Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 3 August 2025Gazeta Si

Bortoleto shpallet ‘Piloti i Ditës’ në Hungaroring

3 August 2025 at 19:14

Debutuesi brazilian po shfaqet si piloti i ri më i mirë në vitin 2025. Kjo të paktën në pjesën e parë të sezonit. Bortoleto zuri vendin e 7 duke e vendosur Kick Sauber në rradhën e 4 të nisjes në Hungari.

Gjatë garës në Budapest iu rezistoi dueleve dhe menaxhoi mirë gomat në strategjinë me një ndalesë në bokse. Si rezultat arriti rezultatin më të mirë deri tani, vendin e gjashtë – dhe u votua për të dytën herë “Piloti i Ditës” nga tifozët.

1- Gabriel Bortoleto – 18.8%
2- Fernando Alonso – 18.3%
3- Charles Leclerc – 15.2%
4- Lando Norris – 9.8%
5- Oscar Piastri – 7.7%

The post Bortoleto shpallet ‘Piloti i Ditës’ në Hungaroring appeared first on Gazeta Si.

I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet në Orikum Flodian Plaku

3 August 2025 at 18:43

Nga Gazeta ‘Si’- Flodian Plaku, i akuzuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas, është arrestuar nga policia në qytetin e Vlorës.

Raportohet po ashtu se arrestimi vjen pas dy muajsh hetimesh intensive, që çuan në identifikimin dhe lokalizimin e Plakut.

Ai dyshohet të ketë qenë vrasës me pagesë, i angazhuar për eliminimin e Gentian Bejtjas, ngjarje e ndodhur më 15 mars 2024 në fshatin Larushkë të Krujës.

Për këtë ngjarje, më herët është arrestuar edhe Ilir Beqaraj, kunati i Roan Brahimit, i dyshuar për përfshirje në organizimin e atentatit.

Flodian Plaku, i njohur ndryshe si “Pole Qorri”, rezulton dhe si “koka” e një bande të trafikut të drogës nga Vlora drejt Italisë. Ai është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë.

Gomonet me kanabis ngarkoheshin në Shqipëri dhe dërgoheshin në Brindizi dhe droga nëpërmjet korrierëve shpërndahej nga Pulia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firences.

The post I dyshuar për vrasjen e Gentjan Bejtjes, arrestohet në Orikum Flodian Plaku appeared first on Gazeta Si.

Në Hungaroring fiton Norris, zhgënjen sërish Ferrari

3 August 2025 at 17:00

Lando Norris fitoi “Hungarian Grand Prix” pas një dueli fundor me shokun e skuadrës te McLaren, Oscar Piastri.

Britaniku që zgjodhi një strategji alternative arriti fioren e 9 në karrierë dhe të 200 për Mclaren që çoi edhe një herë dy makinat e saj në dy vendet e para.

I nisur nga “pole position”, Charles Leclerc ruajti kryesimn ndaj Piastri-t deri në hyrjen e parë në bokse.

Por strategjia me dy ndërrime gomash dhe konsumi bënë që monegasku dhe australiani ta gjenin veten pas Norris që hyri vetëm një herë në bokse.

Zona e pikëve në Hungari dhe klasifikimi i pilotëve pas saj

Pavarësisht disa tentativave, Piastri nuk ja doli të parakalonte Norris që e mbylli garën me një diferencë prej 0.698 sekondash për fitoren e 5 të sezonit.

Sukses që e afroi 9 pikë ndaj Piastri-t në klasifikimin e përgjithshëm përpara pushimeve verore. George Russell parakaloi Leclerc në vështirësi dhe plotësoi podiumin për Mercedes.

Leclerc u detyrua të pranojë mes zhgënjimit vendin e 4 dhe shleu një penalitet 5 sekondësh për drejtim të rrezikshëm të makinës gjatë duelit me Russell.

Pilotët që fituan 200 gara për Mclaren në Formula 1

Fernando Alonso kreu një garë solide të cilën e mbylli në vendin e 5 për Aston Martin, ndërsa Lance Stroll u rendit dy vende më poshtë.

Mes tyre u vendos Kick Sauber i Gabriel Bortoleto-s në një tjetër paraqitje pozitive të debutuesit. Liam Lawson hyri në zonën e pikëve me vendin e 8 për Racing Bulls, ndjekur nga Red Bull i Max Verstappen në të 9.

Holandezi duhet të presë edhe rezultatin e një investigimi pas incidentit me Lewis Hamilton që detyroi Ferrari-n të ndjekë një trajektore të gjerë. Kimi Antonelli mori pikën e fundit me vendin e 10 për Mercedes. 

The post Në Hungaroring fiton Norris, zhgënjen sërish Ferrari appeared first on Gazeta Si.

Asani shkon në Iran te Esteghlal

3 August 2025 at 13:06

Nga Gazeta Si – Sulmuesi kuqezi do të vazhdojë karrierën në kampionatin iranian në rradhët e Esteghlal.

Kontrata aktuale e Asanit me Guangju, përfundon në fund të vitit kalendarik 2025 dhe koreanët kërkojnë 1 milionë euro ta lirojnë menjëherë.

30 vjeçari që e nisi karrierën te Vardar në Maqedoninë e Veriut, firmosi deri në fund tê sezonit me klubin më të vjetër persian me qendër në Teheran.

Esteghlal ka fituar 9 tituj kampion (i fundit në sezonin 2021-2022) dhe 8 herë Hafzi Cup (e fundit në sezonin 2024-2025).

Në Shqipëri Asani u aktivizua te Partizani ku shënoi 24 gola në 106 ndeshje.

Gjithashtu ai është pjesë e Kombëtares sonë, me të cilën ka shënuar 5 gola në 23 ndeshje.

The post Asani shkon në Iran te Esteghlal appeared first on Gazeta Si.

Before yesterdayGazeta Si

‘Jam i panevojshëm, ndoshta skuadrës i duhet një pilot tjetër’

2 August 2025 at 21:47

Nga Gazeta Si – I zhgënjyer u shfaq në përfundim të Provave Zyrtare në Hungari, 7 herë Kampioni i Botës, Leës Hamilton. Britaniku foli për probleme të mëdha pas Provave të Lira 1 dhe 2 të premten.

Por shenja përmirësimi u shfaqën në sesionin e 3 ku Hamilton u rendit përpara Leclerc. Në atë që vlen dhe aty ku duhej të performonte, Hamilton u eleminua në sesionin e dytë kualifikues të Provave Zyrtare.

Për “Sky Sports F1”, dukshëm i zhgënjyer, Hamilton u përgjigj thjeshtë: “Jam i panevojshëm, absolutisht i panevojshëm” duke vazhduar – “Skuadra nuk ka asnjë problem, ajo është në pole (me Leclerc). Ndaj ndoshta ajo duhet të ndryshojë pilot”.

Ndërsa në prononcimin tjetër për “F1 TV” që theksoi rekordin dhe karrierën e tij në F1, Hamilton u përgjigj: “Kjo është e qartë. Po ngas tmerrësisht keq. Kaq e thjeshtë.”

Eleminimi i Hamilton në sesionin e dytë në Hungari erdhi pas eleminimit në sesionin e parë në “Belgian Grand Prix”.

Atje ku britaniku u nis nga “pit lane” për ta përfunduar garën në vendin e 7 duke u shpallur “Driver of the Day”.

The post ‘Jam i panevojshëm, ndoshta skuadrës i duhet një pilot tjetër’ appeared first on Gazeta Si.

Plagoset me armë në Tiranë 27-vjeçari, shkon vetë në spital!

2 August 2025 at 20:43

Nga Gazeta ‘Si’– Një 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake nga policia e kryeqytetit, i riu është vetëparaqitur në spitalin e Traumës rreth orës 19:10 për ndihmë mjekësore

Mësohet se i lënduari është identifikuar si shtetasi Juglen Abazi, rreth 27 vjeç, i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë ende nuk dihet rrethanat e ngjarjes, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

The post Plagoset me armë në Tiranë 27-vjeçari, shkon vetë në spital! appeared first on Gazeta Si.

Broja te Burnley & Çuni te Sampdoria

2 August 2025 at 18:19

Nga Gazeta Si – Këto janë lëvizjet e rradhës në kampin kuqezi të dy lojtarëve që sezonin e ri do të përfaqësojnë skuadra të reja.

Armando Broja mbyll kapitullin Chelsea (26 ndeshje, 2 gola) dhe transferohet në parametra definitivë tek Burnley.

Transferim që iu jep fund huazimeve të njëpasnjëshme që nuk e lejuan të spikaste, jo vetëm për shkak të trainerëve të ndryshëm por edhe për dëmtimet që e ndoqën kudo që vajti.

Ndërkohë Marvin Çuni huazohet nga Rubin Kazan që kërkon 2 milionë euro nëse italianët e Serie B do të vendosin ta marrin përfundimisht kartonin e shqiptarit.

24 vjeçari që doli nga “Bayern Campus” luajti 10 ndeshje me skuadrën ruse ku militon edhe Mirlind Daku.

Sampdoria bëhet gati të startojë sezonin e tretë mes inferiorëve në futbollin e Apenineve.

The post Broja te Burnley & Çuni te Sampdoria appeared first on Gazeta Si.

Spektakolari Leclerc i befason të gjithë me “pole position” në “Hungarian Grand Prix”

2 August 2025 at 17:55

Nga Gazeta Si – Sensancional dhe surprizues binomi Ferrari-Charles Leclerc që vendosën “pole position” në “Hungarian Grand Prix” përpara rivalëve të McLaren, Oscar Piastri dhe Lando Norris.

Leclerc nuk ishte aspak afër shpejtësisë së McLaren deri në sesionin e tretë kualifikues kur në xhiron e fundit, la pas Oscar Piastri-n me 0.026 sekonda.

Norris që është 16 pikë më pas në klasifikimin e përgjithshëm, u rendit i 3 me një diferencë prej 0.015 sekondash pas shokut të skuadrës.

Mercedes dhe George Russell plotësuan vijën e dytë në start përpara dy makinave Aston Martin.

Fernando Alonso dhe Lance Stroll plotësuan rradhën e tretë duke lënë pas Kick Sauber dhe Gabriel Bortoleto-n që në xhiron e fundit mundi 4 herë kampionin e Botës në fuqi, Max Verstappen.

Pas zonës së pikëve në Belgjikë, Liam Lawson ruajti trajektoren me vendin e 9 përpara Isack Hadjar që mbylli top-10 me dy makina të Racing Bulls.

Lewis Hamilton do të niset nga vendi i 12 mes Haas të Ollie Bearman dhe Williams të Carlos Sainz. 7 herë kampioni anglez u eleminua në sesionin e dytë kualifikues.

Gara zhvillohet të dielën në orën 15:00 në Hungaroring.

The post Spektakolari Leclerc i befason të gjithë me “pole position” në “Hungarian Grand Prix” appeared first on Gazeta Si.

Shqiptarët e Emirateve të Bashkuara Arabe

2 August 2025 at 17:33

Nga Gazeta Si – Pak ditë më parë, Rey Manaj i befasoi të gjithë me prezantimin në klubin e ri, Sharjah FC në Emiratet e Bashkuara Arabe. Jo më shumë për kontratën por për nivelin e kampionatit ku do të vazhdojë karrierën.

Manaj u largua nga Sivaspor pas 30 golave në 60 ndeshjet e zhvilluara në kampionatin turk. Mirëpo ai nuk është i vetmi futbollist shqiptar në futbollin e emirateve.

I pari që zbarkoi atje ishte Taulant Seferi (i huazuar nga Worskla Poltava) që shënoi 11 gola në 25 ndeshjet e zhvilluara me fanellën e Banyas në sezonin 2023-2024.

Shtatorin e vitit të shkuar, Rejan Alivoda u transferua nga Vllaznia te Kalba FC për 200 mijë euro.

Ndërsa në 10 Korrik, Feta Fetai u huazua nga NK Lokomotiva (Kroaci) te Sharjah FC që 3 javë më vonë pagoi 2 milionë euro për kartonin e Manajt.  

The post Shqiptarët e Emirateve të Bashkuara Arabe appeared first on Gazeta Si.

Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër, niset te Trauma!

2 August 2025 at 17:26

Nga Gazeta ‘Si’- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Maqellarë të Dibrës, ku një 25-vjeçar ka plagosur me thikë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre, ku 25-vjeçari L.S., i cili ka përfunduar studimet e larta por ishte ende i papunë, ka goditur me mjet prerës nënën e tij 48-vjeçare, N.S., drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në Pocest.

E plagosura ka marrë shtatë goditje dhe është dërguar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas informacioneve paraprake, 25-vjeçari përballej me stres të lartë dhe mbyllje të thellë në vetvete, çka mund të kenë ndikuar në shpërthimin e agresivitetit ndaj nënës. Familjarët dhe fqinjët kanë mbetur të tronditur, ndërsa policia po heton për të zbuluar motivet dhe dinamikën e plotë të ngjarjes.

The post Djali plagos me thikë nënën e tij në Dibër, niset te Trauma! appeared first on Gazeta Si.

Ajri i kondicionuar nuk është më një luks

2 August 2025 at 13:39

Gazeta Si – Institucionet kryesore shëndetësore vlerësojnë se valët e të nxehtit, më intensive dhe më të shpeshta se më parë për shkak të ndryshimeve klimatike, do të rrisin ndjeshëm vdekjet e parakohshme në pjesën më të madhe të botës në vitet e ardhshme.

Nxehtësia intensive në Evropë midis qershorit dhe korrikut e konfirmoi këtë dhe solli njohuri të reja në një debat të gjatë rreth përdorimit të pamjaftueshëm të ajrit të kondicionuar në kontinentin tonë.

Sipas disa vëzhguesve, ajri i kondicionuar duhet të perceptohet si një burim shëndetësor dhe jo vetëm një luks, që shpesh shijohet nga një pakicë e zgjedhur.

Sipas raporteve më të përhapura, thuhet se në Bashkimin Europian, ajri i kondicionuar është instaluar në 20 përqind të shtëpive, krahasuar me 90 përqind në Shtetet e Bashkuara, ku ajri i kondicionuar tradicionalisht ka qenë më popullor.

Ky është një ndryshim i konsiderueshëm duke pasur parasysh se afërsisht 2 miliardë kondicionerë janë instaluar në të gjithë botën dhe se sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), kjo shifër do të arrijë në 5.5 miliardë njësi deri në vitin 2050.

Është vlerësuar se ka rreth 140 milionë kondicionerë në Evropë, kryesisht të shpërndarë në vende, ku nxehtësia e verës ishte tashmë një problem, si Italia, Greqia dhe Spanja.

Diku tjetër, veçanërisht në Evropën Veriore, kondicionerët janë të rrallë dhe kërkesa ka filluar të rritet vetëm vitet e fundit.

Nuk është rastësi, pra, që mungesa e ajrit të kondicionuar në Europë është ndër gjërat e para që vihen re nga vizitorët nga Shtetet e Bashkuara, ku është pothuajse e paimagjinueshme të mos kesh ajër të kondicionuar në mot të nxehtë.

Kjo situatë prek veçanërisht ata që vizitojnë qytetet më të mëdha dhe më të famshme turistike, si Londra dhe Parisi, ku baret, shtëpitë dhe madje edhe hotelet shpesh nuk kanë ajër të kondicionuar.

Në të kaluarën, ditët në Paris ishin më të freskëta dhe ende kishte një ndryshim të konsiderueshëm të temperaturës midis ditës dhe natës.

Kishte ditë shumë të nxehta, por ato ishin përjashtim dhe kështu nuk kishte shumë nxitje për të instaluar ajër të kondicionuar: kjo shpjegon pse qytetit i mungojnë ato.

Opinion: Britain and Europe need to get serious about air conditioning https://t.co/3v97cZPVhp pic.twitter.com/ozSJG7y4Y5

— Financial Times (@FT) July 11, 2025

Një situatë e ngjashme vlen edhe për Londrën, ku verat e nxehta janë bërë më të shpeshta, me temperatura shumë mbi mesataren sezonale.

Problemi po fillon të ndihet edhe më në veri, në pjesë të Gjermanisë, për shembull dhe në një masë më të vogël, por ende të konsiderueshme, në vendet skandinave.

Netët vazhdojnë të jenë të freskëta, por gjatë ditës, temperaturat shpesh arrijnë 30°C për disa orë. Dhe të jetosh në mjedise shumë të nxehta nuk është vetëm çështje djersitjeje më shumë ose ndjenjeje më pak rehatie.

Siç raportoi së fundmi “Financial Times”, edhe temperaturat pak mbi 20°C mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit ulen ndjeshëm duke filluar nga 23°C, ashtu si edhe një ulje e përqendrimit, si në të nxënit në shkollë ashtu edhe në produktivitetin në punë. Përtej kufirit 23-24°C, përkeqësimi bëhet gjithnjë e më i theksuar, dhe mbi 30°C, fillojnë të regjistrohen shkallë më të larta të vdekshmërisë në mesin e popullsisë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), një numër gjithnjë e në rritje njerëzish vdesin çdo vit nga nxehtësia ekstreme, me shkallën e vdekshmërisë që lidhet me nxehtësinë për njerëzit mbi 65 vjeç që është rritur me 85 përqind midis viteve 2000-2004 dhe 2017-2021.

With heatwaves rising in frequency globally, the wide US-Europe gap in air conditioning use is being reflected in a startlingly wide disparity in heat-related deaths, says John Burn-Murdoch. Climate change means the arguments against AC are also changing https://t.co/n34hCzaoQk pic.twitter.com/6H4PMe7KcL

— FT Opinion (@ftopinion) July 14, 2025

Midis viteve 2000 dhe 2019, rreth 489,000 njerëz vdiqën çdo vit mesatarisht, me 36 përqind të këtyre vdekjeve që ndodhën në Evropë. Një pjesë e konsiderueshme e këtyre vdekjeve mund të ishte shmangur me një përdorim më të madh të ajrit të kondicionuar.

Një raport i botuar në vitin 2021 nga “Lancet”, një nga revistat kryesore mjekësore në botë, vlerësoi se ajri i kondicionuar ndihmoi në parandalimin e gati 200,000 vdekjeve të parakohshme që lidhen me nxehtësinë vetëm në vitin 2019.

Ky vlerësim duhet të merret me njëfarë kujdesi, por jep një ide se sa e rëndësishme është të ftohësh dhomat, veçanërisht kur krahasohet me numrin e vdekjeve të parakohshme për shkak të nxehtësisë të vlerësuar nga OBSH.

Krahasimi i një zone me shumë kondicionerë, si Shtetet e Bashkuara, me një zonë me gati një të pestën, si Europa, hedh më tej dritë mbi problemin.

Grafikët tregojnë se si rreziku i vdekshmërisë rritet me rritjen e temperaturave në qytetet e SHBA-së dhe Evropës, varësisht nga përhapja e kondicionerit.

Në të gjitha skenarët, duke filluar disa gradë nën 30°C, vërehet një rritje e shpejtë e rrezikut për qytetet evropiane.

Në shumë pjesë të botës, kërkesa për ajër të kondicionuar po rritet ngadalë, kryesisht për shkak të faktorëve ekonomikë: në vendet me ekonomi që ende nuk janë të krahasueshme me tonën në Azi ose Amerikën e Jugut, blerja e një kondicioneri është një investim që pak veta mund ta përballojnë, për të mos përmendur koston e energjisë elektrike për ta përdorur atë.

Megjithatë, IEA parashikon që, ndërsa të ardhurat rriten në vendet në zhvillim, do të ketë një rritje të fortë të blerjeve të ajrit të kondicionuar.

Në Europë, ku kushtet ekonomike janë më të mira, kërkesa e ulët krahasuar me vendet e tjera është kryesisht për shkak të faktorëve historikë dhe kulturorë, të formuar gjatë shekujve kur pjesa më e madhe e kontinentit nuk përjetoi vera kaq të nxehta.

Por ngurrimi për të blerë kondicionerë, në disa vende evropiane më shumë se në të tjera, nuk është vetëm për shkak të zakonit, por edhe për çështje praktike që lidhen me koston e energjisë elektrike dhe shqetësimet mjedisore.

Në vitin 2022, ajri i kondicionuar në mbarë botën konsumoi afërsisht 7 përqind të energjisë elektrike të gjeneruar dhe ishte përgjegjës për 2.7 përqind të emetimeve të dioksidit të karbonit (gazi kryesor serrë) që lidhen me prodhimin e energjisë elektrike.

Nëse përfshijmë edhe ftohësit e përdorur në kondicionerë për t’i furnizuar me energji, emetimet totale të gazrave serrë rriten në 3.2 përqind. Prandaj, kondicioneri ka një ndikim të rëndësishëm mjedisor, duke paraqitur një dilemë të vështirë.

Kondicionerët mund të shpëtojnë mijëra jetë në mot shumë të nxehtë dhe do të kursejnë edhe më shumë nëse valët e nxehtësisë bëhen më intensive dhe të shpeshta, por ato kontribuojnë në ngrohjen globale, e cila është shkaku i të njëjtave ngjarje ekstreme të motit.

Megjithatë, kondicioneri nuk lëshon dioksid karboni në atmosferë si një makinë ose një kazan me gaz: është energjia elektrike që e furnizon me energji, e cila mund të jetë prodhuar duke përdorur lëndë djegëse fosile.

Kalimi gradual në sisteme shumë më pak ndotëse të gjenerimit të energjisë elektrike – të tilla si era, dielli dhe bërthamore – do të zvogëlojë gjurmën e karbonit të kondicionerëve (dhe ftohësve, falë përdorimit të gazrave më efikasë), duke i bërë ato një teknologji më të qëndrueshme.

Sigurisht, ka shumë masa të tjera që mund të merren për të zvogëluar efektet e valëve të nxehtësisë, veçanërisht në qytete.

Mënyra se si janë ndërtuar dhe organizuar qytetet ndikon në efektin e “ishullit të nxehtësisë”, i cili prek zonat që janë mesatarisht më të ngrohta se të tjerat sepse e shpërndajnë nxehtësinë ngadalë, veçanërisht natën.

Efekti mund të ngadalësohet edhe nga prania e shumë kondicionerëve që ngrohin ajrin jashtë ndërtesave, megjithëse vlerësimi i ndikimit të tyre është i vështirë për shkak të shumë variablave.

Inovacionet e fundit kanë çuar gjithashtu në zhvillimin e kondicionerëve shumë më efikasë, të cilët konsumojnë më pak energji ndërsa ofrojnë të njëjtin efekt ftohës.

Modelet më të zakonshme mund të përdoren edhe në të kundërt, për të ngrohur hapësirat e brendshme në dimër duke përdorur të njëjtin parim, i cili është më efikas se metodat tradicionale të ngrohjes që përdorin lëndë djegëse fosile.

Në zonat e botës me dimër të ashpër dhe verë të nxehtë, siç është pjesa më e madhe e Europës, kalimi te kondicionerët mund të zgjidhë si problemet e ngrohjes në sezonin e ftohtë ashtu edhe problemet e ftohjes në verë.

Përshtati: Gazeta “Si”

The post Ajri i kondicionuar nuk është më një luks appeared first on Gazeta Si.

Kodi i Ri penal/ Braktisja dhe dhuna ndaj kafshëve vepër penale, deri në 3 vite burg! 

2 August 2025 at 13:37

Nga Gazeta ‘Si’- Për herë të parë në Shqipëri keqtrajtimi dhe braktisja e kafshëve parashikohet të jetë vepër penale, me ndëshkime që shkojnë deri në 3 vite burgim.

Drafti i ri i Kodit Penal, i cili është hedhur për konsultim publik, përfshin një kapitull të posaçëm për mbrojtjen e kafshëve, duke adresuar raste të braktisjes, dhunës dhe trajtimeve çnjerëzore ndaj tyre.

Sipas nenit 944, braktisja e një kafshe nga pronari, në rrethana që rrezikojnë jetën ose shëndetin e saj, do të konsiderohet vepër penale dhe do të dënohet me gjobë ose burgim deri në 3 vite.

Ndërkohë, neni 943 parashikon dënime për dëmtimin e përhershëm ose të përkohshëm të kafshëve shtëpiake që jetojnë nën kontrollin e njeriut, përfshirë edhe akte me natyrë seksuale ndaj tyre. Edhe kjo vepër dënohet me gjobë ose deri në 3 vite burg. Nëse nga keqtrajtimi vjen ngordhja e kafshës, dënimi rritet me 50%.

Për herë të parë, vendoset përgjegjësi penale edhe për mungesën e kontrollit ndaj kafshëve në hapësira publike. Sipas nenit 945, nëse një kafshë (si p.sh. qen) shkakton dëmtime fizike ndaj një personi për shkak të mosvendosjes së maskës mbrojtëse ose mungesës së kontrollit nga pronari, ky i fundit mund të dënohet me gjobë ose deri në 6 muaj burg. Dënimi rritet nëse pasojat janë më të rënda.

Neni 946 ndalon dhe ndëshkon me gjobë ose deri në 3 muaj burg çdo person që promovon, organizon apo drejton ndeshje ndërmjet kafshëve që u shkaktojnë atyre vuajtje apo torturë. Për trajnimin ose dhënien e kafshëve për këto qëllime, parashikohet burgim deri në 6 muaj, ndërsa vendosja e basteve dënohet me deri në 2 muaj burg.

Sipas nenit 947, kur veprat penale ndaj kafshëve kryhen me mizori, egërsi, për qëllime fitimi, në prani të fëmijëve, me armë apo mjete të rrezikshme, ose nëse shpërndahen pamjet në rrjete sociale apo media, dënimi rritet me deri në 50%.

The post Kodi i Ri penal/ Braktisja dhe dhuna ndaj kafshëve vepër penale, deri në 3 vite burg!  appeared first on Gazeta Si.

Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, Prokuroria e Fierit: Kishte çarje në fytyrë!

2 August 2025 at 13:28

Nga Gazeta ‘Si’– Prokuroria e Fierit ka dhënë detaje nga vrasja e 56-vjeçarit Anesti Rama, që dyshohet se u dhunua dhe u mbyt me tel nga vajza e tij Emalinda Rama dhe Çlirim Dogani, me të cilin e reja dyshohet se kishte një lidhje intime.

Sipas prokurorisë, mbrëmjen e 23 Korrikut, rreth orës 21:16 në Sallën Operative Fier, ka mbërritur një telefonatë ku kërkohej dërgimi i ambulancës, pasi një shtetas ishte dëmtuar në ambientet e tualetit të banesës së tij të ndodhur në fshatin Frashër.

Kur ambulanca ka mbërritur në shtëpinë e viktimës, Prokuroria thotë se trupi i pajetë i 56-vjeçarit ishte në sallon, dhe bashkëshortja dhe e bija e tij e kishin veshur me kostum dhe këmishë.

Në momentin kur grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje kanë konstatuar në trupin e 56-vjeçarit çarje në pjesën ballore, mbi vetull, si dhe dëmtime të tjera.

Vajza e viktimës dhe bashkëshortja e tij, Valbona Rama kanë deklaruar para grupit hetimor se e kishin gjetur të ndjerin në tualetin e banesës pa shenja jete dhe të gjakosur.

Ato kishin njoftuar fqinjët se 56-vjeçari ishte rrëzuar në tualet dhe në vijim ishte njoftuar ambulanca dhe policia.

“Ato e kanë lëvizur të ndjerin nga tualeti, e kanë pastruar dhe veshur, me qëllim kryerjen e riteve mortore, si dhe kanë pastruar vendin e ngjarjes”, sqaroi Prokuroria.

Pas veprimeve hetimore, u bë arrestimi i Emalinda Ramës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim, nënës së saj Valbona Ramës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si edhe 56-vjeçarit Çlirim Dogani, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, e kryer në bashkëpunim.

The post Vrasja e Anesti Ramës nga e bija, Prokuroria e Fierit: Kishte çarje në fytyrë! appeared first on Gazeta Si.

Vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës e Tiranë, arrestohet 21-vjeçari

2 August 2025 at 13:12

Policia ka vënë në pranga 21-vjeçarin, O.H pasi vidhte në qytetin e Durrësit e Tiranës, vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.

Janë zbardhur 11 vjedhje të kryera në qarqet Durrës dhe Tiranë nga 21-vjeçari, i cili rezulton autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit korrik.

Në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është neutralizuar dhe vënë në pranga.

The post Vidhte vila, hotele dhe biznese në Durrës e Tiranë, arrestohet 21-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Tarifat e Trump/ Nga barnat te çeliku, për çfarë mund të negociohet ende

2 August 2025 at 13:08

Nga Gazeta ‘Si’- Donald Trump firmosi urdhrin ekzekutiv që vendos tarifa të reja reciproke prej 15% mbi importet nga 90 vende, duke përfshirë edhe Bashkimin Europian.

Megjithatë, marrëveshja e arritur në Skoci me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk ka zgjidhur disa çështje thelbësore, ndaj negociatat vazhdojnë.

Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi në mesnatën e 7 gushtit, një javë pas afatit fillestar të caktuar nga Trump, i cili kishte kërcënuar me rritjen e tarifës mbi mallrat europiane deri në 30% nëse nuk arrihej një marrëveshje tregtare.

Kjo shtyrje i jep kohë doganave amerikane të organizohen. Tarifa 15% do të zbatohet për qindra kategori mallrash, por për momentin përjashtohen sektorë të rëndësishëm si çeliku, alumini, automobilat dhe barnat, sipas Shtëpisë së Bardhë. Ende ka pasiguri për produktet strategjike që mund të përfitojnë nga përjashtime.

Formula e re e tarifave dhe përjashtimi për mallrat në transport

Sipas urdhrit ekzekutiv, çdo produkt europian që aktualisht paguan një tarifë më të ulët se 15% në SHBA do t’i shtohet një tarifë shtesë për ta çuar në këtë nivel. Nëse një mall tashmë paguan 15% ose më shumë, tarifa nuk ndryshon. Kjo formulë, që synon të “balancojë” kushtet e aksesit në tregun amerikan, është përfshirë në sistemin tarifor amerikan (HTSUS) përmes dy kodeve të rinj doganorë:

9903.02.20 për mallrat nën pragun 15% (ku aplikohet tarifa shtesë)

9903.02.19 për mallrat mbi prag (ku tarifa mbetet e pandryshuar).

Mallrat europiane që janë ngarkuar në anije para 7 gushtit dhe do të zhdoganohen deri më 5 tetor do të trajtohen sipas tarifës së vjetër.

Automjetet mbeten me tarifën 27,5%

Tarifa e re 15% nuk aplikohet për makinat dhe pjesët e tyre, sektorë kyç për ekonominë europiane, të cilët mbeten nën rregulloren ekzistuese të Seksionit 232. Automjetet e importuara nga Europa vazhdojnë të paguajnë 27,5% (kombinim i 2,5% tarifë bazë dhe 25% shtesë sipas Seksionit 232).

Tarifat për çelikun dhe aluminin europian mbeten 50%, me të njëjtën shkallë që do të zbatohet për bakrin nga 7 gushti, për të nxitur prodhimin vendas. BE dhe SHBA kanë rënë dakord që këto tarifa të zëvendësohen me një sistem kuotash, detajet e të cilit mbeten për t’u negociuar.

Hetimi për barnat dhe çështja e avionëve

Shtëpia e Bardhë deklaron se barnat dhe mikroçipet europiane do t’i nënshtrohen tarifës 15%. Komisioni Europian, megjithatë, thotë se kjo do të ndodhë vetëm pas përfundimit të hetimeve amerikane sipas Seksionit 232 dhe përcaktimit të shkallëve të reja tarifore globale. Sipas BE-së, tarifa maksimale do të jetë 15%, ndërsa aktualisht ato paguajnë tarifa të ulëta ose zero.

Avionët dhe pjesët e tyre, sipas zyrtarëve europianë, duhet të përfitojnë nga formula “zero për zero”, njësoj si disa produkte kimike, barnat gjenerike, pajisjet për prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe disa produkte bujqësore, me përjashtim të atyre të ndjeshme si mishi i viçit, orizi, etanoli, sheqeri, mishi i pulës dhe lëndët e para kritike. Lista e produkteve të përjashtuara mund të zgjerohet.

Produkte bujqësore: fitues dhe humbës

Ndër produktet bujqësore dhe ushqimore europiane të eksportuara në SHBA, që nga 7 gushti do të taksohen njëtrajtësisht me 15%, ka fitues dhe humbës.

Parmigiano Reggiano deri tani paguante 25% (15% tarifë e vjetër dhe 10% shtesë nga prilli i kaluar). Me tarifën e re 15%, kjo kategori përfiton një ulje, duke përmirësuar pozicionin në tregun amerikan, ku zë 22,5% të eksporteve me mbi 16 mijë ton të shitur në vitin 2024 (+13,4%).

Pecorino Romano, shumë i preferuar nga amerikanët dhe që deri më sot ka gëzuar përjashtim total, tani do të taksohet me 15%./ Corriere della Sera

The post Tarifat e Trump/ Nga barnat te çeliku, për çfarë mund të negociohet ende appeared first on Gazeta Si.

Daily Mail: Si po e shkatërron Hasin emigracioni drejt Britanisë

2 August 2025 at 12:59

Nga Gazeta ‘Si’- Besmira është një grua e re dhe e bukur që çdo ditë e kalon duke parë telefonin e saj të vjetër, në pritje të një telefonate nga bashkëshorti i saj, Arbeni, i cili ndodhet mijëra kilometra larg, në Angli.

Çifti, të dy 32-vjeçarë, ëndërrojnë të kenë fëmijë, por kjo mbetet ende vetëm një ëndërr.

Kanë kaluar katër vjet që kur Besmira, ish-statisticiene shtetërore, nuk e ka parë Arbenin nga afër. Në vitin 2021, ai u largua nga Shqipëria për të punuar në Mbretërinë e Bashkuar, duke paguar 5.000 paund për një kalim të paligjshëm me gomone përmes Kanalit nga Franca.

Fillimisht shkoi në Liverpool për të punuar si kopshtar, më pas u vendos në Manchester, ku tani punon në një kantier ndërtimi, jeton në një dhomë të vogël me qira dhe punon 12 orë në ditë, gjashtë ditë në javë, për të fituar para që i dërgon gruas dhe familjarëve në Shqipëri.

Besmira është një nga qindra gra në Has, në veri të Shqipërisë, që janë viktima të këtij fenomeni emigracioni. Ashtu si Arbeni, shumë burra dhe djem nga kjo zonë kanë emigruar ilegalisht në Britani për shkak të krizës së papunësisë në vend.

Vetëm në vitin 2022, 13.000 shqiptarë – disa prej tyre adoleshentë – hynë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar me gomone, duke besuar se atje do të gjenin “tokën e mjaltit dhe qumështit”, me mundësi të pafundme për të fituar para, kryesisht në tregun e zi.

Tre vite më parë, gati 4 nga 10 migrantë që kalonin Kanalin me gomone ishin nga Shqipëria, dhe Has-i, me vetëm 5.000 banorë, kishte numrin më të lartë të emigrantëve.

Një qytet që jeton për Britaninë

Në Has, lidhja me Mbretërinë e Bashkuar është e dukshme kudo. Dy vite më parë, bashkia ngriti një monument me një zemër të dekoruar me flamurin britanik dhe atë shqiptar. Pubet kanë të pikturuar Union Jack në mure, tavolinat e kafeneve janë të zbukuruara me figura të Big Ben-it, dhe një statujë e Mbretëreshës Elizabeth II po ndërtohet pranë bashkisë. Kur ajo ndërroi jetë, Has shpalli ditë zie.

Megjithatë, pas kësaj lidhjeje të veçantë, fshihet një realitet i hidhur: shoqëria është përmbysur.

Djemtë e rinj lënë shkollën dhe u thonë mësuesve, “shihemi në Londër”, në vend të “shihemi rrotull”. Vajzat shëtisin rrugëve pa gjë për të bërë, duke kaluar kohën duke parë thonjtë apo telefonat. Shumë prej tyre nuk punojnë, sepse jetojnë me paratë që u dërgojnë vëllezërit nga Anglia. Ndërkohë, djemtë që duhej të ishin aty për t’u njohur dhe krijuar familje, janë të gjithë larg.

Shoqëria është bërë e pabarabartë: gratë janë bërë kryefamiljare, edhe punë si pastrues rrugësh, dikur të rezervuara për burrat, tani i bëjnë ato. Fëmijët rriten pa baballarë, të cilët i shohin vetëm përmes ekranit të telefonit.

“Paratë nuk janë gjithçka”

Besmira e njeh mirë këtë realitet. “Jam e depresionuar, si shumë gra të tjera këtu që kanë mbetur vetëm,” thotë ajo. “Emigracioni i burrave shkatërron lidhjet familjare. Familjet ndahen. Burrat mund ta harrojnë familjen që lanë pas. Divorcet janë shtuar, kur dikur ishin të rralla në këtë shoqëri të lidhur ngushtë. Qyteti është përmbysur. Po, ka para që dërgohen nga Anglia, por paraja nuk është gjithçka.”

Ajo pranon se ka menduar të shkojë në Britani, por kostoja për t’u futur ilegalisht atje është shumë e lartë. Çmimi për t’u kontrabanduar tani me kamion në tragete është rritur në 22.000 paund, shumë e papërballueshme për të.

Gjithë paratë që Arbeni fiton i dërgon për prindërit dhe të afërmit, me të cilët ajo jeton. “Për udhëtimin tim nuk mbetet asgjë,” shton ajo.

Besmira dhe Arbeni u njohën në Has kur ishin 24 vjeç, u martuan dhe jetuan bashkë për katër vjet para se ai të largohej. Ata e duan njëri-tjetrin, por largësia i ka lodhur. “Duam fëmijë, por nuk kemi arritur të bëjmë realitet ëndrrën tonë. Ai thoshte se do të kthehej, por kjo nuk ndodh kurrë, sepse duhet të dërgojë para. Nuk ka punë për të në Shqipëri,” thotë ajo me sytë e mbushur me lot.

Një shoqëri e thyer

Profesor Festim Dauti, ish-mësues, shpjegon se emigracioni i burrave ka pasoja të thella. “Ekonomikisht është pozitive, por për familjen është e kundërta. Djemtë adoleshentë kanë nevojë për një figurë babai për t’u rritur si qytetarë të mirë,” thotë ai.

Gratë jo vetëm që rrisin fëmijët vetëm, por kujdesen edhe për prindërit e tyre dhe të burrave të tyre. “Është shumë për to. Po bëjnë një punë të madhe që duhej ta ndanin me burrat e tyre,” shton ai.

Në Has, edhe sezoni i dasmave tregon këtë realitet. Meshkujt që kanë leje të rregullt për të qëndruar në Britani kthehen për t’u martuar, por shumë nga nuset nuk mund t’i ndjekin në Angli për shkak të burokracisë dhe kushteve të vizës së bashkëshortit.

Doriana Laci, 19 vjeç, punonjëse në një dyqan fustanesh nusërie, thotë: “Kur djemtë mbarojnë shkollën, nuk punojnë këtu, emigrojnë. Vajzat që vijnë për fustane janë zakonisht vetëm ose me shoqe, duke pritur dhëndurët që të vijnë nga Anglia.”

Shpresa e vetme

Në mesin e kësaj gjendjeje, ka edhe histori si ajo e Edmirit, një ish-emigrant ilegal i deportuar nga Britania në vitin 2022. Pas kthimit, ai u martua dhe pret fëmijën e tij të parë. “Do të jemi një familje e vërtetë, por më mungon paraja që fitoja në Angli,” thotë ai.

Besmira e kupton këtë ndjenjë. Pas intervistës, ajo kthehet në shtëpi për t’u kujdesur për prindërit e saj dhe ata të Arbenit. E ka lënë punën si demografe, e mbytur nga trishtimi dhe vetmia.

“Ndjehem sikur po jetoj një jetë të dytë, jo timen. Të presësh dhe të presësh nuk është mirë për shëndetin tim mendor, as për gratë e tjera të Hasit që janë në të njëjtën pozitë si unë. Ne jemi të martuara, duam fëmijë, e duam njëri-tjetrin. Por vetëm të flasësh në telefon për katër vjet, kjo nuk është një martesë e vërtetë, apo jo?”

Është e vështirë të mos biesh dakord me të.//Daily Mail

The post Daily Mail: Si po e shkatërron Hasin emigracioni drejt Britanisë appeared first on Gazeta Si.

Mashtruan qindra gjermanë përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në arrest shtëpie

2 August 2025 at 12:48

Nga Gazeta ‘Si’- Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë për 7 anëtarët e grupit kriminal që mashtruan qindra gjermanë përmes Call Center. Togat e zeza kanë bërë verifikimin dhe lanë në arrest në burg 4 persona dhe 3 të tjerë arrest në shtëpi.

Konkretisht, është caktuar masa arrest me burg për Emiljano Sejdillari, Tafil Dyrmishi, Sokol Krasniqi, Eltion Logu, Rodrigo Guga, ndërsa arrest në shtëpie Lisjane Çulani, Mateo Llozhi dhe Kejdi Nuka.

Një prej anëtarëve të grupit është ende në kërkim dhe dyshohet se është larguar nga Shqipëria.

Nga një Call Center i paligjshëm që vepronte në Tiranë, anëtarët e grupit telefonin qytetarë gjermanë, të cilëve u prezantoheshin si oficerë policie që do t’u mundësonin rikuperimin e parave të humbura për investime në Forex apo Crypto. Deri tani dëmi i dokumentuar i shkaktuar viktimave është 363,501 euro.

Pala shqiptare dhe ajo gjermane, deklaruan se u parandalua vjedhja e 10 milion eurove përmes thirrjeve telefonike që bëheshin nga Tirana.

The post Mashtruan qindra gjermanë përmes ‘Call Center’, GJKKO lë në burg 4 anëtarët e grupit, 3 në arrest shtëpie appeared first on Gazeta Si.

Çfarë e bën një person ‘Cool’? Studimi global ka disa përgjigje

2 August 2025 at 12:43

Nga Lagos në Cape Town, nga Santiago në Seul, njerëzit duan të jenë ‘Cool’. Kjo është një fjalë që e dëgjojmë kudo, në muzikë, në modë, në mediat sociale dhe kryesisht përdoret për të përshkruar lloje të caktuar njerëzish.

Por çfarë e bën saktësisht dikë ‘cool’? A ka të bëjë vetëm me të qenit popullor apo në modë? Apo ka diçka më të thellë?

Në një studim të kohëve të fundit, profesorë të marketingut, vendosën t’i përgjigjen një pyetjeje të thjeshtë, por çuditërisht të paeksploruar. Cilat janë tiparet dhe vlerat e personalitetit që e bëjnë dikë të duket ‘cool’- dhe a ndryshojnë ato në kultura të ndryshme?

Ekspertët u kërkuan gati 6,000 njerëzve nga 12 vende të mendonin për dikë që e njihnin personalisht, i cili ishte “cool”, “jo cool”, “i mirë” ose “jo i mirë”. Pastaj u kërkuan të përshkruanin tiparet dhe vlerat e atij personi duke përdorur masa psikologjike të validuara.

U përdorën këto të dhëna për të shqyrtuar se si ndryshon të qenit i mirë nga pëlqyeshmëria ose morali i përgjithshëm.

Të dhënat treguan se të jesh ‘cool’ shoqërohet në mënyrë unike me të njëjtat gjashtë tipare në të gjithë botën: njerëzit ‘cool’ kanë tendencë të jenë ekstrovertë, hedonistë, aventureskë, të hapur, të fuqishëm dhe autonomë.

Këto gjetje ndihmojnë në zgjidhjen e një debati të gjatë rreth asaj që do të thotë të jesh ‘cool’ sot.

Një histori e shkurtër e ‘cool’

Shkrimet e hershme mbi këtë term e përshkruanin atë si përmbajtje emocionale: të qenit i qetë, i përmbajtur dhe i pashqetësuar.

Disa nga studiuesit e gjurmojnë te skllavëria dhe segregacioni, ku përmbajtja emocionale ishte një strategji mbijetese midis afrikanëve të skllavëruar dhe pasardhësve të tyre, duke simbolizuar autonominë dhe dinjitetin përballë shtypjes. Të tjerë propozojnë se përmbajtja cool’ ekzistonte shumë kohë para skllavërisë.

Sidoqoftë, muzikantët e xhazit në vitet 1940 ndihmuan për herë të parë në popullarizimin e këtij termi, ku përshkruhej relaksi, përmbajtja emocionale dhe eleganca, një imazh që më vonë u përqafua nga të rinjtë dhe kundërkultura të ndryshme.

Kompanitë si Nike, Apple dhe MTV e komercializuan, duke e shndërruar një qëndrim kundërkulturor në një estetikë globale më miqësore.

Kjo është ajo që e bën dikë ‘cool’

Gjetjet sugjerojnë se kuptimi i fjalës “cool” ka ndryshuar. Është një mënyrë për të identifikuar dhe etiketuar njerëzit me një profil specifik psikologjik.

Njerëzit “cool” janë të hapur dhe socialë (ekstrovertë), ata kërkojnë kënaqësi (hedonistë), marrin rreziqe dhe provojnë gjëra të reja (aventureskë), janë kuriozë dhe të hapur ndaj përvojave të reja (të hapur), kanë ndikim (të fuqishëm) dhe ndoshta mbi të gjitha, ata i bëjnë gjërat sipas mënyrës së tyre (autonomë).

Ky zbulim mbeti jashtëzakonisht i qëndrueshëm në të gjitha vendet. Pavarësisht nëse ishin në SHBA, Korenë e Jugut, Spanjë apo Afrikën e Jugut, njerëzit kanë tendencë të mendojnë se individët “cool” kanë të njëjtin “profil.

Gjithashtu u zbulua se edhe pse “cool” mbivendoset me të qenit i mirë ose i favorshëm, të qenit “cool” dhe të qenit i mirë nuk janë të njëjta gjë. Të qenit i sjellshëm, i qetë, tradicional, i sigurt dhe i ndërgjegjshëm ishin më të lidhur me të qenit i mirë sesa me të qenit “cool”. Disa tipare “cool” nuk ishin domosdoshmërisht të mira, si hedonizmi.

Po në lidhje me Afrikën e Jugut dhe Nigerinë?

Një nga aspektet më interesante të studimit ishte të shihje se sa konsistente ishte kuptimi i të qenit ‘cool’ në të gjitha kulturat, madje edhe në vendet me tradita dhe vlera shumë të ndryshme.

Në Afrikën e Jugut, pjesëmarrësit i shihnin njerëzit ‘cool’ si ekstrovertë, hedonistë, të fuqishëm, aventureskë, të hapur dhe autonomë, njësoj si pjesëmarrësit nga Europa në Azi. Megjithatë, në Afrikën e Jugut, të qenit i ftohtë është veçanërisht i ndryshëm nga të qenit i mirë

Fakti që kaq shumë kultura bien dakord për atë që e bën dikë “cool” sugjeron se “cool” mund të shërbejë për një funksion të përbashkët shoqëror. Tiparet që i bëjnë njerëzit “cool” mund t’i bëjnë ata më të prirur të provojnë gjëra të reja, të krijojnë stile dhe moda të reja dhe të ndikojnë të tjerët. Këta individë shpesh shtyjnë kufijtë dhe prezantojnë ide të reja, në modë, art, politikë ose teknologji. Ata frymëzojnë të tjerët dhe ndihmojnë në formësimin e asaj që shihet si moderne, e dëshirueshme.

Burimi: The Conversation. Përshtati: Gazeta Si.

The post Çfarë e bën një person ‘Cool’? Studimi global ka disa përgjigje appeared first on Gazeta Si.

Pesë gjëra që nuk i dimë ende për marrëveshjen tregtare BE-SHBA

2 August 2025 at 12:43

Nga Gazeta ‘Si’- BE-ja dhe SHBA-ja arritën një marrëveshje të shumëpritur, duke vendosur një tarifë prej 15% mbi eksportet e BE-së, me përjashtim të disa sektorëve. Megjithatë, detajet kryesore mbeten të paqarta.

Makinat, të cilat i janë nënshtruar një tarife prej 27.5% për disa muaj, tani do të përballen me një tarifë prej 15%. Një fitore modeste për prodhuesit gjermanë.

Von der Leyen njoftoi gjithashtu se tarifat zero-për-zero do të zbatohen për disa kimikate, disa ilaçe gjenerike, pajisje për prodhimin e gjysmëpërçuesve, disa produkte bujqësore (por me përjashtim të të gjitha produkteve të ndjeshme si mishi i viçit, orizi, etanoli, sheqeri ose shpendët), disa burime natyrore dhe lëndë të para kritike.

Megjithatë, mbeten pasiguri në lidhje me detajet dhe sektorët e mbuluar nga norma 15%, sigurinë ligjore të marrëveshjes së arritur të dielën dhe angazhimin e BE-së për blerje dhe investime.

1. Ende nuk ka marrëveshje ligjërisht të detyrueshme

Marrëveshja e arritur nuk do të jetë ligjërisht e detyrueshme për të dyja palët për njëfarë kohe. Se kur saktësisht mbetet e pasigurt. Një deklaratë e përbashkët pritet të publikohet deri më 1 gusht – afati i fundit i vendosur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump kur kërcënoi të vendoste një tarifë prej 30% ndaj BE-së.

“Do të jetë një deklaratë e përbashkët relativisht e lehtë”, tha një zyrtar i BE-së, duke shtuar se BE-ja po pret gjithashtu miratimin e një urdhri ekzekutiv nga SHBA-ja që do të sillte njëfarë sigurie për atë që është rënë dakord. Deri atëherë, negociatat për përjashtimet nga tarifat prej 15% do të vazhdojnë.

“Duke pasur parasysh që duam të sigurohemi që SHBA-të i përmbushin pjesët e tyre shpejt, ne gjithashtu do të duam të përmbushim shpejt edhe nga ana jonë”, tha zyrtari, duke shtuar: “Aktualisht po shqyrtojmë bazën e saktë ligjore së bashku me Këshillin dhe Parlamentin Europian.” Një marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe midis BE-së dhe SHBA-së do të kërkonte kohë, kështu që instrumente të tjera mund të merren në konsideratë nga Komisioni.

2. Cilat produkte të BE-së janë të përjashtuara?

Avionët do të përjashtohen nga tarifat prej 15%, që do të thotë se ata do të dërgohen në SHBA pa tarifa. Linjat e prodhimit në këta sektorë janë shumë të ndërthurura që SHBA-të të rrezikojnë t’i bëjnë avionët e tyre më të shtrenjtë.

Megjithatë, BE-ja do të vazhdojë të negociojë përjashtime të tjera, duke i vendosur verërat dhe pijet alkoolike në krye të axhendës së saj. Që nga fillimi i negociatave, industritë e BE-së kanë paralajmëruar vazhdimisht për pasojat e një marrëveshjeje që do t’i penalizonte ato.

“Ne besojmë vërtet se tregtia e verës është me përfitim të madh si për kompanitë e BE-së ashtu edhe për ato amerikane, dhe duhet të përfshihet në marrëveshjen e tarifës 0-për-0”, tha Marzia Varvaglione, presidente e Komitetit evropian të ndërmarrjeve të verës në një deklaratë të dielën, duke shtuar: “Nuk është vetëm pala e BE-së që e thotë këtë – homologët tanë amerikanë kanë qenë gjithashtu avokatë të fortë për mbrojtjen e këtij shkëmbimi jetësor”.

3. Çeliku dhe alumini: një sistem kuotash që ende duhet të negociohet

SHBA-të aktualisht vendosin tarifa prej 50% për çelikun dhe aluminin. Kjo do të mbetet derisa të dyja palët të bien dakord për një sistem kuotash. Megjithatë, Komisioni mbetet i sigurt për ndikimin e tij në bisedimet e ardhshme. 

“Mendoj se këtu hyn në lojë ekonomia dhe interesat e biznesit”, tha i njëjti zyrtar i BE-së, duke shtuar se furnizimi i bllokut me çelik special është diçka që “prodhimi amerikan ka shumë nevojë”.

 Por industria europiane e çelikut u duk e tronditur të hënën. 

“Nëse konfirmohet një tarifë zero për eksportet tona tradicionale në SHBA, ne do të shkonim në drejtimin e duhur”, tha Axel Eggert, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës Europiane të Çelikut (EUROFER), por shtoi: “Ende nuk ka qartësi. Si gjithmonë, djalli fshihet në detaje.”

Pasiguria kompensohet nga një angazhim i BE-së dhe SHBA-së për të luftuar së bashku mbikapacitetet globale, që vijnë kryesisht nga Kina.

4. Energjia: Angazhimi i BE-së për blerje do të varet nga industria e saj

BE-ja u zotua të blejë energji amerikane me vlerë 750 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme. Kjo do të thotë se 250 miliardë dollarë çdo vit do të drejtohen drejt gazit natyror të lëngshëm, naftës dhe industrive bërthamore të SHBA-së. 

“Ne i kemi shqyrtuar nevojat tona edhe në lidhje me heqjen graduale të importeve të energjisë nga Rusia”, tha zyrtari i BE-së.

Megjithatë, zyrtari pranoi se nuk ka asnjë angazhim publik për ta përmbushur këtë, pasi BE-ja dhe institucionet e saj nuk do të bëjnë blerjen aktuale. 

“Ne mund të ndihmojmë në grumbullimin e kërkesës dhe lehtësimin e disa gjërave, dhe mund të shohim se ku mund të ketë pengesa në infrastrukturë”, tha zyrtari.

BE-ja u zotua gjithashtu të blinte mikroçipa të inteligjencës artificiale nga SHBA-ja, përveç 750 miliardë dollarëve.

5. Investimet e BE-së në SHBA do të varen nga biznesi

Sipas marrëveshjes, kompanitë e BE-së do të investojnë 600 miliardë dollarë në SHBA. Por edhe këtu, nuk ka autoritet publik që do ta monitorojë këtë, siç është rasti në marrëveshjen Japoni-SHBA të arritur më 22 korrik, ku investimet janë aksione, kredi dhe garanci nga agjencitë shtetërore.

Megjithatë, Komisioni siguron që ka pasur kontakte dhe diskutime të hollësishme me shoqata dhe kompani të ndryshme biznesi për të parë se cilat ishin qëllimet e tyre të investimit.

“Në thelb kemi mbledhur atë që dimë rreth qëllimeve të investimeve të kompanive private. Dhe mënyra se si kjo do të shprehet në deklaratën e përbashkët është se është një qëllim”, tha një zyrtar tjetër i BE-së, duke shtuar: “Pra, nuk është diçka që BE-ja si autoritet publik mund ta garantojë.”

Burimi: Euronews eu/Përshtati Gazeta Si

The post Pesë gjëra që nuk i dimë ende për marrëveshjen tregtare BE-SHBA appeared first on Gazeta Si.

❌
❌