Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 15 July 2025Lajme Shqiperi

Atentati ndaj Lulzim Mashës, Skerdi Tase vazhdon dëshminë në GJKKO: Donim fillimisht t’i vrisnim të birin, por s’po e gjenim

By: Rovena
15 July 2025 at 14:38

Skerdi Tase: Henriku kishte një punë tjetër, kishte në telefon foton e djalit të Lulzim Mashës, për këtë ngjarje morëm një motor dhe një armë, djalin s’po e gjenim, dhe Henriku më tha që porositësi thotë që meqë s’po gjeni atë, vrisni babain.

Ne dinim pallatin ku banonte djali i Lulzim Mashës, në ish-bllok. Kur vendosëm për babain e lamë ta bënim rrugës kur shkonte tek shkolla private. Gjate kësaj kohe ne kishim marrë porosi për të vrare edhe Dine Çamin dhe Oti Kilen. Vendosëm që motori nuk ishte i përshtatshëm për të kryer vrasjen dhe morëm një “Golf 4” nga Nuredini.

Në këtë kohë shkuam në Kosovë takuam Nuredinin dhe folëm për ngjarjen, na dha dhe një pistoletë tjetër. Për ndjekjen e Lulzim Mashës na ndihmonte një person që quhet Ledi, lidhje e Henrikut, e ruante tek shtëpia ai, na thoshte doli ose erdhi. Ditën e ngjarjes me la Henriku tek kthesa ku prita Lulzimin, sa e pashë i gjuajta, por me ngeci arma, Lulzimi i dha gaz për nga shkolla, kalova rrugën autostradën për nga Liqeni Thatë. Pastaj shkuam ne Fier. Henriku më tha se kishte gjetur një punë tjetër, për të vrarë një shokun e “Ben Qimes”.

Lajmi në përditësim….

“Volodymyr, mund ta godasësh Moskën?”/ Financial Times: Kërkesa e Trump për presidentin ukrainas

By: Re Nato
15 July 2025 at 14:25

Donald Trump e ka inkurajuar privatisht Ukrainën të përshpejtojë sulmet e thella në territorin rus, madje duke e pyetur Volodymyr Zelenskyn nëse ai mund të godiste Moskën nëse SHBA-të do të siguronin armë me rreze të gjatë veprimi, raportoi të martën Financial Times, duke cituar njerëz të informuar mbi diskutimet.

Dy persona të njohur me bisedën midis Trump dhe Zelenskyy thanë se presidenti amerikan e kishte pyetur homologun e tij ukrainas nëse mund të godiste objektiva ushtarake thellë brenda Rusisë nëse ai do të siguronte armë të afta për ta bërë këtë. “Volodymir, a mund ta godasësh Moskën? . . . A mund ta godasësh edhe Shën Petersburgun?” pyeti Trump gjatë telefonatës, sipas personave.

Ata thanë se Zelenskyy u përgjigj: “Absolutisht. Mundemi nëse na jepni armët.”

Telefonata e 4 korrikut midis udhëheqësve të SHBA-së dhe Ukrainës sinjalizoi një ndryshim të dukshëm nga qëndrimi i mëparshëm i Trumpit ndaj luftës së Rusisë dhe premtimit të tij të fushatës për të tërhequr SHBA-në nga përfshirjet e huaja.

Ndërsa mbetet e paqartë nëse Uashingtoni do të dorëzojë armë të tilla, diskutimi nënvizon zhgënjimin gjithnjë e më të madh të Trump me refuzimin e Presidentit rus Vladimir Putin për t’u angazhuar në bisedimet e armëpushimit të propozuara nga presidenti amerikan, i cili dikur u zotua ta zgjidhte luftën brenda një dite, thuhet në raport.

Biseda me Zelenskyn më 4 korrik u nxit nga telefonata e Trump me Putinin një ditë më parë, të cilën presidenti amerikan e përshkroi si “të keqe”.

Një zyrtar perëndimor, i cili ishte informuar për telefonatën, tha se biseda pasqyronte një dëshirë në rritje midis partnerëve perëndimorë të Ukrainës për të furnizuar armë me rreze të gjatë veprimi të afta për të “sjellë luftën te moskovitët” – një ndjenjë e përsëritur privatisht nga zyrtarët amerikanë në javët e fundit, shtoi raporti./abcnews.al

I vodhi të dhënat personale dhe me to mori kredi, pranga 46-vjeçarit në Lezhë

By: Rovena
15 July 2025 at 14:18

Një 46-vjeçar është në vënë në prangat e policisë, pas kallëzimit të një gruaje 33 vjeç. Ajo akuzon 46-vjeçari se nëpërmjet mashtrimit i ka vjedhur të dhënat personale dhe me to ka aplikuar për kredi.

“Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., 46 vjeç, banues në Tiranë, dhe materialet shtesë për shtetasen D. C., 33 vjeçe, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg” (e arrestuar në kuadër të operationit “Kredia”), pasi ka kallëzuar shtetasja M. S., 34 vjeçe, banuese në Lezhë, se shtetasja D. C., nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë të dhënat personale dhe me to ka marrë kredi në institucionin financiar që administron shtetasi A. A”, njofton policia./abcnews.al

Tritoli në shtëpinë e Talo Çelës/ Skerdi Tase rrëfehet në GJKKO: Morëm porosi nga Nuredin Dumani, rrugën ma tregoi ‘Çami’

By: Rovena
15 July 2025 at 14:05

Vijon të dëshmojë në GJKKO bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase, në kuadër të procesit ‘Plumbi i Artë’. Tase thotë se për vendosjen e tritolit në banesën e Talo Çelës, porosinë e kishte marrë nga Nuredin Dumani. Ai shton se tek rrethrrotullimi i Rinasi mori 2 copa të mëdha me tritol për atentatin.

Skerdi Tase: Takohesha çdo ditë me Rikun. Morëm porosi nga Nuredini për të bërë atentatin me tritol në shtëpinë e Talo Çelës.  Kishim shokë në Shëngjin dhe kur po ktheheshim nga andej do takonim në Fushë-Krujë një person që quhej Besian Xhixha. Morëm 2 copa të mëdha me tritol, tek rreth rrotullimi i Rinasit.

Tase shton se rrugën për tek shtëpia e Talo Çelës ia tregoi një perosn i quajtur “Çami”. Synimi i tyre ishte që të shembej gjithë shtëpia e Çelës, por nuk ndodhi kështu. Pasi siç ka rrëfyer Tase, dy copat e tritolit të vendosura në katin e parë të banesës nuk plasën një kohësisht.

Skerdi Tase: Morëm përsipër të vendosnim tritolin tek shtëpia e Talo Çelës, e solli Besian Xhixha nga Fushë-Kruja, 2 kg ndoshta se ishte i ndarë në disa copa, pas vrasjes së Emiliano Ramazanit mora telefon Sky Ecc, se mbaj mend pinin që kam pas, për tek shtëpia Talos na orientoi një person i thërrasin “Çami” që na tregoi rrugën, i vura tek kolonat e katit të parë, ideja ishte që duhej shembur shtëpia e Talo Çelës, por nuk ndodhi pasi 2 kallëpet nuk plasën njëkohësisht, ne e dinim nga Nuredini që në shtëpi nuk banonte njeri, unë mora 3 mijë euro pasi puna nuk u bë siç duhet./abcnews.al

Ceremonia e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele”/ Rama në Bavari: Europa ka qenë dhe mbetet një civilizim

By: Re Nato
15 July 2025 at 14:01

Kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës.

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi jo thjesht një nder, por edhe privilegj që të merrte ftesë në këtë ceremoni.

Rama tha se Europa aktualisht gjendet e rrethuar nga oshtime e armëve, por se ka qenë dhe mbetet një civilizim.

“Ja ku jemi sot, në zemër të asaj ëndrre, në një kohë kur Europa, shtëpia jonë e përbashkët, trashëgimia jonë kolektive, gjendet edhe njëherë e rrethuar nga oshtima e armëve, frika e copëtimit dhe tundimi për ta harruar atë që na mban të lidhur bashkë. Sonte, muzika na bën ftesë të kujtojmë. Të kujtojmë se Europa nuk ka qenë kurrë veç një traktat a një monedhë, as thjesht një parlament apo një treg. Europa ka qenë dhe duhet të mbetet një civilizim. Një mënyrë për të ndjerë botën. Një mënyrë për të besuar, siç besonte Ludvigu, se bukuria ka peshë politike, se arti nuk është luks, por një mënyrë të jetuari.

Ky festival nuk është thjesht një ngjarje kulturore. Në sfidën e tij të heshtur, ai është një mbledhje rezistence. Rezistencë ndaj cinizmit që e mpak Europën veç në burokraci. Rezistencë ndaj dëshpërimit që e sheh kulturën si dekor. Rezistencë ndaj zhurmës që mbyt zërin njerëzor. Ne, në Shqipëri, e dimë ç’tingull ka heshtja. Për dekada të tëra, jetuam pas perdes së hekurt që e ndërtuam vetë, të shkëputur nga simfonitë dhe sonatat që mbushnin sallat e koncerteve të Europës së lirë. E megjithatë, edhe atëherë, muzika e gjente rrugën e saj. Një kasetë e hyrë kontrabandë, një partiturë e ndaluar, një kujtim nga një koncert përpara se të ngriheshin muret.

Dhe e mbaj mend, si fëmijë, herën e parë që pashë “Ludwig”, kryeveprën tronditëse të Luchino Viscontit. Jo në kinema. As me ngjyra. Por bardhë e zi, përmes një kutie të vogël me ekran, kapur nga një antenë e paligjshme, e bërë me tel rrobash, që sfidonte ndalimin nga regjimi të televizioneve të huaja. Ai film, ajo kredhje poetike thellë në shpirtin e një mbreti që dashuronte tepër dhe bukur, la gjurmë tek unë, jo vetëm si shikues, por si qytetar i ardhshëm i një Europe që ende nuk e kisha parë dhe që, të them të drejtën, as e imagjinoja që do e shihja në të gjallët e mi.

Po sot? Sot, muzikantët shqiptarë studiojnë në Mynih dhe Berlin. Sot, muzikantët gjermanë interpretojnë në Tiranë. Tani fëmijët tanë rriten pa ëndrrën për t’u arratisur, por për të bashkëpunuar. Kjo nuk është rastësi. Kjo është Europa që bën atë për të cilën është krijuar: të bashkojë përmes krijimit, të lartësojë përmes shkëmbimit. E si të mos e kujtoj këtu në Bavari një gjest të guximshëm nga kjo tokë, të cilin historia gati e ka harruar, po ne jo. Në vitin 1984, kur Shqipëria ishte ende e mbyllur për botën, Franz Josef Strauss, figura madhore e Bavarisë, erdhi në Shqipëri. Nuk erdhi me kërcënime, por me oferta. Jo për të lajkatuar regjimin e egër, por për të hapur një dritare për popullin shqiptar. Ai i zgjati dorën një vendi, që nuk dinte si ta pranonte. Regjimi tha, “jo”. Historia, për fat të mirë, tha, “prit”.

Sot, ajo dorë ndihet ende. Bavaria qëndroi e hapur kur Shqipëria ishte e mbyllur. Tani Shqipëria është e hapur dhe mirënjohëse. Ai moment ka vlerë, sepse dëshmon se urat nuk ndërtohen vetëm kur kalimi është i lehtë. Ndonjëherë, ndërtohen në heshtje, në pritje që të shfaqet ana tjetër. Më lejoni të flas sinqerisht: Europa që unë ëndërroj nuk është ajo ku flasim të gjithë të njëjtën gjuhë apo besojmë të njëjtat gjëra. Është një Europë ku një mbret bavarez që shkon me ngulm pas bukurisë mund t’i flasë përtej shekujve një kryeministri shqiptar të kohëve moderne dhe të bien dakord. Është një Europë ku një përpjekje e harruar nga një burrështetas bavarez mund të bëhet rrënja e një miqësie të sotme.”, theksoi Rama./abcnews.al

OKB: Të paktën 875 palestinezë u vranë duke pritur për ndihmat humanitare në Gaza

By: Rovena
15 July 2025 at 13:50

Zyra e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara (OHCHR) ka njoftuar të martën se ka regjistruar të paktën 875 vrasje brenda gjashtë javëve të fundit në pikat e shpërndarjes së ndihmave të udhëhequra prej Fondacionit Humanitar të Gazës (FHG), i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli, si dhe afër autokolonave humanitare të drejtuara prej grupeve të tjera të ndihmës, përfshirë vetë Kombeve të Bashkuara.

Shumica e palestinezëve (674) ishin vrarë pranë zonave të FHG-së, teksa 201 të tjerët kanë humbur jetën përgjatë rrugëve të autokolonave të tjera humanitare.

FHG-ja përdor kompani private të sigurisë dhe logjistikës për të qarkulluar furnizimet humanitare në Gazë, duke e anashkaluar gjerësisht sistemin e ndihmave të udhëhequr prej OKB-së, për të cilin zyrtarët izraelitë kanë pretenduar se i mundëson militantëve të Hamasit të plaçkisin pakot ushqimore që synojnë popullatën civile.

Në këtë fondacion i kanë mohuar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha incidentet e aluduara pranë pikave të saj, teksa i kanë akuzuar Kombet e Bashkuara për “keqinformim”.

Baste sportive në lokal/ Tiranë, arrestohet administratori, i sekuestrohen celularë dhe shuma parash

By: Re Nato
15 July 2025 at 13:44

Organizonte lojëra fati, nëpërmjet celularit, në ambientet e lokalit që administronte, kapet në flagrancë dhe arrestohet 57-vjeçari.

Procedohet penalisht një 30-vjeçar që luante lojëra fati në lokal, i cili tentoi të largohej në momentin e ndërhyrjes nga Policia.

Sekuestrohen një armë e ftohtë që e posedonte 57-vjeçari, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga lojërat e fatit dhe 2 celularë me aplikacione për baste sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të kontrolleve të pandërprera, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, kanë konstatuar në Rrugën e Elbasanit, një lokal, në të cilin ushtrohej aktiviteti i lojërave të fatit online, nëpërmjet celularit.

Për këtë rast u arrestua shtetasi S. I., 57 vjeç, administratori i lokalit, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 30 vjeç, klient i lokalit.

Dhërmi/ Ishte duke luajtur volejboll, humb jetën 20-vjeçari nga Kosova, dyshimet e para

By: Re Nato
15 July 2025 at 13:31

Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij. Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

I dënuar nga gjykata italiane për prostitucion/ Tiranë, 53-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 287 mijë euro

By: Re Nato
15 July 2025 at 13:16

Policia në Tiranë ka sekuestruar  4 pasuri me vlerë rreth 287 000 euro, të dyshuara produkt i veprimtarive kriminale jashtë vendit.

Pronari Artan Leka 53 vjeç, është dënuar në Itali me 9 vjet burgim dhe 60 000 euro gjobë, për pjesëmarrje në grup kriminal për shfrytëzim prostitucioni.

Pasuritë dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të 53-vjeçarit në Itali, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./abcnews.al

Dafina Zeqiri thumbon bashkëpunëtorët e vjetër: Kur largohesh prej toksicitetit, e kupton sa e mbyllur ke qenë

By: nilda
15 July 2025 at 14:33

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri, ka kaluar prej kohësh në një periudhë ndryshimesh të mëdha në karrierën e saj, duke larguar thuajse të gjithë bashkëpunëtorët e vjetër. Ky vendim, i marrë në një kohë më parë, duket se ka qenë një hap i rëndësishëm drejt largimit nga një mjedis toksik dhe një rifillim i shëndetshëm në jetën dhe karrierën e saj. Së fundmi, artistja ka ndarë me…

Source

Rama në Bavari: Europa ka qenë dhe mbetet një civilizim

By: lindita
15 July 2025 at 14:14

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë, ku çdo vit një i ftuar adreson temën e Europës. “Të gjendesh këtu, nën harqet e një pallati që lindi jo nga politika, por nga një ëndërr, një ëndërr për bukurinë, vetminë dhe përtejshmërinë, do të thotë të ndjesh diçka më të madhe se arkitektuara. Do të thotë të përqafosh një…

Source

DW: A mund ta frikësojnë Putinin kërcënimet e Trump?

By: lindita
15 July 2025 at 14:10

50 ditë, ky është afati i fundit. Pastaj vendosen tarifa ndëshkuese 100 për qind. Si afati ashtu edhe kërcënimi vijnë direkt nga Shtëpia e Bardhë dhe shënojnë ndryshimin e qëndrimit tëDonald Trump, për momentin. Presidenti amerikan po i jep Kremlinit afat deri në fillim të shtatorit për t’i dhënë fund luftës kundër Ukrainës. Nëse deri atëherë nuk ka një “marrëveshje” ose të paktën një armëpushim…

Source

Benet Beci: Bizneset në Shkodër nisin lirimin vullnetar të hapësirave publike

By: nilda
15 July 2025 at 14:02

Aksioni kombëtar për lirimin e hapësirave publike ka hyrë në një fazë të re në Shkodër, ku disa biznese kanë nisur vetë lirimin e trotuareve dhe zonave që u përkasin qytetarëve. Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka njoftuar se procesi po ecën në mënyrë graduale dhe me ndërgjegjësim nga një pjesë e subjekteve private. “Policia Bashkiake ka njoftuar të gjitha bizneset për lirimin vullnetar…

Source

A po shkon Bashkia e Tiranës drejt zgjedhjeve të parakohshme?

By: njeshi
15 July 2025 at 13:49

Tirana ndodhet ka kryetar. Ai ndodhet në burg. Gjasat që të lirohet, duken larg. Ndërkohë PS-ja po përgatitet që në tetor të ketë zgjedhje të parakohshme në tre bashki, ku kryetarët janë bërë deputetë. Kryeministri Rama përveç punëve të shumta në qeverinë qendrore, i duhet të kujdeset edhe për bashkinë e Tiranës. Ndonëse ai e njeh bashkinë në çdo kapilar se ka qenë vetë kryetar…

Source

4.76 milionë turistë në gjashtë muajt e parë të 2025, Rama: Fryt i një pune të suksesshme

By: lindita
15 July 2025 at 13:42

Kryeministri Edi Rama bën me dije se 4.76 milionë turistë kanë vizituar vendin tonë në gjashtë muajt e parë të vitit 2025. “4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike, ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një…

Source

Serbia dhe Kina zhvillojnë për herë të parë stërvitje të përbashkët ushtarake

15 July 2025 at 14:55

Serbia dhe Kina bashkojnë forcat e armatosura, për stërvitjen e parë të përbashkët ushtarake, gjatë gjysmës së dytë të korrikut.

Siç njoftoi zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes kombëtare në Pekin, operacioni i quajtur “Paqeruajtësit 2025” do të ndihmojë në fuqizimin e kapaciteteve luftarake të trupave pjesëmarrëse dhe do të thellojë bashkëpunimin mes dy ushtrive.

Pjesë e ushtrimeve të përbashkëta që do të mbahen në rajonin verior të Kinës, Hebei, “do të jenë forcat speciale të Serbisë dhe Kinës”. 

Kjo do të jetë hera e parë që Kina i bashkohet një stërvitje ushtarake me një shtet që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian. Serbia është ushtarakisht neutrale, por është anëtare e “Partneritetit për Paqe”, një program bashkëpunimi dypalësh midis NATO-s dhe vendeve individuale joanëtare.

The post Serbia dhe Kina zhvillojnë për herë të parë stërvitje të përbashkët ushtarake appeared first on Gazeta Si.

Shkodra rikthen kujtesën e pazarit të saj të dikurshëm, në një ekspozitë me artefakte të rralla

15 July 2025 at 14:13

Nga Gazeta “SI”- Në fundjavë, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” hap dyert për ekspozitën më të re: “Pazari i humbur i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese”. Një udhëtim në kohë që rikthen në vëmendje një nga hapësirat më të gjalla të qytetit dikur, pazarin e famshëm të Shkodrës.

Për herë të parë, publiku shqiptar do të mund të shohë nga afër koleksionin e tregtarit Palokë Laca, një figurë e njohur e jetës ekonomike të qytetit. Artefaktet e tij, që prej vitesh ruhen në arkivën e Muzeut të Etnografisë në Budapest, ekspozohen tashmë në vendlindjen e tyre.

“Palok Laca është marrë me tregti, thjesht i ka trashëguar këto. Kishte kontakte me familje të nivelit të lartë. Ka një hollësi të madhe të koleksionimit sepse janë shumë të bukura”, thotë një nga kuratorët, duke hedhur dritë mbi rrënjët e këtij thesari të çmuar që dëshmon për një shije të rafinuar.

Ekspozita synon të rindërtojë përmes imazhit dhe sendit jetën shumëdimensionale të pazarit shkodran, një nyje ku ndërthureshin kultura, zeje, tregti dhe identitet vendor.

Një hapësirë të veçantë zë gjithashtu edhe puna e dizajnerit shkodran Jozef Martini, i cili sjell një interpretim bashkëkohor të motiveve tradicionale përmes tekstileve të punuara në jacquard. Martini, i njohur ndërkombëtarisht për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të modës si Fendi dhe Versace, është një prej krijuesve shqiptarë që ka arritur të veshë yje botërorë, një ndër to këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

The post Shkodra rikthen kujtesën e pazarit të saj të dikurshëm, në një ekspozitë me artefakte të rralla appeared first on Gazeta Si.

Dorëzohet padia e parë civile kundër ndotjes nga zjarri në landfillin e Elbasanit

15 July 2025 at 14:01

Nga Gazeta Si- Pas zjarrit të madh që ra në landfillin e mbetjeve në Elbasan në fillim të korrikut, një qytetare nga Elbasani, e diagnostikuar me astmë bronkiale në formë të rëndë, ka depozituar një padi civile kundër kompanisë dhe Bashkisë Elbasan, për dëmet e shkaktuara nga ndotja ajrore e shkaktuar pas zjarrit.

E shoqëruar nga aktivisti dhe avokati i Drejtësi Sociale, Gentian Sejrani, qytetarja kërkon dëmshpërblim për përkeqësimin e gjendjes së saj shëndetësore, si pasojë direkte e kësaj ngjarjeje.

Fatmira Sejrani, 63 vjeç, vuan prej shumë vitesh nga një sëmundje e aparatit respirator dhe gjatë atyre ditëve pati një përkeqësim të situatës shëndetësore, ku nëse e përdorte pompën 1-2 herë në ditë, iu desh ta përdorte 5-6 herë në ditë.

Zjarri çliroi re të dendura tymi të zi, me erë të rëndë djegieje plastike dhe materiale organike, që për ditë të tëra u përhapën në zonat e banuara.

Sipas avokatit, gjatë javës së parë të muajit korrik, qytetarët e Elbasanit, përfshirë edhe paditësen, përjetuan simptoma shqetësuese si vështirësi në frymëmarrje, djegie në sy, dhimbje koke dhe ndjesi të përziera.

Sipas matjeve të realizuara nga organizata Co-PLAN Institute for Habitat Development më 2 korrik, cilësia e ajrit ka qenë shumëfish mbi normat e lejuara të BE-së, duke përfshirë nivele alarmante të NO₂, CO₂, metanit, komponimeve organike të paqëndrueshme (VOCs) dhe grimcave PM2.5/PM10 – me pasoja të rënda për shëndetin, veçanërisht për personat me sëmundje kronike respiratore.

“Kjo padi është një hap i rëndësishëm drejt kërkimit të drejtësisë mjedisore dhe llogaridhënies institucionale, në një qytet që prej vitesh përballet me ndotje sistematike dhe mungesë transparence mbi menaxhimin e mbetjeve urbane”, thotë avokati.

The post Dorëzohet padia e parë civile kundër ndotjes nga zjarri në landfillin e Elbasanit appeared first on Gazeta Si.

❌
❌