin, (29/05/2025)
Faqja 4 me Sali Doçin dhe Jeta Kasemin, (28/05/2025)
Faqja 4 me Sali Doçin dhe Jeta Kasemin, (24/05/2025)
8 Maji – Dita Botërore e Talasemisë: Një thirrje për ndërgjegjësim dhe solidaritet
Kur një pikë gjaku ka nevojë për më shumë kujdes se sa imagjinojmë…
Sot, më 8 maj, shënohet Dita Botërore e Talasemisë, një ditë ndërkombëtare që i kushtohet rritjes së ndërgjegjësimit mbi këtë sëmundje të trashëgueshme të gjakut, që prek miliona njerëz në mbarë botën – përfshirë edhe shumë familje shqiptare.
Talasemia është një çrregullim gjenetik që ndikon në prodhimin e hemoglobinës – molekulës përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në gjak. Personat që vuajnë nga forma të rënda të kësaj sëmundjeje kanë nevojë për transfuzione të rregullta gjaku gjatë gjithë jetës dhe trajtim të vazhdueshëm mjekësor.
Në Shqipëri, sfidat janë të shumta. Dhurimi i gjakut shpesh nuk është i mjaftueshëm për të përballuar nevojat e pacientëve me talasemi. Prindër, fëmijë dhe të rinj që jetojnë me këtë sëmundje janë të detyruar të kalojnë orë të gjata në spitale, shpesh duke pritur me ankth për të marrë gjakun që u nevojitet për të jetuar normalisht.
Nga stigma te mungesa e informimit
Përtej aspektit mjekësor, ekziston edhe një betejë tjetër: ajo me paragjykimin dhe mungesën e informimit. Shumë njerëz ende nuk e dinë se talasemia është sëmundje e trashëgueshme dhe se testimi gjenetik i hershëm mund të parandalojë lindjen e fëmijëve me forma të rënda të saj.
Simboli i dashurisë dhe forcës
Në këtë ditë, shumë organizata në mbarë botën dhe në Shqipëri zhvillojnë aktivitete për ndërgjegjësim, edukim dhe nxitjen e dhurimit të gjakut. Simboli i talasemisë – një rreth i kuq me një pikë gjaku në qendër – është një kujtesë e fortë e sakrificës, dashurisë dhe durimit të atyre që përballen çdo ditë me këtë sëmundje.
Le të mos jetë vetëm një ditë kalendarike
Të kujtojmë sot e çdo ditë se mbështetja për këta njerëz nuk është vetëm humane – është e domosdoshme. Një analizë, një dhurim gjaku, një fjalë e mirë – të gjitha bëjnë diferencën.
The post 8 Maji – Dita Botërore e Talasemisë: Një thirrje për ndërgjegjësim dhe solidaritet appeared first on iconstyle.al.
Wirtual Wars me Jeta Kasemin, (22/04/2025)
“Doktoresha” e pikturave të GKA/ Kasemi: Fondi i arteve pamore, po merr jetë të re nga restaurimi
Arti për të është mjaft i rëndësishëm, jo vetëm në shtëpi por edhe në punë. Ka mbaruar për pikturë, por prej vitesh është restauratore e veprave të artit në Galerinë Kombëtare të Arteve. Asnjëherë nuk lë mënjanë penelat. Në studion e ‘Pas Mesnatë’, Entela Kasemi, piktore dhe restauratore thotë se arti për të është frymë.
“Prej vitesh punoj në Galerinë Kombëtare të Arteve, prej vitesh kemi punuar rregullisht me këtë fond. Edhe pse momentalisht kemi vajtur pranë muzeut historik kombëtar, ne nuk kemi ndenjur pa punuar rregullisht dhe kemi krijuar ekspozita shëtitëse në qytete të ndryshme të vendit dhe së shpejti pritet të jemi në Shkodër.
Shkodra ka shumë artistë të njohur, ka shumë punë se janë shumë mjeshtra në një vend. Punojmë rregullisht duke i nxjerrë nga fondi. Të merr kohë se nuk është vetëm momenti i bisturisë, por është gjithcka një magji mëvete” tha ajo./abcnews.al