Normal view

I pandehur për fshehje pasurie, përfundon në GJKKO seanca ndaj Asllan Dogjanit! Deputeti i PD: Kërkesat e mia u pranuan

By: S. H
22 January 2025 at 15:05

Në GJKKO ka përfunduar seanca paraprake ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani, i cili akuzohet nga SPAK për fshehje pasurie.

Pas seancës, për mediat, Dogjani është shprehur se kërkesat e tij janë pranuar dhe se gjyqtarja e çështjes vendimin përfundimtar do ta shpallë të premten, 24 janar, ora 10:00.

Dogjani: Vendimi i gjyqtares Rudina Palloj tregoi se ka gjyqtarë të zotë. Uroj që sistemi i drejtësisë të ketë sa më shumë gjyqtarë si kjo sot, që vendosi pavlefshmëri, papërdorshmëri dhe dha një vendim shumë të drejtë. Ajo vendimin përfundimtar do ta japë të premten, por kërkesat tona u pranuan. Sot dha papërdorshmëri, atë që kishim kërkuar ne dhe do të shprehet për pushimin e çështjes ditën e premte.

AKUZA E SPAK

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

The post I pandehur për fshehje pasurie, përfundon në GJKKO seanca ndaj Asllan Dogjanit! Deputeti i PD: Kërkesat e mia u pranuan appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“S’ka shanse që ne të minojmë turizmin!”- Rama nga Forumi i Davos: Shqipëria po sheh një zhvillim të jashtëzakonshëm! Kanë ardhur propozime si ai i Jared Kushner

By: S. H
22 January 2025 at 14:54

Kryeministri Edi Rama, në Forumin Ekonomik Botëror në Davo, është shprehur se turizmi për Shqipërinë është diçka e re dhe që po sheh një zhvillim të jashtëzakonshëm.

Kreu i qeverisë është shprehur se Shqipërisë i kanë ardhur propozime si ai i dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, për të investuar në ishullin e Sazanit.

“Turizmi për ne është diçka e re nga e cila po shohim një zhvillim të jashtëzakonshëm, nga hapja e maleve për turistet që duan të ngjiten apo me propozime si ai i Jared Kushner për të investuar, e kompani të mëdha të Lindjes së Mesme që po ndërtojnë një port të madh turistik”, tha Rama.

Më tej, kryeministri tha se “s’ka shans që ne ta minojmë turizmin, pasi është kali ynë i betejës”.

Edi Rama: Turizmi për ne është diçka e re nga e cila po shohim një zhvillim të jashtëzakonshëm, nga hapja e maleve për turistet që duan të ngjiten apo me propozime si ai i Jared Kushner për të investuar, e kompani të mëdha të Lindjes së Mesme që po ndërtojnë një port të madh turistik.

Kështu që nuk ka asnjë shans që ne ta minojmë turizmin, turizmi është kali ynë i betejës. Në të gjitha renditjet e botuara nga të tjerë, shihni që vendet në zhvillimin e turizmit janë krah për krah, Arabia Saudite, Katari dhe ne, por ne nuk patëm Botërorin.

The post “S’ka shanse që ne të minojmë turizmin!”- Rama nga Forumi i Davos: Shqipëria po sheh një zhvillim të jashtëzakonshëm! Kanë ardhur propozime si ai i Jared Kushner appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Forumi Ekonomik Botëror, Rama: Europa të heqë dorë nga burokracitë, duhet ta bëjë kontinentin më…

By: S. H
22 January 2025 at 14:49

Kryeministri Edi Rama, nga Forumi Ekonomik i Davos ka folur lidhur me marrëdhëniet e Shqipërisë në Arabinë Saudite, duke thënë se janë vende prej të cilave mund të mësojmë shumë.

Rama tha gjithashtu se Europa duhet të shkurtojë burokracitë, të jetë më e lirë dhe fleksible.

“Doja të shtoja diçka që mendoj se është e rëndësishme lidhur me këtë. Kemi disa avantazhe që jemi pak pas për tu rritur e zhvilluar nga ato që kanë bërë të tjerët. Për shembull, Arabia Saudite dhe vendet e Gjirit janë një vend i jashtëzakonshëm prej të cilëve mund të mësosh.

Dhe sapo mëson për mënyrën sesi bëhen gjërat, mëson se përtej miteve dhe stereotipeve, ata po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në dije, në arsimim në nivelin më të lartë. Kjo është ajo që po përpiqemi të bëjmë në një nivel tjetër. Po angazhojmë arkitektë të jashtëzakonshëm nga bota dhe po u japim jetë produkteve arkitekturore që nuk i gjen në rajon.

Kur e krahason me Europën, Europa është e bekuar nga e shkuar e lavdishme.

Problemi i Europës sot është të ndajë mendjen dhe të fillojë të shkurtojë burokracinë, ta bëjë kontinentin më të lirë dhe fleksibël”, tha Rama.

Kreu i qeverisë foli edhe për turizmin duke thënë se 2024 Shqipëria e ka mbyllur vitin me 12 milionë turistë.

Ne patëm një aeroport që ishte i shkretuar për të ardhur në Shqipëri duhet të ishe marksist leninist. Kishim një mesatare prej 5 mijë turistësh, ndërsa vitin e kaluar e mbyllëm me një 12 milionë të tillë. Ka një rritje trafiku me hyrje dalje të jashtëzakonshme”, tha Rama.

The post Forumi Ekonomik Botëror, Rama: Europa të heqë dorë nga burokracitë, duhet ta bëjë kontinentin më… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Donald Trump paralajmëron Rusinë: Do vendosim sanksione nëse Putini nuk negocion për Ukrainën

By: S. H
22 January 2025 at 14:43

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai ka të ngjarë të vendosë sanksione ndaj Rusisë, nëse presidenti i saj Vladimir Putin, refuzon të negociojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti Trump nuk dha hollësi mbi sanksionet e mundshme shtesë. Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë sanksionuar rëndë Rusinë për shkak të agresionit të saj në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

Ai tha të martën se administrata e tij po shihte gjithashtu çështjen e dërgimit të armëve në Ukrainë, duke shtuar pikëpamjen e tij se Bashkimi Evropian duhet të bëjë më shumë për të mbështetur Ukrainën.

“Ne po flasim me (Presidentin ukrainas Volodymyr) Zelensky, do të flasim shumë shpejt me Presidentin Putin”, tha zoti Trump.

Ai tha se kishte bërë trysni Presidentit kinez Xi Jinping në një bisedë telefonike, të ndërhyjë për ta ndaluar luftën në Ukrainë.

“Ai nuk ka bërë shumë për këtë. Ai ka shumë … pushtet, sikurse ne kemi shumë pushtet. Unë i thashë, “duhet ta rregullojmë këtë. Ne e diskutuam këtë çështje”, shtoi Presidenti Trump.

Menjëherë pas inaugurimit të tij, Presidenti Trump tha se duke mos negociuar një përfundim të luftës së saj me Ukrainën, Presidenti rus Vladimir Putin po “shkatërron Rusinë”./voa

The post Donald Trump paralajmëron Rusinë: Do vendosim sanksione nëse Putini nuk negocion për Ukrainën appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Efektet anësore të konsumimit të tepërt të vitaminës C

By: S. H
22 January 2025 at 14:39

Edhe pse duhet të konsumojmë vitaminë C çdo ditë, shumë mund të jetë e dëmshme.

Vitamina C shpesh përmendet si lëndë ushqyese që rrit sistemin imunitar, por në fakt është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, jo ​​vetëm për sistemin imunitar.

Trupi ka nevojë për vitaminë C për të prodhuar kolagjen të ri, indin lidhor që i jep lëkurës elasticitet dhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Vitamina C gjithashtu vepron si një antioksidant, duke luftuar radikalet e lira që dëmtojnë qelizat dhe indet dhe rrisin shanset për të zhvilluar sëmundje kronike, duke përfshirë disa lloje të kancerit. Ai gjithashtu lejon trupin të thithë hekurin bimor (jo-hem) dhe luan një rol në metabolizmin e proteinave.

Nivele të sigurta të konsumit

Këto ndryshojnë sipas gjinisë. Meshkujt kanë nevojë për 90 miligramë në ditë, ndërsa femrat 75. Gjatë shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji, femrave u nevojiten përkatësisht 85 miligramë dhe 120 miligramë.

Përveç kësaj, nëse pini duhan, duhet të merrni edhe 35 miligramë të tjerë. Për shumicën e njerëzve, një portokall i madh ose një filxhan luleshtrydhe, speca të kuq të copëtuar ose brokoli ofrojnë mjaftueshëm vitaminë C çdo ditë.

Mund të konsumoni në mënyrë të sigurt shumë më tepër pa komplikime serioze, por duhet të kufizoni marrjen tuaj në më pak se 2000 miligramë. Nëse merrni shumë ose disa doza më të vogla gjatë ditës, kjo tepricë mund të çojë në probleme. Vitamina C nuk ka gjasa të shkaktojë probleme serioze nëse jeni përgjithësisht të shëndetshëm.

Megjithatë, meqenëse sistemi juaj do të përpiqet të largojë vitaminën C të tepërt nga zorrët, do të keni probleme gastrointestinale. Dhimbje të forta të barkut, fryrje, diarre, nauze dhe dhimbje koke ose pagjumësi mund të shfaqen pas marrjes së një doze të madhe të vitaminës C. Efekte më serioze shëndetësore janë të mundshme nga doza të mëdha (deri në 10,000 miligram), megjithëse hulumtimet janë të paqarta.

Kur merrni sasi të mëdha të vitaminës, trupi juaj thith më shumë hekur jo-hem nga ushqimet bimore, duke rritur potencialisht nivelet e hekurit në trupin tuaj. Mund të rrisë gjithashtu mundësinë e gurëve në veshka, dhe në disa raste, mund të ndodhin edhe defekte në lindje ose reduktim i kapacitetit antioksidues dhe nivele të ulëta të vitaminës B-12, thonë ekspertët.

Nevojiten kërkime të mëtejshme për të vërtetuar nëse këto efekte anësore lidhen drejtpërdrejt me mbikonsumimin e vitaminës C. Sasi të mëdha të vitaminës C mund të ndërveprojnë me disa medikamente me recetë, siç janë antikoagulantët, prandaj duhet të informoni gjithmonë mjekun tuaj.

The post Efektet anësore të konsumimit të tepërt të vitaminës C appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vetëdorëzohen në polici dy të rinjtë nga Shkodra, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani! Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit! Dyshohet si të përfshirë në m*akrën e Dobraçit

By: S. H
22 January 2025 at 14:29

Janë vetëdorëzuar në policinë e Shkodrës Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, të shpallur në kërkim për masakrën me 4 viktima në Dobraç.

 

Dyshohet se dy personat e vetëdorëzuar ditën e sotme kanë lidhje edhe me masakrën me 4 viktima në Dobraç, ku u vra Arlind Bushati, Hamza Lici dhe çifti Flutura dhe Bashkim Basha.

Dy të rinjtë që dyshohen që kanë lidhje me atentatin, por ata zyrtarisht kanë qenë në kërkim nga Policia për rastin e rrahjes së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.

Troshani dhe Sakica shoqëruan nga avokati Sokol Tahira, gjatë vetëdorëzimit.

Kujtojmë se në masakrën në Dobraç më 30 tetor, humbën jetën katër persona, mes tyre dy qytetarë të pafajshëm.

Prokuroria e Shkodrës ka shpallur moskompetencën, duke ia kaluar dosjen Prokurorisë së Posçme (SPAK), për shkak se ka dyshime se ngjarja është kryer nga një grup i strukturuar kriminal.

ATENTATI

Në masakrën e Shkodrës, më 30 Tetor, humbën jetën 23-vjeçari Hamza Lici, 32-vjeçari Arlind Bushati, dhe çifti i pafajshëm i bashkëshortëve, Flutura e Bashkim Basha.

Ngjarja rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash drejt mjetit ku udhëtonin dy viktimat 23-vjeçari Lici (shofer) dhe 32-vjeçari Arlind Bushati (pasagjer).

Pasi mjeti ku udhëtonin dy të rinjtë u qëllua me breshëri plumbash nga atentatorët, devijoi nga rruga dhe u përplas me motorin ku udhëtonin çifti Basha.

Nga përplasja gruaja, Flutura Basha gjeti vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshorti i saj, Bashkim Basha humbu jetën pas disa ditësh në intubim në spitalin e Shkodrës.

Mësohet se autorët e ngjarjes kanë realizuar me detaje atentatin në Dobraç me qëllim për të mos lënë asnjë gjurmë. Aq sa dyshohet se makina tip “Range Rover” është shkrumbuar fillimisht me acid dhe pastaj i është vënë flaka, me qëllim mos lënien e asnjë gjurme për hetuesit.

Përdorimi i acidit është bërë për të shkatërruar numrin e shasisë të makinës dhe elementeve të tjerë identifikues.

Makina “Range Rover” , qe dyshohet se u perdor nga autoret rezulton e vjedhur ne Durrës me 17 Prill te ketij viti. Raportohet se mjeti eshte vjedhur ne lagjen 12 dhe ka qene pronari ne ate kohe qe beri denoncim ne policinë e Durresit.

Kjo e dhënë është përftuar nga grupi hetimor pas krahasimit qe i është bere numrit te shasisë, ne automjetin qe u djeg ne fshatin Golem.

The post Vetëdorëzohen në polici dy të rinjtë nga Shkodra, Izmir Sakica dhe Samuel Troshani! Në kërkim për rrahjen e Vladimir Bruçit! Dyshohet si të përfshirë në m*akrën e Dobraçit appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për të marrë pjesë në seancën gjyqësore! Deputeti i PD: Pres drejtësi

By: S. H
22 January 2025 at 14:25

Deputeti demokrat, Asllan Dogjani, është paraqitur në GJKKO, për të marrë pjesë në seancën paraprake, ku do vendoset për kalimin ose jo për gjykim të dosjes në ngarkim të tij.

Dogjani i cili akuzohet për fshehje pasurie, para hyrjes në ambientet e gjykatës së Posaçme ka thënë para gazetarëve se pret drejtës.

Sipas SPAK, Dogjani ka bërë deklarim të rremë për përfitimin e një apartamenti.

Më 24 Mars 2010, në deklaratën e interesave private para fillimit të detyrës pranë ILDKPKI, deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial”, në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar dhe do t’i ofronte në të ardhmen.

Në mbështetje të këtij deklarimi, ai paraqiti kontratën, tek e cila, i pandehuri u mbështet sërish edhe në deklarimin e datës 16 Qershor 2023, pas zgjedhjes së tij si deputet në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, thotë SPAK.

Ndër të tjera, Prokuroria e Posaçme bën me dije se në ndryshim nga deklarimet e bëra, hetimet e këtij procedimi penal treguan Dogjani është bërë pronari i apartamentit të lartëpërmendur, në të cilën parashikohej se vlera e apartamentit do të ishte 121.980 euro, shumë të cilën i pandehuri ia ka likuiduar shoqërisë, përmes pagesave cash.

“Nga provat shkresore dhe ato të paraqitura nga dëshmitarë, rezulton se kontrata e datës 6 dhjetor 2006 mban të njëjtin numër rep. dhe kol. si ajo e datës 6 shtator 2006, por me ndryshimin e mënyrës së përfitimit të këtij apartamenti. Kjo tregon se kontrata është hartuar në mënyrë fiktive me qëllim deklarimin e rremë të burimit të krijimit të pasurisë së paluajtshme”, thotë SPAK.

The post I pandehur për fshehje pasurie, Asllan Dogjani paraqitet në GJKKO për të marrë pjesë në seancën gjyqësore! Deputeti i PD: Pres drejtësi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Dimri, stina e tyre! Njihuni me shenjat e horoskopit që e adhurojnë të ftohtin

By: S. H
22 January 2025 at 14:10

Për disa njerëz, dimri sjell depresion, mërzi, viruse dhe errësirë. Ndërkohë, janë të paktë ata që e shijojnë vërtet këtë periudhë të vitit.

Nga pikëpamja astrologjike, disa shenja janë në krye të listës falë tipareve të tyre unike të personalitetit që i përgatitin të shijojnë këtë periudhë të ftohtë të vitit, qoftë për shkak se u pëlqen të struken me pije të nxehta në divan apo sepse kjo është koha për të përqafuar, pa pasur nevojë të justifikojnë veten, anën e tyre introverte.

Demi

Asgjë nuk e mbush zemrën e një Demi me gëzim si një ditë e bukur dhe e ndritshme bore. Demi e di se ndonjëherë i ftohti ekstrem do të thotë se nuk do të duhet të largohen nga shtëpia dhe të qëllojnë dhe dinë si ta shfrytëzojnë atë maksimalisht.

Si macja më e mirë e shtëpisë, kjo shenjë e tokës do të mbledhë batanije, do të bëjë filxhanë çaji pafund dhe do të kalojë gjithë ditën duke lexuar në divan, pa u ndjerë kurrë i trishtuar apo i mërzitur.

Ndërsa shenjat e tjera mund të ndihen sikur dimri po rëndon mbi to, Demi e shohin atë si një stinë të bukur plot drita të ndezura, pushime të lezetshme dhe veshje më komode dhe më të lezetshme.

Të sunduar nga Venusi, planeti i bukurisë dhe estetikës, do të thotë se ata janë ekspertë në krijimin e një shtëpie të ngrohtë dhe komode. Ata do ta bëjnë shtëpinë e tyre sa më komode duke ndezur qirinj, duke shtruar qilima të buta dhe duke dekoruar me elementë delikate dhe dimërore.

Ata madje mund të fikin telefonin vetëm për të qenë me veten dhe për të shijuar këto momente, gjë që do t’u japë atyre qartësinë e nevojshme për të marrë vendime që do të jenë më të mirat për jetën e tyre.

Akrepi

Akrepi është një adhurues i madh i dimrit, sepse mund të refuzojë lehtësisht ftesat për të dalë pa u keqkuptuar. Per ta, stina e dimrit është si një kohë më e ngadaltë dhe e qetë ku ata më në fund mund të jenë vetëm dhe të mendojnë thellë.

Si një shenjë uji e sunduar nga Plutoni transformues, një Akrep do të “mbyllet” nga nëntori deri në mars (ndoshta edhe prill). Gjatë kësaj kohe ai do të arrijë të rishpik veten. Ai do të heqë zakonet dhe besimet e vjetra dhe do të bëjë vend për të rejat duke bërë ditar, duke medituar dhe duke u fokusuar te vetja. Ashtu si Demi, Akrepat i duan të gjitha gjërat e ngrohta dhe komode.

Jepini atyre një pallto të madhe dhe një shall me gëzof dhe ata do të ndihen si në shtëpi. Atyre u pëlqen një qiri me erë të këndshme dhe një filxhan çaj në shtëpi, por do të shkojnë në një kafene (që e dinë) për një pije të nxehtë me miqtë që besojnë.

Shigjetari

Shigjetarët me të vërtetë përqafojnë fëmijën e tyre të brendshëm kur moti bëhet më i ftohtë. Nëse zgjohen dhe shohin borë jashtë, ata do të jenë të parët që do të vrapojnë për të luajtur luftime me top bore dhe udhëtim me sajë.

Si një shenjë zjarri energjike dhe aventureske, u pëlqen të përqafojnë momentin dhe të argëtohen sa më shumë. Në fund të fundit, ata e dinë se dimri ka mundësi të pafundme për aktivitete në natyrë. Ata do të bëjnë ski, patinazh dhe patinazh bore. Ata do t’i tërheqin të gjithë miqtë e tyre në një kasolle komode në male për një ikje fundjave.

Dhe ata do ta përballojnë të ftohtin të premten mbrëma kur duan të dalin. Asgjë nuk do t’i mbajë në shtëpi. Shigjetari drejtohet nga Jupiteri, planeti i fatit dhe mençurisë. Kjo do të thotë se ata e dinë shumë mirë se jeta është shumë e shkurtër për të urryer disa muaj të vitit. Ata e përqafojnë dimrin me gjithë lavdinë e tij aq sa e duan pranverën, verën dhe vjeshtën, dhe kështu triumfojnë edhe kur jashtë është ftohtë.

The post Dimri, stina e tyre! Njihuni me shenjat e horoskopit që e adhurojnë të ftohtin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Trafiku i rënduar në Durrës, kufizohen oraret për qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë

By: S. H
22 January 2025 at 13:57

Në qytetin e Durrësit ka nisur aplikimi i lëvizjes së automjeteve në fasha orare, për të rregulluar trafikun, i cili ishte kthyer në kolaps kryesisht në orët e mëngjesit dhe pasdites.

Policia bashkiake a ka vendosur orare të përcaktuara për mjetet e tonazhit të rendë në qarkullimin rrugor.

“Nga 15 janari deri më 15 maj 2025, në rrugët  kryesore të qytetit të Durrësit do të ketë ndalim qarkullimi të mjeteve ATP (automjetet të transportit të përzier) në fashën orare 07.00-09.00 dhe 16.00-18.00, nga e hëna në të premte. Ndërkohë do të ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë mbi 6.5 ton, të cilët do të përshkojnë një itinerar të përcaktuar më parë nga bashkia”, u shpreh Ervis Quku, shefi i sektorit të qarkullimit në Policinë Bashkiake.

Urdhri i dalë nga Policia Bashkiake Durrës synon të normalizojë trafikun e rënduar në rrugët e Durrësit në oraret e pikut. Në të gjitha akset kryesore hyrëse dhe dalëse në qytet është vendosur tashmë sinjalistika përkatëse për të paralajmëruar drejtuesit e këtyre mjeteve

Akset e Durrësit që preken nga kufizimi i qarkullimit:

Rruga “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri tek Prefektura), rruga “Dëshmorëve”, bulevardi “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”, “Currilave”, “Mars 91”, si dhe të gjitha segmentet rrugore në brendësi të unazës së përcaktuar sipas hartës.

“Policia Bashkiake i kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të kryejnë veprimtarinë e tyre furnizuese sipas orarit përkatës dhe sinjalistikës së vendosur dhe njëkohësisht kërkon mirëkuptimin e tyre për këtë urdhër administrativ që synon normalizimin e trafikut”, deklaroi Quku.

Nga kjo masë ndalim qarkullimi në fashat orare të mëngjesit dhe pasdites bëjnë përjashtim të gjitha mjetet e policisë, urgjencës, zjarrfikësve, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Durrës, Ndërmarrjes së Shërbimeve Komunale Plazh, Agjencisë së Parqeve Urbane, Ndërmarrjes Rruga dhe mjetet e transportit publik.

The post Trafiku i rënduar në Durrës, kufizohen oraret për qarkullimin e mjeteve të tonazhit të rëndë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Porositi vrasjen e Liridona Ademajt, zbulohet data kur do të nisi gjykimi për bashkëshortin e saj, ekzekutorin dhe 2 të akuzuarit e tjerë

By: S. H
22 January 2025 at 13:37

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar datën 27 janar 2025 për zhvillimin e seancës paraprake ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, të cilët akuzohen për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademaj.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, deklaroi se seanca do të fillojë nga ora 11:00.

“Ju njoftojmë se seanca e shqyrtimit fillestar në çështjen penale ndaj të pandehurve N.M., G.P., K.K., dhe T.D. është caktuar të mbahet me datë 27 janar 2025, në ora 11.00”, informoi ajo.

Zbardhet dosja

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur akuzën ndaj Naim Murseli, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt, për vrasjen e 30-vjeçares Liridona Ademajt, krim i ndodhur më 30 nëntor 2023.

Sipas aktakuzës, bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli ka porositur dhe planifikuar vrasjen e Liridonës, duke i premtuar Ganit Plavës një shumë prej 30 mijë euro. Mësohet se Naim Murseli thur planin e eliminimit të bashkëshortes së tij si hakmarrje për shkak të problemeve familjare e martesore mes tyre.

Në dosje thuhet se fillimisht Naim Murseli i ka kërkuar kushëririt të tij, Kushtrim Kokalla që të vriste 30-vjeçaren, nënë e dy djemve, por ai ka refuzuar.

Pasi nuk pranoi të kryente vrasjen, Kushtrim Kokolla prezantoi kushëririn e tij me Granit Plavën dhe ky i fundit mori përsipër kryerjen e ekzekutimit për shumën 30 mijë euro. Ndërsa arma me të cilën u vra Liridona Ademaj u sigurua nga vetë Naim Murseli. Ai bleu armën me 20 fishekë për 280 euro, nga i akuzuari Tom Dodaj.

Ndërsa në dosje detajohet momenti i ekzekutimit të 30-vjeçares nga Ganit Plava, e cila në momentin që u qëllua me plumb në kokë ishte në automjet me dy djemtë e mitur dhe Naim Murseli.

Sipas akuzës, ky i fundit e ka mbajtur nga krahu bashkëshorten në mënyrë që ajo të mos largohej.

Plani i Naim Murselit për vrasjen e Liridonës, inskenimi i grabitjes e marrëveshja për ta paguar 30 mijë euro dorasin

Sipas aktakuzës, për shkak të raporteve të çrregulluara familjare dhe martesore, gjatë të cilave kanë lindur mllefi dhe dëshira për hakmarrje tek i pandehuri i parë Naim Murseli, ky i fundit ka bërë planin ta largojë tani të ndjerën Liridona nga jeta e tij.

Në aktakuzë thuhet se pas datës 25 qershor 2022, kur është paguar polica e sigurimit jetësor në emër të Liridona Murselit me kompaninë Folksam, në shumën prej 3.000.000 kruna suedeze, me qëllim që pas vrasjes të ketë edhe dobi financiare, Naimi të pandehurit të tretë (Kushtrim Kokalla), ia ka shpalosur planin e likuidimit të bashkëshortes së tij dhe nga ai ka kërkuar të gjejë mundësi për vrasjen e saj.

Aktakuza thotë se fillimisht, Kokalla ka refuzuar e më pas ka gjetur të pandehurin e dytë, Granit Plava, me të cilin e ka njoftuar Naim Murselin dhe që të tre janë dakorduar që Graniti të kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’ia paguajë kompensimin në shumën prej 30 mijë euro.

Ndërsa, Naimi më 29 nëntor 2023, thuhet se ka siguruar armën e zjarrit dhe 20 fishekë, të cilat i ka blerë rreth orës 14:00 po të njëjtën ditë nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro, e të cilën armë ia ka dhënë të pandehurit të dytë- Granit Plavës.

Granit Plava, thuhet se armën në fjalë e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona. Vrasje kjo e kryer në të njëjtën ditë në orët e mbrëmjes, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në ora 20:18 në vendin për të cilin është dakorduar me Naimin, duke e inskenuar që të duket si grabitje, ndërsa Naimi në mënyrë dinake me dorën e tij të djathtë ka mbajtur Liridonën në krahun e dorës së saj të majtë, me qëllim që ajo mos t’i shmanget plumbit, për çka Naimi me fëmijët ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Me këtë, Naim Murseli akuzohet se në bashkëkryerje me të akuzuarit Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1., pika 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.

I maskuar e me pistoletë, Granit Plava qëlloi me një plumb në kokë Liridonën

Sipas aktakuzës, më 29 nëntor 2023, në intervalin kohor prej orës 20:11 deri në 20:18 në fshatin Bërnicë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, i pandehuri i parë Naim Murseli me veturë në të cilën ka qenë tani e ndjera Liridona dhe fëmijët e tyre të moshës 4 dhe 6 vjeç, pas marrëveshjes paraprake, i ka dhënë shenjë me drita të veturës të pandehurit Plava, për çka ai befas ka dalë përpara veturës me maskë në kokë dhe pistoletë në duar, derisa i pandehuri Murseli, ka ndaluar dhe ka fikur motorin e veturës dhe me dorën e tij e ka mbajtur Liridonën për krahun e dorës së saj të majtë.

Gjithnjë sipas aktakuzës, i pandehuri Granit Plava për kompensim në shumën prej 30 mijë euro, nga afërsia e drejtpërdrejtë përmes dritares gjysmë të hapur nga ana e pasagjerit, ka shtënë një fishek nga pistoleta në drejtim të Liridonës dhe e qëllon në kokë, në pjesën prapa veshit të djathtë, duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, ku për pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekja e saj, sipas raportit të autopsisë erdhi si rezultat i gjakderdhjes së brendshme dhe të jashtme.

Me këtë, Granit Plava akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Kushtrim Kokallën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.6 lidhur me nenin 31 dhe 34 të Kodit Penal.

Në pikën e tretë të aktakuzës, Granit Plava ngarkohet se nga 29 nëntori 2023 rreth orës 14:00 deri më 1 dhjetor 2023 rreth orës 16:15, ku është kryer bastisja në shtëpinë e tij në Cërmjan, Komuna e Gjakovës, ku është gjetur arma, pa autorizim dhe në kundërshtim me Ligjin për armë, ka poseduar pistoletën së bashku me 19 fishekë, me të cilën ka kryer veprën, e të cilën armë Naimi e ka blerë më 29 nëntor 2023 rreth orës 14:00 nga i pandehuri i katërt Tom Dodaj në shumën prej 280 euro.

Me këtë, Plava akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, par.1 të Kodit Penal.

Kushtrim Kokalla njoftoi Granit Plavën me Naim Murselin dhe u dakorduan që Graniti ta kryejë vrasjen për 30 mijë euro

Në aktakuzë thuhet se pasi që i pandehuri i parë Naim Murseli ka kërkuar nga Kushtrim Kokalla që të gjejë mundësi për vrasjen e bashkëshortes së tij- Liridona Murselit dhe i njëjti ka refuzuar, Kushtrimi ka gjetur të pandehurin e dytë Granit Palava me të cilin e ka njoftuar Naimin dhe të tretë janë dakorduar që Graniti ta kryejë vrasjen me marrëveshje që Naimi t’i paguajë kompensim shumën prej 30 mijë euro.

Sipas aktakuzës, Naimi më 29 nëntor 2023 ka siguruar armën dhe 20 fishekë të cilat i ka blerë të njëjtën ditë rreth orës 14:00 nga Tom Dodaj për 280 euro, ia ka dhënë Plavës i cili armën e përmendur e ka përdorur për vrasjen e tani të ndjerës Liridona.

Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se në bashkëkryerje me Naim Murselin dhe Granit Plavën ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, par.1, pika 1.13 lidhur me nenet 31 dhe 34 të Kodit Penal.

Kokalla s’e lajmëroi vrasjen, edhe pse Naimi e kishte pranuar në dhomën e hotelit

Kokalla po ashtu akuzohet se edhe pse menjëherë pas kryerjes së vrasjes së tani të ndjerës Liridona ka pasur njohuri që veprën penale e kanë kryer i pandehuri Naim Murseli (i cili këtë e ka pranuar derisa kanë qenë në dhomën e hotelit të njëjtën natë pas vrasjes së kryer) dhe i pandehuri i dytë Granit Plava, i pandehuri Kokalla nuk i ka lajmëruar kryerësit e as veprën penale vrasje për planifikimin e kryerjes së të cilës ka marrë pjesë në mënyrë aktive së bashku me Murselin e Plavën, e të cilin rast organet kompetente fillimisht e kanë hetuar si grabitje deri dy ditë më vonë kur është arrestuar (më 1 dhjetor 2023).

Me këtë, Kushtrim Kokalla akuzohet se ka kryer veprën penale “Moslajmërimi i veprave penale apo kryerësve të tyre” nga neni 378, par.1, pika 1.1 lidhur me nenin 34 të Kodit Penal.

Tom Dodaj ia shiti armën Murselit e Plavës për 280 euro

Aktakuza e Prokurorisë ngarkon Tom Dodajn se më 29 nëntor 2023, rreth orës 14:00, në vendin e tij të punës në Novosellë të Epërme- Komuna e Gjakovës, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, e në kundërshtim me Ligjin në fuqi për armë dhe materiale plasëse, ia ka shitur një armë zjarri- pistoletë të akuzuarve Murseli dhe Plava në shumën prej 280 euro, e cila është përdorur në kryerjen e vrasjes së tani të ndjerës Liridona, vrasje e kryer në të njëjtën ditë në intervalin kohor mes orës 20:11 dhe 20:18 në Bërnicë, në rrugën “Dalip Alshiqi”, Komuna e Prishtinës.

Me këtë, Dodaj akuzohet se ka kryer veprën penale “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materialeve plasëse nga neni 364, par.1 të Kodit Penal. /Telegrafi

The post Porositi vrasjen e Liridona Ademajt, zbulohet data kur do të nisi gjykimi për bashkëshortin e saj, ekzekutorin dhe 2 të akuzuarit e tjerë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Presidenti rus dhe ai kinez zhvillojnë një videotelefonatë pas inaugurimit të Donald Trump! Zbardhen diskutimet mes tyre

By: S. H
22 January 2025 at 10:58

Presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladimir Putin, kanë zhvilluar një video-telefonatë disa orë pasi Donald Trump u betua si President, duke u zotuar se do t’i çojnë lidhjet dypalëshe edhe më lartë.

Sipas mediave shtetërore nga të dyja palët, duke e quajtur Xi një “mik të dashur”, Putin tha se Rusia dhe Kina po ndërtonin lidhje “mbi bazën e miqësisë, besimit të ndërsjellë dhe mbështetjes” pavarësisht presionit të jashtëm.

Xi i bëri thirrje Putinit që të vazhdojë të thellojë koordinimin strategjik, të forcojë mbështetjen e ndërsjellë dhe të ruajë interesat legjitime.

Kujtojmë se Trump deklaroi të martën tarifa për Pekinin, duke e quajtur atë “një abuzues” dhe paralajmëroi se telashe të mëdha do të vijnë për Moskën nëse nuk arrin një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Putin i tha Xi-t, megjithatë, se çdo zgjidhje e Luftës në Ukrainë “duhet të respektojë interesat ruse”, sipas këshilltarit për çështjet e jashtme Yuri Ushakov, i cili foli me gazetarët pas telefonatës.

Pekini është akuzuar për ndërtimin e makinës luftarake të Moskës duke i dhënë asaj komponentë kritikë për konfliktin në Ukrainë.

Tregtia midis të dy vendeve arriti një rekord prej 240 miliardë dollarësh në 2023, më shumë se 64% që nga viti 2021, përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën.

“Putin dhe Xi konfirmuan gatishmërinë për të ndërtuar marrëdhënie me SHBA-në mbi baza reciproke të dobishme dhe respektuese, nëse ekipi Trump tregon interes”, tha Ushakov.

Megjithatë, ai tha gjithashtu se telefonata “nuk ishte e lidhur në asnjë mënyrë me inaugurimin e Trump”.

Telefonata zgjati rreth një orë e gjysmë, gjatë së cilës Putin dhe Xi diskutuan gjithashtu situatat në Lindjen e Mesme, Korenë e Jugut dhe Tajvan, sipas Ushakov.

Media shtetërore kineze tha se Xi gjithashtu shprehu gatishmërinë për të punuar me Putinin në përgjigje të pasigurive të jashtme, pa përmendur specifikat.

Xi zhvilloi një telefonatë me Trump javën e kaluar, të cilën presidenti amerikan e përshkroi si një diskutim shumë të mirë për të dy vendet. Ata folën për tregtinë, fentanil dhe TikTok. Putin nuk ka folur ende me Trump, por e uroi atë në televizionin shtetëror disa orë para inaugurimit.

The post Presidenti rus dhe ai kinez zhvillojnë një videotelefonatë pas inaugurimit të Donald Trump! Zbardhen diskutimet mes tyre appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

ZYRTARE/ Humbja zhgënjyese në Champions, Dortmund njofton vendimin drastik për trajnerin

By: S. H
22 January 2025 at 10:46

Borusia e Dortmundit ka shkarkuar trajnerin Nuri Shahin. Turku i lindur në Gjermani, rezultoi një zhgënjim pasi mori drejtimin e skuadrës në verën e vitit 2024.

Katër humbje ka aktualisht Dormundi. Klubi që vitin e kaluar shkoi në finalen e Champions, mbrëmjen e djeshme u mposht nga Bolonja me rezultatin 2-1.

Dortmundi aktualisht ndodhet 20 pikë prapa kryesuesve të Bajernit në Bundesligë. Vetëm një fitore në nëntë ndeshjet e fundit, është mjaft pak për klubin që e nisi sezonin me pritshmëri të larta.

PANORAMASPORT.AL

The post ZYRTARE/ Humbja zhgënjyese në Champions, Dortmund njofton vendimin drastik për trajnerin appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Po tenton të manipulojë votën e diasporës”- Denoncimi i PD-së: Niko Peleshi ka hapur zyrën e PS-së në Greqi, që po e “maskon” si të KQZ-së

By: S. H
22 January 2025 at 10:41

Partia Demokratike ka denoncuar publikisht deputetin e PS-së, Niko Peleshi se po tenton të manipulojë votën e diasporës.

I deleguarit politik të PD në Korçë, Ivi Kaso, në një deklaratë për mediat, u shpreh se Niko Peleshi ka hapur zyrën e PS-së në Greqi, që sipas tij, po e “maskon” si të KQZ-së.

“Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë”, u shpreh ai.

Ndërsa u bëri thirrje shqiptarëve në Greqi “që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare”, duke shtuar se “të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit”.

Deklarata e plotë:

Niko Peleshi, prej 21 vjetësh në pushtet, sa në Korçë e sa në Tiranë, për të mbetur në pushtet sa më gjatë është gati të bëjë gjithçka brenda e jashtë ligjit.

Ai, bashkë me lukuninë e ministrave dhe drejtorëve të pushtetit, janë sulur në Greqi e gjetkë, për të patronazhuar vullnetin e shqiptarëve duke keqpërdorur të dhënat e tyre.

Si pjesë e këtij plani për manipulim të votës së 11 majit, ai ka hapur një zyrë të PS ngjitur me konsullatën e Shqipërisë në Selanik dhe e paraqet si zyrë shtetërore të KQZ. Siç është në traditën e komunistëve, përziejnë shtetin me partinë.

U bëjmë thirrje shqiptarëve në Greqi që të mos gënjehen nga afërsia e zyrës me konsullatën shqiptare, edhe kjo një shkelje më vete, dhe të kuptojnë se të dhënat që japin aty i shkojnë PS dhe rrjetit të patronazhimit.

Komisionerit shtetëror të zgjedhjeve i bëjmë thirrje të sqarojë qytetarët se KQZ ka zyra vetëm në Tiranë dhe operon përmes sajtit zyrtar online.

Çdo zyrë që paraqitet si e KQZ është një përpjekje e Rilindjes për të manipuluar dhe gënjyer emigrantët shqiptarë.

Patronazhimi dhe keqpërdorimi i të dhënave personale në këto zyra cënon standardin e zgjedhjeve, rrëmben kompetencat dhe autoritetin e KQZ dhe përbën vepër penale.

Pamjet e shumta dhe flagrante të këtyre zyrave të pushtetit të hapura në diasporë, do të duhet të ishin motiv shqetësimi si për Komisionerin e të dhënave personale, i cili s’ka hezituar të marrë masa dhe gjobisë opozitën në zgjedhjet vendore.

Zyrat elektorale për patronazhimin e të dhënave, duhet të jenë në vëmendje edhe të SPAK-ut, i cili duhet të hetojë jo vetëm burimin e financimit të tyre por dhe të hetojë e parandalojë që nga zyra patronazhimi të mos kthehen në zyra shitblerje vote.

PD do të jetë vigjilente në monitorimin e tyre dhe më referimin në organet ligjzbatuese të çdo shkelje që ndodh në to, dhe për këtë fton gjithë qytetarët në diasporë të denoncojnë pranë PD çdo shkelje që ndodh në to.

Ndërkohë, Nikos që garon të dalë kampion i manipulimit të vullnetit të zgjedhësve për t’ju rikthyer në qejf shefit të vet, i themi që korçarët, pogradecarët, devollinjtë, por edhe Maliqi e Pusteci e kanë ndarë mendjen që të mos votojnë për përmbushjen e çerek shekullit të Nikos në pushtet, por për të ardhmen e fëmijëve dhe vendit të tyre.

The post “Po tenton të manipulojë votën e diasporës”- Denoncimi i PD-së: Niko Peleshi ka hapur zyrën e PS-së në Greqi, që po e “maskon” si të KQZ-së appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kongresi i Lushnjës, cilat ishin vendimet! Qëllimi, mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit dhe sigurimi i pavarësisë

By: S. H
22 January 2025 at 10:36

Më 21 janar të vitit 1920 nisi zyrtarisht punimet Kongresi i Lushnjës, një nga kuvendet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Qëllimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Pjesëmarrës në kongres ishin 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar. Data 21 janar ishte çelja zyrtare e kongresit, ndërsa punimet e tij u zhvilluan nga 28-31 janar 1920.

Kongresi i Lushnjës hodhi poshtë planet e Konferencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në 1913. Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit.

U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar. Kongresi i Lushnjës me shumicë votash rrëzoi qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. Me 21 janar të 1920, para 104 vitesh, Ahmet Zogu vinte në Kongresin e Lushnjës si një nga përfaqësuesit e krahinave me tradita patriotike, asaj të Matit, Dibrës dhe Mirditës. I shoqëruar nga qindra luftëtarët e tij, ai luajti rol kryesor në sigurinë e zhvillimit të punimeve të Kongresit në ato ditë të trazuara. Duke parë origjinën e tij, prej familjes së madhe patriotike Zogolli, aftësitë personale dhe krahinën që ai përfaqësonte, Kongresi e zgjedh Ahmet Zogun, unanimisht Ministër të Brendshëm.

Pas përfundimit të punimeve të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjës, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjës dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç.

Qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të Kongresit të Lushnjës, shumë nga e delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjës. Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjës deri sa të stabilizohej disi situata e turbullt e krijuar, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. “Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu”. Ahmet Zoguu si ministër i Brendshëm, luajti rol të pazëvendësueshëm në vendosjen e rendit në një Shqipëri të trazuar siç ishte asaj kohe. Prandaj Ahmet Zogu, me plot kuptimin e fjalës mbështetur në fakte të pakontestueshme mund të themi, luajti rol kryesor në jetësimin e vendimeve të Kongresit të Lushnjës. Prej këtij momenti Tirana mbetet kryeqytet i Shqipërisë, filloi ngritja e institucioneve shtetërore, kombi nisi të bëhet shtet, nisi njohja ndërkombëtare e Shqipërisë duke u bërë e mundur futja e saj në Lidhjen e Kombeve të bashkuara brenda vitit 1920. Nga ky Kongres nisi udhëtimin bërja e shtetit shqiptar dhe ngritja politike e Ahmet Zogut me rolin e pazëvendësueshëm të tij në shërbim të atdheut dhe kombit nën moton: “Atdheu mbi të gjitha”.

The post Kongresi i Lushnjës, cilat ishin vendimet! Qëllimi, mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit dhe sigurimi i pavarësisë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përfundon në spital drejtuesja e njërit prej automjeteve

By: S. H
22 January 2025 at 10:29

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur pranë kryqëzimit të Blinishtit, ku sipas burimeve, e plagosur ka mbetur drejtuesja e njërës prej automjeteve.

Raportohet se e plagosura u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës për ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e saj.

Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

The post Aksident në aksin Lezhë- Shkodër, përfundon në spital drejtuesja e njërit prej automjeteve appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Akuzat e Blake Lively ndaj aktorit për ngacmim seksual, Justin Baldoni publikon pamjet nga sheshxhirimi i filmit! Çfarë ka ndodhur në prapaskenë

By: S. H
22 January 2025 at 10:24

Një rrjedhë tjetër kanë marrë akuzat e aktores Blake Lively ndaj aktorit, Justin Baldoni, të cilin e akuzoi se e ngacmoi seksualisht  gjatë xhirimeve të filmit “It Ends With Us”.

Në padinë e ngritur nga Lively, ajo pretendon se Baldoni “iu afrua përpara dhe ngadalë lëvizi buzët nga veshi dhe poshtë qafës së saj, ndërsa i tha asaj se “ka erë kaq të mirë ” .

Po pas këtyre akuzave, ekipi i Baldonit ka publikuar tre pamje nga skena në fjalë, ku thonë se këto janë prapaskenat nga pamjet e xhiruara për atë skenë të veçantë në projekt.

“Të dy aktorët sillen qartësisht mirë në kontekstin e skenës dhe me respekt dhe profesionalizëm të ndërsjellë ”, thuhet në reagimin e tyre.

Në video shfaqen tre pamje të skenës, gjatë të cilave dy protagonistët shfaqen miqësorë, duke qeshur dhe duke diskutuar për çështje personale si partnerët e tyre në jetën reale.

Sipas Daily Mail, në një moment dy aktorët diskutojnë nëse është më mirë të flasin apo të puthen gjatë xhirimit, dhe Lively argumenton se biseda është “më romantike”, diçka me të cilën Baldoni ishte dakord.

Pastaj, kur Lively pyet se çfarë do të ndodhë nëse dikush mëson se për çfarë po flasin në të vërtetë, ai komenton: “Ata nuk do ta zbulojnë kurrë.”

1k2wmvubwy8ef7bq54nvoxqxvo7__1_

Lively dëgjohet duke thënë se ajo dhe bashkëshorti i saj në jetë, Reynolds, flasin gjatë gjithë kohës, ndërsa Baldoni thotë se ai dhe gruaja e tij Emily priren të shikojnë njëri-tjetrin për disa minuta, gjë që duket e çuditshme për këdo që i sheh duke e bërë këtë.

Më pas aktorja shpërthen në të qeshura teksa i thotë: “Mendoj se do të të duket e frikshme ”.

Kur Lively vazhdon t’i tregojë se si ajo nuk mund të ndalojë së foluri me Reynolds, Baldoni komenton: “Oh, mendoj se është e ëmbël. Ju të dy jeni vërtet të lezetshëm”. E turpëruar, ajo përgjigjet: “Mendoj se është përtej ëmbëlsisë “, ndërsa ai thotë: “Mendoj se është e mahnitshme”.

hlcw7tsyokwdisezl6waoeabi8v

Në pikën vendimtare, rreth shtatë minutave, biseda që duket se është burimi i akuzës së Lively-t, është kur Baldoni e pyet nëse po e ndot atë me mjekrën e tij, duke iu referuar sipas mediave të huaja, grimit të veçantë që mban për skenën.

Ajo qesh dhe i thotë: “Me siguri po jesh lyer me spray “, për të cilën ai përgjigjet: “Ka erë të këndshme “ dhe të dy qeshin. Lively më pas sqaron: “Uh, nuk është ashtu, është grimi i trupit tim.”

Deklaratat e Lively

Lively në denoncimin e saj ka pohuar se komentin e Baldonit nuk e ka dëgjuar njeri pasi mikrofonët janë fikur. Megjithatë, materiali i ri e hedh poshtë këtë version, duke paraqitur një regjistrim të plotë audio të bisedës.

Në video shihet se komenti është pjesë e një bisede miqësore dhe profesionale, ku dy aktorët diskutojnë për detajet teknike të skenës.

blake-lively-attends-the-2022-met-gala-celebrating-in-news-photo-1681751514

Sfondi ligjor

Çështja nisi me ankesën e Lively në dhjetor, duke e akuzuar Baldonin për ngacmim seksual. Në të njëjtën kohë, New York Times botoi një artikull të bazuar në dëshminë e saj ligjore, ku Baldoni akuzohet për një fushatë negative kundër saj. Në përgjigje, Baldoni ngriti një padi prej 400 milionë dollarësh kundër Lively dhe bashkëshortit të saj, Ryan Reynolds, duke e akuzuar atë për shfrytëzimin e reputacionit të saj për të dëmtuar karrierën e tij.

Sipas padisë së Baldonit, Lively dyshohet se refuzoi të lexonte romanin mbi të cilin bazohet filmi përpara se të fillonin xhirimet. Ajo është akuzuar gjithashtu se e krahason veten me personazhin e Game of Thrones, Kalisi, duke thënë se ka “shumë dragonj” rreth saj, duke iu referuar bashkëshortit të saj të famshëm dhe shoqes së ngushtë Taylor Swift.

blake-laivly

Përveç kësaj, ajo dyshohet se ka redaktuar mesazhe për të bërë të duket se ekipi i Baldonit ka orkestruar një fushatë kundër saj.

Videoja ngre pikëpyetje për vlefshmërinë e akuzave të Lively-t, ndërsa Baldoni vazhdon të mbrojë pafajësinë e tij, duke thënë se nuk ka asgjë për të fshehur. Ky përballje duket se do të ketë pasoja të rëndësishme ligjore dhe profesionale për të dyja palët.

baldoni

The post Akuzat e Blake Lively ndaj aktorit për ngacmim seksual, Justin Baldoni publikon pamjet nga sheshxhirimi i filmit! Çfarë ka ndodhur në prapaskenë appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ibrahim Rugova, lideri i lëvizjes së fuqishme për lirinë e pavarësinë e Kosovës

By: S. H
22 January 2025 at 10:16

Me 21 janar 2006 ndërroi jetë lideri e Presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, njeriu që bëri epokë, lideri i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke lënë me veprën e tij madhore gjithmonë të ndezur dritën e së ardhmes për Kosovën Shtet euroatlantik.

Dr. Ibrahim Rugove paraqiti gjendjen e rëndë të të drejtave njerëzore në Kosovë duke e ndërkombëtarizuar këtë çështje, e çojë zërin duke kërkuar respektimin e dinjitetit të çdo njeriu dhe të një populli të tërë. I frymëzuar nga personalitete të mëdha të së kaluarës e të kohës, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, V. Havel, Papa Shën Gjon Pali dhe e Sh¸n Nënë Tereza – Ganxhe Bojaxhiu, dr. Ibrahim Rugova jetoi e veproi deri në fund për popullin dhe vendin e tij, duke lënë kështu një trashëgimi të jashtëzakonshme si njeri i kulturës, si kultivues i paqes e burrë shteti largpamës.

Presidenti Rugova ishte prijës i vlerave kombëtare e demokratike, udhëheqës i qëndresës qytetare, misionar i paqes e vëllazërimit, vizionar e arkitekt i Pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Evropë e në botë. Ibrahim Rugova përveç se presidenti i parë i Republikës së Kosovës, ishte kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe studiues. Ai lindi në 9 dhjetor 1944 në Cerrë të Istogut. Ibrahim Rugova u lind më 2 dhjetor 1944 në Cercë të Istogut.

Më 10 janar 1945 komunistët jugosllavë ia pushkatuan të atin, Ukën dhe gjyshin Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po depërtonin në Kosovë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Shkollën e mesme e kreu në Pejë (1967) dhe studimet e larta i kreu për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitet 1976-1977 studioi në Ecole Pratique des Hautes Etudes (Shkolla praktike e studimeve të larta), në Paris. Më 1984 mbrojti doktoraturën për letërsi në Universitetin e Prishtinës. Gjatë viteve 1988- 1990 shërbeu si sekretar shkencor, në Institucionin Albanalogjik të Prishtinës. Në vitin 1988 u zgjodh kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës.

Me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës u zgjodh kryetar i saj (23.12.1989) dhe qëndroi në këtë detyrë deri në vitin 2005. Me formimin e partive të tjera politike shqiptare ai u zgjodh kryetar i Këshillit Koordinues të Partive Politike të Shqiptarëve të Kosovës (22.07.1991). Gjatë zgjedhjeve të drejtpërdrejta parlamentare dhe presidenciale të majit 1992 dhe qershorit 1998, të organizuara nga partitë politike dhe institucionet shqiptare të Kosovës, Ibrahim Rugova u zgjodh kryetar i Republikës së Kosovës.

Ai u rizgjodh president i Republikës së Kosovës, në mars 2002 dhe në dhjetor të vitit 2004. Ibrahim Rugova është laureat i shumë çmimeve dhe dekoratave ndërkombëtare, ndërmjet të cilave: çmimi për Paqen i Fondacionit Paul Litzer, në Danimarkë (1995); çmimi për paqen i Unionit Demokratik të Katalonisë “Manuel Carrosco i Farmiguera”. Pas vdekjes ai u dekorua me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu. Ibrahim Rugova vdiq në Prishtinë më 21 janar 2006.

/Gazeta Panorama

 

The post Ibrahim Rugova, lideri i lëvizjes së fuqishme për lirinë e pavarësinë e Kosovës appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Pas shpalljes së emergjencës kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, fillon puna për të bllokuar emigrantët

By: S. H
22 January 2025 at 10:11

Donald Trump është zotuar se do të godasë emigracionin e paligjshëm dhe puna tashmë ka filluar.

Punëtorët kanë mbledhur një varg bovash në Rio Grande, që formon kufirin midis Teksasit dhe Meksikës, për të bllokuar emigrantët që kalojnë lumin për në SHBA.

lcimg-071ffeda-ea4f-4747-aac0-9606820be709

Trump ka rikthyer tashmë një program që do t’i detyrojë azilkërkuesit të presin në Meksikë derisa çështjet e tyre të dëgjohen në Amerikë.

Në ditën e parë të mandatit të tij të dytë, ai shpalli një emergjencë kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë dhe sugjeroi se ka në plan të ndryshojë përkufizimin e shtetësisë së të drejtës së lindjes.

Aktualisht, kushdo i lindur në SHBA konsiderohet të jetë shtetas, pavarësisht nga statusi i imigrimit të prindërve të tyre.

Por, Trump duket se po kërkon të ndryshojë që fëmijët e migrantëve pa dokumente të mos marrin nënshtetësinë.

Ai gjithashtu ka nënshkruar një deklaratë që u jep autoriteteve fuqinë për të “zmbrapsur, riatdhesuar dhe larguar” emigrantët.

The post Pas shpalljes së emergjencës kombëtare në kufirin SHBA-Meksikë, fillon puna për të bllokuar emigrantët appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Goditi me grushte punonjësin e doganës për t’iu shmangur kontrollit, arrestohet 58-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në mjet (EMRI)

By: S. H
22 January 2025 at 10:06

Policia ka vënë në pranga një 58-vjeçar pasi në doganën e Morinës, ka goditur me grushte punonjësin e doganës, për për të shmangur kontrollet në automjetin e tij.

Në automjetin e 58-vjeçarit të identifikuar si Azem Kovaçi, policia bën me dije se u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Njoftimi:

Goditi me grushte punonjësin e doganës, për shkak të detyrës, arrestohet në flagrancë 58- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Në doganën e Morinës, në hyrje, ky shtetas, dyshohet se për të shmangur kontrollet në automjetin e tij, ka goditur me grushte në fytyrë, shtetasin A. S., me detyrë doganier. Në automjetin e shtetasit A. K. u gjetën mallra ushqimore për kafshët, pa faturë tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

The post Goditi me grushte punonjësin e doganës për t’iu shmangur kontrollit, arrestohet 58-vjeçari! Ja çfarë iu gjet në mjet (EMRI) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Vrau 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri me shtizë peshkimi, dënohet me burg algjeriani! Ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave

By: S. H
22 January 2025 at 10:00

Fatah Melloul, i cili vrau me shtizë peshkimi 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri është dënuar nga Gjykata e Assize e Ankonës me 18 vjet burg.

Prokurori Marco Pucilli kishte kërkuar 24 vjet burg, por togat e zeza e dënuan me 18 vite qëndrim pas hekurave 28-vjeçarin Fatah Melloul.

Gjithashtu do të duhet që t’i paguajë edhe një shumë prej 40 mijë eurosh prindërve të viktimës.

Vijon…

The post Vrau 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri me shtizë peshkimi, dënohet me burg algjeriani! Ja sa vite do të qëndrojë pas hekurave appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌