❌

Normal view

There are new articles available, click to refresh the page.
Today — 17 July 2025Main stream

Osmani: Kam marrë informacione se Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës

17 July 2025 at 16:54

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se në fund të muajit maj, institucionet e sigurisë kanë pranuar informacione specifike që tregojnë për tendenca destabilizuese nga ana e Serbisë ndaj Kosovës.

Në një konferencë për media, Osmani theksoi se propaganda dhe gënjeshtrat nga Serbia janë të vazhdueshme, por siguroi qytetarët se nuk ka vend për panik.

“GĂ«njeshtrat e SerbisĂ« janĂ« pjesĂ« e propagandĂ«s sĂ« tyre tĂ« vazhdueshme. I siguroj qytetarĂ«t qĂ« nuk ka nevojĂ« pĂ«r panik. KĂ«rcĂ«nimet nga Serbia janĂ« tĂ« vazhdueshme, megjithatĂ« institucionet tona kanĂ« gjithçka nĂ«n kontroll,” u shpreh presidentja Osmani.

Ajo nënvizoi se qytetarët janë informuar për këto zhvillime dhe përmendi në veçanti deklaratat e ministrit në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si pjesë e transparencës institucionale.

Në të njëjtën konferencë, Osmani foli edhe për vizitën e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e cilësuar si një sërë takimesh jashtëzakonisht të rëndësishme.

“Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s e shohin KosovĂ«n si njĂ« aleat strategjik. Kjo u konfirmua qartĂ« nĂ« tĂ« gjitha takimet qĂ« patĂ«m atje,” tha presidentja.

Ajo përfundoi duke theksuar rëndësinë e mbështetjes ndërkombëtare dhe angazhimit të institucioneve vendore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend./Telegrafi/

The post Osmani: Kam marrë informacione se Serbia ka tendenca destabilizuese ndaj Kosovës appeared first on Telegrafi.

Atakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale në Pejë

17 July 2025 at 16:49

Prokuroria Themelore nĂ« PejĂ«, Departamenti i PĂ«rgjithshĂ«m, ka ngritur aktakuzĂ« ndaj dhjetĂ« personave pĂ«r veprat penale “Shkaktimi i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, ndihma nĂ« kryerjen e veprĂ«s penale “Shkaktimi i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m”, veprĂ«n penale “Kanosja”, dhe  veprĂ«n penale “AsgjĂ«simi apo dĂ«mtimi i pasurisĂ« se huaj” nga Kodi Penal i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.K, me datë 23 prill 2024, rreth orës 1:10,  në një lokal në Pejë,  duke gjuajtur eksplozivë dhe me veprimet e tij të rrezikshme ndaj lokali,  ka rrezikuar jetën e njerëzve dhe ka shkaktuar dëme materiale, derisa i pandehuri paraprakisht ishte furnizuar  në pompë të derivateve prej 1.5 litra dhe me të njëjtën e kishte hedhur në drejtim të lokalit duke ia vënë zjarrin.

Gjithashtu, i pandehuri B.K, akuzohet edhe pĂ«r veprĂ«n penale “Kanosja”, pĂ«rderisa ishte duke u transportuar nĂ« stacionin policor, ka kanosur zyrtarin policor me fjalĂ«t “a e desh uniformĂ«n ti, shihemi pa uniforme, e sheh ti kush jam unĂ« Peja Ă«shtĂ« e vogĂ«l”, duke vazhduar me fjalĂ« kanosĂ«se edhe nĂ« stacionin policor ndaj zyrtarit policor me fjalĂ«t “pse po bĂ«hesh si polici Triumf Riza, a e din se fati i tij te pret edhe ty”.

NĂ« aktakuzĂ«n e ngritur nga prokurori i shteti, akuzohen edhe tre tĂ« pandehurit M.E, D.B dhe L.A, tĂ« cilĂ«t me veprimet e tyre kanĂ« ndihmuar  tĂ« kryhet vepra penale “Shkaktimi i rrezikut tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m” nĂ« lokalin i cili ishte cak i tĂ« pandehurve.

GjashtĂ« tĂ« pandehurit, A.R, A.M, T.M, E.B, A.K dhe Y.D, nĂ« bashkĂ«kryerje natĂ«n kritike, pasi gjuhet eksplozivi nĂ« lokal nga i pandehuri, shkojnĂ« tek tĂ« pandehurit, kĂ«tĂ« rast tĂ« dĂ«mtuarit dhe i grushtojnĂ« e i shkelmojnĂ« duke ju shkaktuar lĂ«ndime, pĂ«r çka akuzohen pĂ«r veprĂ«n penale “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor”.

I pandehuri, A.R, akuzohet edhe pĂ«r veprĂ«n penale “AsgjĂ«simi apo dĂ«mtimi i pasurisĂ« se huaj” pĂ«r shkak se natĂ«n kritike me thikĂ« kishte shpuar gomat e veturĂ«s, e cila ishte shfrytĂ«zuar nga tĂ« pandehurit pĂ«r djegien e lokalit.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit  kanë përmbushur elementet e veprave penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cila ju vihen në barrë.

The post Atakuzë ndaj dhjetë personave për disa vepra penale në Pejë appeared first on Telegrafi.

Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë

17 July 2025 at 16:44

Gjykata Themelore në Gjakovë ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke caktuar masën e paraburgimit prej një (1) muaji për të pandehurin R. M., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i cili dyshohet për kryerjen e njëmbëdhjetë (11) veprave penale kundër pasurisë.

Sipas Prokurorisë, R. M. dyshohet se gjatë periudhës 6 deri më 15 korrik 2025, në disa fshatra dhe lagje të Komunës së Gjakovës, ka kryer një sërë veprash penale të natyrës së njëjtë, duke hyrë me forcë në shtëpi të personave që jetojnë jashtë vendit, me qëllim përvetësimi të kundërligjshëm të pasurisë.

Në disa raste, i dyshuari nuk ka arritur të vjedhë asgjë, por në shumicën e rasteve ka marrë pasuri të ndryshme, vlera e të cilave ende nuk është përcaktuar.

Në të gjitha rastet, ai ka depërtuar në hapësira të mbyllura duke thyer dritare apo dyer, ndërsa veprimet e tij janë dokumentuar nga kamerat e sigurisë apo janë vërejtur nga persona që kanë qenë duke e mbikëqyrur pronën.

Prokuroria e ngarkon të pandehurin me një (1) vepër të vjedhjes në tentativë, nëntë (9) vepra të vjedhjes së rëndë dhe një (1) vepër të vjedhjes së rëndë në tentativë.

Gjyqtarja e procedurës paraprake, Blerina Kurtaj, ka konstatuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit, duke pasur parasysh rrezikun e ikjes, rrezikun e përsëritjes së veprave penale si dhe mundësinë e ndikimit në dëshmitarë.

I pandehuri do të mbahet në paraburgim për një periudhë prej një muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 16 korrik 2025, deri më 17 gusht 2025.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

The post Një muaj paraburgim ndaj një personi të dyshuar për 11 vjedhje në Gjakovë appeared first on Telegrafi.

​ErĂ«ra tĂ« forta, KEDS njofton pĂ«r vendet qĂ« kanĂ« mbetur pa rrymĂ«

17 July 2025 at 16:21

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njofton se për shkak të erërave të forta, të përcjella me shi, aktualisht në mbarë Kosovën janë mbi 40 Dalje jashtë funksionit.

Sipas KEDS, rajonet më të prekura nga këto kushte atmosferike janë Peja, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj, ku një numër i konsiderueshëm i konsumatorëve aktualisht janë pa furnizim me energji elektrike.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen nĂ« terren dhe po punojnĂ« vazhdimisht nĂ« eliminimin gradual tĂ« dĂ«meve tĂ« shkaktuara nĂ« rrjet, pĂ«r çka kĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e konsumatorĂ«ve tanĂ« tĂ« afektuar nĂ« kĂ«to rajone”, thuhet nĂ« njoftim.

The post ​ErĂ«ra tĂ« forta, KEDS njofton pĂ«r vendet qĂ« kanĂ« mbetur pa rrymĂ« appeared first on Telegrafi.

Rahovec: Tri vetura të përfshira në gara të rrezikshme nate, njëri shofer ndëshkohet me 500 euro gjobë

17 July 2025 at 00:00

Stacioni Policor nĂ« Rahovec ka njoftuar se mĂ« 3 korrik ka pranuar informacione lidhur me zhvillimin e garave tĂ« rrezikshme shpejtĂ«sie nĂ« rrugĂ«n “UÇK” tĂ« kĂ«saj komune, nĂ« orĂ«t e vona tĂ« natĂ«s.

Pas veprimeve hetimore, policia ka arritur të identifikojë tri vetura dhe tre persona të dyshuar si pjesëmarrës në këto gara.

Njërit prej kundërvajtësve i është shqiptuar gjobë prej 500 eurosh, i është konfiskuar patentë-shoferi për një periudhë 12-mujore dhe i janë vendosur 5 pikë negative në sistemin e pikëve të trafikut.

Ndaj dy personave të tjerë, përveç pjesëmarrjes në gara të shpejtësisë, është konstatuar edhe kundërvajtja shtesë për drejtim të automjetit pa leje të vozitjes.

Policia ka ndërmarrë masat e nevojshme ligjore ndaj tyre.

Policia ka bërë thirrje që drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme që cenojnë sigurinë rrugore.

The post Rahovec: Tri vetura të përfshira në gara të rrezikshme nate, njëri shofer ndëshkohet me 500 euro gjobë appeared first on Telegrafi.

Yesterday — 16 July 2025Main stream

Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO

16 July 2025 at 22:22

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar më 14 korrik, lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), Besiana Kadare.

Vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare, e ka mbajtur këtë post diplomatik për vite me radhë, duke luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe përfshirjen e saj në listën e trashëgimive botërore të mbrojtura.

Besiana Kadare, u emërua në këtë post më 1 tetor të vitit 2021, me dekret të Presidentit të asaj kohe, Ilir Meta.

Më parë, ajo ka qenë ambasadore e vendit në OKB.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi apo ndonjë informacion për pasuesin e diplomates.

The post Vajza e Ismail Kadaresë shkarkohet nga detyra si ambasadore në UNESCO appeared first on Telegrafi.

Zjarri bĂ«n shkrumb depot nĂ« Lipjan – Policia e cilĂ«son “zjarrvĂ«nie”

16 July 2025 at 20:12

Policia e KosovĂ«s ka konfirmuar se zjarri i mbrĂ«mshĂ«m qĂ« pĂ«rfshiu dy depo nĂ« zonĂ«n industriale tĂ« Lipjanit po hetohet si rast i “zjarrvĂ«nies sĂ« qĂ«llimshme”.

Intervenimi i zjarrfikësve zgjati për më shumë se pesë orë dhe, gjatë aksionit, një pjesëtar i Njësisë së Zjarrfikësve të Lipjanit ka pësuar lëndime.

Ngjarja ndodhi tĂ« martĂ«n nĂ« rrugĂ«n “Ibrahim Rugova”, ku fillimisht mori flakĂ« depoja e kompanisĂ« “Kipper”, e mĂ« pas zjarri u pĂ«rhap edhe nĂ« depon ngjitur tĂ« kompanisĂ« “Gorenje”.

Përmasat e zjarrit ishin të mëdha, me re tymi që u panë nga kilometra larg dhe që, edhe një ditë më pas, vazhdojnë të jenë të pranishme në zonë.

Sadri Shabani, Komandant i Njësisë së Zjarrfikësve në Lipjan, ka thënë se përhapja e shpejtë e flakëve u ndihmua nga temperaturat e larta dhe përbërja e materialeve brenda depove.

“Kam kĂ«rku ndihmĂ« nga tĂ« gjitha komunat pĂ«rreth dhe mĂ« kanĂ« ardhur nĂ« ndihmĂ«. PĂ«r pesĂ« orĂ« e kemi lokalizuar zjarrin dhe kemi arritur ta ndalojmĂ« pĂ«rhapjen”, deklaroi Shabani.

Ai po ashtu njoftoi se gjatë intervenimit, një zjarrfikës është lënduar por është liruar nga QKUK pas trajtimit.

NĂ« raportin 24-orĂ«sh tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ngjarja Ă«shtĂ« cilĂ«suar si “zjarrvĂ«nie”, ndĂ«rsa Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, edhe pse e kontaktuar nga mediat, nuk ka dhĂ«nĂ« ende asnjĂ« informacion shtesĂ« lidhur me hetimet.

“ZJARRVËNIE / Rr. Ibrahim Rugova, Lipjan 15.07.2025 – 16:26. Raportohet se janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga zjarri dy depo tĂ« dy ankuesve meshkuj kosovarĂ«. NĂ« vendin e ngjarjes kanĂ« dalĂ« njĂ«sitet pĂ«rkatĂ«se dhe ekipet e zjarrfikĂ«sve. Lidhur me rastin Ă«shtĂ« njoftuar prokurori”, thuhet nĂ« raportin e PolicisĂ«.

Ky incident vjen në një periudhë kur rastet e zjarreve në ndërtesa dhe objekte afariste janë shtuar ndjeshëm.

VetĂ«m gjatĂ« javĂ«s sĂ« kaluar, njĂ« ndĂ«rtesĂ« banimi nĂ« rrugĂ«n “UÇK” nĂ« PrishtinĂ« u pĂ«rfshi nga flakĂ«t, ndĂ«rsa para tre javĂ«sh, zjarri pĂ«rfshiu edhe njĂ« ndĂ«rtesĂ« nĂ« lagjen Emshir.

Hetimet për rastin e Lipjanit vazhdojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbuluar shkaktarët dhe motivet e mundshme të zjarrvënies.

The post Zjarri bĂ«n shkrumb depot nĂ« Lipjan – Policia e cilĂ«son “zjarrvĂ«nie” appeared first on Telegrafi.

Festivali “DitĂ«t e Shqiptarit”, edicioni i dytĂ« kĂ«tĂ« verĂ« nĂ« GjakovĂ«

16 July 2025 at 18:56

Pas suksesit tĂ« jashtĂ«zakonshĂ«m tĂ« edicionit tĂ« parĂ« vitin e kaluar, Gjakova hap sĂ«rish dyert pĂ«r festivalin “DitĂ«t e Shqiptarit” edicioni i dytĂ«, njĂ« ngjarje qĂ« do tĂ« shpaloset pĂ«rgjatĂ« katĂ«r fundjavave tĂ« verĂ«s: 18-19 dhe 25-26 Korrik, si dhe 1-2 dhe 8-10 gusht.

Ky festival është më shumë se një festë, është një urë që lidh shqiptarët nga të gjitha trevat, një thirrje për ta jetuar dhe përjetuar identitetin kombëtar në mënyrë moderne dhe kreative.

Me aktivitete qĂ« shtrihen nga muzika live, kolonia e piktorĂ«ve, filmi dokumentar, diskutimet tematike dhe deri te aktivitetet teatrale tĂ« rralla, “DitĂ«t e Shqiptarit” kthehet nĂ« njĂ« platformĂ« kulturore qĂ« bashkon brez pas brezi, veçanĂ«risht ata qĂ« e vlerĂ«sojnĂ« njĂ« pĂ«rzierje tĂ« rrĂ«njĂ«ve dhe ritmit tĂ« kohĂ«s.

NĂ« zemĂ«r tĂ« lagjes sĂ« vjetĂ«r tĂ« GjakovĂ«s, Çarshia e Madhe, nĂ« parkun kulturor “Ali Podrimja”, tek Çarshia e Jupave e te Lumi Krena GjakovĂ«, vizitorĂ«t do tĂ« mund tĂ« pĂ«rjetojnĂ« njĂ« mozaik tĂ« aktiviteteve qĂ« pĂ«rfshijnĂ«:

22 koncerte që do të ofrojnë muzikë nga artistë të njohur shqiptarë si Marigona që do të vijnë me një koncertë pas një kohe shumë të gjatë, Jericho, Blla Blla Blla, Elina Duni, Eda Zari, Eugent Bushpepa, Nezafete Shala, Don`t Listen to Your Neigbours, Vlashent Sata, Suad Mehmeti & Djemtë e Ulqinit, Offchestra dhe shumë të tjerë që do të elektrizojnë netët e qytetit.

Diskutime të hapura me figura si Ermal hasimja, Kim Mehmeti, Ermonela Jaho dhe Jeta Xharra, që sjellin reflektime mbi artin, kulturën dhe identitetin.

Ekspozita nga kolonia e piktorĂ«ve nga tĂ« gjitha trevat shqiptare, duke i dhĂ«nĂ« jetĂ« ÇarshisĂ« sĂ« VjetĂ«r pĂ«rmes ngjyrave dhe frymĂ«zimit artistik.

Aktivitete sportive e artistike interaktive, nga kërcimet nga Ura e Fshajt deri te performancat ndërkombëtare me hulahop, origami dhe paradë me makina e motor klasik.

“DitĂ«t e Shqiptarit” nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« festival, por njĂ« manifestim i pĂ«rbashkĂ«t kulturor, ku tĂ« shkuarĂ«s i jepet vlerĂ« pĂ«rmes syve tĂ« sĂ« tashmes, ndĂ«rsa e ardhmja ndĂ«rtohet me art, dialog dhe bashkim.

Edicioni i dytë i festivalit është mbështetur me partneritet nga Komuna e Gjakovës, BPB Bank, Automita, Prishtina Ticket, Asgeto dhe shumë sponsor të tjerë.

PĂ«r mĂ« shumĂ« rreth festivalit ndiqni faqet e “DitĂ«t e Shqiptarit” nĂ« rrjete sociale sikurse Instagrami si dhe agjenden e plotĂ« mund ta shihni kĂ«tu: Agenda – Fondacioni pĂ«r GjakovĂ«n

Kultura shqiptare më së miri festohet në Gjakovë!

The post Festivali “DitĂ«t e Shqiptarit”, edicioni i dytĂ« kĂ«tĂ« verĂ« nĂ« GjakovĂ« appeared first on Telegrafi.

PesĂ« tĂ« arrestuar pĂ«r keqpĂ«rdorim me pronat publike – Bastisje nĂ« PrishtinĂ«, Ferizaj dhe Shtime

16 July 2025 at 18:40

Prokuroria Themelore nĂ« PrishtinĂ«, nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« pĂ«r Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit tĂ« PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, ka realizuar njĂ« aksion tĂ« gjerĂ« hetimor nĂ« kuadĂ«r tĂ« çështjes penale me shenjĂ«n “PP.I.126K/23”. Aksioni pĂ«rfshiu bastisje tĂ« autorizuara nga gjykata nĂ« disa lokacione nĂ« PrishtinĂ«, Ferizaj dhe Shtime.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatĂ« kĂ«tij aksioni janĂ« bastisur dy institucione shtetĂ«rore – Agjencia Kadastrale e KosovĂ«s dhe Agjencia e Arkivave tĂ« KosovĂ«s – si dhe disa lokacione tĂ« tjera qĂ« kanĂ« interes pĂ«r hetimin.

Prokuroria bën të ditur se pesë persona janë shoqëruar në polici, të identifikuar me inicialet: M.B., V.B., B.Sh., M.B. dhe Z.Sh., dhe se disa prej tyre janë arrestuar pas intervistimit.

“Hetimet kanĂ« tĂ« bĂ«jnĂ« me dyshimet pĂ«r pĂ«rfshirje nĂ« veprimtari tĂ« kundĂ«rligjshme, pĂ«rkatĂ«sisht pĂ«r bartjen e pronave publike nĂ« pronĂ«si private pĂ«rmes njĂ« aktgjykimi tĂ« falsifikuar”, thuhet nĂ« njoftim.

Sipas Prokurorisë, prona në fjalë ndodhet në lagjen Veternik të Prishtinës dhe i përket Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), përkatësisht ndërmarrjes shoqërore RTP.

Media KosovaPress raportoi më herët për bastisjet në dy institucionet shtetërore të përfshira në këtë rast.

Prokuroria Themelore në Prishtinë thekson se mbetet e përkushtuar në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale që dëmtojnë interesin publik dhe pasurinë publike. Hetimet në këtë rast janë ende në zhvillim.

The post PesĂ« tĂ« arrestuar pĂ«r keqpĂ«rdorim me pronat publike – Bastisje nĂ« PrishtinĂ«, Ferizaj dhe Shtime appeared first on Telegrafi.

Musliu: MTS e Serbisë ka punësuar njërin nga autorët e sulmit terrorist në Banjskë

16 July 2025 at 18:33

Eksperti i sigurisĂ«, Agim Musliu, ka reaguar ashpĂ«r ndaj kompanisĂ« serbe tĂ« telekomunikimit “MTS”, duke e akuzuar se ka punĂ«suar njĂ« nga personat kyç tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« sulmin terrorist tĂ« BanjskĂ«s.

Musliu ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se pas njĂ« statusi tĂ« tij publik ku kritikonte aktivitetet e dyshimta tĂ« kĂ«saj kompanie nĂ« KosovĂ«, “MTS” ka reaguar pĂ«rmes portaleve ndaj atyre qĂ« e shpĂ«rndanĂ« lajmin.

Por, sipas Musliut, reagimet e tilla nuk mund të fshehin faktet.

“Operatorit serb MTS i paska penguar statusi im pĂ«r ta. I paskan reaguar portaleve qĂ« e publikuan lajmin pĂ«r reagimin tim pĂ«r aktivitetin e tyre tĂ« dyshimtĂ«. Ju mund tĂ« bĂ«ni edhe padi, por faktet nuk mund t’i zhdukni pĂ«r implikimin e juaj nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« grupit terrorist”, ka shkruar Musliu.

Ai shtroi njĂ« pyetje direkte pĂ«r kompaninĂ« “MTS”. “A e dinit ju se personi i pĂ«rfshirĂ« nĂ« sulmin terrorist nĂ« BanjskĂ« ishte punonjĂ«si i juaj dhe ka marrĂ« pagĂ« nga kompania e juaj? Pse nuk reaguat pĂ«r kĂ«tĂ«?”

Sipas Musliut, burime tĂ« tij brenda strukturave tĂ« sigurisĂ« nĂ« KosovĂ« konfirmojnĂ« se Vladimir Radivojeviq, i njohur me nofkĂ«n “Mami”, ishte i punĂ«suar si shofer personal i drejtorit tĂ« MTS-it, Zoran Millojeviq, dhe merrte njĂ« pagĂ« mujore prej 1,246.26 euro.

Musliu pĂ«rkujton se Radivojeviq ishte njĂ« nga figurat qendrore nĂ« organizimin e barrikadave nĂ« veri tĂ« KosovĂ«s, i lidhur ngushtĂ« me strukturat ilegale, OrganizatĂ«n Terroriste “Mbrojtja Civile” dhe ListĂ«n Serbe. Ai akuzohet gjithashtu pĂ«r futjen e armĂ«ve ilegale nga Serbia nĂ« KosovĂ«.

NĂ« vitin 2021, sipas Musliut, “Mami” ka qenĂ« pjesĂ« e njĂ« delegacioni tĂ« udhĂ«hequr nga Goran Rakiq dhe mbĂ«shtetĂ«s tĂ« tjerĂ« tĂ« ListĂ«s Serbe qĂ« kanĂ« zhvilluar takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

“PunĂ«tori i juaj e mbajti fjalĂ«n e dhĂ«nĂ« Vuçiqit, bĂ«ri ‘diçka tĂ« madhe’, sulmoi BanjskĂ«n bashkĂ« me Radoiçiqin dhe shokĂ« tĂ« tjerĂ«â€, pĂ«rfundon Musliu, duke kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie pĂ«r atĂ« qĂ« ai e cilĂ«son si pĂ«rfshirje direkte tĂ« njĂ« kompanie tĂ« licencuar nĂ« KosovĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« terrorizmit./Telegrafi/

The post Musliu: MTS e Serbisë ka punësuar njërin nga autorët e sulmit terrorist në Banjskë appeared first on Telegrafi.

AVONET shpreh shqetësim për sulmet ndaj kryeprokurorit Isufaj dhe vendimit të Gjykatës Supreme

16 July 2025 at 16:59

Rrjeti i organizatave joqeveritare AVONET ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj, siç e cilëson, sulmit ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, si dhe ndaj deklaratave publike të zyrtarëve të lartë qeveritarë për vendimin e Gjykatës Supreme në çështjen e arkave fiskale.

Në një deklaratë publike, AVONET thekson se sulmi ndaj kryeprokurorit Isufaj, në kohën kur ai ka nisur hetime për dyshime mbi keqpërdorime në tenderë publikë dhe menaxhimin e parasë publike, përbën një kërcënim serioz për sistemin e drejtësisë dhe përpjekjet kundër korrupsionit në vend.

“Ky sulm pĂ«rbĂ«n kĂ«rcĂ«nim serioz ndaj sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«, funksionimit tĂ« shtetit ligjor dhe pĂ«rpjekjeve pĂ«r luftimin e korrupsionit nĂ« KosovĂ«â€, thuhet nĂ« reagimin e AVONET.

Po ashtu, rrjeti i OJQ-ve dënon deklaratat denigruese të disa zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës në drejtim të vendimit të Gjykatës Supreme për rastin e arkave fiskale, duke i cilësuar ato si cenim të pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe si retorikë të papërgjegjshme me prapavijë politike.

AVONET i ka bërë thirrje Prokurorisë që të nisë menjëherë hetime për çdo kërcënim apo presion ndaj kryeprokurorit dhe prokurorëve të tjerë që hetojnë raste të ndjeshme.

Organizata gjithashtu u ka kërkuar zyrtarëve qeveritarë të përmbahen nga deklaratat që mund të minojnë besimin e publikut ndaj drejtësisë dhe të respektojnë pavarësinë institucionale.

“Lufta kundĂ«r korrupsionit nuk mund tĂ« zhvillohet pa njĂ« sistem tĂ« drejtĂ«sisĂ« tĂ« pavarur dhe tĂ« pakorruptueshĂ«m. Çdo tentim pĂ«r ta frikĂ«suar apo diskredituar atĂ« Ă«shtĂ« sulm direkt ndaj demokracisĂ« dhe interesit qytetar”, pĂ«rfundon deklarata e AVONET.

The post AVONET shpreh shqetësim për sulmet ndaj kryeprokurorit Isufaj dhe vendimit të Gjykatës Supreme appeared first on Telegrafi.

Zbardhet vrasja e Renis Dobrës, policia: U rrëmbye, u mbyt dhe u hodh në liqenin e Ulzës

16 July 2025 at 16:39

Drejtoria e PolicisĂ« sĂ« DibrĂ«s ka bĂ«rĂ« publike rezultatet e operacionit policor tĂ« koduar “BashkĂ«fajĂ«sia”, qĂ« çoi nĂ« zbardhjen e vrasjes sĂ« 23-vjeçarit Renis Droba, trupi i pajetĂ« i tĂ« cilit u gjet mĂ« 9 korrik pranĂ« liqenit tĂ« UlzĂ«s.

Në një konferencë për shtyp, drejtori Artion Duka deklaroi se ngjarja ka qenë një vrasje e planifikuar me rrëmbim të mëparshëm dhe pasoja fatale.

Sipas hetimeve, mĂ« 8 korrik, nĂ« fshatin Zenisht tĂ« Burrelit, Renis Droba Ă«shtĂ« rrĂ«mbyer dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« mbytur me litar nga tre vĂ«llezĂ«rit Kristi, Fatjon dhe AleksandĂ«r Bushgjokaj nga Tropoja, si dhe nga i dyshuari tjetĂ«r Petrit Çakrri.

“Nga hetimet e thelluara rezultoi se shtetasi R. D. Ă«shtĂ« marrĂ« peng dhe mĂ« pas Ă«shtĂ« vrarĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« dhunshme, nĂ«pĂ«rmjet strangulimit. MĂ« pas, autorĂ«t kanĂ« tentuar tĂ« fshehin trupin duke e hedhur bashkĂ« me automjetin nĂ« liqenin e UlzĂ«s”, u shpreh drejtori Duka.

MegjithatĂ«, ndĂ«rsa automjeti pĂ«rfundoi nĂ« ujĂ«, trupi i pajetĂ« i 23-vjeçarit mbeti nĂ« sipĂ«rfaqe, pranĂ« sektorit “C” tĂ« liqenit. Zbulimi i trupit çoi nĂ« njĂ« operacion intensiv hetimor, ku u pĂ«rdorĂ«n metoda speciale dhe bashkĂ«punim ndĂ«rinstitucional.

Pas njĂ« jave hetimesh, Policia ka arrestuar dy prej autorĂ«ve tĂ« dyshuar: 55-vjeçarin Petrit Çakrri nĂ« fshatin Golaj tĂ« KukĂ«sit dhe 34-vjeçarin Fatjon Bushgjokaj nĂ« zonĂ«n e Astirit nĂ« TiranĂ«. TĂ« dy janĂ« vĂ«nĂ« nĂ« pranga me akuzat pĂ«r “Vrasje me paramendim nĂ« bashkĂ«punim” dhe “RrĂ«mbim dhe mbajtje peng e personit”.

NdĂ«rkohĂ«, dy vĂ«llezĂ«rit e tjerĂ«, Kristi dhe AleksandĂ«r Bushgjokaj, janĂ« shpallur nĂ« kĂ«rkim dhe dyshohet se kanĂ« rol tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« ngjarje. Prokurorja e çështjes, Alisa Spahja, theksoi se “kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« akt tĂ« rĂ«ndĂ« kriminal, tĂ« kryer me paramendim dhe bashkĂ«punim tĂ« strukturuar”.

Hetimet paraprake tregojnë se viktima ka pasur një të kaluar problematike dhe ka qenë më parë i dënuar në Gjermani për shpërndarje të lëndëve narkotike. Po ashtu, dyshohet se ka pasur konflikte të hershme me autorët për çështje që lidhen me veprimtari kriminale.

Policia hodhi poshtë zërat në rrjete sociale se autorët ishin të veshur me uniforma policie apo se përdorën automjete zyrtare gjatë rrëmbimit. Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 20 telefona celularë, 7 automjete, një sasi kokaine, një shumë parash në euro dhe prova të tjera materiale.

“Hetimi ka qenĂ« intensiv dhe profesional. Po punohet pĂ«r kapjen e tĂ« kĂ«rkuarve dhe pĂ«r individualizimin e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« sĂ« çdo personi tĂ« pĂ«rfshirĂ«â€, theksoi drejtori Duka.

Ndërkohë, Forca e Posaçme Operacionale ka shoqëruar katër shtetas të tjerë në Komisariatin Nr. 6 në Tiranë, të cilët po hetohen për lidhje të mundshme me ngjarjen. Hetimet vijojnë.

The post Zbardhet vrasja e Renis Dobrës, policia: U rrëmbye, u mbyt dhe u hodh në liqenin e Ulzës appeared first on Telegrafi.

Supremja vendos kufijtĂ« – shkelja mund tĂ« çojĂ« nĂ« ndjekje penale

16 July 2025 at 16:32

Krizës së gjatë për formimin e institucioneve në Kosovë së fundmi iu shtua edhe një sfidë e re: vendimi i Gjykatës Supreme që e konsideron nxjerrjen e akteve nënligjore nga ministrat që janë njëkohësisht deputetë, si të kundërligjshme dhe shkelje të dispozitave kushtetuese.

Vendimi i datĂ«s 15 korrik lidhet me shfuqizimin e udhĂ«zimit administrativ pĂ«r shfrytĂ«zimin e pajisjeve fiskale, tĂ« nxjerrĂ« nga ministri nĂ« detyrĂ« i Financave, Hekuran Murati – i cili Ă«shtĂ« edhe deputet – e qĂ« Gjykata Supreme e shpalli tĂ« paligjshĂ«m.

Ky aktgjykim u pasua me reagime tĂ« ashpra: Qeveria nĂ« detyrĂ« e cilĂ«soi si “arbitrar” dhe “tĂ« pabazuar nĂ« ligj” – duke argumentuar se Ligji pĂ«r QeverinĂ« nuk i ndalon shprehimisht ministrat nĂ« detyrĂ« tĂ« nxjerrin akte nĂ«nligjore – ndĂ«rsa Gjykata Supreme paralajmĂ«roi se çdo ndĂ«rhyrje nĂ« vendimet e saj gjyqĂ«sore Ă«shtĂ« e papranueshme.

“NdĂ«rhyrja nĂ« gjyqĂ«sor Ă«shtĂ« e papranueshme”, tha edhe ambasadori i Bashkimit Evropian nĂ« KosovĂ«, Aivo Orav.

Njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se vendimi i Supremes është i drejtë dhe i detyrueshëm për zbatim, duke theksuar se çdo mospërfillje e tij mund të përbëjë shkelje penale.

Radio Evropa e Lirë pyeti Qeverinë në detyrë të Kosovës dhe ministrin në detyrë, Murati, se çfarë hapash do të ndërmarrin pas këtij aktgjykimi, por nuk mori përgjigje.

Qeveria nuk dha qëndrim as lidhur me pyetjen nëse po shqyrton mundësinë që ministrat, të cilët janë njëkohësisht edhe deputetë, të ndalin ushtrimin e funksioneve ekzekutive.

Lidhja Demokratike e Kosovës iu drejtua Prokurorisë Speciale më 16 korrik për të kërkuar hetime penale ndaj Qeverisë në detyrë, duke dorëzuar si provë vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale.

Sipas deputetëve të kësaj partie, Besian Mustafa dhe Alban Zogaj, ky vendim konfirmoi se Qeveria në detyrë ka vepruar në mënyrë të jashtëligjshme pas certifikimit të ministrave si deputetë, më 27 mars.

KDI: Vendimi i Supremes thekson shkeljet dhe hap rrugë për kontestime ligjore

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili përcjell punën e Kuvendit, vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme lidhur me Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, është i drejtë dhe i plotfuqishëm.

Ai thekson se çdo mosbindje ose mosrespektim i këtij vendimi përbën shkelje penale.

“Konkretisht, nĂ« rastin nĂ« fjalĂ«, ministri Murati, nĂ«se vazhdon ta mbajĂ« nĂ« fuqi – pĂ«rkundĂ«r qĂ« Gjykata (Supreme) e ka anuluar ligjshmĂ«rinĂ« apo pĂ«rmbajtjen e kĂ«tij UdhĂ«zimi Administrativ – atĂ«herĂ« ai nuk e zbaton kĂ«tĂ« aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Supreme dhe bĂ«n shkelje penale”, thotĂ« Bugaqku pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai thekson se vendimi i Supremes, aktualisht, ka efekt vetëm mbi Udhëzimin Administrativ të ministrit në detyrë, Murati. Të gjitha aktet tjera të ministrave në detyrë, që janë njëkohësisht edhe deputetë, mbesin në fuqi, përderisa nuk janë kontestuar në gjykatë.

MegjithatĂ«, thotĂ« Bugaqku, ky vendim lĂ« tĂ« kuptohet se edhe vendimet tjera tĂ« ngjashme – tĂ« nxjerra nga zyrtarĂ« me funksione tĂ« dyfishta – mund tĂ« jenĂ« tĂ« paligjshme dhe tĂ« sfidohen juridikisht.

“Ky vendim i GjykatĂ«s Supreme mund tĂ« shĂ«rbejĂ« si njĂ« precedent i mirĂ« ose si njĂ« bazĂ« e mjaftueshme ligjore pĂ«r tĂ« gjitha ato palĂ« qĂ« janĂ« tĂ« afektuara nĂ« kuptimin negativ nga vendimet e zyrtarĂ«ve publikĂ«. Pra, ta pĂ«rdorin kĂ«tĂ« aktgjykim tĂ« GjykatĂ«s Supreme si provĂ« pĂ«r t’i kontestuar [vendimet e ngjashme] nĂ« gjykata dhe, pastaj, edhe ato tĂ« anulohen”, thotĂ« Bugaqku.

Ai shton se vendimi i Gjykatës Supreme e ka sqaruar mirë konfliktin që lind nga ushtrimi i njëkohshëm i funksioneve në ekzekutiv dhe legjislativ nga zyrtarët publikë, por shpreh shqetësimin se ai mund të përdoret nga partitë parlamentare për thellimin e përplasjeve politike.

“Situata e tillĂ« veç i ashpĂ«rson dhe i betonizon edhe mĂ« tepĂ«r qĂ«ndrimet e palĂ«ve, nĂ« kĂ«tĂ« rast tĂ« partive tĂ« mĂ«dha parlamentare, qĂ« tĂ« mos bashkĂ«punojnĂ« me njĂ«ra-tjetrĂ«n”, vlerĂ«son Bugaqku.

Pasojat ligjore në duar të Prokurorisë

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, vlerëson se vendimi i Supremes për ta shpallur të paligjshëm udhëzimin në fjalë është i drejtë, por thotë se u takon organeve të ndjekjes të vlerësojnë nëse ekzistojnë kushte për nisjen e procedurave penale.

“Madje, edhe vetĂ« ministrat nĂ« detyrë  unĂ« besoj se e kanĂ« tĂ« qartĂ« se nuk duhet tĂ« veprojnĂ« me konflikt interesi, sepse jo vetĂ«m qĂ« mund tĂ« shkelin dispozita qĂ« janĂ« pĂ«rmendur nĂ« aktgjykim, por mund tĂ« gjendet edhe bazĂ« juridike qĂ« dikush t’i ndjekĂ«. Ajo qĂ« i ndjek, Ă«shtĂ« Prokuroria e vendit dhe ne nuk mund tĂ« paragjykojmĂ« se a do ta bĂ«jĂ« kĂ«tĂ«â€, thotĂ« Baraliu pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

Ai shpjegon se Kosova nuk ka sistem gjyqësor që thirret në precedentë, ndaj vendimi i fundit i Gjykatës Supreme nuk zbatohet automatikisht për raste të tjera.

Sipas tij, qytetarët apo bizneset mund të kërkojnë drejtësi nëpërmjet padive, nëse mendojnë se janë dëmtuar nga ndonjë vendim i ministrave në detyrë që mbajnë edhe mandat deputeti.

“Pra, mund tĂ« iniciojnĂ« (padi) patjetĂ«r, sepse parimi i analogjisĂ« nĂ« drejtĂ«si Ă«shtĂ« parim qĂ« vlerĂ«sohet lart dhe Ă«shtĂ« parim standard funksional”, thotĂ« Baraliu.

Ministrat në detyrë përballen tashmë me së paku 17 kallëzime penale, të ngritura nga LDK-ja.

Kosova vazhdon të mbetet me qeveri në detyrë, pasi, pas zgjedhjeve të shkurtit, Kuvendi nuk ka arritur të konstituohet për shkak të mosmarrëveshjeve të thella politike.

Përpjekja e radhës për konstituim, e 48-a, do të bëhet më 17 korrik.

The post Supremja vendos kufijtĂ« – shkelja mund tĂ« çojĂ« nĂ« ndjekje penale appeared first on Telegrafi.

LDK do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme

15 July 2025 at 23:38

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka bërë të ditur se nesër, më 16 korrik, do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale të Kosovës vendimin e sotëm të Gjykatës Supreme lidhur me çështjen e arkave fiskale.

“NesĂ«r (e mĂ«rkurĂ«), nĂ« orĂ«n 11:30, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s dorĂ«zon nĂ« ProkurorinĂ« Speciale, vendimin e sotĂ«m tĂ« GjykatĂ«s Supreme. E dorĂ«zojmĂ« kĂ«tĂ« vendim si dĂ«shmi nĂ« 17 kallĂ«zimet penale qĂ« i kemi ngritur paraprakisht mĂ« datĂ«n 8 maj 2025,” thuhet nĂ« njoftimin e partisĂ«.

Ky vendim i Gjykatës Supreme vjen pasi ka shfuqizuar udhëzimin administrativ të lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, me të cilin ishin pezulluar për 60 ditë shitjet dhe abonimet e arkave fiskale.

Udhëzimi administrativ për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronike fiskalë, ishte publikuar në gazetën zyrtare më 16 prill, një ditë pasi ishte miratuar nga ministri në detyrë, i cili është gjithashtu i betuar si deputet i legjislaturës së re pas zgjedhjeve të shkurtit.

“Qeveria nĂ« dorĂ«heqje Ă«shtĂ« e autorizuar tĂ« kryejĂ« vetĂ«m aktivitetet e domosdoshme dhe tĂ« planifikuara nĂ« Planin vjetor tĂ« punĂ«s sĂ« QeverisĂ« dhe nĂ« ligjin vjetor pĂ«r buxhetin, duke pĂ«rjashtuar miratimin e akteve nĂ«nligjore normative tĂ« reja”, tha Supremja.

Ajo tha se pĂ«r tĂ« ishte “i pakontestueshĂ«m fakti” se nga certifikimi zyrtar i rezultateve tĂ« zgjedhjeve mĂ« 27 mars, ministri Murati figuron si deputet i Kuvendit tĂ« KosovĂ«s.

“Sipas nenit 71 tĂ« KushtetutĂ«s, ushtrimi i funksioneve tĂ« deputetit dhe tĂ« ministrit nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ« Ă«shtĂ« i ndaluar. PĂ«r pasojĂ«, nxjerrja e UdhĂ«zimit Administrativ nga njĂ« person qĂ« ushtron njĂ«kohĂ«sisht detyrĂ«n e deputetit dhe tĂ« ministrit Ă«shtĂ« e kundĂ«rligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese”, thuhet nĂ« vendim.

The post LDK do të dorëzojë në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme appeared first on Telegrafi.

Before yesterdayMain stream

Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt

15 July 2025 at 22:31

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka deklaruar se zbërthimi i komunikimeve të aplikacionit të koduar Matrix pritet të ndihmojë ndjeshëm në zbardhjen e një sërë ngjarjesh kriminale të pazgjidhura në Shqipëri, përfshirë edhe rastin e zhdukjes së bujshme të Ervis Martinajt.

I ftuar në Euronews Albania, Karamuço tha se përdorimi i këtij aplikacioni është identifikuar te persona të dyshuar për përfshirje në krime të rënda, përfshirë individë të afërt me Martinajn.

“Jam i bindur se zbardhja e komunikimeve nĂ« Matrix do tĂ« ndihmojĂ« pĂ«r tĂ« zbuluar fatin e Ervis Martinajt, sepse pĂ«rdorues tĂ« afĂ«rt me tĂ«, ose tĂ« atyre grupeve qĂ« policia dyshon se mund tĂ« jenĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« arratisjen apo ekzekutimin e tij tĂ« mundshĂ«m, kanĂ« pĂ«rdorur Matrix” – tha Karamuço.

Ai pĂ«rmendi gjithashtu edhe emra tĂ« tjerĂ« qĂ« mund tĂ« pĂ«rfshihen nĂ« kĂ«tĂ« hetim tĂ« thelluar si Talo Çela, pĂ«r tĂ« cilin ekzistojnĂ« dyshime se ka ndarĂ« njĂ« fat tĂ« ngjashĂ«m me Martinajn.

Sipas Karamuços, aplikacioni Matrix është përdorur gjerësisht nga rrjete kriminale që operonin në fshehtësi të plotë. Ai theksoi se:

“Matrix ishte i koduar, i kriptuar, pa identifikim tĂ« pĂ«rdoruesit dhe me 40 serverĂ« tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« shtete tĂ« ndryshme. JanĂ« kapur 2.3 milionĂ« mesazhe nĂ« 33 gjuhĂ«, pĂ«rfshirĂ« edhe gjuhĂ«n shqipe.”

Eksperti vuri në dukje se kjo platformë ka qenë aktive pas periudhës së Sky dhe EncroChat, dy aplikacione të tjera të zbërthyera më herët nga autoritetet evropiane, që ofruan prova kyçe për ndjekjen penale të shumë grupeve kriminale. Matrix, sipas tij, mbulon komunikime nga viti 2024 e këtej, duke hapur një perspektivë të re hetimore.

“Kemi pasur shumĂ« ngjarje qĂ« nuk janĂ« zbardhur dot, pĂ«rveç ndonjĂ« dĂ«shmitari tĂ« penduar. Tani kemi prova tĂ« shkruara, tĂ« mirĂ«fillta. ËshtĂ« njĂ« fat i madh nĂ«se kĂ«to mesazhe kanĂ« lĂ«nĂ« gjurmĂ« nĂ«pĂ«r servera,” u shpreh Karamuço.

Ai përmendi edhe një tjetër rast të një shtetasi nga jugu i vendit, i zhdukur në rrethana misterioze në Tiranë, për të cilin gjithashtu po hetohet dhe besohet se mund të jetë i ndërlidhur me komunikime të kapura në Matrix.

Zbardhja e kësaj platforme pritet të hapë një kapitull të ri në luftën kundër krimit të organizuar, duke i dhënë autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare mjete të reja për të hetuar ngjarjet që kanë tronditur opinionin publik gjatë viteve të fundit.

The post Karamuço: Zbardhja e komunikimeve në Matrix mund të çojë në zbulimin e fatit të Ervis Martinajt appeared first on Telegrafi.

Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ

15 July 2025 at 20:32

Qeveria e Republikës së Kosovës ka shprehur shqetësim dhe kundërshtim të fortë ndaj vendimit të fundit të Gjykatës Supreme të Kosovës, e cila ka shfuqizuar Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë.

Vendimi i Gjykatës u mor me arsyetimin se ky udhëzim është miratuar nga një qeveri dhe një ministër në detyrë, të cilëve u mungojnë kompetencat për nxjerrjen e akteve nënligjore.

Por, Qeveria e Kosovës vlerëson këtë arsyetim si të pabazuar ligjërisht dhe si një interpretim të njëanshëm dhe arbitrar të dispozitave ligjore.

Në deklaratë theksohet se neni 31 i Ligjit për Qeverinë nuk ndalon nxjerrjen e akteve nënligjore nga qeveritë në detyrë apo ministrat në detyrë.

Ky nen kufizon veprimtarinë e qeverisë në detyrë vetëm në çështje madhore, si marrëveshje ndërkombëtare, amendamente kushtetuese, projektligje të reja apo strategji, por jo në nxjerrjen e akteve zbatuese si ky Udhëzim Administrativ.

Po ashtu, procedura për hartimin e këtij Udhëzimi kishte nisur më 20 nëntor 2024, kur Qeveria kishte mandat të plotë kushtetues dhe ligjor, duke i dhënë këtij akti legjitimitet të plotë.

Qeveria thekson se vendimi i Gjykatës Supreme është i dobët edhe në aspektin logjik dhe kushtetues, pasi njoh funksionimin e Qeverisë në detyrë, por njëkohësisht i mohon asaj kompetenca që ligji nuk i ndalon, duke krijuar kontradikta dhe duke cenuar sigurinë juridike dhe funksionimin e pandërprerë të institucioneve ekzekutive.

Në lidhje me pretendimin për konflikt funksional mes ministrit në detyrë dhe deputetit, Qeveria kujton Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese KO124/25, sipas të cilit Kuvendi i Kosovës nuk është funksionalizuar ende për shkak të moszgjedhjes së Kryetarit dhe Nënkryetarëve, prandaj nuk ekziston konflikt funksional mes këtyre pozitave.

Qeveria e Kosovës thekson përkushtimin e saj ndaj respektimit të rendit kushtetues dhe ligjor, si dhe funksionimit të pandërprerë të institucioneve shtetërore.

Ajo kërkon që vendimet e institucioneve të drejtësisë të jenë të bazuara në standarde të qarta juridike dhe jo në interpretime njëanshme apo motivime politike.

Në fund, Qeveria njofton se do të përdorë të gjitha mjetet juridike në dispozicion për të rivendosur ligjshmërinë dhe standardet demokratike.

The post Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ appeared first on Telegrafi.

Listat e veteranĂ«ve: Qeveria do tĂ« nis ‘pastrimin’ pasi tĂ« pranojĂ« vendimin e gjykatĂ«s

15 July 2025 at 20:27

Qeveria e Kosovës është shprehur e gatshme të respektojë vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila ka obliguar këtë institucion për të bërë riverifikimin e 19,500 veteranëve që pretendohet se nuk plotësuan kriteret për statusin e tyre.

MegjithatĂ«, puna pĂ«r riverifikim do tĂ« nisĂ« vetĂ«m pasi Qeveria tĂ« pranojĂ« vendimin e plotĂ« tĂ« GjykatĂ«s nĂ« rastin e njohur si “VeteranĂ«t”.

Ndërsa e konsiderojnë vendimin si të motivuar politikisht, edhe organizatat e dala nga lufta kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar në këtë proces.

Në vendimin e saj, Gjykata ka dënuar 10 nga 12 të akuzuar për keqpërdorim të statusit të veteranit dhe ka obliguar Qeverinë që përmes komisioneve përkatëse të bëjë rishqyrtimin e listës së veteranëve.

KĂ«shilltari i Kryeministrit pĂ«r Çështje tĂ« Kategorive tĂ« Dala nga Lufta e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, Aziz Bici, tha pĂ«rmes telefonit se janĂ« duke pritur aktgjykimin e plotĂ« pĂ«r tĂ« parĂ« mĂ« pas mĂ«nyrĂ«n e veprimit.

Edhe nĂ« OrganizatĂ«n e VeteranĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« janĂ« shprehur tĂ« gatshĂ«m pĂ«r ndihmĂ«, megjithĂ«se kanĂ« vlerĂ«suar vendimin e GjykatĂ«s si tĂ« ndikuar politikisht.

“Organizata e veteranĂ«ve Ă«shtĂ« e gatshme tĂ« ndihmojĂ« jo vetĂ«m QeverinĂ«, por edhe institucionet e sigurisĂ« pĂ«r tĂ« zbardhur tĂ« vĂ«rtetĂ«n. MegjithatĂ«, jam skeptik nĂ«se Qeveria nĂ« detyrĂ« ka kompetenca pĂ«r tĂ« themeluar njĂ« komision tĂ« ri, duke pasur parasysh se nuk ka organ tjetĂ«r qĂ« mund tĂ« bĂ«jĂ« riverifikimin pĂ«rveç komandantĂ«ve”, tha Gazmend Syla nga OVL e UÇK-sĂ«.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se duhet pritur që vendimi të bëhet i plotfuqishëm, dhe se pastaj do të jetë shumë më e lehtë të pastrohen listat e veteranëve.

“Komisioni i zyrĂ«s sĂ« Kryeministrit, kurdo qĂ« formohet, duhet tĂ« kryejĂ« detyrat e tij nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit pĂ«r tĂ« siguruar integritetin e kĂ«tij procesi dhe pĂ«r t’u njohur kontributi veteranĂ«ve tĂ« vĂ«rtetĂ« tĂ« UÇK-sĂ«,” tha Ehat Miftaraj nga IKD.

NĂ« rigjykim, Gjykata Themelore nĂ« PrishtinĂ« ka shpallur fajtor dhe ka dĂ«nuar me nga njĂ« vit burgim ish-kryeministrin Agim Çeku dhe 9 tĂ« tjerĂ« tĂ« akuzuar nĂ« rastin “VeteranĂ«t”: Rrustem Berisha, Shkumbin Demalijaj, Sadik Halitjaha, QelĂ« Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari.

Nga akuzat u liruan Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj.

I dĂ«nuari Shukri Buja ka reaguar gjatĂ« ditĂ«s, duke e quajtur vendimin “qesharak” dhe tĂ« ndikuar politikisht, raporton RTVDukagjini.

The post Listat e veteranĂ«ve: Qeveria do tĂ« nis ‘pastrimin’ pasi tĂ« pranojĂ« vendimin e gjykatĂ«s appeared first on Telegrafi.

UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega

15 July 2025 at 18:53

UBT ka hapur një ekspozitë të veçantë kushtuar jetës dhe veprës së inxhinierit të njohur të shekullit XIX, Karl Gega, një prej figurave më të rëndësishme në historinë evropiane të inxhinierisë dhe ndërlidhjes ndërkulturore.

Ekspozita u hap në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, duke shënuar një moment të rëndësishëm kulturor dhe shkencor për Kosovën dhe rajonin më gjerë.

Në bashkëpunim me Fondacionin Musei Civici di Venezia, kjo ekspozitë sjell në vëmendje trashëgiminë inxhinierike dhe kulturore të Karl Gegës, i njohur për projektet e tij që ndërlidhën komunitete dhe kultura nëpër Evropë.

Rektori dhe Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, tha se ekspozita është rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm ndërinstitucional dhe dëshmi e përkushtimit të UBT-së për të promovuar dijen, kulturën dhe trashëgiminë përmes një qasjeje akademike dhe inovative.

“Me kĂ«tĂ« ekspozitĂ«, ne jo vetĂ«m qĂ« pĂ«rkujtojmĂ« njĂ« figurĂ« historike tĂ« rĂ«ndĂ«sishme, por gjithashtu e lidhim tĂ« kaluarĂ«n me tĂ« ardhmen pĂ«rmes dijes, teknologjisĂ« dhe kreativitetit,” theksoi Hajrizi.

Kontribut të veçantë në realizimin e ekspozitës dhanë studentët dhe stafi akademik nga Fakultetet e Artit dhe Medias Digjitale, Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe Dizajnit të Integruar të UBT-së.

Ekspozita përmban dokumente arkivore, plane inxhinierike, vizatime origjinale, si dhe materiale multimediale, duke e kthyer në një përvojë gjithëpërfshirëse që bashkon shkencën me artin dhe trashëgiminë me inovacionin.

Përmes kësaj ngjarjeje, UBT rikonfirmon rolin e tij si institucion lider në ndërlidhjen e shkencës me kulturën, si dhe përkushtimin për të sjellë në Kosovë aktivitete me përmbajtje dhe vlerë ndërkombëtare në arsim dhe kulturë.

The post UBT hap ekspozitën kushtuar inxhinierit të shquar Karl Gega appeared first on Telegrafi.

LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave

15 July 2025 at 18:44

Gjykata Supreme e Kosovës ka konstatuar se disa ministra të Qeverisë në detyrë kanë shkelur Kushtetutën dhe ligjin, pasi edhe pse janë certifikuar si deputetë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanë vazhduar të ushtrojnë funksione ekzekutive.

Ky vendim është mirëpritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila kishte ngritur kallëzime penale pikërisht për këtë çështje.

Sipas LDK-së, vendimi i Gjykatës është një konfirmim i qartë i shkeljeve që ata kanë denoncuar më herët.

“NĂ« emĂ«r tĂ« interesit publik dhe rendit demokratik kushtetues, Lidhja Demokratike e KosovĂ«s deri mĂ« tani ka ushtruar 17 kallĂ«zime penale kundĂ«r ish-ministrave qĂ« kanĂ« vazhduar tĂ« marrin vendime si ministra nĂ« detyrĂ«, ndonĂ«se ishin certifikuar si deputetĂ«, duke ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha veprimet ligjore pĂ«r tĂ« mbrojtur rendin kushtetues dhe integritetin institucional tĂ« RepublikĂ«s,” thuhet nĂ« reagimin e partisĂ«.

LDK njoftoi se të martën do ta deponojë vendimin e Gjykatës Supreme në Prokurori si provë mbështetëse për kallëzimet penale të dorëzuara më parë.

Partia opozitare i ka bërë thirrje Prokurorisë së Shtetit që të trajtojë me prioritet këtë rast, duke kërkuar veprim të menjëhershëm kundër, siç thotë, veprimeve të paligjshme dhe uzurpimit të institucioneve për interesa politike.

“Zbatimi i ligjit nuk Ă«shtĂ« opsional, por detyrim i panegociueshĂ«m pĂ«r çdo zyrtar publik. Kosova nuk mund tĂ« lejojĂ« mĂ« qĂ« institucionet e saj tĂ« uzurpohen dhe tĂ« keqpĂ«rdoren pĂ«r interesa politike tĂ« njĂ« partie,” pĂ«rfundon deklarata e LDK-sĂ«.

The post LDK mirëpret vendimin e Supremes: Deri më tani kemi paraqitur 17 kallëzime penale kundër ish-ministrave appeared first on Telegrafi.

Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese

15 July 2025 at 18:36

Gjykata Supreme e Kosovës ka vlerësuar të martën se nxjerrja e akteve nënligjore nga një person që ushtron njëkohësisht detyrën e deputetit dhe të ministrit është e kundërligjshme dhe shkel dispozitat kushtetuese.

Ky konstatim ka ardhur në lidhje me Udhëzimin Administrativ nr. 01/2025 për arkat fiskale digjitale, të nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati. Supremja argumenton se, sipas nenit 28 dhe 29 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, mandati i anëtarëve të Qeverisë përfundon me zgjedhjen si deputetë, ndërsa mandati katërvjeçar i Qeverisë përfundon me mbylljen e legjislaturës së Kuvendit.

NĂ« pjesĂ«n e vendimit, theksohet gjithashtu se neni 31 i Ligjit pĂ«r QeverinĂ« kufizon veprimet e QeverisĂ« nĂ« dorĂ«heqje vetĂ«m nĂ« aktivitetet e domosdoshme dhe tĂ« planifikuara nĂ« Planin Vjetor tĂ« PunĂ«s dhe Ligjin e Buxhetit, duke pĂ«rjashtuar “miratimin e akteve nĂ«nligjore normative tĂ« reja”.

Gjykata citon faktin se, që nga 27 marsi 2025, kur u certifikuan zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve, Hekuran Murati figuron si deputet, gjë që, sipas nenit 71 të Kushtetutës, e bën të paligjshëm ushtrimin e funksioneve të dyfishta si deputet dhe ministër.

“Prandaj, pĂ«rderisa akti i kontestuar Ă«shtĂ« nxjerrĂ« nga njĂ« autoritet i paautorizuar dhe nĂ« mungesĂ« tĂ« kompetencĂ«s ligjore, si dhe Ă«shtĂ« nĂ« kundĂ«rshtim me parimet e ndarjes dhe kontrollit tĂ« pushteteve, Gjykata vlerĂ«son se akti i kontestuar duhet tĂ« shfuqizohet si i kundĂ«rligjshĂ«m dhe nĂ« shkelje tĂ« dispozitave kushtetuese,” pĂ«rfundon vendimi.

Me këtë vendim, Udhëzimi për arkat fiskale digjitale është hedhur poshtë, duke rikthyer në vëmendje nevojën për të respektuar ndarjen e pushteteve dhe kufizimet ligjore të mandatit qeverisës.

The post Vendimi i Supremes: Nxjerrja e akteve nënligjore nga ministrat që janë deputetë përbën shkelje kushtetuese appeared first on Telegrafi.

❌
❌