Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Yesterday — 11 July 2025Main stream

Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në vend duhet të shkarkohen

By: user 11
11 July 2025 at 11:05

Gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me kryetarët e bashkive, Rama ka urdhëruar që të shkarkohen të gjithë kryetarët e njësive administrative në tërë vendin deri ditën e hënë.

“Se e shoh që këtu ka edhe kryetarë të forcave të tjera, por sa i përket kryetarëve të Partisë Socialiste të gjithë kryetarët e njësive Administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen. Dhe t’u rijepet mundësia, por duke iu dhënë mundësia dhe të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më të zotë se ata. Votat që kemi marrë e kanë rritur diferencën midis asaj sa jemi ne anëtarë partie dhe sa janë ata që e duan këtë parti në krye dhe kjo do të thotë që të rrisim edhe hapësirën për ata të tjerët që nuk na njohin, nuk janë çdo ditë me ne “, tha Rama.

The post Rama: Të gjithë kryetarët e njësive administrative në vend duhet të shkarkohen appeared first on Lapsi.al.

U kujtua tani për hapësirat publike, Rama: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje

By: user 11
11 July 2025 at 10:53

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën gjatë takimit të thirrur sot në Durrës me kryetarët e bashkive ku iu përgjigj pyetjes se përse aksioni për lirimin e hapësirave publike u ndërmor tani. Rama tha se kjo është një përpjekje që duhet të shfaqet shpesh deri sa njerëzit ta ndajnë mendjen se nuk ka fitues nga ndërtimet pa leje.

“Nga ana tjetër për të gjithë që thonë që pse u kujtuan tani dhe pse i lanë këto, kjo është një betejë e përditshme dhe nëse nuk fillojnë të gjitha hallkat dhe mbi të gjitha nëse strukturat e pavarur të drejtësisë nuk është në dispozicion të kësaj përpjekjeje dhe nuk është e gatshme zbatimin e ligjit, por përkundrazi është si një kullesë makaronash, ku gjërat rrjedhin dhe faktet e kryera mbeten në territor, kjo është një përpjekje që kjo duhet të shfaqet hera herës deri sa të gjithë ta ndajnë mendjen se nuk ka asnjë llogari që të nxjerrë fitues duke bërë ndërtime pa leje”, tha Rama.

The post U kujtua tani për hapësirat publike, Rama: Askush nuk fiton me ndërtimet pa leje appeared first on Lapsi.al.

POLITICO: 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri

By: user 11
11 July 2025 at 10:23

Mbështetësi i Brexit-it, Nigel Farage po bën gati valixhet dhe po përgatitet të niset për në Shqipërinë me diell, nëse do t’i besojmë replikave të shkëmbyera kohët e fundit në rrjetet sociale mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.

Fansat e Farage kanë parë pamje të papritura që janë hedhur në platformën sociale ‘X’ së fundmi: fillimisht një imazh i gjeneruar nga inteligjenca artificiale i Ramës dhe udhëheqësit të Reform UK me rroba banje të ngushta në stilin viktorian, duke u relaksuar në një plazh, me mbishkrimin “VIZITONI ALBANIA” të shkruar sipër tij. Kjo u pasua shpejt nga një imazh tjetër i të dyve në perëndim të diellit, përsëri në një plazh, duke ndarë një gotë verë të mbështjellë me flamujt përkatës të njëri-tjetrit.

Të dy kanë shkëmbyer replika të ashpra pasi Rama shprehu qëndrimet kritike për Britaninë pas Brexit-it dhe politikave të saj kontraverse për migrantët. Farage mori hak duke i thënë Ramës të “merrte mbrapsht të gjithë kriminelët”, me këmbënguljen se një në 50, ose edhe më shumë, shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar janë pas hekurave.

Që nga ai moment situata erdhi duke u përshkallëzuar. Rama, në një seri postimesh në platformën ‘X’, i quajti shifrat e Farage “të çmendura ” dhe vuri në dyshim se sa prej tyre u dënuan për shkak të “sistemit të vjetëruar të imigracionit dhe vizave” të Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë ai vendosi ta ‘zbuste’ Farage me mirësi dhe ta ftonte të vizitonte për të shijuar “diell e mikpritje të vërtetë dhe madje më shumë fakte rreth Shqipërisë dhe popullit të saj të mrekullueshëm”.

Farage përfundimisht e pranoi ftesën me kusht që të diskutonte kthimin e të burgosurve shqiptarë. Por çfarë mund të fshihet në itinerarin e pushimeve të Farage në Shqipëri?

Farage dhe Rama u kontaktuan për komente në lidhje me kohën e mbërritjes së fluturimit të deputetit britanik. Edhe pse nuk u mor asnjë përgjigje deri në kohën e publikimit, POLITICO ka publikuar në mënyrë ironizuese një “draft-itinerar”.

9 gjëra që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri janë:

Vizita në bunkerë

Shqipëria është shtëpia e rreth 700,000 bunkerëve prej betoni të ndërtuar gjatë regjimit totalitar komunist të diktatorit Enver Hoxha. Ato kishin për qëllim mbrojtjen kundër çdo pushtuesi të mundshëm, diçka që mund ta frymëzonte Farage në përpjekjen e tij për të shmangur një “pushtim” të emigrantëve nga përtej kanalit Anglez.

Takimi me “burrneshat” në veri të Shqipërisë

Të njohura edhe si “burrnesha”, disa gra në veri të Shqipërisë për të marrë përsipër përgjegjësitë e një babai të ndjerë ose të një kryefamiljari mashkull, bëjnë një betim beqarie dhe përqafojnë veshjen e sjelljen mashkullore. Ndonse janë pakësuar në numër me vetëm tre të mbetura, një takim me to mund t’i ofrojë Farage një perspektivë të re përtej debateve të zakonshme mbi identitetet gjinore.

Pirja e rakisë

Pasi i acaroi bullgarët me një retorikë të ngjashme kundër migrantëve potencialë, Farage bëri një udhëtim në Bullgari në vitin 2013. Ai u filmua duke shijuar një gotë verë nën sharmin e disa muzikantëve dhe valltarëve vendas. Farage mund të tundohet ta zëvendësojë birrën e tij karakteristike me pak raki, një pije alkoolike e fuqishme e bërë nga rrushi ose kumbullat.

Një vizitë në Selinë Botërore Bektashiane

I akuzuar më parë për përhapjen e retorikës anti-muslimane, Farage mund të zgjerojë horizontet e tij me një udhëtim në Selinë Botërore Bektashiane në Tiranë. Kryegjyshata botërore bektashiane ka të ngjarë të bëhet versioni i Vatikanit në Shqipëri nëse një njoftim i vitit 2025 nga Rama për t’i shndërruar ata në një shtet sovran brenda vendit realizohet.

Homazhe në varrezat gjermane

Si stërnip i një emigranti gjerman që iku në Mbretërinë e Bashkuar në kërkim të një jete më të mirë dhe bashkëshort i një gruaje gjermane, Farage mund të bëjë homazhe në varrezat e Luftës Gjermane në qendër të Tiranës. Në varësi të kohës së vizitës së tij, ai mund të jetë gjithashtu i ftuari nderi në ceremoninë e përbashkët të organizuar nga ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë çdo të Dielë Përkujtimore. Ai gjithashtu mund të shohë një fragment të Murit të Berlinit jashtë zyrës së Ramës ndërsa është aty.

Vizitë në Teatrin e Kukullave

Farage ka thënë se kur të largohet nga politika, dëshiron të shkojë në teatër. Kështu që ai mund ta përdorë vizitën e tij në Shqipëri si një shans për të vizituar Teatrin historik të Kukullave. I restauruar me fondet e Bashkimit Europian pas tërmetit të vitit 2019, ky vend mund t’i kujtojë gjithashtu kohën kur e quajti presidentin francez Emmanuel Macron një “kukull” të ish-kreut të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker.

Vizitë te statuja e Mbretëreshës Elizabeth II

Në qytetin verior të Hasit, ku më shumë se 80% e vendasve kanë familje në Mbretërinë e Bashkuar, në qendër është ngritur një statujë e Mbretëreshës Elizabeth II. Farage mund të shkojë edhe në Kukësin aty pranë, një qytet tjetër me lidhje të forta me Mbretërinë e Bashkuar, ku mund të vizitojë “Costa Caffe” dhe të numërojë makinat me targa të verdha britanike. Qyteti ishte gjithashtu i pari në botë që u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për shkak të ndihmës së dhënë rreth 400,000 refugjatëve kosovarë gjatë luftës së viteve 1998-1999, një rrëfim empatie që mund të frymëzojë një ndryshim zemre te Farage për çështjen e emigrantëve.

Një filxhan kafeje të këndshme

Ndonëse nuk janë adhurues të mëdhenj të çajit, shqiptarët e marrin kafenë shumë seriozisht dhe Tirana ka një nga numrat më të lartë të kafeneve në Europë. Për më tepër, besa, kodi i nderit shqiptar i vendos mysafirët mbi Zotin e madje edhe familjen e i garanton respekt maksimal të ftuarit.

Relaks në plazh

Sipas imazheve të gjeneruara nga inteligjenca artificiale të Ramës, një pushim në plazh do të jetë në krye të axhendës. Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet për rreth 276 kilometra, duke kaluar përgjatë detit Adriatik e detit Jon dhe ofron shumë mundësi që ai të bëjë një pushim të merituar larg politikës.

Por duke iu kthyer seriozitetit, kush ka të drejtë mes Ramës dhe Farage?

Në tetor 2024 , gazeta Telegraph publikoi një artikull që argumentonte se 52,000 shqiptarë jetonin në Mbretërinë e Bashkuar, me 1,227 prej tyre në burg, me sa duket burimi i pretendimeve të Farage.

POLITICO kontaktoi ambasadorin shqiptar në Londër, Uran Ferizi, për të kërkuar të dhënat e tyre mbi numrin e shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar. Ai tha: “Ne besojmë se ka më shumë se 300,000” dhe ndau një dokument që vëren se shifrat e Telegraph përjashtojnë shqiptarët e natyralizuar, fëmijët shqiptarë të lindur në Mbretërinë e Bashkuar dhe “dhjetëra mijëra” shqiptarë me pasaporta greke e italiane, siç tregohet nga të dhënat konsullore.

Sa i përket numrit të shqiptarëve të burgosur, dokumenti i ambasadës thotë se nuk merr parasysh moshën, seksin dhe statusin socioekonomik e vazhdon se kur bëhet përshtatja për çekuilibrat demografikë dhe numrin aktual të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar, shkalla e nënkuptuar e burgosjes është: “përafërsisht 1 në 500”.

Nëse Farage pranon se faktet e tij janë të gabuara, Rama ka kërkuar që ai të jetë i pari që t’u thotë kujtdo që flet keq për shqiptarët “të mos e bëjë më”. /POLITICO

The post POLITICO: 9 gjërat që Nigel Farage mund të bëjë në Shqipëri appeared first on Lapsi.al.

Rama e sulmoi për ndërtimet në Theth, prokurorja: KLP të reagojë për situatën

By: user 11
11 July 2025 at 09:42

Prokurorja e Shkodrës, Elsa Gjeli ka reaguar pas sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj saj lidhur me mosnisjen e hetimeve për ndërtimet pa leje në Theth.

Prokurorja përmes një shkrese zyrtare ka kërkuar që Këshilli i Lartë i Prokurorisë të reagojë lidhur me situatën e krijuar. Konkretisht Gjeli kërkon që KLP të analizojë sjelljen e kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve. Ajo shprehet se është e gatshme të hetohet para të gjithë organeve të drejtësisë.

Gjithashtu kërkon nga KLP të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që sulmohen për shkak të vendimeve të tyre të pavarura.

“Në përputhje me kompetencat tuaja, lutem nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, që: Të analizojë sjelljen e Kryeministrit në kontekstin e cenimit të pavarësisë së Prokurorisë dhe respektimit të ndarjes së pushteteve; Të shqyrtojë mundësinë e një deklarate zyrtare në mbrojtje të trupës së Prokurorëve nga sulme të papranueshme politike, duke theksuar se në lidhje me rastin tim individual jam e gatshme të hetohem para të gjithë organeve të drejtësisë;

Të ndërmarrë hapa institucionalë për të garantuar sigurinë dhe integritetin profesional të Magjistratëve që ndihen të persekutuar për shkak të vendimeve të tyre të pavarura. Deklaroj se jam e gatshme të paraqes çdo dokument shtesë dhe të dëshmoj personalisht për ndikimin që këto deklarata kanë pasur në mjedisin tim profesional dhe emocional”, shkruan Gjeli në letrën drejtuar KLP.

Ndërtimet në fshatin Theth ishin arsyeja e përplasjes mes kryeministrit Edi Rama dhe Prokurorisë së Shkodrës. Rama është shprehur se janë ndërtuar pa leje dhe IKMT do t’i heqë nga territori. Lidhur me këtë çështje, Rama ka sulmuar prokuroren Elsa Gjeli. Sipas tij, kjo e fundit ka refuzuar të hapë çështjen dhe ka injoruar denoncimin e Policisë së Shtetit lidhur me këtë ndërtim. Në postimin e tij në Facebook për rastin, kreu i qeverisë shprehej se është lejuar një ndërtim në zemër të Thethit në shkelje totale të ligjit, por sipas tij, Prokurorja Gjeli ka dalë me vendim se nuk ka vepër penale. Rama theksoi se këtë çështje do ta përcjellë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ndërkohë që shtoi se kjo prokurore është e padenjë për t’u paguar si e tillë.

Ndërtimet në fjalë janë disa kabina pushimi, të cilat janë në pronësi të shtetasit të identifikuar si Prekë Kodra. Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për shkak së është një përson i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve për dosjen “Metamorfoza”. Ai akuzohet nga SPAK për një disa ngjarje kriminale. Gjithashtu bëhet me dije se Kodra është personi që katër vite më parë kishte planifikuar të vriste me snajper kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe dy politikanë të tjerë të njohur të Kosovës. Në fshatin turistik në veri të vendit, Prekë Kodra kishte ngritur “Vilat e Shqiponjave në Theth”, 10 kabina të ndërtuara në një zonë që është e mbrojtur nga shteti.

The post Rama e sulmoi për ndërtimet në Theth, prokurorja: KLP të reagojë për situatën appeared first on Lapsi.al.

Hapësirat publike, Policia sekuestron 90 çadra dhe shezlongë në plazhin e Darëzezës

By: user 11
11 July 2025 at 09:19

Policia e Fierit ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në plazhin e Darzëzezës blutë bëjnë me dije se sekuestruan 90 komplete me çadra dhe shezlongë. Ndërkohë në gjendje të lirë do të hetohet pronari i subjektit që kishte vënë objektet, në kundërshtim me ligjin.

“Me objektiv lirimin e hapësirave publike, të zëna pa autorizim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Seksionit të Krimit Ekonomik, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, po kryejnë kontrolle sistematike në zonat urbane dhe bregdetare.

Gjatë këtyre kontrolleve u konstatua se në një stacion plazhi në Darëzezë, ishin vënë pa leje, rreth 90 komplete me çadra dhe shezlongë.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për pronarin e subjektit që kishte vënë këto objekte, shtetasin D. M., 26 vjeç, për veprat penale “Pushtimi i tokës”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i aktivitetit tregtar i pa pajisur me kasë fiskale”.

Kontrollet vijojnë. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

The post Hapësirat publike, Policia sekuestron 90 çadra dhe shezlongë në plazhin e Darëzezës appeared first on Lapsi.al.

Trump shpall tarifat e reja prej 35% për importet e Kanadasë nga 1 gushti

By: user 11
11 July 2025 at 08:38

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do të vendosë një tarifë prej 35% mbi mallrat kanadeze duke nisur nga 1 gushti, ndërsa të dy vendet janë në prag të një afati të vetëcaktuar për të arritur një marrëveshje të re tregtare.

Ky paralajmërim u publikua përmes një letre në platformën e tij Truth Social, ku përfshihen gjithashtu kërcënime për tarifa të gjera prej 15% deri në 20% ndaj shumicës së partnerëve tregtarë të SHBA-së.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, reagoi përmes një postimi në rrjetin X, duke theksuar se qeveria e tij do të vazhdojë të mbrojë punëtorët dhe bizneset kanadeze, ndërsa synojnë një marrëveshje të re përpara afatit të gushtit.

Aktualisht, Kanadaja është e goditur nga një tarifë ekzistuese 25% për disa produkte, përfshirë ato të çelikut, aluminit dhe industrisë së automobilave tarifa të vendosura nga administrata Trump më herët.

Letra ndaj Kanadasë është vetëm një nga mbi 20 të tilla që Trump ka dërguar këtë javë ndaj partnerëve të tjerë tregtarë si Japonia, Koreja e Jugut dhe Sri Lanka. Në të gjitha këto letra, ai paralajmëron se tarifat e reja do të hyjnë në fuqi më 1 gusht.

Sipas burimeve amerikane, SHBA ka vendosur një tarifë të përgjithshme 25% ndaj të gjitha importeve kanadeze, por aktualisht ekziston një përjashtim për produktet që respektojnë marrëveshjen CUSMA (Marrëveshja Kanada-SHBA-Meksikë). Nuk dihet ende nëse kërcënimi më i fundit për tarifa do të prekë mallrat e mbuluara nga kjo marrëveshje.

Trump ka vendosur gjithashtu tarifa të reja globale: 50% për importet e aluminit dhe çelikut dhe 25% për të gjitha automjetet që nuk prodhohen në SHBA. Ai ka paralajmëruar gjithashtu një tarifë 50% për importet e bakrit, e cila do të hyjë në fuqi muajin tjetër.

Kanadaja, që shet rreth 75% të mallrave të saj në SHBA dhe është një qendër e rëndësishme për prodhimin e makinave dhe metaleve, pritet të goditet rëndë nga këto masa.

Në letrën e tij, Trump shkruan se tarifat 35% janë të ndara nga masat sektoriale dhe se ato nuk do të aplikohen nëse kompanitë kanadeze vendosin të prodhojnë brenda SHBA-së.

Ai lidhi tarifat edhe me atë që e quajti “dështimi i Kanadasë për të ndalur fluksin e fentanilit drejt SHBA-së”, si dhe me tarifat ekzistuese që Kanadaja ka vendosur ndaj fermerëve amerikanë të qumështit dhe deficitit tregtar mes dy vendeve.

“Nëse Kanada bashkëpunon me mua për të ndaluar rrjedhën e fentanilit, ndoshta do të marrim parasysh një rishikim të kësaj letre. Këto tarifa mund të modifikohen, lart ose poshtë, në varësi të marrëdhënieve me vendin tuaj,” shkruan Trump.

Presidenti amerikan ka akuzuar më parë Kanadanë dhe Meksikën për lejimin e kalimit të njerëzve dhe fentanilit drejt SHBA-së. Por sipas të dhënave të Doganës dhe Patrullës Kufitare të SHBA-së, vetëm 0.2% e konfiskimeve të fentanilit ndodhin në kufirin me Kanadanë – pjesa dërrmuese ndodh në kufirin me Meksikën.

Më herët këtë vit, Kanadaja njoftoi shtim të fondeve për sigurinë kufitare dhe emëroi një zyrtar të posaçëm për çështjen e fentanilit, në përgjigje të shqetësimeve të ngritura nga Trump.

Kanadaja dhe SHBA-ja janë përfshirë prej muajsh në bisedime intensive për një marrëveshje të re tregtare dhe të sigurisë. Gjatë Samitit të G7-ës në qershor, Carney dhe Trump u zotuan të arrinin një marrëveshje brenda 30 ditëve, me një afat përfundimtar më 21 korrik.

Trump ka paralajmëruar se në rast të kundërmasave nga Kanadaja, do të rrisë më tej tarifat. Kanadaja ka vendosur tashmë tarifa të kundërta ndaj SHBA-së dhe ka deklaruar se do të ndërmarrë të tjera nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit.

Në fund të qershorit, Carney hoqi një taksë ndaj gjigantëve teknologjikë amerikanë, pas presionit të Trump, i cili e cilësoi si “sulm të hapur” ndaj SHBA-së dhe kërcënoi të tërhiqej nga bisedimet. Kryeministri kanadez u shpreh se heqja e taksës ishte “pjesë e një negociate më të gjerë” për tregtinë mes dy vendeve. Zyra e Kryeministrit Carney i tha BBC-së se nuk kishte një koment të menjëhershëm për letrën e Trump.

The post Trump shpall tarifat e reja prej 35% për importet e Kanadasë nga 1 gushti appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për ditën e sotme

By: user 11
11 July 2025 at 08:04

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.2 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet sot me 83.2 lekë dhe do shitet me 84.2 lekë.

Franga zvicerane në tregun shqiptar do blihet me 104 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 112.7 lekë dhe do shitet me 113.9 lekë.

The post Këmbimi valutor për ditën e sotme appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Temperatura deri në 32°C

By: user 11
11 July 2025 at 07:11

Vendi ynë do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me diell dhe temperatura të larta pothuajse në të gjithë territorin. Sipas parashikimeve të MeteoAlb, e premtja, do të jetë një ditë tipike vere, e përshtatshme për pushime në natyrë apo në bregdet.

Mëngjesi do të nisë me mot të kthjellët në të gjitha zonat, ndërsa temperaturat në orët e para do të variojnë nga 14°C në zonat malore, deri në 21°C në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Gjatë mesditës dhe pasdites, temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke arritur kulmin në orët e drekës me vlera deri në 32°C në Tiranë, Elbasan dhe zona të tjera të ultësirës perëndimore. Moti do të mbetet i kthjellët dhe me pak vranësira kalimtare në relievet kodrinore dhe malore.

Mbrëmja do të jetë e këndshme dhe e ngrohtë, me temperatura që do të zbresin butësisht në 22-24°C, ideale për shëtitje apo qëndrime në ambiente të hapura. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, ndërsa lagështia do të jetë në nivele të ulëta, çka rrit ndjesinë e nxehtësisë gjatë ditës.

The post Parashikimi i motit: Temperatura deri në 32°C appeared first on Lapsi.al.

Before yesterdayMain stream

Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj

By: user 11
10 July 2025 at 11:11

Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten votëbesim kundër shefes së bllokut europian, Ursula von der Leyen, teksa kryeministri hungarez, Viktor Orban është në krye të thirrjeve për rrëzimin e saj.

Ky votim, i pari i këtij lloji në Parlamentin Europian në mbi një dekadë, është organizuar nga ligjvënës të ekstremit të djathtë. Për të kaluar nevojiten dy të tretat e votave të shumicës.

Von der Leyen mund të detyrohet të japë dorëheqje nëse humb, ndonëse fitoren e ka pothuajse të garantuar pasi shumica e grupeve politike kanë dhënë sinjale se do të votojnë kundër. Ajo nuk pritet të marrë pjesë në votimin që zhvillohet në Strasburg të Francës.

Mocioni përbëhet nga një mori dyshimesh kundër von der Leyenit, përfshirë mesazhet private me shefin e fabrikës Pfizer që ka prodhuar vaksina kundër koronavirusit, për keqpërdorim të fondeve të BE-së dhe për ndërhyrje në zgjedhjet në Gjermani dhe Rumani.

Orbani ka thënë përmes një postimi në Facebook se votimi “do të jetë moment i së vërtetës, në njërën anë do të jetë elita imperialiste e Brukselit, në tjetrën patriotët. Është thelbësore të bëhet një zgjidhje. Zonja presidente, thelbi i udhëheqës tuaj është përgjegjësia. Është koha të largoheni!”.

Shefja e BE-së ka pasur shpesh mospajtime me Orbanin për shkak të veprimeve të tij në Budapest që kanë dëmtuar demokracinë. Prandaj, Komisioni Europian ia ka ngrirë qasjen në miliarda euro në fonde të BE-së.

Ky votim ka hapur rrugën për shumë kritika ndaj von der Leyenit – e cila ka qenë në krye të nismës së BE-së për të gjetur vaksina për gati 450 milionë banorë gjatë pandemisë – por edhe për Partinë e saj Popullore Europiane, e cila përbën grupin më të madh politik në parlament./ REL

The post Ursula von der Leyen përballet me votëbesim, Orban thirrje për rrëzimin e saj appeared first on Lapsi.al.

Urdhrat e Ramës, nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

By: user 11
10 July 2025 at 10:48

Në bashkinë e Fierit kanë nisur dorëheqjet e drejtorëve me përjashtim të atyre të cilët janë emëruar pas muajit janar. Teksa kanë nisur të dorëzohen dorëheqjet në grup pranë kryetarit Armando Subashi, mësohet se disa drejtues nuk do të preken nga ‘vetëpastrimi’.

Burime thonë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë në Fier, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit janar përjashtohen nga ky urdhër. Kështu në Fier drejtorët e OSHE, kadastrës, tatimeve, nuk do të jenë të detyruar të japin dorëheqjen pasi janë emëruar muajt e fundit.

Duke qenë se “shënjestra” e këtij aksioni politik të kryeministrit Edi Rama, janë drejtuesit e vjetër të administratës vendore. Në bashkinë e Fierit ende nuk janë dhënë dorëheqjet e dy nënkryetareve Baso Bregu dhe Suela Prifti, por është përzgjedhur emri i ri për këtë post. Behet fjalë për Nustret Avdulla, ish-deputet i PDIU , i cili iu bashkua PS pas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të vitit 2021.

Po ashtu edhe pranë drejtorisë së burimeve njerëzore në bashkinë e Durrësit janë depozituar dorëheqjet e të gjithë drejtorëve në varësi nga bashkia.

The post Urdhrat e Ramës, nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier appeared first on Lapsi.al.

Situata me zjarret në vend: Tre vatra ende aktive

By: user 11
10 July 2025 at 10:23

Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 18 vatra, ku 3 prej tyre janë ende aktive.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Vlorë, Dibër, Maliq, Korçë, Lezhë, Kurbin, Bulqizë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Sarandë, Himarë, Poliçan, Kuçovë, Gjirokastër e Durrës.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Orikum, bashkia Vlorë – Në vendin e quajtur “Sotiran” ndërmjet fshatrave Tragjas dhe Dukat, në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në lartësi të malit. Situata është mbajtur në monitorim gjatë natës. Ditën e sotme në zonë po operojnë 8 forca zjarrfikëse, 4 forca bashkiake, 4 forca nga Shërbimi Pyjor, të ndihmuar nga 20 forca ushtarake të FA.

Qarku Dibër -Vijon të jetë në monitorim vatra e zjarrit në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe dëllinja në vendin e quajtur “Livadhi i Peladhisë”, njësia administrative Zerqan, bashkia Bulqizë. Sipërfaqja e pëshkuar nga zjarri vlerësohet në rreth 18 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale, por pritet të vijnë në ndihmë rreth 25 persona në mbështetje të tyre.

Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Ditën e djeshme për shuarjen e tij janë angazhuar 7 efektivë të MZSH Dibër dhe 5 forca të AdZM. Zjarri është aktiv brenda perimetrit të tij dhe po vazhdon me intensitet të ulët. Diten e sotme po vazhdon puna nga forcat operacionale për shuarjen e plotë të tij”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

The post Situata me zjarret në vend: Tre vatra ende aktive appeared first on Lapsi.al.

Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, ndërron jetë 66-vjeçari

By: user 11
10 July 2025 at 09:55

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Tiranë–Durrës.

Sipas informacionit paraprak, shtetasi F. Z., rreth 38 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një biçikletë me të cilën po udhëtonte shtetasi E. M., 66 vjeç. Si pasojë e përplasjes së fortë, 66-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

The post Aksident në autostradën Tiranë–Durrës, ndërron jetë 66-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Automjeti përmbyset në Sarandë, transportohet në spital 22-vjeçari

By: user 11
10 July 2025 at 09:35

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes, në rrugën nacionale Sarandë–Delvinë, në vendin e quajtur Shelegar.

Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke u përmbysur. I riu, që udhëtonte i vetëm në automjet, është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Sipas autoriteteve, testi i alkoolit i kryer ndaj drejtuesit të mjetit ka rezultuar negativ.

The post Automjeti përmbyset në Sarandë, transportohet në spital 22-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Digjet restoranti në Theth/ Zjarri u shua nga banorët, Pronarja: Nuk kam konflikte

By: user 11
10 July 2025 at 09:26

Një restorant është përfshirë nga flakët në Theth. Ngjarja është shënuar rreth orës dy të mëngjesit dhe kanë qenë banorët e zonës që kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Raportohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa evakuimi i turistëve është bërë i mundur në kohë.

Ngjarja vjen teksa në fshatin turistik, IKMT ka nisur një aksion për prishjen e objekteve pa leje, gjë që ka shkaktuar protesta.

Aida Gjeçaj, pronarja e restorantit që u dogj gjatë natës në Theth, thotë se ekspertët kanë përjashtuar shkakun e një shkëndije elektrike. Ajo shprehet se dëmi i shkaktuar është rreth 150 mijë euro pasi vjet kishte përfunduar ndërtimi i restorantit. Gjeçaj hedh dyshime se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm, ndërsa tregon se nuk ka pasur konflikte apo kërcënime nga njeri.

The post Digjet restoranti në Theth/ Zjarri u shua nga banorët, Pronarja: Nuk kam konflikte appeared first on Lapsi.al.

Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës

By: user 11
10 July 2025 at 08:53

Kontrata për inceneratorin e Tiranës vijon të jetë një ndër zërat kryesorë që rëndon mbi financat publike. Ky projekt, i cili prej kohësh është përballur me akuza të rënda për korrupsion, vazhdon të financohet nga buxheti i shtetit, ndërkohë që objekti fizik nuk është ndërtuar dhe nuk ekziston në terren. Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave për vitin 2025 janë planifikuar rreth 13.98 miliardë lekë për mbështetjen e kontratave koncesionare me PPP, nga të cilat 5.59 miliardë lekë janë investime dhe 8.39 miliardë lekë shpenzime korente.

“Krahasuar me një vit më parë, kjo përfaqëson një rritje prej 683.8 milionë lekësh, ose 5.14% më shumë, e nxitur kryesisht nga rritja e planit të pagesave për kontratën e inceneratorit të Tiranës, si dhe për projektin e skanimit të kontejnerëve”, sqaron ministria e Financave në lidhje me zhvillimet në buxhetin 2025.

Financat sqarojnë se për incineratorin e Tiranës, rritja e planit të pagesave për vitin 2025 është një pasojë direkte e mosrealizimit të pagesave në vitin 2024, por ajo që bie në sy është fakti se, pavarësisht pagesave të vazhdueshme buxhetore, objekti nuk është ndërtuar dhe nuk ka prodhuar asnjë shërbim për qytetarët.

Në total, në pesë-mujorin e parë të vitit 2025, pagesat faktike për të gjitha kontratat koncesionare me mbështetje buxhetore kanë arritur në 4.24 miliardë lekë, ose 30.3% e planit vjetor, ndërsa për muajin maj janë realizuar 749.1 milionë lekë, ku projekti më i financuar ishte ai për shërbimet laboratorike mjekësore.

Skandali i inceneratorëve, që ka përfshirë figura të njohura politike dhe biznesi, përfshin pikërisht këtë projekt në krye të listës, duke e kthyer atë në një simbol të shpërdorimit të fondeve publike dhe mosndëshkimit institucional. Ministria e Financave thekson se monitorimi i kontratave PPP kryhet mbi bazë mujore, me qëllim kontrollin e rreziqeve dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.

Por në rastin e inceneratorit të Tiranës, ky monitorim duket më shumë formal se real, pasi pagesat vijojnë pa asnjë rezultat konkret në terren, duke thelluar mosbesimin qytetar dhe rritur presionin ndaj buxhetit të shtetit në mënyrë të pajustifikueshme. Projekti i Ndërtimit i Landfillit, incineratorit dhe rehabilitimit të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike do të financohet këtë vit 12,7 miliardë lekë rreth 13 milionë euro.

Sipas buxhetit 2025, ky projekt merr 9% të totalit të pagesave për koncesionet PPP financim nga buxheti. Siç tregojnë faturat e detajuara të thesarit pagesat bëhen ndaj Integrated Energy, e cila është në administrim të shtetit, për shkak të akuzave që ngriti SPAK për një aferë të madhe korruptive.

Ndaj administratorit shtet paguhen fatura për ndërtimin e inceneratorit, punimet e të cilit nuk kanë filluar. Megjithëse ekzistojnë ligje, udhëzime, rregulla dhe struktura ligjore që pengojnë çeljen e fondeve nëse nuk ka fatura punimesh sërish pagesat vazhdojnë, duke prodhuar një dëm material dhe moral ndaj taksapaguesve shqiptare./ Monitor

The post Pagesat për PPP janë rritur më 2025 nga shtimi i fondeve për inceneratorin e Tiranës appeared first on Lapsi.al.

Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina bie në liqen, humb jetë 34-vjeçari

By: user 11
10 July 2025 at 08:26

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti i cili drejtohej nga 34-vjeçari Alfons Bleta ka dalë nga rruga, e më pas ka rënë në liqen. I riu ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 34 vjeç, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit nga shtetasi A.B, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A.B, ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

The post Aksident në aksin Pogradec-Qafë Thanë, makina bie në liqen, humb jetë 34-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Këmbimi valutor për këtë të enjte

By: user 11
10 July 2025 at 08:09

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do të blihet me 97.4 lekë dhe do të shitet me 98.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet me 83.8 lekë.

Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 103.9 lekë dhe do shitet me 105 lekë. Ndërkohë paundi britanik do blihet me 112.5 lekë dhe do shitet me 113.8 lekë.

The post Këmbimi valutor për këtë të enjte appeared first on Lapsi.al.

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta

By: user 11
10 July 2025 at 07:52

Vendi ynë këtë të enjte do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave kryesisht në relievet malore nga orët e mesditës. Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 35 gradë Celcius.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8-10 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era fiton shpejtësi 12-16 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 3-4 ballë.

The post Parashikimi i motit: Kthjellime dhe temperatura të larta appeared first on Lapsi.al.

BE përgatitet për kriza: Shtetet grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë

By: user 11
10 July 2025 at 07:23

Bashkimi Evropian ka njoftuar një plan të ri për përballimin e krizave, që përfshin krijimin e rezervave strategjike me mallra jetike si ushqimi, uji, karburanti dhe ilaçet. Strategjia e re vjen mes shqetësimeve në rritje për kërcënime të mundshme ushtarake nga Rusia, si dhe fatkeqësi natyrore, pandemi dhe sulme kibernetike.

Plani, i quajtur “Strategjia e re e grumbullimit të stoqeve”, synon të shmangë kaosin e ngjashëm me atë të pandemisë së Covid-19, kur shumë vende të BE-së nuk ishin të koordinuara dhe përballuan mungesa të rënda. Komisionerja për Menaxhimin e Krizave, Haja Labib, deklaroi se qëllimi është “të sigurohet që furnizimet që shpëtojnë jetë të jenë gjithmonë të gatshme. Sa më të përgatitur të jemi, aq më pak në panik do të jemi.”

Plani përfshin edhe krijimin e një rrjeti europian për stoqet e mallrave të nevojshme në raste emergjente: nga ilaçet, gjeneratorët dhe lëndët e para, te paisjet për pastrimin e ujit dhe urat e lëvizshme. Vendet anëtare do të përshtasin stoqet sipas rreziqeve specifike – për shembull, Finlanda dhe Estonia për përballje me sulme, ndërsa Spanja për zjarret masive.

Pjesë e planit është edhe krijimi i një sistemi paralajmërimi për sëmundjet infektive përmes analizës së ujërave të ndotura, si dhe forcimi i flotës së emergjencave civile të BE-së.

BE i ka bërë gjithashtu thirrje qytetarëve që të kenë gati një “kit mbijetese” për të përballuar të paktën 72 orë krizë, ndërsa vende si Suedia dhe Danimarka kanë nisur fushata të ngjashme informimi. Edhe Britania ka publikuar së fundmi strategjinë e saj të sigurisë për vitin 2025, ku pranon se territori i saj është për herë të parë pas dekadash nën kërcënim të drejtpërdrejtë.

The post BE përgatitet për kriza: Shtetet grumbullojnë ushqime, karburant, ilaçe dhe ujë appeared first on Lapsi.al.

Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për disa akuza, arrestohet 46-vjeçari

By: user 11
9 July 2025 at 10:50

Shtetasi Elis Roga, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, është arrestuar në Tiranë. 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi gjykata e Romës ka caktuar urdhër arresti për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Pritet ekstradimi i tij drejt Italisë.

Njoftimi:

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 53”.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, bazuar në informacionet operative dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Ambasadën Italiane dhe Projektin I-CAN, lokalizuan dhe arrestuan shtetasin Elis Roga, 46 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, pasi ndaj tij Gjykata e Romës, Itali, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprat penale, “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Veprat penale për të cilat, sipas Kodit Penal italian, parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Vijojnë procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet e drejtësisë italiane.

The post Në kërkim ndërkombëtar nga Italia për disa akuza, arrestohet 46-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

❌
❌