Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 13 July 2025Main stream

Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës

By: V K
13 July 2025 at 11:50

Gjatë 24 orëve të fundit, janë raportuar 18 vatra zjarri, nga të cilat 2 janë aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë: Bulqizë, Dibër,Rrogozhinë, Përmet, Pogradec, Sarandë, Vlorë, Lezhë, Mirditë, Kurbin, Kuçovë, Berat, Librazhd, Fier dhe Malësi e Madhe.

Aktualisht mbeten aktive vatrat:

Qarku Dibër – Në vendin e quajtur “Liqeni i Luleve”, pjesë e Parkut Kombëtar Lurë, njësia administrative Lurë, bashkia Dibër, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe pyjore me pisha dhe livadh. Për shuarjen e tij u angazhuan 6 efektivë të MZSH Dibër, 5 forca pyojre, 20 forca bashkiake, 30 efektivë nga Forcat e Armatosura, dhe helikopteri Cougar. Si pasojë është përshkuar njësipërfaqe rreth 30 ha. Ditën e sotme po vazhdon puna me të njëjtat kapacitete nga forcat operacionale, për shuarjen e vatrës së zjarrit.

Qarku Tiranë – Në fshatin Zambish, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë, është punuar për shuarjen e zjarrit të rënë në një sipërfaqe me dushqe. Gjatë ditës së djeshme zjarri ka marrë përmasa akoma dhe më të mëdha për shkak të erës dhe është përhapur edhe në fshatrat Berdal, Thartor dhe Moroj, duke rrezikuar banesat në disa momente. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH të bashkisë Rrogozhinë me 1 automjet zjarrfikës dhe 10 efektivë, 30 forca bashkiake, 20 forca vullnetare, si dhe 1 helikopter i Forcave të Armatosura. Ditën e sotme forcat operacionale po vazhdojnë punën në terren për fikjen përfundimtare të zjarrit.

Në monitorim:

Qarku Lezhë – Në kufirin midis fshatrave Skuraj dhe Gallatë, njësia administrative Milot, bashkia Kurbin. Në vendngjarje u angazhuan25 forca bashkiake, 20 forca policore, 6 forca nga Shërbimi Pyjor, 3 forca vullnetare dhe 30 efektivë të Forcave të Armatosura, bënë krehjen e zonës. Terreni është i pjerrët dhe me shkurre. Vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore. Sipërfaqa e djegur është rreth 23 ha.

Qarku Elbasan – Në vendin e quajtur “Mal Plak”, njësia Administrative Polis, bashkia Librazhd, ka vijuar puna për shuarjen e zjarrit tërënë në një sipërfaqe pyjore. Në vendngjarje u angazhuan Shërbimi vendor i MZSH Librazhd me 1 automjet zjarrfikëse dhe 8 efektivë, 3 inspektorë të pyjeve si edhe 10 forca vullnetare, të cilët punuan deri vonë për vënien nën kontroll të vatrës . Zjarri ka intesitet të ulët dhe vatra mbetet nën monitorimin e strukturave vendore.

Kryesisht zjarret janë regjistruar në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ku si pasojë janë djegur rreth 79 hektarë. Në një rast, në fshatin Tarazh, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë zjarri ka rënë zjarr në një shtëpi private. Si pasojë, u dogj kuzhina dhe salloni i shtëpisë. Shkaku i rënies së zjarrit është i panjohur.

Bazuar në parashikimet e Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje të dobëtanë qarkun Shkodër, ndërsa në qarqet e tjera nuk priten reshje.

Sa i përket zjarrëve në pyje, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier e Berat, dhe nivel rrezik “I MODERUAR” në të gjitha qarqet e tjera. Nё disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetёm nё zona tё lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Jug) dhe Durrës (Verilindje).

The post Vijon zjarri në Parkun Kombëtar të Lurës appeared first on Albeu.com.

Skandal/ Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike, çfarë pritet të ndodhë

By: V K
13 July 2025 at 11:33

Një aferë korrupsioni e përmasave të mëdha pritet të shpërthejë në ditët në vijim, me protagonist ish-kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi, tashmë deputet i zgjedhur i Kuvendit të Shqipërisë.

Burime konfidenciale pranë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK), bëjnë me dije se hetimet ndaj tij ndodhen në fazën përfundimtare dhe shumë shpejt do të ngrihen zyrtarisht akuzat penale.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Publik.al”, Peçi akuzohet për shpërdorim të pasurisë publike, abuzim me fondet shtetërore dhe ato të Bashkimit Europian, favorizim të personave të afërt dhe falsifikim dokumentesh në bashkëpunim me drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit të Territorit në bashki, Lorenc Bami.

85 hektarë tokë publike të dhëna pa kriter

Hetimet e zhvilluara nga Byroja Kombëtare e Hetimit kanë zbuluar një skemë të mirëorganizuar ku në qendër qëndrojnë Peçi dhe Bami, të cilët kanë shpërndarë në mënyrë abuzive 85 hektarë tokë publike në formë qiraje apo koncesionesh. Tokat janë kaluar në emër të kompanive të lidhura drejtpërdrejt me motrën e Tërmet Peçit dhe bashkëshorten e Lorenc Bamit, në shkelje flagrante të ligjit për konfliktin e interesit dhe prokurimin publik.

Fonde publike dhe europiane për bizneset familjare

Nga viti 2019 deri më 2025, kompanitë e lidhura me dy zyrtarët kanë përfituar mbi 18 milionë euro nga tenderët publikë, ndërsa janë nën hetim edhe kontrata të tjera me vlerë 66 milionë euro, të cilat dyshohet se janë dhënë me ndërhyrje të drejtpërdrejtë politike në disa bashki të jugut.

Në listën e kompanive përfituese përfshihen:

NG Structures

Artreum Generation

Iumentis

Agroturizëm Urla

Agroturizëm Rexhini

Thertorja Rajonale-Tepelenë

Të gjitha këto kompani janë në pronësi apo nën kontrollin e afërm të Peçit dhe Bamit, duke përfituar kontrata pa garë dhe fonde që kapin vlera të mëdha.

Ujësjellës fantazmë dhe fonde të zhdukura

Një nga rastet më të rënda është ai i projektit të ujësjellësit për fshatrat Krahës dhe Qesarat në Memaliaj, ku janë paguar 4.1 milionë euro në qershor 2021, por asnjë punim nuk është realizuar në terren.

Në dokumentacionin zyrtar, projekti figuron i përfunduar – një mashtrim klasik, për të përvetësuar fondet publike.

Mbështetje politike dhe lidhje me AZHBR

Në shkurt 2024, me propozim të vetë Peçit, këshilli bashkiak i Tepelenës miratoi dhënien me qira dhe falas të disa pasurive publike për kompaninë “Iumentis”.

Më herët, në mars 2022, motra e Peçit përfitoi një tjetër pronë publike për ndërtimin e resortit “Agroturizëm Rexhini”.

Përmes këtyre projekteve, janë përvetësuar mbi 1 milion euro fonde të BE-së, të miratuara nga ish-drejtoresha e AZHBR-së, Frida Krifca, dhe të promovuara publikisht nga kryeministri Edi Rama.

Dosja në SPAK, priten arrestime

Tashmë, SPAK po finalizon dosjen penale ndaj ish-kryebashkiakut të Tepelenës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në ditët në vijim, pritet marrja në pyetje e të gjithë personave të përfshirë, ndër ta edhe vetë Tërmet Peçi.

Deputeti i sapozgjedhur do të përballet me një sërë akuzash që përfshijnë korrupsionin pasiv dhe aktiv, shpërdorimin e detyrës, falsifikimin e dokumenteve zyrtare dhe pastrim parash.

Ky skandal, hedh dritë mbi mënyrën se si janë përdorur bashkitë si instrument për pasurimin personal të zyrtarëve dhe familjarëve të tyre, ndërsa qytetarët mbeten pa shërbime dhe pa infrastrukturë. /Publik Media

The post Skandal/ Tërmet Peçi nën hetim për abuzim me 85 hektarë tokë dhe miliona euro fonde publike, çfarë pritet të ndodhë appeared first on Albeu.com.

Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani

By: V K
13 July 2025 at 11:12

Më shumë se shtatëdhjetë pjesëmarrës në protesta u arrestuan në Londër, Mançester dhe Kardif, pasi lëvizja pro-palestineze Palestine Action u përfshi në listën e organizatave të ndaluara në vend, thanë agjencitë ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.

Dyzet e një protestues u arrestuan për shprehje mbështetjeje ndaj organizatës së ndaluar; një person tjetër u arrestua për sulm ndaj një oficeri policie.

Gjashtëmbëdhjetë të tjerë, u arrestuan në Mançester në një aktivitet të ngjashëm në mbështetje të Aksionit për Palestinën.

Sipas BBC-së, agjencitë e zbatimit të ligjit arrestuan trembëdhjetë protestues në Cardiff.

Më 5 korrik, Aksioni për Palestinën, u shtua në listën e organizatave të ndaluara në Mbretërinë e Bashkuar.

The post Protestuan në mbështetje të Palestinës, arrestohen mbi 70 persona në Britani appeared first on Albeu.com.

Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT)

By: V K
13 July 2025 at 11:02

Është vënë në pranga autori që plagosi me armë zjarri pasditen e 12 korrikut në një lokal në Valias, 34-vjeçarin Franci Xhaferri.

Policia e Tiranës, informoi se ka arrestuar 54-vjeçarin, Besnik Koçiu, ndërsa në pranga është vënë edhe i plagosuri, pasi nuk ka bashkëpunuar për të rrëfyer rrethanat e ngjarjes.

34-vjeçari është paraqitur në spitalin për të marrë ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Uniformat Blu, gjatë kontrollit në banesën e autorit kanë arritur që të gjejnë dhe sekuestrojnë armën e krimit.

Njofitmi i policisë:

Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, pas marrjes së informacionit nga spitali, kanë nisur menjëherë hetimet dhe kanë dokumentuar ngjarjen, duke çuar në arrestimin e dy personave.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një lokal në Valias, ku Besnik Koçiu, 51 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri Franc Xhaferrin, 34 vjeç, të cilët jetonin në të njëjtën lagje. Pas plagosjes në këmbë, Franci Xhaferri është transportuar me urgjencë në spital dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas hetimeve të shpejta, autoritetet arritën të identifikojnë dhe kapin Besnik Koçiun, i cili u arrestua për akuzën e plagosjes nga pakujdesia. Gjatë kontrollit të banesës së Koçiut, u gjet dhe u sekuestrua arma e zjarrit, një pistoletë, e dyshuar se është përdorur në kryerjen e plagosjes.

Gjithashtu, është arrestuar edhe i dëmtuari, Franci Xhaferri, pasi ai nuk ka bashkëpunuar plotësisht me hetuesit. Ai ka refuzuar të japë informacion të mjaftueshëm për rrethanat e ngjarjes dhe personin e dyshuar si autor të plagosjes, duke penguar hetimin.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimi për ngjarjen vazhdon.

The post Plagosi me armë zjarri një 34-vjeçar, arrestohet 51-vjeçari në Tiranë (EMRAT) appeared first on Albeu.com.

Përbindëshi i detit? Kina po ndërton ekranoplan të ngjashëm me modelin sovjetik

By: V K
13 July 2025 at 10:44

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, një mjet misterioz u vu re duke u ndërtuar në brigjet e Detit Kaspik në Bashkimin Sovjetik.

Ky mjet, i njohur si “Përbindëshi i Detit Kaspik”, u zbulua më vonë se ishte një ekranoplan, një anije ushtarake që mund të fluturojë mbi valë me shpejtësi të ngjashme me atë të aeroplanëve luftarakë.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, ky projekt u mbyll, por tani, sipas fotografive të fundit nga Kina, duket se Pekini po ndërton një version të ngjashëm të ekranoplanit në Detin Bohai. Anija është quajtur “Përbindëshi i Detit Bohai”.

Eksperti i aviacionit ushtarak, Justin Bronk, ka komentuar për Radios Evropa e Lirë mbi këtë zhvillim, duke theksuar se ndërtimi i ekranoplanit nga Kina është një dëshmi e gatishmërisë së Pekinit për të eksperimentuar me teknologji të reja dhe të pabazuara.

“Kina ka treguar gjithmonë një vendosmëri për të financuar dhe testuar një mori mundësish teknologjike për t’u siguruar që të gjejë avantazhe taktike ndaj armiqve dhe rivalëve”, tha Bronk, duke shtuar se kinezët janë të gatshëm të provojnë edhe dizajne me mundësi të vogla për sukses, me shpresën se disa mund të rezultojnë të suksesshëm.

Përparësitë e ekranoplanëve në luftë

Ekranoplanët ofrojnë disa përparësi të dukshme në krahasim me aeroplanët dhe anijet. Duke fluturuar ulët mbi det, ata mund të kalojnë pa u zënë nga shumicën e radarëve, duke u bërë të padukshëm deri në momentin që dalin në horizont.

Me shpejtësi shumë më të madhe se anijet luftarake – deri në 10 herë më të shpejtë – ekranoplanët mund të mbërrijnë shumë shpejt, duke ofruar një kohë shumë të shkurtër reagimi për mbrojtjen bregdetare.

Po ashtu, ekranoplanët janë të aftë të kalojnë mbi mina kundëranije pa u dëmtuar, dhe mund të bartin ngarkesa më të mëdha se aeroplanët e madhësisë së ngjashme, çka i bën ata të shkëlqyer për operacione ushtarake në det.

Eksperimentet dhe shpenzimet amerikane në ekranoplanë

Në përpjekje për të pasur avantazh në këtë fushë, Agjencia amerikane për Projekte Hulumtuese të Avancuara për Mbrojtje (DARPA) ka investuar 22 milionë dollarë për të zhvilluar një ekranoplan të quajtur “Liberty Lifter”.

Ky projekt kishte për qëllim të testonte potencialin e ekranoplanëve për operacione ushtarake dhe transportin e ngarkesave.

Megjithatë, programi amerikan u ndërpre para kohe në vitin 2025, duke lënë hapësirë për zhvillime të mëtejshme nga vende të tjera.

Me këto zhvillime, Kina duket se është duke kapur një mundësi strategjike për të fituar avantazh në mbrojtjen bregdetare dhe operacionet ushtarake, duke i dhënë një goditje të mundshme rivalëve të saj, veçanërisht në detin Bohai, një zonë e rëndësishme ushtarake dhe ekonomike.

The post Përbindëshi i detit? Kina po ndërton ekranoplan të ngjashëm me modelin sovjetik appeared first on Albeu.com.

Aksioni në Theth/ Fadromat e IKMT mbërrijnë në terren për shembjen e objekteve

By: V K
13 July 2025 at 10:34

Prej disa ditësh, IKMT po vazhdon aksionin në zonën turistike të Thethit, ku edhe paraditen e kësaj të diele fadromat kanë shkuar në terren.

Deri tani, janë shembur mbi 60 objekte në zonë, duke përfshirë edhe objekte me struktura prej druri.

Ndërkohë banorët vijojnë të kundërshtojnë këtë aksion dhe kërkojnë urdhrin e prishjes, pasi thonë se një dokument i tillë nuk u është paraqitur nga drejtuesit e IKMT.

Gjatë gjithë kësaj jave, ka pasur sutuata të tensionuara në Theth mes qytetarëve dhe IKMT.

Gjithashtu, në terren në mbështetje të banorëve të zonës kanë qenë edhe përfaqësues të PD, të cilët kanë kundërshtuar këtë aksion.

Çfarë po ndodh në Theth?

Në Theth ka nisur një perplasje mes autoriteteve policore dhe banorëve të zonës, për shkak të urdhërit të kryeministrit Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje. Banorët kanë kundërshtuar këtë urdhër, duke kërkuar dialog mes tyre dhe shtyrje të afatit deri në përfundim të sezonit turistik. Por këto kërkesa të banorëve, duket se kanë rënë në vesh të shurdhët, pasi IKMT po vijon me shembjen e strukturave pa leje. Në këto kushte, banorët në shenjë proteste kanë paralajmëruar se do të mbyllin fare bujtinat.

The post Aksioni në Theth/ Fadromat e IKMT mbërrijnë në terren për shembjen e objekteve appeared first on Albeu.com.

Kampingu është për fakirët/ Gerta Gixhari habit me deklaratën e saj, reagon ashpër Kleoniki

By: V K
13 July 2025 at 10:21

Një diskutim mbi pushimet verore, u kthye në përplasje mendimesh mes moderatoreve të emisionit “Goca & Gra”.

Shkak u bë një sondazh i publikuar nga Top Channel, ku rezultonte se rreth 36% e shqiptarëve nuk kanë mundësi të bëjnë pushime këtë verë.

Elga, u përpoq të sjellë një këndvështrim optimist, duke theksuar se ekzistojnë mundësi për të udhëtuar edhe me buxhet të kufizuar.

Ajo përmendi kampingun si një alternativë të përballueshme dhe ndryshe për të kaluar pushimet. Por kjo ide u kundërshtua menjëherë nga Gerta, e cila me një ton kritik u shpreh: “Çadra është për të varfrit”.

Biseda mes tyre:

Egla: Shumë shqiptarë bëjnë atë fundjavën e famshme ose sajohen në tenda.

Kleoniki: Unë kam qenë në Gjipe, kam bërë camping, janë 2-3 kuzhinierë aty, dita mund të shkojë 30 mijë lekë ushqimi.

Gerta: Kjo është për studentët, se një familje nuk mund të shkojë në çadër.

Kleoniki: Pse jo?!

Loredana: Të kthehesh më i lodhur se ke shkuar

Kleoniki: Ka njerëz aventurier, që kjo gjë i kënaq, nuk i lodh

Loredana: Një familje që ka mundësi…

Gerta: Kampi është sikur kalon nga një gjendje jo e mirë në shtëpi e të shkosh në çadër të stresohesh më keq

Kleoniki: Stres është për ty

Gerta: Tregon sa fakire je

Rudina: Ajo është super aventurë mi Gerta

Gerta: Ideja është ti nuk po shkon të kënaqesh, po shkon nga halli

The post Kampingu është për fakirët/ Gerta Gixhari habit me deklaratën e saj, reagon ashpër Kleoniki appeared first on Albeu.com.

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI)

By: V K
13 July 2025 at 09:48

Një 41-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia shqiptare.

Policia e Shtetit, njofton se 41-vjeçari Musli Aslani kërkohej nga autoritetet austriake, për disa vepra të rënda penale.

Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e radhës të koduar “Operacionalja 54”.

Në kuadër të këtij operacioni, në Tiranë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit M. A., 41 vjeç, lindur dhe banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ndaj tij është lëshuar urdhër arresti nga Zyra e Prokurorit Publik Innsbruck, Vjenë, Austri, për kryerjen e veprave penale “Trafikim droge”, “Kërcënim i rrezikshëm”, “Zhvatje e rënduar”, dhe “Plagosje”.

Këto vepra janë të parashikuara nga Kodi Penal Austriak, ku parashikohet një dënim maksimal deri në 20 vjet burgim.

Gjatë kontrollit fizik, 41-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Interpol Tirana, vijon procedurat ligjore për ekstradimin e këtij shtetasi, në bashkëpunim me autoritetet austriake.

The post Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Tiranë 41-vjeçari nga Maqedonia e Veriut (EMRI) appeared first on Albeu.com.

Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO)

By: V K
13 July 2025 at 09:17

Modelja e njohur nga Kosova, Ziza Pajaziti, është vënë në qendër të vëmendjes pas raportimeve se ka vizituar në burg Laert Haxhiun, një person i dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda kriminale, përfshirë vrasje mafioze dhe drejtimin e një grupi të strukturuar kriminal.

Vizita e saj në Burgun e Sigurisë së Lartë në Drenovë, thuhet se ka zgjatur rreth një orë dhe është përshkruar nga mediat si “speciale”, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjet.

Pajaziti, e njohur për praninë e saj në rrjetet sociale, nuk ka dhënë asnjë deklaratë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë vizitë.

Në vend të një reagimi verbal, ajo ka zgjedhur të shprehë qëndrimin e saj në mënyrë të tërthortë.

Në një postim në “Instagram”, ajo publikoi një kolazh prej tre fotosh të shkëputura nga seriali “Who Killed Griselda”? në Netflix.

 

The post Takimi “special” me Laert Haxhiun në burgun e Drenovës, reagon modelja kosovare (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Zjarr në fshatin Palokastër në Gjirokastër/ Zjarrfikësit ndërhyjnë shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve

By: V K
13 July 2025 at 08:53

Në orët e para të mëngjesit të  sotëm, një vatër zjarri u raportua në hyrje të fshatit Palokastër, Gjirokastër.

Incidenti ndodhi në një zonë të ndjeshme, ku flakët po përhapeshin me shpejtësi, duke paraqitur rrezik për zonën përreth.

Pas njoftimit të banorëve, Drejtoria e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Gjirokastër, dërgoi menjëherë ekipet e zjarrfikësve për të ndërhyrë dhe shuar flakët.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar, zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme në njerëz apo pasuri.

 

The post Zjarr në fshatin Palokastër në Gjirokastër/ Zjarrfikësit ndërhyjnë shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve appeared first on Albeu.com.

Ledri Vula flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës

By: V K
13 July 2025 at 08:47

Reperi i njohur Ledri Vula, teksa ishte i ftuar në podkastin e Alketa Vejsiut, ka folur për herë të parë publikisht rreth lidhjes së re të ish-partneres së tij, Sara Hoxha, me Erik Fullanin.

Ledri tregoi maturi dhe qartësi në qëndrimin e tij, duke lënë pas çdo formë spekulimi apo tensioni.

Në intervistën e tij,  u diskutua edhe mbi ndikimin që kjo marrëdhënie e re mund të ketë në bashkëprindërimin me Sarën, për vajzën e tyre, Poem Blu.

I pyetur nëse kjo marrëdhënie e re ndikon në raportin që ata kanë për rritjen e vajzës së tyre, Ledri shprehet qartë:

“Sara më duket shumë e lumtur me djalin. Për mua është më e rëndësishme që Sara të jetë e lumtur. Nëse ajo është e lumtur, edhe goca është e lumtur. Për mua, goca është me shumë rëndësi”, – u shpreh Ledri me qetësi dhe vendosmëri.

Deklarata e tij është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për qëndrimin e tij të pjekur dhe përkushtimin ndaj vajzës.

Në një kohë kur ndarjet publike shpesh shoqërohen me polemika, Ledri zgjodhi të japë një shembull pozitiv, duke vënë në plan të parë mirëqenien emocionale të fëmijës dhe respektin reciprok me ish-partneren.

Lidhja e re e Sarës me Erik Fullanin, ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë muajt e fundit, por kjo është hera e parë që Ledri flet hapur për të.

Me këtë deklaratë, ai i ka dhënë fund çdo hamendjeje për marrëdhëniet mes tyre dhe ka lënë të kuptohet qartë se qëndrimi i tij, do të mbetet i qetë dhe i përqendruar te prindërimi.

The post Ledri Vula flet për herë të parë për lidhjen e re të Sarës appeared first on Albeu.com.

Rikthimi pas 15 vitesh/ Pritje madhështore për Di Marian, argjentinasi shpërthen në lot ( VIDEO)

By: V K
13 July 2025 at 08:20

Futbollisti argjentinas, Angel Di Maria, sot është duke zhvilluar ndeshjen e parë me fanellën e Rosario Central, pas plot 15 vitesh.

Në stadium ishin të pranishëm afro 46 mijë tifozë dhe të gjithë këndojnë emrin e yllit të Argjentinës.

Pas daljes në fushë, Di Maria mori një pritje të ngrohtë nga tifozët. Madje ai nuk arriti t’i mbante dot lotët dhe filloi të qante nga emocionet.

Di Maria u rikthye në vendlindje për të luajtur me klubin e fëmijërisë pas aventurës së gjatë në klubet e Europës.

 

EL PRIMER ENCUENTRO DE ANGELITO Y LOS HINCHAS 🟡🔵 Di María salió a realizar la entrada en calor y se ganó la ovación de la gente de Rosario Central

Viví el Torneo Clausura 2025 por TNT Sports Premium y disfrutalo también en HBO Max 👉 #Suscribite https://t.co/rq6sQOr7sM pic.twitter.com/6Ab2ZsbqTO

— TNT Sports Argentina (@TNTSportsAR) July 12, 2025

The post Rikthimi pas 15 vitesh/ Pritje madhështore për Di Marian, argjentinasi shpërthen në lot ( VIDEO) appeared first on Albeu.com.

UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore

By: V K
13 July 2025 at 08:07

Kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig II, Komisioni i UNESCO-s i ka shpallur trashëgimi e kulturës botërore.

Krahas Neuschweinstein kategorizohen edhe tri kështjella të tjera si trashëgimi e kulturës botërore.

 

 

Në mbledhjen e Komisionit të Trashëgimisë së Kulturës Botërore të UNESCO-s në Paris, u pranuan në listën e objekteve të mbrojtura të kulturës botërore kështjellat përrallore të mbretit të Bavarisë Ludwig i II si dhe shtëpia mbretërore në Berg.

Këto kështjella në mjedise idilike natyrore që prej mëse 140 vjetësh janë si një magnet për turistët.

Vetëm vitin e kaluar janë joshur të vizitojnë këto vepra mjeshtërore rreth 1,7 milionë vizitorë nga brenda dhe jashtë vendit.

Tri kështjellat e famshme të Ludwig-ut të II u ndërtuan gjatë mbretërimit të tij me shuma maramendëse parash.

Kështjellat Linderhof dhe Herrenchiemsee, ku janë vendosur ekspozitat qëndrore në kujtim të Ludwig-ut të II, si dhe kështjella Neuschwanstein.

Mbreti i famshëm bavarez

Ludwig i IIështë konsideruar në gjithë botën si gjermani më i njohur, megjithëse parë hollë ai ka qenë bavarez: Mbreti Ludwigu i II ka lindur më 25 gusht 1845 në kështjellën Nymphenburg afër Mynihut dhe ka vdekur më 13 qershor 1886 në liqenin Starnberger. Ludwigu i II. ka sunduar nga 1864 deri në vdekjen e tij si mbreti i Bavarisë.

Ai nuk ka qenë mbret “konvencional”, të cilit nuk i interesonte shumë politika, lufta dhe administrata. Ai angazhohej për artin, ndërtimin e kështjellave shumë pompoze, mbështeste Richard Wagnerin dhe muzikën e tij.

The post UNESCO shpall kështjellat e mbretit të Bavarisë Ludwig II, trashëgimi e kulturës botërore appeared first on Albeu.com.

Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës

By: V K
13 July 2025 at 07:52

Këtë të diel, do të mbahet seanca konstituive e kuvendit të Kosovës.

Kjo është tentativa e 46-të për konstituimin e Kuvendit. Nga ora 11:00 deputetët e zgjedhur do të mblidhen sërish, për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjdhjet e 9 shkurtit.

Aktualisht, konstituimi ka mbetur i bllokuar te pika e zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.

Vetëvendosja si parti e parë ka propozuar Albulena Haxhiun, e cila nuk ka gjetur mbështetjen tek opozita .

The post Sot tentativa e 46-të për konstituimin e kuvendit të Kosovës appeared first on Albeu.com.

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

By: V K
13 July 2025 at 07:48

Sot, më 13 korrik 2025, dollari amerikan, blihet me 83 lekë dhe shitet me 84 lekë.

Euro, blihet me 97.3 lekë dhe shitet 98.1 lekë.

Franga zvicerane, këmbehet në blerje me 103.9 lekë, ndërsa në shitje me 105 lekë.

Paundi britanik, blihet me 111.9 lekë dhe shitet me 113.2 lekë.

Dollari kanadez, sot në blerje këmbehet me 60.5 lekë, ndërsa në shitje me 62 lekë.

Më poshtë, po sjellim të dhënat e këmbimin valutor, për të gjitha monedhat e huaja:

 

The post Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro appeared first on Albeu.com.

Parashikimi i motit 13 Korrik 2025/ Ja si do variojnë temperaturat gjatë ditës

By: V K
13 July 2025 at 07:25

Ditën e sotme, Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të nxehta dhe të thata, duke sjellë një tjetër ditë me mot përvëlues.

Sipas MeteoAlb, e diela e 13 korrikut 2025, do të karakterizohet nga kthjellime të shumta dhe diell i fortë në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit pritet të shënojnë rritje të ndjeshme në orët e mesditës, ku maksimumet do të kapin vlerat deri në 36°C, veçanërisht në zonat e ulëta dhe ato të jugut.

Mëngjesi ka nisur me mot të kthjellët dhe temperatura të buta, por që nga ora 10:00 e tutje pritet një rritje graduale e ndjeshme e të nxehtit.

Orët më të nxehta të ditës do të jenë nga 12:00 deri në 16:00, periudhë gjatë së cilës qytetarët këshillohen të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell.

Gjatë mbrëmjes pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë një mot më të freskët, me minimumet që do të zbresin deri në 24°C.

Rekomandime për qytetarët:

Institucionet shëndetësore apelojnë për kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta, sidomos për fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike.

Këshillohet përdorimi i ujit në sasi të bollshme, veshje të lehta dhe shmangia e qëndrimit në ambiente të hapura gjatë pikës maksimale të nxehtësisë.

The post Parashikimi i motit 13 Korrik 2025/ Ja si do variojnë temperaturat gjatë ditës appeared first on Albeu.com.

Yesterday — 12 July 2025Main stream

Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO)

By: V K
12 July 2025 at 15:52

Situata në Theth vijon të jetë e tensionuar, ndërsa operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje po shoqërohet me përplasje mes banorëve, autoriteteve dhe tashmë edhe përfaqësuesve të opozitës.

Këtë të shtunë, deputetët demokratë të qarkut Shkodër, Luçiano Boçi dhe Bardh Spahia, kanë mbërritur në fshatin malor për të mbështetur banorët që kundërshtojnë aksionin e IKMT-së.

Në terren ata janë përplasur me efektivët e policisë, përfshirë edhe drejtues të lartë të këtij institucioni.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Boçi shihet duke debatuar ashpër me një person që identifikohet si drejtori i Policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj.

“Çfarë drejtori je ti? Ku e ke bexhin”? – dëgjohet t’i thotë ai.

Në një moment tjetër, Boçi iu drejtohet efektivëve me fjalët:Mos më kap me dorë, se ta mbështjell mirë, legen m…, e mendove mirë që më preke”?

Përplasja verbale përfshin dhe ofendime të tjera të drejtpërdrejta ndaj punonjësve të rendit.

Sipas raportimeve nga mediat, sherri ka nisur në momentin kur drejtori i ri i Policisë së Shkodrës, Gentian Berberi, iu është drejtuar deputetëve me fjalët: “Ju tërheq edhe ju zvarrë”, gjë që ka ndezur situatën në vend.

Banorët e Thethit, prej disa ditësh kundërshtojnë prishjen e ndërtimeve pa leje, duke deklaruar se nuk kanë mundur të marrin leje ndërtimi për shkak të mungesës së certifikatave të pronësisë.

Ata kërkojnë zgjidhje institucionale dhe shtyrje të operacionit, por IKMT dhe policia kanë vijuar me ndërhyrjet.

Një ditë më parë, tensionet u përshkallëzuan pasi disa persona hodhën kokteje molotovi ndaj fadromave të IKMT-së dhe dogjën një urë në fshat.

Policia ndërhyri me forca të shtuara dhe sipas pamjeve filmike, efektivët kanë nxjerrë armët për të garantuar vijimin e aksionit.

 

The post Tensionet në Theth/ Boçi dhe Spahia përplasen me policinë: Mos më kap me dorë se ta mbështjell mirë… (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij: Gjithçka që kam ëndërruar (FOTO)

By: V K
12 July 2025 at 15:34

Këngëtari i njohur dhe shumë për publikun, Luiz Ejlli, ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më të ndjeshme dhe të veçanta të jetës së tij: ditëlindjen pranë familjes që e ka quajtur gjithmonë “ëndrra e bërë realitet”.

Në një foto ku shihet krah partneres Kiara Tito dhe vajzës së tij, të tre të veshur në të bardha, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për gjithçka që ka në këtë fazë të jetës.

“M`u deshën plot 40 vite që të kisha gjithçka që kam ëndërruar”, shkruan Luizi krahas imazhit plot ngrohtësi.

Postimi është pritur me një sërë urimesh, komente pozitive dhe dashuri nga ndjekësit, të cilët e kanë shoqëruar këtë ditë të veçantë me fjalë të ndjera.

The post Luizi feston ditëlindjen mes dashurisë më të madhe të jetës së tij: Gjithçka që kam ëndërruar (FOTO) appeared first on Albeu.com.

Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë, nga java e ardhshme do të sekuestrohen…

By: V K
12 July 2025 at 15:24

Kryeministri i vendit Edi Rama, shprehet se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë, përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit, sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.

Kreu i shtetit, u është drejtuar me një paralajmërim të gjithë tregtarët që shesin prodhime bulmeti, qumësht dhe mish pa faturë teksa ka deklaruar se duke nisur nga java e ardhshme do të sekuestrohen.

Rama thotë se produktet e bulmetit apo mishit pa faturë, përbëjnë një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.

Ai shton se siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.

POSTIMI:

STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë

Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm.

Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm.

 

The post Rama: Stop qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë, nga java e ardhshme do të sekuestrohen… appeared first on Albeu.com.

Gjarpri pickon 26-vjeçaren në Përmet, spitalet e të gjithë qarkut nuk kanë kundërhelm

By: V K
12 July 2025 at 15:00

Dy ditë më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet, ku një e re ka shpëtuar për mrekulli nga amputimi i këmbës, pas një pickimi helmues nga gjarpri. L. A., 26-vjeçe, ishte duke qëndruar në një zonë periferike të qytetit kur u pickua nga gjarpri, një ngjarje që e dërgoi menjëherë në Spitalin e Përmetit për ndihmë të shpejtë.

Por ajo që ka shqetësuar shumë është mungesa totale e antidotit të nevojshëm, për të trajtuar helmimin nga gjarpri.

Mjekët në Spitalin e Përmetit nuk mundën të ofronin një zgjidhje për vajzën, duke e detyruar atë të transferohej urgjentisht në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës.

Edhe atje, nuk u gjet antidoti i kërkuar për të shpëtuar këmbën e të resë.

Një mundësi e tretë iu dha pas një udhëtimi të shpejtë në Tiranë, në Spitalin e Traumës, ku për fat të mirë, 26-vjeçares iu injektua antidoti që shpëtoi jo vetëm jetën, por edhe këmbën e saj.

Sipas familjarëve, mjekët në Tiranë, i kanë shpjeguar se helmi kishte depërtuar deri në rrezen e kofshës dhe çdo minutë vonese mund të kishte çuar në amputimin e këmbës.

“Nëse do të kishte vonuar edhe pak, këmba do të ishte prerë”, kanë pohuar ata.

Ky incident, ka nxjerrë në pah një problem serioz në sistemin shëndetësor të qarkut të Gjirokastrës, ku mungojnë antidotet jetike për trajtimin e helmimeve të tilla.

Qarku me një popullsi prej 134 mijë banorësh, po përballet me një krizë shëndetësore të pashembullt, sidomos gjatë sezonit turistik, kur rreziku i pickimeve të gjarpërinjve është më i madh për shkak të temperaturave të larta.

Mungesa e kundërhelmit në spitalet e rajonit është një skandal që rrezikon jetët e qytetarëve, ku ka shkaktuar shqetësim të madh mes banorëve dhe specialistëve të shëndetësisë.

The post Gjarpri pickon 26-vjeçaren në Përmet, spitalet e të gjithë qarkut nuk kanë kundërhelm appeared first on Albeu.com.

❌
❌