Normal view
Dënohet Imamoglu/ Rivali i Erdogan akuzohet për fyerje dhe kërcënime të zyrtarëve
Ish kryenashkiaku i Stambollit Ekrem Imamoglu u dënua me një vit e 8 muaj burg nga një gjykatë turke, e cila nuk vendosi asnjë kufizim në aktivitetin e tij politik.
Rivali i presidentit turk Recep Tajip Erdogan do të vuajë një dënim një vit, 5 muaj e 15 ditë burg për “fyerje publike të një zyrtari publik” dhe dy muaj e 15 ditë për “kërcënime”.
Megjithatë Gjykata rrëzoi akuzën për shënjestërimin e individëve që kanë shërbyer në luftën kundër terrorizmit.
Imamolgu përballej me një dënim maksimal me burgim prej 7 vitesh e katër muajsh.
Hetimi i prokurorisë kundër tij në këtë rast u urdhërua më 20 janar për deklaratat që ai bëri në një intervistë televizive në lidhje me kreun e Prokurorisë Publike të Stambollit, Akin Gürlek, dhe familjen e tij.
Gurlek, 43 vjeç, fillimisht si gjyqtar dhe më pas si prokuror, luajti një rol të rëndësishëm në gjyqe të mëdha që përfshinin ndjekje penale të figurave të opozitës, përfshirë dënimin e bashkëkryetarit të Partisë së Drejtësisë Popullore dhe ndjekjet penale të kryetarëve të bashkive të partisë opozitare. Ai më parë kishte shërbyer si zëvendësministër i drejtësisë.
Imamoglu i ka mohuar akuzat duke e quajtur procesin një ndëshkim dhe jo drejtësi, dhe ka akuzuar gjykatën se vepron nën presionin e qeverisë. / abcnews.al
Thirrje për sanksione ndaj Izraelit/ Raportuesja për Gazën në OKB: SHBA bashkëpunëtore e Tel Avivit
Teksa palestinezët e dëshpëruar janë në kërkim të ushqimit, thirjet ndërkombëtare për sanksione ndaj Izraelit janë rritur.
Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara për Gazën dhe Bregun Perëndimor Francesca Albanese tha se është koha që kombet në mbarë botën të ndërmarrin veprime konkrete për të ndaluar atë që ajo e quajti gjenocid në Gaza.
Ajo theksoi se ccdo shtet duhet të rishikojë dhe pezullojë menjëherë të gjitha lidhjet me Shtetin e Izraelit, duke filluar nga marrëdhëniet ushtarake, diplomatike dhe ato ekonomike.
Albanese shprehu bindjen e saj se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht bashkëpunëtore në atë që po bën Izraeli, duke furnizuar me armë.
Ministrja e jashtme sllovene Tanja Fajon u bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të mbështesin sanksione më të ashpra kundër Izraelit për shkak të situatës humanitare në Gaza.
Fajon tha se unioni duhet të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të ushtruar presion mbi Izraelin dhe për të parandaluar vdekjet e civilëve.
Sllovenia ka qenë ndër kritikët më të fortë të Izraelit që nga fillimi i luftës në Gaza, duke u bërë thirrje anëtarëve të tjerë të BE të bashkojnë forcat në sanksionet tregtare dhe të vendosin një embargo armësh.
Ndërkohë kryeministri britanik Keir Starmer tha se ishte i tmerruar nga raportet për civilë të vrarë në Gaza, ndërsa përpiqeshin të merrnin ndihmë humanitare.
“Izraeli duhet të marrë masa që mbrojnë siç duhet civilët në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ne gjithashtu duam të shohim, një armëpushim të menjëhershëm”, tha Starmer.
Më shumë se 2 milionë palestinezë të Gazës po jetojnë një krizë katastrofike humanitare. Që prej fillimit të luftës 21 mujore, Izraeli ka bombarduar dhe rrethuar Rripin e Gazës, duke e lënë enklavën në prag të urisë.
‘Në kërkim’ të sendeve të ndaluara dhe celularëve/ Tiranë, kontrolle ‘Blic’ në burgjet 313 dhe 302
Policia e Burgjeve ka ndërmarrë një aksion të gjerë kontrolli në institucionet e vuajtjes së dënimit 313 dhe 302 në Tiranë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se kontrollet janë zhvilluar në mënyrë të befasishme (blic), me qëllim identifikimin dhe sekuestrimin e sendeve të ndaluara, përfshirë telefonat celularë, që mund të jenë futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgjeve. / abcnews.al
BE dështon për herë të dytë në miratimin e sanksioneve të reja ndaj Rusisë
Bashkimi Evropian dështoi për të dytën ditë me radhë në miratimin e paketës së 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë, ndërsa Sllovakia vazhdon të kërkojë garanci të reja lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2027, raportojnë diplomatë të BE-së.
Sipas katër diplomatëve të BE-së, vetoja e Sllovakisë gjatë një takimi të ambasadorëve të vendeve anëtare ka bllokuar përkohësisht miratimin e paketës së re të sanksioneve. Dy prej diplomatëve thanë gjithashtu se edhe Malta ka pasur kundërshtime.
Qeveria sllovake, e udhëhequr nga kryeministri Robert Fico, ka deklaruar se nuk do ta miratojë paketën e re pa marrë garanci të qarta që vendi nuk do të preket nga plani paralel i BE-së për të hequr dorë nga gazi rus deri në fund të vitit 2027.
“E konsiderojmë propozimin për braktisjen e energjisë ruse si një formë sanksioni dhe për këtë arsye e lidhim atë drejtpërdrejt me paketën e 18-të të sanksioneve,” shkroi Fico në një letër drejtuar Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Fico theksoi se votimi për paketën e re të sanksioneve duhet të ndodhë vetëm pasi të jenë zgjidhur në mënyrë substanciale rreziqet lidhur me furnizimin me gaz pas vitit 2028.
Komisioni Evropian i kishte dërguar një letër Sllovakisë të martën, duke u përpjekur të bindte Bratislavën për tërheqjen e vetos, por përgjigjja e Ficos konfirmoi se nevojiten më shumë bisedime për të qartësuar angazhimet e BE-së ndaj vendit të tij.
Sllovakia vazhdon të mbështetet në gazin rus dhe shpesh ka mbajtur qëndrime pro-ruse në lidhje me luftën në Ukrainë. Sipas qeverisë sllovake, ndërprerja e menjëhershme e kontratës ekzistuese me kompaninë ruse Gazprom – e cila është e vlefshme deri në vitin 2034 – mund të shkaktonte mungesa të energjisë, rritje të çmimeve dhe pasoja financiare për shtetin.
Për dallim nga plani për fazën e largimit nga energjia ruse, që mund të miratohet me shumicë të përforcuar në BE, sanksionet kërkojnë unanimitet, duke i dhënë Sllovakisë mundësinë e bllokimit të tyre.
Paketa e 18-të e sanksioneve do të ishte përgjigje ndaj agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Ukrainë, pas pushtimit të vitit 2022, por për momentin ajo mbetet pezull për shkak të kundërshtimeve të brendshme brenda bllokut.
Fillon “ngujimi” i korrikut?/ Si çdo verë Rama mbyllet në vilën qeveritare, del me kabinetin e ri
Edi Rama u rikthye sërish Vlorë.
Helikopteri që po transportonte shefin e qeverisë u pa të ulej në ish-fushën e aviacionit të qytetit bregdetar. Burime thonë se kryeministri u drejtua menjëherë drejt vilave qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë.
Kjo e mërkurë shënon edhe vizitën e tretë të Edi Ramës në Vlorë në pak ditë, por ende është e paqartë arsyeja e kësaj ndalese.
Nëse rikthimi në qytetin bregdetar vjen pas aksionit të ndërmarrë për lirimin e hapësirave publike, problematikat përgjatë këtij sezoni veror, apo Rama do ta shfrytëzojë qëndrimin në vilën qeveritare për të konceptuar riformatimin e skuadrës Rama 4, që në këtë mandat të ri, mban barrën por edhe privilegjin e 83 mandateve.
-
- Policia e Kosovës kontrolle në drejtorinë e Arkivave dhe Kadastrës/ Arrestohen katër zyrtarë, akuzohen për shpërdorim detyre
Policia e Kosovës kontrolle në drejtorinë e Arkivave dhe Kadastrës/ Arrestohen katër zyrtarë, akuzohen për shpërdorim detyre
Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë e Arkivave dhe atë Kadastrale ne Kosove
Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Bastisjet përveç Prishtinës janë kryer edhe në komunen e Ferizaj dhe Shtimes.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e nisi kete aksion mëngjesin e së mërkurës, aksion i cili eshte konfirmuar nga Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata, ka ndermarre nje aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës dhe atë kadastral të Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë ajo. / abcnews.al
-
- “Kurti, ndërhyrje e papranueshme ndaj sistemit të drejtësisë”/ Gjykata Supreme në Prishtinë i përgjigjet “qeverisë në detyrë”
“Kurti, ndërhyrje e papranueshme ndaj sistemit të drejtësisë”/ Gjykata Supreme në Prishtinë i përgjigjet “qeverisë në detyrë”
Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, firmosur nga ministri ne detyre I Ekonomise Hekuran Murati,
Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë po bene jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit.
Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të tilla, duhet të tregojnë përkushtim në zbatimin e këtij parimi.
“Çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Gjykata Supreme pret, në radhë të parë, që institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor. Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit,” thuhet më tej në komunikatën për media.
Qeveria në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, e ka cilësuar atë si arbitrar dhe si një interpretim të njëanshëm të dispozitave ligjore.
Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme thuhet se ministrat, të cilët janë edhe deputetë, nuk mund të nxjerrin akte nënligjore, pasi kjo bie ndesh me dispozitat kushtetuese, nderkohe qe qeveria Kurti sillet ende si nje ekzekutiv me pushtet te plote, edhe pse ka siguraruar vetem 48 deputete nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
“Dielli do të lind përsëri”/ Lumë kritikash ndaj vendimit të Hagës
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Gjykata Speciale sot humbi një mundësi për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare.
“Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë”, shtoi ai.
Krasniqi tha se “historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri”.
“Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën”, shkroi ai.
Reagimet nuk kane munduar as nga rradhet e tjera te PDK.
Vlora Çitaku, nenkryetare e PDK shkruan se ndaj ish krereve te UCK po behet padrejtesi.
“Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.
Ka vetëm një padrejtësi special” shkruan Citaku ne llogarine e saj ne facebook.
Rrjeti eshte i mbushur me reagime kunder vendimit te Hages.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. / abcnews.al
NewsHour me Habi Hoxhën, (16/07/2025)
Tregtarët ‘në garë’ për të sjellë kafe braziliane në SHBA para vendosjes së tarifës 50% të Trumpit
Tregtarët e kafesë po garojnë për të importuar sasi sa më të mëdha të kafesë braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se të hyjë në fuqi tarifa e re prej 50% ndaj produkteve braziliane, e vendosur nga administrata presidentit Donald Trump.
Tarifa, e cila do të zbatohet nga data 1 gusht, ka shkaktuar një valë të madhe kërkese nga importuesit amerikanë që po përpiqen të shmangin rritjen e kostove. Brazili është furnizuesi më i madh i kafesë për SHBA-në, dhe ky zhvillim pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në treg.
Sipas të dhënave më të fundit, çmimet për konsumatorët amerikanë u rritën në muajin qershor, pjesërisht për shkak të ndikimit të tarifave të mëparshme të vendosura nga administrata Trump. Konsumatorët tashmë po ndiejnë efektin, përfshirë edhe në çmimin e një filxhani kafeje.
Analistët paralajmërojnë se pas hyrjes në fuqi të tarifës, çmimi i kafesë në SHBA mund të rritet ndjeshëm, duke goditur direkt konsumatorët dhe industrinë e restoranteve dhe kafeneve.
/ abcnews.al
Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen
Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një shtesë buxhetore prej 9.8 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe sektorin e mbrojtjes, në përpjekje për të përballuar vazhdimin e luftës me Rusinë, e cila po zgjat më shumë se dy vjet pa shenja përfundimi.
Sipas njoftimit të ligjvënësve dhe Ministrisë së Financave, ndryshimet e reja në buxhet rrisin shpenzimet totale të mbrojtjes për vitin 2025 në 2.2 trilionë hryvnia (rreth 53.2 miliardë dollarë) një nivel rekord për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.
Shtesa prej 412 miliardë hryvnash synon të mbulojë nevojat urgjente për armatim, pajisje ushtarake dhe mbështetje logjistike për forcat e armatosura në vijën e frontit.
Qeveria ukrainase është përballur me presion në rritje për të siguruar më shumë burime financiare për ushtrinë, teksa luftimet në lindje dhe jug të vendit vazhdojnë me intensitet të lartë dhe ndihma perëndimore shpesh vonohet.
Amendamentet pritet të kalojnë edhe në leximin e dytë në javët e ardhshme për t’u bërë zyrtarisht pjesë e buxhetit të shtetit. / abcnews.al
Izraeli sulmon Damaskun mes përshkallëzimit të luftimeve në jug të Sirisë
Sulme të fuqishme ajrore tronditën kryeqytetin sirian Damask në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke pasur si objektiv Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Izraeli paralajmëroi veprime të forta kundër forcave qeveritare siriane që po kryejnë sulme ndaj komuniteteve druze në jug të vendit.
Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve, avionë luftarakë izraelitë fluturuan në lartësi të ulët mbi Damask dhe realizuan një seri goditjesh intensive në zonën qendrore të qytetit. Një sërë shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan në afërsi të ndërtesave qeveritare, ndërsa një re e dendur tymi u ngrit nga zona ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes.
Autoritetet izraelite kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që forcat e Presidentit Bashar al-Assad të vazhdojnë ofensivën kundër pakicës druze dhe kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave siriane nga jugu i vendit.
Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh në rritje përgjatë kufirit siriano-izraelit, ku përplasjet mes grupeve lokale, forcave qeveritare dhe interesave rajonale kanë krijuar një situatë të ndërlikuar dhe të rrezikshme.
-
- “Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin
“Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin
SHQIPËRI- Harta e dorëheqjeve të drejtuesve vendorë është zgjeruar këtë të martë. Në Bashkinë Belsh, janë larguar një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokale, duke i hapur rrugë një faze të re, të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.
Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.
Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.
Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës.
Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.
Largime ka edhe në qarkun e Beratit.
Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kuçovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.
Administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq e Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.
4 nga 6 administratorët e njësive në bashkinë e Maliqit janë dorëhequr të martën ndërkohë që 2 administratorë kanë mbushur moshën e pensionit. Deri në këto momente asnjë lëvizje nuk është kryer në Bashkinë e Pogradecit.
Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen.
Në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.
Përjashtim nga e gjithë reforma e vetëpastrimit bën bashkia e Pustecit, aty ku jeton minoriteti maqedonas. Për shkak të numrit të vogël të banorëve dhe numrit të kufizuar të personelit në bashki, nuk ka as administratorë dhe as drejtorë/abcnews.al
-
- ‘Rrëmbimin e Metës do ta çojmë deri në Strasburg ‘, Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale
‘Rrëmbimin e Metës do ta çojmë deri në Strasburg ‘, Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale
Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi i ftuar ne ‘Real Story’ tha se drejtësia e re është më e korruptuar se më parë. Më tej, ai tha se për mbrojtjen e Metes po ecet në dy shina. Blushi theksoi se gjendja e Metës në burg është shumë e mirë dhe se me këtë cështje do të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.
“Gjykatat vendosin afërmendsh cfarë kërkon SPAK. SPAK ka të drejtë të përgjojë të gjithë gjyqtarët, ata janë në kushte presioni, a mund të presësh një gjyqtart që ka përgjime të marrë një vendim? Tani drejtësia është më tepër e korruptuar.
Për mbrojtjen e Metës po ecim në dy shina paralele, e para në studio televizive për akuzat politike dhe shkalla e fundit do të jetë Gjykata e Strasburgut ku kjo ceshtje do te fitohet dhe do të jetë një njollë. Meta nuk ka asnjë shqetësim, gjendja e tij është e shkëlqyer. Ka qenë dy javë më parë kampion i ping pongut atje dhe asnjë shqetësim pë të, nuk e lejojnë deri më tani të ushtrojë asnjë sport.” / abcnews.al
Meta në qeli/ Blushi: Kërkojmë shfuqizim të masës! Retorika e Metës ndaj SPAK, e ashpër sepse…
Sekretari i Përgjithshmë i PL Tedi Blushi tha për ‘Real Story’ se kërkojnë shfuqizim të masës së sigurisë së Metës pasi janë shkelur ligjet dhe Konventa për të drejtat e njeriut.
Më tej, Blushi tha se SPAK ka dashur të krijojë një narrativë në publik duke dhënë opsionin që Meta do të arratisej përpara se ai të arrestohej. Sipas Blushit, kjo ka qenë një prej arsyeve të Metës dhe retorikës së tij të ashpër ndaj SPAK.
“Ne kërkojmë shfuqizim të masës arrest me burg sepse janë shkelur ligjet dhe konventa europiane e të drejtave të njeriut. Meta nuk është kundër hetimeve, por t’i kushtëzosh lirinë pa pasur asnjë provë. Meta ka shkuar në SPAK sa herë e kanë thirrur.
Meta është shprehur kundër mënyrës autokrate. Retorika e Metës ndaj SPAK ka qenë e ashpër sepse jo më pak se dy vite para momentit të rrëmbimit të tij ka pasur një fushatë mediatike të sponsorizuar nga SPAK duke nxjerrë disa elementë të dosjes duke nxjerrë që Meta është fajtor.
SPAK ka dashur të krijojë një narrativë në publik duke i dhënë dhe opsionin e arrastisjes, Meta madje e ka denoncuar. Meta ka qenë gati për ccdo skenarë, i përgatitur.” / abcnews.al
Edicioni qendror me Emilian Islamin, (15/07/2025)
Meta në qeli/ Mërtiri: Politikanët ushtrojnë presion ndaj drejtësisë
Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ qëndrimin e Metës në qelinë e paraburgimit dhe masat shtrenguese që janë marrë për të. Sipas burimeve, Metës nuk i është lejuar takimi me familjarët, avokatin e tij si dhe me deputetët. Mërtiri tha se ky vendimi nga ana e institucioneve mund të jetë ndërmarrë në mënyrë që i dyshuari të mos ushtrojë presion ndaj drejtësisë. Më tej, ai tha se të gjithë personazhet e rëndësishëm që janë pas hekurave janë shantazhues ndaj drejtësisë.
” Kjo kategori njerëzish që kanë qenë të fuqishëm ndeshen me një institucion ë të fut në burg, është shokuese për ta. Një nga arsyet që ata zgjedhin këtë masë është që mund të ushtrojnë presion mbi drejtësinë, ndaj këtë masë e marrin. Mund ta ketë nivelin e presionit shumë të madh. Berisha e ka nivelin e presionit të lartë sa dorëzohen dhe institucionet.
Të gjithë personazhet janë shantazhues ndaj drejtësisë. Kjo është drejtësi e re dhe jemi të bindur, por diskutojmë çfarë niveli palëkundshmërie ka. Ne duhet dhe ta mbrojmë dhe këtë gjë që kemi nisur.” / abcnews.al
-
- Iliri në qeli…pa liri/ Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova
Iliri në qeli…pa liri/ Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova
Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ftuar në ‘Real Story’ zbuloi fakte të reja nga qëndrimi i Metës në qelinë e paraburgimit, ku tha se prej një muaji nuk po komunikon me Metën. Blushi shtoi më tej se masat represive janë ndërmarrë edhe për takimet me familjarët, avokatët dhe deputetët e tjerë. Gjithashtu, Blushi tha se Metës i është privuar liria pa fakte.
” Prej një muaji nuk takoj Metën edhe pse kam lejen. Për arsye që ende nuk i di, ndërkohë që unë kam leje nga SPAK, u bë më shumë se 1 muaj që nuk e takoj pa arsye. Dhe bisedat telefonike janë ndërprerë. Jemi në një terr komunikimi, masat represive janë shtuar. Dhe familjarët janë ndaluar të takohen prej 2 javësh, edhe avokatit i është kufizuar takimi.
Meta ndodhet në kushte izolimi. Ka një arsye, duan t’i mbyllin gojën për të vërtetat në këtë proces farsë politikë. Nuk ka asnjë arsye tjetër.
Edhe deputetëve i është ndaluar takimi. Shkak është bërë komunikimi i Metës me dy gazetarë, që janë marrë masat represive. Nuk ka një rregullore që i ndërpretë të drejtën e fjalës. Kanë kufizuar lirinë fizike pa fakte dhe prova.”, tha Blushi. / abcnews.al
-
- Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce/ Hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit, para koncertit në Atlanta
Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce/ Hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit, para koncertit në Atlanta
Kengetarja Beyoncé ka rënë pre e një grabitje, pasi pak ditë para ndalesës se saj katerditore ne Atlanta me turneun e saj “Cowboy Carter”, disa hajdute kane vjedhur nje nje automjet I stafit te saj disa USB qe permbanin kenge te papublikuara te artistes.
Ne mesin e sendeve te vjedhura jane edhe planet e shfaqjeve dhe listat me këngë për koncertet e kaluara dhe ato të ardhshme u morën nga një makinë me qira, e cila përdorej nga koreografisti i këngëtares dhe një prej balerinëve të saj.
Vjedhja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë përpara performancës së parë të Beyoncé në Atlanta. Policia e Atlanta-s thotë se është lëshuar një urdhër arrest, por emri i dyshuarit nuk është bërë publik.
Sipas raportit të policisë, koreografisti Christopher Grant dhe balerini Diandre Blue parkuan automjetin dhe hynë në një supermarket. Pasi u kthyen, panë dritaren e pasme të thyer dhe dy çanta u mungonin.
Ata raportuan se në çanta ndodheshin pesë drive USB me këngë të papublikuara, planet e skenarëve për shfaqje të kaluara dhe të ardhshme, dhe lista të tjera këngësh, sipas policisë.
Më tej, u mor edhe një laptop, rroba dhe kufje Apple AirPods. Autoritetet përdorën gjurmimin nepermjet ketye paisjeve teknologjike per te identifikuar hajdutet, per te cilet nuk ka detaje nese jane arrestuar. / abcnews.al