Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 27 August 2025Sinjali

Motra e nuses vret dhëndrin gjatë dasmës në Turqi

27 August 2025 at 17:57

Një tragjedi ka ndodhur në provincën veriore të Giresunit, në Turqi, ku një dhëndër 23-vjeçar humbi jetën aksidentalisht gjatë dasmës së tij, pas një të shtëne me armë në shenjë festimi.

Sipas raportimeve të mediave turke, përfshirë “Milliyet”, viktima ndërroi jetë këtë mëngjes, vetëm një ditë pas ceremonisë martesore.

Autoritetet kanë arrestuar motrën e nuses, e cila është kunata e dhëndrit dhe dyshohet si personi përgjegjës për të shtënën fatale. Rasti është duke u hetuar.

Ngjarje të tilla nuk janë të rralla në Turqi, ku tradita e të shtënave me armë gjatë festimeve mbetet ende e përhapur, pavarësisht paralajmërimeve nga autoritetet.

Sipas një organizate lokale, në Turqi qarkullojnë rreth 40 milionë armë zjarri, shumica pa leje. Vetëm një javë më parë, një tjetër dasmë në Trabzon përfundoi me një të vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Motra e nuses vret dhëndrin gjatë dasmës në Turqi appeared first on Sinjali.

Ledri stërvitet fort – muskujt në formë s’mbeten pa vëmendje

27 August 2025 at 17:47

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në Instagram me një postim të ri nga palestra.

Në Instastory, ai shfaqet duke ushtruar me intensitet, i veshur me maicë sportive pa mëngë që vë në pah muskujt dhe formën e tij të tonifikuar.

Ledri shihet i përqendruar gjatë ushtrimeve për muskuj, ndërsa përkushtimi i tij ndaj palestrës është bërë temë diskutimi mes ndjekësve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ledri stërvitet fort – muskujt në formë s’mbeten pa vëmendje appeared first on Sinjali.

Zelensky: Mbi 100 mijë familje pa energji pas sulmeve ruse ndaj centraleve

27 August 2025 at 17:44

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar pas sulmit më të fundit të Rusisë ndaj centraleve energjetike në Ukrainë, duke theksuar ndikimin e rëndë që ka pësuar infrastruktura civile.

Ai tha se si pasojë e sulmeve, mbi 100 mijë familje kanë mbetur pa energji elektrike në disa rajone të vendit, raporton Sky News.

“Pa energji elektrike mbetën disa familje në rajonet Poltava, Sumy dhe Chernihiv,” deklaroi Zelensky, duke shtuar se “shërbimet e emergjencës po punojnë për furnizimin me energji elektrike sa më shpejt të jetë e mundur.”

Sipas Ministrisë ukrainase të Energjisë, objektet energjetike në Ukrainë janë sulmuar 2 mijë e 900 herë vetëm që nga muaji mars i këtij viti – një shifër alarmante që tregon për intensitetin dhe synimin strategjik të goditjeve ruse ndaj sektorit civil energjetik.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zelensky: Mbi 100 mijë familje pa energji pas sulmeve ruse ndaj centraleve appeared first on Sinjali.

Media kroate: Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe

27 August 2025 at 17:36

Një serbe e Mitrovicës dhe partneri i saj, anëtar i Forcave Ajrore kroate, janë arrestuar në Vis të Kroacisë nën dyshimin se kanë spiunuar për Serbinë.

Përveç policisë kroate, në hetimin ndaj tyre është përfshirë edhe Europoli. Dyshimet janë që piloti kroat i ka dhënë sekrete të dashurës së tij, e ajo ia ka përcjellë Listës Serbe.

Sipas burimeve të medias kroate “Index”, të dy të dyshuarit janë intervistuar të mërkurën dhe tash pritet vendimi ndaj tyre.

Sipas informacioneve, piloti kroat ishte i angazhuar edhe në KFOR në Kosovë dhe ai dyshohet se i ka dhënë të dashurës së tij serbe informacione konfidenciale për t’ia përcjellë më pas pjesëtarëve të Listës Serbe. Sipas “Indexit”, i dyshuari i dha informacione partneres së tij mbi lëvizjet e serbëve në veri të Kosovës që nga fundi i vitit 2022 deri këtë vit, ashtu si edhe për lëvizjet e trupave të KFOR-it.

Mes tjerash, hetuesit dyshojnë se ai i zbuloi asaj informacione të rëndësishme lidhur me Zubin-Potokun, një prej komunave problematike mes serbëve e shqiptarëve të Kosovës në veri.

Zubin-Potoku ka qenë vend bllokadash, protestash e konflikti mes serbëve lokalë dhe autoriteteve të Kosovës, ashtu si edhe forcave ndërkombëtare, KFOR e EULEX.

Të dy po ashtu akuzohen për shkëmbim informacionesh lidhur me transportin e serbit të arrestuar Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, i cili akuzohet për pjesëmarrje në sulmet ndaj  zyrave të KQZ-së në Mitrovicën e Veriut.

Arrestimi i tij në dhjetor 2022 pati nxitur tensione nga serbët e Kosovës në komunat veriore  – me barrikada të vendosura në Jarinje e Bërnjak që zgjatën për gati tri javë, me kërkesën e vetme: lirimin ose transferimin e Pantiqit nga burgu.

Meqë Kosova nuk ka helikopterë, Ministria e Brendshme kërkoi ndihmën e KFOR-it për transferimin e Pantiqit nga baza policore afër Jarinjës në një burg tjetër. Pas gati 19 ditësh, gjykata pati vendosur ta çonte në arrest shtëpiak. Dejan Pantiq është dënuar me dy vjet burgim për huliganizëm, por masa e tij e sigurisë është dorëzania prej 30.000 eurosh.

Sipas medias kroate, serbja e dyshuar ka punuar për një kompani të huaj në Serbi dhe në gazetari njihej si reportere nga Mitrovica.

Ata janë arrestuar më 25 korrik këtë vit. Piloti kroat është dërguar në paraburgim, kurse ndaj të dyshuarës ishte marrë vendimi për dëbim nga Kroacia dhe ishte vendosur në qendrën për të huaj në Trilje. “Index” raportoi se hetuesit kanë gjetur komunikime në telefonat e tyre përmes të cilave konkluduan se ishin pjesë të aktiviteteve të spiunazhit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Media kroate: Piloti kroat i KFOR-it dhe e dashura e tij nga Kosova arrestohen nën dyshimin për spiunazh te Lista Serbe appeared first on Sinjali.

Ekskluzive:Përleshje mes punëtorëve në Vushtrri, tre persona lëndohen – njëri me lëndime të rënda shtrohet në QKUK

27 August 2025 at 17:10

Një incident i dhunshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vushtrri, ku një mosmarrëveshje mes punëtorëve ka përfunduar me therje me thikë.

Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hamdi Gashi”, në hapësirën e banesave të bardha që po rinovohen nga kompani private të kontraktuara nga Komuna e Vushtrrisë.

Gjatë punimeve, mes punëtorëve të dy kompanive ka shpërthyer një konflikt fizik, ku janë përdorur mjete të forta dhe një thikë. Si pasojë, tre persona kanë mbetur të lënduar.

Dy prej të dyshuarve, Sherif Latifi rreth 22-vjeçar dhe Veli Hyseni rreth 22-vjeçar, pas tretmanit mjekësor në Emergjencën e Vushtrrisë, janë intervistuar nga njësia e hetimeve. Ndërkaq, i dyshuari tjetër, Miran Sahiti rreth 22-vjeçar, ka marrë lëndime më të rënda dhe pas trajtimit fillestar në Spitalin e Mitrovicës, është transferuar në QKUK-Prishtinë, ku gjendja e tij raportohet si e rëndë.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore, hetuesit dhe forenzika, të cilët kanë vërejtur gjurmë gjaku dhe kanë sekuestruar thikën që dyshohet se është përdorur në rast.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor” dhe hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë duke vazhduar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Ekskluzive:Përleshje mes punëtorëve në Vushtrri, tre persona lëndohen – njëri me lëndime të rënda shtrohet në QKUK appeared first on Sinjali.

Tragjike në Ferizaj: 58-vjeçari vdes pasi ra nga ashensori duke tentuar ta shpëtojë bashkëshorten

27 August 2025 at 17:07

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një burrë ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Sinjali mëson se mëngjesin e 27 gushtit, rreth orës 09:30, në rrugën “Sadik Bega”, tek ndërtesat e kompleksit “D-Nuhaj”, është gjetur i vdekur Bekim Kamberi rreth 58-vjeçar. Ai u gjet pa shenja jete në hapësirën e ashensorit, në bodrumin e ndërtesës, me lëndime të rënda trupore.

Sipas hetimeve fillestare dhe dëshmive të familjarëve, bashkëshortja e tij kishte mbetur e bllokuar në ashensor, pasi ishte ndalur rryma elektrike. Viktima kishte tentuar ta ndihmonte duke hapur derën, por dyshohet se ra nga kati i tretë ose i katërt, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e policisë, hetuesit rajonalë, forenzika dhe prokurori i krimeve të rënda, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet për obduksion.

Hetimet rreth rrethanave të plota të kësaj tragjedie janë duke vazhduar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Tragjike në Ferizaj: 58-vjeçari vdes pasi ra nga ashensori duke tentuar ta shpëtojë bashkëshorten appeared first on Sinjali.

Kurti: Arkivi i krimeve ekonomike në luftë i shërben kujtesës kolektive të brezave që vijnë

27 August 2025 at 16:59

Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës ka prezantuar aneksin e Metodologjisë së punës, për dokumentimin dhe hulumtimin e krimeve ekonomike.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se krahas jetëve të humbura e dëmtuara në Kosovë nga agresori serb, dëmtimi ekonomik gjithashtu është i madh.

“Dokumentimi i këtyre krimeve ekonomike është pjesë integrale e së vërtetës historike. Përveç funksionimit arkivor e akademik është edhe instrument drejtësie e transparence. Përmes një metodologjie të qartë, profesionale dhe gjithëpërfshirëse mund të krijojmë një arkiv të besueshëm, i cili do të shërbejë për kujtesën kolektive të brezave që vijnë”, ka thënë Kurti.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti: Arkivi i krimeve ekonomike në luftë i shërben kujtesës kolektive të brezave që vijnë appeared first on Sinjali.

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen dy vetura – nuk raportohet për të lënduar

27 August 2025 at 16:58

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në kryqëzimin ndërmjet rrugëve “Robert Doll” dhe “Pashko Vasa”.

Lajmin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ku bëri të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa nga informacionet fillestare bëhet e ditur se fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugëve Robert Doll dhe Pashko Vasa. Në aksident janë përfshirë dy vetura, nga informatat fillestare nuk raportohet për të lënduar”, tha Pllana për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen dy vetura – nuk raportohet për të lënduar appeared first on Sinjali.

Zjarri përfshin pyllin në Miras të Shqipërisë – forcat e zjarrfikësve në terren

27 August 2025 at 16:47

Një vatër zjarri ka shpërthyer këtë pasdite në një sipërfaqe pyjore mbi fshatin Miras, në bashkinë Devoll. Flakët kanë përfshirë një zonë të gjerë, ndërsa forcat e zjarrfikësve janë angazhuar në përpjekje për të shpërndarë flakët.

Aktualisht, në terren ndodhen dy mjete zjarrfikëse, 10 zjarrfikës dhe rreth 20 punonjës nga Drejtoria e Shërbimeve dhe Pyjeve, të cilët po punojnë intensivisht për të izoluar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në zona të tjera.

Era e fortë dhe bima e dendur po e bëjnë menaxhimin e situatës më të vështirë, ndërsa ndërhyrja po realizohet edhe me mjete rrethanore, për shkak të terrenit të vështirë. Autoritetet janë në gatishmëri të plotë për të parandaluar një përhapje të mëtejshme të flakëve dhe për të mbrojtur zonat e rrezikuara.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Zjarri përfshin pyllin në Miras të Shqipërisë – forcat e zjarrfikësve në terren appeared first on Sinjali.

Kusari: Letra e menaxhmentit të RTK-së, vërtetoi ndikimin e frikshëm politik të VV-së

27 August 2025 at 16:40

Flutura Kusari, ka reaguar ndaj letrës së menaxhmentit të RTK-së, ku ndër të tjera kërcënohen redaktorët e gazetarët për publikimet e tyre në rrjete sociale.

Kusari ka thënë se kjo letër në fakt e vërtëtoi atë që disa nga ne e dinim, pra ndikimin e frikshëm politik të VV-së, në RTK.

Postimi i plotë:

Letra e komunikuar publikisht nga menaxhmenti i RTK-së konfirmon atë që unë personalisht dhe të tjerët e kemi dokumentu tashmë dhjetra herë: ndikimin e frikshëm politik të VV-së në RTK.

VV-ja nuk do të tërhiqet nga përpjekja për kontrollë absolute të RTK-së ashtu siç ne aktivistët dhe mediat asnjëherë nuk do të ngurrohmë të ngrisim zërin në mbrojtje të RTK-së.

Edhe kur për këtë paguajmë çmim të lartë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kusari: Letra e menaxhmentit të RTK-së, vërtetoi ndikimin e frikshëm politik të VV-së appeared first on Sinjali.

Trump kërkon ndjekje penale për George dhe Alexander Soros

27 August 2025 at 16:22

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka sulmuar ashpër George Soros dhe djalin e tij, Alexander Soros, përmes një postimi në platformën e tij “Truth Social”.

Në mesazhin e tij, Trump u ka bërë thirrje autoriteteve amerikane të drejtësisë që të ngrenë akuza ndaj tyre, duke i akuzuar për përfshirje në protesta të dhunshme dhe aktivitete që, sipas tij, përbëjnë rrezik për vendin.

“George Soros dhe djali i tij i jashtëzakonshëm i ekstremit të majtë duhet të ndiqen penalisht në bazë të Aktit RICO, për përfshirjen e tyre në protesta të dhunshme dhe shumë më tepër, anembanë vendit”, ka shkruar Trump, duke iu referuar ligjit federal që përdoret për të ndjekur organizatat kriminale.

Ai vazhdoi më tej me akuza ndaj familjes Soros, duke i quajtur “psikopatë” dhe duke paralajmëruar mbështetësit e tyre në Bregun Perëndimor.

“Kujdes, ju kemi në sy!”, shkroi Trump, duke shtuar se “nuk do të lejojmë që këta të çmendur të shkatërrojnë Amerikën, pa i dhënë asaj asnjëherë mundësinë të ‘marrë frymë’ dhe të jetë e LIRË”.

George Soros, 95-vjeç, një i mbijetuar i Holokaustit, është i njohur për punën e tij filantropike përmes Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur. Që nga viti 2023, drejtimin e aktiviteteve e ka marrë djali i tij, Alexander Soro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Trump kërkon ndjekje penale për George dhe Alexander Soros appeared first on Sinjali.

Gjobitet shoferi i katërçikletës për vozitje të rrezikshme në rrugët e Prishtinës

27 August 2025 at 16:20

Policia e Kosovës ka ndëshkuar një shofer të katërçikletës në Prishtinë, pasi ishte kapur duke bërë vozitje të rrezikshme në rrugën “Agim Ramadani”.

Sipas njoftimit zyrtar, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka arritur të identifikojë drejtuesin e mjetit, i cili ishte regjistruar ditë më parë duke lëvizur në mënyrë të rrezikshme.

“Ndaj të njëjtit, konform ligjit të trafikut rrugor është shqiptuar gjoba për vozitje të rrezikshme, po ashtu edhe gjoba për mos vendosje të helmetës mbrojtëse”, thuhet në reagimin e Policisë së Kosovës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Gjobitet shoferi i katërçikletës për vozitje të rrezikshme në rrugët e Prishtinës appeared first on Sinjali.

Dogana ndalon automjetin e dyshuar për mallra të kontrabanduara në Han të Elezit – konfiskohet sasi e madhe kafeje

27 August 2025 at 16:10

Njësitë Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet të dyshuar për transport të mallrave të kontrabanduara në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas njoftimit të publikuar në Facebook, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30, ku rreth 50 metra poshtë pikës doganore është vërejtur një automjet i tipit Audi me targa të huaja, pranë të cilit ndodheshin disa persona.

“Me afrimin e njësive, personat janë larguar, ndërsa shoferi ka tentuar të ikë drejt zonës malore”, thuhet në njoftimin e Doganës.

“Gjatë kontrollit janë gjetur thasë plastikë të mbushur me pako kafeje për aparat. Automjeti është shoqëruar për kontroll të detajuar në kalimin e vjetër kufitar, ku pas verifikimit është konstatuar se malli i gjetur, për të cilin nuk kishte dokumentacion përcjellës, përbëhej nga:

Caffe për aparat (kapsula) – 24 paketa x 150 copë (7.2 gr secila).

I gjithë malli është konfiskuar, ndërsa ndaj palës është ndërmarrë procedura ligjore sipas dispozitave në fuqi”, thuhet në njoftimin e doganës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Dogana ndalon automjetin e dyshuar për mallra të kontrabanduara në Han të Elezit – konfiskohet sasi e madhe kafeje appeared first on Sinjali.

Probleme te Marseille, por Rabiot ftohet nga Franca për ndeshjet e shtatorit

27 August 2025 at 16:06

Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet që do të zhvillohen gjatë muajit shtator.

Mes emrave të ftuar nga trajneri Didier Deschamps është edhe mesfushori Adrien Rabiot, i cili aktualisht po përballet me disa mosmarrëveshje me klubin e tij, Marseille.

Pavarësisht situatës në nivel klubi, Deschamps ka vendosur t’i besojë Rabiot për dy sfidat e radhës në kuadër të kualifikueseve.

“Gjelat” do të përballen fillimisht me Ukrainën, dhe më pas me Islandën, në dy ndeshje që pritet të jenë vendimtare për pozicionimin e tyre në grup.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Probleme te Marseille, por Rabiot ftohet nga Franca për ndeshjet e shtatorit appeared first on Sinjali.

Koreja e Jugut ndalon telefonat në shkolla

27 August 2025 at 15:43

Koreja e Jugut ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e telefonave të mençur dhe pajisjeve të tjera inteligjente në shkolla gjatë orarit të mësimit.

Vendimi, që do të hyjë në fuqi në mars të vitit 2026, u mbështet nga një shumicë e madhe në parlament – 115 nga 163 deputetë votuan pro.

Ky ligj vjen si pjesë e përpjekjeve për ta luftuar varësinë ndaj teknologjisë, sidomos tek të rinjtë. Sipas përfaqësuesve politikë dhe arsimorë, telefonat po ndikojnë negativisht në përqendrimin dhe rezultatet akademike të nxënësve.

Prindërit dhe mësuesit kanë përkrahur këtë vendim, duke theksuar se nxënësit po e humbasin kohën e mësimit duke u marrë me rrjete sociale dhe aplikacione të tjera.

Nga ana tjetër, ka edhe kundërshtime – kryesisht nga vetë nxënësit, të cilët dyshojnë në zbatueshmërinë e masës dhe nëse kjo e zgjidh realisht problemin e varësisë nga teknologjia.

Edhe pse shumica e shkollave në Korenë e Jugut tashmë kanë politika të brendshme për kufizimin e telefonave, kjo është hera e parë që ndalimi bëhet me ligj.

Koreja e Jugut i bashkohet vendeve si Franca, Finlanda, Kina dhe Holanda, që kanë vendosur kufizime të ngjashme në shkolla – por ajo dallohet si një ndër të paktat që e ka bërë këtë me ligj të plotfuqishëm.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Koreja e Jugut ndalon telefonat në shkolla appeared first on Sinjali.

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit

27 August 2025 at 15:18

Një person është arrestuar sot nga njësitë e stacionit policor të Fushë Kosovës për dy vepra penale: “Vjedhje të rëndë” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç njofton Policia, B.S., mashkull 45-vjeçar, është dërguar në vuajtje të dënimit prej 2 vite e 20 ditë burgim, bazuar në dy urdhëresa gjykate.

“Policia e rajonit të Prishtinës do të vazhdoj ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale.”, thuhet tutje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Arrestohet një person në Fushë Kosovë, dërgohet në vuajtje të dënimit appeared first on Sinjali.

Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, ambasada italiane pret formim të shpejtë të Qeverisë

27 August 2025 at 15:00

Ambasada e Italisë në Kosovë ka mirëpritur zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës, një ditë pas votimit që e vendosi në krye të Parlamentit.

Sipas reagimit të Ambasadës, ata presin me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejt të Qeverisë së re.

“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të Qeverisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, ambasada italiane pret formim të shpejtë të Qeverisë appeared first on Sinjali.

Haradinaj takon Troccaz: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi

27 August 2025 at 14:52

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur emisarin e Francës për Ballkanin Perëndimor, René Troccaz, ku kanë diskutuar për proceset në të cilat po kalon Kosova.

Haradinaj ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se në takim kanë biseduar mbi zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend.

“Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe shtetndërtim, dhe gjithashtu partnere e rëndësishme e vendit tonë në shumë fusha.

Në takim me z. René Troccaz, i dërguar special i Francës për Ballkanin Perëndimor, zhvilluam diskutim përmbajtësor lidhur me proceset në të cilat po kalon Kosova, si dhe për zhvillimet politike e të sigurisë në vend dhe në rajon.

Mirënjohës për angazhimin e z. Troccaz dhe për përkushtimin e shtetit francez ndaj Kosovës”, shkruan Haradinaj.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Haradinaj takon Troccaz: Franca ka luajtur rol të rëndësishëm në përpjekjet e Kosovës për liri dhe pavarësi appeared first on Sinjali.

A është “KPop Demon Hunters” filmi më i shikuar i të gjitha kohërave në Netflix?

27 August 2025 at 14:38

Filmi i animuar muzikor “KPop Demon Hunters” është bërë zyrtarisht filmi më i shikuar ndonjëherë në platformën transmetuese Netflix.

Prodhimi i kompanisë “Sony Pictures Animation” ka shtuar edhe 25.4 milionë shikime nga data 18 deri më 24 gusht, duke e çuar totalin e tij që prej premierës më 20 qershor në 236 milionë shikime.
Kështu, ai ka kaluar në krye të listës së filmave më të shikuar në gjuhën angleze në platformë, duke lënë pas filmin “Red Notice”.

Sipas Deadline, ajo që e bën edhe më mbresëlënës suksesin është fakti që ky nuk duket të jetë fundi i rrugëtimit për këtë film.

Filmi tashmë ka shënuar tre javë rresht me pothuajse 0 për qind rënie të audiencës, pas dy javëve të njëpasnjëshme me nga 26 milionë shikime.

Një shtysë tjetër i erdhi nga lansimi i “KPop Demon Hunters: The Sing-Along Event”, që pritet të sjellë rritje të re të shikueshmërisë.

Deadline po ashtu ka bërë të ditur se Netflix planifikon t’i bashkojë shifrat e shikueshmërisë së këtij versioni me filmin origjinal, ani se ato shfaqen si tituj të ndarë në platformë.

Ky version u shfaq edhe në kinema fundjavën e kaluar, ku arriti sukses të madh.

Filmi në fjalë mposhti “Weapons” duke dalë i pari në arkë filmike me 19 milionë dollarë.

“KPop Demon Hunters” ka edhe 24 ditë brenda dritares së tij 91-ditëshe të premierës për të vazhduar mbledhjen e shikimeve dhe për të rritur distancën me “Red Notice”, që kur u bënë 91 ditë kishte 230 milionë shikime.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post A është “KPop Demon Hunters” filmi më i shikuar i të gjitha kohërave në Netflix? appeared first on Sinjali.

Kurti e emëron ‘vajin në tepsi’ si U.D ministër të Drejtësisë

27 August 2025 at 14:20

Zëvendësministri i deritanishëm, Blerim Sallahu me vendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është caktuar ushtrues i detyrës së ministrit të Drejtësisë.

Kjo pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut në pozitën e nënkryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Albulena Haxhiu është zgjedhur nënkryetare e Kuvendit, pasi nuk i mori votat për pozitën e kryetares.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Kurti e emëron ‘vajin në tepsi’ si U.D ministër të Drejtësisë appeared first on Sinjali.

❌
❌