Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Lajme Shqiperi

Britani/ Aksidentohet autobusi me nxënës në Minehead, një viktimë dhe dhjetëra të plagosur

17 July 2025 at 22:31

Britani- Një aksident ka ndodhur pranë Minehead Somerset. Një autobus me nxënës është aksidentuar, ndërsa po ktheheshin nga një ekskursion ditor.

Sipas policisë, në autobus ndodheshin 60 deri në 70 persona. Fatkeqësisht një fëmijë ka humbur jetën nga përplasja, ndërsa dhjetëra të tjerë janë dërguar në spital për trajti mjekësor.

Në vendngjarje ndërhynë tetë automjete zjarrfikëse, për ekipet emergjence për t’i ardhur në ndihmë të lënduarve.

/abcnews.al/

Kërcënimi i SHBA me tarifa rrit rrezikun për Evropën

17 July 2025 at 22:16

Shtetet e Bashkuara e kërcënuan gjatë fundjavës Bashkimin Evropian me tarifa prej 30 për qind, duke tronditur Brukselin pikërisht kur po mendonte se bërja e një marrëveshjeje tregtare transatlantike ishte pothuajse punë e kryer.

Blloku ende shpreson se një marrëveshje do të mundë të arrihet para afatit të 1 gushtit, kur pritet të hyjnë në fuqi tarifat ndëshkuese të SHBA-së. Por, BE-ja gjithashtu ka përgatitur kundërmasa, duke rritur mundësinë e një lufte tregtare me pasoja të rënda për ekonominë botërore.

Mund të thuhet se njoftimi i Donald Trumpit më 12 korrik – për vendosjen e një tarife të përgjithshme prej 30 për qind për të gjitha importet nga blloku me 27 vende anëtare – ishte goxha tronditës.

Prej se presidenti amerikan kërcënoi për herë të parë BE-në, si dhe shumicën e partnerëve të tjerë tregtarë botërorë, me masa të rënda tregtare në fillim të prillit, Brukseli ka qenë i gatshëm për ta gjetur njëfarë kompromisi.

Diplomatët dhe politikanët evropianë besojnë se një marrëveshje transatlantike ishte shumë pranë, duke lënë të kuptohet se mund të pranohej një tarifë bazë prej rreth 10 për qind, me përjashtime dhe kuota për industri të ndryshme që do të shtjelloheshin më vonë.

Duke folur në kushte anonimiteti, ata thonë se e shohin kthesën e papritur nga Shtëpia e Bardhë si një “taktikë negociuese” për ta siguruar një marrëveshje më të mirë, veçanërisht për kompanitë teknologjike amerikane që përballen me taksa të rritura në Evropë.

BE-ja ende shpreson se mund të arrihet diçka para afatit të 1 gushtit, edhe në qoftë se është vetëm një shtyrje për disa muaj.

Qëllimi është të rikthehen tarifat në 10 për qind apo afër kësaj shifre. BE-ja është e gatshme të pranojë tarifë prej 15 për qind si kufi maksimal pa ndërmarrë masa hakmarrëse.

Kundërmasa në vlerë miliarda euro

Ndërkohë, Komisioni Evropian ka përgatitur pikërisht kundërmasa të tilla. Madje ka përpiluar një listë 200-faqëshe me mallra amerikane që mund të goditen. Të miratuara nga ministrat e Tregtisë të BE-së gjatë një takimi në Bruksel më 14 korrik, komisioni propozoi kundërmasa në vlerë 72 miliardë euro, që synojnë gjithçka, nga avionët, pjesët e makinave dhe pijet alkoolike si burboni, deri te sende më të vogla si çakmakët dhe tubat për duhan, shkruan REL.

Sulmi në Kishën në Gaza/ Netanyahu shpreh keqardhjen, pranon se ishte një gabim

17 July 2025 at 22:05

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ka shprehur keqardhjen për sulmin e sotëm të ndodhur në një Kishë Katolike në Gaza, ku mbetën të vrarë tri persona.

Netanyahu e ka cilësuar një “tragjedi”, ndërsa shtoi se ndaj dhimbjen me familjarët e viktimave dhe të plagosurve.

“Izraeli shpreh keqardhje të thellë që një e shtënë e paqëllimshme goditi Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza. Çdo jetë e pafajshme e humbur është një tragjedi. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve dhe besimtarëve”, ka thënë ai.

Ndërsa më herët Shtëpia e Bardhë, tha se Donald Trump ka telefonuar kryeministrin Netanyahu, pas sulmit ndaj kishës. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt, deklaroi se Netanyahu pranoi se ishte një “gabim”.

/abcnews.al/

Pse presidenti Zelensky po ndryshon qeverinë në Ukrainë?

17 July 2025 at 21:39

Në Ukrainë pritet ndryshimi më i madh i kabinetit qeveritar që nga fillimi i luftës. Cili është qëllimi i Presidentit Zelensky me emërimet e reja?

Parlamenti ukrainas e ka konfirmuar ish-Ministren e Çështjeve Ekonomike Yulia Svyrydenko si Kryeministren e re. Paraardhësi i saj, Shmyhal, do të bëhet Ministër i Mbrojtjes.

Zërat për ndryshime në qeveri kanë kohë që kanë qarkulluar në Ukrainë tani ato janë bërë realitet. Të mërkurën, parlamenti ukrainas miratoi dorëheqjen e kryeministrit Denys Shmyhal. Kabineti u shpërbë automatikisht. Shmyhal kishte shërbyer më parë për më shumë se pesë vjet – më gjatë se çdo kryetar tjetër qeverie ukrainas para tij. Dy ditë më parë, Presidenti Volodymyr Zelensky kishte propozuar ish-Ministren e Ekonomisë, Yulia Svyrydenko në krye të qeverisë së. 39-vjeçarja kishte qenë më parë zëvendëse e Shmyhal dhe u bë e njohur gjatë negociatave disajavore për një marrëveshje për lëndët e para me Shtetet e Bashkuara,  e cila u nënshkruan në Uashington në fund të prillit. Svyrydenko dëshmoi të ishte një negociatore e fortë.

Zelenskyi tha se ishte e nevojshme të ristrukturohej ekzekutivi në vend, mënyrë që të zbatoheshin marrëveshjet e arritura me partnerët ndërkombëtarë. Presidenti ukrainas deklaroi se priste së shpejti një program të ri qeveritar.

Parlamenti ukrainas pritet të votojë qeverinë e re që të enjten (17 korrik). Megjithatë, neni 10 i gjendjes së jashtëzakonshme thotë se kompetencat e presidentit, parlamentit, qeverisë, Bankës Kombëtare dhe disa organeve të tjera shtetërore nuk mund të ndërpriten gjatë vendosjes së tij. Përfaqësuesit e opozitës dyshojnë në legjitimitetin e ndryshimit të qeverisë. “Parlamenti kohët e fundit e zgjati afatin e gjendjes së jashtëzakonshme dhe mund të shkelë Nenin 10 me këtë, megjithëse të gjithë bien dakord se legjislacioni duhet të më parë precizohet ose ndryshohet “, tha Yaroslav Zheleznyak, një anëtar i fraksionit opozitar “Holos”- “Zëri”.

Studiuesi i shkencave politike dhe bashkëthemeluei i Platformës Kombëtare për Qëndrueshmëri dhe Kohezion, Oleh Saakyan, është i mendimit, se parlamenti do të votojë për këtë rezolutë për shkak të oportunitetit politik, duke injoruar ligjet. Saakyan argumenton se ky ndryshim i qeverisë “është i vonuar”, në fakt ai ishte planifikuar për vitin 2024.

Arsyet kryesore për këtë janë tensionet e vazhdueshme brenda qeverisë dhe “një numër problemesh të dukshme të menaxhimit” në fusha të ndryshme të politikave qeverisëse – nga sektori i mbrojtjes te infrastruktura dhe politika sociale. “Qeveria dëshiron të qetësojë publikisht disa nga këto tensione. Ata duan të fitojnë ‘kredibilitet të ri’, si të thuash, në kohën e duhur”, thekson eksperti.

Ndërsa Volodymyr Fesenko, politolog dhe kreu i Qendrës Ukrainase për Studimet Politike të Aplikuara “Penta”, dyshon megjithatë se ndryshimi i kreut të qeverisë do të sjellë ndryshime të mëdha politike të brendshme. “Vendimet kryesore politike do të vazhdojnë të merren në zyrën presidenciale dhe Svyrydenko, ashtu si qeveria, do t’i zbatojë ato”, tha Fesenko. Svyrydenko, që më parë ka qenë zëvendëskryetare e administratës presidenciale nën Andriy Yermak, konsiderohet si e besuara e Zelensky-t dhe një politikane e re dhe dinamike që potencialisht mund të sjellë qasje të reja. Fesenko thekson se Svyrydenko ka “përvojën e nevojshme në punën në kushte lufte dhe në marrëdhëniet me institucionet ndërkombëtare”.

Petro Oleshchuk, ekspert i politikës në Universitetin Taras Shevchenko në Kiev, beson se pavarësisht disa skandaleve të korrupsionit në kabinetin qeveritar, Zelensky dëshiron të tregojë se ai ende ka një ekip që do të vazhdojë të punojë me të – aq më tepër që qeveria nuk do të ndryshohet plotësisht dhe një numër ministrash do të mbeten në detyrë.

Edhe Denys Shmyhal nuk pritet të largohet plotësisht nga qeveria, përkundrazi pritet të bëhet Ministër i Mbrojtjes. “Transferimi i Shmyhal në një pozicion tjetër brenda qeverisë synon të tregojë se nuk ka mosmarrëveshje të brendshme. Këto janë thjesht ndryshime personeli brenda një ekipi”, tha Oleshchuk për DW.

Nga ana tjetër, eksperti Oleh Saakyan beson se ndryshimi i pjesshëm i qeverisë tregon një mungesë akute të personelit të kualifikuar dhe të besueshëm. Ministrat e rinj dhe ata aktualë janë të detyruar të japin rezultate shpejt. Saakyan është skeptik në lidhje me perspektivat afatgjata. “Kjo është një dozë adrenaline për qeverinë aktuale. Por nuk do ta ndryshojë në thelb cilësinë”, thekson eksperti politik ukrainas.

Ndërkohë, Presidenti Zelenski ka përcaktuar tashmë prioritetet kryesore për qeverinë e re të ardhshme, duke përfshirë rritjen e prodhimit vendas të armëve, zhvillimin e projekteve të mbrojtjes dhe liberalizimin gjithëpërfshirës të ekonomisë./DW/

Gjikondi: Berisha, simbol i korruptimit moral! Krashi: Sistemi i pastër mazhoritar është më përfaqësues

17 July 2025 at 21:08

Juristja Brizida Gjikondi u shpreh kritike ndaj ish-kryeministri Sali Berisha, por edhe mazhorancës. Në emisionin “Real Story” në ABC News, Gjikondi tha se Berisha është simbol i korruptimit moral.

“Rama është fiksuar të lë emër të quhet “Koha e Ramës”. Është me idenë e tij përtej të majtës dhe të djathtës. Por tani nuk ka PS, ka Edi Rama tani. Unë mendoj që Edi Rama nuk mund të mbysë opozitarizmin. Bashkë me Berishën bënë një Kod Zgjedhor, bënë një gjë aq dinake sa vota në Vlorë nuk është e barabartë me votën në Kukës. Nuk ka pse të ketë shqiptarë të nivelit të dytë dhe shqiptarë të nivelit të parë. Është një sistem zgjedhor dinak…Të përfaqësosh Berishës deri të hënën që është simbol i korruptimit moral të shqiptarëve dhe të martën të më ma bësh, drejtor të Kadastrës Vlorë, tani nuk e di se si ai person paska kaluar lumin Jordan dhe ai është bekuar dhe është larë. Ata kanë bërë sistemin ata kanë ndërruar komisionerët”, ka thënë ndër të tjera juristja Brizida Gjikondi.

Ndërkohë “Procesi i rinumërimit u komentua në emisionin “Real Story” nga deputeti Lavdrim Krashi.

Gjatë fjalës së tij ai tha se sipas tij “numëruesit duhet të ishin profesionistë.

“Nëse ka një gjë që unë kam kërkuar është “që numëruesit duhet të jenë profesionistë. Unë vij nga një vend ku zgjedhjet numërohen nga profesionistë jo militant partie. Unë bie dakord që sistemi i tanishëm duhet rishikuar dhe duhet ndryshuar. Unë kam mendimin tim…Jam i qëndrimit që rajonet duhet të jenë njësoj. Por duhet të nxjerrin të njëjtin numër deputetësh, por unë sërish mbetëm i mendimit që sistemi i pastër mazhoritar është më i miri”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Rrëzimi tragjik/ Aksidentohet për vdekje në Itali parashutisti i rekordeve

17 July 2025 at 21:01

Felix Baumgartner, parashutisti austriak i njohur për hedhjet spektakolare me për thyerjen e rekordeve botërore, ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare pas një aksidenti tragjik në Itali.

Lajmi u konfirmua sot nga mediat ndërkombëtare dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sipas raportimeve, Baumgartner humbi jetën në Porto Sant’Elpidio gjatë një fluturimi me parashutë, pasi pësoi një gjendje të papritur shëndetësore që e bëri të humbiste kontrollin.

Ai përfundoi në një pishinë në një kompleks turistik, duke plagosur edhe një grua të re. Për fat të keq, ndihma mjekësore nuk mundi t’i shpëtojë jetën dhe ai u shpall i vdekur nga mjekët në vendngjarje.

 Njeriu që kërceu nga stratosfera

Felix Baumgartner lindi në Salzburg në vitin 1969 dhe që në moshë të re u pasionua pas fluturimeve dhe sporteve ekstreme.

Në moshën 16-vjeçare filloi hedhjet me parashutë, ndërsa më pas u bë një nga pionierët e BASE Jumping, duke kërcyer nga ndërtesat dhe objektet më të larta e më të rrezikshme në botë.

RIO DE JANEIRO, BRAZIL – MARCH 10: Skydiver Felix Baumgartner talks during a press conference at the Windsor Atlantic Hotel during day 2 of the 2013 Laureus World Sports Awards on March 9, 2013 in Rio de Janeiro, Brazil. (Photo by Buda Mendes/Getty Images for Laureus)

Ai u bë i famshëm për hedhjen nga Kullat Petronas në Kuala Lumpur, statuja e Krishtit Shëlbues në Rio de Janeiro, viadukti Millau në Francë dhe Taipei 101 në Tajvan.

Por momenti kulmor i karrierës së tij erdhi në vitin 2012, kur si pjesë e projektit Red Bull Stratos, ai u hodh nga stratosfera nga një lartësi prej 39 kilometrash mbi shkretëtirën e New Mexico-s. Gjatë rënies, Baumgartner theu barrierën e zërit, duke arritur një shpejtësi rekord prej 1,357 km/h dhe duke vendosur disa rekorde botërore. Ngjarja u transmetua drejtpërdrejt dhe u ndoq nga mbi 8 milionë njerëz në mbarë botën.

 

Nevoja për një pol të tretë? Çupi: PD nuk është alternativë. Jupi: Zgjedhjet, qytetarët u detyruan të votojnë dy forcat kryesore

17 July 2025 at 20:58

Analisti Frrok Çupi, i ftuar në ‘Real Story’ tha se duhet të ketë një alternativë qeverisëse. Sipas tij, PD nuk është alternativë dhe se nëse nuk pranojmë humbjen, nuk mund të jetojmë dot brenda sistemit.

” Ne hedhim poshtë kushtetutën sa herë humbasim. Kur kemi hyrë në lojë kemi hyrë me këto rregulla. PD nuk është alternativë, çdo qeverisje duhet të ketë një alternativë. Ne nuk kemi alternativë. Ne jetojmë mes rregullave dhe difekteve. Nëse nuk pranojmë humbjen nuk jetojmë dot brenda sistemit. Duhet të japësh alternativë. ‘Shqipëria Bëhet’ merret me eufemizma.”

Kandidatja për deputete nga rradhët e ‘Koalicionit Euroatlantik’ Taulanda Jupi tha se zgjedhjet e 11 majit dështuan dhe se gjëja më e rëndë që dëshmuan ishte detyrimi i qytetarëve për të votuar dy forcat kryesore.

” Këto zgjedhjet e 11 majit dështuan përveç deformimit të vullnetit të qytetarëve, gjëja më e rëndë është që dëshmuan qytetarin që detyruan të votojë ose PS ose PD.” / abcnews.al

“Asnjë sistem politik nuk është perfekt”/ Krashi: Reforma territoriale është e domosdoshme

17 July 2025 at 20:50

“Reforma territoriale është shumë e domosdoshme”, kështu u shpreh deputeti i PS gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News.

Gjithashtu foli edhe për akuzat mes palëve politike, opozitës dhe pozitës, duke thënë se opozita dy vite i ka shpenzuar vetëm duke djegur karrige.

“Asnjë sistem politik nuk është perfekt. Sistem që të jenë të gjithë dakord nuk ka. Por i vihet detyrë PS, dhe Edi Ramës që të gjendet një sistem që të fitojë opozita.

Unë hyj tek ata që kam kërkuar reformë territoriale në Shqipëri. Patjetër që ka njerëz shumë të kualifikuar në administratë publike, por ka edhe problematika. Në Tiranë unë vë re që respektojnë shenjat në rrugë, më shumë kafshët endacake se sa njerëzit. Pra jemi përpara situatë ku patjetër që ka nevojë për adresim”, tha më tej ai.

/abcnews.al/

Partizani eliminohet nga Conference League, mundet nga ekipi estonez në shtesë

By: rozalb
17 July 2025 at 22:40

Partizani është eliminuar nga Conference League që në raundin e parë kualifikues, pas humbjes 0-1 ndaj Nõmme Kalju në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e parë në Estoni ishte mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa për të përcaktuar skuadrën që do të avanconte më tej, u deshën 120 minuta lojë dramatike në Tiranë. Takimi u karakterizua nga shumë emocione dhe raste, por mungoi saktësia përpara portës.

Source

Këlliçi për 11 Majin: SHBA ende nuk e ka uruar Ramën

By: redi
17 July 2025 at 22:00

Belind Këlliçi të cilin do ta shohim nga shtatori në Kuvendin e Shqipërisë, sonte në një intervistë televizive, në lidhje me zgjedhjet e 11 majit, thotë se kryeministri Edi Rama ende nuk ka marrë një përshëndetje zyrtare nga Shtetet e Bashkuara. “Të njëjtin mendim kam dhe për zgjedhjet e vitit 2021, të cilat mendoj se janë vjedhur nga kryeministri në detyrë. Atë tren që nuk e morëm në 2021 për…

Source

Andi Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha!

By: njeshi
17 July 2025 at 21:57

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe Shabani po “kacafyten” për mandatin e Tiranës. Bushati tha se ky është një koalicion pa bosht, që ka luftuar vetëm për mandate deputetësh, ndërkohë që tha se sot më të gëzuar për gjendjen ku përfunduan Lapaj dhe Shabani, janë Rama e Berisha…

Source

Ish-kreu i AKU-së: Kishte mbështetje serioze nga BE! U ndryshuan 12 drejtues dhe filloi të degjenerojë

By: redi
17 July 2025 at 21:52

Ish-drejtori i AKU-së Genc Juka, thotë se është ndjerë i surprizuar kur mori vesh lajmin për shkrirjen e institucionit që ka drejtuar më parë. Për të ky institucion në ngritjen e tij pati një mbështetje të madhe financiare dhe ligjore nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, gjithçka filloi të degjenerojë kur u ndryshuan 12 drejtorë të këtij institucioni në pak vite. ”U surprizova kur dëgjove lajmin.

Source

Bie zjarr në brendësi të ish-repartit ushtarak

By: redi
17 July 2025 at 21:42

Situata me zjarret në vend, vijon që të jetë problematike. Një vatër është shfaqur mbrëmjen e së enjtes brenda ish-repartit ushtarak të Pocestës, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi të ulët. Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Maliqit, të cilët janë izoluar vatrën dhe kanë fikur flakët duke evituar dëmet në ndërtesat pranë. Kjo është hera e…

Source

”Ditë me rëndësi për marrëdhëniet Shqipëri-Emirateve të Bashkuara Arabe”, Balluku: Do ndryshojmë thellësisht jetën e qytetarëve

By: redi
17 July 2025 at 21:29

Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed Bin Zayed Al Nahyan zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u prit me nderime të larta shtetërore nga kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku. Kjo e fundit teksa ka shpërndarë në rrjete sociale foto të takimit, e quan ditë të rëndësishme për marrëdhëniet Shqipëri-Emirateve të Bashkuara Arabe. Po ashtu në Facebook…

Source

Fotot e bëra virale, Shtëpia e Bardhë: Trump vuan nga pamjaftueshmëria venoze kronike

By: redi
17 July 2025 at 21:19

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt duke lexuar një letër nga mjeku i Donald Trump, njoftoi se presidentit amerikan iu bë një vlerësim për ënjtje në pjesën e poshtme të këmbëve. Testet zbuluan “pamjaftueshmëri kronike venoze”, një gjendje beninje. Një mavijosje e lehtë në dorën e tij është e pajtueshme me shtrëngimet e shpeshta të duarve. Funksioni i zemrës së tij, siguroi ajo…

Source

Flakë në Borsh, zjarrfikësit shmangin djegien e shtëpive afër kalasë

By: redi
17 July 2025 at 21:14

Një zjarr i përmasave ka nisur në fshatin Borsh, bashkia Himarë. Zjarri ka nisur në një pjesë shkurresh në vendin poshtë Kalasë. Ndërhyrja e zjarrfikëses bëri të mundur mbrojtjen e shtëpive. Zjarri vijon edhe në këto momente por jo aq sa në drekë. Shërbimi zjarrfikës dhe banorë të fshatit po merren me shuarjen e zjarrit.

Source

Trump dhe Zelensky po shqyrtojnë një mega-marrëveshje për dronë

By: redi
17 July 2025 at 21:07

Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyy po shqyrtojnë një “marrëveshje të madhe” për dronë që përfshin blerjen nga Uashingtoni të dronëve ukrainas të testuar në fushëbeteja në këmbim të blerjes së armëve të SHBA-së nga Kievi, tha Zelenskyy në një intervistë për New York Post. Sipas mediave të huaja, Zelenskyy tha se bisedimet e tij të fundit me Trump u përqendruan në një marrëveshje që do të…

Source

Fotot me këmbët e fryra, Donald Trump diagnostikohet me gjendjen që prek qarkullimin e gjakut

17 July 2025 at 21:28

Presidenti Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e zakonshme shëndetësore që prek qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur të enjten Shtëpia e Bardhë.

Sipas një deklarate zyrtare të lexuar nga sekretarja e shtypit, Karoline Leavitt, Trump, 79 vjeç, iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë nga Njësia Mjekësore e Shtëpisë së Bardhë pasi kishte vërejtur ënjtje të lehtë në gjymtyrët e poshtme.

Mjeku i presidentit, Sean Barbabella, sqaroi në një shënim se “ekografia Doppler e kryer në këmbë zbuloi pamjaftueshmëri kronike venoze, një gjendje e shpeshtë tek personat mbi 70 vjeç, që ndodh kur valvulat në venat e këmbëve nuk mbyllen siç duhet dhe lejojnë gjakun të grumbullohet”.

Megjithatë, nuk ka vend për shqetësim.

“Nuk u konstatua trombozë e thellë venoze apo probleme me arteriet. Testet laboratorike dhe ekokardiograma rezultuan brenda normës, pa shenja të dëmtimit të zemrës, veshkave apo sëmundjeve sistemike”, theksoi Leavitt.

Ekspertët shëndetësorë kanë konfirmuar se ky është një zhvillim normal për një person të moshës dhe peshës së ish-presidentit.

“Nuk ka arsye për alarm. Kjo është diçka që vjen me moshën, veçanërisht për dikë që është në kategorinë mbipeshë,” u shpreh Dr. Jeremy Faust nga Harvard Medical School.

Ndërkohë, janë vërejtur edhe mavijosje në dorën e djathtë të Trump, për të cilat Leavitt tha se janë rezultat i “shtrëngimit të shpeshtë të duarve” dhe përdorimit të aspirinës si pjesë e një regjimi parandalues për sëmundjet e zemrës.

Pavarësisht diagnozës, Trump mbetet në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk po përjeton ndonjë shqetësim, u bë e ditur nga Shtëpia e Bardhë.

The post Fotot me këmbët e fryra, Donald Trump diagnostikohet me gjendjen që prek qarkullimin e gjakut appeared first on Gazeta Si.

❌
❌