Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 16 July 2025Main stream

Policia e Kosovës kontrolle në drejtorinë e Arkivave dhe Kadastrës/ Arrestohen katër zyrtarë, akuzohen për shpërdorim detyre

16 July 2025 at 18:59

Katër persona, dy gra dhe dy burra, janë arrestuar nga Policia, pas bastisjeve në agjencitë  e Arkivave dhe atë Kadastrale ne Kosove

Dyshimet mbi të cilat janë kryer bastisjet kanë të bëjnë me keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Bastisjet përveç Prishtinës janë kryer edhe në komunen e Ferizaj dhe Shtimes.

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës e nisi kete aksion mëngjesin e së mërkurës, aksion i cili eshte konfirmuar nga Kaltrina Shala, zëdhënëse në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, sipas urdhëresës nga gjykata, ka ndermarre nje aksion për bastisje dhe kontroll në institucionin e Arkivës dhe atë kadastral të Kosovës për veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë ajo. / abcnews.al

“Kurti, ndërhyrje e papranueshme ndaj sistemit të drejtësisë”/ Gjykata Supreme në Prishtinë i përgjigjet “qeverisë në detyrë”

16 July 2025 at 18:55

Gjykata Supreme e Kosovës e konsideron ndërhyrje të papranueshme në pavarësinë e gjyqësorit reagimin e Qeverisë në detyrë, pas shfuqizimit të Udhëzimit Administrativ për Shfrytëzimin e Pajisjeve Elektronike Fiskale, Sistemeve Fiskale dhe Softuerëve Elektronikë Fiskalë, firmosur nga ministri ne detyre I Ekonomise Hekuran Murati,

Sipas Gjykatës, reagimi i Qeverisë në detyrë po bene jo vetëm një keqinterpretim të natyrës së vendimmarrjes gjyqësore, por edhe një tentativë për të vënë në pikëpyetje autoritetin e gjyqësorit.

Në një komunikatë për media, Gjykata Supreme thekson se të gjitha institucionet, përfshirë Qeverinë, janë të obliguara ta respektojnë pavarësinë e gjyqësorit si një nga themelet e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe, si të tilla, duhet të tregojnë përkushtim në zbatimin e këtij parimi.

“Çdo përpjekje për ta vënë në pikëpyetje autoritetin e Gjykatës dhe legjitimitetin e vendimeve të saj, përmes deklaratave politike, cenon pavarësinë e gjyqësorit dhe dëmton besimin e qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Gjykata Supreme pret, në radhë të parë, që institucionet shtetërore të tregojnë gatishmëri për zbatimin e vendimeve gjyqësore, si kusht i funksionimit të shtetit ligjor. Gjykata Supreme do të vazhdojë të ushtrojë funksionin e saj në mënyrë të pavarur dhe të pandikuar, duke garantuar zbatimin e ligjit,” thuhet më tej në komunikatën për media.

Qeveria në detyrë, pas vendimit të Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ për arkat fiskale, e ka cilësuar atë si arbitrar dhe si një interpretim të njëanshëm të dispozitave ligjore.

Në aktgjykimin e Gjykatës Supreme thuhet se ministrat, të cilët janë edhe deputetë, nuk mund të nxjerrin akte nënligjore, pasi kjo bie ndesh me dispozitat kushtetuese, nderkohe qe qeveria Kurti sillet ende si nje ekzekutiv me pushtet te plote, edhe pse ka siguraruar vetem 48 deputete nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

 

“Dielli do të lind përsëri”/ Lumë kritikash ndaj vendimit të Hagës

16 July 2025 at 17:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Gjykata Speciale sot humbi një mundësi për ta forcuar besimin në drejtësinë ndërkombëtare.

 “Çlirimtarët, familjet e tyre, ne dhe cilido qytetar i Kosovës nuk kemi kërkuar favore, por vetëm drejtësi. Drejtësi që nuk ndikohet nga paragjykimet. Që nuk e ngatërron lirinë me fajin. Sepse liria nuk është faj. Kurrë s’ka qenë. Kurrë s’do të jetë”, shtoi ai.

Krasniqi tha se “historia nuk guxon dhe nuk mund të shkruhet në sallat e heshtura të gjykatave, sepse është shkruar në sakrificat e popullit tonë për liri”.

“Drejtësia mund të vonohet, por e vërteta nuk do të ndryshojë asnjëherë. Ata janë të pafajshëm. Ata janë çlirimtarë. Prandaj, e presim me padurim vendimin final për lirinë e tyre. Dielli do të lind përsëri – për çlirimtarët, për Kosovën dhe për të vërtetën”, shkroi ai.

Reagimet nuk kane munduar as nga rradhet e tjera te PDK.
Vlora Çitaku, nenkryetare e PDK shkruan se ndaj ish krereve te UCK po behet padrejtesi.

“Kur Paneli Gjykues bëhet njësh me Prokurorinë, aty nuk ka drejtësi.

Ka vetëm një padrejtësi special” shkruan Citaku ne llogarine e saj ne facebook.

Rrjeti eshte i mbushur me reagime kunder vendimit te Hages.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. / abcnews.al

 

Tregtarët ‘në garë’ për të sjellë kafe braziliane në SHBA para vendosjes së tarifës 50% të Trumpit

16 July 2025 at 16:38

Tregtarët e kafesë po garojnë për të importuar sasi sa më të mëdha të kafesë braziliane në Shtetet e Bashkuara përpara se të hyjë në fuqi tarifa e re prej 50% ndaj produkteve braziliane, e vendosur nga administrata presidentit Donald Trump.

Tarifa, e cila do të zbatohet nga data 1 gusht, ka shkaktuar një valë të madhe kërkese nga importuesit amerikanë që po përpiqen të shmangin rritjen e kostove. Brazili është furnizuesi më i madh i kafesë për SHBA-në, dhe ky zhvillim pritet të ketë ndikim të ndjeshëm në treg.

Sipas të dhënave më të fundit, çmimet për konsumatorët amerikanë u rritën në muajin qershor, pjesërisht për shkak të ndikimit të tarifave të mëparshme të vendosura nga administrata Trump. Konsumatorët tashmë po ndiejnë efektin, përfshirë edhe në çmimin e një filxhani kafeje.

Analistët paralajmërojnë se pas hyrjes në fuqi të tarifës, çmimi i kafesë në SHBA mund të rritet ndjeshëm, duke goditur direkt konsumatorët dhe industrinë e restoranteve dhe kafeneve.

/ abcnews.al

Ukraina rrit me 9.8 miliardë dollarë buxhetin për mbrojtjen

16 July 2025 at 16:02

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar një shtesë buxhetore prej 9.8 miliardë dollarësh për ushtrinë dhe sektorin e mbrojtjes, në përpjekje për të përballuar vazhdimin e luftës me Rusinë, e cila po zgjat më shumë se dy vjet pa shenja përfundimi.

Sipas njoftimit të ligjvënësve dhe Ministrisë së Financave, ndryshimet e reja në buxhet rrisin shpenzimet totale të mbrojtjes për vitin 2025 në 2.2 trilionë hryvnia (rreth 53.2 miliardë dollarë) një nivel rekord për Ukrainën që nga fillimi i agresionit rus.

Shtesa prej 412 miliardë hryvnash synon të mbulojë nevojat urgjente për armatim, pajisje ushtarake dhe mbështetje logjistike për forcat e armatosura në vijën e frontit.

Qeveria ukrainase është përballur me presion në rritje për të siguruar më shumë burime financiare për ushtrinë, teksa luftimet në lindje dhe jug të vendit vazhdojnë me intensitet të lartë dhe ndihma perëndimore shpesh vonohet.

Amendamentet pritet të kalojnë edhe në leximin e dytë në javët e ardhshme për t’u bërë zyrtarisht pjesë e buxhetit të shtetit. / abcnews.al

Izraeli sulmon Damaskun mes përshkallëzimit të luftimeve në jug të Sirisë

16 July 2025 at 15:45

Sulme të fuqishme ajrore tronditën kryeqytetin sirian Damask në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, duke pasur si objektiv Ministrinë e Mbrojtjes, ndërsa Izraeli paralajmëroi veprime të forta kundër forcave qeveritare siriane që po kryejnë sulme ndaj komuniteteve druze në jug të vendit.

Sipas dëshmitarëve dhe raportimeve, avionë luftarakë izraelitë fluturuan në lartësi të ulët mbi Damask dhe realizuan një seri goditjesh intensive në zonën qendrore të qytetit. Një sërë shpërthimesh të fuqishme u dëgjuan në afërsi të ndërtesave qeveritare, ndërsa një re e dendur tymi u ngrit nga zona ku ndodhet Ministria e Mbrojtjes.

Autoritetet izraelite kanë deklaruar se nuk do të lejojnë që forcat e Presidentit Bashar al-Assad të vazhdojnë ofensivën kundër pakicës druze dhe kanë kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave siriane nga jugu i vendit.

Zhvillimet vijnë në një kohë tensionesh në rritje përgjatë kufirit siriano-izraelit, ku përplasjet mes grupeve lokale, forcave qeveritare dhe interesave rajonale kanë krijuar një situatë të ndërlikuar dhe të rrezikshme.

“Pastrohen” bashkitë/ Nga veriu në jug largohen nga detyra dhjetëra drejtues, reforma s’e prek Pustecin

15 July 2025 at 23:08

SHQIPËRI- Harta e dorëheqjeve të drejtuesve vendorë është zgjeruar këtë të martë. Në Bashkinë Belsh, janë larguar një sërë administratorësh dhe drejtorësh lokale, duke i hapur rrugë një faze të re, të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj mbi bazën e meritës dhe performancës.

Në Përrenjas tre administrator kanë dhënë dorëheqjen ndërsa drejtorët do ti nënshtrohen një vlerësimi të thelluar të punës së kryer deri më tani.

Dorëheqjet janë finalizuar edhe në Bashkinë e Gramshit, përkatësisht 9 administratorë, drejtorë dhe sekretari i përgjithshëm i bashkisë.

Përpara kryebashkiakut Kristjan Shkreli, dorëheqjen e kanë paraqitur tre nënkryetarët, pesë administratorët dhe të gjithë drejtorët në Bashkinë e Vaut të Dejës.

Dorëheqjet e administratorëve janë konfirmuar edhe në Bashkinë e Selenicës.

Largime ka edhe në qarkun e Beratit.

Kryetarët e njësive administrative në Polican dhe Kuçovë janë dorëhequr ndërsa në Skrapar, kryebashkiaku Adriatik Mema thotë se nuk do të bëjë lëvizje pasi administratorët dhe drejtorët janë emëruar së fundmi.

Administratorët e njësive Fushë Krujë, Cudhi, Thumanë, Bubq e Nikël, dy nënkryetarët dhe drejtuesit e drejtorive, kanë paraqitur dorëheqjet e tyre tek kryetari i Bashkisë Krujë, Artur Bushi.

4 nga 6 administratorët e njësive në bashkinë e Maliqit janë dorëhequr të martën ndërkohë që 2 administratorë kanë mbushur moshën e pensionit. Deri në këto momente asnjë lëvizje nuk është kryer në Bashkinë e Pogradecit.

Sa i përket bashkive të jugut, të gjithë nënkryetarët, administratorët dhe drejtorët e Bashkisë Sarandë kanë paraqitur dorëheqjen.

Në Konispol nuk ka ende largime ndërsa burime thonë se ka patur një debat mes kryebashkiakut Dule dhe kreut të qeverisë lidhur me shkarkimet e mundshme.

Përjashtim nga e gjithë reforma e vetëpastrimit bën bashkia e Pustecit, aty ku jeton minoriteti maqedonas. Për shkak të numrit të vogël të banorëve dhe numrit të kufizuar të personelit në bashki, nuk ka as administratorë dhe as drejtorë/abcnews.al

Yesterday — 15 July 2025Main stream

‘Rrëmbimin e Metës do ta çojmë deri në Strasburg ‘, Blushi: Tërhiqem nga politika nëse në dosjen e tij ka shkelje penale

15 July 2025 at 21:09

Sekretari i Përgjithshëm i PL Tedi Blushi i ftuar ne ‘Real Story’ tha se drejtësia e re është më e korruptuar se më parë. Më tej, ai tha se për mbrojtjen e Metes po ecet në dy shina. Blushi theksoi se gjendja e Metës në burg është shumë e mirë dhe se me këtë cështje do të shkojnë deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Gjykatat vendosin afërmendsh cfarë kërkon SPAK. SPAK ka të drejtë të përgjojë të gjithë gjyqtarët, ata janë në kushte presioni, a mund të presësh një gjyqtart që ka përgjime të marrë një vendim? Tani drejtësia është më tepër e korruptuar.

Për mbrojtjen e Metës po ecim në dy shina paralele, e para në studio televizive për akuzat politike dhe shkalla e fundit do të jetë Gjykata e Strasburgut ku kjo ceshtje do te fitohet dhe do të jetë një njollë. Meta nuk ka asnjë shqetësim, gjendja e tij është e shkëlqyer. Ka qenë dy javë më parë kampion i ping pongut atje dhe asnjë shqetësim pë të, nuk e lejojnë deri më tani të ushtrojë asnjë sport.” / abcnews.al

Meta në qeli/ Blushi: Kërkojmë shfuqizim të masës! Retorika e Metës ndaj SPAK, e ashpër sepse…

15 July 2025 at 20:51

Sekretari i Përgjithshmë i PL Tedi Blushi tha për ‘Real Story’ se kërkojnë shfuqizim të masës së sigurisë së Metës pasi janë shkelur ligjet dhe Konventa për të drejtat e njeriut.

Më tej, Blushi tha se SPAK ka dashur të krijojë një narrativë në publik duke dhënë opsionin që Meta do të arratisej përpara se ai të arrestohej. Sipas Blushit, kjo ka qenë një prej arsyeve të Metës dhe retorikës së tij të ashpër ndaj SPAK.

“Ne kërkojmë shfuqizim të masës arrest me burg sepse janë shkelur ligjet dhe konventa europiane e të drejtave të njeriut. Meta nuk është kundër hetimeve, por t’i kushtëzosh lirinë pa pasur asnjë provë. Meta ka shkuar në SPAK sa herë e kanë thirrur.

Meta është shprehur kundër mënyrës autokrate. Retorika e Metës ndaj SPAK ka qenë e ashpër sepse jo më pak se dy vite para momentit të rrëmbimit të tij ka pasur një fushatë mediatike të sponsorizuar nga SPAK duke nxjerrë disa elementë të dosjes duke nxjerrë që Meta është fajtor.

SPAK ka dashur të krijojë një narrativë në publik duke i dhënë dhe opsionin e arrastisjes, Meta madje e ka denoncuar. Meta ka qenë gati për ccdo skenarë, i përgatitur.” / abcnews.al

Meta në qeli/ Mërtiri: Politikanët ushtrojnë presion ndaj drejtësisë

15 July 2025 at 20:33

Analisti Ergys Mërtiri komentoi për ‘Real Story’ qëndrimin e Metës në qelinë e paraburgimit dhe masat shtrenguese që janë marrë për të. Sipas burimeve, Metës nuk i është lejuar takimi me familjarët, avokatin e tij si dhe me deputetët. Mërtiri tha se ky vendimi nga ana e institucioneve mund të jetë ndërmarrë në mënyrë që i dyshuari të mos ushtrojë presion ndaj drejtësisë. Më tej, ai tha se të gjithë personazhet e rëndësishëm që janë pas hekurave janë shantazhues ndaj drejtësisë.

” Kjo kategori njerëzish që kanë qenë të fuqishëm ndeshen me një institucion ë të fut në burg, është shokuese për ta. Një nga arsyet që ata zgjedhin këtë masë është që mund të ushtrojnë presion mbi drejtësinë, ndaj këtë masë e marrin. Mund ta ketë nivelin  e presionit shumë të madh. Berisha e ka nivelin e presionit të lartë sa dorëzohen dhe institucionet.

Të gjithë personazhet janë shantazhues ndaj drejtësisë. Kjo është drejtësi e re dhe jemi të bindur, por diskutojmë çfarë niveli palëkundshmërie ka. Ne duhet dhe ta mbrojmë dhe këtë gjë që kemi nisur.” / abcnews.al

Iliri në qeli…pa liri/ Blushi: Meta në kushte izolimi, nuk e kam takuar prej 1 muaji. I kanë kufizuar lirinë, pa fakte dhe prova

15 July 2025 at 20:15

Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi i ftuar në ‘Real Story’ zbuloi fakte të reja nga qëndrimi i Metës në qelinë e paraburgimit, ku tha se prej një muaji nuk po komunikon me Metën. Blushi shtoi më tej se masat represive janë ndërmarrë edhe për takimet me familjarët, avokatët dhe deputetët e tjerë. Gjithashtu, Blushi tha se Metës i është privuar liria pa fakte.

” Prej një muaji nuk takoj Metën edhe pse kam lejen. Për arsye që ende nuk i di, ndërkohë që unë kam leje nga SPAK, u bë më shumë se 1 muaj që nuk e takoj pa arsye. Dhe bisedat telefonike janë ndërprerë. Jemi në një terr komunikimi, masat represive janë shtuar. Dhe familjarët janë ndaluar të takohen prej 2 javësh, edhe avokatit i është kufizuar takimi.

Meta ndodhet në kushte izolimi. Ka një arsye, duan t’i mbyllin gojën për të vërtetat në këtë proces farsë politikë. Nuk ka asnjë arsye tjetër.

Edhe deputetëve i është ndaluar takimi. Shkak është bërë komunikimi i Metës me dy gazetarë, që janë marrë masat represive. Nuk ka një rregullore që i ndërpretë të drejtën e fjalës.  Kanë kufizuar lirinë fizike pa fakte dhe prova.”, tha Blushi. / abcnews.al

Vidhen këngët e papublikuara të Beyonce/ Hajdutët marrin USB nga automjeti i stafit, para koncertit në Atlanta

15 July 2025 at 19:50

Kengetarja Beyoncé ka rënë pre e një grabitje, pasi pak ditë para ndalesës se saj katerditore ne Atlanta me turneun e saj “Cowboy Carter”, disa hajdute kane vjedhur nje nje automjet I stafit te saj disa USB qe permbanin kenge te papublikuara te artistes.

Ne mesin e sendeve te vjedhura jane edhe planet e shfaqjeve dhe listat me këngë për koncertet e kaluara dhe ato të ardhshme u morën nga një makinë me qira, e cila përdorej nga koreografisti i këngëtares dhe një prej balerinëve të saj.

Vjedhja ndodhi më 8 korrik, vetëm dy ditë përpara performancës së parë të Beyoncé në Atlanta. Policia e Atlanta-s thotë se është lëshuar një urdhër arrest, por emri i dyshuarit nuk është bërë publik.

Sipas raportit të policisë, koreografisti Christopher Grant dhe balerini Diandre Blue parkuan automjetin dhe hynë në një supermarket. Pasi u kthyen, panë dritaren e pasme të thyer dhe dy çanta u mungonin.

Ata raportuan se në çanta ndodheshin pesë drive USB me këngë të papublikuara, planet e skenarëve për shfaqje të kaluara dhe të ardhshme, dhe lista të tjera këngësh, sipas policisë.

Më tej, u mor edhe një laptop, rroba dhe kufje Apple AirPods. Autoritetet përdorën gjurmimin nepermjet ketye paisjeve teknologjike per te identifikuar hajdutet, per te cilet nuk ka detaje nese jane arrestuar. / abcnews.al

Si ndryshimet klimaterike sollën rritje të zjarreve në Europë?

15 July 2025 at 18:43

Zjarret pyjore kanë përfshirë disa rajone të Mesdheut këtë muaj, duke detyruar mijëra njerëz të mbyllen në shtëpitë e tyre në Kataloninë e Spanjës dhe duke rrezikuar qytetin e dytë më të madh të Francës, Marsejën. Ekspertët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po luajnë një rol gjithnjë e më të madh në përhapjen dhe intensifikimin e zjarreve në të gjithë kontinentin.

Si paraqitet situata këtë vit?

Sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret Pyjore, që nga fillimi i vitit janë djegur mbi 227,000 hektarë tokë më shumë se dyfishi i mesatares për këtë periudhë gjatë 20 viteve të fundit. Edhe pse kjo shifër është shumë më e lartë se normalja, ajo nuk e tejkalon rekordin e viteve më të këqija si 2003 dhe 2017, kur u dogjën mbi 1.1 milionë hektarë.

Numri i zjarreve gjithashtu ka shënuar rritje të ndjeshme: 1,118 vatra janë regjistruar deri më 8 korrik, krahasuar me 716 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Zjarret kanë përfshirë rajone të Mesdheut, përfshirë Sirinë, ku janë djegur mbi 3% e pyjeve të vendit, si dhe ishujt grekë Evia dhe Kretë, ku mijëra banorë janë detyruar të evakuohen.

Çfarë i shkakton këto zjarre?

Shkencëtarët thonë se verat më të nxehta dhe më të thata në rajonin e Mesdheut e bëjnë atë veçanërisht të ndjeshëm ndaj zjarreve. Njëherë që zjarret shpërthejnë, bimësia e tharë dhe erërat e forta ndihmojnë përhapjen e shpejtë dhe të pakontrolluar të flakëve.

Ndryshimet klimatike përkeqësojnë situatën duke krijuar kushte më të nxehta dhe më të thata. Ngrohja globale – e nxitur nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit – ka rritur temperaturat globale me rreth 1.3°C që nga koha paraindustriale. Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, Evropa është ngrohur dy herë më shpejt se mesatarja globale që nga vitet 1980.

Kjo rritje e temperaturave i bën valët e të nxehtit më të forta dhe më të shpeshta, duke e rritur ndjeshëm rrezikun për zjarre të mëdha.

Çfarë pritet për pjesën tjetër të verës?

EFFIS parashikon temperatura mbi mesataren për muajin gusht në të gjithë Evropën, gjë që do të mbajë nivelin e rrezikut të zjarreve të lartë, sidomos në Evropën Jugore dhe Lindore. Ndërsa vendet mesdhetare pritet të kenë reshje normale, pjesa tjetër e kontinentit mund të përballet me thatësira, duke përkeqësuar më tej situatën.

Qeveritë po marrin masa për t’u përballur me situatën. Greqia, për shembull, ka angazhuar një numër rekord prej 18,000 zjarrfikësish për vitin 2025 dhe ka ndryshuar taktikat e zbulimit dhe reagimit për të parandaluar përhapjen e zjarreve.

Në përfundim, ndërsa Evropa përgatitet për një verë gjithnjë e më të nxehtë, ekspertët theksojnë nevojën për veprime të menjëhershme ndaj ndryshimeve klimatike dhe forcimin e strategjive të parandalimit të zjarreve.

Bulmeti, vetëm me faturë/ Ministria e Bujqësisë: Për formalizimin e sektorit dhe sigurinë ushqimore

15 July 2025 at 18:17

Aksioni për paisjen e produkteve blegtorale me faturë nuk është një nismë që ka për qëllim gjobitjen e fermerëve.Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural bën me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor.

Shqipëria ka një sërë detyrimesh në rrugën drejt integrimit dhe formalizimi  si dhe garantimi i sigurisë ushqimore mbeten thelbësore në këtë drejtim.

“Qëllimi ynë nuk është të vendosim gjoba, por të krijojmë një sistem ku çdo hallkë e zinxhirit të prodhimit dhe tregtimit të produkteve bujqësore të jetë e pastër, e kontrollueshme dhe në shërbim të qytetarit.”

Që prej dy ditësh në vend ka nisur një aksion që synon që asnjë produkt blegtoral si qumësht apo mish të mos shitet pa pasur një faturë fiskale.Kjo do të garantonte gjurmueshmërinë  e produkteve  për të rritur sigurinë ushqimore.Mw herwt administrate tatimore sqaroi se shitwsit ambulantw nuk kanw detyrimin tw paisin mallin me faturw  por duhet tw regjistrohen si shitws ambulante.

/ abcnews.al

Fshesa ‘Rama’ vijon ‘spastrimet’, japin dorëheqjen 4 administratorë të njësive në Bashkinë Maliq

15 July 2025 at 18:04

Vijojne doreheqjet e administratoreve ne rajonin e Korçes. Sot kane paraqitur doreheqjet 4 nga 6 administratoret e njesive ne Bashkine e Maliqit. I pyetur, kreu i Bashkise ka thene se ne tryezen e tij kane ardhur 4 doreheqje, nderkohe qe 2 administratore kane mbushur moshen e pensionit. Pritet qe ne ditet e ardhshme te shihet nese do te japin doreheqjen dhe dy nenkryetaret e bashkise. Kreu i Bashkise Gezim Topçiu u shoreh se nuk do te kete levizje drejtoresh momentalisht.

Nje dite me.pare kane dhene doreheqjen administratoret e bashkive Korçe, Kolonje, Devoll. Deri ne keto momente asnje levizje nuk eshte kryer ne Bashkine e Pogradecit. / abcnews.al

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë me shpejtësi

15 July 2025 at 17:43

Një në 10 fëmijë të kontrolluar në klinikat e drejtuara nga agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët në Gaza që nga viti 2024 ka qenë i kequshqyer, njoftoi agjencia.

“Ekipet tona shëndetësore po konfirmojnë se shkalla e kequshqyerjes po rritet në Gaza, veçanërisht që kur rrethimi u shtrëngua më shumë se katër muaj më parë, më 2 mars”, tha drejtoresha e komunikimit e UNRWA, Juliette Touma, raportojnë mediat e huaja.

Që nga janari i vitit 2024, UNRWA thotë se ka kontrolluar më shumë se 240,000 djem dhe vajza nën moshën pesë vjeç në klinikat e saj, duke shtuar se para luftës, kequshqyerja akute shihej rrallë në Rripin e Gazës.

“Një infermiere tha se i kishte parë këto raste të kequshqyerjes vetëm në tekstet shkollore dhe dokumentarët”, tha Touma.

“Ilaçet, furnizimet ushqimore, materialet higjienike, karburanti po mbarojnë me shpejtësi.”

Më 19 maj, Izraeli hoqi një bllokadë 11-javore të ndihmës në Gaza, duke lejuar rifillimin e dërgesave të kufizuara të OKB-së.

“Ngërçi politik në Kosovë duhet të zgjidhet”, Krasniqi: Limaj ka shprehur interesim për bashkëpunim me Kurtin

15 July 2025 at 17:12

Deputetja e ‘Nisma’ në Kosovë Arbëreshë Krasniqi, e ftuar në ‘Ballkan Update’ u shpreh se janë të gatshëm për zgjidhjen e ngërçit politik në Kosovë e cila po irriton qytetarët dhe ka pasoja të pariparueshme.

Më tej Krasniqi tha se  Limaj ka shprehur interesim për bashkëpunim me Kurtin për formimin e qeverisë së re të Kosovës.

“Duke marrë parasysh zhvillimet e fundit meriton që të kemi një qasje konstruktive në drejtim të kësaj situate. Nisma është e gatshme të jap ndihmën e saj. Limaj ka shprehur interesim për bashkëpunim me Kurtin. Kjo situatë ka kaluar të gjitha pritshmëritë dhe është irrituese për popullin e Kosovës. Krijimi i institucioneve është përgjegjësi sidomos për ata që kanë dalë të parët në zgjedhje.

Situata është e kushtueshme dhe e pariparueshme sepse nuk sjellë asnjë në të gjitha nivelet në vendin tonë.” / abcnews.al

Asistencë për aplikimet në E-Albania/ Balluku në Bashkinë e Lushnjes, viziton sportelet

15 July 2025 at 16:34

“E Albania është falas, e aksesueshme për të gjithë qytetarët dhe çdo zyrë avokatie që ofron shërbim kundrejt pagesës po shkel ligjin. Duke ditur që moshat e thyera duhet të mbështeten nga Bashkitë. 

Dhe në njësitë administrative duhet të kemi dhe një punonjës që ofron asistencë për E Albania. Duam ta promovojmë këtë shërbim dhe qytetarët të kuptojnë që nuk i detyrohen askujt asnjë qindarkë.”

❌
❌