Normal view

Received — 19 March 2025 Gazeta Shqiptare

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për sulme në infrastrukturë disa orë pas marrëveshjes për armëpushim

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:59

Rusia dhe Ukraina kanë akuzuar të dyja njëra-tjetrën për sulme ajrore që shkaktuan zjarre dhe dëmtuan infrastrukturën vetëm disa orë pasi udhëheqësit e tyre ranë dakord për një armëpushim të kufizuar për të ndalur sulmet në infrastrukturën energjetike.

Vladimir Putin ra dakord të ndalonte përkohësisht sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës, por nuk pranoi të miratonte një armëpushim të plotë 30-ditor të kërkuar nga Donald Trump në një telefonatë mes dy liderëve dje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy kishte rënë dakord me propozimin e SHBA-së për armëpushim 30-ditor përpara thirrjes, dhe më vonë mbështeti armëpushimin më të kufizuar për objektivat e energjisë.

Por, pas sulmeve ruse gjatë natës, shefi i shtabit të Zelenskyt, Andriy Yermak tha se Moska nuk e kishte mbajtur fjalën e dhënë.

Forcat ruse kryen një sulm ajror në infrastrukturën energjetike të Slovyansk, një qytet me 100,000 banorë në rajonin e Donetsk, sipas raporteve lokale, duke lënë një pjesë të qytetit pa energji elektrike.

Rusia po sulmon infrastrukturën civile dhe njerëzit, pikërisht tani”, tha ai në Telegram.

Autoritetet rajonale në Sumy në verilindje të Ukrainës thanë se sulmet me dronë rusë kishin dëmtuar dy spitale atje, duke mos shkaktuar lëndime, por duke detyruar evakuimin e pacientëve dhe stafit të spitalit.

Raportet lokale treguan gjithashtu se infrastruktura e energjisë elektrike në qytetin e Slovyansk në rajonin e Donetsk u dëmtua, duke shkaktuar ndërprerje të pjesshme.

Ushtria e Ukrainës tha këtë mëngjes se Rusia kishte lëshuar 145 dronë në vend gjatë natës, duke përfshirë edhe kryeqytetin e saj, Kiev.

Rusia ka akuzuar gjithashtu Ukrainën për mosrespektimin e marrëveshjes. Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se njësitë e saj shkatërruan 57 dronë ukrainas gjatë natës, 35 prej tyre mbi rajonin kufitar Kursk.

Autoritetet në rajonin jugor rus të Krasnodarit thanë mëngjesin e sotëm se një sulm me dron ukrainas shkaktoi një zjarr të vogël në një depo nafte të vendosur pranë fshatit Kavkazskaya.

Askush nuk u lëndua nga zjarri, por 30 punonjës u evakuuan dhe puna në objekt u pezullua, shtuan autoritetet.

The post Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë akuza për sulme në infrastrukturë disa orë pas marrëveshjes për armëpushim appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ismajli rrezikon Anglinë, balotazh “Uzuni-Manaj” në sulm. Si pritet të luajë Shqipëria në Uembli

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:57

Nëse mund të ëndërrojmë për një rezultat pozitiv në Uembli, qoftë këtu edhe një pikë, padyshim që duhet një mbrojtje solide për të përballuar forcat dhe sulmet e shumta të Anglisë.

Por, problemet, me sa duket kanë nisur herët për Silvinjon, sepse në seancën e djeshme, “Panorama Sport” mëson se Ardian Ismajli ka shfaqur probleme dhe ka lënë përgjysmë seancën. Mbrojtësi po projektohej si titullar së bashku me Gjimshitin, por pas disa minutash lojë mes njëri-tjetrit, 28-vjeçari ka hequr jelekun e stërvitjes dhe është shtrirë jashtë fushe duke u konsultuar me doktorin e përfaqësueses shqiptare, Xhanluka Stesina. Ismajli duket se ndjente probleme muskulare dhe ende nuk është gati 100 përqind nga lëndimi që ka pësuar javë më parë. Ai ka munguar në disa ndeshje të Empolit dhe ka vijuar me terapi për rikuperimin e plotë. Në dyshim serioz prezenca e tij nga minuta e parë në ndeshjen kundër Anglisë.

Në seancën e djeshme stërvitore, Marash Kumbulla ishte i vetmi lojtar i cili nuk u stërvit me grupin. Mbrojtësi punoi biçikletë dhe ushtrime të lehta në palestër dhe mesa duket ka pasur një ngarkesë muskulare dhe nuk është rrezikuar. Ai pritet të bashkohet me grupin në seancën e sotme stërvitore, e cila do të jetë e fundit në Tiranë, pasi mbasdite ekipi do të fluturojë për në Londër, dy ditë përpara ndeshjes.

FORMACIONI- Pas ushtrimeve të lehta dhe atyre koordinative, Silvinjo u mundua që të provonte diçka në lidhje me titullarët që do të zbresin në fushë ditën e premte. Në vendin e Ismajlit, gjatë lojërave u vendos Ajeti, i cili do të jetë në balotazh me Marash Kumbullën për një vend në formacion, gjithmonë nëse Ismajli nuk ia del. Ndërkohë, Gjimshiti dhe Balliu janë të konfirmuar. Krahu i majtë pritet t’i besohet Alijit. Trajneri do të vijojë me skemën e njëjtë, ku përfshihen katër mbrojtës dhe jo më shumë. Në mesfushë do të jenë Ramadani, Asllani dhe Laçi. Gjithashtu, edhe krahët e sulmit do të formohen nga Jasir Asani dhe Nedim Bajrami, dyshe e cila ka “pronotuar” këto pozicione. Ndërkaq, një dilemë e madhe është për majën e sulmit. Gazeta mëson se Silvinjo duhet të zgjedhë një mes Rei Manajt dhe Myrto Uzunit. Ky i fundit është disi më i avantazhuar, për shkak të shpejtësisë, e cila mund të shërbejë kundër anglezëve. Megjithatë, të dy janë në balotazh dhe është braziliani ai që do të vendosë ditën e ndeshjes. Në portë pritet ta nisë Tomas Strakosha.

8

KRISTI SEJATLLARI-PANORAMASPORT.AL

The post Ismajli rrezikon Anglinë, balotazh “Uzuni-Manaj” në sulm. Si pritet të luajë Shqipëria në Uembli appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kultura dhe trashëgimia kombëtare, si shtylla themelore të turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:55

NGA GENT SINANI 

Turizmi në Shqipëri është trajtuar prej vitesh si një nga sektorët më të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, por mënyra se si është ndjekur ky model ka prodhuar më shumë dëm sesa përfitim afatgjatë. Në vend që të ndërtohej mbi pasuritë e vërteta të vendit, historinë, kulturën dhe trashëgiminë kombëtare është zgjedhur një qasje e mbështetur në urbanizimin e shfrenuar, privatizimin e vijës bregdetare dhe promovimin e një turizmi masiv që po shkatërron autenticitetin dhe po varfëron vlerat e vendit. Qeveria e Edi Ramës ka ndjekur një paradigmë të gabuar, duke favorizuar betonizimin e bregdetit dhe ndërtimin pa kriter në zonat natyrore dhe historike, duke dëmtuar seriozisht karakterin dhe ekosistemin e Shqipërisë. Pranë detit janë ngritur resorte të mëdha që shërbejnë vetëm për një elitë të vogël ekonomike, ndërsa popullsia vendëse është lënë jashtë përfitimeve reale të këtij zhvillimi të ashtuquajtur turistik.

Me pretekstin e modernizimit janë shembur objekte historike me vlera të jashtëzakonshme, siç ishte rasti i Teatrit Kombëtar, një akt që simbolizoi shpërfilljen e qeverisë ndaj trashëgimisë kombëtare. Në vend të një qasjeje të qëndrueshme, e cila do ta vendoste Shqipërinë në hartën e turizmit kulturor evropian, është zgjedhur një rrugë që u ngjan modeleve të dështuara të vendeve që kanë degraduar pasuritë e tyre për të ndjekur një rritje afatshkurtër ekonomike, duke humbur gjithçka që i bënte unike. Ndërkohë, vende të tjera kanë zgjedhur të zhvillojnë turizmin mbi bazën e trashëgimisë dhe identitetit kulturor, duke krijuar modele të qëndrueshme që sjellin përfitime afatgjata. Japonia, për shembull, ka ndërtuar një turizëm të bazuar mbi konceptin e “Omotenashi”, mikpritjen tradicionale japoneze, e cila i jep vlerë përvojës së vizitorit përmes kontaktit me traditat vendëse.

Austria ka promovuar një model të turizmit alpin që ndërthur peizazhin natyror me fshatrat tradicionale, duke ruajtur autenticitetin e kulturës lokale. Kroacia, e cila ka një bregdet të ngjashëm me Shqipërinë, ka ndërtuar një model të turizmit të qëndrueshëm, duke përdorur qytetet e saj historike si Dubrovniku dhe Spliti për të tërhequr vizitorë pa degraduar strukturat ekzistuese. Shqipëria, në vend që të ndjekë këtë rrugë, ka zgjedhur një model shkatërrues, ku turizmi masiv po e kthen vendin në një destinacion pa identitet dhe pa vlerë të veçantë në tregun ndërkombëtar. Për të ndërtuar një turizëm të qëndrueshëm dhe autentik, është e domosdoshme që Shqipëria të ridrejtojë strategjinë e saj dhe të kthejë kulturën dhe trashëgiminë kombëtare në boshtin kryesor të këtij sektori. Ky model i ri duhet të bazohet mbi pesë shtylla të rëndësishme.

Së pari, duhet të krijohen qendra të fuqishme të turizmit kulturor në qytete historike si Gjirokastra, Berati, Kruja dhe Shkodra, të cilat mund të kthehen në pika kyçe për promovimin e historisë dhe traditave shqiptare. Përvoja turistike duhet të përfshijë artizanët dhe zejtarët, të cilët mund të ofrojnë produkte autentike për vizitorët, duke krijuar një ekonomi vendase të lidhur ngushtë me turizmin.

Së dyti, agroturizmi duhet të marrë një rol më të madh, duke përfshirë zhvillimin e fshatrave tradicionale dhe krijimin e rrugëve të verës dhe prodhimeve bio, veçanërisht në zona si Malësia e Madhe, Përmeti dhe Korça. Këto rajone kanë potencialin për të ofruar përvoja unike, ku turistët mund të njohin nga afër jetesën tradicionale dhe kulinarinë shqiptare.

Së treti, trashëgimia kulturore duhet të gjejë vend në epokën digjitale, duke krijuar muze virtualë dhe platforma interaktive që ofrojnë guida digjitale për vizitorët. Kjo do ta bënte Shqipërinë më të aksesueshme për turistët ndërkombëtarë dhe do të ndihmonte në edukimin e brezave të rinj mbi historinë e vendit të tyre.

Së katërti, promovimi i eventeve kulturore dhe festivaleve tradicionale duhet të jetë pjesë e strategjisë kombëtare për të tërhequr turistët gjatë gjithë vitit. Organizimi i festivaleve folklorike, panaireve të trashëgimisë kombëtare dhe aktiviteteve artistike në zonat historike do të ndihmonte në rritjen e turizmit jashtë sezonit veror. Së fundmi, shtylla e pestë dhe më e rëndësishme është ruajtja dhe rivitalizimi i trashëgimisë kombëtare, duke ndërprerë procesin e shkatërrimit të objekteve historike dhe duke investuar në restaurimin e tyre.

Krijimi i një fondi kombëtar për ruajtjen e monumenteve dhe përfshirja e komuniteteve vendëse në këtë proces do të siguronte që vlerat kulturore të ruheshin dhe të bëheshin pjesë e zhvillimit të qëndrueshëm. Në vend që të ndjekë një rrugë të betonizimit dhe shkatërrimit, Shqipëria duhet të vendosë kulturën dhe trashëgiminë e saj në qendër të strategjisë së turizmit. Ky vend ka një histori unike, një identitet të pasur dhe një trashëgimi që mund ta kthejnë në një nga destinacionet më të kërkuara në Evropë. Nëse ndjek modelet e suksesit nga vendet që kanë ditur të ruajnë dhe promovojnë vlerat e tyre kombëtare, Shqipëria jo vetëm që do të krijojë një turizëm të qëndrueshëm, por do të ndërtojë edhe një ekonomi më të drejtë dhe më të qëndrueshme për brezat e ardhshëm.

/Gazeta Panorama

The post Kultura dhe trashëgimia kombëtare, si shtylla themelore të turizmit të qëndrueshëm në Shqipëri appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Abuzimet e rënda me detyrën, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Erjon Shehajt, kryeprokurorit të Lezhës! Sot fati i tij në dorën e KPA! Shkeljet e zbuluara nga “Vetting”

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:48

Karriera e kryeprokurorit të Lezhës, Erjon Shehaj i cili është përfshirë në një sërë skandalesh të denoncuara në emisionin Vetting në News24, është sot ne doren e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

KPA është institucioni më i lartë i procesit të Vettingut dhe do të vendosë sot nëse Shehaj do të qëndrojë në detyrë apo do përjashtohet nga sistemi i drejtësisë për shkak te abuzimeve me detyrën.

Erjon Shehaj kaloi më polemika procesin e vlerësimit të figurës dhe aftesive të tij si prokuror nga Komisionit i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2022.

Por procesi i rivlerësimit të tij është ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga Institucioni i tretë i Vettingun, Komisioneri Publik.

Ky institucion ka kërkuar shkarkimin nga detyra të kryeprokurorit të Lezhës, duke listuar një sërë shkelësh të gjetura dhe denoncime të depozituara në adresë të Erjon Shehajt.

Emisioni Vetting ka zbuluar një sërë shkeljesh të prokurorit të Lezhës.

INVESTIGIMI I VETTING

Një nga gjërat më të rëndësishme në kryerjen e ekstradimit është dokumentimi i procedurës dhe ruajtja e dokumenteve, ku evidentohet njohja e zbritjes së dënimit nga autoritetet e huaja, në këtë rast nga shteti italian.

Kjo ka qenë edhe pika e cila ka mbajtur peng të gjithë procesin sipas Prokurorisë së Lezhës pasi Prokurori Erjon Shehaj pretendon se nuk i ka patur certifikatat. Por ndryshe është qëndrimi i avokatit Gjergj Neli, i cili tregon se kanë bërë ankesë të Prokuroria e Përgjithshme për prokurorin e Lezhës.

“E vetmja përgjigje nga Prokuroria ishte nga zyra e marrëdhënieve me jashtë, ka qenë kjo: I nderuar zoti avokat, pasi kemi kontaktuar me prokurorin e rrethit, Erjon Shehaj, na ka thënë që mungojnë dokumentet e zbritjes së dënimit nga Autoritetet Italiane, ne i jemi drejtuar autoriteteve italiane gjoja sipas tij që të na i sjellin certifikatat për uljen e dënimit që ky i dënuar ka kryer në burgjet e Italisë.”– u shpreh avokati Gjergj Neli.

Sipas avokatit Neli: “Duhej që Prokuroria e Përgjithshme të dërgonte një përfaqësues te zyra e avokatisë të personit të dëmtuar, që çfarë problemi kishte ose t’i kishin thirrur te zyra e Prokurorisë për të marrë provat për t’i treguar ekzistencën e këtyre dokumenteve dhe faktit që Prokurori Shehaj i zotëronte certifikatat”.

Avokati Gjergj Neli shtoi më tej: “Më vonë ne kemi shkuar për të takuar në Prokurori edhe oficerin e policisë gjyqësore, i cili ishte i deleguar nga prokurori Erjon Shehaj, oficeri I policisë gjyqësore Artan Uka. Dhe u bind Artan Uka që kur ne ia pamë dosjen e të dënuarit, ne i pamë të gjitha certifikatat që ishin aty, që kishin ardhur me të gjitha aktet shkresore nga Italia. Nuk e di si e ka prokurori, nuk e di pse nuk e zbaton prokurori, do ta bisedoj me prokurorin.”

Pra, sipas dëshmisë nga avokati Prokuroria e Lezhës i zotëronte dokumentet, por ka qenë gjëra të tjera që mund të kenë ndikuar te kjo vendimmarrje e munguar.

“Unë kërkoj vetëm të vërtetën, pse jam mbajtur unë 11 muaj më shumë në burg nga kryeprokurori i  Lezhës. Ai i ka pasur të gjithë letrat e mia. Unë kur kam ardhur nga shteti italian, unë i kam pasur të gjitha letrat me vete. Kam patur bërë dy njohje dënimi këtu në 2020 dhe në 2022. E ky më thotë s’ke dinamika. Dinamika janë ditët e lirimit të parakohshëm. Si s’kam unë? Unë i kam me vendim gjyqtari në Itali, e t’i kam prurë këtu. T’i ka prurë shteti, t’i kam prurë edhe unë?”– ngriti pyetjen Armando Uka.

Nga shkresat e vendosura në dispozicion për “Vetting” rezulton se certifikatat janë marrë nga Institucioni i Ekzekutimit të  Vendimit Penal Reç në Malësinë e Madhe sipas avokatëve të Armando Ukas.

Konkretisht në 7 gusht 2024, njëri nga avokatët Shaqe Marinaj ka përcjellë shkresën me të gjitha dokumentet, ku janë të përfshira edhe certifikatat e njohjes së përfitimit të zbritjes së dënimit nga Autoritetet Italiane pasi edhe juristi i IEVP-së Reçit pretendonte se mungonte dokumentacioni.

Por sipas avokatit Arben Llangozi, në rastin në fjalë ka përgjegjësi edhe Institucioni i Ekzekutimit të Vendimit Penal.

Sipas avokatit Arben Llangozi “Edhe IEVP e ka detyrimin ligjor që një personi t’i llogarisin vuajtjen e dënimit. Sepse ligji e ka ngarkuar me zbatimin e vendimit. Me zbatimin e ligjit e ka ngarkuar edhe prokurorin. Ashtu sikurse është garanci. Edhe gjykata në menaxhimin e këtij procesi në ekzekutimin e këtij vendimi”.

Llangozi: Është shkelur ligji

Duke parë situatën me vonesat nga Prokuroria e Lezhës, konkretisht nga kryeprokurori Erjon Shehaj avokatët e Armando Ukës i janë drejtuar Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për njohjen e zbritjes së dënimit sipas Amnistisë Penale. Por Gjyqtarja Eglantina Biba në 16 tetor 2024 vendosi të shpall mungesën e juridiksionit për aplikimin e ligjit për amnistinë penale, si dhe ia kaloi aktet për këtë rast Prokurorisë së Lezhës, si organ kompetent. Pra, nuk ishte në autoritetin e Gjykatës të merrej me këtë çështje, por e Prokurorisë së Lezhës.

“Gjatë seancës gjyqësore, Prokurori ngrihet dhe thotë se kjo nuk është kompetencë e gjykatës, por e prokurorisë dhe në lidhje me këtë jemi ne ata që duhet të bëjnë justifikimin e ligjit të amnistisë. Atëherë gjyqtari i seancës shpall moskompetencën, duke ia kaluar Prokurorisë kompentencën. Nuk kisha parë e dëgjuar asnjëherë, kjo është antiligjore.”- u shpreh avokati Neli.

Por avokatët do i drejtonin kërkesa të tjera Gjykata së Lezhës për njohjen e përfitimeve të periudhës së paraburgimit, si dhe uljet e përfituara në Itali, ku në 18 nëntor 2024, Gjyqtari Ilir Përdeda do të dilte me një vendim, që do të ngarkonte me përgjegjësi Prokurorinë e Lezhës.

Avokati Gjergj Neli u shpreh: “Në lidhje me shtetasin Armando Uka, rezulton se Autoritetet Italiane ia kanë dërguar edhe njëherë certifikatat e uljeve të dënimit dhe rezulton ashtu siç ne kemi pretenduar që ka përfituar 855 ditë ulje dënimi që prokurori i çështjes Erjon Shehaj kundërshtonte duke i privuar lirinë në kundërshtim me të gjitha ligjet, në mënyrë antinjerëzore.”

Në parashtrimin e vendimit të Gjykatës, shkruhet se Armando Uka pretendon që Prokuroria Lezhë me rastin e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit nuk ka përllogaritur masën e dënimit të vuajtur prej tij në Itali për llogari të dy vendimeve të mësipërme të njohura prej kësaj Gjykate dhe nëpërmjet kërkesës kërkon të detyrohet prokuroria të kryejë një përllogaritje të tillë.

vetting

Në vendimin e saj përfundimtar, më 18 nëntor 2024 Gjykata e Lezhës vendosi:

“Gjykata vlerëson se sipas dinamikës së vuajtjes së dënimit të administruar si provë në gjykim, kërkuesit nuk i është përllogaritur dënimi i vuajtur prej tij në Itali dhe në pjesën e dënimit të vuajtur data e fillimit të ekzekutimit nuk është marrë ajo e përcaktuar nga Prokuroria në urdhëron e ekzekutimit. Po ashtu, Prokuroria në urdhëron e ekzekutimit nuk ka përcaktuar periudhën e dënimit të vuajtur prej kërkuesit deri më datën e lëshimit të urdhrit të ekzekutimit dhe atë të mbetur pa vuajtur, duke mos u përllogaritur dënimi i vuajtur prej kërkuesit në Itali”.

Në rastin konkret, gjykatësi Përdeda vlerëson se Prokuroria në rastin e lëshimit të urdhrit te ekzekutimit të vendimit penal nr.51/2024 nuk ka vepruar në përputhje me ligjin, sepse nuk ka përcaktuar dhe përllogaritur periudhën e paraburgimit apo të dënimit me burgim të vuajtur nga kërkuesi në Itali dhe pjesën e mbetur pa vuajtur. Për rrjedhojë, Gjykata vlerëson se kjo e metë e ekzekutimit duhet rregulluar duke e urdhëruar Prokuroria të përllogarisë dhe dënimin e vuajtur nga kërkuesi në Itali.

Pra, sipas këtij vendimi prokurori Erjon Shehaj nuk ka kryer llogaritë e nevojshme  dhe në mbyllje Gjykata ka urdhëruar Prokurorinë e Lezhës të kryeje llogaritë për të ekzekutuar vendimin nr.51 datë 29.05.2024 duke përllogaritur dhe kohën e dënimit në Itali ku përfshihen edhe zbritjet e dënimit.

Avokati Neli

“Imagjinoje se çfarë pasojash i ka sjellë ky prokuror me veprimet dhe mosveprimet e tij”-tha avokati Neli.

Por avokatët do të bënin një tjetër kërkesë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ku i kërkonin ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit nr.51 datë 29.05.2024, lirimin e menjëhershëm të Armando Ukës, ekzekutimin e menjëhershëm të vendimit të datës 18 nëntor 2024 të Gjykatës Lezhë dhe ekzekutimin e vendimit për përfitim nga Amnistia Penale sipas ligjit 33/2024.

Edhe në këtë rast, në 27 dhjetor 2024, Gjykata e Lezhës do të rrëzonte kërkesën e Armando Ukës, duke e shpallur të papranueshme duke marrë parasysh edhe qëndrimin e Prokurorit Erjon Shehaj.

Avokat Arben Llangozi për “Vetting” shprehet se: “Këto zvarritje të pjesshme duke urdhëruar që është kompetence prokuroria apo duhet ta gjykoj gjykata etj, etj, kjo është zvarritje sepse në lidhje me masat e dënimit për të konstatuar apo përllogaritur vuajtjet e dënimit janë kompetence e tyre, gjithë institucioneve qoftë edhe IEVP”.

Avokat Arben Llangozi

The post Abuzimet e rënda me detyrën, Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e Erjon Shehajt, kryeprokurorit të Lezhës! Sot fati i tij në dorën e KPA! Shkeljet e zbuluara nga “Vetting” appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, arrestohet për korrupsion dhe terrorizëm

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:45

Kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, një rival kryesor i presidentit Rexhep Tajip Erdogan, është arrestuar si pjesë e një hetimi për lidhjet e dyshuara me korrupsionin dhe terrorizmin, sipas mediave turke. 

Agjencia shtetërore Anadolu informon se prokurorët lëshuan urdhër-arrest për kryebashkiakun Ekrem Imamoglu dhe rreth 100 persona të tjerë. Midis të arrestuarve ishte bashkëpunëtori i ngushtë i Imamoglu, Murat Ongun.

Autoritetet mbyllën disa rrugë rreth Stambollit dhe ndaluan demonstratat në qytet për katër ditë në një përpjekje të dukshme për të parandaluar protestat pas arrestimit.

Kritikët thonë se goditja vjen pas humbjeve të konsiderueshme nga partia në pushtet e Erdoganit në zgjedhjet lokale në mars, mes thirrjeve në rritje për zgjedhje të parakohshme kombëtare.

Kryebashkiaku i Stambollit u arrestua gjatë një kontrolli në shtëpinë e Imamoglu.

Sipas Prokurorisë, ndaj İmamoglu dhe personave të tjerë për të cilët është lëshuar urdhër arrest rëndojnë akuza si të tilla si “organizatë kriminale, zhvatje, ryshfet, mashtrim, manipulim tenderash dhe ndihma e organizatës terroriste PKK/KCK.

The post Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu, arrestohet për korrupsion dhe terrorizëm appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Këmbimi valutor 19 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:36

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.6 lekë dhe do shitet me 91.8 lekë.

KM

Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.7 lekë dhe do shitet me 103.9 lekë.

Ndërsa paundi britanik do blihet me 117.4 lekë dhe do shitet me 118.6 lekë.

The post Këmbimi valutor 19 mars/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

PS me nr.5 në fletën e votimit, Rama: Çdo shqiptar duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë negociatat me BE

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:35

Kryeministri Edi Rama, ka publikuar mëngjesin e sotëm (19 mars) një foto, ku shfaqet dora e tij me mbishkrim “5”, duke iu referuar numrit që mban Partia Socialiste në fletën e votimit.

Rama u kërkon shqiptarëve të votojnë PS në zgjedhjet e 11 majit, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat me BE për anëtarësimin e Shqipërisë në bllok.

“MIRËMËNGJES

dhe me numrin 5 të Partisë Socialiste në fletën e 11 majit, ku çdo shqiptar e shqiptare do të duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë a lëkundje negociatat me BE, anëtarësuar Shqipërinë në Bashkimin Europian, siguruar pashaportën europiane për vete e familjen, duke mos parë majtas e djathtas, po drejt, tek maja e Shqipërisë 2030 në BE, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

The post PS me nr.5 në fletën e votimit, Rama: Çdo shqiptar duhet ta investojë votën për të vazhduar pa asnjë ndalesë negociatat me BE appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Mos po kërkojnë t’i veshin Ukrainës “kostumin” e Kosovës?

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:30

NGA ILIR ÇOPJA ILIR ÇOPJA

Javën e kaluar u zhvilluan bisedimet në Jeddah të Arabisë Saudite për gjetjen e një formule të pranuar nga të dyja palët: Ukrainë, Rusi dhe të miratuar nga SHBA dhe BE për t’i dhënë fund konfliktit trevjeçar në Ukrainë. Arritja e paqes brenda njëqind ditëve të para të presidencës së tij është një nga “bastet më të mëdha” të Trump dhe afatit po i vjen fundi. Në fund të takimit projekt-propozimi i paqes i hartuar nga SHBA-të iu dha për t’u firmosur përfaqësuesve të dy shteteve në konflikt. Ky plan paqeje përputhet plotësisht me qëndrimin publik të Presidentit Trump: “Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime për të arritur një marrëveshje”.

Liderët evropianë, përfshirë Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kanë përshëndetur këtë zhvillim si një hap drejt një paqeje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme. Zelensky ka shprehur skepticizëm ndaj qëllimeve të Rusisë, duke e cilësuar reagimin e Kremlinit si manipulues dhe të ndërlidhur me kushte që mund të vonojnë ose të pamundësojnë një marrëveshje të qëndrueshme. Putin ka shprehur dyshime mbi mundësinë e mbikëqyrjes efektive të një armëpushimi dhe ka kërkuar që të përfshihen kushte, që mund të vonojnë ose të pamundësojnë një marrëveshje të shpejtë. Mos po kthehemi në mijëvjeçarin e kaluar? A mos i ngjan një filmi të parë? Ky propozim paqe i SHBAve ngjason me propozimin e paqes së Rambujesë. Konferenca e Rambujesë, e mbajtur nga 6 deri më 23 shkurt 1999 në Francë, ishte një përpjekje ndërkombëtare për të zgjidhur krizën në Kosovë dhe për t’i dhënë fund luftës.

Pala kosovare e pranoi marrëveshjen më 18 mars 1999, ndërsa pala jugosllave e refuzoi. Paralelizmi midis Ukrainës dhe Kosovës nuk është i rastësishëm. Vetë Presidenti Putin ka bërë një paralelizëm të tillë që në vitin 2014 për të justifikuar aneksimin unilateral të Gadishullit të Krimesë, pas përfundimit të referendumit. Njësoj si Kosova atëherë, edhe Ukraina përpos dyshimeve të cituara më sipër e ka pranuar në parim propozimin e paqes nga SHBA. Presidenti Volodymyr Zelensky ka dhënë dakordësinë e tij pas një takimi të gjatë mes delegacioneve ukrainase dhe amerikane në Arabinë Saudite. Si rezultat, SHBA-të ka vendosur të rifillojnë ndihmat ushtarake dhe ndarjen e informacionit të inteligjencës për Ukrainën. Ndryshimi mes këtyre dy skenarëve të ngjashëm është fakti se Rusia nuk është Jugosllavia e vitit 1999, e fragmentarizuar dhe e dobësuar pas një konflikti të brendshëm thuajse nëntëvjeçar. Vladimir Putin, i cili në atë kohë ishte drejtor i Shërbimit Federal të Sigurisë (FSB) të Rusisë, shtet i cili ishte pjesë e grupit të marrëveshjes në Rambuje, nuk kërkon të bëjë të njëjtin gabim si Millosheviç. Presidenti Vladimir Putin ka shprehur gatishmëri parimore për një armëpushim, por ka vendosur kushte të cilat e bëjnë procesin më të ndërlikuar.

Ai ka theksuar se çdo armëpushim duhet të çojë në një paqe të qëndrueshme dhe të trajtojë shkaqet e thella të krizës. Në rast të një firmosjeje të njëanshme të propozimit të paqes vetëm nga Ukraina, çfarë do të ndodhë? Në momentin që Jugosllavia më 18 mars 1999 nuk firmosi Dokumentin e Rambujesë, u kalua nga “Forca e diplomacisë”, në “Demokracinë e forcës”. Më 24 mars 1999, NATO filloi një fushatë bombardimesh kundër forcave jugosllave, e cila zgjati deri më 10 qershor 1999. Skenari jugosllav është përjashtuar si nga SHBA-të, edhe nga BE-ja, sepse do të shkaktonte një konflikt të hapur mes superfuqive të botës me pasoja shkatërrimtare për njerëzimin. Pavarësisht “imunitetit” ndaj një ndërhyrjeje direkte ushtarake, mosarritja e marrëveshjes do ta ekspozonte Rusinë drejt pasojave gjithaq të rënda. Presidenti Trump e bëri të qartë se dështimi i marrëveshjes dhe mosulja në bisedime paqeje nga ana e Rusisë do të sillte vendosjen e sanksioneve më të rënda ndaj saj që nga fillimi i luftës dhe këtë qëndrim do të mbanin edhe aleatët europianë. Mosfirmosja ruse do të justifikonte vazhdimin dhe shtimin e mbështetjen ushtarake të Ukrainës nga aleatët e saj. A mund të jetë rrugëtimi i Ukrainës njësoj si ai i Kosovës drejt paqes? Përgjigja për fatin e keq të popullit ukrainas është jo. Siç citova më sipër, Rusisë nuk mund t’i bëhet presion me bombardime mbi territorin e saj dhe sanksionet sado të rënda të jenë, do të kërkojnë kohë të japin efektet e tyre në ekonominë ruse. Autarkizmi ekonomik do amortizonte pasojat e “Bllokadës ekonomike”. Për më tepër, është e pamundur që në rastin e Ukrainës të miratohet një rezolutë si Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e miratuar më 10 qershor 1999, sepse do duhej që të firmosej edhe nga Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në miratimin e Rezolutës 1244, Rusia votoi në favor të saj, por në këtë rast një rezolutë me të njëjtën përmbajtje do binte ndesh me interesat e saj gjeostrategjike dhe ekonomike. Në përfundim mund të themi se është pjesë e natyrës njerëzore krahasimi i ngjarjeve aktuale me ato të së kaluarës. Pavarësisht paralelizmave të bëra këto kohë mes dy konflikteve, ato kanë ndodhur në periudha të ndryshme dhe rrethana të ndryshme. I njëjti “skenar” pas më shumë se një çerekshekulli duket i zverdhur dhe i zhubrosur për të prodhuar të njëjtin rezultat. Historiani italian Alessandro Barbero ka thënë: “Kur historia përsëritet, herën e parë si tragjedi dhe të dytën si farsë”.

/Gazeta Panorama

The post Mos po kërkojnë t’i veshin Ukrainës “kostumin” e Kosovës? appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Detaje nga zbulimi i “shtëpisë së barit” në Laknas, në pranga dy vëllezër dhe një punonjës i OSHEE

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:28

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë pasi kishin përshtatur banesën për kultivimin e kanabisit.

Në pranga ranë 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht vëllezërit me iniciale Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç.

Ndërkohë u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, 66 vjeçari me iniciale Z. M., , pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në pranga u vendos edhe punonjësi i OSHEE-së, 29 vjeçari me iniciale E. P., për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5, operacioni policor “Llamba”, për goditjen e një rasti të kultivimit të kanabisit në ambiente të mbyllura.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe pajisje elektrike të përdorura për kultivim.

Arrestohen dy vëllezër, të cilët dyshohen se kishin përshtatur banesën për këtë veprimtari kriminale, procedohet penalisht babai i tyre për moskallëzim.

Në pranga edhe një punonjës i OSHEE-së për shpërdorim detyre.

Në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 finalizuan operacionin policor të koduar “Llamba”, në kuadër të të cilit u identifikua një banesë, në fshatin Laknas, e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ku për rritjen e tyre ishin instaluar pajisje ndriçimi dhe ventilimi, ndërsa energjia elektrike merrej në mënyrë të paligjshme.

Gjatë operacionit u arrestuan 2 autorët e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, të cilët kultivonin bimët në ambientet e kësaj banese, konkretisht shtetasit Sh. M., 38 vjeç dhe F. M., 28 vjeç.

Po ashtu, në vijim të veprimeve, u procedua në gjendje të lirë babai i tyre, shtetasi Z. M., 66 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për këtë veprimtari të paligjshme dhe nuk e kishte kallëzuar.

Në vijim të hetimeve, është vënë në pranga edhe punonjësi i OSHEE-së, shtetasi E. P., 29 vjeç, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka favorizuar këtë veprimtari kriminale duke mos evidentuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike.

Gjatë kontrollit të banesës, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 20 bimë narkotike Cannabis Sativa, rreth 60 cm të larta, një sasi me lëndë narkotike kanabis të përpunuar, 5 llamba speciale për ndriçim dhe ngrohje, 2 filtra për pastrimin e aromave, 3 ventilatorë freskues, 2 pajisje për matjen dhe rregullimin e temperaturës dhe pajisje të tjera elektrike të përdorura për kultivimin në ambiente të mbyllura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.

The post Detaje nga zbulimi i “shtëpisë së barit” në Laknas, në pranga dy vëllezër dhe një punonjës i OSHEE appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Parashikimi i horoskopit 19 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

By: P. Gj.
19 March 2025 at 08:25

Dashi

Mund të ketë shumë emocione që vërtiten rreth jush sot. Detyra juaj është të përpiqeni të qëndroni sa më objektiv që të jetë e mundur në secilën situatë. Jini mbështetës të miqve tuaj.

Demi

Loja që ju keni luajtur po nxehet, dhe ju duhet të rritni konkurrencën tuaj. Lajmi i mirë është që ju keni gjithë intensitetin që ju nevojitet për të qënë të përqendruar pa e humbur qetësinë tuaj.

Binjaket

Kushtojini më shumë vëmendje shëndetit tuaj sot. Eshtë koha për të menduar më shumë në mënyrë proaktive për aspektin tuaj fizik, në mënyrë që të shmangni problemet më të mëdha gjatërrugës.

Gaforrja

Një ftesë mund të dalë gjatë rrugës, por do t’ju duhet ta anuloni. Ju mund të ndiheni shumë të pavendosur për gjithçka tani. Çdo moment që mendoni është një moment që nuk do ta ktheni më kurrë.

Luani

Nëse e dini se diçka nuk është në rregull në një nga marrëdhëniet tuaja, pse nuk po i kushtoni më shumë vëmendje asaj? Trajtoni gjithçka me ndershmëri. Jini të guximshëm dhe hidhni një vështrim të gjatë,

Virgjeresha

Po kërkoni një sfidë argëtuese, lini anën tuaj kurioze t’ju çojë drejt stimulimit. Nëse merrni kohën e nevojshme për të eksploruar, nuk do të zhgënjeheni. Shikojeni botën me një mendje të hapur sot.

Peshorja

Sot do të tërhiqeni nga gjërat e bukura në çdo kuptim të fjalës. Ju do të vlerësoni estetikën jo vetëm në pamjen fizike, por edhe në kulinari. Në aspektin ekonomik, situata nuk është në nivelin më maksimal.

Akrepi

Ky është një moment shumë i mirë për të bërë një pastrim të gjërave. Një fillim i ri është i mundur në aspektin profesional. Për sa kohë që keni energji për detyrën, ju do të shijoni çdo minutë.

Shigjetari

Mund të ketë një riorganizim që po ndodh midis miqve tuaj. Pjesë të rrethit tuaj mund të shpërthejnë në njësi më të vogla. Bëni kujdes në këto situata, jo çdo gjë duket pozitive, zgjidhni anën më produktive.

Bricjapi

Gjërat mund të jenë më të ngarkuara se kurrë në vendin e punës. Mos u ndjeni keq nëse duhet të vendosni projekte afatgjata në pritje. Në aspektin sentimental, mund të merrni lajme pozitive.

Ujori

Sot mund të përballeni me vështirësi në punë. Përdorni logjikën tuaj  edhe pyesni një mik për vendimin më të mirë. Një investim do të duhet të presë për një kohë të pacaktuar deri në një moment tjetër.

Peshqit

Mos u shqetësoni se një mik apo i dashur po përballet me një situatë të tensionuar. Ju duhet të keni besim se ata e dinë se çfarë po bëjnë. Nuk do të ishte diçka e zgjuar që të ofroni këshilla të padëshiruara.

The post Parashikimi i horoskopit 19 mars, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Received — 18 March 2025 Gazeta Shqiptare

“Desh na bënë hatanë, vari l*shtë bimëve”- Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes trafikantit dhe punonjësit të policisë: Ke gati 22 mijë euro…

By: gsh
18 March 2025 at 20:54

Emisioni “Në Shënjestër” i gazetares Klodiana Lala ka zbardhur detaje në lidhje me një grup narkotrafiku që vepronte në aksin Tepelenë-Gjirokastër-Sarandë.

Nga bisedat mes Kristo Qiricit dhe Erdit Hazizajt zbulohen lidhjet që grupi kishte me policinë jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Greqi.

Bisedat Sky Ecc

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj

‘Dje, Po leje vari lesht, nuk po dimë më fare ku jemi. Sipas meje del që një nga ata që sjell gjëra o ka vënë gps ose ka çuar haber. Puna që deri te kapja kush na çoi. Ne nuk na njef asnjë vëlla, këtu në Sarandë, Po do e gjej se dhe në Athinë kemi djalin e një shefi të madh. Ata pardje erdhën nga Durrësi, morën makinën në 5 të mëngjesit dhe ikën’.

Aq e fuqishme dhe e mbrojtur ishte kjo organizatë, sa del që Kristo Qirici jo vetëm kishte futur në xhep policinë në Sarandë, por kishte njohje deri lart në policinë e Athinës.

Aty ku merr informacione të sakta se çfarë kanë rrëfyer dy italianët e kapur.

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj.

‘Po na trembën me këto që thonë që do ketë arrestime. Është lajmëruar pala shqiptare. Po halli është çfarë dinë, mos na vijnë neve, si thua. Apo pa prova nuk vijnë, si mendon. Në Athinë kemi një shef të madh. Po i japim 5 mijë euro. Ai e ka bërë dhe kapjen, S’ka as emra, asgjë, vetëm një emër boshnjaku kanë dhënë shoferat’.

Por ndërsa ishte në përgatitje për të dërguar ngarkesën me drogë në Greqi, një ngjarje e pakëndshme duket se ia prish seriozisht humorin Kristo Qiricit.

Ajo e mesit të shkurtit 2020, ku pasi e pyet Erdit Hazizaj; ‘nëse është rruga e lirë për në Gjirokastër, dhe nëse jo të kalojë nga Vlora.’, ai i tregon oficerit të policisë se ndërkohë i janë hapur telashe të reja.

Telashe që kanë të bëjnë me një shtëpi bari, të cilën e ka shkatërruar pasi ka mësuar se Policia në Sarandë do t’i vijë për kontroll.

Bisedë gjatë të cilës lë të kuptohet se për këtë ambient ka pasur edhe mbështetjen nga punonjës të policisë në zonë.

Bisedat në Sky Ecc

Kristo Qirici i shkruan Erdit Hazizaj.

‘Patëm bërë një këtu me 400 llamba. Për 10 ditë ishin gati për prerje. Tani e pastruam që u qetësuam, Se desh na bënë hatanë, vari leshtë bimëve. Kam 30 çuna këtu.

Po do shikojmë se duket dorë e brendshme, se nuk ka mundësi. Nesër ose pasnesër ke djalin aty mos të duhen më shumë se 22?. Ok vëlla natën.’

Vetëm dy ditë nga konsumimi i kësaj bisede Kristo Qirici i shkruan sërish Erdit Hazizajt ku e njofton që shumën e parave prej 22 mijë euro e ka gati.

Por pavarësisht dështimit në ngarkesën e dërguar në Athinë më datë 7 Mars 2020, grupi nuk demoralizohet por vazhdon normalisht punën.

Ndërkohë që nga biseda lihet të kuptohet se më herët janë dërguar edhe shumë ngarkesa të tjera që kanë qenë të suksesshme.

Kjo edhe falë ndihmës së policëve të inkriminuar që dalin edhe në këto komunikime në Sky Ecc, midis Kristo Qiricit dhe Erdit Hazizaj. Biseda të cilat zhvillohen më datë 29 Mars 2020.

Ku Qirici i thotë se kishte nisur edhe një rrugë më parë, por mjeti kishte qenë me targa gjermane dhe për këtë arsye u kishte shpëtuar kontrolleve të autoriteteve të zbatimit të ligjit.

Bisedat Sky Ecc

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj

‘Ata na prisnin me targa italiane, por ne ishim me gjermane dhe shpëtuam. Po në Greqi vëlla po nuk u lidh gjëja, mbyllet cikli, te ai që kapin me presh në dorë’.

Por për të gjithë këtë shërbim që po i bën, Kristo Qirici nuk harron ta shpërblejë mikun e tij të vyer në radhët e policisë.

Që për hir të së vërtetës deri në këtë moment dhe në vazhdim i ka mbyllur shumë punë.

Siç është edhe kjo bisedë midis tyre që i përket shkurtit të vitit 2021, ku Kristo Qirici i kërkon Hazizajt që ta ndihmojë me një të njohurin e tij, sa herë ai ka ndonjë hall apo lëvizje në punën e tij.

Ndërsa Hazizaj jo vetëm tregohet i disponueshëm, por i tregon edhe gradën që mban si komisar policie.

‘Me vrap jepja’, ‘reklamën e di vetë ti’.

‘Hazizaj, komisar’

Biseda gjatë cilave në njërën prej tyre Kristo Qirici njofton Erdit Hazizajn se çunat u nisën për në Spanjë.

Dhe si shpëblim do i falte një automjet, që e kishte në përdorim bashkëshortja e tij.

Grafikë

Bisedat Sky Ecc

12 Shkurt 2021

Kristo Qirici bisedon me Erdit Hazizaj.

‘Vëlla unë i nisa çunat dje për në Spanjë, tani gjej dikë dhe hajde merr BMË-në.

Po ecëm para ta kam fal, por që besoj që do ecim’.

Makinë e markës BMË X5 në pronësi të bashkëshortes së Kristo Qiricit, e cila sipas verfikimeve të kryera nga grupi hetues del se në vitin 2023 ka kaluar në pronësi të bashkëshortes së Erdit Hazizaj.

13 Shkurt 2021

‘Mirë të duket makina”

‘Ok vëlla. E ke nga Zvicra. Nuk lëviz fare na rruga, as për shi, as për gjë’.

‘Ishte full dhe super amortizim’.

Makinë që mesa duket Erdit Hazizaj ‘e meritonte’

Pasi më herët gjatë vitit 2020, ai e kishte mbajtur të informuar Kristo Qiricin edhe në lidhje me informacionet e brendshme të policisë mbi kultivinin e lëndës narkotike në jug të Shqipërisë.

Dhe si funksionin këto informacione.

Duke treguar për eksperiencën e tij si oficer policie pranë Drejtorisë së Policisë Berat, gjatë periudhës 28 Mars 2016 deri më 16 Gusht 2017.

Bisedat Sky Ecc

19 Gusht 2020

Erdit Hazizaj këshillon Kristo Qiricin që të shikojë se nga kush agjenci kishte mbërritur informacioni në lidhje me kultivimin e bimëve në ambiente të hapura.

Ai i thotë bashkëfolësit të tij se kur ishte punonjës policie në Berat, shkresat i vinin duke i’u referuar agjencisë që ka pasur informacionin.

‘Se kështu na vinin shkresat ne lart kur isha në Berat…Nga info që komisari ka, filani merret me këtë punë’.

Po kështu gjatë një bisede Kristo Qirici i qan hallin Erdit Hazizaj se goditja që mori me shkatërrimin e shtëpisë së barit me 400 llampa, i ka shkaktuar një dëm prej 250 mijë euro investim.

Që sipas tij nëse do i kishte nxjerrë në treg boçet e pjekura të kanabisit, do kishte fituar 650 mijë euro.

Por për t’u kthyer te episodi i dështuar i muajit mars 2020, i trafikimit të 1.2 ton kanabis, të kapur në Athinë, ndërsa Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj e kishin fjetur mendjen për humbjen e ngarkesës, punët nuk duken se ishin edhe aq të qeta brenda doganës së Qafë Botës, ku kaloi ruloti me drogë.

Aty ku mesa kuptohet po kërkohej llogari se kush e kaloi pa kontrolluar automjetin me kanabis.

Shqetësim të cilin e përcjell te drejtuesit e grupit kriminal vetë Elvis Dërvishi, apo ‘Visi i Doganës’ në bisedën që ai zhvillon me Eldjon Alushajn.

I cili nga ana e tij këtë bisedë ia përcjell Kristo Qiricit.

Ku problem është kthyer një doganier, i quajtur Fadil, që dyshonte te Elvisi dhe dy të tjerë.

The post “Desh na bënë hatanë, vari l*shtë bimëve”- Zbardhen përgjimet në Sky ECC mes trafikantit dhe punonjësit të policisë: Ke gati 22 mijë euro… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Berisha prezanton kandidatët e 11 majit në Shkodër: Nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë fitues! Kjo është fushatë çlirimtare

By: gsh
18 March 2025 at 20:38

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka prezantuar në Shkodër kandidatët për deputetë në zgjedhjet ne 11 majit. Në fjalën e tij, kryedemokrati deklaroi se kandidatët e tij nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë kandidatët e fitores.

“Këta nuk janë kandidatë që vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por vijnë nga qytetet, fshatrat. Këta janë kandidatët e fitores. Edi Rama të garantoj se do marrësh atë që thua vetë, atë që meriton. 11 maji është fundi i tyre. Sot në postin e kryeministrit është një njeri që para shkodraneve nuk thotë dot asnjë premtim, sepse nuk ka mbajtur asnjë premtim”, tha Berisha.

Berisha u shpreh se zgjodhi Shkodrën për të nisur betejën për të shembur diktaturën e dytë. “Kjo është fushatë çlirimtare”, tha ai.

Sali BerishaDemokrate e demokratë, të dashur kandidate e kandidatë për deputete e deputetë të ardhshëm, përfaqësues të qytetarëve dhe banorëve të këtij rrethi, një falënderim dhe mirënjohje të pakufishme për këtë mikpritje të zjarrtë.

Në Shkodër, në Rozafën e lirisë, njeriu ndjehet më i lirë se kudo tjetër në Shqipëri, se kudo tjetër në botë.

Të dshur miq, askush nuk mund të thotë, nuk mund të shkruajë më shumë për Shkodrën se sa ka thënë historia për këtë qytet.

Ajo histori që shkodranët e kanë shkruar vetë me guxim, me mendje të ndritur, me zemër, me dashuri, me djersë dhe gjak për qytetin e tyre të bekuar në ditët më të vështira të tij,

Shkodra ka qenë dhe mbetet në histori qyteti i pikënisjes së epokave për kombin shqiptar.

Këtu në Shkodër nisi epoka e demokracisë dhe shembja e diktaturës komuniste ndaj dhe unë zgjodha Shkodrën për të nisur betejën për shembjen e diktaturës së dytë dhe ndërtimin kësaj here të Shkodrës madhështore, të Shqipërisë madhështore.

Të dashur miq, ne jemi në prag të një fushate elektorale që do shënohet në historinë ndoshta fushata më e rëndësishme zgjedhore e 34 viteve të fundit.

Sepse në këtë fushatë ne nuk kemi kundër një parti politike, ne kemi kundër një organizatë të tmerrshme kriminale që ka pushtuar Shqipërinë në 12 vite dhe që duhet rilindje.

Ne kemi përballë narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, tashmë të faktuar me dokumente themelore ndërkombëtare.

Prandaj kjo fushatë është në fakt një fushatë çlirimtare për Shqipërinë dhe për Shkodrën.

Por mbi të gjitha, kjo fushatë është çlirimtare për Shkodrën, sepse po të shohësh sot këtë qytet të bekuar, ndjen dhimbje, keqardhje të thellë.

Edi Rama, që i premtoi Edenin Shkodrën, u solli Brajat, Bajrët dhe Brajoviçët.

Edi Rama i solli qytetit vrasje, shpërthime,atentate, masakra, djem të rinj që vriten, qytetarë ët pafajshëm që vdesin nga plumba qorrë.

Shkodra e bukur, Shkodra e kulturës, Shkodra e artit, Shkodra e përjetshëm u shndërrua këto kohë si një qytet sicilian i viteve ’50 sepse Edi Rama u ka dhënë fuqi absolute bandave të narkoshtetit si të vetmen mënyrë që të sundojë Shkodrën e lirë.

The post Berisha prezanton kandidatët e 11 majit në Shkodër: Nuk vijnë nga bodrumet e Dobraçit, por janë fitues! Kjo është fushatë çlirimtare appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“E marrim një 40 mijëshe”- Si oficeri i policisë Erdit Hazizaj i kërkonte ndere Kristo Qiricit dhe i siguronte rrugë të lira ‘nga shteti’ për transport droge: ‘File’, ndonjë fletë hoteli për çunat…

By: gsh
18 March 2025 at 20:36

Në shënjestër/ Më datë 7 Mars 2020, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’ është trafikuar për në Greqi sasia prej 1 144 kg ‘cannabis sativa’ e papërpunuar, 4 kg ‘cannabis’ i përpunuar (çokollatë) dhe 916 gr ‘cannabis” i përpunuar (vaj).

Ku në po këtë datë, rreth orës 14:30, organet e zbatimit të ligjit në Athinë, sekuestruan 949 pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin ‘cannabis’ të papërpunuar, me peshë bruto 1 144 kg, si dhe dy pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin “cannabis” të përpunuar (çokollatë).

Por ndërsa autoritetet greke mundën të kapin këtë ngarkesë me kanabis të ardhur nga Shqipëria dhe të arrestonin dy shtetasit italianë, këta të fundit zgjodhën të mos flasin se kush ishin në të vërtetë porositësit e mallit.

Madje ata ia ngarkuan drogën një shtetasi nga Bosnja, që në fakt nuk ekzistonte. Dhe thanë se e kishin marrë përsipër këtë mision, për shkak të borxheve që kishin në Itali.

Por ndërsa vitet kaluan dhe gjithçka duket se u hodh paq, bisedat në Sky Ecc, zbuluan se porositësit e kësaj ngarkese në fakt ishin Kristo Qirici dhe Eldjon Alushaj.

Që siç shikohet edhe në këto biseda të shkëputura nga komunikimet midis tyre në Sky Ecc flasin mbi arrestimin e dy italianëve në Greqi dhe sekuestrimin e lëndës narkotike që grupi kriminal kishte kaluar në këtë vend. Por zbulojnë edhe pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminale midis tyre edhe oficerët e policisë që i ndihmonin të kalonin të pashqetësuar tonelatat me drogë.

Një ndër ta edhe Erdit Hazizaj që rezulton se nga periudha 16 Gusht 2017 deri më 5 Nëntor 2021, ka mbajtur pozicionin e oficerit të policisë pranë Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

I cili siç do të shikohet edhe në vazhdim i kërkon ndere të ndryshme Kristo Qiricit deri edhe fletë hoteli për çunat …

‘File, ndonjë fletë hoteli për çunat jep dot’.

Biseda të cilat zhvillohen midis tyre para dhe pas këtij episodi trafiku që zhvillohet përgjatë muajit mars të vitit 2020.

Ndërsa Eldjon Alushaj, sipas verifikimeve të kryera nga grupi hetues rezulton se bashkërendonte të gjithë punët e aktivitetit kriminal me Kristo Qiricin, nëpërmjet një numri telefoni të cilin e kishte regjistruar në emër të nënës dhe më pas motrës së tij.

Biseda të cilat kanë provuar nëpërmjet sistemit Tims, edhe lëvizjet e shumta që këta dy shtetas kanë kryer jashtë Shqipërisë. Sidomos gjatë vitit 2020.

Koha kur grupi kriminal ka një aktivitet të shtuar përsa i përket trafikimit të lëndës narkotike në Greqi.

Momenti kur në lojë del dhe emri i oficerit të policisë Erdit Hazizaj, por edhe i shumë efektivëve të tjerë që janë vënë në shërbim të plotë të organizatës kriminale.

Siç është edhe ky episod i muajit shkurt, që i paraprin kalimit të 1 ton kanabis në doganën e Qafë Botës.

Ku Erdit Hazizaj kujdeset që rruga të jetë e lirë ‘nga shteti’ për Kristo Qiricin.

Kristo Qirici i kërkon Erdit Hazizaj që të interesohet te shokët e tij në polici, pasi kishte parë shumë lëvizje në zonën e Muzinës/Gjirokastër, rrugë në të cilën dyshohet se do të kalonte për të transportuar lëndën narkotike.

Më pas i thotë se po doli një rrugë marrim na një dyzetë mijshe.

‘Si ku është vendi?’

‘Gjërat janë nga zona, kurse kalimi nga Saranda.

‘Po më tha një i Gjirokastrës, kanë qenë pardje aty’.

‘Po doli një rrugë marrim një 40 mijshe. Gjynah ta lesh’

Por për t’u kthyer te episodi i dështuar i trafikimit të 1.2 ton kanabis, të kapur në Athinë më 7 Mars, ku u arrestuan edhe dy transportuesit italianë, Luca Bruno dhe Denise Carannante, Erdit Hazizaj del se nuk ishte punonjësi i vetëm i rrobës së policisë që ndihmoi Kristo Qiricin dhe organizatën e tij.

Pasi një tjetër shërbëtor i korruptuar që mbante ndërkohë mbi kokë kapelen e policisë së Shtetit ishte edhe Elvis Dërvishi.

Luca Bruno dhe Denise Carannante mësohet se kanë hyrë në Shqipëri më datë 6 Mars 2020, ora 07:50, nga Pika e Kalimit Kufitar Porti Durrës, me rulotin e tyre me targa FK 595 LV dhe kanë dalë nga Shqipëria nga Pika e Kalimit Kufitar ‘Qafë Bota’, më datë 7 Mars 2020, në orën 13:12.

Ku të dyshuar si të përfshirë në këtë episod të trafikimit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë, janë Kristo Qirici, Eldjon Alushaj, Benci Toska, dhe oficerët e policisë Erdit Hazizaj dhe Elvis Dërvishi, oficer policie.

Do të ishin pikërisht këta oficerë të policisë por edhe të tjerë që do të zbulohen më poshtë, të cilët duke shfrytëzuar pozicionin e tyre në policinë lokale,

jo vetëm po i krijonin infrastrukturën e duhur kësaj organizate kriminale për të kaluar drogën të pashqetësuar nëpërmjet akseve rrugore apo pikave kufitare, por edhe raportonin te kreu i këtij grupi kriminal edhe për ata që mund të ishin spiunët brenda radhëve të tyre, siç ishte kapja e sasisë së drogës në Greqi.

The post “E marrim një 40 mijëshe”- Si oficeri i policisë Erdit Hazizaj i kërkonte ndere Kristo Qiricit dhe i siguronte rrugë të lira ‘nga shteti’ për transport droge: ‘File’, ndonjë fletë hoteli për çunat… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Tragjedia me 59 viktima në Koçan, zhvillohet protesta paqësore në Shkup, qytetarët bëjnë thirrje për drejtësi

By: gsh
18 March 2025 at 20:05

Një protestë paqësore është zhvilluar në Shkup të Maqedonisë së Veriut në ndër të 59 viktimave që humbën jetën në një diskotekë në Koçan, pasi rënies së zjarrit.

Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidalizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, ndërsa bënë thirrje për drejtësi.

Qytetarët mbajtën 16 minuta heshtje, duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë.

Kujtojmë se ka përfunduar autopsia e 59 viktimave e gjithashtu edhe identifikimi i tyre. Varrimi pritet të bëhet të enjten në Koçan, ku këto varreza do të kenë një vend të veçantë nga varrezat e tjera.

16 marsi, zgjoi Maqedoninë e Veriut nga një tragjedi e madhe, ku si pasojë e djegies së diskotekës në Koçan, mbetën të vdekur 59 persona.

The post Tragjedia me 59 viktima në Koçan, zhvillohet protesta paqësore në Shkup, qytetarët bëjnë thirrje për drejtësi appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititi: E shohim veten më shumë si shokë sesa si burrë e grua!

By: gsh
18 March 2025 at 19:58

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka folur për marrëdhënien e saj me Taika Waititin, duke treguar se lidhja e tyre funksionon për shkak se shpesh ndihen më shumë si miq të ngushtë sesa si burrë e grua.

Duke folur në një intervistë të fundit për revistën “Hunger”, artistja e klasifikuar në krye të top-listave muzikore u shpreh: “Unë dhe Taika jemi në thelb miq më të mirë dhe donim të jetonim në atë element përgjithmonë, besoj”.

Çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në gusht të vitit 2022, në një ceremoni shumë intime në ambient të hapur në Los Angeles.

Rita Ora taika

E vendosur për të mos e kufizuar veten në një fushë të vetme, Rita synon të ndjekë gjurmët e idhullit të saj, Jennifer Lopez, duke bërë gjithçka, nga muzika dhe filmi te televizioni dhe moda.

Në intervistën për Hunger, ajo tha: “Më pëlqen të bëj shumë gjëra. Më bën të ndihem gjallë. Më mbush me entuziazëm. Më sfidon. Ne jemi individë dhe kemi të drejtën të zgjedhim si dhe kur duam të jemi vetvetja…

 Është diçka natyrale, e dini, jemi rritur duke i emërtuar dhe etiketuar gjërat, si ‘kjo është një mollë’, ‘kjo është një dardhë’ apo çfarëdo tjetër. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime, të ekzistoj thjesht brenda artit dhe argëtimit”.

rita ora (4)rita ora (5)rita oraRita Ora (6)Rita Ora (1)

 Rita Ora dhe Taika Waititi
Rita Ora dhe Taika Waititi

rita ora1rita orarita oraritaorarita ora taika waititi1rita orarita ora (10)rita ora (12)rita-ora-beachrita ora1rita ora3rita ora, taika waititi (9)rita ora (6)

The post Rita Ora flet për martesën e saj me Taika Waititi: E shohim veten më shumë si shokë sesa si burrë e grua! appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Ju ndihmojnë të ulni kolesterolin, ja tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni

By: gsh
18 March 2025 at 19:40

Të pasura me fibra, proteina, hekur dhe magnez, fasulet dhe thjerrëzat janë ndër ushqimet më ushqyese dhe të gjithanshme.

Fasulet përshtaten lehtësisht në një sërë pjatash, nga supat dhe sallatat tek salcat dhe pjatat anësore, dhe sigurisht si pjatë kryesore, ndaj nutricionistët zbulojnë pse duhet t’i hamë më shpesh.

Konsumimi i rregullt i fasuleve dhe thjerrëzave është i dobishëm për uljen e kolesterolit, ndihmon në mbrojtjen kundër kancerit të zorrës së trashë, stabilizon nivelet e glukozës dhe ndihmon në parandalimin e diabetit, ndihmon në ruajtjen e një peshe të shëndetshme dhe siguron një konsum më të lartë të fibrave, hekurit dhe kalciumit.

Cilat bishtajore duhet të përfshijmë në dietën tonë?

Çdo lloj fasule ka vlera dhe shije unike ushqyese, duke e bërë atë një shtesë të shkëlqyer në dietën tuaj të përditshme. Pavarësisht nëse jemi në kërkim të një burimi proteinash, fibrash apo vitaminash, secili lloj sjell përfitimet e veta. Këtu janë disa nga zgjedhjet dhe këshillat më të mira për t’i përfshirë ato në vaktet tuaja:

Thjerrëzat

Gjysmë filxhani me thjerrëza të gatuara përmban 8 gram fibra, 9 gram proteina dhe është e pasur me vitamina B, hekur dhe magnez. Shtoni në sallata, supa, kari, hamburgerë ose si zëvendësues i mishit në salcën Bolognese.

Fasule të zeza

Gjysmë filxhani fasule të zeza të konservuara ka 6 gram fibra dhe proteina, si dhe hekur, folate dhe tiaminë. Mund ta përdorni në sallata, tortilla, pjekje ose hamburgerë.

Qiqra

Gjysmë filxhani qiqra përmban 6 gram fibra dhe 7,5 gram proteina dhe është e pasur me hekur, magnez, fosfor, acid folik dhe mangan. Qiqrat e konservuara mund të përdoren në mënyra të ndryshme – shtoni ato në një sallatë, grijini ato në një sanduiç ose piqni ato dhe spërkatini me çokollatë të zezë nëse dëshironi një ëmbëlsirë.

The post Ju ndihmojnë të ulni kolesterolin, ja tre ushqime të lira dhe të shijshme që duhet të konsumoni appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Bundestagu gjerman miraton një paketë historike për mbrojtjen dhe infrastrukturën, Merz: Është një luftë kundër…

By: gsh
18 March 2025 at 19:39

Pas debatesh të gjata dhe polemikave të ashpra, Bundestagu më në fund miratoi me dy të tretat e votave një ndryshim kushtetues që do të ndryshojë rrënjësisht mënyrën se si financohet mbrojtja gjermane. Me këtë vendim, frena buxhetore nuk do të kufizojë më shpenzimet për ushtrinë. Për ndryshimet e nevojshme në Kushtetutë votuan pro 513 deputetë, ndërsa 207 votuan kundër; nuk pati asnjë abstenim.

Pjesë e këtij vendimi historik ishte edhe miratimi i një fondi special prej 500 miliardë euro për investime në infrastrukturë dhe klimë, të cilat do të shtrihen në 12 vitet e ardhshme. Investimet synojnë modernizimin e rrugëve, sistemeve energjetike, por edhe shkollave.

Merz: “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë”
Friedrich Merz, kandidati për kancelar nga CDU dhe arkitekti kryesor i kësaj pakete, e paraqiti vendimin si një hap të domosdoshëm për sigurinë kombëtare dhe evropiane, kondicionuar nga lufta e Putinit ndaj Ukrainës. “Është një luftë edhe kundër vendit tonë që ndodh çdo ditë, me sulme ndaj rrjeteve tona të të dhënave, me shkatërrimin e linjave të furnizimit, me zjarrvënie, me vrasje të porositura në territorin e vendit tonë, me spiunim të kazermave dhe me fushata dezinformimi që mashtrojnë shoqërinë tonë,” paralajmëroi Merz.

Merz këmbënguli se Gjermania duhet të jetë e përgatitur për një epokë të re sfidash globale. “Tani duhet ta rindërtojmë aftësinë tonë mbrojtëse thuajse nga e para, me strategji të reja, me armatim të teknologjisë së lartë, me sisteme të automatizuara dhe me mbikëqyrje të pavarur satelitore evropiane, me kontrata të besueshme dhe të planifikueshme që u jepen mundësisht prodhuesve evropianë” tha ai.

Pistorius: “Kjo është një epokë e re për Evropën dhe Gjermaninë”
Në një fjalim që synonte të qetësonte skeptikët, ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius (SPD), theksoi se ky vendim nuk bëhet për të militarizuar vendin, por për ta mbajtur atë të sigurt. SPD, e cila mund të jetë partnere në qeverinë e ardhshme, kishte kërkuar që krahas borxheve për mbrojtjen, të miratohej edhe borxhi për infrastrukturën. “Po hyjmë në një epokë të re për Evropën, për Gjermaninë, për NATO-n dhe për brezat e ardhshëm. Sot bëhet fjalë mbi të gjitha për sigurinë e fëmijëve dhe nipërve tanë. Prandaj po propozojmë një paketë të plotë financimi. Kjo siguron që aftësia jonë mbrojtëse të forcohet, pa rrezikuar kohezionin tonë shoqëror,” tha Pistorius.

AfD kritikon ashpër legjitimitetin e vendimit
Shumë deputetë, shumica nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD) u përpoqën ta ndalonin këtë vendim me kërkesa urgjente në Gjykatën Kushtetuese, duke pretenduar se Bundestagu i mëparshëm po përdorej për të cementuar pushtetin e qeverisë së ardhshme. Bundestagu i ri do të konstitutohet të martën e ardhshme, më 25 mars 2025 dhe një e treta e deputetëve të tij përbëhet nga AfD dhe E majta. Këto dy parti e kundërshtojnë fuqimisht këtë paketë, secila për arsye të ndryshme.

Kryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, kritikoi vendimin me tone të ashpra: “Bundestagu i 20-të i zgjedhur më parë po përdoret për të forcuar qeverinë e ardhshme federale, sepse vetëm këtu ata kanë shumicën. Edhe pse shumica e deputetëve të rinj janë të pranishëm sot, ky proces mund të ishte bërë me ta,” tha ai. Chrupalla vuri në pyetje legjitimitetin e vendimit. “Dhe ne duhet të pyesim: Ku është Olaf Scholz? Ai ende drejton qeverinë sipas Kushtetutës. A nuk është kjo një farsë?”

Hapi i fundit: Këshilli Federal
Pas miratimit në Bundestag, paketa ligjore duhet të kalojë me dy të tretat e votave edhe në Këshillin Federal, ku pritet të shqyrtohet dhe të hidhet për miratim miratohet të premten e ardhshme, më 21 mars 2025./DW

The post Bundestagu gjerman miraton një paketë historike për mbrojtjen dhe infrastrukturën, Merz: Është një luftë kundër… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

Silvinjo nuk e bën pjesë të listës së Shqipërisë, Kristian Shpendi nderohet me çmim në Itali nga Xhanluka Di Marzio

By: gsh
18 March 2025 at 19:20

Kristian Shpendi po pret ende një ftesë nga Kombëtarja shqiptare e futbollit, por trajnerin Silvinjo deri tani nuk e ka marrë në konsideratë djaloshin shqiptar ndonëse ka bërë mirë në dy sezonet e fundit në Serinë C dhe atë B italiane.

Por ndërsa vlerësimi me një ftesë për Kombëtaren nuk po vjen nga Shqipëria, në Itali sulmuesi shqiptar vazhdon të vlerësohet maksimalisht dhe gjatë ditës së djeshme është nderuar me çmimin prestigjioz “Gianni Di Marzio”.

Çmimi për sulmuesin shqiptar është dhënë duke vlerësuar punën dhe progresin e tij në këto dy vite, që e kanë kthyer në një nga emrat më të lakuar në futbollin italian falë paraqitjeve dhe golave me Çezenën. Sulmuesi ka marrë trofeun nga gazetari i njohur italian, Xhanluka Di Marzio, i cili ka dorëzuar trofeun që është vendosur në kujtim të babait të tij gjatë natës festive “”Gran Galà dello Sport”.

“Jam i nderuar që marr këtë çmim, pasi i njoh vlerat e personit të cilit i kushtohet ai. Xhani Di Marzio është pjesë e historisë së futbollit italian dhe për vlerat që e kanë shquar në karrierën e tij, për mua përfaqëson padyshim një shembull nga i cili të frymëzohem”, ishin fjalët e sulmuesit shqiptar pasi mori çmimin që mban emrin e ish-trajnerit të njohur. Në një mbrëmje ku nderoheshin disa figura të futbollit italian, ndër të cilat edhe Çezare Prandeli.

E.KUKA-PANORAMASPORT.AL

The post Silvinjo nuk e bën pjesë të listës së Shqipërisë, Kristian Shpendi nderohet me çmim në Itali nga Xhanluka Di Marzio appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

I dha telefonin e tij Erion Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Apelin e GJKKO, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve: E bëra nga frika…

By: gsh
18 March 2025 at 19:07

Ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë.

Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika.

Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e bashkisë së Tiranës.

Kujtojmë që më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrrest me burg të caktuar nga shkalla e parë një muaj më parë.

Veliaj, është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste. Veliaj i mohon akuzat dhe pretendon se është shënjestër e një prokurorie të padrejtë.

DESHMIA E VELIAJT NE APELIN E GJKKO

Gjatë seancës kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë “çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen”.

Sipas të dhënave, mësohet se nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë intervistat në media.

“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore”, – mësohet se është shprehur Erion Veliaj.

Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”.

Arrestimi 

Erion Veliaj u arrestua nga SPAK më 10 shkurt me akuzën e krijimit të një skeme korruptive mes kompanive të bashkëshortes dhe një grupi biznesmenësh pranë tij, me vlerë transaksionesh më shumë se 1 milion euro.

Në “detyrim paraqitje” janë bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa dhe pesë biznesmenë, mes të cilëve, Shkëlqim Fusha i kompanisë “Fusha”, Gentian Sula i kompanisë “Agi Kons” dhe Fatmir Bektashi i kompanisë “Kontakt”.

Nën hetim është dhe deputetja socialiste, Klotilda Bushka, njëherazi kryetare e Komisionit të Ligjeve, e cila dyshohet për kryerjen e veprimeve aktive që pengojnë zbulimin e të vërtetës në rastin e çështjes penale në ngarkim të Veliajt dhe të proceduarve të tjerë.

Ndaj tyre SPAK ka ngritur disa akuza, ku sipas materialit të gjykatës, mësohet se janë fiksuar disa episode që implikojnë edhe kreun e Bashkisë së Tiranës.

The post I dha telefonin e tij Erion Veliajt gjatë transferimit nga Durrësi në Apelin e GJKKO, zbardhet dëshmia e oficerit të burgjeve: E bëra nga frika… appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

“Nevojë për paqe dhe armëpushim”- Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga biseda Trump-Putin: Negociatat duhet të fillojnë menjëherë! Ja ku do të zhvillohen

By: gsh
18 March 2025 at 18:57

Shtëpia e Bardhë ka zbardhur detaje  nga biseda telefonike mes Presidentit Trump dhe Presidentit Putin.

Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt thotë se të dy  liderët “folën për nevojën për paqe dhe një armëpushim në luftën në Ukrainë”.

Udhëheqësit ranë dakord që lëvizja drejt paqes do të fillojë me një armëpushim të energjisë dhe infrastrukturës.

Ata ranë dakord gjithashtu për negociata teknike për zbatimin e një armëpushimi detar në Detin e Zi, një armëpushim të plotë dhe paqe të përhershme.

“Këto negociata do të fillojnë menjëherë në Lindjen e Mesme,” shton Shtëpia e Bardhë.

The post “Nevojë për paqe dhe armëpushim”- Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga biseda Trump-Putin: Negociatat duhet të fillojnë menjëherë! Ja ku do të zhvillohen appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

❌