Normal view

Gjekmarkaj takon nënkryetarin e Parlamentit Hungarez: PD kërkon avancimin e integrimit dhe ndaljen e deformimeve zgjedhore

By: S M
24 November 2025 at 17:35

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me nënkryetarin e Parlamentit të Hungarisë, István Jakab.

Në qendër të bisedës ishin marrëdhëniet historike mes dy vendeve, procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe zhvillimet e fundit politike në vend.

Gjekmarkaj theksoi shqetësimet për situatën zgjedhore në Shqipëri dhe përcolli mesazhet e kryedemokratit Sali Berisha për kryeministrin Viktor Orbán.

“Gjatë vizitës time në Hungari, me ftesë të Nënkryetarit të Parlamentit Hungarez, z. István Jakab, pata kënaqësinë të zhvilloj një takim të frytshëm me të, përfaqësues i partisë Fidesz të Kryeministrit Viktor Orbán. Në takim theksova miqësinë tradicionale dhe historike mes popujve tanë, që nga koha e heronjve kombëtarë Huniadi dhe Skënderbeu, deri te figura e Mbretëreshës Geraldinë, konteshë hungareze dhe pjesë e pandashme e historisë shqiptare.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë pas rënies së komunizmit, në të gjitha fushat, veçanërisht në procesin e integrimit europian. Theksova se Partia Demokratike – forca politike që e nisi dhe e udhëhoqi procesin e integrimit europian të Shqipërisë – e konsideron këtë një projekt kombëtar, jo partiak. PD e dëshiron fuqimisht integrimin dhe insiston që ai të avancojë, duke përmbushur standardet dhe kriteret europiane.

Informova gjithashtu z. Jakab mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, përfshirë deformimet e konstatuara në zgjedhjet e 11 majit, si dhe arrestimin e liderit të opozitës, z. Sali Berisha, dhe drejtuesve të tjerë opozitarë gjatë procesit zgjedhor – veprime që i sollën avantazh të padrejtë palës kundërshtare. Nënvizova se raporti i OSBE/ODIHR për këtë proces ishte ndër më kritikët ndonjëherë për një proces zgjedhor në vendin tonë.

Në përfundim, përcolla përshëndetjet më të përzemërta të Kryetarit Berisha për Kryeministrin dhe mikun e tij, z. Viktor Orbán.”, shprehet ai.

The post Gjekmarkaj takon nënkryetarin e Parlamentit Hungarez: PD kërkon avancimin e integrimit dhe ndaljen e deformimeve zgjedhore first appeared on JavaNews.al.

Luca thumbon Gridën për Salianjin: Ç’a kam thënë për Salianjin tat?! E du shumë!

By: S M
24 November 2025 at 17:32

Grida Duma dhe Gjergj Luca u ulën ballë për ballë në podkastin e saj në një bisedë pasionante që siç e pranuan të dy, as Grida nuk e kishte përgatitur intervistën, dhe as Luca nuk e dinte se çfarë pyetjesh do të bëheshin, por që të dy ranë dakord se do të flisnin për gjithçka.

Luca padyshim e ngacmoi Grida Dumën mbi largimin e saj nga politika, pse nuk rezistoi aty për të pastruar partinë, e Grida Duma e ngacmoi Lucën pikërisht tek Edi Rama dhe mbrojtja që i bën atij, duke e përmendur shpeshherë në podkast si “byrazeri”.

Po një nga pikat e papritura për drejtuesen e podkastit ishte momenti kur Luca tha se mbështeste të rinjtë e PD, me idenë se ajo parti që sipas Lucës ka qenë e tija, ka nevojë për ripërtëritje. Dhe Luca e ngacmoi me Salianjin, në këtë moment, ku edhe pse të dy nuk kanë dalë publikisht, e kanë pranuar bashkëjetesën mes tyre.

Pjesë nga biseda në podkast:

Gjergj Luca: Kam bërë fushatë për Edi Ramën, në gjithë Shqipërinë. Por kudo që ka rënë biseda, në Elbasan, për udhëheqësin politik të Elbasanit, u kam thënë: Dëgjoni këtu, ky është familje e madhe, i djathtë në gen, ju ka ardh një çun i mirë. Eshtë një çun pa mllefe. Eshtë cun qytetar. Kudo e kam thënë edhe përpara mediave.

Grida Duma: Më tremb shumë kjo mua…

Gjergj Luca: Po pse për Salianjin tat ça kam thënë?

Grida Duma: (Qesh)

Gjergj Luca: Pse qesh?

Grida Duma: Ore nuk më kompromenton dot duke më folur për Salianjin tim…

Gjergj Luca: Pse të kompromentoj, nuk jam tip që kompromentoj njeri…

Grida Duma: Se do dal dhe aty…

Gjergj Luca: Ore për Salianjin tat. Po të bëj muhabet. Unë, ti nuk e di. Unë e du fort. Kam respekt. Pyete. Jam parë gjithmonë mirë me të. E kam ngacmu se unë nuk rri dot, e kam vu aty në Maliq te zona e vet, e kam vu te tabela e emulacionit…

Grida Duma: E ke vënë edhe atë?

Gjergj Luca: E kam vu aty…

Grida Duma: Po unë nuk jam aty fare?

Gjergj Luca: Jooo, po ti je te zemra ime se je grintë!

(Qeshin)

Grida Duma: E di ça më tremb mua?

Gjergj Luca: Cfarë të tremb?

Grida Duma: Që jeni kaq të poshtër….

Gjergj Luca: Falemnderit, është kompliment i madh shumë…me të qujt të poshtër sot është kompliment i madh.

Grida Duma: Ti thua që unë bëj fushatë për byrazerin tim…

Gjergj Luca: Patjetër…po ai është lideri im!

Grida Duma: ….por ama thua: unë i mbështes këta të rinjtë këtej se kur hyj te tavolina ime që bëj fushatë për byrazerin tim, them se ky është familje e madhe! Ekzaktësisht këtë bëjnë komunistët Luc…

Gjergj Luca: Po edhe këtë ma the o Grida! Pupupu. Nuk do ta bëj më!

Grida Duma: E kupton, të vrasin natën e të qajnë ditën! Këtej të japin kontributin, këtej të japin shpirtin, se leku sot quhet shpirt…

Gjergj Luca: Mua më njifke pak. Leku për mua s’ka asnjë vlerë. Dorëzohem përpara teje dhe unë si komunist që jam, kam bërë gjithë Tiranën blu kur s’kishte një njeri të PD. Te Rozafa Palace përnotë, pyeti ish- deputetët e asaj kohe, kam bërë mbrëmje me 2-3 mijë vetë. Dhe këta komunistët e tu, ditën që erdhën në pushtet, pas tre muajve më grabitën biznesin.

The post Luca thumbon Gridën për Salianjin: Ç’a kam thënë për Salianjin tat?! E du shumë! first appeared on JavaNews.al.

VIDEO/ Në prag të festave të nëntorit, shqiptarët veshin New Yorkun ’kuq e zi”

By: S M
24 November 2025 at 17:18

Teksa pak ditë na ndajnë nga festat e 28-28 nëntort, shqiptarët anembanë botës përgatiten për të festuar.

Në New York, shqiptarët janë veshur me simbole kuq e zi. Prej vitesh, në New York realizohet ajo që quhet “Parada e shqiptarëve”.

Kjo paradë, ka filluar të zhvillohet edhe në Tiranë, ku mblidhen shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare./abcnews.al

The post VIDEO/ Në prag të festave të nëntorit, shqiptarët veshin New Yorkun ’kuq e zi” first appeared on JavaNews.al.

EMRI/Rrethohet zona, identifikohet 24-vjeçari i cili kërcënon RENEA-n dhe Antiterrorin në Fushë Arrëz!

By: S M
24 November 2025 at 17:14

Është bërë e mundur identifikimi i njërit prej personave të armatosur që dyshohet se ndodhen brenda një banese në fshatin Orosh të Fushë Arrëzit.

Sipas të dhënave paraprake, bëhet fjalë për 24-vjeçarin Julian Cumraku, i cili raportohet se ka kërcënuar forcat e policisë se do të hapë zjarr ndaj tyre.

Brenda në banesë dyshohet se ndodhen dy persona të kërkua. Një prej tyre është identifikuar si Juljan Cumrraku, i cili dyshohet se është i lidhur me grupe terroriste. Personi tjetër nga Tirana, mbetet ende i paidentifikuar.

Aksioni policor ka nisur që në orët e para të ditës në fshatin Orosh, që i përket njësisë administrative Qafë Mali, ku uniformat blu kanë rrethuar një banesë të braktisur prej vitesh.

Dyshohet se aty janë strehuar dy persona të armatosur, të konsideruar me rrezikshmëri të lartë.

Për shkak të situatës së krijuar, Policia e Pukës ka kërkuar asistencën e forcave speciale RENEA, të cilat ndodhen në terren për të mbështetur operacionin.

Zona e thellë dhe mungesa e valëve telefonike po vështirësojnë marrjen e informacionit në kohë reale, ndërsa kontrolli i policisë po vijon me kujdes maksimal.

Nuk ka ende të dhëna të tjera mbi gjendjen brenda banesës apo zhvillimet e mëtejshme të operacionit.

The post EMRI/Rrethohet zona, identifikohet 24-vjeçari i cili kërcënon RENEA-n dhe Antiterrorin në Fushë Arrëz! first appeared on JavaNews.al.

Artan Hoxha non-grata në Greqi, Bido: Sulmi përmes shpalljes “non-grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane

By: S M
24 November 2025 at 17:11

Deputeti i PS-së Ardit Bido ka reaguar lidhur me ndalimin e gazetarin Artan Hoxha në kufirin shqiptaro – grek.

Gazetari Hoxha u shpall non grata nga autoritetet greke. Bido nënvizon se është e papranueshme që që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit.

Gjithashtu shton se sulmi përmes shpalljen non grata, përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane.

“Ndalimi i Artan Hoxhës në kufirin shqiptaro-grek përbën rastin e dytë në pak vite që gazetarët shqiptarë ndalohen në kufi për shkak të raportimit dhe të bindjeve të tyre. Është e papranueshme që në shekullin e 21-të, autoritetet e një shteti evropian të vijojnë të ndikohen nga grahmat e fundit të nacionalizmit. Kërkimi i të drejtave të shqiptarëve të Çamërisë, përballja me nacionalizmin politik të fenomeneve Agimi i Artë, Beleri etj., si dhe mbrojtja e të drejtave kombëtare të shqiptarëve, nuk janë opsion, por detyrim i çdo gazetari dhe i çdo shqiptari. Ndaj, sulmi ndaj tyre, përmes shpalljes “non grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane”, thotë Bido.

The post Artan Hoxha non-grata në Greqi, Bido: Sulmi përmes shpalljes “non-grata” përbën abuzimin më të madh me vlerat evropiane first appeared on JavaNews.al.

Marta Kos: Zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme!

By: S M
21 November 2025 at 12:55

Kështu e lexoi raportin e OSBE-ODIHIR-it, Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit.

“Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe të ndershme. Është mirë kur marrim sugjerime për përmirësime dhe kjo është gjë e mirë për Shqipërinë dhe BE-në.”, tha ajo.

The post Marta Kos: Zgjedhjet e 11 majit ishin të lira dhe të ndershme! first appeared on JavaNews.al.

Pezullimi i Ballukut, debat në komision/ Xhafaj – Kasos: Më në fund dhe ti i thua SPAK dhe jo SKAP

By: S M
21 November 2025 at 12:45

Ivi Kaso dhe Fatmir Xhafaj janë përfshirë në një debat gjatë mbledhjes së komisionit për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale, pasi zv. kryeministres Belinda Ballukut iu pezullua ushtrimi i detyrës dhe u ndalua dalja jashtë vendit.

Sipas Kasos, kjo është një situatë e pazakontë, pasi numri dy i qeverisë refuzon të japë dorëheqjen.

Xhafaj iu përgjigj demokratit duke i thënë se deklarata e tij nuk përputhet me rendin e ditës.

Pjesë nga debati:

Kaso: Sot mbledhja nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme pasi jemi në një situatë të pazakontë. Gjendemi para një momenti shumë të rëndësishëm, zv. kryeministrja, numri dy i qeverisë, jo vetëm që është marrë e pandehur dhe është caktuar masë sigurie personale, pezullim detyre dhe bllokim pasaporte.

Kjo vendimmarrje na prek dhe ne si Kuvend dhe si komision. Duhet të marrë vëmendjen e duhur, sepse pavarësisht se kënaq pritshmëritë publike që drejtësia të vërë para përgjegjësisë penale një zyrtar të përcaktuar si zyrtar i korruptuar, nga ana tjetër nuk kënaq pritshmëritë e opozitës. Një person i cili është marrë i pandehur refuzon të japë dorëheqjen, të lërë detyrën publike, nuk na lë të kënaqur opozitën që artikulon se përgjegjësia është e kryeministrit, ai duhet të merret i pandehur.

Në këtë moment, diskutimit të buxhetit, është ky fakt që na jep spunto që të rishikojmë qëndrimin tonë institucional në raport me mbështetjen që i japim institucioneve të drejtësisë, SPAK në veçanti.

Xhafaj: Kjo nuk përputhet me rendin e ditës. Më vjen keq që deklarata juaj, nuk jemi këtu për akuza apo për të folur mbi akuzat, ne jemi për të respektuar drejtësinë. Unë konstatoj një gjë pozitive, më në fund ju jeni së paku në linjën e duhur. I thoni SPAK, ndërsa kolegët tuaj Skap. Drejtësia është atje të bëjë punën e vet dhe ne këtu punën tonë. Për mbështetjen, më vjen keq.

Prokuroria e Posaçme është e mbështetur si askush tjetër. Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë qenë këtu dhe kanë deklaruar se nuk kanë nevojë për fonde shtesë. Kur ata nuk kërkojnë t’u japim ne, ne vetëm dalim të shpërndajmë lekë rrugëve. Por kjo nuk është politikë e shëndetshme dhe në interesin e qytetarëve. Unë uroj dhe dëshiroj që ju, siç keni këtë qëndrim, ta keni dhe kur bëhet fjalë për çështje penale që drejtësia formulon për përfaqësuesit e opozitës. Drejtësia me dy standarde nuk e duam ne këtu, as qytetarët, dhe nuk është në përputhje me shtetin e së drejtës.

The post Pezullimi i Ballukut, debat në komision/ Xhafaj – Kasos: Më në fund dhe ti i thua SPAK dhe jo SKAP first appeared on JavaNews.al.

SHBA, qindra mijë pushime nga puna prej inteligjencës artificiale

By: S M
5 November 2025 at 11:29

Shkurtime masive të vendeve të punës në zyrat e Amazon, UPS dhe Target (një rrjet dyqanesh amerikane). Grupe të tjera në shumë sektorë (banka si Citigroup dhe JP Morgan Chase, liderë dixhitalë si Meta-Facebook dhe Salesforce, gjigantë të shitjes me pakicë dhe automobilave si Walmart dhe General Motors) po paralajmërojnë se do të shkurtojnë punonjës dhe menaxherë ose, të paktën, do të ndalojnë punësimin: inteligjenca artificiale është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e tyre të reja të punës. Në Shtetet e Bashkuara, pjesa më e madhe e shkurtimeve të tetorit (128,000 nga një total prej 172,000) preku kompanitë e teknologjisë. 

A po bëhen realitet profecitë e atyre që kanë parashikuar prej vitesh një apokalips për punën intelektuale, profesionet e “jakave të bardha” , të shkaktuara nga përparimi i inteligjencës artificiale? Apo janë këto fenomene fiziologjike të zëvendësimit? Shkurtime në profesione të rrezikuara që do të riabsorbohen nga sektorë të rinj të krijuar nga ekonomia e inteligjencës kompjuterike? 

Për vite me radhë, tekno-pesimistët dhe tekno-optimistët na kanë bombarduar me parashikime të kundërta. Edhe kohët e fundit, kryeekonomisti i Google, Fabien Curto Millet, e ka minimizuar situatën: historia na mëson se pas të gjitha transformimeve bujqësore dhe industriale, nga avulli në energji elektrike, shumë vende pune janë zhdukur, por punësimi, në planin afatgjatë, është rritur. Washington Post rendit profesionet që janë zhdukur ose janë pakësuar në minimum: në mesin e shekullit të 19-të, bujqësia thithi mbi gjysmën e fuqisë punëtore, ndërsa tani, sipas të dhënave të ILO-s, ka rënë në 1.5%, ndërsa farkëtarët, këpucarët dhe këpucarët, të cilët dikur përbënin gati 2% të fuqisë punëtore, tani mbijetojnë me numra statistikisht të parëndësishëm. Megjithatë, tregu i punës ka rifituar ekuilibrin e tij. 

Stuart Russell, një profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin Yale , i cili ka paralajmëruar për vite me radhë për rreziqet e zhvillimit të pakontrolluar të inteligjencës artificiale, vëren se kolegët e tij ekonomistë kanë argumentuar prej kohësh se, sipas modeleve të tyre ekonometrike, kërkesa për punë do të rritej gjithashtu në epokën e inteligjencës artificiale. Vetëm për të kuptuar, në një moment të caktuar, se kjo punë nuk po kryhej nga njerëzit, por nga makinat. 

Dario Amodei, një pionier në zhvillimin e modelit të inteligjencës artificiale me kompaninë e tij Anthropic , paralajmëron se inteligjenca automatike mund të zëvendësojë gjysmën e vendeve të punës profesionale të nivelit të mesëm: përkthyes, programues, departamente ligjore, kontabilistë, diagnostikues mjekësorë, gazetarë dhe shumë të tjerë. Shumë udhëheqës të gjigantëve të teknologjisë e ndajnë këtë analizë, por preferojnë të mos e diskutojnë: ose sepse besojnë se do të shfaqen vende të reja pune, por për momentin nuk mund të përmendin asnjë, ose thjesht sepse nuk duan të rrezikojnë ndryshime në politika që mund të ngadalësojnë ritmin e inovacionit.

Por është pikërisht shpejtësia e jashtëzakonshme e ndryshimit teknologjik që e bën këtë krizë të tregut të punës të ndryshme nga ajo e revolucionit industrial, e cila ishte më e ngadaltë dhe më e lehtë për t’u zgjidhur, pjesërisht sepse ishte e kufizuar në zëvendësimin e punës së muskujve. Këtë herë, gjithçka po ndryshon shumë më shpejt dhe ndryshimi nuk ka të bëjë më vetëm me muskujt: ai ka arritur në tru. Për më tepër, me modele të mëdha gjuhësore, IA, duke na imituar dhe duke zhvilluar aftësi shtesë falë aftësisë për të përpunuar vëllime të mëdha të dhënash, po pushton sferën e gjuhës, e cila është thelbi i natyrës sonë, ajo që na lejoi të emancipoheshim nga speciet shtazore.

Këto dallime duhet të nxisin një qasje më të menduar, si nga politikanët ashtu edhe nga bizneset, ndaj menaxhimit të transformimeve të tilla të thella. Tetë vjet më parë, duke folur në një seminar në MIT në Boston, Kai-Fu Lee, një shkencëtar dhe sipërmarrës kinez që studioi në universitetet amerikane dhe punoi gjerësisht për Google, Apple dhe Microsoft, argumentoi se Kina do t’i kalonte SHBA-të në inteligjencën artificiale. Me potencialin për të zëvendësuar njerëzit në detyra të shumta në të gjitha nivelet, inteligjenca artificiale kërkonte një ripërcaktim të vetë konceptit të punës, i cili duhej të zbatohej sa më shpejt të ishte e mundur. Audienca, e përbërë pothuajse tërësisht nga akademikë, i priti parashikimet e tij me një dozë të caktuar humori. Tetë vjet më vonë, revista e teknologjisë MIT shpjegon pse Kina po fiton garën e inteligjencës artificiale. Ndoshta edhe parashikimi tjetër i Kai-Fu Lee duhet të merret seriozisht.

 

The post SHBA, qindra mijë pushime nga puna prej inteligjencës artificiale first appeared on JavaNews.al.

Minxhozi: Vendimi për Veliajn, i shëndetshëm. Drejtësia e trajtoi atë si terrorist!

By: S M
3 November 2025 at 21:51

Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendimin për shkarkimin e Veliajt nga posti i kryetarit të bashkisë, ndërkohë që pezullon zgjedhjet për bashkinë më të madhe në vend. Analisti Skënder Minxhozi tha për ‘Real Story’ se Gjykata Kushtetuese i ‘tha qeverisë se duhet të futet në procedurë”.

Sipas tij, vendimi është i shëndetshëm dhe i bën mirë klimës politike. ‘Më pëlqen kur Gjykatat Kushtetuese kundërshtojnë qeveritë. Shembuj kemi pasur plot dhe këto raste i bëjnë mirë një demokracie. Vendim për Veliajn është i shëndetshëm pasi korrekton qëndrimin e qeverisë në rastin konkret. Gjithashtu i thotë Ramës je i fuqishëm por futu në procedurë.

Ajo që ka ndodhur me Veliajn është realisht e rëndë. Ai nuk u thirr të dëgjohet as në “qendrën e tij të punës”, imagjinoni. Në këtë qytet nuk ka një territor ku duhet të kishte më shumë empati dhe mirëkuptim për kreun e bashkisë Tiranë, sesa vetë godina e bashkisë. Ata nuk e ftuan dhe këtu luajti rol presioni i qeverisë. Në anën tjetër edhe kjo drejtësi është sjellë përtej rreshtave me Veliajn, e ka trajtuar atë si një terrorist. Trajtimi i tij nga shkurti pa akuzë, ka fshirë brutalisht konceptin e prezumimit të pafajësisë, duke e kthyer kreun e bashkisë në një shënjestër sulmesh ndërkohë që nuk ka nisur ende procesi gjyqësor për akuzat e ngritura ndaj tij. Erion Veliaj është trajtuar si një tabelë qitjeje duke na kujtuar situatat e vjetra me armiqtë e shtetit e partisë, të cilët masakroheshin publikisht ende pa u shpallur fajtorë nga gjykatat. Vendimi i sotëm i bën mirë klimës që është krijuar, pasi vendos një piketë të rëndësishme procedurale që lidhet me mandatin e kreut të bashkisë më të madhe në vend.

Me vendimin e sotëm bllokohet demarshi për ta çuar Tiranën në zgjedhje të parakohshme. Gjykata Kushtetuese në thotë se për ta bërë këtë duhet të kalohet nga neni 115 i Kushtetutës dhe kjo e bën të pacënueshme pozitën e Veliajt në raport me postin që mban”, tha Minxhozi.

The post Minxhozi: Vendimi për Veliajn, i shëndetshëm. Drejtësia e trajtoi atë si terrorist! first appeared on JavaNews.al.

Humor vorio-epiriot në Parlamentin Europian

29 October 2025 at 20:25
Nga Ergys Mërtiri 
Fredi Beleri ka folur në Parlamentin Europian, duke shprehur mospranimin e tij për faktin që nuk ka ende një Universitet Grek në Shqipëri, çfarë përbën një mangësi lidhur me shkollimin e pakicave në gjuhën e tyre amëtare.

Mirë se po e hapim një universitet për komunitetin grek, por nuk na del hesapi.

Sipas censusit të fundit, në Shqipëri ka aktualisht 23.485 qytetarë të komunitetit grek. Pra i bie të hapim një universitet për rreth 20 mijë banorë. Duke llogaritur që në moshë për universitet, pra mosha 18 vjeç, janë rreth 1.4 përqind e popullsisë, mbetet që numri i banorëve që mund të shkojnë në këtë universitet të jetë rreth 300 vetë.

Pra i bie që çdo nxënës grek që mbaron shkollën e mesme të hyjë me detyrim në univesitetin e Belerit dhe të mos lejohet të shkojë në asnjë universitet tjetër jashtë apo brenda vendit, e madje as edhe që të besë pa shkollë të lartë!

Hajde se po biem dakort me të gjitha. Çështja është si do ti ndajmë degët në fakultete të ndryshme me këtë numër studentësh?

Na bie më lehtë të hapim një kurs humori për barcaleta etniko-politike.

The post Humor vorio-epiriot në Parlamentin Europian first appeared on JavaNews.al.

Zgjedhjet e majit nuk fitohen me raporte në tetor

By: S M
25 October 2025 at 14:31

Nga skënder Minxhozi/

E fundit herë që e majta dhe e djathta në këtë vend kanë ndarë një garë të vërtetë elektorale, ka qenë katër vjet më parë. Berisha asokohe ishte vetëm një pensionist luksi që luante gurët pas shpinës së Lulzim Bashës. Ilir Meta ishte president e jo i burgosur, ndërkohë që Monika Kryemadhi luftonte për vota siç vetëm ajo di të bëjë. Qeveria e pa veten atë vit në një konkurencë të vërtetë zgjedhore, e cila po të kishte brenda elementin e krijimit të koalicioneve, do të kishte shkaktuar edhe më tepër kokëçarje për Ramën në finishin e garës.

Krahasuar me ato zgjedhje, ku opozita ju afrua rrezikshëm shifrave të qeverisë në votë popullore, këto të 11 majit ishin thjesht një provë e dytë e pafuqisë politike të Sali Berishës. Prova e parë, ajo e zgjedhjeve lokale të vitit 2023 bëri që opozita të merrte vetëm 7 nga 61 bashkitë e vendit. Ra Shkodra dhe Bajram Curri, sa për të cituar dy fortesa të të djathtës. Edhe në vitin 2021 Basha e të tjerët kishin përballë të njëjtin kundërshtar me të njëjtat qasje e kapacitete për të akumuluar vota, por rezultati doli ndryshe. Rënia e PD nuk gjendet vetëm tek babëzia e socialistëve për të vjedhur zgjedhjet, por mbi të gjitha tek cikli i shprishur politik në kokën e partisë, ku Basha e Berisha luajtën vallen e shpatave duke bërë lëmsh lidershipin e momentit dhe para gjithçkaje tjetër, të ardhmen e PD.

Raporti i vëzhguesve të OSBE-ODIHR nuk e shkarkoi opozitën nga faji i 50 mandateve, duke ja faturuar humbjen katastrofike (13 deputetë më pak se viti 2021) vetëm abuzimit me pushtetin nga ana e qeverisë. Zgjedhjet ishin konkuruese thotë raporti. Gjithçka që del përtej këtij koncepti është pjesë e leximit të rezultatit të zgjedhjeve, jo vetë leximi. Dhe një pozicionim i tillë i vëzhguesve ndërkombëtarë ka qenë një standarte e të gjitha proceseve zgjedhore në Shqipëri qyshse ato mbahen mend. Dikur thuhej “parregullsitë nuk prekën thelbin e rezultatit”, kurse më pas me kalimin e viteve ky formulim është zëvendësuar me togëfjalëshin “zgjedhje konkuruese”.

Parregullsitë e vëna re në përdorimin e aseteve qeveritare në procesin elektoral janë një sëmundje bashkëshoqëruese e tranzicionit shqiptar. Kushdo që ka pasur pushtetin, është munduar ta përdorë për të gjeneruar vota. Ka pasur fjala vjen nga ata që inauguronin tunele autostradash pak orë para votës dhe që sot skandalizohen nga përdorimi i parasë publike për vota partiake.

Opozita e dinte qysh para zgjedhjeve se në lojë në 11 maj nuk ishte çeshtja e pushtetit, por përmasa e humbjes. Dhe humbja erdhi në dimensione të ngjashme me zgjedhjet lokale. Këtu bashkitë e humbura u zëvendësuan me mandate parlamentare të lëna rrugëve, diku në favor të partive të reja, diku tjetër në favor të qeverisë.

Në thellësinë dhe hendekun që kanë krijuar me palën kundështare, humbjet e dy votimeve të fundit nga opozitës rikonfirmuan, nëse ka pasur nevojë ta bëjnë, diagnozën tashmë të qartë që e mban opozitën të lidhur pas karros së humbësit. Lidhja e fatit personal të Berishës me partinë e tij krijon jo vetëm stanjacion dhe lidhje këmbësh me zinxhir për PD, por ndalon edhe të gjithë procesin politik që lidhet me rotacionin e lidershipit në pjesën tjetër të spektrit politik. Sa të jetë aty Berisha, aty do të jenë edhe krerët e tjerë partiakë që datojnë nga dekada e parë apo e dytë e pluralizmit.

Insistimi i Doktorit këto orë për të rikandiduar për kreun e partisë në pranverën e ardhshme, teksa kundërshtari i tij historik i dalë nga politika para 20 vjetësh (dhe 9 vjet më i ri se ai) lufton me jetën në një spital të Tiranës, është ironia e madhe që mban sot lidhur opozitën dhe fatin e saj elektoral. Sa herë që në horizont shfaqen një palë zgjedhje, siç ka ndodhur në dy vitet e fundit. Sa herë që në PD dikush hap si pa dashje temën e rotacionit të elitës më lartë drejtuese. PD kokën e ka në vitet ’90, kurse trupi lufton e përpëlitet në dekadën e tretë të viteve 2000. Ky Frankenshtajn politik është ende sot rrethana parësore e garancisë për fitore e socialistëve të konsumuar nga 12 vite pushteti.

Në këtë sens raporti i fundit mbi zgjedhjet e 11 majit nuk është as Grali i shenjtë dhe as sfera e kristalit për të korrigjuar një situatë fatalisht të bllokuar në kokën e Partisë Demokratike. Përveç vitit 1996, kur opozita fillimisht u vodh masivisht në ditën e zgjedhjeve, e dy ditë më pas hëngri edhe një dru kolektiv në sheshin Skënderbej në sytë e vëzhguesve të tmerruar pas xhamave të Hotel Tiranës – pra përtej këtij rasti ekstrem, asnjë mision vëzhgimi nuk ka dhënë opinion refuzues dhe skualifikues për zgjedhjet shqiptare.

Duke mos e ribërë nga e para fabulën e zgjedhjeve dhe duke mos vënë në pikëpyetje rezultatin final, raporti i OSBE-ODIHR e le elitën partiake të vendit në listën e saj të sëmundjeve endemike. Zgjidhja për humbjen nuk gjendet tek raportet e ndërkombëtarëve, por kryesisht brenda mureve të partisë humbëse. Natyrisht të një partie që ka fuqi dhe vullnet ta shohë krizën në sy, e jo të duartrokasë për kryetarin edhe në mes të qametit.

The post Zgjedhjet e majit nuk fitohen me raporte në tetor first appeared on JavaNews.al.

“Më ngacmoi seksualisht Saimir Kodra”, gjykata dënon për shpifje Egla Cenon. Do ta apeloj vendimin!

By: S M
22 October 2025 at 12:21

Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore Egla Cenon për shpifje ndaj emrit të Saimir Kodrës.

Në një komunikim në emisionin  “Goca dhe Gra”, Egla Ceno u shpreh se nuk e komenton vendimin e Gjykatës dhe se do të presë zbardhjen e vendimit.

Më tej shtoi se do ta apelojë dhe do ta ndjekë këtë çështje në të gjitha hapat ligjore, pasi sipas saj i qëndron deklaratës që ka bërë, kur tha se është ngacmuar seksualisht në vendin e punës prej Kodrës.

“Nuk marr përsipër të flas për vendimin e gjykatës, ende nuk është zbardhur. Avokati më ka telefonuar, nuk kam qenë vetë prezente në seancë, avokati më tha që unë dënohem si fajtore dhe detyrohem të shkruaj në një media një përgënjeshtrim, ky është dënimi që avokati më tha që është marrë. Vendimi nuk është zbardhur, nuk dihet mbi ç’bazë arsyetimesh”, tha ajo.

“Më vjen mirë që kjo kauzë është në vëmendjen e të gjithëve, sepse ky është dhe qëllimi i kësaj kauze. Kam një video në Instagram ku kam folur fjalën e fundit në seancë, dhe ajo video është literalisht fjala ime e fundit, nuk kam asnjë presje për të shtuar apo hequr. Unë nuk do tërhiqem, me mjete ligjore do ta vazhdoj këtë betejë, dhe dy jetë të kisha do i shfrytëzoja për të vazhduar këtë betejë”, u shpreh Ceno.

“Ndihem shumë mirë që flitet për këtë gjë publikisht, duhet të flitet. Njerëzve që dinë të lexojnë nën reshta dhe që respektojnë figurën time apo këtë kauzë, të jenë të kujdesshëm sesi drejtohen. Kjo është një çështje që do durim dhe unë kam gjithë durimin e botës për ta çuar përpara”, u shpreh aktorja.

“Unë bëra rrëfim personal për një kauzë të lartë sociale, nuk u shpreha padashje apo në emocione e super”, tha Ceno.

“Do ta ankimoj, do t’i shkoj deri në fund, tani më shumë se kurrë. Do doja ta kisha bërë më herët, por nuk ka një kohë të përcaktuar për këtë.

E thashë sepse nuk kanë qenë kushtet për ta folur më parë, nuk ma ka tërhequr truri. Konteksti ku isha, konteksti ku dola, ishte në kontekstin e një bisede të organizuar me letra, ku flitej për këtë temë, dhe unë solla eksperiencën time”, tha Egla.

“Nuk më lidh asgjë me zotërinë në fjalë, nuk kam folur dhe as takuar pas deklaratës. Çfarë kam për të thënë do zhvillohen brenda institucioneve përkatëse”, u shpreh ajo./ E.K

The post “Më ngacmoi seksualisht Saimir Kodra”, gjykata dënon për shpifje Egla Cenon. Do ta apeloj vendimin! first appeared on JavaNews.al.

Më mirë pijanec sesa servil

18 October 2025 at 20:52

Nga Ergys Mertiri

Bujar Leskaj po sulmohet agresivisht nga koret e militantëve të Berishës, për shkak se ai u shpreh para kamerës se nuk e rruan për urdhrin e partisë për të mos dalë në protestën për UCK-në. Ata e quajnë atë pijanec, që i flet Rakia, pasi sipas tyre është herezi të mos pyesësh për urdhrat e Saliut.

Reagimi i Leskajt është gjëja e më normale që do të duhet të bënte çdo politikan me integritet. Urdhri për të mos mbështetur një protestë me motive kombëtare duhet të moszbatohet, qoftë edhe thjesht për të treguar se partia nuk mund të jetë para kombit.

Në fakt berishistët nuk e duan askënd që i del Berishës nga rreshti. Ata nuk duan politikanë me karakter, por vetëm servilët e nënshtruar që Berisha i mban si sejmenë, për të mbrojtur interesat e veta.

Nga ky kuptim, duhet të jemi të qartë se është më mirë të jesh i alkoolizuar me dinjitet si z. Leskaj sesa servil esëll në oborrin absurd të Berishës. Për këtë arsye, nëse Leskaj ka ndonjë ves si pija, të paktën ai ka respekt për veten dhe nuk nënshtrohet si gjithë kolegët e tij mbaruar në vathën e kryetarit.

Turmat e egërsuara që i turren me tërbim kujtdo që i prish rehatinë një lideri të mbaruar si Berisha, në fakt tregojnë mjerimin ku po zhytet ajo parti. Ata shërbejnë si togë pushkatimi për çdo politikan që kërkon të ketë integritet, duke kërcënuar me vdekje politike këdo që del nga rreshti.

Nuk mund të ketë gjë më të keqe për një parti në opozitë sepse përdorimi i turmave si instrument dhune politike në funksion të pengimit të fjalës dhe mendimit të lirë. Një parti që i dhunon dhe gjymton njerëzit e saj në këtë mënyrë nuk mund të jetë kurrë një alternativë për pushtet, por është e destinuar të kthehet në një fraksion sektar fundamentalist, i dënuar me kapitullim.

The post Më mirë pijanec sesa servil first appeared on JavaNews.al.

“Mortja e disa personave si Dick Marty është shpëtim, ai futi helmin mashtrues antishqiptar”

By: S M
17 October 2025 at 11:25

Ylli Manjani ka reaguar për debatin e fundit, mbi Gjykatën Speciale dhe protestat pro UÇK-së.

“Mortja e disa personave është shpëtim për të gjallët.

Një nga këto raste, nga i cili veçanërisht bota shqiptare ka shpëtuar me vdekjen e tij, është Dick Marty.

Asnjëri nga 9 rrathët e ferrit të Dantes nuk e nxë. Duhet shpikur një rreth extra.

Një ngatërrestar, dallaveraxhi, zhumues e mashtrues në dëm të shqiptarëve si ai nuk kishim parë këto vitet e fundit, në kohë paqe kuptohet.

Ai futi helmin mashtrues antishqiptar në axhendat perëndimore. Këto të fundit imponuan gjykata të tipit Nüremberg.

Në fakt, Gjykata Speciale që iu imponua Kosovës është më e keqe se  Nurembergu, sepse ky i fundit dënoi hitlerianët, jo hebrenjtë…

Gjykata Speciale është fatkeqsi institucionale mbi dhé. Një forum plot me Dick Martsa, që  janë të karikuar me mllef antishqiptar. Një gjykatë që s’ka lidhje me proçesin e rregullt ligjor. Me të vërtetën jo e jo.

Ndoshta Kosova duhet ta abrogojë atë ligj që çon qytetarët e saj në skrutinitet anti shqiptar.

Padyshin Republika e Shqipërisë duhet të bëjë më shumë që të delegjitimojë sa me shpejt atë proçes antinjerëzor e antikonventë. I gjithë shteti shqiptar duhet të vihet në lëvizje. Të gjithë politikanët që kanë lobistë personalë, le t’i përdorin për këtë rast se i bëjnë shërbim kombit.

Kjo nuk është çështje pëlqyeshmërie apo jo për personat që janë nën akuza aty, por është çështje dinjiteti kombëtar.

Po jam për protestën e sotme dhe për protesta pa ndalim deri në triumf të llogjikës, të të drejtës, të vërtetës”, shkruan Manjani.

The post “Mortja e disa personave si Dick Marty është shpëtim, ai futi helmin mashtrues antishqiptar” first appeared on JavaNews.al.

Në Hagë ndodhet Kosova, jo Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexhepi

By: S M
16 October 2025 at 20:47

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ata që duan të fshihen pas gishtit, në lidhje me procesin disavjeçar që po mbahet në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë të lirë ta bëjnë këtë edhe nesër kur në Tiranë do të mbahet një protestë mbarëkombëtare ndaj kësaj tragjikomedie që po luhet nga Dhomat Speciale të Kosovës. Fundja është vetëm një zgjatim i një lufte të pistë politike që e ka mbajtur në ngërç Kosovën edhe para këtij procesi. Vetëm se në këtë rast, me kalimin e viteve, ky është tashmë një konflikt politik me një faturë të kripur jo për të akuzuarit, por për të gjithë popullin e Kosovës. Madje edhe për vetë projektin e Kosovës shtet i pavarur, demokratik e multietnik.

Hashim Thaçi dhe tre ish-zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit e të UÇK, përfaqësues të një epoke heroike për Kosovën, ndodhen sot përballë një procesi të montuar i cili po përbalt prej vitesh të gjithë Kosovën. Paraqet të shkuarën e saj të dhimbshme si një aferë trafiqesh njerëzore, shbën luftën e saj në krah të Perëndimit duke e paraqitur si një histori të pisët lufte civile me vrasje pas shpine brenda llojit dhe me abuzime të cilat si padashje, si rastësisht dhe ashtu spontanisht na afrojnë ne shqiptarëve me sojin më të keq të kriminelëve të luftës së ish-Jugosllavisë, që ka kaluar nëpër kalvarin ndëshkimor të Hagës.

Kosova është ulur sot me duart e një grupi të frustruar e të kompleksuar ndërkombëtarësh në të njëjtën karrige ku dikur rrinte Millosheviçi. Hiç më pak se kaq. Është e ulur aty edhe me duart dhe mendjen e mbrapshtë të një numri shqiptarësh, të cilët urrejtjen politike e personale e vendosin mbi çdo kalkulim tjetër shumë më sublim dhe afatgjatë që lidhet me imazhin, prestigjin dhe vetëdijen e Kosovës së re të pasluftës. Eshtë bashkuar në një baltosja ndërshqiptare me interesat dhe mendjet antishqiptare.

Pas luftës së vitit 1999, në Perëndim nisi një proces i gjatë, i cili vijon ende, për të shbërë historinë dhe rikthyer pas e ridimensionuar fushatën më të madhe humanitare të pasluftës së Dytë Botërore – atë të goditjes së regjimit kriminal serb që shfarosi, shpërnguli dhe dhunoi qindra mijë shqiptarë. Prej kohësh që tashmë s’mbahen mend Serbisë aktuale, e cila drejtohet në postet më të larta institucionale nga zgjatimet e dikurshme të Sllobodan Millosheviçit, i falet gjithçka, i jepen mundësi pas mundësish, i ofrohet me insistim një vend në tryezën e klubit perëndimor paçka se flirton hapur e në mënyrë të përsëritur me të gjithë ata që Perëndimi i konsideron si armiqtë e tij kryesorë. Aleate e Rusisë e Kinës, por edhe e mikluara e Evropës e Amerikës. Një alkimi që mund t’i tolerohet vetëm Beogradit.

Ndaj Serbisë ka një trajtim indulgjent e dorëlëshuar, teksa zëra gjithnjë e më insistues e shohin fushatën e NATO-s mbi Serbi si një “luftë kundër një populli kristian”. I fundit që e bëri këtë koment racist ishte djali i presidentit Trump, Don Junior gjatë një vizite në Beograd.

Në të njëjtin drejtim shtyjnë sot dhe një pjesë shqiptarësh që urrejnë UÇK, PDK dhe të gjitha siglat e tjera të cilat në një mënyrë a një tjetër e lidhin memorien kolektive me luftën e vitit 1999. Në një tjetër kontekst kjo do të ishte një luftë e ulët politike të cilën do ta zgjidhte vota e radhës. Por kjo që ndodh me Gjykatën Speciale të Hagës nuk zgjidhet me zgjedhjet e radhës. Kjo është një damkë e cila po u zyrtarizua, do ta regjistrojë përjetësisht lidershipin kosovar në listën e zezë të Mlladiçëve dhe Karaxhiçëve, sipas parimit “kanë kryer edhe shqiptarët krime, jo vetëm serbët, boshnjakët e kroatët”!

Pak ditë më parë një përfaqësuese e Vetëvendosjes bënte sherr me të gjithë të ftuarit në një studio debati në Tiranë, duke mbrojtur idenë se në Hagë nuk ndodhet Kosova, por individët Thaçi, Selimi, Krasniqi e Veseli. Nuk ka qasje më naive, keqdashëse e dritëshkurtër. Janë po ata që e lenë sot Kosovën pa qeveri, vetëm sepse vendosin arrogancën politike mbi interesin e vendit.

Në Hagë ndodhet Kosova, jo Thaçi e të tjerët. Po u sanksionua fajësia e tyre për krime të cilat kanë brenda shëmtinë e raporteve të Dick Martit për shtëpinë e verdhë apo për akuza që synojnë ta transformojnë luftën e UÇK në një konflikt civil bandash, dëmtohet jo vetëm e shkuara, por edhe ardhmja e Kosovës, ashtu siç e njohim sot. Ata që kanë futur në tharkun e gjykimit krerët e luftës së Kosovës kërkojnë ta fusin edhe këtë pjesë të Ballkanit në listën gri të krimeve e abuzimeve të luftës shfarosëse në ish-Jugosllavi. Ky është një projekt ndëshkimor për mbarë një popull, jo për katër burra që janë simboli i atij momenti kur Kosova formësoi pavarësinë e vet. Kush kujton se i shpëton kësaj të vërtete të thjeshtë, po gënjen veten. Dhe ata që e ndjekin.

The post Në Hagë ndodhet Kosova, jo Hashimi, Kadriu, Jakupi dhe Rexhepi first appeared on JavaNews.al.

Arsyet pse Berisha zgjodhi Florian Binajn dhe jo Ermal Hasimjan

7 October 2025 at 13:12

Nga Ergys Mërtiri

Për mua Florian Binaj është një djalë i mirë dhe i respektuar, një aktivist që mundohet të bëjë diçka për këtë vend. Por ai nuk është politikan dhe nuk ka mundësi të prodhojë dot as model e as ndonjë korrent politik. Pikërisht prandaj Berisha përzgjodhi atë, sepse nuk ka asnjë mundësi të krijojë ndonjë reaksion që mund ta eklipsojë sadopak.

Ermal Hasimja përkundrazi, është njeri që e njeh mirë politikën, ka parime, ka integritet dhe ka potencialin të prodhojë gravitacion. Ermali vjen në politikë, jo thjesht për një garë, por për të krijuar një rrugë të cilën ai do ta bashkëndajë me shumë të tjerë si ai.

Pikërisht prandaj Berisha nuk e do, sepse ai nuk pranon që dikush tjetër të ecë në rrugën e vet jashtë kontrollit të tij. Çdo rrugë që ka sadopak të ardhme e shqetëson në rrugën e tij pa krye e pa kthim.

Sigurisht, në kushtet ku është opozita, as Binaj e as Hasimja nuk do të fitojnë dot. Por Hasimja kish mundësi të ofrojë një vizion politik ndryshe dhe një korrent të ri në shkretëtirën e opozites. Ai po hynte në garë për ti dhënë jetë një projekti që do të vijonte edhe pas saj. Pikërisht kjo e penalizoi.

Berisha ka arritur në një nivel ku nuk ka më mundësi të bëjë sakopak mirë. I kërcënuar nga çdo grimce pavarësie, i zhytur në pervertimin e vet politik, ai është i detyruar të shkatërrojë çdo mundësi që i jepet opozitës për tu çliruar nga gërmadha ku ndodhet.

Berisha mbetet tashmë faktor regresiv që, jo vetëm nuk ngrihet dot për të mundur Edi Ramën, por pengon dhe shkatërron gjithçka tjetër që shfaq sadopak potencial për ta rivalizuar atë.

The post Arsyet pse Berisha zgjodhi Florian Binajn dhe jo Ermal Hasimjan first appeared on JavaNews.al.

Kandidati që i bën të ndjehen mirë të gjithë

By: S M
6 October 2025 at 15:41

Nga Skënder Minxhozi/

 

Florian Binaj është një aktor i shkëlqyer humori. Ka bërë për të qeshur e ka argëtuar mijëra njerëz në dekadat kur mori pjesë në spektaklet e humorit. Ka bërë shumë më pak njerëz gjithsesi që të reflektojnë e të futen në mendime më vonë, kur ka dashur të flasë seriozisht dhe kur është munduar t’i japë një drejtim ndryshe karrierës së tij artistike. Ja që sot e gjejmë në një moment kulmor të kësaj karriere që është munduar të ndërtojë në vitet e fundit: si përfaqësues i opozitës në krye të një fushatë komplekse si ajo për bashkinë e Tiranës.

Kandidimi i Binajt si i pavarur, por i mbështetur nga PD e partia e Adriatik Lapajt, është jo vetëm një surprizë, jo vetëm një heqje dorë de facto nga gara e opozitës kryesore, jo vetëm një akt i improvizuar, por edhe një korsi e minutës së fundit e cila si çdo zgjedhje e minutës së fundit, është shpesh e destinuar të mos ketë sukses. Ra emri serioz i Ermal Hasimes, apo ai i Haçkajt dhe Çepanit. U gjet një kandidaturë me preokupimin e vetëm të të qenit sa më larg partive. Me shpresën se do të joshë elektoratin gri, por edhe më e rëndësishme se kjo, me synimin që në rast humbjeje, disfata të mos i faturohet PD dhe Berishës.

Florian Binaj vjen në këtë garë pa asnjë eksperiencë administrative apo menaxhimi. Ai është një artist i aftë por asgjë nuk na thotë dhe nuk na bën të besojmë së është gjithashtu një drejtues i aftë. Ka të gjithë ngarkesën antiqeveritare në qëndrimet e tij, e cila e bën të pranueshëm politikisht nga partitë që e mbështesin, por një hapësirë e madhe e komplekse si Tirana kërkon shumë më tepër sesa dëshira e mirë e aktivizmi për të qenë kundër qeverisë. Binaj nuk ka mbajtur kurrë në jetën e tij një post menaxhues me aq sa njihet cv-ja e tij, por ka qenë aktor në një spektakël humori, ka drejtuar një emision televiziv investigativ dhe ka interpretuar në një film.

Kushdo që është mërzitur me të njëjtën qeverisje prej 12 vitesh dhe e tejkalon me lehtësi detyrimin për të pasur në krye të punëve njerëz me eksperiencë, kjo e Binajt është një kandidaturë e pranueshme dhe pozitive. Në harenë që shkakton artikulimi i emrit të tij, në thyerjen që përbën kjo përzgjedhje nga praktika tradicionale ku për bashkinë Tiranë kanë kandiduar ndër vite emra si Rama, Basha e Veliaj, Florian Binaj ngjan si një shkulm i freskët ajri në një dhomë me ajër të ndenjur.

Por nuk është ar gjithçka shkëlqen. Puna e kryebashkiakut të Tiranës, me listën e gjatë të halleve e problemeve që ka ky qytet, ka shumë pak lidhje me marrjen lehtë e me hare naive të ofrimit të nje emri për të qeverisur një milion banorë.

Gjithsesi është e tepërt të analizosh në detaje një përzgjedhje që s’ka të bëjë shumë me bashkinë, sesa me sistemimin e halleve brenda opozitës. Ky kandidim ka pak të bëjë me substancën e garës dhe me sfidat konkrete të garimit për Tiranën. Binaj është një kandidat që i bën të gjithë të ndjehen mirë. Absolutisht të gjithë, përfshirë edhe Edi Ramën të cilit do t’i duhet të luftojë me sozinë e tij artistike deri në 9 nëntor. I bën të ndjehen mirë, fjala vjen, si një shoqëri gazmore njerëzish në një sallë varieteje humori në një fundjavë tiranase!

Bën të ndjehen mirë demokratët si fillim. Një garë vjeshtore si kjo e kryeqytetit, kaq pranë disfatës së thellë të 11 majit, është një gropë thithëse që mund ta bëjë edhe më komplekse gjendjen gri ku ndodhet sot PD. Nëse Binaj humbet zgjedhjet përballë Manastirliut, nuk do të ketë humbur formalisht asnjë zyrtar apo partiak i Partisë Demokratike, por një i pavarur të cilin partia e mbështeti nga jashtë. Kandidimi i të pavarurve ka qenë shumë miklues për Berishën, në një fushatë që ai vetë e ka paralajmëruar si të trukuar ende pa filluar, nga qeveria.

Paradoksalisht Binaj bën të ndjehen mirë bashkë me demokratët, edhe ata që ndodhen përballë, socialistët. Të cilët kanë nisur prej kohe fushatën dhe që kanë disa javë që godasin publikisht pavendosmërinë e opozitës për të gjetur një emër përballë ish-ministres së PS. Do të jetë e thjeshtë për ata që këtë dilemë ta shfrytëzojnë edhe gjatë fushatës, sidomos kur vallen që duhej ta hiqte Berisha, në fakt e hoqi Lapaj dhe partitë e reja opozitare me emrin e imponuar të Binajt.

Në fund fare, i kënaqur nga kandidimi duhet të jetë vetë Floriani. Përtej çdo ironie, ai është në të drejtën e tij legjitime për të ndjekur një kauzë publike dhe për t’u vetëofruar për një sfidë të madhe. Sfidë më të madhe se bashkia Tiranë nuk ka, pavarësisht rezultatit. Pasi për të kjo garë vlen të ndiqet më shumë nën sloganin olimpik “e rëndësishme është të marrësh pjesë”, sesa nën logot partiake dhe detyrimi për fitoren e bashkisë. E ku ka më mirë sesa një përballje ku nuk ke detyrimin të fitosh, por thjesht të zbresësh në fushën e lojës?!

The post Kandidati që i bën të ndjehen mirë të gjithë first appeared on JavaNews.al.

Berisha na tregoi se ai di, po nuk do

6 October 2025 at 11:10

Nga Ergys Mërtiri

Kandidatura e Ermal Hasimes për Bashkinë e Tiranës i jep vlerë dhe kuptim kësaj gare e cila, në të kundërt, do ishte një tragjikomedi për opozitën.

Ermali na jep një motiv për të votuar në kushtet kur nuk kemi kujt t’ia japim votën. Mbetet vetëm që opozita, nëse i ka mbetur dy gram fytyrë e moral, ta mbështesë. Në gjendjen katastrofike ku është nuk ka vend për të bërë si e vështirë.

Pranimi i Berishës për të mbështetur kandidatë të pavarur tregon pikë së pari atë që ia kemi thënë e stërthënë prej vitesh me radhë: Nevojën e opozitës për tu reformuar e për të prodhuar një fytyrë të re.

Berisha tregoi me këtë që ai e di shumë mirë se me çfarë figurash fitohet. Ai e di shumë mirë se me njerëz të lodhur si ata që mbushi listat e mbyllura për deputetë pak muaj më parë nuk vihet në pushtet.

Ai e di shumë mirë që për të fituar duhet prodhuar një fytyrë e re me njerëz të rinj, krejt ndryshe nga profili i servilëve qesharakë, arrogantë e histerikë që mbushin eskortën e tij në Parlament. Berisha tregoi me këtë se ai di, po nuk do.

E tani, në kushtet kur rrezikon të dalë me një rezultat shumë herë më katastrofë se ai i 11 majit, është i detyruar të bëjë diçka për të menaxhuar sadopak realitetin e hidhur.

Së dyti, vjen një moment që teatri, i shndërruar prej kohësh në estradë, ku i shkalafituri vjell zjarr duke u betuar se po e shkatërron Ramën, po e bën atë të dridhet e struket nga frika e revolucionit, vendoset përballë realitetit të rreptë e të pamëshirshëm ku ai del se ka frikë të hyjë në zgjedhje, ndërsa nuk gjen dot as një kandidat për të qenë.

Tani Berisha shtiret sikur gjithçka po e bën për hir të bashkimit të opozitës, pikërisht për bashkimin me ata të cilët pak muaj më parë i akuzonte si shërbëtorë të Ramës, të cilëve ua futi pas krahëve me një kod elektoral kundër tyre, të miratuar në bashkëpunim me Ramën, të cilit i dha rreth 10 mandate qyl.

Realiteti po bëhet dhe do bëhet gjithmonë e më i qartë. Është ai realitet të cilin unë e kam treguar 4 vjet më parë kur kam thënë që marrja e PD-së prej Berishës do ta defaktorizojë atë plotësisht si opozitë duke e tkurrur në një minorancë të pafuqishme, të reduktuar në një garnizon militantësh në luftë imagjinare me gjithë botën.

The post Berisha na tregoi se ai di, po nuk do first appeared on JavaNews.al.

Dyfaqësia e përjetshme: Nuk njohim zgjedhjet, por marrim mandatet!

By: S M
25 August 2025 at 16:56

Nga Skënder Minxhozi/

 

Po e humbim mesa duket edhe një rast tjetër për të treguar si shtet se i njohim dhe i zbatojmë rregullat e zgjedhjeve dhe kodet “kalorsiake” që lidhen me to. Ato kode që thonë fjala vjen se humbësi duhet të njohë rezultatin dhe të urojë fituesin, ose që pala humbëse të bëjë analizën e atyre faktorëve e rrethanave që e çuan në humbje. Ose më tej akoma, (mos o Zot!) kodin e mbajtjes përgjegjësi për humbjen, duke u larguar nga timoni i partisë. Aq më tepër kur e ke shkruar në statut diçka të tillë!

Asgjë e tillë nuk ndodhi këtë verë, pasi u shfaq i qartë rezultati i zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, ku Partia Demokratike mori njërën ndër humbjet më përcëlluese të historisë së saj 34 vjeçare. Gjatë gjithë verës, në vend të analizës së shkaqeve që çuan në rezultatet katastrofike elektorale, Berisha dhe lista e ngushtë e besnikëve që flasin për inerci sa herë që ai jua kërkon diçka të tillë, vijuan të përpiqen në angazhimin sizifian për të bindur shqiptarët se ata fituan, por jua vodhën fitoren.

Sot Berisha, teksa përgatitet të paraqitet në derën e Kuvendit bashkë me 49 deputetë të tjerë për të marrë mandatet, deklaroi se opozita nuk do t’i njohë kurrë zgjedhjet. Një qëndrim klasik i tij sa herë që ka humbur zgjedhjet. Nuk ka njohur rezultatin, por ka zënë vendet në kuadratin e opozitës. Histori e vjetër tre dekada e gjysëm, e cila tregon se të gjithë ata që flasin për rinovim të partisë, hapje të saj, ndryshim krerësh lokalë e drejtuesish qarqesh, duhet të shohin më së pari nga zyra e numrit një. Aty ku merr formë lidershipi, ku caktohen piketat, aleancat, aty ku hartohen listat e kandidatëve dhe shefat e çdo lloji e ngjyre. Të atyre që humbën në 11 maj pasi kishin marrë bekimin e kryetarit.

Dyfaqësia, ambiguiteti, eklektizmi, qëndrimi në dy karrige, frazat me dy kuptime, mësalla me dy faqe – kjo është njëra ndër sëmundjet e lashta të elitës partiake në Shqipëri, e cila me kalimin e viteve është shndërruar në një shkollë të vërtetë politike ku janë farkëtuar shumë karriera aparatçikësh të të gjitha formave e peshave.

Ajo që Berisha thotë nuk i bën kuptim as një fëmije, por është krejt e pranueshme e normale në një mjedis ku të gjithë i shkelin syrin njëri-tjetrit teksa dëgjojnë nonsensin e mosnjohjes së zgjedhjeve por të pranimit të mandateve parlamentare. “E mo dhe ju e dini si është Doktori, ai jep sinjalin djathtas dhe timonin e pret majtas”, të thonë më pas, si kanë hequr kostumin partiak dhe kanë veshur atë të qytetarit të zakonshëm që marazin ndaj njëshit e shet vetëm nën zë si mall ekzotik kafenesh.

Për kalendarin politik të Shqipërisë, jetën e saj institucionale dhe shtetërore, silogjizmi veror i opozitës nuk ka asnjë peshë dhe rol. Rama qesh i kënaqur pas syzeve të tij të kuqe teksa dëgjon kërcënimin steril të Berishës, ndërsa në dorë mban letër e laps për qeverinë e re. Në anën tjetër në PD e kanë pranuar prej kohësh atë që ndodhi në zgjedhje dhe e kanë lënë vetëm Doktorin që të luajë piruetën finale të mbylljes së telekomedisë së zgjedhjeve të 11 majit. Duhet një dalje në çdo akt skenik. Një të tillë po luan Berisha.

50 burra e gra përgatiten të hyjnë në Kuvend për të katërtën herë si deputetë opozitarë. Ky është i vetmi lajm. Mosnjohja e zgjedhjeve është si një vazo e vjetër që mbahet për ekspozim në një dhomë me dritare të mbyllura ku prej 12 vitesh nuk hyn as dielli, as ajri..

The post Dyfaqësia e përjetshme: Nuk njohim zgjedhjet, por marrim mandatet! first appeared on JavaNews.al.

Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin

By: S M
18 August 2025 at 12:02

Nga Skënder Minxhozi/

 

Kur deklaronte se do t’i jepte fund konfliktit Rusi-Ukrainë pa hyrë ende në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ishte besimplotë dhe serioz. Nuk besonte vetëm tek aftësitë e tij “speciale” për negociata dhe marrëveshje (vite më parë ishte autor i librit “Arti i marrëveshjes”), por besonte dhe vazhdon të besojë se me formulën që ka ndërmend t’i propozojë këto orë presidentit Zelensky dhe liderëve evropianë në Zyrën Ovale, lufta mund të mbarojë sa hap e mbyll sytë.

Ajo që po filtron këto orë të ethshme rreth këtij takimi, përshkruhet si një kërkesë ultimative për Ukrainën, më shumë sesa si një ofertë apo propozim kompromisi. Jep Krimenë dhe territoret e tjera të pushtuara, angazhohu qartë dhe me shkrim se nuk do të hysh kurrë në Nato dhe kjo do të sjellë paqen me Rusinë. Ky është de facto pozicioni ruso-amerikan pas bisedimeve të Alaskës, ku Trump e spostoi SHBA drejt pozicionit rus, duke i hapur udhë Vladirim Putin në të gjitha kërkesat. Pa harruar të shtohet se i ofroi edhe një vitrinë unikale që të shpaloste fitoren e tij të lehtë mbi mikpritësin amerikan që duartrokiste një palë pushtuese teksa afrohej mbi tapetin e kuq!

Për t’ju kthyer kërkesës së Trump për falimentimin me shkrim të Perëndimit përballë Rusisë, kjo ka qenë qysh në krye të herës karta e tij nën mëngë. Një kartë drejt paqes së imponuar që do ta çonte Trump, veç të tjerash, edhe drejt çmimit Nobel për paqen, që do ta ngopte egon e tij të madhe sa Alaska e ftohtë.

E vërteta pas perdeve është se Donald Trump u afrua në podiumin e negociatave më delikate të karrierës së tij si President i SHBA, mbi karron e udhëheqësit që po bën lëmsh botën, në vend që ta udhëheqë dhe ta bashkojë. atë. Ai u ul në tryezë përballë Putin teksa kishte muaj që armiqësohej me evropianë, kanadezë, indianë, japonezë e kinezë për shkak të luftës tregëtare të tarifave, ndërkohë që i duhej dhe ende i duhet dialogu e mundësisht dakordësimi e bashkëpunimi me këta faktorë për të zgjidhur një konflikt që prek sot të gjitha marrëdhëniet ndërkombëtare, paqen e sigurinë globale. Kur Trump i duhet një front diplomatik sa më i gjerë përballë Rusisë që njeh vetëm gjuhën e luftës, ai zgjodhi të hedhë në erë të gjitha piketat gjeopolitike të 80 viteve të fundit e të shkojë në takim me historinë në Alaskë, fillikat i vetëm dhe i demotivuar për të arritur diçka më të mirë sesa vetëdorëzimi para Putin.

Paradoksi mes tezës “Amerika e para” në njërën anë dhe ndërmjetësimit e lobimit në stil të vjetër për konfliktin ukrainas në anën tjetër, përcakton dritaren e ngushtuar të manovrës dhe duart e lidhura ku Trump ndodhet sot. Trump aspiron një Amerikë të mbyllur e në luftë ekonomike e tregëtare me reston e botës, por pretendon njëherësh pozitën e shtetit më të fuqishëm që mban në këmbë mbi 700 baza ushtarake dhe vijon të kërkojë një rol parësor në punët e globit. Të dyja bashkë këto trende nuk mund të bashkëjetojnë pasi janë në kurs përplasjeje të vazhdueshëm.

Ka qenë e pritshme që Vladimir Putin do të udhëtonte në Alaskë për shou dhe jo për kompromis, sepse nuk i duhet një i tillë. I duhet thjesht të presë që Trump t’i ulet në gjunjë, siç ju ul, duke u tërhequr nga kushti për paqe të menjëhershme apo nga takimi shumëpalësh që premtonte para se të merrte avionin presidencial për në Alaskë.

Donald Trump dështoi në lidhje me Ukrainën, por çka është më e rëndë ai çedoi totalisht përballë pozicionit rus, duke e bërë të tijin atë. E kjo është një sjellje amatore dhe kapitulluese në sytë e opinionit publik botëror. I cili prej vitesh flirton me idenë se ylli i dominimit amerikan në botë është në rënie. Alaska tregoi pikërisht këtë!

Ndaj nuk është e rastit që ai përgatitet t’i kërkojë sot Zelenskit, Macronit e të tjerëve që të pranojnë pikë për pikë atë që kërkon Moska. Nuk ka pasur vullnetin dhe energjitë për të arritur diçka më shumë, nuk beson realisht se Ukraina është sulmuar e po vuan pa të drejtë, më keq akoma nuk mendon se pushtuesit duhen dënuar, por se duhen dëgjuar e duartrokitur ndonjëherë.

Me një qëndrim të tillë është e habitshme pse e ka shtyrë kaq gjatë vendimin për Ukrainën. Mund ta kishte bërë vërtetë këtë lloj kompromisi të njëanshëm ende pa hyrë në Shtëpinë e Bardhë. “Nuk fitojmë dot përballë Rusisë”? T’i japim çfarë kërkon dhe mbaron puna! “Nuk ja dalim dot Putinit”? Ta duartrokasim e të vazhdojmë më tej! Shumëkujt kjo mund t’i duket  shëmtuar, por në këtë nivel lidershipi ndodhet sot demokracia më e madhe e botës.

The post Trump do vetëdorëzimin e Ukrainës, jo paqen e negociuar me Putinin first appeared on JavaNews.al.

❌